Rreth 3 mijë veta humbën jetën në New York, Washington dhe Shanksville në sulmet terroriste të vitit 2001
E premtja shënon 14 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tubime përkujtimore janë planifikuar gjithandej vendit për të përkujtuar ditën kur katër avionë kryen sulme vetëvrasëse në Shtetet e Bashkuara. Dy nga avionët u përplasën në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, një u përplas në Pentagon, ndërsa i katërti u rrëzua në fushat e Shanksvillit në Pennsylvania, para se të arrijë në cakun e synuar në Washington.
Presidenti Barack Obama me bashkëshorten dhe personelin e Shtëpisë së Bardhë, do të marrë pjesë në një minutë heshtjeje në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë. Pasdite, presidenti do të marrë pjesë në një takim në bashkinë e Fort Meade afër Washingtonit, për të biseduar me pjesëtarët e forcave të armatosura që ndihmojnë për të mbajtur venin të sigurt.
Që pas sulmit të kryer 14 vjet më parë, Muzeu 11 shtatori është ngritur në vendin ku ishte Qendra Botërore e Tregtisë, në të cilin ndodhen artefaktet dhe fotografitë që lidhën me sulmin.
Në Pentagon, të 184 personat e vrarë me 11 shtator do të nderohen me 184 karrige të vendosura mbi pishinë.
Në Pennsylvania, është ngritur Qendra Përkujtimore Fluturimi 93, në nderim të pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të cilët ju kundërvunë rrëmbyesve.
Rreth 3 mijë veta humbën jetën në New York, Washington dhe Shanksville në sulmet terroriste të vitit 2001. (voa)