Policia dhe organet e hetimit shpesh varen tek rikrijimi i skenës së krimit për të kuptuar më mirë zhvillimin e ngjarjes. Një institut në Zvicër thotë se një telnologji e avancuar e realitetit virtual mund të përdoret për rindërtimin e ngjarjeve në momentin e krimit.
Shkencëtarët në Insitutin e Mjekësisë Ligjore në Zurih të Zvicrës po krijojnë teknologji të reja që mund të ndihmojnë organet e hetimit, gjykatësit dhe avokatët që të kuptojnë më mirë skenat e krimit dhe madje të kryejnë edhe autopsi virtuale.
Syzet Oculus Rift, të përdorura për lojrat elektronike, së bashku me programin kompjuterik Forensic Holodeck, krijojnë skenën e krimit me ndihmën e skanuesve tre dimensionalë. Hetuesit përdorin imazhet tre dimensionale për të rikrijuar skenën e krimit bazuar në dëshmitarët dhe regjistrimet nga kamerat e përgjimit.
Në një rast, teknologjia ndihmoi prokurorët të provonin veprimet e një vrasësi, gjë që ndikoi në shpalljen e tij fajtor.
Eksperti Steffen Ross tregon se si funksionin kjo:
“Skanojmë skenën e krimit dhe trupin e vdekur, nëse ka një të tillë dhe pastaj ndërthurim sëbashku të gjitha të dhënat në programin kompjuterik për të krijuar skenën virtuale në një model tre dimensional.”
Programi rindërton trajektoret e plumbit, siç tregon kjo vijë e verdhë me të kuqe:
“Kemi mundësi të shikojmë më mirë trajektoret e predhave që më parë ishin në pamje dy dimensionale.”
Një tjetër teknoligji e re nga ky institut është roboti i quajtur Virtobot, që ekspertët mjeko-ligjor mund të përdorin për të realizuar autopsi virtuale në detaje.
Shkencëtari Robert Breitbeck thotë se sistemi ofron një model tre dimensional të trupit të njeriut:
“Skanojmë pjesën e plagës në madhësi dhe ngjyra reale dhe e ruajmë atë për ta kombinuar me informacionet tre dimensionale të skanuara nga policia dhe ne. Në bazë të këtyre ndërtojmë imazhet virtuale tre demensionale për rastet e vrasjeve apo aksidentet e trafikut.”
Sistemet në fjalë janë në përdorim në disa vende të botës. (voa)