Kategoritë: Analiza

Pse ikin shqiptarët!? Pollogu, si rajoni i dytë më i populluar në vend, qëndron më së keqi me vetëm 762 vende aktive pune për 10.000 banorë

punesimeIndikatorët e punësimit 2022: rajonet ku jetojnë shqiptarët me më së paku mundësi punësimi

 

Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhënat për vendet aktive të punës dhe ato të lira në nivel shteti për tremujorin e katërt të vitit 2022.

 

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi i ka analizuar këto të dhëna nga pikëpamja rajonale:

Rajoni i Shkupit është dukshëm rajoni me më së shumti vende aktive të punës me 247.295 sosh, pasuar nga Pellagonia me 51.155 dhe Rajoni Lindor me 38.473. Rajoni Verilindor (Kumanova) është i fundit me 22.161 vende aktive pune, Pollogu (Tetova dhe Gostivari) i parafundit me 26.879, pas Rajonit Juglindor (Struga, Dibra dhe Kërçova) me 30.345.

 

Krahasuar me popullsinë e përgjithshme të rajoneve, Pollogu, si rajoni i dytë më i populluar në vend, qëndron më së keqi me vetëm 762 vende aktive pune për 10.000 banorë, pas Rajonit Verilindor me 1.242 dhe atij Jugperëndimor me 1.614.

 

Shkupi, i cili përbën 30.9% të popullsisë së përgjithshme, koncentron 50.5% të vendeve aktive të punës në nivel vendi. Pollogu, me 16.8% të popullsisë së përgjithshme, radhitet i parafundit sipas këtij kriteri me vetëm 5.5% të vendeve aktive të punës në nivel vendi. Dy rajonet tjera ku jetojnë shqiptarët radhiten krejt në fund me Pollogun, respektivisht Rajoni Juglindor me 6.2% dhe ai Verilindor me 4.5%.

 

Sa i përket krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik lokal, OECD-ja rekomandon, përveç krijimit të një kornize të qëndrueshme makroekonomike, që qeveritë të zbatojnë politika strukturore që inkurajojnë inovacionin, aftësitë dhe zhvillimin e biznesit. OECD rekomandon poashtu që të ndërtohen strategji dhe sisteme të adaptueshme ekonomike lokale dhe që të përdoren të dhënat lokale për të informuar politikëbërjen, si faktorë të rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

 

harta komunat shqiptarePolitikat qeveritare që kanë ndikim direkt në krijimin e vendeve të reja të punës vazhdojnë të kenë qasje diskriminuese në baza rajonale dhe kombëtare. Kjo është e dukshme sa u përket investime kapitale, transfereve drejt nivelit lokal, orientimit të investimeve të huaja direkte apo edhe fondeve për invocacion. Përderisa nuk ka një ndërrim kahje nga lart, krijimi i vendeve të reja të punës në rajonet ku jetojnë shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë mbrapa krahasuar me rajonet tjera të vendit. Rrjedhimisht, shqiptarët, të cilët përbëjnë 2/3 e popullatës tanimë të larguar nga vendi, do të vazhdojnë të largohen në masë drejt perëndimit në kërkim të një jete më të mirë.

ipp-axh

 

Ja çka deklaroi DBK (UDBA) e Maqedonise nëpërmjet presidentit të Shtetit në vitin 2016

„ …Lëvizja Besa u formua me një qëllim të vetëm, përhapjen e islamit politik dhe ideologjisë salafiste në Maqedoni. Besa si parti promovon idetë e islamit radikal dhe politik në Maqedoni dhe në mënyrë aktive punon për promovimin e këtyre tezave në vend.

Për shkak të frikës se mos pranohen nga elektorati shqiptar të cilit i drejtohen, zyrtarisht formohen si parti e bazuar në nacionalizmin shqiptar dhe përmes së cilës synojnë të përhapin idetë e një shteti sheriatik në Ballkan. Në vitet e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të përpjekjeve të Islamit radikal për të fituar gjithnjë e më shumë ndikim në botë. Tendenca të tilla mbështeten financiarisht dhe me logjistikë nga vende të tilla si: Katari, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Turqia, ku “Partia e Drejtësisë” në pushtet e presidentit aktual Rexhep Tayyip Erdogan ka një strategji për të rikthyer ndikimin e Turqisë në vendet që dikur ishin pjesë e Perandoria Osmane dhe sfera e ndikimit, me ndihmën e të ashtuquajturve islami politik. Për këtë qëllim në Maqedoni janë hapur dy televizione „TV Era“ dhe „TV Shenja“ me para nga bota arabe. Si dhe nga një TV në Tetovë dhe Kërçovë. Burime të mëdha financiare kanë edhe përmes organizatave civile dhe humanitare “MATUSETEB” në Maqedoni dhe organizatave “ILKSAV DHE “ENSAR” nga Turqia përmes degëve në Maqedoni dhe “IHH”.

Për realizimin e planeve dhe qëllimeve të tyre në Maqedoni, për përhapjen e islamit politik, formojnë një numër të madh të OJQ (organizatave joqeveritare) përmes të cilave transferojnë miliona dollarë, për përhapjen e ideve të islamit politik. Aktivitete të tilla paguhen shumë sidomos nga Turqia, konfirmim i pretendimeve të tilla është afera financiare e zbuluar disa vite më parë, në të cilën kanë marrë pjesë persona të afërt me Rexhep Tajip Erdogan, të cilët kanë transferuar 1.5 milionë euro përmes shoqatës “USKUP” në llogarinë e Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, ku përkujdeset një pjesë e stafit të “Besa”. Lidhja financiare bëhet më se e qartë kur shikon strukturën drejtuese të “Besës”, pas së cilës qëndron Adnan Ismaili, një njeri që ka mbaruar shkollën e mesme teologjike në Prishtinë, dhe është shkolluar edhe në Xhedda, Arabi Saudite dhe Sarajevë. gjithashtu një mbështetës i lëvizjes së famshme me matricës terroriste “Vëllezërit Myslimanë” nga Egjipti. E cila flet vetë se kush është ky njeri dhe çfarë teza, pikëpamjesh dhe politikash mund të përfaqësojë. Ismaili, për përhapjen e qetë të ideologjisë së tij radikale islame në Maqedoni, ka themeluar disa organizata qytetare dhe botuese të librave, si: shtëpia botuese e librit “LOGOS-A”, shtypshkronja “FOCUS”, organizata civile MERHAMED dhe VIZIONI- M, si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, ku janë vendosur disa nga drejtuesit e Besës.

Struktura drejtuese e “Besa”-s është tërësisht e përbërë nga njerëz që mbështesin islamin politik dhe pothuajse të gjithë kanë mbaruar shkollën e mesme ose shkollën e lartë islame. Duke filluar nga kryetari i “Besa” Biljal Kasami nga Tetova, i cili ka mbaruar shkollën e mesme fetare, i cili aktualisht është profesor ordinar në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. Rexhepi Skender-Zeid ka marrëdhënie të ngushta me “Lëvizjen Salefiste” dhe është parë në protestat kundër Izraelit në Shkup. Pjesë e “Besa” është edhe Afrim Gashi, pronar dhe kryeredaktor i revistës “Shenja”, i cili i kërcënoi disa politikanë shqiptarë se zotëron një pjesë të “bombave të Zaevit”, ndërsa dhëndri i tij është islamisti radikal Alili Seidullah, i cili u vra në Siri. Pjesë e “Besës” është edhe Azizi Adnan nga Tetova, i cili aktualisht është hoxhë në fshatin Llërcë të Tetovës, i cili dikur ishte përjashtuar nga kolegji në Siri dhe Jordani për shkak të marrëdhënieve të ngushta me “Hezbollahun”. „

Sqarim= Nga Partia BESA, dolën dy Parti : Partia “Lëvizja BESA” Tetovë dhe Partia “Aternativa” Shkup.

më poshtë e keni tekstin në origjinal maqedonisht:

„…Движење Беса е формирано со една единствена цел, ширење на радикалниот ислам и на неговата салафистичка идеологија во Македонија. Беса како партија ги промовира идеите за радикален и за политички ислам во Македонија и активно работи на промоција на овие тези во земјата. Поради страв дека нема да бидат прифатени од албанскиот електорат кон кого се насочени, официјално се формираат како партија што во својата основа го има албанскиот национализам и преку кој имаат за цел да ги шират идеите за шеријатска држава на Балканот.

Во изминативе неколку години сведоци сме на обидите на радикалниот ислам да заземе се поголемо влијание во светски рамки. Ваквите тенденции се финансиски и логистички потпомогнати од земји како:  Катар, Кувајт и Саудиска Арабија, Турција, каде владеачката ”Партија на правдата”  на сегашниот Претседател Реџеп  Таип Ердоган има стратегија за враќање на влијанието на Турција врз земјите кои некогаш биле дел од Отоманската Империја и сфера на влијание, со помош на т.н. политички ислам. За ваквата цел во Македонија со парите од арпскиот свет се отворени две ТВ куќи ТВ Ера и ТВ Шења. Како и по една ТВ куќа во Тетово и Кичево. Големи финансиски средства имаат и преку граганските и хуманитарни организации ”МАТУСЕТЕБ” во Макеоднија и организациите ”ИЛКСАВ И ”ЕНСАР” од Турција преку ограноците во Македонија и ”ИХХ”.

За реализација на нивните планови и цели во Македонија,за ширење на радикалниот ислам  формираат голем број на невладини организации преку кои трансферираат милиони долари, за ширење на идеите на радикалниот ислам. Ваквите активности се дебело платени особено од Турција, потврда за ваквите тврдења епред неколку години  обелоденетата финансиска афера, во која учествуваа лица блиски до Реџеп Таип Ердоган, кои преку здружението “USKUP” префрлиле 1,5 милиони евра на сметка на Мегународниот Балкански Универзитет, каде се згрижени дел од кадрите на ”Беса”.

Финансиската поврзаност станува повеќе од јасна кога ќе се погледне раководната структура на ”Беса”, позади која стои Аднан Исмаили, човек кој има завршено средно теолошко училиште во Приштина, а се образувал и во Џеда, Саудиска  Арабија и Сараево, истиот бил и подржувач на познатото движење со терористичка матрица ” Муслимански браќа” од Египет. Што говори само по себе  кој е овој човек и какви тези, ставови и политики може да застапува.

Исмаили за непречено ширење на својата радикално исламска идеологија во Македонија има формирано повеќе граѓански и книгоиздавачки организации, како што се : книгоиздавачката куќа “LOGOS-A”,печатницата “FOCUS”,  граѓанската организација MERHAMED и VIZIONI-M, како и Мегународниот Балкански Унуверзитет, каде се вдомени дел од челниците на Беса.

-Раководната структура на ”Беса”  е целосно составена од луге подржувачи на  радикалниот ислам и скоро сите од нив имаат завршено исламско училиште средно или високо. Почнувајки од претседателот на ”Беса” Биљал Касами од Тетово, кој завршил средно верско училиште, кој моментално е редовен професор на Мегународниот балкански универзитет во Скопје. Реџепи Скендер-Зејд, има блиски релации со ”селефистичкото движење” и истиот можеше да се види на протестите против Израел, во Скопје.  Дел од ”Беса” е и Африм Гаши сопственик и главен уредник на списанието ”Шења” , истиот на повеќе албански политичари им се заканува дека поседува дел од ”бомбите на Заев”, негов  зет за сестра е  радикалниот исламист  Алили Сејдула, кој загина во Сирија. Дел од ”Беса” е и  Азизи Аднан од Тетово кој  моментално е оџа во с.Леарце, Тетово, кој  своевремено бил избркан од факултет во Сирија и Јордан поради неговите блиски релации со ”Хезболах”.“

Pasojat e Akraballëkut dhe sfidat Osmane

Bili

Pasojat e Akraballëkut

Skemat politike shpesh depërtojnë lehtë në botëkuptimet e njerëzve, qofshin ata të zakonshëm apo njohës të mirë të rrethanave, dhe vështirë çrrënjosen. Tanimë, çdo analist që zhvillon teorinë për pasojat e konflikteve në Gadishullin Ilirik niset nga premisa, tashmë e aksiomatizuar për ekzistencën e një aleance të natyrshme mes Serbisë dhe Greqisë, si dhe ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë. Ata që janë të prirur për patetikë nuk hezitojnë t’i shtojnë brengat e njerëzve, duke pohuar se këto fërkime mund të shkaktojnë pasoja të pariparueshme për strukturat veri-atlantike, meqë Turqia dhe Greqia qenkan anëtare të NATO-s. Por, shikuar nga një kënd realist, i liruar nga skemat paragjykuese, ekziston një aleancë paradoksale mes politikës greke, serbe dhe turke, që i ka rrënjët më të thella sesa mendohet.

 

Politika dhe propaganda serbe, dhe ajo greke në vazhdimësi, e përsërisin dhe e ndërtojnë tezën për shqiptarët si element jo luajal, si mish i huaj në organizmin evropian. Kjo teori mbështetet mbi premisën e përkatësisë fetare dhe mendësisë totalitare, në kuadër të së cilës çdo gjë kundrohet nga këndi polarizues, manikeik, bardhë dhe zi, ku shqiptarët paraqiten si element i huaj, si myslimanë, që asesi nuk mund të jenë elementë integrativ në sistemin e vlerave evropiane. Kjo propagandë, e përshkuar me imputime neveritëse është intensifikuar deri në paroksizëm pas aktit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001. Sipas njohësve të rrethanave dhe të fenomeneve të tilla, por edhe sipas pohimeve të liderëve të partive politike serbe apo greke ( bie fjala si V. Shesheli) për këtë qëllim janë destinuar me miliona dollarë. Me këto para financohen incidentet e llojeve të ndryshme, prononcime apo ngjarje që vërtetojnë këtë pohim. Segmentet e caktuara të institucioneve greke apo serbe formojnë opinionin, për gjoja të rrezikut që i kanoset qytetërimit perëndimor, nga islamizmi fondamental në përgjithësi, dhe i shqiptarëve në veçanti. Nga ana tjetër, segmente të caktuara të shoqërisë apo i shtetit turk, me, apo pa vetëdije, japin argumente, ose thënë më mirë demonstrojnë tezën se shqiptarët janë pjesë e pashkëputur e qytetërimit osman. Këto ditë, sipas lajmit që dha kanali televiziv shqiptar “Top-Channel”, në Librazhd, autoritetet fetare të kësaj ane së bashku me segmente të caktuara turke kanë organizuar synetimin kolektiv të më se 200 fëmijëve shqiptarë, sipas traditës turke. Kamera e “Top-Channel-it” na ofroi pamje nga kjo ngjarje bizare, ku fëmijët të veshur me rroba prej satenit të bardhë, me kapuça në trajtë të fesit ku shkruhej “Mashallah”, valëvitnin herë flamujt të shtetit turk, dhe herë ato shqiptar. Natyrisht se askujt nuk duhet t’i pengojë aspekti fetar i kësaj ngjarje beninje, por konotacionet politike dhe efektet që ato krijojnë në opinionin e jashtëm dhe atë të brendshëm. Ç’është e vërteta, kjo ngjarje politiko-fetare nuk është aksidentale, por tashmë e shndërruar në traditë. Kohë më parë në muajin e Ramazanit, strukturat e tilla organizonin iftare kolektive në sheshet e qyteteve, që dikur ishin të sunduar nga Perandoria Osmane. Këto projekte që kontrabandohen përmes petkut fetar krijojnë një varg problemesh brenda për brenda komunitetit shqiptar, por edhe në raportet shtetërore, apo kombëtare të shqiptarëve me kontekstin evropian. Me këto organizime, financuesit e këtyre manifestimeve, aspak religjioze, sikur dërgojnë mesazhin për pretendimet kulturore-qytetëruese të shtetit modern turk në hapësirat e dikurshme të Perandorisë Osmane. Këto manifestime dhe heshtja jonë krijojnë pretekstin që edhe të tjerët, grekët, apo serbët të organizojnë pagëzimin e një numri të ngjashëm të fëmijëve ortodoksë shqiptarë, që në duart e tyre do të valëvitin flamurin grek, apo serb. Nëse do të ndodhte kjo, reagimi ynë do të ishte i rreptë dhe i arsyeshëm, që do të hapte debatet publike që do të krijonin pistat e kontradiktave të pariparueshme fetare, kombëtare dhe shoqërore në përgjithësi.

Tashmë në opinionin shqiptar është krijuar ideja fikse se grekët dhe serbët janë të ligë, ndërkaq turqit janë të mirë. Nëse ky pohim do të ishte i saktë, atëherë shqiptarët nuk do të ishin në këto telashe që nuk dihet sesi do të përfundojnë.

Ky paragjykim, që është shtrirë në të gjitha hapësirat shqiptare, madje edhe te pjesëtarët e të gjitha besimeve fetare, buron nga pohimi se sundimi osman dhe islamizimi i shqiptarëve e ndërpreu procesin e asimilimit të tyre. Mirëpo, ky pohim nënkupton se fjala asimilim ka vlerë parciale, ngaqë dedikohet vetëm për rastet kur shqiptarët asimilohen nga sllavët, grekët apo italianët, dhe jo nga turqit. Pra, në mënyrë të pavetëdijshme bëhet selektimi i asimilimit, duke e ndarë atë në të mirë dhe në të ligë.

Shikuar historikisht sebët dhe grekët kanë atakuar trupin tonë duke tentuar ti shfarosin shqiptarët. Ndërkaq politika osmano-turke ka tentuar të zhdukë qenien (shpirtin), identitetin kombëtar shqiptar. Të gjitha këto tentativa kanë qenë antishqiptare pavarësisht nga format që janë zbatuar në periudha të dukshme.

Tashmë, është bërë proverbial konstatimi i presidentit të dikurshëm të Turqisë z. Demirel, i cili në takim me homologun e tij, me gjasë z. Mejdani, ka pohuar se presidenti real i shqiptarëve qenka ai vetë, ngaqë në Turqi jetuakan pesë milionë shqiptarë. Sipas kësaj logjike, në vazhdimësi imponohet bindja se paska asimilime pozitive dhe negative. Të bëhesh turk qenka mirë, ndërkaq të bëhesh grek, serb, apo italian qenka mëkat. Në vijë të këtij konstatimi duhet analizuar fakti pse në Turqi, gjatë krizës kosovare, nga pesë milionë shqiptarët nuk u krijua një lobi që do ta detyronte shtetin turk, në emër të stabilitetit të brendshëm të angazhohet, madje edhe të implikohet më konkretisht në krizën jugosllave duke u dalë zot shqiptarëve.

Të gjithë shqiptarët, sidomos përfaqësuesit politik, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, sot e gjithë kohën e përdorin frazën “populli vëlla turk”. Kjo shprehje intime do ta arsyetonte veten nëse do të kishte efekte pozitive për mirëqenien e shqiptarëve, por fatkeqësisht bie ndesh, jo vetëm me origjinën e dy popujve, por edhe me realitetin e hidhur historik. Para disa kohësh pata nderin ta takoja një këshilltar me ndikim në qeverinë turke dhe u përpoqa t’i shpjegoja disa shqetësime të shqiptarëve lidhur me paragjykimet që kanë dëmtuar vazhdimisht interesin tonë kombëtar. Pas një elaborimi të gjatë dhe të sinqertë nga ana ime, ai sërish e përsëriti si vlerë paragjykimi që vinte ndesh me realitetin. “Ne, juve, boshnjakët dhe kurdët nuk ju trajtojmë si arabët, apo iranianët, por ju ndiejmë shumë të afërt me ne. Për ne, ju jeni akraba ( kushërinj)”. Këtë konstatim ai e tha me një patetizëm mëshirëplotë. Me një akrobacion retorik, i prirur nga bindja se të jesh turk është bekim hyjnor, këshilltari qeveritar turk me ndikim e ricikloi pa dilema idenë se shqiptarët janë pjesë e idiomës turke, se ata nuk janë popull (milet) si popujt e tjerë, arabët, iranianët, grekët, serbët, bullgarët etj. Në mënyrë të pavetëdijshme, sa elegante, aq edhe brutale, ai e suspendoi identitetin shqiptar, që me aq sakrifica është mbrojtur gjatë furtunave historike.

Trajtimi i shqiptarëve si akraba të turqve, dhe jo si milet, ka pasur pasoja katastrofale për interesat e shqiptarëve gjatë sundimit osman, veçmas gjatë shpërbërjes së kësaj perandorie. Tashmë është vërtetuar katërcipërisht se mos trajtimi i shqiptarëve si popull lë pasoja të rënda, jo vetëm në fushën politike, në kohën kur formoheshin shtetet ballkanike, por edhe në fushën arsimore, kur autoritetet osmane ndalonin hapjen e shkollave shqipe duke orientuar shqiptarët që të edukohen në shkollat greke, apo sllave.

Meqë kohët e fundit bëri bujë kërkesa e kryeministrit shqiptar Berisha për rishikim të historisë, e shoh të udhës ta përqendroj vëmendjen e analistëve, për pasojat e marrëveshjeve, kryesisht turko-ruse ( sllave) për interesin e shqiptarëve, apo të myslimanëve të asaj kohe. Pas një vargu humbjesh të betejave me rusët, Perandoria Osmane ua jepte të drejtën për autonomi sllavëve që kishte një klauzolë të veçantë që shpjegon shkakun e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqinë e sotme. Kur iu dha autonomia serbëve, njëherësh u ndalua e drejta e myslimanëve që të jetojnë në këtë shtettë krishterë. Kjo klauzolë shpjegon pastrimin gradual etnik shqiptar nga zonat e pushtuara nga serbët, fillimisht nga pashallëku i Beogradit, pastaj, me zgjerimin e territorit serb në jug nga rrethi i Nishit, dhe përfundimisht nga Kosova dhe Maqedonia, natyrisht edhe të boshnjakëve nga Bosnja, Sanxhaku etj. Këtë parim, prijësi legjendar i Turqisë moderne Kemal Ataturku e shndërroi në parim obligues: në Turqi ka vetëm turq dhe jashtë Turqisë nuk ka turq. Mirëpo, zhvillimet historike treguan se ky pohim nuk ishte i saktë, por përkundrazi në Turqi paska shumë jo turq, si dhe jashtë Turqisë shumë turq.

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, vështirësitë në krijimin e shtetit shqiptar dhe cungimi i tij ishte pasojë e mohimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Ideologët turq të këtij klasifikimi ishin logjikisht dhe moralisht koherent. Duke na trajtuar si arkaba të turqve, ata nuk shihnin asgjë të keqe nga shpërngulja jonë në Turqi, meqë pas humbjes së luftërave në Rumeli për ta ishte e natyrshme që popullin e vet ta tërhiqte në shtetin ku ata qeverisnin. Kulmi i këtij parimi, që lejonte pastrimin etnik, u arrit në Marrëveshjen e Lozanës, kur Turqia dhe Greqia u pajtuan që të këmbejnë popullatën greke nga Turqia Perëndimore dhe popullatën turke apo myslimane, rrjedhimisht edhe të çamëve nga Greqia në Turqi. Marrëveshje të këtilla Turqia bëri edhe me Jugosllavinë e parë, por edhe me atë të Titos për shpërnguljen e shqiptarëve dhe boshnjakëve nga trojet e tyre etnike. Pra, përfaqësuesit e “popullit vëlla turk” duke na trajtuar si akraba u pajtuan, madje dhe hartuan projektin për spastrimin e Rumelisë, të Gadishullit Ilirik nga popullata autoktone, të islamizuar nga vetë ata. Kjo mendësi ndikoi në dobësimin politik, ekonomik, ushtarak dhe demografik të popullit shqiptar, kështu që sot e kësaj dite i ndiejmë pasojat e këtyre vlerësimeve të gabueshme.

Këto paragjykime dhe botëkuptimet perandorake turke, meapo pa vetëdije, lënë pasoja negative për interesin shqiptar, madje edhe në kontekstin aktual ku vendoset përfundimisht fati i kombit shqiptar. Në Kosovë kontributin e vet për vendosjen e paqes e jep edhe kontingjenti i ushtarëve turq. Shqiptarët ndiejnë obligimin që të falënderohen për impenjimet e tyre për vendosjen e rendit dhe të sigurisë, por e kanë të vështirë të kuptojnë përpjekjet e tyre për turqizim, asimilim të popullatës myslimane sllavisht-folëse, apo shqip-folëse. Me këtë politikë, ata mund të arrijnë vetëm një objektiv: zvogëlimin e përqindjes vetëm të popullatës shqiptare, që në parim nuk do të ishte në favor të “popullit vëlla turk”.

Një popull që nuk arrin t’i zbërthejë paragjykimet e veta, po ashtu nuk do të arrijë t’i kuptojë gabimet dhe përsëritjen e tyre. Gabimet e tilla ndikojnë që të mos përkufizohet qartë dhe përfundimisht identiteti kombëtar. 

Arbën Xhaferi, 2007

 

Sfida Osmane

Në fund të viteve ’80 – të në Jugosllavinë e pushtuar nga ethet e nacionalizmit, agjitimi, baltosja e kundërshtarit politik, etnik dhe fetar u bë e vetmja mënyrë e komunikimit ndër-njerëzor. Politika nxori në shesh njerëz të etshëm për role shoqërore, të cilët tregonin gatishmëri që të shpifin çkado kundër secilit, nëse prej tij kërkohej një detyrë e këtillë “sublime”.

Kjo gatishmëri e një mase të madhe shpifësish, të ligjëruesve të urrejtjes ishte njëri nga shkaqet e shkatërrimit të sistemit social, etik dhe fetar gjatë periudhës së komunizmit. Shpifësit, jo vetëm që nuk kishin problem me ndërgjegjen e tyre, por përkundrazi, ata fanatizmin e tyre e arsyetonin me misionin që ua paska besuar vetë Zoti, apo kreu kombëtar.

Propaganda zhvillohej në të gjitha planet, veçmas në atë qytetërues, duke kopjuar në mënyrë banale idenë e Hantigtonit për përplasje të qytetërimeve.
Nga ajo kohë e manipulimeve cinike, të lejuara nga klasat politike, sidomos serbe, kanë mbetur fraza paradigmatike propaganduese, si togfjalëshi “Zetra”, emri i një salle sportive të Sarajevës,(zelena transferzala, transferzalja e gjelbër) që sugjeronte idenë e depërtimit të islamit nga Turqia, Bullgaria (ku paska më se dy milionë myslimanë), pastaj Maqedonia, Kosova, ku stafetën e depërtimit islam në perëndim e bartin shqiptarët dhe ua përcjellin myslimanëve të Sanxhakut, të cilët pastaj ua dorëzojnë boshnjakëve… dhe pastaj, siç lehtë-lehtë parashikonte agjit-propi (agjitim dhe propagandë) serb, s’do të ketë më të krishterë.

Me këto pohime shumëkush tallej ngaqë besohej se janë trillime tipike të serbëve që kauzën e vet përpiqeshin ta përhapin si terapi planetare për pengim të këtij rreziku, të islamizmit që i kanosej Perëndimit…

Boshnjakët nuk e lodhnin veten që t’i kundërviheshin propagandës kundër-islame serbe ngaqë ata besonin thellë se Evropa nuk është kundër-islame dhe se ata paskan të drejtë që ta ekspozojnë përkatësinë e tyre fetare. Evropa mbase jo, por serbët gjithsesi po.

Shqiptarët u treguan shumë më të rezervuar dhe betejën e tyre historike e zhvillonin në dimensionin kombëtar.

Pas vitit 1999 edhe në hapësirat shqiptare, disa grupe të vogla besimtarësh myslimanë, filluan në mënyrë intensive, demonstrative, me prapavijë kryekëput politike, ta shquajnë përkatësinë e tyre fetare, duke i dhënë argumente propagandës kundër-shqiptare serbe. Nga këto elemente, demonstrime, më shumë teatrale sesa fetare, propaganda serbe e sajonte akuzën e tyre kundër shqiptarëve.

Kohët e fundit argumente të këtilla që e ushqejnë propagandën serbe mjerisht vijnë edhe nga shteti më demokratik islam në botë, Turqisë, hiç më pak nga vetë ministri Ahmet Davutogllu, njëri nga intelektualët më brilant jo vetëm i Turqisë, por i të gjithë botës islame. CV-ja e tij intelektuale është mbresëlënëse.

Ai është autor i disa librave interesante socio-politike të botuara në shumë gjuhë të botës, natyrisht edhe anglisht, si bie fjala “Paradigmat alternative”, “Transformimi qytetërues dhe bota islame”, “Thellësitë Strategjike”, ‘Kriza globale” etj. Përmes veprave të tij, të shkruara me një metodë moderne hulumtuese, ai në Turqi u bë personi më me ndikim në trekëndëshin ushtri-qeveri dhe akademi.

Më 1 maj të vitit 2009, z. Davutoglu u emërua Ministër i punëve të jashtme i Turqisë. Shumëkush priste prej tij që ta bëjë një lloj të “brain storming” (një stuhi ndjellëse mendore), mirëpo, sipas të gjitha gjasave kjo nuk do të ndodhë.

Shkas për këtë pesimizëm është ligjërata e tij, mbajtur në Sarajevë, lidhur me politikën e jashtme të Turqisë në Ballkan. Shumëkush u befasua nga tezat aktuale radikale të ministrit, që nuk përputheshin me natyrën e dikurshme të intelektualit racional.

Ata që janë të interesuar ta lexojnë ligjëratën në tërësi mund të kërkojnë në Google: DANI, Ahmet Davutoglu “Sta hoce Turska na Balkanu”(23 tetor 2009), ose në NSPM (Nova Srpska Politicka Misao, Mendimi i ri politik serb).

Me ardhjen e tij në kreun e diplomacisë turke ai nënshkroi disa marrëveshje me fqinjët e saj, duke zbatuar parimin “zero probleme me fqinjët”. Zbatimi i këtij orientimi strategjik menjëherë rezultoi me zbehje të raporteve me Izraelin. Cilat do të jenë këto pasoja për Turqinë me prishjen e marrëdhënieve me Izraelin do të kuptohet shumë shpejtë.

Reagimi i parë ndaj ligjëratës së tij “Trashëgimia osmane dhe bashkësitë myslimane në Ballkan” mbajtur në Sarajevë, erdhi nga diplomatët e huaj, të habitur nga tezat radikale, plot vetëbesim të ministrit turk. Njëri nga ata e pyeti “pse kaq befas ratë nga qielli në Bosnjë?”.

Duke shpërfillë esencën e kësaj pyetjeje që në vete përmban një dozë fine të akuzës, të ironisë lidhur me rolin e zbehtë të Turqisë në kohët më të vështira, ministri turk i përgjigjet: “Nuk zbritëm nga qielli me parashutë, por në Bosnjë erdhëm me kuaj, duke aluduar në periudhën e depërtimit të osmanëve në Ballkan.”

Në këtë ligjëratë që mëton ta ringjallë rolin e osmanëve në Ballkan, përhapet ideja se riosmanizmi i këtyre hapësirave qenka strategjia e vetme për qetësimin e gjakrave. Duke kritikuar konceptet perëndimore që e trajtojnë Ballkanin si zonë periferike gjeo-strategjike të Evropës, ministri turk e trajton Ballkanin si zonë qendrore.

Ashtu si në librin e tij “Thellësitë Strategjike”, ai Ballkanin e trajton si bafër-zonë (si tampon zonë) ndërmjet Evropës dhe Azisë, duke filluar nga Balltiku e deri në Mesdhe. Vlera e dytë e Ballkanit osman është pesha e tij gjeo-ekonomike, ndërkaq vlera e treta qenka ndërveprimi kulturor.

Sa për shqiptarët kjo vlerë e tretë nuk mund të vërtetohet, ngaqë në atë periudhë vetëm shqiptarëve u ndalohej shkollimi në gjuhën amtare dhe disa veçori etnike (ata nuk trajtoheshin si “milet” por si “akraba”, kushërinj).

Duke trajtuar Ballkanin si zonë qendrore dhe jo periferike, siç e trajton politika perëndimore, ministri i tanishëm turk i Punëve të Jashtme, në esencë e ringjall periudhën e sundimit osman, pra rolin thelbësor të popullit turk, duke filluar prej Afganistanit e deri në Sarajevë. Në këtë konferencë ai njëanshëm (në mënyrë unilaterale) e zbulon strategjinë shumë ambicioze, lidhur me rolin e Turqisë në ish kolonitë e saj, ose thënë më saktë rolin e ardhshëm global të Turqisë.

Në këtë plan përfshihet Ballkani në tërësi, pastaj Lindja e afërt, përfundimisht edhe Afganistani. Në këtë mënyrë, Ballkani prej një zone periferike të Evropës shndërrohet në qendër të një perandorie të re universale, të ngjashme me atë osmane, ku rolin kyç do ta ketë Turqia.

Këtë zbërthim nuk e bën ndonjë politikan margjinal, por një intelektual i formatit ndërkombëtar dhe ministër i Punëve të Jashtme të shtetit më demokratik islam në botë. Por, kjo strategji ka një mangësi elementare: Nuk ka përkrahës, veçmas ngaqë autori i këtij projekti e shpall periudhën e sundimit osman si ideal, si periudhë të artë në historinë e Ballkanit.

Pra, ky projekt me karakteristika perandorake, hap dy lloje problemesh:
– si do të realizohet dhe
– çfarë do të ndodhë me trashëgiminë e Ataturkut, i cili e mbylli të kaluarën anakronike dhe me guxim hapi krahun për modernizim të Turqisë, sipas standardeve evropiane?
Problemi i parë ka të bëjë me vetë popujt e Ballkanit që gjatë kohë luftuan sundimin osman dhe ende vazhdojnë të manifestojnë haptazi një distancë fanatike ndaj çdo ringjalljeje të idesë osmane.

Këtë distancë e kanë të gjithë popujt e Ballkanit, një pjesë e madhe e popullit turk, por edhe shtetet evropiane. Si do të merret pëlqimi nga Greqia, Bullgaria, Serbia, Rumania, pastaj UE-ja që të formohet një shtet universal që e bashkon Evropën me pjesët më problematike të botës, me Lindjen e Afërt dhe atë të Largët? Për këtë pyetje nuk ka përgjigje të argumentuara në ligjëratën e ministrit Davutoglu. Argumentet e tija për këtë opsion janë kryesisht emotive.

Në këtë ligjëratë ai periudhën e sundimit osman e lartëson me pohimin se jeta në atë kohë paska qenë shumë më e mirë sesa sot. “Po të mos kishte qenë Perandoria Osmane çdo të ndodhte me fshatarin e varfër serb, Mehmet Pasha Sokolloviqin, pyet z. Davutoglu?

Përgjigjen e jep vetë: ai do të mbetej ashtu si ka qenë, një fshatar i varfër serb. Po këtë argument ai e përdor lidhur me Mehmet Ali Pashën, shqiptarit që e themeloi Egjiptin modern. Me këto shembuj ai përpiqet ta bindë auditorin se vetëm në periudhën e sundimit osman Ballkani ka pas progres, jo vetëm njerëzit, shtetet, por edhe qytetet.

Pas luftërave të përgjakshme ndërmjet popujve të Ballkanit, si mund të arrihet që ringjallja e kësaj pjese të padiskutueshme politike dhe gjeografike e Unionit Evropian t’i dorëzohet një shteti, Turqisë që në vazhdimësi pretendon të bëhet anëtare e UE-së? A pretendon Turqia të hyjë e vetme në UE, apo do të tërheqë zvarrë pas vetes Sirinë, Irakun, Libanin, popujt e Kaukazit, Avganistanin etj?

Edhe nëse ndodh kjo mrekulli, atëherë si do të arrihet pajtimi ndërmjet popujve të armiqësuar përjetësisht? Si të harmonizohen këto dy pretendime antagoniste turke, anëtarësimi në UE dhe ringjallja e Perandorisë Osmane, madje qoftë vetëm të frymës së saj?

Ose si do të harmonizohen konceptet historike të popujve që kanë formuar shtetet dhe identitetin e tyre etnik mbi baza anti – osmane? Si do të pranojnë boshnjakët tezën se Mehmet Pashë Sokolloviqi qenka fshatar serb? Me këtë tezë rrëzohet njëra nga premisat kryesore të historisë së boshnjakëve, ajo e prejardhjes së tyre prej bogumillëve!

Përgjigjet e tij për pyetjet shumë konkrete siç është bie fjala vullneti i popujve për të hyrë në këtë perandori të ringjallur janë shpeshherë naive, sidomos nëse shikohet nga aspekti i një projekti tjetër që formohet mbi baza të interesave konkrete të shteteve të ndryshme siç është ai i Unionit Evropian dhe NATO -s.

Ballkani i ri si urë ndërlidhëse mes Afganistanit dhe Evropës me rolin qendror të Turqisë nuk mund të ndërtohet vetëm mbi baza emotive, as me oferta të paketuara me një fjalor të butë demokratik, siç është bie fjala bashkëjetesa shumëkulturore. Kjo tezë i acaron sidomos boshnjakët ngaqë hapë një kapitull tragjik që shumë vështirë do të korrigjohet. Shumëkulturalizmi në historinë e popujve të Ballkanit gjatë kohëve do të funksionojë si një ngjarje tragjike që i ka traumatizuar të gjithë popujt e Ballkanit.

Ofertat e këtilla retorike-emotive, krahasuar me ofertat reale të strukturave perëndimore perceptohen si një fyerjeje jo vetëm për ndjenjat e qytetarëve të traumatizuar, por edhe të intelektit të çdo populli që tashmë premtimet joreale i vlerësojnë si një cinizëm kardinal. Si do të interpretohej teza “Se ne (Davutogllu) parapëlqejmë një rajon ballkanik, të bazuar në vlera politike, ndërvarësinë ekonomike dhe harmoninë kulturore?”

Kush nuk e parapëlqen këtë? Cila do të jetë përgjigja e serbëve dhe grekëve bie fjala? Serbët reaguan shumë ashpër kundër vizitës së presidentit turk Abdulla Gylit në Beograd dhe mund të merret me mend se si do të reagonin ndaj idesë së shumëkulturalizmit, nën patronazhin turk.

Ose si do të interpretohej nga çdokush fjalia se “gjatë viteve të ’90-të jemi ballafaquar me shumë vështirësi në BE, në Kosovë dhe në Maqedoni. Kur shfaqen problemet e këtilla, nga e kthejnë kokën boshnjakët, shqiptarët dhe maqedonasit? Nga Turqia! Kësaj i thonë “lidhje historike”,- konstaton Davutoglu.

Ky projekt i rikthimit të Ballkanit në një perandori aziatike-evropiane vjen ndesh me vetë premisat e Politikës së Jashtme të proveniencës së Ataturkut. Ai nuk pranonte se në Turqi jetojnë popuj të tjerë, por as tezën se jashtë Turqisë jetojnë turqit. Ai madje përfundimisht refuzoi që ta pranojë rolin e Kalifit, duke përdorur argumentin se shumë shtete myslimane i kanë udhëheqësit e tyre politikë të cilët nuk do të pranojnë të kontrollohen nga një Kalif.

Duke klithur se ardhmëria e popujve të Ballkanit është e përbashkët me atë Turqisë, Kavkazit, Lindjes së Mesme, Afganistanit, me Turqinë në qendër do të bëhet strumbullar i politikës botërore në të ardhmen. Në këtë projekt përfshihen edhe çeçenët, afazët dhe të tjerët që kanë qenë të sunduar nga osmanët.

Ministri i Jashtëm turk, Davutoglu, mbase ka ndonjë argument të fshehtë kur pohon se integriteti territorial i Bosnjës është njësoj i rëndësishëm sesa i Turqisë.
Në pyetjen e gazetarit, se për kë bënte tifo në ndeshjen e futbollit ndërmjet Turqisë dhe Bosnjë – Hercegovinës, z Davutoglu tha se zemrën e paska të ndarë dhe fjalinë e përfundon me “ne e mundëm ne” (vetveten). Me këtë fjali ai merr një duartrokitje të gjatë nga auditori.

Evropa bashkë me SHBA-të shpenzojnë miliarda dollarë për t’u ardhur në ndihmë shteteve të Ballkanit që të integrohen në Bashkimin Evropian, por prapë hasin në vështirësi. Vallë a do të mund Turqia ta ringjallë Perandorinë Osmane vetëm mbi argumente nostalgjike? Pra, a ka mundësi që edhe një herë Davidi ta mundë Golijatin? Sipas mbiemrit Davutogllu do të thotë i biri i Davidit. Pale…

Tani për tani këto ide shënuan vetëm një fitore, edhe atë kundër nesh: e nxorën jashtë Institutin e Trashëgimisë Shqiptare (që në popull u identifikua me emrin e Pjetër Bogdanit) nga objekti i periudhës osmane “Kapan Han”. Ky akt hap të paktën dy dilema:
– kujt i takon trashëgimia osmane jashtë Turqisë?

– a ka vend për kulturën shqiptare, Pjetër Bogdani është një kapitull i madh i kësaj kulture, në konceptin e ri të osmanizmit?
Sipas të gjitha gjasave jo.

Arbën Xhaferi 2009

Niccolo di Bernardo Machiavelli: “Mënyra e parë për vlerësimin e inteligjencës së një sundimtari është të shohësh se kë burra ka përkrah.”

 

MakiaveliThëniet më të Bukura të Makiavelit

Nuk janë titujt ata që nderojnë burrat, por janë burrat ata që nderojnë titujt.

Për njerëzimin ne mund të themi në përgjithësi se ata janë të paqëndrueshëm, hipokritë dhe lakmitarë të fitimit.

Njerëzit në përgjithësi gjykojnë më shumë nga paraqitjet sesa nga realiteti. Të gjithë njerëzit kanë sy, por pak e kanë dhuratën e depërtimit.

Metoda e parë për vlerësimin e inteligjencës së një sundimtari është të shohësh se kë burra ka përkrah.

Gjithkush sheh atë që është e dukshme, pak kush e përjeton atë që në të vërtetë je.

Nëse një njeri duhet të ndëshkohet, duhet të ndëshkohet kaq rëndë sa hakmarrja e tij të mos jetë aspak frikësuese.

Kurrë nuk është arritur një gjë e madhe pa rrezikuar shumë.

Luani nuk mund ta mbrojë veten nga kurthet dhe dhelpra nuk mund ta mbrojë veten nga ujqërit. Prandaj duhet të jemi dhelparakë për të njohur kurthet dhe luanë për të frikësuar ujqërit.

Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të mbrojtur veten nga lavdërimet false veçse duke i bërë njerëzit të kuptojnë se duke ju thënë të vërtetën nuk do t’ju ofendojnë.

Kurrë mos u përpiq ta fitosh me forcë atë që mund të fitohet me dinakëri.

Meshkujt udhëhiqen nga dy impulse kryesore, ose nga dashuria ose nga frika.

Aty ku gatishmëria është e madhe, vështirësitë nuk mund të jenë të mëdha.

Meqenëse dashuria dhe frika vështirë se mund të ekzistojnë së bashku, nëse duhet të zgjedhim mes tyre, është shumë më e sigurt të kesh frikë se sa të duash.

Meshkujt e kanë mendjen kaq të thjeshtë dhe janë aq shumë të dominuar nga nevojat e tyre të menjëhershme, saqë një njeri mashtrues do të gjejë plot nga ata që janë gati të mashtrohen.

Mënyra se si jetojmë është kaq e ndryshme nga mënyra se si duhet të jetojmë, saqë ai që studion se çfarë duhet bërë më tepër se ajo që është bërë do të mësojë rrugën për rënien dhe jo për konservimin e tij.

Njeriu që është mësuar për të vepruar sipas një mënyre nuk ndryshon kurrë; ai do të shkatërrohet kur kohët, në ndryshim, nuk janë më në harmoni me mënyrat e tij.

Kushdo që dëshiron të ketë sukses të vazhdueshëm duhet të ndryshojë sjelljen e tij me kohën.

Të gjithë ju shohin, pak ju njohin.

Turma vulgare gjithmonë ndikohet nga paraqitja dhe bota përbëhet kryesisht nga vulgarë.

Shfaqu ashtu siç do të doje të dukeshe.

Një njeri i kujdesshëm duhet gjithmonë të ndjekë rrugën e shkelur nga njerëz të mëdhenj dhe të imitojë ata që janë më të shkëlqyeshëm, në mënyrë që nëse ai nuk arrin deri në madhështinë e tyre, në çdo rast ai do të marrë një copëz prej saj.

Premtimi i dhënë ishte një domosdoshmëri e së kaluarës: fjala e thyer është një domosdoshmëri e së tashmes.

Ai që dëshiron të respektohet, duhet të dijë të komandojë.

Duhet të mendohet se nuk ka asgjë më të vështirë për të kryer, as më të dyshimtë për sukses, e as më të rrezikshëm për t’u përballur, sesa fillimi i një rendi të ri gjërash.

Nuk ka shmangie nga lufta, ajo mund të shtyhet vetëm në avantazh të armikut tuaj.

Ai që bëhet princ me ndihmë të popullit, duhet gjithmonë të mbajë marrëdhënie të mira me ta; që është e lehtë për të, pasi gjithçka që ata kërkojnë është që të mos jenë të shtypur.

Në përfundim, krahët e të tjerëve ose të bien në shpinë, ose ju çojnë, ose ju shtrëngojnë duart.

Njerëzit kurrë nuk bëjnë mirë, vetëm në rast se nevoja i shtyn ata; por kur ata janë të lirë të zgjedhin dhe mund të bëjnë pikërisht ashtu siç u pëlqen, konfuzioni dhe rebelimi bëhen të shfrenuar.

Një princ nuk duhet të ketë ndonjë objekt tjetër, as ndonjë mendim tjetër … por luftën, institucionet e tij dhe disiplinën e tij; sepse ky është i vetmi art prej të cilit përfiton ai që urdhëron.

Gjithkush që do të dijë se çfarë do të ndodhë, duhet të shqyrtojë atë që ka ndodhur: çdo gjë në këtë botë në çdo epokë ka kopjen e saj në antikitet.

Është më mirë të veprosh dhe të pendohesh se të mos veprosh dhe të pendohesh.

Pikëpamja ime është se është më e leverdishme të të kenë frikë sesa të të duan; por është e vështirë për t’i arritur të dyja dhe nëse njëra prej tyre duhet të mungojë, është shumë më e sigurt t’ju kenë frikën sesa t’ju duan.

Nuk duhet asnjëherë të biesh pre e besimit se mund të gjesh dikë që të mund të të ngrejë përsëri.

Njerëzit më shpejt harrojnë vdekjen e babait të tyre sesa humbjen e pasurisë së tyre.

Prandaj kalaja më e mirë gjendet në zemrën e popullit, sepse edhe nëse keni kështjella, ato nuk ju shpëtojnë dot, nëse urreheni nga populli.

Kështjella më e mirë që një princ mund të posedojë është dashuria e popullit të tij.

Prandaj të gjithë profetët e armatosur kanë qenë fitimtarë dhe të gjithë profetët e paarmatosur janë shkatërruar.

Perëndia krijon njerëz, por ata zgjedhin njëri-tjetrin.

Njerëzit në thelb nuk u besojnë gjërave të reja që nuk i kanë përjetuar vetë.

Të gjitha shtetet dhe qeveritë nga të cilat njerëzit janë ose kanë qenë ndonjëherë të sunduar, kanë qenë dhe janë ose republikat ose principatat.

Sepse kushdo që beson se avancimi i madh dhe përfitimet e reja i bëjnë njerëzit të harrojnë dëmtimet e vjetra e ka gabim.

Herë pas here fjalët duhet të shërbejnë për të mbuluar faktet. Por le të ndodhë kjo në mënyrë të tillë që askush të mos e marrë vesh; ose, nëse duhet të vihet re, arsyetimet duhet të jenë gati menjëherë.

Machiavel_Offices_Florence

Nikolo Makiaveli (Niccolò Machiavelli; 3 maj 1469 – 21 apo 22 qershor 1527) ishte një politikan, diplomat, filozof, historian dhe poet nga Firenca.

Sëbashku me Leonardo da Vinçin mendohet si një shembull tipik i njeriut të rilindjes. Ky përcaktim – sipas shumë njerëzve – veçorizon në mënyrë më të kryer qoftë njeriun ashtu edhe letrarin dhe jo emërtimin makiavelizëm, që ka hyrë për tjetër gjë në gjuhën e tanishme për të treguar një mençuri dhe një mprehtësi të mendimit kurdoherë të hollë e kulmor.

Pas një kohe studimesh të tendosura, në vitin 1498 hyri në jetën politike si sekretar i republikës . Është autori i veprës së famshme Il Principe (“Princi”).

Gjatë viteve të jetës së tij politike (1498 – 1512) pati mundësi të njihte ambasadorë, politikanë, princa dhe të studiojë me themel zhvillimin e ngjarjeve. 

Jetëshkrimi

Nikolo lindi në Firence më 3 maj 1469. Ai ishte djali i një juristi. Për rininë dhe formimin e tij dihen shumë pak gjëra. Por është e qartë se ishte familjarizuar me poetët kryesorë, filozofët dhe historianët grekë dhe latinë. Zotërimi i shkencave politike dhe njohja e thellë e intrigave të kohës së vet, të dukshme në veprën e tij, të shtyjnë të hamendësosh se Makiaveli u përzie që shumë i ri në jetën politike të qytetit. Më 1498 u bë sekretar i Këshillit të të Dhjetëve, organizëm i ngarkuar me politikën e jashtme dhe ushtarake të Senjorisë. Në vitet që pasuan, shumë ambasada e çuan në qendrat e mëdha të pushtetit, si në Itali ashtu edhe jashtë. Më 1512, kur ra Republika, Makiaveli humbi detyrat e tij për arsye të pjesëmarrjes së hamendësuar në një përbetim kundër Mediçëve të ardhur në pushtet. I arrestuar dhe i torturuar, u shtrëngua të tërhiqej në pronën e tij në San Kashiano, jo larg Firences. Po atë vit shkroi veprën e tij më të njohur Il Principe (Princi, që u botua vetëm më 1532), dhe punoi për veprën Fjalë për dekaden e parë të Tit Livit, botuar më 1531. Makiaveli, gjatë këtyre gjashtë viteve, shkroi pjesën më të madhe të shkrimeve të tjera, midis të cilave poema didaktike mbi modelin antik dhe një komedi, Mandragora, botuar më 1524. Më 1518, ai u bashkua me rrethin politiko-letrar të “Orti Oriçelari” në Firence dhe lexoi aty pjesë të zgjedhura nga vepra e vet. Me ndërmjetësinë e lidhjeve të reja, u fut në punë pranë Mediçëve, nderet e të cilëve kishte kohë që i kërkonte me ngulm. Duke filluar nga viti 1519, zotërit e Firences i besuan detyra të shumta, pa ndonjë rëndësi të veçantë, dhe sidomos pa ndonjë lidhje me politikën. Për llogari të kardinalit Xhulio de Mediçis, ai krijoi të famshmen Histori të Firences, botuar më 1523. Makiavelit iu kthye më në fund qytetaria e tij prej borgjezi të Firences, që e lejoi të zgjidhej në të gjitha detyrat e Senjorisë. Më 1526, atëherë kur trupat e Karlit V kërcënonin qytetin, u emërua, me urdhër të papa Klementit VII (një Mediçi), kancelar i shërbimit mbrojtës.

Pas marrjes dhe plaçkitjes së Romës nga Karli V më 1527, Mediçët u detyruan të linin pushtetin në Firencë dhe Makiaveli i humbi përsëri të gjitha funksionet e tij. Vdiq më 22 korrik të po atij viti, në moshën pesëdhjetetetëvjeçare dhe u varros në kishën e Santa Kroçes, kisha më e madhe françeskane e Italisë, një panteon i vërtetë i lavdive fiorentinase.

Lëvizja europiane e humanizmit filloi nga zbulimi i shkrimeve të Antikitetit në Itali, në fillimet e skekullit XV; ai njohu kulmin e tij me veprën e Erazmit të Roterdamit, që bëri një përkthim të ri kritik të Biblës, sipas teksteve origjinale në hebraisht dke në greqisht. Filologjia moderne kishte lindur, me diskutimin kritik dhe me verifikimin e burimeve për shkrimet e përcjella nga tradita, ndërsa përsosuria e shtypshkronjës nga Gutenbergu siguroi një shpërndarje të gjerë të këtyre punimeve. Shpirti kritik dhe i vetëdijshëm i humanizmit u kap pas teksteve të shenjtëruara nga dogma dhe tradita, duke çuar në një komentar “laik”, përballje e vërtetë midis individit dhe Shkrimeve të Shenjta, që eci me shpejtësi në një hap me Reformën. Reforma e Martin Luterit, e Ulrish Zvinglit dhe e Kalvinit, që filloi në Europën e Veriut rreth njëzet vjet pas ekzekutimit të Savonarolës, kishte elemente të përbashkëta me protestën fetare të dominikanit fiorentinas: një kundërshti ndaj ideve tepër laike dhe vetëkënaqësisë krenare të njerëzve të Rilindjes dhe nënshtrim ndaj besimtarisë absolute, ndaj “nderit” të vendimeve hyjnore. Reformatorët patën megjithatë më shumë sukses, sepse ishin më pak radikalë dhe fanatikë se kryemurgu i San Markos të Firences dhe sepse një numër i madh intelektualësh dhe princash u rreshtuan në krah të tyre. Thënja “Qëllimi i përligj mjetet” i atribuohet Injacio de Lojolës (1491-1556), themelues i urdhrit të jezuitëve, qëllim i fundit i të cilit ishte t’u shërbente gjithmonë interesave të Papës. Fetarët duhet t’i binden atij perinde ac cadaver (“si një kufomë”) dhe të përpiqen me të gjitha forcat të përcjellin vullnetin e tij me bëma, në përputhje me shpirtin makiavelik. Jezuitët u bënë arma kryesore e Papatit për të organizuar Kundërreformën dhe modeli i aparateve burokratike mbi të cilat u themeluan shtetet absolutiste duke filluar nga skekulli XIV.

Nikola Makiaveli (Nicolas Machiavel), ka qenë mendimtari i parë që hartoi teorinë e racionalizmit praktik, duke i kthyer kështu shpinën mendimit mesjetar, për të cilin qëllimi i çdo veprimi tokësor ishte dhënë që më përpara: vullneti hyjnor, frymëzimi platonik i shpirtit në unitet me Zotin e nderit, ose energjia vepruese dhe e dobishme aristoteliane (kërkimi i formave të zhvillimit superior, si për gjërat, ashtu edhe për qeniet e gjalla). Atëherë kur mendimi mesjetar i linte pak vend lirisë së vendimit të individit, që madje nuk kishte të drejtë të vendoste kundër urdhrit të Krijimit, pra kundër shpëtimit të tij, njeriu i Rilindjes është thellësisht i pushtuar nga ndjenja e jetës: ai mund dhe duhet të vendosë vetë, si individ, për atë që është e mirë dhe e drejtë për të.

Në gjysmën e parë të shekullit XV, një fiorentinas i ri me kulturë nuk e vriste shumë mendjen nëse i ishte ruajtur ndonjë vend i vogël nën diell; ai e përmblidhte energjikisht veten (zbatimi i virtu) dhe nuk linte t’i shpëtonin nga duart të gjitha rastet që i paraqiteshin (si pasojë e fortuna).Një varg i tërë përvojash të reja e kishin nxitur në Firence shfaqjen e kësaj vetëdije krenare për veten. Familjet e mëdha fiorentinase, me në krye Mediçët, kishin grumbulluar pasuri të jashtëzakonshme, falë industrisë dhe tregtisë së pëlhurave dhe kishin tërhequr rreth tyre artistë dhe intelektualë që shërbenin për vlerësimin e pasurisë dhe lavdisë së tyre, si në qytet ashtu edhe jashtë tij. Falë punimeve të Filipo Bruneleskit, që kishte ndërtuar kupolën gjigante të katedrales, fiorentinasit e shihnin veten në gjendje të realizonin të njëjtat suksese teknike si të parët; konsili i mbledhur në qytet më 1439, që duhej të çonte në pajtimin (në dukje) të kishave të Lindjes dhe të Perëndimit, ndihmoi gjithashtu në mënyrë vendimtare për të përhapur diturinë e Greqisë antike.

Kozmo de Mediçi, burri më i fuqishëm i Republikës fiorentinase, themeloi më 1459 Akademinë e qytetit të tij. E prirë për të ripërtërirë filozofinë antike në një perspektivë platonike, ajo lindi në fakt një fe filozofike të afërt me neoplatonizmin e Plotinit, të pajtueshme me doktrinën e krishterë dhe krejt të kënaqshme në rrafshin intelektual. Zbulimi i natyrës zinte shumë vend te neoplatonizmi, synimet e të cilit ishin krejtësisht praktike. Të nxitur nga teoria e Nikolas Krebsit mbi ngjashmëritë midis “mikrokozmosit” dhe “makrokozmosit”, filozofët e Rilindjes kërkonin gjithashtu ta bënin të dobishme “simpatinë” e tokësores dhe të qiellores nëpërmjet praktikash magjiko-alkimike, duke synuar të arrinin shndërrimin e materies – për shembull për të prodhuar ar. Spekulime të tilla përmbanin rrezikun e besimit te fati astrologjik, kundër të cilit u ngrit Xhovani Piko dela Mirandola (1463-1494), përfaqësuesi më i rëndësishëm i Akademisë fiorentinase dhe zëdhënësi i saj; ai u nis nga ideja se çdo njeri duhet të arrijë të përcaktojë lirisht fatin e vet. Vetëdija e re e njeriut të Rilindjes nuk kishte një themel botërisht të shëndoshë; sidomos në shtresat e thjeshta të popullsisë, një numër individësh kishin një ndjenjë të thellë se ishin vetëm, të brishtë dhe blasfemues. Një murg dominikan që shihte vegime, Xhirolamo Savonarola, arriti të përfitonte nga gjendja kritike në të cilën ndodhej Firenca – e kërcënuar nga jashtë nga spanjollët dhe e privuar nga Mediçët, që ishin dëbuar nga francezët – për të vendosur përkohësisht një Republikë të krishterë fondamentaliste, një shtet të vërtetë teokratik e të ashpër. Në këtë kohë janë karakteristike trazirat shpirtërore dhe Sandro Botiçeli, që i kishte marrë nga mitologjia pagane subjektet e tablove të tij të frymëzuara nga Akademia fiorentinase, i dogji vetë veprat që zotëronte ende, në “turrën e famshme të kotësive”, të organizuar nga Savonaroia. Më 1498 ai vendosi rregull në sjelljet e papëlqyeshme të këtij fanatiku duke e arrestuar, gjykuar dhe ekzekutuar; kolektivizmi i tij përfshirës kërcënonte individualizmin e kulturës që po rilindte, po aq sa sundimi i princave!

Ndërsa vetëdija e re e vetvetes, karakteristikë e njeriut të Rilindjes, po shtrihej deri në kozmologji dhe rreziku i rënies në rrëmujat socialpolitike dhe në përmbysjen e gjendjes ishte i pranishëm, burri i shtetit, Makiaveli, që ishte dëbuar nga Mediçët, përfitoi nga kjo gjendje. Të gjithë këta faktorë përcaktuan planin e dytë të filozofisë politike të autorit të veprës Princi, vepër çuditërisht “moderne”, shkruar më 1513. Modeli i princit ishte Cezar Borxhia, djali jo i ligjshëm i papa Aleksandrit VI; forca e tij e veprimit (pasojë e virtu-s së tij), aftësia për të përfituar nga rastet e përshtatshme (pasojë e fortuna-s së tij) dhe shmangia e zgjuar e të pashmangshmes, i kishin dhënë mundësinë të fitonte sovranitetin mbi provincën italiane të Romanjës dhe të mbahej aty fuqishëm.

Makiavelit nuk i interesonte aspak që një sundimtar absolut si Borxhia kishte qenë një uzurpator; përligjja e një drejtuesi përmes nderit të Zotit nuk i interesonte shumë, sepse nuk njihte asnjë lidhje midis teologjisë dhe politikës. Makiaveli, sekretar i Senjorisë republikane, do të kishte parapëlqyer drejtimin e zgjuar të një administratori të mirë të Republikës sesa sundimin arrogant të një princi të vetëshpallur, por kjo nuk përbënte për të ndonjë ndryshim në ushtrimin e pushtetit. Shteti, qoftë republikë apo principatë autokratike, ka vetëm një qëllim: ruajtjen e tij dhe mbajtjen e pushtetit me ta vendosur atë. Dhe ky qëllim është i natyrshëm, sepse njerëzit janë të këqij nga natyra, duke dashur secili më shumë sesa ajo që merr. Pra, nuk duhen lejuar të gjithë individët, të aftë për të vendosur lirisht, të ndjekin qëllimet e tyre egoiste njëri kundër tjetrit. T’i pengosh për këtë nëpërmjet përforcimit të shtrëngesës shtetërore, ky është një qëllim që përligj edhe dhunën, gënjeshtrën dhe tradhtinë. Politika nuk ka të bëjë fare me moralin. Liria e sapofituar nga njerëzit e Rilindjes u përvetësua vetëm në dobi të atij që mori pushtetin. Megjithatë kjo liri është e kuptueshme: virtytet themelore të trashëguara nga Platoni dhe të lidhura nga Ciceroni tek etika stoike – zgjuarsi, guxim dhe përmbajtje – u zhveshën nga Makiaveli prej çdo përmbajtjeje metafizike apo etike. Ato janë tani vetëm mjete për të fituar pushtetin dhe për ta mbajtur atë.

Në mendimin politik, idetë e Makiavelit çuan në përcaktimin nga francezi Zhan Bodën (1530-1596), të nocionit të sovranit si mishërim i vullnetit të shtetit, përherë në bazë të teorisë moderne dhe në konceptin e “arsyes së shtetit”, që daton nga Shekulli i Dritave. Makiaveli, mendimtari i parë i Kohëve Moderne, në historinë e filozofisë zgjeroi një fushë të shkencave praktike, politikën, duke e shkëputur nga lidhjet e saj me teologjinë dhe metafizikën. Natyralistët do të ndiqnin rrugën e tij. Veprat kryesore: Shqyrtime për dekaden e parë të Tit Livit (1502); II Principe (1532); Sundimtari, përkth. shqip (1977).

Veprat

Princi Nikolo Makiaveli, ne vepren e tij “Princi” i kushton nje rendesi te madhe menyres se organizimit dhe formave te qeverisjes. Te gjitha shtetet e qeverite qe kane pasur dhe kane pushtet mbi njerezit, kane qene dhe jane republika ose principata, thote Makiaveli. Principatat ose jane te trasheguara ose jane krejtesisht te reja, ose jane mesuar te jetojne nen sundimin e nje prince, ose te egzistojne si shtete te lira. Ato fitohen me armet e tjeterkujt, me armet vetjake, me ane te fatit ose trimerise. Te principatat e trasheguara veshtirsite per te mbajtur pushtetin jane shume here me te vogla sesa te ato te rejat, sepse mjafton qe prince te mos braktis menyren e te qeverisurit te paraardhesve. Veshtirsite u takojne me shume principatave te reja, rrezimi i princit ndodh nga veshtiresi te cilat jane te natyrshme ne cdo principate te re. Principatat e perziera ose i perkasin te njejtes etni ose jo. Kur i perkasin te njejtes etni, ai qe shtie nen kontrroll nje territor te ri per ta mbajtur sa me gjate duhet e respektoje dy kushte: te zhduket krejtesisht dinastia e princit te meparshem dhe te mos ndryshohen ligjet, te mos kemi shtim te taksave. Kur territoret e pushtuara i perkasin etnive te ndryshme, lindin veshtiresi te medha. Nje nga menyrat me te mira per ti kapercyer ato eshte qe prince te shkoje e te jetoje vet atje. Keshtu do te kete ne kontrroll te plote zyrtaret e vet por do te jete edhe me afer shtetasve per te fituar dashamiresine e tyre ose per tu shtene atyre friken. Nje tjeter zgjidhje afatgjate eshte te vendosesh aty nje ose dy koloni si shtojca te verteta te shtetit. Nga ky veprim do te privohen vetem nje numer i vogel banoresh te cilet do te shpronesohen ne menyre qe pronat e tyre tu kalojne banoreve te rinj. Princi duhet ta shpalle veten prijes dhe mbrojtes te fqinjeve me te dobet dhe te perpiqet te dobesoje ata qe jane me te fuqishem se ai, gjithashtu duhet te kujdeset qe ne territor te mos hyje asnje i huaj qe eshte i fuqishem sa ai, sepse te huajt nuk ftohen kurre, me perjashtim te rastit kur kjo behet nga te pakenaqurit, ambiciozet e padobishem apo frikacaket.Por pervec kujdesit per trazirat e castit, duke qene largpames ne menyre qe te merren masa edhe per ato te se ardhmes. Largpamesia, kur nuk eshte e shtyre nga rrjedha e ngjarjeve, na lejon te gjejme lehtesisht rrugezgjidhje te efektshme. 

Thënie

  • “Ku është njeriu, aty dyshohet më tepër”.
  • “Të qeverisësh do të thotë të bësh të besojnë”. (“Princi”)
  • “Qëllimi arësyeton mjetin”
  • “Nëse dëshiron ta mundësh armikun,sajo vdekjen tënde” 

 

Kureshti nga jeta e filozofit

  • Në misione të ndryshme diplomatike dhe në shërbime publike të vendlindjes së tij Firencës Nikolla Makiaveli e filloi karrierën e vet letrare duke kompozuar kancone, këngë kamevalesh dhe sonete. Në vitin 1513 shkroi veprën e tij më të rëndësishme juridike-politike Sundimtari. Duke i vështruar realisht ngjarjet politike të kohës së tij, Makiaveli u nis nga premisa se nuk ka dobi nga përshkrimi i ndonjë tipi ideal të sundimtarit për të cilin rrëfejnë religjionet, flasin filozofët utopistë dhe reformatorët shoqërorë. Tiparin e vet ai përpiqet ta karakterizojë në mënyrë që të mund të qëndrojë në periudhën kur fjala e nderit e një diplomati dhe e një politikani nuk vlen kurrgjë, kur bashkimet shkelen në mënyrë të paskrupullt dhe vetëm njerëzit dorëfortë dhe dinakë ngelin në këtë lojë të vazhdueshme plot mashtrimesh dhe vrasjesh. Prandaj. Sundimtari i tij është vetëm një apoteozë iluzore e tiranit të vrazhdë dhe kodeks i rregullave për krime. Duke pasur një synim të vazhdueshëm për çlirimin dhe bashkimin nacional të Italisë, ai u nis nga njëmendësia faktike (verita effetuale) për të gjetur rragëdaljet dhe mundësitë reale për realizimin e koncepcioneve të veta politike. Në luftërat e ashpra që sundonin në Itali, Makaveli mendonte se vërtet mund t’u kundërvihet vetëm me forcë, kështu që, pavarësisht nga mjetet, të arrihet çlirimi i vendit.
  • Nikolla Makiaveli pohon se tiraninë i krijon ose populli ose aristokrati, varësisht nga rasti që paraqitet. Ndërkaq, megjithatë ka ndryshim qenësor ndërmjet synimeve të popullit dhe këtyre aristokratëve: «Synimet e popullit janë shumë më të ndershme se synimet e aristokratëve, sepse këta duan të shtypin, popullin që të mos shtypet». Në këtë mënyrë, duke hequr maskën e gënjeshtarit të moralit dhe të fariseizmit, themeloi teorinë e parë civile të bazuar gjerësisht të shtetit dhe, në të vërtetë, ndau etikën nga politika.
  • Në komeditë e tij brilante (sidomos në «Mandragolen») mjeshtër i të qeshurit dhe i moralit i cili i kundërvihet drejtpërdrejt hipokrizisë priftërore dhe çdo hipokrizie «të madhërishme», Makiaveli në aspektin teorik është i afërm me hedonizmin dhe mbron të drejtën e argëtimit dhe të qeshurit të popullit, i cili është i kundërt me «fjalimin solemn dhe rigoroz» të moralistëve dhe të asketëve.
  • Nikola Makiaveli e liroi mendimin politik nga çdo lidhje me konceptimin metafiziko-fetar të shoqërisë, për ta bërë një sistem qëllimesh shkencërisht të arsyeshme. Ai hapi kështu rrugën e mendimit natyralist.
  • “Makiavelizmi” është sot sinonim i një politike force, të paskrupullt dhe pa moral, në dobi të së cilës të gjitha mjetet janë të mira. Hipoteza bazë e kësaj teorie është se çdo njeri e di çfarë do dhe se, sipas kritereve të arsyeshme, zgjedh mjetet që i shërbejnë më mirë realizimit të synimeve të tij.
  • Nuk është rangu që zë në zinxhirin e Qenies ai që përcakton veprimin e njeriut, por janë veprimet dhe realizimet ato që e bëjnë atë të jetë ai që është.
  • Shteti, qoftë republikë apo principatë autokratike, ka vetëm një qëllim: ruajtjen e tij dhe mbajtjen e pushtetit me ta vendosur atë.
  • «Konsideroj se është i lumtur ai që në veprimet e tij udhëhiqet nga fryma e kohës, pra, së këtejmi i palumtur është ai veprimet e të cilit nuk përputhen me kohën».  

Makiaveli: “Pse njerëzit e mirë e të drejtë nuk “çajnë” përpara në jetë”… 

makiaveliMakiavelli ishte një mendues politik fiorentin i shekullit të gjashtëmbëdhjetë me këshilla të dobishme për njerëzit e mirë të cilët nuk shkojnë shumë larg.

Mendimet e tij sillen rreth vëzhgimi qëndror të parehatshëm: atë të cilin të këqinjtë priren ta fitojnë.

Dhe ata e arrijnë këtë sepse kanë një avantazh të madh mbi të mirën: ata janë të gatshëm të veprojnë me zgjuarsinë dhe dinakërinë më të errët për të çuar më tej çështjen e tyre. Ata nuk pengohen nga këta kundërshtarë të ngurtë të ndryshimit: parimet.

Ata do të jenë të gatshëm të plotësojnë gënjeshtrën, të ndryshojnë faktet, kërcënojnë apo edhe të bëhen të dhunshëm.

Ata gjithashtu – kur e kërkon situata – e dinë se si të mashtrojnë në mënyrë joshëse, të përdorin fjalë me sharm dhe të ëmbla, të verbojnë dhe shpërqëndrojnë. Dhe në këtë mënyrë, ata zotërojnë botën.

Në mënyrë rutinore supozohet se një pjesë e madhe e asaj çfarë do të thotë të jesh një njeri i mirë është të sillesh mirë. Një njeri nuk ka vetëm qëllime të mira, një njëri është i angazhuar ndaj veprave të mira. Kështu, nëse dikush do një botë më serioze, ai ka nevojë të fitojë njerëz nëpërmjet argumenteve të vërteta.

Nëse dikush do një botë më të drejtë, ai duhet të përpiqet të bindë dhe të përpiqet me butësi që t’i bindë agjentët e padrejtësisë që të dorëzohen vullnetarisht, jo nëpërmjet frikësimit. Dhe nëse dikush do që njerëzit të jenë të sjellshëm, ai duhet të jetë i sjellshëm me armiqtë e tij, jo mizor.

Duket madhështore por Makiavelli nuk mund të hiqte dorë nga një problem i padiskutueshëm. Nuk funksionon. Ndërsa shikoi pas në historinë e Firences dhe shteteve Italiane në përgjithësi, ai vuri re që princat e sjellshëm, burrat e shtetit dhe tregtarët gjithmonë vijnë dhe shkatërrohen.

Kjo ishte arsyeja përse ai shkruajti librin për të cilin e njohim sot, “The Prince”, një manual i shkurtër këshillash tejet origjinal për princat e mirënjohur që të mos përfundojnë të fundit.

Dhe përgjigja, shkurtimisht, ishte të jesh aq i sjellshëm sa ke dëshirë, por asnjëherë të mos i përkushtoheshin tepër të vepruarit bukur: dhe me të vërtetë të dish si të marrësh hua – kur duhet të jetë – çdo mashtrim i vetëm i përdorur nga njerëzit më cinikë, të paskrupullt dhe njerëzit më të neveritshëm që kanë jetuar ndonjëherë.

Makiavelli e dinte se nga e kishte origjinën fiksimi ynë kundër-produktiv me të vepruarit bukur: Perëndimi ishte rritur me historinë e Krishterë të Jezusit nga Nazareti, njeriu aq i mirë nga Galilea i cili gjithmonë i trajtonte mirë njerëzit dhe u vra si mbreti i mbretërve dhe sundimtari i përjetësisë.

Por Makiaveli vuri në dukje një detaj të papërshtatshëm për këtë tregim sentimental të triumfit të mirësisë nëpërmjet butësisë. Nga një këndvështrim praktik, jeta e Jezusit ishte një fatkeqësi e plotë. Ky shpirt i butë u shkel dhe u poshtërua, u shpërfill dhe u tall. I gjykuar gjatë jetës së tij dhe jashtë çdo ndihme hyjnore, ai ishte një nga humbësit më të mëdhenj të historisë.

Dhe kështu, propozoi Makiavelli, sekreti i të qenit efektiv qëndron në kapërcimin e të gjitha gjurmëve të kësaj historie. Princi nuk ishte, ashtu siç mendohet shpesh, një udhëzues për të qenë një tiran; është një udhëzues për atë çfarë njerëzit e mirë duhet të mësojnë nga tiranët.

Është një libër mbi mënyrën si të jemi efektiv, jo vetëm të mirë. Është një libër i përhumbur nga shembujt e pafuqisë së të pastrit.

Princi i admirueshëm – dhe sot ne mund të shtojmë, Shefi ekzekutiv (CEO), aktivist politik apo mendimtar – duhet të mësojë çdo mësim nga operatorët më të zymtë dhe më dinakë përreth.

Ata duhet të dinë se si të trembin dhe të frikësojnë, të ngatërrojnë dhe të detyrojnë dhe të mashtrojnë. Politikani i mirë duhet të mësojë nga demagogu; sipërmarrësi më i sinqertë nga mashtruesit.

Ne kemi nevojë të marrim mësime nga një burim i papritur: ata që ne i përbuzim më shumë. Ata kanë më të shumtën për të na mësuar mbi mënyrën se si të sjellim realitetin që dëshirojmë – por që po luftojmë. Kemi nevojë për armë çeliku të ngjashëm me ato të tyre.

Së fundmi, ne duhet të kujdesemi më shumë për të qënët efektivë sesa thjesht të synojmë fisnikërinë. Nuk mjafton të ëndërrojmë gjëra të mira: masa e vërtetë është ajo që arrijmë. Çështja është të ndryshojmë botën për mirë, të mos banojmë në ngushëllimin e rehatisë së qëllimeve të mira dhe një zemre të ngrohtë. 

Të gjithë këtë Makiaveli e dinte

Ai na shqetëson për arsye të mira; sepse ai na provon se ku jemi ne me të mirën tonë. Ne i themi vetes se nuk kemi arritur atje, për shkak se ne jemi paksa si tepër të pastër, të mirë dhe të dashur.

Makiavelli na informon me këmbëngulje se jemi të mbërthyer sepse nuk kemi parë aq larg sa për të mësuar nga ata të cilët me të vërtetë e dinë: armiqtë tanë.

Bugajski: Dialogu duhet të ndërpritet sepse është një farsë

BugajskiPor, si Vahelei e kryeministri Rama nuk mendon Janush Bugajski njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor. Ai thotë se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi në përpjekje për të arritur marrëveshje është vetëm një tendencë e Serbisë për të penguar Kosovën në anëtarësim në institucione ndërkombëtare.

Bugajski ka thënë se ky dialog duhet të ndërpritet sepse është një farsë. Amerikani Bugajski ka thënë se sulmet ndaj policëve të Kosovës në veri, janë të nxitura nga Beogradi për të destablizuar Kosovën.

Sulmet e Policisë së Kosovës në Veriun e vendit, i ka komentuar njohësi amerikan i rrethanave ndërkombëtare, Janush Bugajski, i cili ka thënë se sulmet ndaj policisë së Kosovës janë nxitje të qëllimshme të Serbisë për të provokuar stabilitetin e Kosovës.

“Janë tre objektiva kryesore të sulmeve – të përpiqen ta mbajnë Kosovën të paqëndrueshme, t’i demonstrojnë BE-së se kufijtë e Kosovës mbeten të diskutueshëm dhe të testojnë reagimin e qeverisë në Prishtinë. Në një moment, qeveria e Vuçiqit mund të përpiqet të përshkallëzojë sulmet për të testuar më tej reagimin e BE-së dhe NATO-s. Një reagim i dobët ose ai që kërkon disa kompromise të reja diplomatike do të shihet si një fitore për Beogradin”, tha ai.

Qëndrimet diametralisht të kundërta të palëve në dialogun Kosovë-Serbi, Bugajski thotë se janë dëshmi që ky dialog veçse është i dështuar e që po kthehet në farsë. Sipas tij, dialogut duhet të ndërpritet, pasi po përdoret vetëm si arsye për ta bërë Kosovën të ngathtë që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë negociatorët se nuk ka kompromis mes pavarësisë dhe mos pavarësisë së Kosovës. Pasi Serbia nuk do ta pranojë statusin përfundimtar të Kosovës si shtet i pavarur, dialogu duhet të ndërpritet. Ai thjesht përdoret si një re tymi nga Beogradi për të ngrirë përparimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe për të gjeneruar konflikte”, tha ai. Per me tepër, Beogradi duhet të sanksionohet për mbështetjen e regjimit gjenocidal në Rusi dhe për kundërshtimin e politikave të BE-së.?

Takimi i fundit në Bruksel për arritjen e një marrëveshjeje të re për targat pati dështuar, pasi pala serbe kishte refuzuar marrëveshje të re.

Bugajski thotë se Serbia nëpërmjet dialogut po përpiqet ta ndaloj Kosovën në anëtarësim në institucione ndërkombëtare

Sipas tij sulmi ndaj policëve në veri të Kosovës, është përpjekje për destabilizim të saj nga Beogradi.

Një a dy Atdhe i kanë shqiptarët?

flamuriKosova, thotë shpesh, pa ia kërkuar kush është Atdheu ynë i vetëm! Dhe këtë mendim e thotë, përpos të tjerash, për të mohuar, cenuar, zhvlerësuar idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Duke e shqiptuar aq përkushtueshëm fjalinë e sipërthënë, ajo e thotë edhe një të pavërtetë: se Shqipëria s’ishte kurrë as Atdheu i të parëve të saj e as i të parëve tanë!

Gabim i dyfishtë.

Fjala At- dhe vjen prej fjalës toka, dheu i babait, i gjyshit, i stërgjyshit. Dhe i të parëve të tjerë.

Prejardhja, domethënia dhe kuptimi i fjalës At – dhe nuk lidhej me shtetin, siç lidhet sot në disa vende, më të vogla, më të reja, a më të mëdha, por lidhet me babanë, me atin, me gjyshin e stërgjyshin.

E Kosova, toka e saj, banorët e saj ishin gjatë, me shekuj, me mija vjet pjesë tokësore, gjeografike dhe demografike, e tërësisë gjeografike dhe etnike ilire, arbërore, shqiptare. Kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk e ka vendosur Zoti, as shqiptarët, por pushtuesi shekullor – Serbia!

Pse e thotë dhe e rithotë tash, pa ia kërkuar kush, se Kosova është i vetmi Atdhe i yni? A nuk është më e drejtë, më e drejtë dhe më e arsyeshme shkencërisht dhe etnikisht dhe historikisht të thuhet sot se Kosova, Kosova e Shqipëria janë Atdheu i ynë, janë dy Atdhetë tanë? Po, po, padyshim: Po.

Ata që thonë se Kosova është i vetmi Atdhe i yni janë, për fat, në numër shumë e shumë më pak sesa ata që e thonë, që e mendojnë dhe që e ndiejnë, se Kosova dhe Shqipëria janë Atdheu ynë. Dhe do të jenë Atdheu ynë, i pëlqeu a nuk i pëlqeu pakicës së papërfillshme, edhe kur gjendet në karrige të përfillshme.

Nuk ka dyshim se edhe për pasardhësit e atyre që thonë sot se Kosova është i vetmi Atdhe i tyre, pashmangshëm do të vijë dita kur do të thonë se Shqipëria e bashkuar me Kosovën, se Kosova e bashkuar me Shqipërinë, është Atdheu i tyre, siç ishte kurdoherë. Mospajtimi me këtë ideal kombëtar domethënë mospajtim me kohezionin shpirtëror, shoqëror, moral e kombëtar të shqiptarëve që është kusht i zhvillimit e i përparimit të tyre.

Të thuash, prandaj, siç thotë ajo se Kosova është i vetmi Atdhe i yni, domethënë të bësh atë që e ndëshkon e përtashmja dhe historia kombëtare: veprim kundër vetvetes!

Rexhep Qosja

Ndalu pak, Hashim!

Salafistët po përpiqen të rrënojnë të kaluarën, ju, politikanët, po shembni të tashmen, dhe së bashku me ta, po shkatërroni të ardhmen e kombit shqiptar dhe jeni bërë kobi i zi i tij! Po bashkëjetoni në mënyrë të përkryer dhe as nuk kritikoheni në mes vete! Kështu, në mënyrë simetrike, rehabilituat Serbinë!

 

“Islami jonë është europian!” H. Thaçi, gazetës austriake
Nuk ka islam europian në Europë, por ka islam shqiptar, boshnjak, turk, rom dhe goran në Ballkan. Më vonë Europës i është shtuar edhe islami i emigrantëve nga vende të ndryshme të Lindjes. Islamin tonë tolerant, po e shkatërron rryma radikale salafiste! Atë që  Ti quan “europian”, ka zënë vendin e parë me terroristë të rekrutuar për Siri. Radikalizmi islamik në trojet shqiptare është vepër dhe pasojë e salafizmit publik.

Ti thua se islami jonë është europian, por klerikët europianë, janë ekskomunikuar në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe atë drejton, njeriu, i cili në kundërshtim me version zyrtar të historisë shqiptare, sipas dëshirës së Erdoganit, ndoshta edhe Tëndes, shpall sulltan Muratin çlirimtar dhe hero! Pa qenë historian, pa pasë studiuar kurrë historinë!

Shqiptari mysliman, nuk shpall hero pushtuesin, Kryetar! Shqiptari mysliman çmon Europën dhe SHBA-të dhe ke të drejtë, kur thua se janë shumicë, por pakica agresive mjafton për ta rrënuar një shtet. Ajo pakicë, sot, bën të flitet për Kosovën jashtë! Ajo pakicë, sot, po shkatërron imazhin!

Edhe UÇK ishte pakicë. Kudo në botë lufton pakica e gatshme për vetëflijim dhe sjell ndryshime të mëdha! Shumica përjeton një dramë tjetër, një traumatizim kolektiv, ose për shembull, gjysma dëbohet në Bllacë dhe Kukës!

Hoxha shqiptar nuk martohet me kushërirën, nuk predikon martesën me mbesa, sepse respekton nderin, traditën autoktone, salafistët e rekomandojnë pa u skuqur!

Hoxha shqiptar nuk shan historinë shqiptare, salafistët dhe udbashët, po!

Hoxha shqiptar, nuk shan heronjtë shqiptarë, apo personalitetet shqiptare, pse nuk ishin myslimanë, salafistët dhe udbashët, po!

Hoxha shqiptar nuk rekrutonte shqiptarë për Siri, salafistët e kanë bërë dhe sot nxisin urrejtje kundër feve tjera!

Hoxha shqiptar nuk predikon urrejtjen kundër personaliteteve shqiptare të besimit katolik, bektashi, ose ortodoks, domethënë nuk përgatit luftë fetare mes shqiptarëve, salafistët dhe udbashët, po!

Hoxha shqiptar nuk bën propagandë kundër Perëndimit, salafistët dhe udbashët, po!

Hoxha shqiptar nuk predikon urrejtjen kundër kombit të vet, salfistë na quajnë me përbuzje “autobus!”

Hoxha shqiptar punon për kombin, jo kundër kombit, salafistët bëjnë propagandë antikombëtare nëpër xhami!

Hoxha shqiptar nuk gjykon historinë e stërgjyshërve të vet, salafistët, po!

Hoxha shqiptar nuk shan gratë shqiptare me “kurva”, pse shkojnë në pushime, salafistët, po!

Hoxha shqiptar nuk nxit rrahjen e grave me bisht sëpate, salafisti, po!

Hoxha shqiptar predikon religjion, moral, nuk merret me histori, me politikë, me astronomi, me medicinë, me antropologji, psikologji, neurologji dhe me shkencat për të cilat nuk është kompetent, salafistët, po!

Ti mund ta gënjesh veten Kryetar. Ambasadat janë aty, Perëndimi është në Kosovë dhe është duke parë mirë se çfarë po ndodh. Dashuria ndaj Europës mund të përkthehet dhe kuptohet edhe si nevojë e madhe materiale, nga mjerimi ekonomik, por jo si dashuri ndaj vlerave europiane! Këto vlera nuk i doni pikë së pari ju në politikë dhe sundoni, manipuloni, gënjeni, vidhni kombin dhe ekonominë e tij. Ju pasuroheni duke vjedhur, salafistët dhe udbashët duke i shërbyer Serbisë apo ndonjë vendi tjetër!

Salafistët po përpiqen të rrënojnë të kaluarën, ju, politikanët, po shembni të tashmen, dhe së bashku me ta, po shkatërroni të ardhmen e kombit shqiptar dhe jeni bërë kobi i zi i tij! Po bashkëjetoni në mënyrë të përkryer dhe as nuk kritikoheni në mes vete! Kështu, në mënyrë simetrike, rehabilituat Serbinë!

Hashim, deri në vitin 2004 shqiptari në Perëndim trajtohej me empati, gati-gati si hebrenjtë, që nga ajo ditë, kur turma ndezi kisha, imazhi jonë pësoi një rënie dramatike. Jo nga dashuria ndaj serbeve, por sepse vepruam mu si serbet që kishin djegur xhami dhe, sepse ishin ushtarë të krishterë, ata që po mbronin Kosovën, nga fundamentalizmi nacional-ortodoks serb! E ku jemi sot? Para një jave Hashim revista Spiegel shkroi se njerëzit ”me emrin mysliman dhe përkatësi shqiptare”, janë më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani! Merre me mend çfarë rrotullimi në theqafje!

Ti sheh çdo ditë, se identiteti shqiptar luftohet me argumente serbe. Lexo së paku studimet e Bardhyl Mahmutit, bashkëluftëtarit tënd dhe pyete veten pak, pse ata njerëz shërbehen me racizmin serb, me klishe serbe për ta luftuar kombin shqiptar!

Perëndimi ka respektuar shqiptarët, i ka ndihmuar, deri kur u bëtë vullnetarisht vasalë dhe, identiteti shqiptar, nuk mbrohet në mënyrë zyrtare, por iu hapën dyert e dritaret udbashëve të djeshëm dhe bijve të tyre të sotshëm. Këtë nuk do ta kishte lejuar asnjë shtet europian! Ata udbashë, janë të ashpër, vulgarë, agresivë,  financiarisht të fortë, të pa kompromis, këmbëngulës në misionin kundër çdo gjëje shqiptare. Tashmë jo nga jashtë, por nga brenda! Në gjuhën shqipe, jo serbe, por me paragjykime të përkthyera nga serbishtja. Nëpër media publike shqiptare! Dhe, nuk është çudi pse u ndërsyen me aq vrazhdësi para shpalljes së pavarësisë dhe pse tani para përfundimit të marrëveshjes!  Ai që paguan kërkon rezultate, Kryetar! Një pyetje krejtësisht diskrete: Sa agjent të Serbisë ka arrestuar Shërbimi i Inteligjencës së Kosovës? Nëse asnjë, atëherë duhet shpërbërë atë. Nuk na duhet, dëmton vetëm buxhetin!

Hashim, u desh të lexohen memoaret e Mulla Sulës, për t’u bindur për metodat dhe për të parë faktet, se kush janë njerëzit, që veprojnë për Shërbimet Sekrerte sllave, serbe dhe maqedonase! Asnjë vend në botë, nuk do të lejonte të bëhej ashtu poçavër e kaluara dhe e tashmja e kombit, siç po duron në mënyrë stoike politika shqiptare! Ju po lejoni shkatërrimin e sedrës individuale dhe kolektive!

Madje, Edi Cullaku, i kërcënohet BE-së, se nëse nuk hapen negociatat, do t’i bashkohet dikujt tjetër. Thua se Europa brengoset dhe bëhet xheloze! Thua se është kryeministër i një tufë bagëtie dhe ai vendoska, se ku do të integrohet Shqipëria! Ai mund të vendosë, ku do të kërkoj nesër azil, po jo kujt do t’i bashkëngjitet populli shqiptar! Orientimi shqiptar dihet. Këtë duhet ta dijë edhe ai!

Ne kemi gjakuar lirinë jo vetëm si popull, por kemi ëndërruar edhe lirinë për politikanët tanë. Lirinë për të marrë vendime vet! Lirinë për të ndërtuar politika nacionale vet dhe nuk kemi besuar, se kemi aq shumë zvarritës vullnetarë! Arsyen e dini ju, por një ditë do ta marrim vesh edhe ne. Mund të jenë para të vjedhura të transferuara në Turqi, prandaj edhe Edi Cullaku, ka rënë aq thellë në dashuri të zjarrtë, obsesive me despotin.

Merre me mend zoti Kryetar, një klerik gjerman apo një profesor gjerman, i cili pohon se pushtimi rus, ishte çlirim! Ji i bindur se do të humbte të drejtën në arsim, ose të drejtën e predikimit. Nuk mund të jetojë një njeri nga takstat e popullit, që ai përbuz dhe urren! Nuk mund të jetë mësues i tyre, nuk mund të jetë klerik i tyre, sepse ai urren edhe ata të cilëve u predikon apo të cilëve u mban ligjërata! Ai dëshiron t’i ndryshojë ata! Ai i dëshiron vetëm si turq, ose si arabë! Te ne pikërisht ata promovohen dhe kanë shumë ftesa nëpër platforma të ndryshme mediatike. Duke i lutur, ejani, ejani na shani!! Ejani, ejani na përbuzni! Ejani dhe na i quani gratë kurva, na tregoni  si t’ i rrahim dhe si të martohemi me anëtarë të familjes!

Ti nuk e do Europën Hashim! As Edi Luchavaja, jo! Dashuria ndaj Europës tregohet me shtetin ligjor. Në Gjermani Hashim, nëse një grua shahet me kurvë, paguhet 1900 euro gjobë. Te ne prokuroria nuk ka kohë! Për kërcënim, shantazh, shpifje, racizëm, nxitje të urrejtjes, njeriu burgoset, nuk i lejohet të ushtrojë detyrën e klerikut, as të mësimdhënësit! Shteti nuk paguan njerëz, që përpiqen të shkatërrojnë rendin publik! Në Kosovë dhe Shqipëri, po! Dje, Kryetar, në Gjermani u bastisën 29 banesa dhe u arrestuan po aq veta për nxitje të urrejtjes në mediat sociale, për antisemitizëm, për ofendime dhe për shantazhe! Në Kosovë dhe Shqipëri, njerëz të tillë nderohen nëpër debate publike!

Ti refuzon Europën dhe ke ndërtuar shtet tribal, ku kërcënimet bëhen publikisht, ku sharjet bëhen publikisht, ku shantazhet bëhen publikisht, ku nxitja e urrejtjes bëhet publikisht, gjersa prokuroria jote kalon kohën në facebook, ose sorollatet nëpër kafene e qytetit. Nëse ndonjë prej tyre jo, atëherë gjyqtarët tu, shfajësojnë edhe kriminelët!

Araba Xharra u rrah dhe u kërcënua qindra herë, por nuk u arrestua askush! Çdo njeri që shkruan kundër radikalizmit, po linçohet publikisht! Tani Edi Cullaku paska zbuluar edhe turkofobinë. Pra, nëse refuzojmë krenarinë osmane, jemi edhe turkofobë! Nëse kritikojmë radikalizmin, jemi islamofobë! E qëllimi? Kthimi në obskurantizëm! Anulimi i lirisë së shprehjes dhe mendimit!

Dashuria ndaj Europës nuk tregohet me përralla, që nuk i beson njeri, por me fakte. Faktet tua janë për keqardhje! Ke ndërtuar shtet fisnor Hashim dhe, nxënësit shqiptarë, edhe sikur të mos shkonin fare në shkollë, do të zinin vendin e fundit, siç e zënë duke shkuar çdo ditë! Duke paguar arsimtarë!

Ju paguani mësues e profesorë për të zënë vendin e fundit, ju paguani klerikë për të shkatërruar ardhmërinë e rinisë me radikalizëm. Populli po ju paguan juve si politikanë, për t’ ia hequr dheun nën këmbë!

Edhe një zoti kryetar, askush  nuk është kundër miqësisë me Turqinë e Erdoganit, por ajo pjesë e popullsisë me të cilën ju krenoheni si besimtare europiane, nuk pajtohet me përzirjen e Turqisë në identitetin tonë, me rimodelimin e shqiptarit, me perestrojkë turke, me shndërrimin e shqiptar në armik me fqinjët, në armik të vetvetes, duke u krenuar me vezirë si Rrahman Morina, që kanë sunduar, gjersa shqiptari nuk kishte as të drejtën e gjuhës!  Nuk po sulmojnë identitetin tonë as ata që ndihmuan UÇK-ën për ta çliruar vendin dhe për të fituar pavarësinë.

Me riosmanizimin e jetës publike, ndjeni tani ftohtësinë si për vizat, ashtu edhe për negociata! Distancën e përjetojmë edhe ne në Perëndim! Europa nuk dëshiron brenda vetes një Iran apo Turqi të vogël! Ajo i beson ligjeve të veta, lirive dhe të drejtave të njeriut, jo krenarisë osmane! E vërtetë se ke popull që ka simpati të madhe ndaj Europës dhe Perëndimit, por BIK mund ta udhëhiqte profesor Xhabir Hamiti. Ai përfaqëson islamin shqiptar që ti e quan europian, jo Naim Tërnava, i cili ka nënshkruar se do të “punojë për kthimin kulturor të Perandorisë Osmane!”

Nëse Marie Antoinettes Bonmot pyet pse populli ngre krye për bukë e nuk hanë torta, ju i thoni, kini durim se për Bajram ju falim mish dhe imamët tuaj, i ftojmë nëpër iftare rrugëve të Kosovës. Dhe, për çdo kilogram mishi që jua falim, do t’ ju fotografojmë për t’i treguar botës fytyrat tuaja të mjera, para mishit dhe të qeshurat, pas mishit. Paratë me të cilat blini mishin për ta dhe shtroni iftare, i merrni po nga ai popull fytyrëngrysur.

Ata po mashtrojnë nga pozita e njerëzve të zotit, ju nga pozita e hajnave të dreqit! Një ditë do të kuptosh, se atë kontribut që ke dhënë për t’ u çliruar vendi, e ke dëmtuar rëndë me shtetin tallava pas luftës. Mospezullimi i vizave nuk është faj i popullit, por pasojë e paaftësisë së politikanëve! Nejse, urime Bajramin e Madh Hashim! Jo vetëm ty, por të gjithë shqiptarëve, që besojnë islamin dhe që refuzojnë çdo lloj ekstremizmi!

nga lis bukuroca më 15 qershor 2018

Fryma opozitare e “aleancës së shejtanëve” dhe BDI

Nuk ka shkencë pa evidencë. Teoria mbetet teori, nëse nuk përkrahet nga dëshmia në botën reale. Përfshirë politikën.

Për disa ditë dhe javë, Shqiptarët kishin rastin të kuptojnë se si do duket etapa post-BDI në duart e opozitës së “bashkuar”. Ballafaqim mes realitetit të përhimtë integriste dhe ndryshimit opidoik opozitar. Shqiptarët për 20 vite kishin rastin të kuptojnë, përjetojnë, shijojnë dhe vjellin shijen e integrizmit koruptiv e kriminel. Por, për disa ditë dhe javë, kishin rastin edhe të shikojnë me një sy pas perderve të parajsës së premtuar opozitare. Dhe sa më shumë shikonin – me një sy drejt sokakut integrist, me një sy drejt bulevardit opozitar – aq më shumë ndjenin sensin e deja vue, të diçkajes që ua përkujton skena te ngjajshme nga e kaluara e vet dhe e sotme e të tjerëve. Pasi që mbledhnin sytë dhe mendjen. Shqiptarët në mendime konkludonin dhe definonin konfliktin mes nacionalizmit shqiptar (të kidnapuar) dhe islamizmit opozitar (të teledirigjuar).

Thënia se “si i dojnë të huajt Shqiptarët” kishte një demonstrim adekuat në ofertën opozitare që luftonte nën moton “edhe me dreqin e zi kundër bdi” që ishte dhe mbetet vetëm cinizmi subliminal që nënkupton “edhe me dreqin e zi kundër Shqiptarëve”. Pra, frymë urrejtjeje në stilin e qerasjeve të Shqiptarëve me epitete “pleme, të egër, të zbritur nga mali”, por me aromë më përkdhelëse të shprehjes së saj nga goja albanofone.

Fryma e “aleancës së shejtanëve” opozitar nuk begatoi argumentet anti-BDI që ca prej nesh kishin numëruar vite dhe vite më parë, deri sa shejtanët ishin në shoqëri të integristëve. Por arriti të përshkruan se si do dukej qeverisja nën drejtimin e tyre. Një bukuri e harmonisë islamiste ku erdoganistët luftojnë vahabistët, kundërshtojnë gulenistët dhe përdorin metodat guleniste kundër Shqiptarëve. Ku vahabistët tok me amerikanët, anglezët, francezët do luftojnë erdoganistët dhe nacionalistët duke lavdëruar integrimet dhe sharë dekadencën mizore perëndimore. Ku davutoglistët do luftojnë erdoganistët, taraf-taraf diku do bashkëpunojnë me vahabistët, flertojnë me perëndimorët, lavdërojnë izebegovicizmin dhe shajnë rugovizmin. Ku islami do jetë lobi i preferuar romesh për radikalizim ndërsa nacionalizmi do përceptohet si lavizirizëm Nënë Tereze, tradhëtori Skenderbege dhe gjysma e trojeve Shqiptare si çerdhe shejtanësh katolik që pengon bashkëjetesën me melaqet ortodokse. Në atë bukuri harmonish mes çmendurive islamiste, Afrimi do luan rolin e “poshten Kosovar”, Zeqirijai atë të intelektualit progresiv islamist, Zejdi të çirrakut puthador të Efendisë me thika pas shpine, Bilalli do vazhdon të aktron kompleksin e Perëndisë, Kastrioti të guardianit musliman të çelsave të kishave ortodokse e katolike në Jeruzalimin maqedonas në Ohër ndërsa të gjithë ne do pyesim veten: lere bre mjerimin tonë, shiqo se ç’ka po ndodhë në Palestinë e Jemen, Egjipt e Libi, Irak e Tunizi.

Në nacionalizëm mund të ketë fe. Në fe, nuk mund të ketë nacionalizëm. Nacionalizmi është lokalizëm. Feja është globalizëm. Në nacionalizëm ka tradhëti dhe kujtesë historike. Në fe, tradhëtia është mëkat e virtyt, varësisht nga sulltani i çastit.

Për shumë vite, islamistët në Maqedoni nuk nguronin të targetojnë dhe etiketojnë tjerët, dikë si qafir, tjerët si zionist, tretët si katolik-kosovar, katërtit si imperialist perëndimor, pestit si whatever. Interesant, për tërë këto vite, tehu i ofendimeve të të moralshmive islamist në Maqedoni binte mbi qafën e secilit, përveq mbi ortodoksët dhe Rusët. Bile, bile, interesant, edhe vajtimet e fatit të Boshnjakëve, të Srebrenicës, ngritej e zbritej varësisht se sa Erdogani takohej me Dodikun dhe Vuçinin. Ho de, nëse e teproj, me gjeni një – NJË! – prononcim islamistësh në Maqedoni kundër Dodikut në dy vitet e fundit.

Duhet përsëritur të thënën më parë. Në një kombinim skizofrenik (konformë rregullave të raporteve ndërkombëtare) secila pale ka interes në rrënimin e BDI. Përfshirë dhe Shqiptarët. Por si ç’do gjë, dallimi është te nieti. Islamistët, Turqit, Serbët, Amerikanët, Francezët, Gjermanët, Grekët, Vahabistët dëshirojnë të mposhtin BDI për të zbehur peshën e Shqiptarëve në Maqedoni gjatë lojërave gje-politike në rajon (posaçërisht për të shkëputur ndërlidhjen Kosovë – Maqedoni), për të eliminuar faktorin Shqiptar si bazë e ndikimit pro-perëndimor, për të eliminuar realitetin etnik përmes kakofonisë fetare. Interesi i Shqiptarëve për rrënim të BDI është diametralisht i kundërt: të rrënojnë integristët falë okupimit të çështjes kombëtare, kriminalitetit, pornografizimit të përfaqësimit, cinizmit të dhuntakëve etj. E megjithatë, jo me ç’do kusht. Jo me çmim të rrënimit të interesit kombëtar, jo me çmim të zëvendësimit të nacionalizmit të bajatosur me anarki libiane, irakiane, libaneze, jemenase etj.

Na duhet opozitë tjetër. Pranuam vullnetarisht sot apo detyrimisht nesër, kjo që quhet opozitë sot nuk është as Shqiptare dhe as opozitare. Është vetëm një federatë grupimesh që i bashkon vetëm se urrejtja apo zilia ndaj identitetit etnik, nacional Shqiptar, por nuk i bashkon dot as besimi në Allah dhe as vëllazëria muslimane, ky oksimoron global. Na duhet opozitë e re, një frymë që do vazhdon konstantën e politikës Shqiptare të themeluar nga PPD, të vazhduar nga PDSh, eksploatuar nga BDI – pra politike që nuk cënon postulatet kyqe të partisë përfaqësuese të Shqiptarëve: pozitë në çeshtje Shtetërore, opozitë ndaj dominancës supremaciste maqedonase. Kuazi-opozita e sotshme nuk përmban, nuk premton dhe lëre të imponon cilin do prej këto dy postulateve. Nuk e thotë dora ime, e thotë puna e tyre: ne vrap nga prehëri i Zaevit në atë të Mickoskit, ne ikje nga dajaku i Gruevskit vrap në prehër të emisares së Gruevskit. Vlera matëse e kësaj opozite është Dimitar Apasiev.

Na duhet opozitë e re. Jo me shije të coca-cola demokracisë, jo me shije salepësh turke, limonadash islamike. Por, si do thonte Podrimja, me tamël nane.

Arsim Zekolli /tetovasot

Studiuesit flasin për ndikimin rus e kinez në Ballkanin Perëndimor

BallkanStudiues dhe përfaqësues të shoqërisë civile thanë të enjten se Ballkani nuk është përparësi e perëndimit për një kohë të gjatë dhe kjo po shfrytëzohet nga Rusia dhe Kina për përhapjen e ndikimit të tyre.

Ata i bënë këto komente gjatë një debati në Institutin Harriman të Universitetit Columbia të Nju Jorkut më temën “ngritja e Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor: Çfarë do të thotë kjo për demokracinë dhe integrimin evropian”?

Tanya Domi, profesoreshë e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin Columbia tha se “javën e kaluar Rusia dhe Kina u bashkuan kundër perëndimit rreth zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa ka shumë zhvillime në rajon që dëshmojnë për ndërhyrjen e tyre”.

Ivana Stradner, nga American Enterprise Institute, tha se kur e sheh Ballkanin në lajme është e qartë se diçka nuk është në rregull.

“Ngjarjet e fundit në Bosnjë, Mal te Zi dhe Kosovë, dërgojnë sinjalin e qartë se Ballkani është në buzë të konfliktit”, tha zonja Stradner, duke nënvizuar se kjo nuk është shumë e dukshme në perëndim për shkak të problemeve në pjesët tjera të botës dhe Ballkani nuk është përparësi e perëndimit.

Ajo tha se qëllimet globale të Rusisë janë të qarta; ajo dëshiron mes tjerash të imponojë veten si fuqi botërore dhe të pengojë zgjerimin e NATO-s dhe Ballkani është i përshtatshëm për përmbushjen e synimeve ruse.

“Rusia e kupton se Ballkani është pikë e dobët e Evropës dhe është shumë i ndarë në vija etnike. Po ashtu, korrupsioni ka krijuar mundësi të lehte për Rusinë për të përshirë njerëzit e saj gjithandej dhe Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë demokraci të përmbushura”, tha ajo, duke theksuar se Rusia nxitë tensionet etnike nëpërmjet operacioneve informative, pajis më armë rajonin, ndërsa shfrytëzon gazin dhe ushtron ndikim nëpërmjet Kishës Ortodokse Serbe.

Ajo tha se Kosova është një teatër tjetër për Rusinë, e cila gjatë zhvillimeve të fundit në kufirin me Serbinë, mes tjerash “talli forcat paqeruajtëse dhe rolin e BE-së si ndërmjetësuese e bisedimeve mes dy shteteve”.

Ajo tha se Rusia përmes veprimeve të saj në Ballkan synon përmbushjen e tri qëllimeve; të zhvlerësojë mbrojtjen kolektive të NATO-s, meqë disa vende të Ballkanit janë anëtare të aleancës; të dobësojë Bashkimin Evropian dhe që ta bëjë të duket si “tigër prej letre” dhe; të rivendosë veten si fuqi botërore duke e nxitur një konflikt dhe më pas, duke e imponuar veten si ndërmjetëse.

Ambasadori Vesko Garçeviç, profesor i Praktikave të Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Bostonit, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa e kanë shpërfillur rrezikun që Rusia dhe Kina ushtrojnë në Ballkanin Perëndimor, ku siç tha, regjimet ‘hibride’ janë të pritura të kopjojnë veprimet e këtyre vendeve.

“Ministri i Jashtëm serb së fundmi ka udhëtuar në disa vende të Afrikës duke u ofruar vaksina në shkëmbim të tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës”, tha zoti Garçeviç, duke nënvizuar se kësisoj është kopjuar mënyra se si ka vepruar Kina me diplomacinë e vaksinave.

Ambasadori Garçeviç tha se ardhmëria evropiane si proces nxitës i reformave po zbehet dhe kësisoj po krijohet hapësirë për Kinën dhe Rusinë.

Lubomir Filipoviç, drejtues i Nismës Qytetare “21 Maji” në Malin e Zi dhe Reuf Bajroviç, bashkëkryesues i Aleancës SHBA-Evropë, vunë theksin tek roli i Kishës Ortodokse Serbe në mbështetjen e ndikimit rus në Ballkan që përhapet edhe nëpërmjet medias.

Lubomir Filipoviç, tha se forcat proruse në Malin e Zi, pas zgjedhjeve të fundit atje, kanë siguruar pozita shumë të rëndësishme në qeveri.

Reuf Bajroviç tha se suksesi afatgjatë i rajoni varet nga veprimet e Shteteve të Bashkuara.

“Shtetet e Bashkuara janë e vetmja dhe shpresa e fundit për rajonin”, tha ai duke nënvizuar se Bashkimi Evropian ka dëshmuar se nuk është në gjendje t’u kundërvihet Rusisë dhe Kinës në rajon.

voa