Elon Musk arrin pasuri rekord mbi 400 miliardë dollarë


Pensilvania tetor 2024Musk, tani miliarderi më i pasur i të gjitha kohërave, ka dhënë historikisht shumën më të madhe të parave në fushatën e Donald Trumpit.
Pamje nga një miting në Pensilvania, tetor 2024

 

Elon Musk arrin pasuri mbi 400 miliardë dollarë, një rekord botëror, duke përfituar nga Tesla dhe SpaceX.

 

Elon Musk, sipërmarrësi i teknologjisë së lartë dhe njeriu më i pasur në botë, ka arritur një pasuri prej mbi 400 miliardë dollarësh, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve Bloomberg. Ky është një rekord i paparë në historinë e ekonomisë globale.

Rritja e pasurisë së tij vjen si rezultat i fitores së Donald Trump-it në SHBA.  Aksionet e prodhuesit të makinave elektrike Tesla, i cili drejtohet nga Musk, janë rritur me mbi 65% që nga fitorja zgjedhore e Donald Trump më 5 nëntor. Sipas Bloomberg, në rritjen pasurisë gjigante ka luajtur rol edhe blerja aksionesh nga kompania hapësinore SpaceX, gjithashtu e drejtuar nga Musk. Bloomberg raportoi se pasuria e tij ka arritur në 440 miliardë dollarë (419,18 miliardë euro).

Rekord donacionesh për Trump

Elon Musk ka kontribuar në fushatën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, me 270 milionë dollarë, duke u bërë donatori më i madh në historinë politike të Shteteve të Bashkuara. Në shenjë mirënjohjeje, Trump e ka ngarkuar Musk, sikurse edhe një sërë mbështetës të tjerë të fushatës së tij,  me drejtimin e një departamenti të ri për qeverisje efikase.

Ky bashkëpunim i ngushtë mes Muskut dhe administratës Trump ngre shqetësime për konflikte të mundshme interesi, veçanërisht duke pasur parasysh lidhjet e SpaceX me qeverinë amerikane.

SpaceX është e angazhuar në projekte të rëndësishme, si dërgimi i satelitëve ushtarakë në hapësirë dhe transporti i astronautëve në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Sipas “New York Times”, kompanitë e Musk kanë marrë kontrata publike në vlerë prej tre miliardë dollarësh (2,85 miliardë euro) vetëm vitin e kaluar.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>