Programi Botëror i Ushqimit – fitues i çmimit Nobel për Paqe

WFPProgrami Botëror i Ushqimit, u shpall fitues i çmimit Nobel për Paqe për vitin 2020 për përpjekjet e tij që të luftojë urinë dhe mungesën e ushqimeve gjithandej nëpër botë.

Komiteti i Nobeli tha se pandemia e koronavirusit ka shtuar urinë me të cilën përballen miliona njerëz në të gjithë botën dhe u bëri thirrje qeverive të sigurojnë që Programi Botëror i Ushqimit dhe organizatat e tjera të ndihmës të marrin mbështetjen financiare të nevojshme për t’i ushqyer ata.

Kryesuesja e komitetit Berit Reiss-Andersen, tha të premten në Oslo se “me çmimin e këtij viti, komiteti dëshiron të kthejë sytë e botës te miliona njerëz që vuajnë ose përballen me kërcënimin e urisë. Programi Botëror i Ushqimit luan një rol kryesor në bashkëpunimin shumëpalësh për ta bërë sigurinë ushqimore një instrument të paqes”, tha ajo.

Në listën e kandidaturave për këtë çmim sivjet ishin 211 individë dhe 107 organizata.

Sidoqoftë, Komiteti Norvegjez i Nobelit ruan të drejtën absolute për atë se kë e favorizon për çmimin më prestigjioz të botës.

Çmimi përfshinë 10 milionë korona, afërsisht 1,1 milion dollarë dhe një medalje të artë që do të shpërndahen në një ceremoni në Oslo, Norvegji, më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimit, Alfred Nobel. Ceremonia e këtij viti do të jetë në një rreth më të ngushtë për shkak të pandemisë.

Të hënën tre shkencëtarë ndanë çmimin për mjekësinë për zbulimin e virusit të Hepatitit C.

Tre shkencëtarë fituan të martën çmimin Nobel për fizikë, për zbulimet në lidhje me vrimat e zeza.

Çmimi në kimi iu dha dy shkencëtareve për krijimin e një metode të korrigjimit të gjeneve.

Të enjten poetja amerikane Louise Glück fitoi çmimin Nobel të këtij viti për letërsinë.

Javën që vjen ndahet çmimi për arritjet në fushën e ekonomisë.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>