Infektimi i presidentit risjell në vëmendje rrezikun nga COVID-19 për të moshuarit

Shtepi e bardhePresidenti Donald Trump bëri një rikthim dramatik në Shtëpinë e Bardhë dje pas daljes nga spitali ushtarak ku u trajtua në mënyrë intensive pas infektimit me COVID-19. Sëmundja e tij, vuri sërish në fokus ndikimin që ka coronavirusi tek pacientët e moshuar.

Ende nuk është plotësisht e qartë shkalla e përhapjes së koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, por infektimi i Presidentit risolli në qendër të vëmendjes rrezikun e shtuar që paraqet virusi për pacientët mbi 60 vjeç.

Me t’u kthyer nga spitali, Presidenti Trump deklaroi se kombi nuk duhet të ketë frikë nga virusi dhe pastaj hyri në Shtëpinë e Bardhë pa një maskë mbrojtëse.

Ky mesazh alarmoi ekspertët e sëmundjeve infektive të cilët sugjerojnë që presidenti të rimendojnë qëndrimin e tij ndaj virusit, pasi u infektua bashkë me Zonjën e Parë dhe disa ndihmës tjerë të Shtëpisë së Bardhë.

Shumë ekspertë presin që një valë e dytë të prekë një numër të madh të moshuarish. Në Britani, disa spitale që kishin mbyllur repartet e tyre të COVID-19 do t’i rihapin ato këtë javë.

“Të moshuarit duket se janë viktimat më të shumta të virusit. Këtu në Britani mbi 80 për qind e vdekjeve janë njerëz mbi 65 vjeç ndërsa gjysma e tyre janë mbi 80 vjeç. Këto shifra janë të ngjashme me të dhënat në ShBA dhe vendet evropiane. Shumë pak vende bëjnë përjashtime, si disa pjesë të Afrikës dhe Indisë. Kjo sepse jetëgjatësia në këto vende është dukshëm më e ulët”, thotë Dr. David Strain, Specialist i diabetit dhe sëmundjeve vaskulare.

Doktor Strain është në mesin e një grupi mjekësh që mendojnë se virusi do të kthehet në një sëmundje sezonale sikurse gripi. Nëse kjo ndodh duhet të ndryshojë edhe qasja ndaj koronavirusit, thotë Doktor Julian Tant.

“Çdo vit kemi shumë të moshuar që vuajnë rëndë nga gripi dhe ata që vdesin më shumë janë pikërisht të moshuarit. Prandaj çdo vit para sezonit të gripit jepet vaksina. COVID-19 mund të shndërrohet në sëmundje sezonale. Nëse kjo ndodh, duhet bërë vaksina çdo vit. Ilaçet Remdesivir dhe Dexamethazone janë vërtetë vetëm për rastet më të rënda”, thotë Dr. Julian Tang, profesor i asociuar nderi në Universitetin e Leicester.

Këto dy ilaçe dhe një ilaç tjetër eksperimental në formë antitrupash janë përdorur për të trajtuar Presidentin Trump. Remdesiviri ndihmon pacientët që kalojnë një formë mesatare ose të rëndë të sëmundjes, ndërsa është ende duke u eksperimentuar për ata që kalojnë një formë të lehtë.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>