Izraeli godet forcat iraniane në Siri

izraeli sulm iranit nsiriIzraeli tha të enjten se avionët e tij ushtarak goditën gjatë natës një duzinë objektivash ushtarake iraniane në Siri, në përgjigje ndaj një sulmi me raketa nga forcat iraniane mbi rrafshnaltën e Golanit, të pushtuar nga Izraeli.

Ushtria izraelite tha se sulmet ajrore u përqendruan mbi qendrat e zbulimit, depot e armatimeve dhe qendrat e logjistikës dhe se avionët shkatërruan gjithashtu disa sisteme siriane të mbrojtjes ajrore.

Izraeli gjithashtu paralajmëroi se “nuk do të lejojë kërcënimin iranian të vendoset në Siri” dhe se qeveria e Sirisë do të mbajë përgjegjësi për “gjithçka që ndodh në territorin e saj”.

Irani është aleat i Sirisë dhe ushtria e tij mbështetë presidentin, Bashar al-Assad.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve, SANA, raporti se sulmet ajrore izraelite goditën mbrojtjen kundërajrore, sistemet e radarëve dhe një depo municionesh, ndërsa tha se sistemi kundërajror sirian arriti të rrëzojë një duzinë raketash izraelite.

Izraeli akuzoi forcat iraniane Al Quds se goditën pozicionet ushtarake izraelite në rrafshnaltën e Golanit, ndërsa theksoi se nuk ka pasur dëme dhe as viktima në njerëz.

Në të kaluarën, Izraeli ka komentuar rrallë mbi veprimtaritë e tij ushtarake në Siri, ku besohet se ka kryer një sërë sulmesh ajrore kundër forcave iraniane.

Izraeli ishte në gjendje të lartë gatishmërie ditëve të fundit pasi që Irani u kërcënua për hakmarrje pas një serie sulmesh ajrore në pozicionet e tij ushtarake brenda Sirisë muajin e kaluar, që vranë të paktën shtatë iranianë. Irani fajëson Izraelin për ato sulme, ndërsa Izraeli nuk i ka konfirmuar apo mohuar ato.

Shërbimi izraelit i zbulimit tha se ka parashikuar veprime të mundshme të Iranit pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>