Austria nga e hëna në izolim të plotë për shkak të situatës me koronavirusin

Alexander SchallenbergDisa ditë pasi Austria vendosi masa kufizuese për personat që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, qeveria vendosi që nga e hëna me 22 nëntor, vendi të izolohet tërësisht.

Kancelari austriak, Alexander Schallenberg, tha të premten se izolimi do të zgjasë të paktën 10 ditë. Vendimi pasoi rritjen rekorde të numrit të të infektuarve. Për shtatë ditë me radhë shkalla e infektimit ishte 991 të prekur për 100 mijë banorë.

Shkalla e vaksinimit në Austri është ndër më të ulëtat në Evropën Perëndimore.

Austria vendosi kufizime të hënë për të gjithë të pavaksinuarit, por infektimet vazhduan të rriten.

Shumë shtete evropiane janë duke vendosur masa kufizuese, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve. Holanda vendosi që baret e restorantet të mbyllen në orën 20;00.

Masa izoluese kundër personave që nuk janë vaksinuar kanë vendosur tashmë Gjermania, Republika Çeke dhe Sllovakia.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>