Konferenca Botërore e Klimës: A mund të arrihen objektivat për shpëtimin e globit?

Në Konferencën Botërore për Klimën në Paris që fillon të hënën (30.11) vendoset mbi klimën globale. Temperatura e tokës dhe emisionet e dioksidit të karbonit kanë arritur shifra rekord. Përpjekjet aktuale nuk mjaftojnë.

ndryshimet klimatikeTemperatura mbi sipërfaqen e tokës është rritur me një gradë që nga fillimi i industrializimit. Ky është rezultati i përllogaritjeve të kryera nga shërbimi metereologjik britanik. Ky përbën gjysmën e kufirit kritik prej dy gradësh. Për shkencëtarët ky është kufiri më i lartë. Nëse planeti do të vazhdojë të ngrohet, pasojat e ndryshimeve klimaterike do të arrijnë përmasa katastrofale, parashikojnë ekspertët e klimës. Ata kanë përkrahjen e Organizatës Botërore të Metereologjisë (OBM). Sipas raportit të OBM-së, këtë muaj edhe përqëndrimi në atmosferë i gazrave me efektin serë, të cilat janë të dëmshme për klimën, ka arritur një nivel akoma më të lartë.

Përpara një situate të tillë, përfaqësuesit e 195 shteteve do të përpiqen në Paris që deri më 11.12. 2015 të bien dakord për një marrëveshje të re mbi klimën globale, me objektiva detyruese, e cila do të zëvendësoje Protokollin e Kyoto-s të 1997-ës.

Më 1 tetor përfundoi afati jozyrtar, brenda të cilit të gjitha shtetet, të cilat i janë bashkuar „Konventës së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike“ (angl.: United Nations Framework Convention on Climate Change, UNFCCC), duhet të paraqisnin objektivat e tyre për mbrojtjen e klimës për periudhën 2025-2030. 146 vende dorëzuan të ashtuquajturat “Intended Nationally Determined Contributions” (INDC, shqip: kontributet e synuara në bazë kombëtare) – këto përbëjnë tre të katërtat e të gjitha vendeve anëtare.

Zëdhënësi i UNFCCC-së, Nick Nuttall, është i kënaqur me rezultatin: „Shumica janë vende me shtrirje gjeografike të gjerë“, tha ai në një intervistë për DW. „Mes tyre ndodhen të gjitha shtetet e industrializuara dhe vendet e mëdha në zhvillim. Edhe nëse do të vazhdojnë të vijnë INDC-të e tjera, nuk do të sjellin ndonjë ndryshim të madh.“ Studiuesit mendojnë, se pasojat më të rënda të ndryshimit të klimës do të mund të shmangen, vetëm nëse Toka nuk do të ngrohet me më shumë se dy gradë. Por INDC-të e paraqitura nuk mjaftojnë që temperaturat të qëndrojnë nën këtë kufi: Sipas përllogaritjeve të studiuesve të Climate Action Tracker (CAT, shqip: Gjurmuesit e Aksionit Klimatik Climate Action Tracker , nëse të gjitha INDC-të do të zbatoheshin, atëherë temperatura do të rritej me 2,7 gradë krahasuar me kohën paraindustriale. CAT është një analizë e pavarur, e hartuar nga 4 institute kërkimore, e cila studion detyrimet që secili nga shtetet i ka vënë vetes në kuadrin e përpjekjeve për mbrojtjen e klimës.

Ekspertët kërkojnë rishikimin e INDC-ve

Të gjitha qeveritë duhet t‘i rishikojnë kontributet e tyre“, thotë Louise Jeffery në një bisedë me DW. Ajo është studiuese në Institutin e Potsdamit për Kërkimet mbi Pasojat Klimatike dhe pjesëmarrëse në hartimin e Climate Action Trackers.

Shumica eZëdhënësi i UNFCCC-së, Nick Nuttallrategjive klimatike të vlerësuara nga CAT u cilësuan si „mesatare“ ose „të mangëta“. Indien India ishte një nga vendit e fundit, që dorëzuan INDC-të e tyre – dhe është njëkohësisht një nga më të rëndësishmit përsa i përket emetimeve të dioksidit të karbonit. Vendi në ekspansion, që po përpiqet të zhvillohet, synon që deri në 2030-ën t’i ulë me një të tretën emetimet e veta – por gjithmonë në varësi të rritjes ekonomike. Nëse në vitet e ardhshme prodhimi i brendshëm bruto i vendit do të dyfishohet, edhe emetimi i gazrave të dëmshëm do të dyfishohet – pavarësisht nga ulja e synuar.

Besim në parimin e shpresës

Edhe Bashkimi Evropian nuk e kaloi mesataren me INDC-të e tij. Ndërkohë që sidomos GjermaniaDeutschland ka objektiva klimatike shumë ambicioze: Deri në 2020, ajo dëshiron t’i ulë emetimet e gazrave me efektin serë deri në 40%. Por plani ka ende një „boshllëk në mbrojtjen klimatike“, e cila sipas vlerësimeve të Qeverisë Federale peshon rreth 90 milionë tonë CO2. „Pa masa shtesë ne arrijmë një ulje deri në 32-35%“, thotë Christian Hey në një intervistë me DW. Ai është Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Mjedisit, një komision këshillimor i Qeverisë Federale.

Për këtë arsye në mars, Ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, kishte propozuar një tatim klimatik për termocentralet e qymyrgurit, por u tërhoq për shkak të presionit lobist einen Rückzieher. . Edhe objektivi për 2020-ën i përdorimit të një milionë makinave elektrike në rrugët e Gjermanisë, duket i paarritshëm: Në maj të 2015-ës u lejuan rreth 22.000 të tilla, këtyre u shtohen edhe 120.000 të ashtuquajtura hibridë elektrikë (Plug-in-Hybride), të cilat përveç motorit elektrik, kanë edhe një motor me djegje. „Programi klimatik tani për tani bazohet në parimin e shpresës dhe jo tek masat që duhen zbatuar konkretisht“, kështu Hey.

Masa afatgjate në vend të vullnetit të mirë

Me qëllim që deklaratat e objektivave të përkthehen në përparime të matshme, duhet që në vazhdën e Konferencës Klimatike të Parisit edhe INDC-të të sigurohen përmes disa mekanizmave afatgjatë, kërkon studiuesja e CAT Jeffrey – për shembull duke kontrolluar përparimin lidhur me objektivat klimatike çdo pesë vjet. Masat e planifikuara për mbrojtjen e mjedisit do të duhej pastaj të përshtateshin ose eventualisht edhe të forcohen, me qëllim që të mos arrihet kufiri i dy gradëve. Përveç kësaj, në Paris duhet që të sigurohet edhe mbështetja financiare e mjaftueshme për vendet në zhvillim dhe ekspansion, me qëllim që ata të përmbushin objektivat e tyre klimatike, thotë zëdhënësi i UNFCCC-se, Nik Nuttall: „Përsa i përket ambicieve tona, INDC-të nuk janë mundësia e fundit që kemi, por themeli mbi të cilin mbështeten të gjitha masat e mëtejshme.“

Në samitin e sivjetshëm mbi klimën globale duhet që shtetet pjesëmarrëse të bien dakord mbi të gjitha për disa rregulla të detyrueshme përsa i përket emetimeve të CO2. Kritikët kanë vërejtur herë pas here, se, në rast të kundërt zbatimi, i strategjive kombëtare për mbrojtjen e klimës do të varej nga vullneti i mirë i qeverive pasardhëse. Edhe objektivi 40-përqindësh i Gjermanisë nuk ka vlerë juridike, por është thjeshtë një deklaratë politike. Duke qenë se Angela Merkel ndërkombëtarisht mbahet si kancelarja e mbrojtjes së klimës, rrezikohet shumë, nëse objektivi nuk arrihet: „Natyrisht që atëherë besueshmëria e Gjermanisë, si një vend pararojë në mbrojtjen ndërkombëtare të klimës, do të pësonte një dëm të madh“, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Klimës, Hey. „Dhe kjo s‘do të thotë asgje tjetër përveçse do të dëmtohej besueshmëria e një motori të bisedimeve ndërkombëtare. Dhe në fund kjo do të dëmtonte edhe mbrojtjen e klimës globale.“ (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>