Kategoritë: Analiza

Skuadrat sekrete të vdekjes në Gjermani, dyshime për vrasjen e Gërvallës

Jusuf_GërvallaCila është e vërteta e funksionimit të Skuadrave sekrete jugosllave të quajtura të vdekjes, që vrisnin në emër të Titos.Televizioni shtetëror kroat HRT mbrëmë ka transmetuar një film dokumentar të autorëve Philipp Grull dhe Frank Hofmann me titull “Vrasjet në emër të Titos (Skuadrat sekrete të vdekjes në Gjermani)” .

Ky film dokumentar përfshinë një sërë vrasjesh më të pazbardhura që kanë ndodhur në Gjermani, deri në rënien e Murit të Berlinit, kur në Republikën Federale të Gjermanisë janë vrarë mbi 30 kundërshtarë të regjimit jugosllav.

Sipas të dhënave dhe sipas dokumentarit, shumica e të vrarëve kanë qënë me kombësi kroate që kanë qëndruar në ekzil, por viktima të këtyre vrasjeve politike kanë qënë edhe shqiptarët. Mjafton të përmendim vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, etj, transmeton INA.

Vrasjet janë porositur nga Beogradi. Hetuesit gjerman vite me radhë kanë tentuar që tu bien në gjurmë vrasësve dhe njerzve që u kanë ndihmuar e strehuar vrasësit në prapavijë.

Një nga lojtarët kyç dhe kryesor ka qënë Josip Perkoviç. Prokuroria Shtetërore Gjermane e ka akuzuar këtë agjent, funksionar të lartë të Shërbimit Sekret të Jugosllavisë në rastin e vrasjes së Stjepan Gjurekoviçit, që ka ndodhur para 30 vjetëve.

Josip Perkoviç dhe shefi i fundit i Shërbimit sekret të Jugosllavisë, Zdravko Mustaç, tani duhet të sqarohen dhe të përgjigjen para Gjykatës në Munih.

Philipp Grüll dhe Frank Hofmann kanë hetuar këtë rast, po sikur edhe shumë raste të tjera. Nga hetuesia dhe hulumtimet e tyre, ka rezultuar dokumentari “Vrasjet në emër të Titos (Skuadrat sekrete të vdekjes në Gjermani)” i tensionuar sikur të jetë trilera i John Le Carréa.

Robert Zagajski, në vitin 1983 ka qënë 17 vjeçar. Atë vit-1983, ia kanë vrarë babanë me urdhëresë të Shërbimit sekret të Jugosllavisë. Edhe sot e kësaj dite ate e mundon çështja e vrasjes, çfarë në të vërtetë ka ndodhur?

Deutsche Welle dhe stacioni Bayerischer Rundfunk, në këtë dokumentar përcjellin dhe shoqërojnë edhe fshehurazi Robert Zagajskin, në kërkim të së vërtetës së vrasjes së babait të tij, duke gjurmuar nëpër arkiva, nëpërmjet bisedave me dëshmitar të ndryshëm e deri tek një informator i Shërbimit sekret jugosllav.

Dokumentari jep shumë hollësi të veprimeve të pjestarëve të Shërbimit sekret jugosllav gjatë atyre viteve në Gjermani, ku cak i likuidimeve fizike kanë qënë personalitete të shquara të jetës politike të shiptarëve por edhe të tjerëve.

Vlenë të pritet se si do te përfundojë gjykimi në Munih i Josip Perkoviçit dhe Zdravko Mustaç, me gjase se do të jepen hollësi edhe për rastin e vëllezërve Gërvalla. (M.Latifi/INA)

Teologjia është një shaka

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Unë gjithmonë kam respektuar fenë e të tjerëve. Siç kam thënë, ka vetëm një Zot dhe shumë njerëz të hutuar.
Diskutimet e shqiptarëve në tema teologjike, ideologjike, politike kanë prirje të krijojnë probleme të reja për cilindo problem që zgjidhin. Përderisa të menduarit ka pak ose aspak kontakt me realitetin, arsyetimi ka prirjen të bëhet më i stërholluar e më joreal sa më thellë që futet.“Teologjia është një shaka. Teologjia mund po ashtu të quhet mësim magjie. Ajo nuk ka, ngjashëm si magjia, asgjë për ta bërë si një subjekt në një institucion shkencor si një Universitet. Nuk ka asnjë bazë për pretendimet që janë të paraqitura dhe që unë më parë do ta thërrasë për shakalogji. Gjëja më e keqe në lidhje me këtë absurditet është se ajo është miratuar nga shteti dhe paguhet nga dollarët tatimore të prindërve të mi. Prandaj, është më e rëndësishme se kurrë që fenë ta ndajmë nga shteti; edhe financiarisht” – shkrova unë në një gazetë, në moshën adoleshente.
***
Teologjia toksike dhe ekstreme:
Problemi me fundamentalistët islamik është se ata e ndajnë botën në dy pjesë:
1. myslimanëve
2. jobesimtarëve
Kur ju e ndani botën në këtë mënyrë, ju nuk mund të keni empati për “të tjerët”. Atëherë ju jeni në një pozicion ku lehtë mund ta racionalizoni përdorimin e dhunës. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse emigracioni i përkëdhelur aziatik-afrikan i Bashkimit Evropian prodhon akte terroriste dhe qëndrime jashtëzakonisht negative ndaj jomyslimanëve vendas. Ajo është teologjia ekstreme helmuese e cila është rrënja e problemeve që bota përjeton tani. Mjerisht, edhe shumë shqipfolës të diasporës dhe të vendit u janë bashkuar këtyre errësirave primitive të shpellave mesjetare; u vranë për “kalifatin” në Siri…
***
Cila fe (dhe Zot) është i vërtetë dhe pse?
Zot apo Hyjni (Perëndi), është një term i përdorur për një fuqi të mbinatyrshme apo qenie shpirtërore i cili ka pushtet të madh mbi botën, dhe që shpesh është i gjithëfuqishëm, i gjithëdijshëm dhe i gjithë-pranishëm.
Tradita i qeveris njerëzit më shumë se që bëjnë rregullat fetare. Prandaj, të kultivojmë traditat e mirëfillta shqiptare, ndërkaq rregullat fetare domosdoshmërish t`u përshtaten traditave tona, kohës, gjeografisë së vendit, gjuhës, kulturës tonë civilizuese evropiane.
Kjo ka të bëjë me një betejë shpirtërore. Unë do të shtoj se lufta, ngacmimi, shkeljet, sjelljet lënduese dhe terrori në asnjë mënyrë nuk gjenden as brenda Krishterimit apo Islamit – nëse ato nuk keqinterpretohen/keqpërdoren nga të hutuarit/çmendurit.
Bindjet fundamentaliste janë më të lehta për t`u përligjur me argumente racionale, por ato kanë forcë tërheqëse emocionale më të madhe pikërisht sepse janë më primitive.
***
Respektoj islamin ”burimor” të motrave dhe vëllezërve të mi shqiptarë, por kisha me qëndruar larg nga “Organizatat bamirëse“ (gjoja humanitare) të huaja që sillen lirisht në tokat tona. Misioni i tyre i vërtetë është në dobi të shteteve të tyre, në dëm tonin. Ndërkaq, për shqiptarët e diasporës: Mos u afroni shumë me emigracionin joevropian, sidomos me atë mysliman, sepse ata kanë kulturën e vetë speciale etj tërësisht ndryshe nga e jona, dhe mund të dëmtoni veten, fëmijët e juaj dhe Kombin tim. Shumica e tyre janë njerëz të mirë por ne jemi shqiptarë, evropian, dhe nuk do të bëjmë shumë biznes me ta, veçanërisht jo lidhje martesore/familjare. Hoxha më i njohur i mirëfilltë boshnjak, qysh në vitin 1992 i ka thënë popullit të vetë: “Ne boshnjakët i respektojmë të gjithë vendet dhe kombet aq sa edhe ata na respektojnë neve, por kur të vije puna te martesa, secili le të mbledh lulet në kopshtin e vet.”
***
Për çfarë nuk duan të përgjigjen shumë të krishterë dhe mysliman:
Kur unë diskutoj me të krishterët, myslimanët dhe fetarë tjerë, kam nevojë për përgjigje në gjashtë pyetje para se unë mund të vendosi nëse besoj në atë që ata besojnë ose jo. Shumica e të “devotshme” nuk pranojnë të përgjigjen në pyetjet e mia. Pyetjet janë si më poshtë:
1) Çfarë beson ti?
2) Pse ti beson në atë çfarë ti beson?
3) Si e din ti se Zoti me të vërtetë ekziston dhe se ti nuk je në mesin e atyre që jetojnë në një iluzion.
4) Si e din se bash feja jote është e vërteta dhe të gjithë të tjerat jo?
5) A mendon ti se unë do të kem një jetë më të mirë në qoftë se unë besoj në të njëjtën gjë si ti? Nëse po, pse?
6) Çfarë nëse të gjithë ju besimtarët keni gabuar?
***
Titulli i shkrimit tim është pak si provokues, por s`ka gajle. Unë nuk kam shkelur në dinjitetin njerëzor të besimtarëve. Ndoshta vetëm ia kam lënduar ndjenjat ndonjërit – që e meriton. Dhe, këtu qëndron dallimi i madh.
Shprehja e Lirë duhet respektuar dhe praktikuar edhe te shqiptarët. Kjo nuk do të thotë se unë domosdoshmërish jam ateist, megjithatë, më përpara së gjithash jam shqiptar.
Ti nuk do të fitosh një betejë shpirtërore me gjysmë të vërteta. Dhe, ne duhet të jemi të guximshëm për të diskutuar dhe trajtuar pyetjet që janë të vështira për ne – pa fshehur pluhurin nën qilim.
Në një intervistë ekskluzive për Zemra Shqiptare në NJ, USA, Maj 2013, të titulluar SHKODRANI I TRE KONTINENTEVE, atdhetari-intelektuali i shkëlqyeshëm, poeti i lindur dhe miku im i madh Zeqir Lushaj ma parashtroi pyetjen: ”Në doktrinën amerikane, liria fetare shihet si e drejtë e besimit por edhe e mosbesimit fetar. Nga anon Aurel Dasareti dhe pse?”
Përgjigja ime ishte: –
”Unë jam pluralistë i balancuar, si në mendime ashtu edhe në format e besimit. As që dua të kontribuoj në përçarjet fetare midis shqiptarëve. Kjo, ndër të tjera, më pengon të jem një i krishterë/katolik fanatik, pasi as nuk besoj që Zoti të ketë pasur një bir të vetëm, as që e vetmja rrugë drejtë Zotit dhe lumturisë është besimi te ai.”
http://www.zemrashqiptare.net/news/id_31927/Zeqir-Lushaj:-Intervistë-ekskluzive-me-ekspertin-Aurel-Dasareti.html?skeyword=aurel+dasareti
***
Prodhuesit profesional:
Kalemxhinjtë e shumtë, shumica prej tyre pseudo-intelektual që vetëm hutojnë njerëzit, shkruajnë me tepricë për problemet e Kombit-Atdheut por jo si të bëjmë zgjidhjen e tyre. Dhe, askush nuk komenton temat e mirëfillta siç veprojnë shoqëritë e civilizuara.
Psikologët qëndrojnë në qendrën e zhvillimit të reklamimit modern dhe kur fushata propagandistike duhet të projektohet-formulohet. Në të dyja rastet qëllimi është për të ndikuar, për të bindur (mbushur mendjen) dhe për të trembur.
Zhvillimi i 35ve masive moderne ka çuar në ndryshimin e metodave të përdorura nga propaganda, por parimet janë të njëjta gjatë gjithë historisë. Propaganda mund të përdoret në të gjitha 35t në dispozicion, çdo gjë nga Fushatat Pëshpëritje e deri në përhapjen e informimit të rrejshëm përmes 35ve elektronike.
***
Faktorët mjedisor i japin shtysë ose pengojnë zhvillimin e shoqërisë, vendosin caqe brenda të cilave njeriu mund të lëvizë. Megjithatë, arsyeja e shëndosh dhe vullneti i njeriut janë faktorë të fuqishëm në procesin, vetjak apo shoqëror, të zhvillimit të tij. Kombi është në shpërbërje nga mungesa e parimeve udhëzuese, për shembull, standardet dhe objektivat e përbashkëta.
Qeveria është e obliguar të siguroj, mbrojë dhe zbatojë ligjin, jo ta minojë atë. Mjerisht, në tokat arbërore minohet çdo gjë, bile me trotil. Shembull i radhës: Qeveria e Kosovës është e korruptuar prandaj edhe mjerimi, varfëria, ikjet ilegale. Çfarë mund të presësh prej një qeverie antikombëtare e cila 16 vjet me radhë ka refuzuar t`i dënoj krimet serbe dhe nuk e ka aspak mendjen të paditi Serbinë për gjenocid?
***
Nuk është historia ajo që bën njeriun, por njeriu që krijon vetveten në rrjedhën e historisë. Vetëm mendimi dogmatik, që buron nga përtacia e shpirtit dhe e mendjes, kërkon të ndërtojë skema thjeshtësuese në një drejtim apo në një tjetër, duke bllokuar në këtë mënyrë çdo kuptim përmbajtësor të njëmendtë.

Bashkimi i shqiptarëve, i pashmangshëm

Akademik Rexhep Qosja ka përsëritur edhe një herë se bashkimi i shqiptarëve është i pashmangshëm. Ai ka bërë me dije se ideja e bashkimit është forca që e ka lëvizur historinë e shqiptarëve, duke shtuar se kjo ide e ka formuar UÇK-në dhe e ka çliruar Kosovën.Në një intervistë të gjatë për emisionin “Shqip” në “Top Channel”, pjesë nga e cila sjell “Epoka e re”, Qosja ka deklaruar se një arsyeje se pse nuk mund të heqim dorë prej kësaj ideje, është edhe mendimi për një jetë më të mirë të shqiptarëve në një shtet. “Është mendim që e kam mbrojtur gjithmonë në shkrimet e mia, shqiptarët të bashkohen. Ideja e bashkimit të shqiptarëve është forca që e ka lëvizur historinë shqiptare. Kjo ide e ka çuar Kosovën tek liria dhe pavarësia që ka sot. Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri në luftë me këtë ideal, me këtë ide të madhe. Mendimi për një jetë më të mirë të shqiptarëve është edhe arsyeja pse nuk mund të heqim dorë prej kësaj ideje, ideja e bashkimit të shqiptarëve, e cila pashmangshmërisht do të ndodhë një ditë”, ka thënë Qosja.
Duke folur për këta shatë vjet të shtetit Kosovës, ai ka thënë se në ndërtimin e shumë institucioneve dhe në anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare është shënuar sukses. Mirëpo, sipas Qosjes, shteti i Kosovës ka ngecur në disa fusha. “Unë para ca kohësh shkrova se Kosova e sotme nuk është Kosova që kam ëndërruar. Pse? Sepse ka shumë padrejtësi në Kosovë, demokracia parlamentare është një mbulesë, një mbulesë e një realiteti politik jodemokratik. Në shtetin e së drejtës përfshihet edhe e drejta sociale, nuk përmendet kurrkund kjo. Të zbatohej kjo e drejtë sociale, njerëzit nuk do të iknin kaq lehtë, nuk është e lehtë ta lësh shtëpinë, tokën. Është shumë e vështirë”, ka thënë Qosja.
Mjaft kritik ai është shprehur edhe ndaj privilegjeve të mëdha të pushtetarëve dhe ndaj pasurimit të shpejtë të disa individëve. “Si mund të jesh për aq pak kohë në pushtet në Kosovën e varfër dhe të kesh aq shumë miliona, aq shumë privilegje? Nuk mund të pajtohem me këto padrejtësi”, është shprehur akademik Qosja.

Fajtorë për ikjet janë shqiptarët, jo serbët

Akademik Rexhep Qosja në këtë intervistë ka folur edhe për eksodin e ikjeve të qytetarëve të Kosovës. Ai ka vlerësuar se qytetarët e Kosovës po ikin nga vendi për shkak të situatës së pashpresë në vend. Qosja ka shtuar se këtë e kanë nxitur gjendja e rëndë ekonomike dhe mungesa e institucioneve qendrore për gjashtë muaj. “Kjo ikje tregon shumë dhe nuk flet mirë për Kosovën. Kjo ikje që po zgjat që katër muaj, ndoshta prej shatorit të vitit të kaluar dhe nuk e di se sa do të zgjasë dhe a do të ndërpritet, tregon se diçka është e paqartë, e pacaktuar në këtë politikën tonë. Janë shfaqur mendime të ndryshme për këtë eksod të ri të ikjeve të shqiptarëve prej Kosovës. Unë them se fajtori më i madh dhe kryesori jemi ne, shqiptarët”, është shprehur akademik Qosja.
Pretendimet e politikanëve të Kosovës, se për këtë eksod është fajtore Serbia që i ka hapur kufijtë, sipas tij, janë të pavërteta. “Tashti këta të politikës mund të arsyetohen se serbët kanë faj por, jo, tani serbët nuk kanë faj për eksodin e shqiptarëve, aspak nuk kanë faj. Serbia i ka çel kufijtë edhe për të tjerët, edhe për shqiptarët”, ka thënë Qosja. Ndër të tjera, ai ka treguar se, pavarësisht gjendjes në vend, nuk do ta lë kurrë Kosovën. “Nuk do ta lë, natyrisht. Është lehtë t’i duash Amerikën, Francën, Anglinë, Gjermaninë, janë shtete të mëdha dhe të pasura, por t’i duash Kosovën dhe Shqipërinë bashkë është atdhetarizëm i vërtetë”, ka thënë ai.
Qosja edhe një herë e ka kritikuar koalicionin qeverisës PDK – LDK, duke e cilësuar këtë partneritet si “aleancë e baltës”. Ai ka thënë se është koha të kemi një politikë me etikë. Ndërkaq, i pyetur për fitoren e ‘Syrizas’ në Greqi, akademik Qosja ka thënë se ai është një formacion i rëndësishëm jo vetëm për Greqinë, por edhe për Evropën. “E para, sepse sjell një politikë të re. E dyta, sepse sjell një etikë të re në politikë. Ne jemi mësuar të kemi politikë pa etikë. Imanuel Kanti thotë se herët a vonë politika pa etikë dështon. Ata sollën një etikë të re dhe në atë etikë të tyre, ata ia sollën besimin popullit. E keni parë çfarë bën? 700 vetura të administratës së qeverisë së mëparshme i nxorën në shitje, veturën 750 mijë euro të kryeministrit të mëparshëm e nxorën në shitje. E dini se me çfarë shkojnë në punë ata? Me veturat e veta”, ka deklaruar Qosja.

Rugova nuk është arkitekt i pavarësisë

Akademik Rexhep Qosja e ka kritikuar presidenten e vendit, Atifete Jahjaga dhe gjithë ata që ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i drejtohen si arkitekt i pavarësisë së Kosovë. Ai ka thënë se si mund ta ketë Rugova këtë epitet kur për pavarësinë e Kosovës janë paraqitur individë dhe grupe, duke filluar prej Adem Demaçit në vitet 1958 e këndej. “Ne e dëgjojmë kryetarin e Kosovës përditë duke thënë se Rugova është arkitekti i pavarësisë së Kosovës. Po mirë, si mund të jetë ky njeri arkitekt i pavarësisë së Kosovës, kur për pavarësinë e Kosovës janë paraqitur individë dhe grupe duke filluar prej Adem Demaçit në vitet 1958 e këndej, duke filluar prej grupeve ilegale të disa organizatave, duke filluar prej organizatave të vitit 1981, duke filluar prej intelektualëve që kanë shkruar shumë para se ta çelte gojën kryetari i Lidhjes Demokratike, Ibrahim Rugova, me kolegët e tij. Jo, ai s’është arkitekt. Si mund të jetë arkitekt i pavarësisë së Kosovës njeriu që bëri programin e partisë për një autonomi të Kosovës më të dobët se autonomia e vitit 1974, një autonomi pothuajse komunale ose kulturore. Nuk mundet”, ka thënë Qosja, i cili është shfaqur kritik edhe ndaj Isa Mustafës për të kaluarën e tij dhe të tashmen, duke thënë se ai nuk e meriton të jetë kryeministër i Kosovës.

Shpërbërja e Kombit tim

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Ngjarjet dhe historia duhet të thuhen realisht që të mësojmë, e jo të rrejmë vetveten dhe sërish të pësojmë.Apeloj te atdhetarët: Të mos keni aspak mirëkuptim dhe keqardhje për këta aventuristë të pandërgjegjshëm sepse ashtu nxisni dhe motivoni tjerët të ikin në askund. Gjendemi në rrezik vdekjeje të shpërbërjes së vetvetes. Do të luftojmë s`bashku që askush më të mos kërkojë fatin jashtë trojeve arbërore, përndryshe do të mbetemi edhe pa territor edhe pa popull.
***
Kalemxhinjve (që e gjejnë veten në përshkrim):
Urdhërimi i parë i komunikimit është: MOS Gënjej!
Kosovën e ka kapluar çrregullimi politik dhe konfuzioni. Nuk kemi kohë. Bëhu më i qartë që të mos keqkuptohesh. Nëse nuk ke aftësi për këtë, nuk ka asnjë logjikë të shkarravitësh kot. Pa hipokrizi, jo servil dhe puthador nëse duash të tregosh diçka, ose qërohu. Ti nuk mundesh të kontribuosh duke u frikuar se dikujt do t`ia prishësh qejfin dhe se pastaj pronari i portalit nuk do t`i boton plehrat.
***
“Emigrantëve” të përkohshëm:
Ju vuani nga një ndijim a përfytyrim i rremë që i shfaqet një njeriu kur është i sëmurë rëndë, kur është në kllapi, kur është tronditur shumë shpirtërisht etj. O“emigrant” taze, mos u bën një viktimë! Duhet vetëm për të gjetur një zgjidhje tjetër, më të mirën nga situata. Jepi fund ndjenjës së keqardhjes për veten tënde! Mos ik me bishtin nën vegë o “burrë i fortë, trim, i besës e fisnik”.
Është lehtë të fillosh një aventurë por vështirë ta mbarosh me sukses. Të gjithë do të dëboheni nga vendi “pritës”; nuk duan të ndajnë me ju hise nga kasa shtetërore e tyre. “Eksodi nga Kosova dhe abuzimi me të drejtën gjermane të azilit duhet të ndërpriten menjëherë dhe në mënyrë efektive“, – kanë thënë gjermanët. Dhe, grupin e parë me 30 pasagjerë kosovarë e dëbuan për në Prishtinë. Fukarenjtë e vërtetë nuk kanë shumë mijëra euro si ju që të “emigrojnë”. Fëmijët e juaj qajnë nga dhembja fizike/psikike dhe tmerri që ju ua keni sjellë në këtë dimër të ftohët nëpër baltat e Serbisë-Hungarisë. Prej ku i morët lekët të paguani kontrabandistët? Si u njoftuat me trafikantët? Si nuk u frikuat të kaloni nëpër Serbi?! Xhelatit që vetëm në gjenocidin e fundit masakroi 20.000 vëllezër dhe motra të juaja? Serbia i ka në listën e zezë të gjithë ata që luftuan kundër saj në vitet 1998-99, pse nuk u arrestoi juve? Juve bile u jep edhe pasaporta?! Përgjigja është e qartë. Ju vuani nga çrregullimi i personalitetit. Jeni tjetërsuar. Askush nuk e kupton misterin e pakuptimtë të ikjes në kope. Nuk kam më shumë keqardhje për ju se për të tjerët që janë më të varfër se ju por nuk e braktisin atdheun. Mbrojnë dinjitetin.
Ishte Amerika me presidentin Bill Clinton që çliroi Kosovën, të mos ia dorëzoni më kurrë Serbisë. Çka tani?
***
Sundimtarëve të Kosovës:
Jeni shkaktarët kryesor të tragjedisë kombëtare në at pjesë të trojeve shqiptare. E kuptoni vetëm forcën. Ju despotë të korruptuar të tipit arabik.
Krimi i organizuar është një term që përdoret në një aktivitet të themeluar kriminal që zgjat me kalimin e kohës – shpesh me role të qartësuara – dhe synon fitime ekonomike dhe / ose marrjes së pozicioneve të pushtetit në shoqëri.
Ju sundimtarë nuk i burgosni shoferët kontrabandist të autobusëve që ngarkohen me milet analfabet. Është e papranueshme që kriminelët të cilët paraqesin kërcënim fatal për Kosovën dhe interesat gjithë-shqiptare të jenë në gjendje të ecin lirisht rreth e përqark.
Dëshira njerëzore për liri është diçka zanafillore që e gjejmë që tek kafshët e fëmijët e vegjël. Në fushën politike, ndërkaq, liria kthehet në një çështje problematike, sepse, liria e pakufizuar e çdo individi, e bën të pamundur bashkë-jetesën njerëzore. Kur jam i lirë të bëj çka dua, atëherë jam i lirë t’u vjedh të tjerëve lirinë e tyre.
***
Pronarëve të pseudo-35ve – Buburrecave:
Kur psikologët e mirëfilltë marrin pjesë në debatin publik (si për shembull vogëlsia ime), është shpesh për të shpjeguar se pse është ashtu siç është, ose ishte ashtu siç ishte. Pa doreza, pa hipokrizi, me ndershmëri; një lopatë e quajnë për një lopatë. Njohuritë psikologjike aplikohen për të kuptuar ngjarjet: dhunën dhe konfliktin; dhe nga koha në kohë të ngjarjeve të lumtura. Duke shpjeguar ngjarjet sociale psikologët mund të krijojnë një pasqyrë më të plotë, të tregojnë lidhjet e mundshme dhe ndoshta i bëjnë ato më të kuptueshme…
Këto gjëra duheshe t`i dini edhe ju buburreca neo-komunistë të pseudo-35ve. Ju nuk respektoni aspak të Drejtën Ndërkombëtare për Shprehjen e Lirë. Nuk i botoni artikujt e mi sepse nuk u konvenon vetëdijesimi i Kombit tim. Konflikt interesi kjo. Nëse arsyetoheni se kinse letrat e mia nuk kanë kualitetin e duhur, atëherë dilni haptas me kundër-argumente bindëse, ju liliputë. Nëse arsyetoheni se nuk u kam dërguar fotografin time mos u mërzitni aspak, nuk jam aspak buburrec si ju (O i keq o i shtremt je ti). Kur është terr buburrecat lozin lirisht.
***
Nuk është e mjaftueshme vetëm të bëhet pyetja “Kush duhet të qeverisë a të drejtojë”, por pasi t`i shkarkojmë nga pushteti despotët dhe të zgjedhim më të mirët prej më të mirëve të gjejmë mënyrë “Si të kontrollohen ata që drejtojnë”, apo më saktë, “Si t`i organizojmë institucionet politike në mënyrë që t`i ndalojmë qeveritarët e këqij a të pazotë të na bëjnë shumë dëm”.
Problemi i parë i Shqipërisë Natyrale është demografia, rreziku i shuarjes (zhdukjes) së kombit.
Shqipërinë e shpëton vetëm vetëdijesimi kombëtar:
1. stimulimi i natalitetit
2. ndalja e emigrimit
3. kthimi, riatdhesimi i emigracionit
4. hapja e vendeve të punës
***
Çka ka për të ndodhur tani me “kosovarët”? Kjo është një pyetje që nuk mundem t`i përgjigjem, sepse çfarëdo që të them, ngjarjet do ta kalojnë.

Entuziazmi rrejshëm i ”emigrantëve” dhe despotët

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Kosova nuk është shtet por një kaos në univers, e okupuar nga sundimtarët me pushtet absolut, despotët. Ndërkaq, ”emigrantët” e përkohshëm ilegal ”kosovarë” synojnë të arrijnë lehtë një qëllim të caktuar me përpjekje të pamatura, të papeshuara e pa parim; prirje për veprimtari të çmendura-aventura. Megjithatë, besoj se Kombi Shqiptar ka fuqinë për të mbijetuar, sepse ai është aq i pasur nga arsyeja që kurrë nuk do të jetë në gjendje për të kapërcyer: entuziazmin. Sidomos kur ajo transmetohet këtu, në çmendurinë e historisë së ikjeve masive.Një pjesë të konsideruar të shoqërisë “kosovare”, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe propagandës së kontrabandistëve, e kanë kapluar mendimet e koklavitura (aftësitë njohëse) dhe emocionet e çuditshme me pasoja të rënda për jetën e përditshme të tyre, familjes dhe përreth. Këta “emigrantë” entuziast nuk janë më në gjendje për të mbajtur kontakte me realitetin e tyre të zakonshëm. Ndërgjegjësimi i tyre për realitetet e tyre të brendshme dhe të jashtme aktivizon ndjenjat e padurueshme e shumë të dhimbshme, kërcënuese apo natyrën katastrofike.
***
“Emigrantët” e rrejshëm e rrejnë vetveten kur arsyetohen kinse ikin prej varfërisë, por kjo nuk është e vërtetë sepse asnjëherë më parë nuk kanë qenë të pasur, përkundrazi, kanë qenë më të varfër.
”Emigrantët” nuk vuajnë nga varfëria absolute – sidomos lufta – që të arsyetojnë ikjen në askund. Jetojnë në varfëri relative e cila shumë shpejtë mund të përmirësohet nëse ata vendosin seriozisht për një gjë të tillë: duke filluar nga shkarkimi i sundimtarëve despotik, kallëzimi penal dhe konfiskimi i pronave të tyre kolosale të fituara jo-ligjërisht nga tradhtia kombëtare, korrupsioni dhe krimi i organizuar; zgjedhja ne pushtet e njerëzve të përshtatshëm dhe reformat në gjithë sferat. Vetëm miniera e Trepçës dhe termocentrali i Obiliqit (nëse rregullohet ndotja) peshojnë sa gjithë Kosova. Shumë mundësi zhvillimi dhe punësimi edhe në bujqësi, blegtori…
***
Nuk mund të presim ndihmë nga të huajt, nga ata që tërë ditën predikojnë për të drejtat e njeriut. Sot nuk janë me rëndësi të drejtat e njeriut por luftërat për territore.
Derisa popullata e dalldisur është duke e boshatisur tërësisht vendin, qeveritarët indiferentë nuk e ndalojnë aspak këtë boshatisje, por akoma, pa mandatin e shqiptarëve, negociojnë me Serbinë – për mposhtjen përfundimtare të Kosovës.
Heshtin edhe Akademia e Shkencave të Kosovës dhe Shqipërisë. Heshtën Kisha katolike dhe klerikët e saj “patriotik” të cilët mërziten vetëm për faktin se një patriot shqiptar mysliman do të bëhet ambasadori i shtetit laik shqiptar – në Vatikan. Heshtën edhe Xhamia me klerikët e saj myslimanë të cilët shpesh organizojnë demonstrata masive me xhematë të çmendur shqipfolës për “shkeljen e të drejtave të njeriut” të “vëllezërve” të tyre imagjinar të shpellave: turk, arab, pakistanez, somalez, IS sirian, por janë indiferentë për eksodin tragjik të vëllezërve të vërtetë dhe tragjedisë së vendit.
***
Pse shqiptari kështu vet-shkatërrues?
“Emigrantëve kosovarë” u mungon aftësia për të bashkuar arsyen me entuziazmin.
“Kur unë pi raki ose konsumoj drogë e harroj vetveten dhe më kaplon një ndjenjë e mrekullueshme”- më thoshte me krenari një i dehur.
***
Konventa e Refugjatëve:
1) Jashtë vendit të origjinës
2) Frika e bazuar
3) Persekutimi
4) Në bazë të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup të veçantë shoqëror ose mendimit politik
5) Mos mbrojtje në vendin e origjinës
***
“Kosovarët” janë relativisht të varfër por jo politikisht të rrezikuar. Nuk e plotësojnë aspak asnjë kusht që përmenda. Janë azilkërkues të rrejshëm sepse:
• jetojnë në trojet e veta etnike e jo jashtë vendit të origjinës.
• nuk ekziston frika e bazuar – për jetën
• nuk persekutohen
• nuk ndiqen për shkak të racës sepse nuk janë minoritet në vendin e vet. Qeveritarët i kanë të së njëjtës racë, fe dhe kombësi. Nuk rrezikohen për shkak të mendimit politik sepse pushteti nuk mërzitet aspak për mendimet politike të qytetarëve – aq më tepër kur ata që ikin nuk kanë aspak mendime politike; sikur të kishin nuk do të iknin por do të luftonin seriozisht për ato mendime
• pasi askush nuk i persekuton, nuk kanë nevojë të mbrohen në vendin e origjinës.
***
Përfundim: Nuk janë aspak të kualifikuar si refugjatë. Do të dëbohen. Sikur të fitonin azil pa i plotësuar kushtet, do të ishte e barabartë me: sikur dikush të diplomon në universitet – përkundër faktit se është analfabet.
Perëndimi nuk e di këngën ”Ku je nisë moj zanë” por ”Ku je nisë o aventuristë”
***
Për diasporën:
Është obligim atdhetar dhe përgjegjësi juridike që ne, pa përjashtim, të respektojmë 100% ligjet e shtetit ku jetojmë. Të mos bëhemi pjesëmarrës të veprës penale: emigrimit ilegal. Dhe shpërbërjes së Kombit, Shqipërisë, ndryshimit demografik të trojeve tona.
Apeloj: Secili prej nesh (në periudhë prej 3 vjetësh) të përmbajmë ekonomikisht nga 2 familje, nga 100 euro në muaj për familje. Veproni, tash, menjëherë.
Pjesa dërmuese prej jush nuk është e pasur por nuk është as e varfër, asgjë nuk u gjen për këtë shumë simbolike që propozova. Jemi racë humane. Atdheu thërret, t`i ndihmojmë. Me siguri se shumica prej jush keni pasur arsye të forta në kohën kur braktisët tokën ku u lindët dhe u rritët; megjithatë, me siguri se diku thellë brenda jush ndjeheni “fajtor” për këtë braktisje. Nëse ndihmoni pak motrat dhe vëllezërit e juaj fukarenj, përveç humanizmit dhe solidaritetit vëllazëror, do të lehtësohet shumë ndjenja e ndërgjegjes së juaj.

Mehmet Kraja: Ku ishe ti, Adam?

1. Dua ta deklaroj vetë, që në fillim, se ky titull është i huajtur, i marrë nga një roman i Hajnrih Bëllit, i cili bënte përgjegjës edhe njeriun e parë të botës, për atë që kishte ndodhur në Gjermani gjatë kohës së nazizmit. E deklarova vetë këtë marrje, këtë “plagjiaturë”, sepse e di se shoqëria në të cilën jetoj nuk ka kapacitete morale të më gjykojë për këtë. Nuk ka sesi të bëjë këtë, sepse e tëra është e zhytur në mashtrim, në një erozion të paparë moral, në të cilin janë përfshirë të gjithë. Kosova, si kurrë më parë, është bërë gjenerator i gënjeshtrës dhe mashtrimit. Të gjithë gënjejmë dhe të gjithë jemi viktima të gënjeshtrës; të gjithë mashtrojmë dhe njëkohësisht jemi viktima mashtrimit.Askush nuk ndjen përgjegjësi për asgjë. Gënjejnë dhe mashtrojnë kolegët e mi, të fushave të ndryshme të dijes dhe të artit, të kulturës dhe të krijimtarisë artistike dhe shkencore, të informimit dhe medies. Kolegët dhe miqtë e mi janë bërë dhe bëhen drejtues institucionesh, anëtarë komisionesh, bordesh, pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të shkatërrimit të vlerave. Një bandë partiake zëvendëson tjetrën; një klan interesash zëvendëson tjetrin. Disa syresh, në Universitet, në Akademi dhe gjetiu janë identifikuar si plagjiatorë me damkë; të tjerët nuk janë plagjiatorë, por mbrojtës të plagjiatorëve; të tretët qëndrojnë të pandjeshëm për shkatërrimin moral që përjeton ky vend. Aty diku zë vend edhe ndonjë arrivist, që e mendon veten si shpëtimtar të botës, por nuk është gjë më shumë se zjarrvënës. Gjendja e krijuar është azil i jashtëzakonshëm i vagabondëve, injorantëve, papunëtorëve, matrapazëve, derdimenëve, pushtave. Disa të tillë, të identifikuar si gënjeshtarë dhe mashtrues, janë futur nëpër institucione. Janë të përshtatshëm për karrierë, sepse, duke qenë pa vlera, bëhen poltronë, militantë partiakë, shërbëtorë pa dinjitet. Zënë pozita vendimmarrëse dhe marrin pushtet. Sekush bën disertacione me para, dikush tjetër bëhet komision për t’i miratuar dhe për t’i laureuar kandidatët-hajna. Sekush blen disertacionin në Tiranë e Tetovë dhe merr tituj universitarë në Prishtinë. Dhe anasjelltas. Ka qenë gjithmonë në natyrën e gënjeshtarëve dhe mashtruesve që të synojnë ngjitjen e shpejtë në hierarkinë politike. Më rrallë kanë synuar hierarkinë akademike. Tani nuk të lënë vend askund: janë gjithandej të pranishëm, janë bërë shumicë dhe i mbrojnë interesat e tyre ndërvetshëm, në institucione të shtetit, të arsimit, të shkencës, të kulturës, në medie, gjithkund.

Askush nuk e do Kosovën, të gjithë janë vërsulur mbi të, si ai zogu-përbindësh, që ia hante shpretkën Prometheut të lidhur.

Po ti, ku ishe, Adam?

2. Kosova u bë e pavarur, por tashmë askush nuk çan kokën për vlerën e kësaj pavarësie, sepse ajo është zhgënjyese deri në pendesë. Çlirimtarët u bënë pushtetarë, pushteti u shndërrua në hedonizëm dhe përfitim. Vetë çlirimtarët, me sjelljen e tyre arriviste, krijuan modelin më të shëmtuar të liberatorit. Rruga nga heronjtë te banditët në Kosovë u bë tepër e shkurtër. Kundërshtarët e çlirimtarëve, më anë tjetër, qëndruan në pritë dhe krijuan modelin e tyre gjithashtu të shëmtuar të bashkëfajtorëve me “duar të pastra”, gjoja pa përgjegjësi, por njësoj arrivistë si të parët. Tani Kosova është zhytur në barbari dhe primitivizëm. Askush nuk mund t’i edukojë këta delikuentë ordinerë, sepse Kosova nuk ka institucione kredibël për këtë. Pastaj, askush nuk e di se ku duhet filluar këtë proces. Pas luftës, ne dështuam të nisnim një lëvizje emancipuese. Tani është vonë, sepse duhet iluminuar vetë emancipuesit, dhe këtë nuk mund ta bëjë askush.

Ta merr mendja se Kosova, ndryshe nga çdo vend tjetër i botës, ka mbetur pa asnjë idealist.

Me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, pas luftës, krijuam institucionet, por i bëmë të tillë, që të të marrë vaji. Aplikuam gjerësisht të ashtuquajturin “seleksionim negativ”, të cilin e zbatonte te ne Serbia dhe Jugosllavia prej shumë dekadash. Nëpër institucione instaluam grupe të interesit, klane, banda, herë me emra të partive politike, herë pa to. Nëpër institucione vërshoi edhe një proveniencë rurale, me këmbët me bajga, që deri para pak kohësh e bënin nevojën pas gardhit. Por të gjithë kishin emërues të përbashkët zhvatjen, nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në interes të këtyre bandave bëmë edhe ligjet. Bashkësia ndërkombëtare, pavarësisht në e kishte emrin UNMIK, OSBE, EULEX, apo ndonjë emër tjetër, solli në Kosovë përvojat e veta më shkatërrimtare. Vendorë dhe ndërkombëtarë u bënë bashkë mbi parimin e ç’moralizimit të shoqërisë dhe të degradimit të qytetarisë. Dhe bënë çmos që të shlyejnë nga memoria historike atdhedashurinë. U krijua një gjeneratë e djemve dhe vajzave të UNMIK-ut, të cilët edhe tani kanë një pasion të jashtëzakonshëm për të përfituar pa bërë asnjë punë, dokrraxhinj të pashoq, me mungesë arsimimi bazë, por, mbi të gjitha, me një identitet të çoroditur. Bëmë aq sa mundem që një numri të rinjsh t’u japim arsimim kredibël, nëpër universitetet e botës. Respekt për përjashtimet, por shumica që u kthyen, krijuan modelin e “vagabondëve me shkollë”, të cilët janë ku e ku më harbutë e maskarenj bjerrakohës dhe përfitues pervers se ata të “shkollës vendore”. Shumica syresh, pasi rropën fondacionet dhe OJQ-të, me të njëjtin pasion iu vërsulen institucioneve, duke u shndërruar në militantë partish, por gjithmonë duke mbajtur atributin e shkatërruesve të etikës qytetare dhe të vlerave morale të kësaj shoqërie. Midis tyre do të gjeni shumë të tillë, që tashmë pa pikë turpi afishojnë me krenari origjinën e tyre prej bastardësh politikë, ideologjikë dhe kombëtarë. Ndonjëherë, si për ironi, quhen edhe shoqëri civile. Meqë ra fjala, shoqëria jonë civile proteston për të drejtat e qenve, por kur qenët e vrasin një fëmijë në Fushë-Kosovë, nuk ndihet e gjallë.

Bëmë edhe një numër mediesh dhe i fuqizuam ato me donacione, me mbështetje gjithfarëshe. Të gjithë përfunduan në lakej të zgjebosur, që u vardisen bizneseve, partive politike, qendrave të vendimmarrjes, dhe përpiqen të promovojnë ditë e natë pronarët e tyre, interesat e tyre politike dhe ekonomike. Analistët e këtyre medieve janë bërë kallauzë, bjerrakohës, që dinë gjithçka dhe nuk dinë asgjë. Vrasin pamëshirshëm lirinë e mendimit, profesionalizmin, dijen dhe kulturën kombëtare. Dhe qytetarinë. Promovojnë mediokritetet, kurrë pa ia ndalë. Dhe erozionin moral.

E ti, Adam, ku ishe?

3. Klasa jonë politike është e prapambetur, e padijshme, e korruptuar, e çoroditur. Nuk arritëm të ndërtojmë një realitet tjetër politik, i cili do të kërkonte një klasë politike më cilësore. Përpiqemi të bëhemi vend demokratik dhe përmes votës së lirë të ndërtojmë institucionet e shtetit, por vota shpesh na mbetet në dorë, nuk dimë ku ta vendosim. Edhe nëse ia gjejmë një vend, ajo tashmë ka humbur çdo vlerë, sepse nuk është votë qytetare, është votë e manipuluar, votë e mungesës së vetëdijes politike. Më anë tjetër, të gjithë e dimë se klasa jonë politike prodhon institucione të brishta, gjeneron krizë, riciklon korrupsionin, është e lidhur me krimin e organizuar. Në këtë pikë nuk ka ndonjë ndryshim ndërmjet partive politike. Nuk ka as ndonjë ndryshim midis gjeneratave: shkollën e kleptomanisë, të gënjeshtrës dhe të mashtrimit, në këtë ambient shoqëror të rinjtë e mësojnë shumë shpejt. Dhe bëhen kampionë të sjelljes amorale.

Duke e parë këtë gjendje, mendja të shkon domosdo te protesta e fundit e “Vetëvendosjes”. Nuk ke si të mos marrësh një qëndrim rreth kësaj çështjeje, në mbështetje të protestës, ose kundër saj; në mbështetje të institucioneve, apo kundër tyre. Mund të bësh manovra politike, por në mbështetje të demokracisë do të pozicionohesh gjithsesi. Në radhë janë sloganet e njohura: e drejta e protestës është e drejtë demokratike; dhuna është e papranueshme. Punë e madhe se qenka e papranueshme! Sa gjëra të papranueshme kemi bërë në këtë vend, dhe prapë këtu jemi! Çështja është se kush me kë manipulon, kush është në avantazh dhe kush arriti të përfitojë politikisht nga kjo gjendje. Sa për frymën e protestës, mllefin, rebelimin, apo edhe për qëndrueshmërinë e institucioneve, shtetit ligjor etj. iu lumshin krahët atyre që hëngrën dajak, gurë, topa uji dhe gaz lotsjellës, nga të dy palët.

Lëvizja “Vetëvendosje” është e obsesionuar me mitet që i krijon vetë: duhet të vritet, që të mund të ringjallet. Ajo është lëvizje tipike revolucionare, pavarësisht nëse dikush e quan marksiste-leniniste, maoiste, çaveziste. Të tilla ka pasur në tërë Europën, tani ka në Serbi, në Bosnje, në Greqi. Lëvizjet e këtilla shuhen dhe vdesin, kur nuk rrënojnë, kur nuk gjuajnë me gurë, kur pjesëtarët e saj nuk i rreh policia. Më anë tjetër, në çdo vend do të gjenden dhjetë mijë njerëz të pakënaqur që t’iu bashkohen lëvizjeve të këtilla. Duke qenë lëvizje revolucionare, “Vetëvendosje” nuk mund të ketë program politik të qeverisjes, por vetëm të përmbysjes së pushteteve dhe qeverive. Këtë e ka dëshmuar dhe po e dëshmon në Prishtinë. Prishtina nuk ka qenë kurrë më keq, as në kohën e autsajderave të hershëm të LDK-së.

Fazë tjetër e veprimit të “Vetëvendosjes” është lëvizja ilegale, kruzhokët, shkrimi i teksteve programatike dhe shpërndarja ilegale e trakteve. Dhe një luftë e pakompromis kundër inteligjencies borgjeze, kulturës borgjeze, artit borgjez, qytetarisë, gjithnjë sipas modelit të revolucioneve proletare.

Siç mund të kuptohet, nga ana tjetër e barrikadës doemos qëndronte pushteti. Por te ne gjithmonë ka një problem, si në të gjitha vendet me demokraci të pazhvilluar: askush nuk e di saktë se ku mbaron pushteti dhe ku fillon shteti. Te ne më së paku. Paprekshmërinë e institucioneve të shtetit qytetarët tanë nuk e ndjejnë kurrë tamam, sepse e kemi të zaifët traditën dhe kulturën shtetërore. As ushtruesit e pushtetit nuk e dinë masën, deri në ç’shkallë mund t’i përdorin institucionet e shtetit për të mbrojtur pushtetin e tyre. Në nivel teorik çdo gjë është e qartë, por për shumë njerëz nuk është e qartë pse u desh kjo batërdi për një ministër serb. Në të vërtetë, defekti qëndron te shteti i ndërtuar në këtë mënyrë: te bisedimet e Vjenës, te “Pakoja e Ahtisaarit”, te Kushtetuta. Ata që kanë marrë pjesë në bisedimet e Vjenës, tani as që duan t’ia dinë se çfarë kanë lënë prapa. Ata kanë emra, ne e dimë se kush janë. Por kjo ka pak rëndësi. U desh një protestë e “Vetëvendosjes” që procesi politik, veçmas sa i përket veriut të Kosovës, të kthehet pesë vjet prapa. Tani përsëri do t’ia nisim nga fillimi.

Adam, po ti ku ishe?

4. Nuk besoj se ka qytetar normal të Kosovës, i cili nuk shfaq ndjeshmëri ndaj skenave të dhembshme të emigrimit, të ikjes. Emigrimin dhe ikjen nuk e shpikëm ne, por ne kemi ndjeshmëri më të madhe për këtë fenomen, sepse ikjet e këtilla na përkujtojnë kohët më të errëta të historisë. Ikje masive ka pasur dhe vazhdon të ketë Shqipëria, Serbia, Bosnja, Maqedonia, madje Rumania dhe Bullgaria, tash së fundi edhe Greqia. Por ikjet tona janë të shëmtuara edhe në pikëpamje “administrative”, sepse bëhen në mënyrë ilegale, me viza të blera ose të falsifikuara, ose pa to fare. Të tjerët kanë njohur procesin e liberalizimit, vetëm kosovarët BE-ja vazhdon t’i diskriminojë me kokëfortësi të çuditshme, sikur politikat e saj ndaj Kosovës t’i bënte Serbia. Eksodi më i ri nga Kosova është shumë kompleks dhe është i nxitur nga shumë faktorë, prandaj nuk mund të ndalet as me program qeveritar, as me program ekonomik, as me program social, as me polici, as demonstratë, as me ndërrimin e pushtetit, as me zgjedhje të reja, as me revolucion. Madje, disa nga këto veprime mund ta bëjnë situatën edhe më keq. Kjo ndodh për shkak se faktorët që e kanë nxitur eksodin më të ri janë akumuluar për pesëmbëdhjetë vjet dhe nuk zhbëhen me asnjë magji: keqqeverisja, rrënimi ekonomik, papunësia, kapja dhe përdorimi i shtetit, demokracia e manipuluar, institucionet jofunksionale, shëndetësia e rrënuar, arsimi i shthurur. Pra, për të ndalur këtë eksod, duhet ribërë Kosovën. Dhe me kë do ta ribënim? Përsëri me ne, ndërsa ne jemi ata që e kemi vërtetuar një herë se punojmë keq. Në njëfarë mënyre, të gjithë jemi fajtorë. Por kjo nuk i amniston ata që e kanë pasur në dorë ta bëjnë këtë vend më të mirë, të mos i zhgënjejnë njerëzit deri në këtë shkallë. Natyrisht, një veprim i gjerë shoqëror, një program ekonomik, një program punësimi, por edhe një rikthim në Kosovë i bashkësisë ndërkombëtare me programe konkrete të mbështetjes do të mund ta bënte Kosovën vend më të mirë për të jetuar, ku njerëzit mund të kenë të ardhme.

Mirëpo, më anë tjetër, askush nuk e ka ndër mend t’i besojë një qeverie të tillë, e cila, ta zëmë, pa asnjë “preambulë” sociale, amniston pikërisht ata që kanë abuzuar me shtetin: borxhlinjtë e mëdhenj të tatimeve dhe doganave, firmat, ku pushtetarët janë ose bashkëpronarë, ose financojnë fushatat dhe mirëqenien e tyre. Gënjeshtra e opozitës, ndërkaq, se me 40 milion euro e ndal emigrimin, është një uverturë sado e largët për zhvatje tjetër ordinere. Ndërkohë, fqinji im pensionist, nga falja e borxhit fitoi rrafsh 200 euro të papaguara për ngrohje; fqinji tjetër i katit të katër, biznesmen, fitoi hiç më pak se 200 mijë euro. Fqinji pensionist ndihet i fyer, e ka shumë inat fqinjit biznesmen, i duket sikur paratë e falura janë marrë nga xhepi i tij, ndaj mallkon veten që nuk i ka dyzet vjet më pak, në mënyrë që edhe ai të marrë rrugën e ikjes pa kthim.

Dhe, fare në fund, po i pyete njerëzit, përse e bëmë Kosovën të këtillë, do të marrësh përgjigje nga më të ndryshmet: sekush ia lë përgjegjësinë bashkësisë ndërkombëtare, historisë, luftës, të kaluarës së largët dhe të afërt, Serbisë; dikush bën ekskursione meditative, dikush arsyeton, dikush gënjen qëllimshëm, por të gjithë përpiqen të minimizojnë përgjegjësinë e vet në këtë dështim.

Dhe nuk e pyesim veten: Ku ishe ti, Adam?

(Mehmet Kraja)

GJUMI I RIT FËMIJËT, POR AMA I VDES POPUJT

Jo me bombat e Kryetarit të opozitës por edhe me topat e Sulltan Hamitit në rast se gjuajmë, nuk do ta zgjojmë nga gjumi pozitën dhe ndihmësin e saj ,,opozitën,, shqiptare. Nuk ngeli më asnjë vlerë morale e pushtetarëve, ky është kiameti. Kryetari i ,,dërzhavës,, e shkarkon zëvendës drejtorin shqiptar të shërbimeve sekrete dhe partia shqiptare në pushtet, nëpërmjet të një komunikate e informon opinionin se nuk pajtohet me këtë punë. Po kush e pyet varësen e çelësave (BDI) se kur duhet të niset dhe kur duhet të fiket makina.Ish ushtarëve të UÇK, u plasi durimi dhe u tubuan para selisë së Partisë së tyre njerkë. Edhe kësaj radhe ua lanë kokën me akull. Natyrisht, aty ishte deputeti i ,,zgjedhur,, i Strugës, Zv. Kryeministri, Musa Xhaferi i Zajazit, i cili u dha tri herë më shumë premtime se sa do tu kishte dhënë Komandanti i atyre. Nuk e dinë ata se politika e tharton karakterin e ,,njeriut,,. Edhe guri mban peshë të madhe, por edhe ai e ka një kufi. S,ka më keq, se kur të shpërthen bomba në dorë.
Duke u nisur nga fakti që kjo qeveri është duke i armatosur me armë ofanzive dhe më moderne vetëm njësitet elitare të policisë dhe të ushtrisë, dhe e ka lënë pas dore pajisjen me armatime moderne ushtrinë dhe duke e marr parasysh gjendjen politike të momentit, nuk më habit fakti në rast se një ditë zgjohemi nën pushtetin e një Junte policore, natyrisht në ,,dobi të popullit dhe të ruajtjes të rendit kushtetues,,. Policia dhe shërbimet sekrete (buxheti për policinë dhe për shërbimet sekrete ,është dhjetë herë më i madh se buxheti për ushtrinë) janë nën kontroll të drejtpërdrejtë të partisë në pushtet VMRO, që do të thotë: Partia e Brendshme Revolucionare Maqedonase. Është revolucionare, pasi sipas doktrinës së VMRO, revolucioni për një Maqedoni me Selanikun e Korçën brenda, akoma nuk ka mbaruar. VMRO si partner të koalicionit me BDI-në e ka edhe Partinë TMRO, që do të thotë: Partia Ilegale Revolucionare Maqedonase. Kësaj punë në kohën e Revolucionit të Xhon Turqve të Rinj, (1908) i thonin: Jashasën Hyrijet-Shashërdi Milet (rroftë republika u trullos populli)
Duhet theksuar se në njësitet elitare policore, sikurse që janë: Ujqit, Tigrat, Luanët, Skorpionët, Njësiti i blinduar Pancir, Gjashtë drejtoritë civile për zbulim dhe për kundërzbulim, tre Shërbimet Sekrete të ushtrisë dhe në disa dhjetëra Institute dhe institucione që merren me çështje të sigurisë, prania e shqiptarëve matet me një ose dy përqind.
Zëvendës ministrat dhe as ministrat shqiptar (kompetent) sikurse që është Ministri i Drejtësisë dhe Zv. Ministri i policisë , as që informohet ose konsultohet për aksionet e Njësiteve speciale të policisë ose të ushtrisë. Kjo është konstatuar disa herë nga deklarata shumë kontradiktore të përfaqësuesve shqiptarë dhe të atyre maqedonas në polici. Gjatë këtyre njëzet e pesë viteve, gjithnjë ka pasur nga ndonjë zëvendës ministër të punëve të brendshme shqiptar, por gjatë të gjithë aksioneve të policisë, qoftë të asaj të rregullt ose të njësiteve speciale , shqiptarët i ka zënë në gjumë.
Jo që shqiptarët nuk respektohen si partnerë të koalicionit, por ata injorohen , përbuzen dhe nënçmohen, kurse ata vazhdojnë të qëndrojnë të kapur për pushteti si i piri për gardhi. Një herë koalicion, për të gjithë jetën koalicion, njëlloj si mjellmat.
Brenda ,,dërzhavës,, po vlon skena politike. Pothuajse është burgosur lideri i opozitës. Pushteti e akuzon liderin e opozitës për të gjitha matrapazllëqet që i ka bërë vetë; sikurse që janë; përgjimet, partizimin e administratës, kontrolli ndaj gjyqeve dhe të gjithë instituteve dhe të institucioneve të shtetit. Keqpërdorimi i qindra milionë Euro për projektin qesharak ,,Shkupi 2014,,, për burgosje dhe eliminim të kundërshtarëve politikë . Pozita e akuzon opozitën se për dhjetë vjet të sundimit të kësaj pozite, është dyfishuar borxhi i jashtëm. Opozita dhe shqiptarët akuzohen për dështimin e regjistrimit të popullsisë dhe të pronave në vitin 2010, i cili ,,dështoi,, pasi partia në pushtet e konstatoi se i doli hileja në shesh, ku në një vend me dy milionë na dolën një milion e tetëqind mijë votues, nga të cilët treqind mijë fiktivë. Shqiptarët dhe opozita kanë faj që pushteti nuk ka një regjistër qendror të zgjedhësve, që të mos mundet i njëjti person të votojë në disa vendvotime, natyrisht me dokumentacione falso, sikurse që u vërtetua mënyra se si votonin banorët e Liqenasit, të cilit Sali Berisha ia ndërroi emrin në Pustec. Fshati digjet plaka krihet. Për pothuajse burgosjen e liderit të opozitës, i cili është kulaç nga i njëjti brumë si pozita kur janë në pyetje shqiptarët, PDSH është futur në çintjane, kurse BDI, kërkon të respektohet Prezumpcioni i Pafajësisë, sikurse në rastin e ,,Monstrumit,, dhe shumë proceseve të tjerë të montuar.

Partia shqiptare në pushtet BDI, bashkë me nëndegën e vetë PDSH dhe jaranët e tyre në Kosovë, si duket janë në rrugë të mbarë që ta zgjidhin çështjen shqiptare. Forca më vitale dhe promotori i zhvillimeve shoqërore, ekonomike dhe politike, po largohet me të madhe nga trojet e veta. Mos u habisni, në rast se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të mundemi më të zgjedhim prefektin shqiptar në Strugë ,në Dibër dhe në Kërçovë. Ky është rezultati i gjumit të BDI dhe nëndegës së saj PDSH. Opozita e vendit dhe shqiptarët që nuk kanë qasje te grazhdi, janë fajtorë që ,, dërzhava,, është në vendin e 123, sa i takon lirisë së 35ve. Partia shqiptare në pushtet dhe nëndega e saj, PDSH nuk e vënë aspak në zjarr ujin se në Luginën e Pollogut helmohen me materie radioaktive qindra dhe mijëra qytetarë, se pronari rus mundet aty të asgjësojë edhe materie radioaktive. Ministër i Ekologjisë është një shqiptar,edhe prefektja e Tetovës është shqiptare. Si është e mundur kur një popull i i tërë është ngritur në këmbë për ta mbyllur Vrasësin ,Jugohrom, këta nuk luajnë as me gishtin e vogël. ,,Dërzhava,, është e dyzeta për nga shërbimet shëndetësore nga 40 vende të Evropës. Sa u takon lirive dhe të drejtave të njeriut ,, dërzhava,, është në një listë me Angolën, Kolumbinë dhe Afganistanin, diku nga vendi i 123.
Edhe kësaj radhe miqtë tanë ndërkombëtarë ishin konsekuent në deklaratat e tyre, njëlloj sikurse me Procesin e montuar ,Monstra,. Ata thanë se duan të shohin një proces të drejtë dhe konsekuent, njëlloj si gjithë të tjerët. Është i freskët Procesi për vrasjet te liqeni i Smilkovcit afër Shkupit, ku në një proces të montuar , pesë shqiptarë u dënuan me burgim të përjetshëm, edhe pse nuk u gjet as arma e krimit, as dëshmi konkrete, as gjurmë të vrasësve, as motivi, as ndonjë lloj mjeti me të cilin ,,është kryer,, krimi. Argumenti kryesor i pushtetit ishte Dëshmitari i Mbrojtur. Pushtete diktatorial, gjithnjë do të gjejnë edhe njëqind , dëshmitarë të mbrojtur në rast se e do nevoja. Edhe me rastin e procesit ,,monstra,, përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtarë i dhanë deklaratat e njëjte sikurse me rastin ,,PUÇ,, që do të thotë Grusht shteti. Të gjitha këto ndodhin në një kohë kur ministër i drejtësisë është shqiptar-fatkeqësisht kuadër i BDI, për të cilin kisha një respekt të madh. Në vend po ndodhin edhe vlimet me ri-testimet e nxënësve , studentëve dhe të profesorëve. Ministër i Arsimit është gjithashtu një kuadër i BDI, thonë se është një inxhinier i xehetarisë. Çfarë norme pedagogjike, metodike ose didaktike njeh një inxhinier i xehetarisë, i cili është në krye të një ministrie me 14 sektorë ku pothuajse nuk ka asnjë shqiptar. Kush do ti ushqejë me informata ministrat shqiptarë në rast se nuk kanë bashkëpunim me drejtorët e sektorëve, të cilët sipas instruksioneve dhe informatave që i kam i bojkotojnë, natyrisht që punën ta kryejnë sekretarët dhe shefat e sektorëve, ku të gjithë janë joshqiptarë.
Stejt Department, Komiteti i Helsinkit dhe të gjithë organizmat e tjerë të vendit dhe të huaj, që merren me të drejtat e njeriut, alarmojnë për një situatë të tensionuar në vend. Fajtorë të mëdhenj në këto rrethana janë edhe BDI, të cilët ia mbrojnë mizat Gruevskit bashkë me nëndegën e saj PDSH , e cila e pengon bashkimin ose ndonjë fitore të opozitës, por jo edhe për shumë gjatë. (rasti i Gostivarit, kur PDSH ndihmoi që për Prefekt të Gostivarit të zgjidhet kuadër i BDI, që nuk është aspak normale, mirëpo ky votim ka qenë pazari me Shërbimet sekrete të vendit. Disa ditë përpara zgjedhjeve të fundit lokale Kryetari i PDSH u kap me presh në dorë në një takim sekret me Shefin e Shërbimeve Sekrete të ,,dërzhavës,,).
Shqiptarët nuk duhet ta shohin ardhmërinë e vetë duke ikur në dhe të huaj. Toka e jonë është pjellore, e bukur dhe e begatë, natyrisht , për ata që e duan punën gjithnjë ka një mundësi. Dielli lind për të gjithë.
Strugë, 04 shkurt 2015 / Shpëtim Pollozhani

Historiani Dülffer: “Ndarja e Evropës nuk është kapërcyer ende”

70 vjet më parë Roosevelt, Churchill dhe Stalin ndanë Evropën në Jaltë. Sot Putin vijon me politikën e pushtetit të Stalinit, thotë historiani nga Këlni, Jost Dülffer. Sipas tij kjo është një situatë shumë e rrezikshme.Më 4 shkurt të vitit 1945 u takuan tre liderët e fuqive aleate në luftën kundër Gjermanisë naziste: Franklin D. Roosevelt (SHBA), Winston Churchill (Britania e Madhe) dhe Joseph Stalin (BRSS). Ata u mblodhën në Jaltë të Bashkimit të atëhershëm Sovjetik në gadishullin e Krimesë. Takimi i “Tre të mëdhejve” kishte të bënte me ndarjen e Gjermanisë pas kapitullimit dhe me krijimin e një rendi të ri të pasluftës në Evropë. Fuqitë e mëdha të atëhershme ranë dakord me njëra-tjetrën që në fillim lidhur me kërkesat për dorëzimin pa kushte, për denazifickmin dhe demilitarizimin e Gjermanisë. Por disa çështje të tjera dukeshin të pazgjidhshme, aq të mëdha ishin dallimet.
Për gadishullin e Krimesë, ku ndodhet Jalta, ka edhe sot trazira në rendin evropian të paqes. Në një intervistë për Deutsche Welle-n (DW) historiani gjerman Jost Dülffer flet për rëndësinë e konferencës së Jaltës, ku në 1945 u diskutua për paqen dhe ku Evropa faktikisht u nda.

DW: Në Jaltë “Tre të mëdhenjtë” arritën të bien në një farë mase dakord me njëri-tjetrin, paqja në Evropë u sigurua fillimisht. Por disa muaj më vonë bota u përball me një luftë të re, të ashtuquajturën “Lufta e Ftohtë”. Çfarë ndodhi?
Jost Dülffer: Koalicioni anti-Hitler i përbërë nga rusët, amerikanët dhe britanikët as gjatë luftës nuk kishte funksionuar pa tensione. Por në Jaltë aleatët ranë dakord për atë, që për të gjitha palët mund të ishte një pikënisje për një politikë të përbashkët të pasluftës. Por ajo nuk u aplikua konkretisht në diplomaci, për shkak se u thelluan tensionet. Pati diferenca për çështje të caktuara. E para ishte çështja polake. Bashkimi Sovjetik e injoroi qeverinë polake në mërgim në Londër dhe vendosi një qeveri satelite të vetën. Pyetja ishte a duhej të njihej kjo qeveri, veteë sepse BRSS kishte çliruar Poloninë?
Pastaj ishte çështje e reparacioneve. SHBA hezitoi që në Jaltë, që të mbështesë plotësisht kërkesat sovjetike për reparacione nga Gjermania, sepse ishte e sigurtë, se vinte në një vend të shkatërruar, i cili fillimisht ka nevojë për ndihmë. Përveç kësaj amerikanët nuk ishin të gatshëm që të ndanin sekretin e bombës atomike dhe të shfrytëzimit të energjisë bërthamore për qëllime civile. Kjo krijoi tensione. Të përbashkëtat u shterruan deri në vitin 1946/1947.
Le të spekulllojmë: çfarë mund të bëhej ndryshe, sikur të dihej, se çfarë do të ndodhte pak vite pas konferencës?
Bashkimi Sovjetik e çliroi Evropën Lindore nga pushtimi gjerman dhe donte të ushtronte interesat e tij të pushtetit atje. Për shkak se kjo nuk iu pranua, pasoi konfrontimi dhe Lufta e Ftohtë. Të dyja palët kanë faj, sepse fuqitë perëndimore kishin pak mirëkuptim për Bashkimin Sovjetik, edhe për vuajtjet e Bashkimit Sovjetik. Në luftën e ftohtë Bashkimi Sovjetik, amerikanët dhe britanikët kanë qenë të përfshirë njëlloj.
A ishte e qartë që në Jaltë, se ndarja e botës nuk mund të shmangej?
Jalta ka qenë një ndër shumë konferenca, ku është diskutuar për rendin e pasluftës dhe ku kërkohej të arrihej marrëveshje për këtë çështje. Një vit e gjysmë më vonë ka pasur vetëm konferenca ministrash të jashtëm, në të cilat u bë e dukshme ndarja e Evropës. Në Jaltë kjo nuk ka qenë aq e manifestuar. Kishte ende shanse. Por ka pasur një konfrontim ideologjish – komunizmit dhe kapitalizmit. Secila palë zgjeronte sferën e saj të ndikimit në mënyrën e vet, Bashkimi Sovjetik më shumë në mënyrë ushtarake, fuqitë perëndimore më shumë në sensin ekonomik.
Disa historianë e shohin Jaltën si vendin, ku Perëndimi ka tradhëtuar Poloninë dhe vende të tjera të Evropës Lindore. E shihni edhe ju kështu?
Gjërat erdhën si erdhën, pjesërisht për shkak të një veprimi të njëanshëm të BRSS, pjesërisht edhe si kompromise. Fuqitë perëndimore nuk mund të fillonin luftë me Bashkimin Sovjetik në momentin, kur Gjermania e Hitlerit nuk ishte mundur akoma.
Nëse do të bëni një skicë në vija të trasha, çfarë i ka sjellë Jalta botës? Çfarë mund të cilësohet sot 70 vjet më pas si pozitive dhe si negative?
Dy muaj pas Jaltës u themelua OKB-ja. Për Kombet e Bashkuara në fakt u fol pak në Jaltë, por u ra dakord, që të pesë fuqitë e mëdha të kenë të drejtën e vetos. Kjo ishte e nevojshme në sistemin e atëhershëm shtetëror, por ky rregull pengon deri sot OKB-në për të qenë më efektive. Pozitivja ishte se po ecej në rrugën e paqes, ndërsa ishte akoma luftë.
Situata e sotme në Euvopë ka prej disa vitesh ngjashmëri me kohën e atëhershme. Në politikën e tij dhe në mënyrën se si prezantohet Putini vazhdon politikën e pushtetit të Stalinit. Dhe kjo është një situatë shumë e rrezikshme. Ne kemi besuar se pas përfundimit të konfliktit Lindje-Perëndim 1989/90 ishte kapërcyer kjo ndarje në sfera të ndryshme të pushtetit në Evropë. Ne shohim sot se Rusia e sotme, shumë më e vogël se Bashkimi i i atëhershëm Sovjetik, ndjek të njëjtën rrugë dhe kjo është shumë serioze. Ne mendonim se e kishim kapërcyer, por jo.
Intervistën e zhvilloi Daria Bryantseva.
Jost Dülffer është profesor për historinë e re në Universitetin e Këlnit. Ai është autor i librit “Jalta, 4 shkurt 1945. Lufta e dytë Botërore dhe krijimi i botës bipolare”. (dw)

“Kosovarët”, azilkërkuesit e pabazë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Vazhdojnë ikjet masive të qytetarëve nga të gjitha anët e Kosovës. Alarmante. Sikur “kosovarët” të fitonin azil do të bëheshe kjo PRECEDENT: ngjarje, rast a veprim që ka ndodhur më parë, dhe më pas nga avokatët e azilkërkuesve afrikan-aziatik, do të merreshe si mbështetje në raste të tjera të ngjashme me të. Sipas ligjeve aktuale të BE-së askush prej shqiptarëve nuk mund të fiton azil, por nëse ikja e tyre është ndonjë komplot i gatuar në kuzhinën e ndonjë anëtare të sajë, dashamirëse e Serbisë, atëherë ajo që unë do të përmendi në vazhdim do të jetë e pavlefshme. Continue reading “Kosovarët”, azilkërkuesit e pabazë

“Kosovarët”, azilkërkuesit e pabazë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Vazhdojnë ikjet masive të qytetarëve nga të gjitha anët e Kosovës. Alarmante. Sikur “kosovarët” të fitonin azil do të bëheshe kjo PRECEDENT: ngjarje, rast a veprim që ka ndodhur më parë, dhe më pas nga avokatët e azilkërkuesve afrikan-aziatik, do të merreshe si mbështetje në raste të tjera të ngjashme me të. Sipas ligjeve aktuale të BE-së askush prej shqiptarëve nuk mund të fiton azil, por nëse ikja e tyre është ndonjë komplot i gatuar në kuzhinën e ndonjë anëtare të sajë, dashamirëse e Serbisë, atëherë ajo që unë do të përmendi në vazhdim do të jetë e pavlefshme. Shqiptarët e trojeve etnike të FYROM-it, Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi janë nën pushtimin e huaj të egër sllavo-ortodoks dhe shtypen, diskriminohen në çdo aspekt, u eksponohen burgosjeve të përditshme politike, vrasjeve…vetëm për shkak të prejardhjes së tyre etnike. Vlerësimi i përgjithshëm: janë në një gjendje më të keqe se bashkëkombësit e tyre të Kosovës. Megjithatë, nuk ikin ashtu siç veprojnë këta të fundit.
***
Azil: Azili do të thotë një strehim nga persekutimi. Të huajve që frikohen nga persekutimi në vendet e tyre mund t`u jepet azil në Perëndim nëse ata kualifikohen për të, individualisht e jo si grup t`a dokumentojnë persekutimin eventual.

Për të marrë azil duhet të plotësojnë kushtet për t`u njohur si refugjatë. Si rregull, personi duhet të ketë një frikë të bazuar nga persekutimi për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror apo për shkak të mendimeve politike (aktivitetit politik). Njerëzit të cilët për arsye të tjera janë në rrezik për të qenë subjekt i dënimit me vdekje ose të torturës në qoftë se ata kthehen në vendin e tyre, gjithashtu mund të njihen si refugjatë.

“Kosovarët” nuk i plotësojnë aspak kushtet e lartë-përmendura, ikin për shkaqe ekonomike për të cilat nuk jepet azil. Janë azilkërkues të pabazë. Dhe, sa për orientim, Kosova, Shqipëria, FYROM-i, Serbia, Mali Zi dhe Bosnja, nga OKB-ja konsiderohen si vende të sigurta dhe qytetarëve të tyre nuk u jepet azil.
***
Ligji mbi azilin: Sipas të drejtës ndërkombëtare, shtetet përkatëse kanë të drejtë të japin azil, por asnjë detyrim. Kjo do të thotë, se askush nuk mund ta detyron një shtet sovran t`i jap azil ndonjë personi edhe nëse ky i përmbush të gjitha kushtet të quhet refugjat. Azili zakonisht nuk u jepet hajdutëve, rrugaçëve, atyre që kanë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte, krimet që kanë për qëllim pengimin e paqes dhe krimet ndërkombëtare – shkelje të parimeve dhe objektivave të Kartës së OKB-së. Elementi më i rëndësishëm në ligjin e azilit është se Shteti pritës duhet të përmbahet për të ekstraduar personin në një shtet ku ai mund të persekutohet rëndë.
***
Rastet Dublin: Në Konventën e Dublinit të 15 korrik 1990 që më vonë zëvendësohet me Rregulloren 2003/01/09 Dublin II, janë përcaktuar kriteret se cili shteti është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për azil.

Përgjegjësia për shqyrtimin e kërkesës së azilit i është caktuar një shteti anëtar i bashkëpunimit Dublin nëse ai shtet ka lëshuar një vizë Schengen ose leje qëndrimi për azilkërkuesin, nëse azilkërkuesi është arrestuar për kalim ilegal të kufirit, nëse herën e parë e ka paraqitur atje kërkesën për azil ose nëse këmba e azilkërkuesit ka shkel atje më përpara se me kaluar në shtetin fqinj. Pra Rregullorja Dublin II përmban vetëm rregulla procedurale se cili shteti është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për azil, dhe jo rregullat në lidhje me trajtimin serioz ose jo të kërkesave.

“Kosovarët” para se me shkelë në vendet “e bekuara” ku ata synojnë azilin: Gjermani, Austri, Francë, Angli, Skandinavi etj patjetër të kalojnë nëpërmjet shteteve tjera anëtare të BE: Hungarisë, Kroacisë apo Sllovenisë. Si rrjedhojë, shtetet “e bekuara” do t`i kthejnë sërish në Hungari, Kroaci, Slloveni të cilat sipas Konventës së Dublinit janë përgjegjëse për shqyrtimin e kërkesave të tyre. Rezultati do të jetë i njëjtë: DËBIM për në Kosovë. Kërkesat nuk do të trajtohen seriozisht.
***
Trafikimi dhe kontrabanda me njerëz
Trafikimi i njerëzve: është tregti e organizuar me njerëz. Trafikimi i qenieve njerëzore është për të shfrytëzuar fëmijët, gratë dhe burrat për të kryer punë dhe shërbime nga përdorimi i forcës, dhunës, kërcënimeve, mashtrimit ose duke shfrytëzuar situatën e prekshme të personit nevojtar. Viktimat e trafikimit mund të shfrytëzohen në prostitucion ose qëllime të tjera seksuale, punë ose shërbime të detyruara, të tilla si lypsarë etj. Viktimat tipike të trafikimit të njerëzve janë fukarenjtë, jetimët, të papunët. Ata vijnë nga vende me standardet e ulëta të jetesës dhe joshen me oferta të (rrejshme) të punës në vendet me standarde të larta të jetesës. Trafikimi i qenieve njerëzore është një formë e rëndë e krimit, vepër penale e cila përfshin shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Kontrabanda me njerëz: lëvizje e organizuar e paligjshme të njerëzve nga një shtet në tjetrin kundrejt pagesës së lartë, shpesh e kushtëzuar nga dëshira dhe oferta për të përmirësuar kushtet e jetesës. Futja a nxjerrja fshehurazi e njerëzve nëpër kufirin shtetëror duke përdorur mënyra të jashtëligjshme për t’i shpëtuar kontrollit kufitar. Merret me kontrabandë, kontrabandist. Vepër penale, formë e krimit.
***
Dënimet për trafikim dhe kontrabandë me njerëz: Dënimet janë shumë të rënda, varet prej nivelit, llojit të krimit dhe legjislacionit të shtetit përkatës, 7-20 vjet burgime të pakushtëzuara. Prandaj kisha me i këshilluar të interesuarit e diasporës mos u japin strehim të ikurve sepse do të kontribuonin jo vetëm në boshatisjen e Kosovës, por shumë lehtë mund t`i qesin telashe vetvetes, të akuzohen për trafikim ose kontrabandë me njerëz.

Sipas definicionit të OKB-së trafikimi (tregtia e organizuar me njerëz) ndryshon nga kontrabanda me njerëz sepse trafikimi përfshin keqpërdorimin, abuzimin e pushtetit dhe eksploatimin e njerëzve. Ndërkaq kontrabanda e njeriut zbatohet me njerëz të cilët janë të gatshëm të paguajnë për të blerë hyrje të paligjshme në një vend ku ata nuk janë as qytetarë as banorë të përhershëm. Në legjislacionin e shteteve përkatëse trafikimi është një krim kundër kapitullit të Kodit Penal për lëvizjen në liri, ndërsa kontrabanda është krim kundër Ligjit të Imigracionit.
***
Çrregullim politik dhe konfuzioni, mungesa e parimeve udhëzuese, standardeve dhe objektivave të përbashkëta, dështimi i madh e i bujshëm i qeverisë antikombëtare PDK & LDK, shkaktuan tronditje të madhe që mund të rezulton me shkatërrimin e shoqërisë “kosovare” e më gjerë…

Të gjithë ne ndjemë dhembje për situatën e krijuar, megjithatë nuk jemi në mediume të shpalosim ndjenjat por të provojmë rrugët, format dhe mënyrat e shpëtimit. Detyra jonë është për të thënë të vërtetën, guximin për të reaguar s`bashku kundër padrejtësisë dhe boshatisjes së Kosovës.