Solar Impulse 2 mbërrin në Kajro

Solar Impulse 2Avioni Solar Impulse 2, i furnizuar me energji diellore mbërriti në Egjipt, ndalesa e parafundit në udhëtimin e parë rreth botës pa karburant. Avioni që filloi udhëtimin në Abu Dhabi në mars 2015 dhe që pritet ta përfundojë atë përsëri aty, është pilotuar me radhë nga aviatorët zviceranë Andre Borschberg and Bertrand Piccard. Qëllimi është të sigurohet mbështetje për teknologjitë e energjisë së pastër.

Solar Impulse 2, avioni elegant një-vendësh, fluturoi sot mbi Piramidat e Egjiptit duke bërë një ulje të qetë në aeroportin e Kajros në 7:10 të mëngjesit. Ai përfundoi një segment fluturimi që zgjati 48 orë e 50 minuta.

Në një konferencë shtypi pas uljes, Andre Borschberg, piloti që përshkoi segmentin e 16-të nga Spanja në Kajro, foli për efektshmërinë e avionit dhe potencialin e energjisë së pastër.

“Fluturimi kishte të bënte me kalimin nëpër shumë vende, kultura dhe shtete që ndajnë Detin Mesdhe, por që ndajnë edhe diellin, një burim energjie për përdorimin e teknologjive të pastra”.

Solar Impulse fluturon pa asnjë pikë karburanti. Katër motorët e tij furnizohen vetëm nga energjia e grumbulluar nga më shumë se 17 mijë qeliza diellore në krahët e tij. Energjia e tepërt magazinohet në bateri për ta mbajtur avionin në ajër për fluturimet me distancë të gjatë.

Avioni me fibër karboni, me krahë që zgjaten sa ato të një Boeingu 747 dhe që peshon sa një makinë, nuk pritet të thyejë ndonjë rekord për shpejtësinë. Ai ngjitet deri në 8,500 metra dhe fluturon 55 deri në 100 kilometra në orë.

Ambasadori zviceran në Kajro, Markus Leitner (Lajtner), tha se është i kënaqur nga arritja për të provomuar përdorimin e energjisë së pastër në botë.

“Ju kemi ndjekur gjatë gjithë rrugës dhe jemi të kënaqur që jeni këtu në Kajro. Ndalesa është e natyrshme pasi e dimë që Egjipti është një vend i dedikuar për energjinë diellore. Kjo është toka e diellit dhe këta njerëz e kuptojnë dhe ju prisnim me dyer hapur.”

Ekipit i avionit përgatitet tani për segmentin përfundimtar të udhëtimit për në Emiratet e Bashkuara Arabe. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>