“Bëhesh pluhur” – Ish-kancelarja Angela Merkel i bën thirrje Europës të bashkohet para sfidave të mëdha politike aktuale.

merkelÇdokush në Europë e ndjen, se nëse nuk qëndron i bashkuar “bëhesh pluhur”, tha ish-kancelarja që qëndroi 16 vjet në post si gruaja e parë gjermane për gazetën “Rheinische Post”.

 

“Bëhet fjalë vërtet për Gjermaninë dhe Europën këto ditë”, ka thënë Merkel, që është e shqetësuar për rrezikun e shpërbërjes së BE. Ajo është shprehur e rezervuar për rizgjedhjen e Donald Trump dhe shprehet me shqetësim për dobësimin politik të qendrës pas zgjedhjeve të 23 shkurtit në Gjermani. “Do të kisha dëshiruar natyrisht që AfD të mos jetë kaq e fortë sa ç’është.” Me ardhjen e Donald Trump e një politike të distancuar nga Europa, vendet europiane debatojnë se ç’pamje duhet të ketë arkitektura e sigurisë në Europë. Një gjë është e sigurt: Europa duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen e saj.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>