Kategoritë: Analiza

Pse Zogu zgjodhi Italinë në vend të Jugosllavisë

ZoguÇfarë shkruante në veprën e tij voluminoze “Historia e Italisë” gazetari i famshëm Indro Montanelli në kapitujt mbi Zogun dhe prejardhjen e tij, karrierën, marrëdhëniet me italianët dhe pushtimin e ’39?

Gazetari i famshëm italian, i cili la gjurmë të pamohueshme me veprën e tij jo vetëm në Itali, e shtriu ndikimin e tij edhe në fusha të tjera, duke spikatur pikësëpari në atë të historisë, ku ai ishte në fragmente të saj edhe dëshmitar okular e përcjellës i eventeve më të rëndësishme të kohës. Një kolanë e ribotuar shpesh nga shtëpitë botuese më në zë në Itali, janë edhe vëllimet e “Storia d’Italia”, të cilat kanë njohur më vonë edhe bashkëpunimin e redaktimin profesional të Mario Çervit. E ndarë në shumë seksione e kapituj, sigurisht se për lexuesin shqiptar do të kishte vlerë të dihej vlerësimi që Montanelli jep për një periudhë shumë të diskutueshme të historisë sonë, siç është pushtimi italian, por edhe periudha e monarkisë. Si e shihte dhe çfarë shkruante Indro Montanelli (1909-2001) mbi ish-monarkun shqiptar dhe prejardhjen e tij e të parëve të tij, rrugën që ndoqi për të bërë karrierë, marrëdhëniet me italianët, fqinjët dhe popullin e vet, dhe në fund fare, edhe qëndrimin dhe lëvizjet në ditët dhe orët e fundit para se të niste pushtimi. Përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjen të ndërthurura më shumë informacione e detaje të tjera në faqet 204- 215 të Volumit 8, Kapitulli XII, botim i “Rizzoli Editore”, Milano, 1982.

* *

Kundërshtari që Musolini kishte shpikur për t’iu kundërvënë një suksesi që po kishte Hitleri, ishte në fakt i biri i tij. Mbreti Ahmet Zog, siç thuhej, “nuk lindte.” Ai i përkiste një dinastie të bosëve të mafies Mati, që do të ishte pak Kalabria e Shqipërisë dhe emri i tij i vërtetë ishte Ahmet Zogolli. Zogollët, që pas pushtimit turk, ishin të parët që u konvertuan në fenë e Islamit, duke pohuar pushtetin e tyre mbi shtetin, falë mbrojtjes së pashallarëve që gradualisht qeverisën vendin në emër të Sulltanit.

Ata zotëronin disa dele, disa kullota dhe një grup vrasësish, të cilët i përdornin për të mbështetur sundimin e tyre të vogël feudal dhe për të përshtatur sipas dëshirës së tyre, gjakmarrjet dhe luftën guerile, endemike në mesin e atyre barinjve malorë, por nuk rezulton se ndonjë prej Zogollëve kishte pohuar dëshirën për të shtrirë ndikimin e tij mbi atë kanton të papërfillshëm, të banuar nga disa dhjetëra mijëra burra, pothuajse të gjithë analfabetë, të lidhur me mjaft fanatizëm me autonominë e tyre, të cilën turqit e respektuan. Zakonisht ata lindnin, jetonin dhe vdisnin atje, midis deleve dhe minareve, duke bërë gjueti, duke bërë intriga dhe duke administruar një drejtësi arkaike nën pemën e fikut. Ahmeti ishte ndoshta i pari i dinastisë së tij që e zgjeroi horizontin e ambicieve të tij.

Lindur në vitin 1895, ai studioi në Akademinë Ushtarake në Kostandinopojë, por kur Shqipëria kaloi, pas luftërave ballkanike, nën sundimin e Vjenës, ai u transferua në ushtrinë austriake – mjeti që përdorte Perandoria Habsburge për të themeluar elementet e ndryshme kombëtare nga të cilat ishte përbërë – dhe atje ai u bë kolonel. U shkarkua në fund të Luftës së Parë Botërore dhe mbeti pa gradë, pa para dhe pa flamur, ai u kthye në Mat, por nuk u mësua me vegjetimin si paraardhësit e tij.

Regjimi demokratik që kishin vendosur traktatet e paqes në vend ishte, sigurisht, një mashtrim, por lejonte këdo që të bënte përpara. Ahmetit i mjaftoi emri për t’u bërë deputet i rrethit të tij dhe për të hyrë kështu në lojën e pushtetit. Ambicia e tij ishte servirur mirë nga trashëgimia dinake e Zogollëve, me një guxim të shquar dhe një mungesë totale të skrupujve. Para të tridhjetave ishte ministër i Brendshëm, një pozicion të cilin ai e përdorte për të shumëfishuar miqtë, t’i binte në qafë armikut dhe menjëherë më pas të instalohej si President i Këshillit. Kur, në zgjedhjet e ardhshme, ai u mund nga liberali Fan Noli, nuk pranoi t’i lëshonte atij vendin dhe u përpoq të vendoste diktaturën. Ai nuk pati sukses për shkak të mungesës së forcave brenda dhe mbështetjes nga jashtë, dhe i detyruar të shpëtonte veten, u largua për në Beograd. Tashmë, e dinte se askush nuk mund të sundonte në Shqipëri përveçse si prokonsull i një fuqie të huaj dhe në mesin e atyre që pretendonin për dominim – Italia, Greqia dhe Jugosllavia – ndoshta ai mendonte se kjo e fundit ishte më e besueshme. Kështu duhej të dukej dhe ai me jugosllavët, të cilët hezituan shumë për ta bërë “ushtarin” e tyre. Kur më në fund e vendosën, Nikolla Pashiç – një lloj Gioliti serb (kryeministër italian) dhe njohës i mirë i njerëzve – duke vënë mbi tryezë një numër qesesh plot sterlina floriri, duke i shtyrë drejt tij, e pyeti: “Dhe tani Zog, sa kohë do të duhet për të marrë para nga italianët dhe të kalosh në anën e tyre”? – Ndoshta Zogu nuk e bëri atë që kishte parashikuar Pashiç vetëm për sterlinat. Si mbrojtës, italianët kishin më shumë pikë se jugosllavët në avantazh: Së pari, nuk kishin vazhdimësi territoriale me Shqipërinë, gjë që i jepte më shumë pavarësi kësaj të fundit, pastaj ishin më në gjendje ta ndihmonin nga ana ekonomike dhe në fund, pas ardhjes në pushtet të Musolinit, dhanë dëshmi të një aktivizimi diplomatik shumë më agresiv dhe të vendosur. Megjithatë, pasi kishte përvetësuar sterlinat e Pashiçit, Zogu përvetësoi dhe ato të Musolinit, të cilit pak i interesonte kjo; vetëm të jepte disa garanci të suksesit, dhe nga kjo pikëpamje nuk ishte e gabuar. Me ushqim të dyfishuar, Zogu e rimori shpejt pushtetin dhe u kurorëzua dhe President i Republikës, por kjo nuk i mjaftoi. Tri vjet më vonë, ai mori një kurorë të vërtetë, atë të Mbretit, që Musolini ia dha në shkëmbim të një deklaratë besnikërie të pavdekshme ndaj Italisë, që e shqiptuar nga një njeri si Zogu, vlente aq sa vlente. Musolini u tregua naiv dhe kjo u pa menjëherë. Pasi u bë mbret, Zogu e mori seriozisht mbretërimin, duke marrë qëndrimet e pavarësisë dhe duke treguar shpesh arrogancë, që dikur rrezikuan të provokonin një krizë në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe në vitin 1934, Zogu refuzoi të rinovonte traktatet tregtare me Italinë dhe nënshkroi një me Jugosllavinë. Këto veprime u justifikuan pjesërisht nga politika e Romës që e kryente detyrën e saj si “mbrojtëse” shumë keq.

Ndihmat e mëdha më pas përfunduan duke shtuar llogaritë private të Zogut dhe të preferuarve të tij, por edhe ato ndërhyrëse dhe paternaliste. Kjo politikë dukej e bërë me qëllim që të fyente ndjenjat e një mbreti si Zogu që pa tradita dinastie, u përpoq të kompensonte me gjeste krenarie kombëtare dhe shkëlqimin e një oborri operetash. I fshehtë dhe dyshues, Zogu e konceptonte politikën si një intrigë pallati, në të cilën, megjithatë, ishte një mjeshtër. Rrallë shfaqej në publik, kërkonte nga të gjithë, madje edhe nga diplomatët italianë, duke filluar nga kreu i misionit, ministri Jakomoni, të respektonte një ceremonial të përpiktë, ku fliste pak dhe nuk hapej me askënd. Ndikimi i vetëm që ushtronte ishte ai ndaj familjes dhe në veçanti ndaj motrave, që prej tij kishin marrë gradën e gjeneralëve dhe të veshura me uniformë, luanin në pallatin mbretëror motin e mirë dhe të keq. Ato ishin anti-italiane edhe kishin frikë se Roma do t’i jepte mbretit një grua italiane që do t’i shpronësonte.

Në të vërtetë, ky ishte projekti që Roma kishte, dhe për ta realizuar, dikush i kishte sugjeruar gjithashtu të “sakrifikonin” për Zogun një princeshë të linjës së gjakut mbretëror të Savojës, por nuk ishte gjetur ndonjë aq e gatshme dhe më pas ishte kthyer tek një baroneshë e cila, megjithëse italiane, kishte prejardhje të drejtpërdrejtë dhe mbante emrin e kampionit më prestigjioz të nacionalitetit shqiptar: Skënderbeut, por për Zogun kjo ishte një masë e përkohshme, me krenari e refuzoi atë dhe për të ripohuar pavarësinë e vet, dëshironte të bënte një zgjedhje të tijën. E bëri mbi një fotografi ku ishte një vajzë hungareze, që ia kishte propozuar sekretari i tij. Zogu e refuzoi vajzën, por e mbajti fotografinë dhe e ftoi në Tiranë origjinalen: Ajo ishte Geraldine Apponyi, trashëgimtare e një familjeje të madhe hungareze e rënë nga vakti; nuk kishte asgjë përveç emrit dhe një fytyre të ëmbël, e njëjtë edhe në karakter. Dasma u mbajt më 28 nëntor 1937, në njëzet e pesë vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ( Shënim i përkthyesit: këtu, me shumë gjasa, kemi të bëjmë me një lapsus të vetë autorit, gjë e cila mund të ketë ardhur nga mosthellimi apo neglizhenca e tij ndaj këtij detaji historik, pasi dihet tashmë se dasma në fjalë u zhvillua në prill 1938) dhe ishte një tjetër burim i fërkimit, këtë herë më të thellë me Italinë. Jo vetëm për shkak se Zogu kishte refuzuar një nuse italiane, por edhe për kundërshtitë e vrazhda që iu bënë, veçanërisht nga motrat gjenerale, të dy përfaqësuesve italianë, të cilët ishin Çiano për qeverinë dhe Duka i Bergamos, i Shtëpisë së Savojës.

Ishte më se e kuptueshme se: Kriza, për arsye të parëndësishme, ndodhej tashmë në ajër, por ka shumë mundësi që edhe acarimi i Cianos, t’i ketë dhënë një shtysë përshpejtimit të saj. Por as Zogu, në mungesë të një ideje, ose për shkak të krenarisë, nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë. Ndoshta ai mendonte se Italia nuk mund të bëjë pa të dhe sigurisht, u mbështet dhe nga të motrat për këtë bindje. Geraldina nuk mund t’i ofronte asnjë ndihmë, qoftë edhe me anë të këshillimit. Shumë e re në moshë (ajo ishte njëzet vjet më e re se ai) dhe pa përvojë, ajo e gjeti veten krejtësisht të papërgatitur për të luajtur rolin e vështirë të Mbretëreshës. Për më shumë, ajo ngeli menjëherë shtatzënë dhe burri i saj, edhe pse dukej shumë i dashuruar me të, vepronte ende si një mysliman, i cili nuk i jep rëndësi fjalës së gruas. Por, sipas një tjetër hipoteze, ai kurrë nuk kishte pasur ndonjë iluzion në lidhje me stabilitetin e fronit të tij, përkundrazi, Zogu donte t’i jepte fund aventurës së tij në mënyrën më të hijshme, duke e shtyrë pavarësinë deri në sfidën e radhës. Ndoshta po përgatiste kthimin e tij në momentin kur rregullat e lojës europiane të kishin ndryshuar. Megjithatë, edhe pse i mungonte etika, atij nuk i mungonte karakteri.

Në fakt, u bë më se e qartë kur goditja gjermane në Çekosllovaki i dha Ciano-s një mundësi për të kryer planin e aneksimit të Shqipërisë, plan që “vlonte” prej kohësh. Ministri i Jashtëm kishte marrë urdhra që jugosllavët t’i kishin “duart e lira” për të vepruar në Shqipëri, sipas klauzolave të fshehta të traktatit të vitit 1937: Musolini kishte marrë në dorë raportet që e tregonin Shqipërinë si një vend “të pasur, të pasur me të vërtetë” dhe parashikonin një ndërhyrje të mundshme gjermane në atë zonë, për aq kohë sa kjo ndërhyrje mbikëqyrej nga italianët. Në këto përshkrime, “sociale” të Cianos, nuk mungonin edhe idetë anti-Zog. “Ky popull, ku kushtet e mjerimit në të cilat jeton, na sjell ndërmend fshatrat e largëta kineze përgjatë Jang-Ce…. “120,000,000 lirat e mjerueshme, të cilat përbënin buxhetin e shtetit, përdoreshin për blerjen e diamanteve, rrobave, makinave që motrat e Mbretit i reklamonin me pamaturi të vazhdueshme”. Falë kësaj taktike, Ciano, në maj të vitit ’38, arriti të bindte Duçen, të jepte aprovimin e një përgatitje të përgjithshme.

Ndërkohë, delfini i Duçes, i cili ishte jashtëzakonisht i pamatur në zgjedhjen e taktikave të politikës së tij, parashikoi edhe vrasjen e Zogut. Më 27 tetor të vitit 1938, ai vuri në dukje në ditarin e tij: “Aksioni fillon me vrasjen e Mbretit (duket se do jetë detyrë e Këshilltarit Koçi përballë një tarife prej dhjetë milionësh), lëvizjet përgjatë sheshit, udhëzimi i bandave besnike ndaj nesh (pothuajse të gjithë komandantëve, përveç atyre të KMIA), lutje Italisë për ndërhyrje politike dhe ushtarake, nëse është e nevojshme, ofrimi i kurorës së Mbretit dhe aneksimi i mëvonshëm. Jakomoni siguron se çdo gjë mund të bëhet në bazë të rregullave, me një muaj paralajmërim. “Një manovrim i tipit ‘Anschluss’ me pak fjalë, si aneksimi i Sudeteve. Deri në atë moment, Ciano kishte reaguar me iniciativën e vet. Ekzistonte tashmë një duel mes Cianos dhe Zogut, pra Musolini do e bazonte aprovimin ose pengimin e aneksimit, në përputhje me stadin e ngjarjeve në rend ndërkombëtar. Rënia e Stojadinoviçit, një mik i madh i Cianos, në Jugosllavi, kishte komplikuar akoma edhe më shumë situatën. “Duart e lira”, nuk mund të vepronin si më parë dhe Zogu e dinte mirë këtë. Ideja e vrasjes se Mbretit, ishte venitur.

Indro Montanelli: Shqipëria një dhe njëmijë

Gazetari i mirënjohur italian Indro Montanelli e kishte patur që herët në fokusin e tij vendin tonë, të cilin në kohën e Mbretërisë edhe e ka vizituar. Prej mbresave të asaj vizite lind libri i tij i njohur “Shqipëria një dhe njëmijë” (1939) një tekst me shumë vlera historike që është përkthyer në shqip nga Aurel Plasari. Ja një fragment nga ai libër:

“Kështu filloi procesi i kthimit përbrenda të shoqërisë shqiptare dhe i mbetjes djerrë të tokës: dy plagët kundër të cilave Shqipëria lufton ende sot. Kështu sidomos filloi ajo dukuri shkallmimi kombëtar, me kristalizimin e klasave në kasta, me paralizimin e trafiqeve dhe të çdo shkasi tjetër qarkullimi, qarkullimi gjithçkaje: idesh, prodhimesh bujqësore, kulture, shpresash. Turqia – me shkathtësi nga këndvështrimi i saj, që ishte këndvështrim i një sunduesi absolut ushtarak – e ndali historinë shqiptare në feudalizmin mesjetar, nga i cili ajo sa po dilte mundimshëm.

Turqia nuk përbëri, ajo shpërbëri. Nëpërmjet joshjes me karriera ushtarake, ajo i thithi vendit elementët më jetësorë. Klasën e vjetër drejtuese e zëvendësoi me një të re, vasale të Stambollit, e përforcoi atë me privilegje, e ndihmoi për konstituimin e latifondit më ogurzi, e bëri të parrezikshme për pushtetin qendror, duke ngjallur dhe ushqyer në gjirin e saj xhelozi dhe rivalitete familjare, duke ngritur një bej kundër një tjetri dhe të gjithë kundër pashait. Bujqësia birej, e vrarë nga prona madhe e tokës dhe nga varfërimi demografik; atë e vinte poshtë blegtoria. Tregtia me jashtë mori teposhtjen; brenda vendit qarkullimi ndeshte në pengesat e feudalëve të vegjël të fuqizuar, në mungesën e rrugëve dhe të mjeteve të komunikimit që askush nuk kishte interes të ndërtonte. Një zotëri në qendër të kardashllarëve të vet, mandej një tjetër zotëri në qendër të të tjerëve kardashllarë të vet dhe kështu me radhë, të shumëzuar për njëqind ose për njëmijë: dhe mes këtyre zotërinjsh dhe mes këtyre kardashllarësh nuk kishte marrëdhënie të tjera veç luftërave mbas pritash që i kundërvinin njërin ndaj tjetrit edhe që i thellonin shkepjet duke çelur urrejtje dhe duke lënë trashëgimi gjaku.

Hera-herës ndonjë prej këtyre bejlerësh dhe pashallarësh përftonte një program kryengritjeje kundër Stambollit dhe politike të pavarur. Por këto sipërmarrje provoheshin për ambicie vetjake të ndonjë prijësi guximtar, jo në emër të një kryengritjeje çlirimtare për rikonstituimin e njësisë dhe të pavarësisë së atdheut. Nuk ishin dukuri Ringjalljeje, por Rilindjeje, një Rilindje më shumë e errët se e shkëlqyer, e luajtur prej prijësish gjenialë, të veçuar, që kur e kur mëtonin ta thjeshtonin vendin në një despotat vetjak, Valentinë me tre shekuj vonesë, sikurse tre shekuj e vonuar ishte edhe jeta politike shqiptare.

Më i famshmi qe Aliu i Tepelenës, pasha i Janinës, që në një çast ia pati dalë të bashkonte në pushtetin e tij Greqinë, Epirin, Tesalinë dhe Arbërinë jugore e qendrore. Tejmase i zgjuar, ushtar guximtar dhe mizor, diplomat pa skrupuj, mecenat i shkëlqyer mbas mënyrës së vet. Mbaroi në moshën shtatëdhjetetetëvjeçare (më 1824), me kokë të prerë nga Mahmudi II që asgjësoi tek ai rebelin jetëshkurtër të fuqizuar. Ndërsa në veri, në viset e Shkodrës, Mahmud Bushati dhe i biri Kara Mahmud dhe së fundi i nipi Mustafa qenë një dinasti komandantësh sypatrembur dhe që të tre përfunduan të vrarë.

Mirëpo qenë aventura dhe aventurierë, jo kryengritje kombëtare: bëma teke, mbështetur prej bandash në rastin më të mirë besnike ndaj kreut të tyre si person, jo ndaj një ideje, kur nuk ishin mercenarë vënë në lëvizje vetëm nga dashuria për paratë. Mandej ishin gjithnjë të paktë, një dorë trupash me pagëtyrë, ndërsa e shumta i qëndruan besnikë pushtetit qendror edhe si detyrim fetar, ngase tanimë rezistenca fetare qe shpartalluar, e thjeshtuar në ndonjë bastion të paarritshëm malësor të veriut, ndërsa muslimanizmi merrte dhenë. Krerët rebelë ishin përjashtim. Rregulli ishte besnikëria ndaj Portës, ngjitja e shkallinave në postet e larta të drejtimit të administratës dhe ushtrisë turke: Shqipëria i dha Stambollit tetëmbëdhjetë vezirë të mëdhenj, të parin nënmbret të Egjiptit, Mehmet Aliun, dhe një ajkë trupash fort të bukura. Kjo besnikëri u dokumentua në çastet tragjike të teposhtjes turke, në fund të shekullit të kaluar, gjatë luftërave kundër rusëve: atëherë shqiptarët rendnin e luftonin për Gjysmëhënën. Edhe qe ky qëndrim që i shtyu Fuqitë nënshkruese të Traktatit të Shën Stefanit të 1878-s, i cili gjithsesi ishte mjaft i rëndë për Stambollin, t’ia njihnin Turqisë pjesën më të madhe të truallit shqiptar disa krahina të të cilit iu caktuan Malit të Zi, Serbisë dhe Bullgarisë”.

kultplus

Erdogani nuk arriti t’i islamizojë mendjet, andaj po i islamizon gurët

ErdoganNga Ezgi Basaran

Politikat ditore të Turqisë shpesh na mjegullojnë mendjen, duke na penguar interpretimin e zhvillimeve të rëndësishme nga një perspektivë më e gjerë. Kam frikë se ri konvertimi i Hagia Sofias në xhami është njëra nga ato zhvillimet që tani po humbet në një diskurs të mjegulluar. Për të pasur një perspektivë më gjithëpërfshirëse, fola me shkencëtarin politik profesorin Olivier Roy, i cili që nga mesi i viteve të 90-ta ka argumentuar se projekti islamist ka dështuar. Ai thotë se themelet kryesore të projektit islamist, ndërtimi i një shteti Islamik dhe sharia si bazë e kushtetutës, tërheqin shumë pak myslimanë të thjeshtë në ditë të sodit. Pse?

Sipas Roy, gjenerata e fascinuar apo e interesuar për Islamizëm përbëhej nga njerëz te cilët ishin të ri në vitet e 80-ta dhe fillim të viteve 90-ta. Para tyre, teoria kryesore ishte nacionalizmi, i udhëhequr nga (Gamal Abdel) Nasseri në Egjipt dhe Partia Baath në Siri dhe Irak. Së bashku me nacionalizmin, aty ishte edhe pikëpamja gjithëpërfshirëse mbi shoqërinë që ka Islami. Për shembull, Partia Baath ishte sekulare, por gjithashtu e përqafoi pikëpamjen holistike që ka Islami mbi shoqërinë. Pos kësaj, që nga fillimi i shekullit 20, ekzistonte një kulturë specifike politike e cila u krijua nga liderë karizmatikë si Nasseri, Khomeini, dhe Saddam Husseini. Tani kjo kulturë politike është e vdekur për gjeneratën e re. Ishim dëshmitarë që e ashtuquajtura Pranvera Arabe nuk ishte ideologjike dhe nuk u udhëhoq nga udhëheqës karizmatikë.

Edhe pse Roy e pranon Erdgoganin si udhëheqës karizmatik, beson se i takon një kulture politike që i ka dalë afati.

“Shumica e njerëzve që e përkrahin ishin të ri në vitet e 80-90ta. Tani Erdogani është një njeri i moshuar, njëjtë si përkrahësit e tij kryesorë. Erdogani shtyhet nga kjo kulturë e vjetër politike, e cila, shihet qartë se është joliberale dhe e ka humbur sharmin e saj. Në fillim, AKP ishte e suksesshme gjersa ekonomia po ecte mirë. Ishte e qartë se AKP udhëhoqi një program të duhur ekonomik, por ky program nisi pak para se të merrte partia fuqi. Sidoqoftë, ishte gjë e mençur që ai program u përcoll edhe më tej, dhe ideologjia e zhvillimit u manifestua në ndërtimin e rrugëve dhe ndërtesave të reja, jo vetëm nëpër qytete të mëdha por gjithashtu edhe nëpër katunde, në Anadoll. Nëse e krahasoni Turqinë e viteve 1990 dhe të themi Turqinë e vitit 2010, do të shihni modernizimin total sa i përket shërbimeve. Andaj, shumë njerëz nga Anadolli votuan për AKP-në sepse AKP-ja simbolizoi përparimin ekonomik dhe social. Sidoqoftë, tani edhe në mesin e votuesve të AKP-së, doli një shkallë e caktuar e sekularizmit, që çoi në rezistimin edhe më të madh të islamizimit në zemrat dhe mendjet e tyre. Në Turqi, debati mbi Islamin, i cili u udhëhoq nga intelektualët islamistë në vitet 1990, është zhdukur. Nuk ekziston më.”

Për Royin, ekzistojnë dy arsye pse nuk ka debat aq të ndezur për Islamin në Turqi: “Së pari, ata intelektualë janë larguar anash dhe janë përjashtuar nga loja nga ana e një qeverie e cila dikur u besua se ishte islamiste. E dyta, Turqia, nëse flasim për sociologji, është në fakt një shoqëri e hapur. Natyrisht që ka grupe të vogla të islamistëve radikalë, mirëpo shumica e njerëzve të zakonshëm në Turqi nuk është se iu bëhet vonë shumë për Islam. Një tjetër pikë e rëndësishme është se AKP asnjëherë nuk ka pasur kontroll mbi rrjetet e gjera fetare. Kuadrot profesionale religjioze u krijuan nga tashmë armiku kryesor i kësaj partie, lëvizja Gülen. Grusht shteti i dështuar i dha goditje edhe psikologjike edhe politike Erdoganit ngase u dëshmua të ketë pasur të drejtë sa i përket tradhtisë nga gylenistët. Hakmarrja e Erdoganit pas grusht shtetit ndaj rrjeteve politike dhe fetare gjithashtu bëri që të humbë kontrollin mbi Imamët Hatipë e madje xhamitë në Evropë, Azi dhe Afrikë sepse AKP-ja nuk i ka kushtet për t’i kontrolluar këto rrjete, edhe pse përpiqet shumë rëndë. E pastaj, Erdogan humbi kontrollin edhe mbi ekonominë. Humbi teknokratët si Ali Babacan dhe krahun liberal. AKP-ja nuk arriti ta përmbushë premtimin më të madh islamist se është kundër korrupsionit. Dhe pikërisht për shkak këtyre arsyeve, Erdogani tani ka mbetur me simbole si mënyrë të vetme për të bashkuar elektoratin. Andaj, nuk ka simbol më të mirë se sa konvertimi i Hagia Sofias në xhami. Erdogani nuk arriti t’i Islamizojë mendjet, andaj po përpiqet t’i islamizojë gurët. Ky është thelbi i konvertimit të Hagia Sofias”.

Shkencëtarët kryesorë të bihejviorizmit islamist, si Asaf Bayat, John L. Esposito, Francesco Cavatorta, François Burgat dhe vetë Royi, kanë argumentuar se ngritja dhe qëndrimi stoik i AKP-së është shembull i përkryer i post-Islamizmit (si i referohet Bayat), që vrazhdë, do të thotë humbja e disa principeve themelore të Islamizmit, si për shembull që baza e kushtetutës të jetë ligji sharia. PostiIslamizmi është një kornizë akademike, dhe si i përshtatet kjo kornizë praktikës, është e pa qartë. Jam pyetur se si do të shprehej Roy mbi këtë teori, kur shikon partitë post-islamiste si AKP, Ennahda në Tunizi, apo PJD në Marok. Sipas Roy, nuk ia vlen të trajtohet dhe shpjegohet AKP-ja e sodit, ngase “AKP-ja e sodit është Erdogan, asgjë më shumë”. Ai vazhdoi duke thënë: “Sidoqoftë, Abdullah Gul dhe Ahmet Davutoğlu ishin shembuj të përkryer të post-Islamizmit ngase kishin kuptuar dështimet e projektit Islamist dhe sipas kësaj edhe transformuan praktikat e tyre politike. Erdogani në anën tjetër, nuk e futi rrymën post-Islamiste përbrenda shoqërisë dhe lëvizjeve”.

Për dallim, udhëheqësit e Ennahdas në Tunizi “kuptuan se mbajtja strikte e agjendës islamiste nuk do të funksionojë në Tunizi. Për shembull, edhe pse mbajnë vellon, politikanet femra të Ennahdas nuk e përkrahin sistemin tradicional të familjes dhe shoqërisë e cila i lidh femrat për punë shtëpie. Shohim rast të ngjashëm edhe me gratë marokene të cilat punojnë për dhe përreth PJD-së. Andaj gjenerata e dytë e grave islamike ose islamiste janë shtylla e transformimit të projektit islamist dhe evoluimit drejtë post-Islamizmit. Kur kthehemi prapa tek Ennahda dhe Ghannouchi, nuk ka mbetur shumë islamizëm në qëndrimet e tyre. Për shembull, këto ditë po mbahet gjykimi i një blogereje tuniziane e cila ka bërë shaka rreth islamit. Kush po e sulmon vazhdimisht atë blogere (Emna Chargiu) dhe po dëshiron që të dënohet? Jo Ennahda por vetë shteti. Kush po i sulmon homoseksualët në Marok? Jo PJD-ja por shteti, monarkia. Gjersa islamistët kryesorë po heshtin, shtetet po shtypin feministët dhe njerëzit LGTB. Sërish është aparati shtetëror me prapavijë autoritare që dëshiron të kontrollon shtetin me anë të konservatorizmit”.

Pse islamistët heshtin? “Sepse nuk kanë asgjë për të ofruar, asgjë për të propozuar, asgjë për të vënë në tavolinë”, thotë Roy. “Nuk mund të shndërrohen në parti majtiste liberale. Nuk duan të shihen as si konservativë në mënyrë që të kenë shanse me të rinjtë. Duart e tyre religjioze janë thyer sepse shteti i kontrollon xhamitë. E as imamët nuk duan që të kontrollohen nga partitë politike”.

Nëse është kështu, atëherë pyetemi, si dhe pse një pjesë e madhe e njerëzve në Marok, Tunizi dhe Turqi votojnë për këto parti islamiste?

“Ekziston një pjesë e shoqërisë të cilët zgjedhin partitë tradicionale konservative”, thotë Roy. “Për këto grupe, ajo që ka mbetur nga këto parti islamiste mjafton dhe është në rregull. Këto parti luajnë lojë parlamentare, që do të thotë se nuk po thërrasin për xhihad ose sharia. Program i tyre nuk është Islamizimi, por ri-tradicionalizimi i shoqërisë, i cili i përshtatet dhe josh segmente të caktuara të shoqërisë.

Sidoqoftë, sipas Roy, narrativa Islamiste ka ndryshim të dukshëm. “Për shembull, sipas Ennahda, nuk duhet islamizuar politikën ose shoqërinë, por Islami duhet lidhur me identitetin tunizian. Andaj njerëzit po veprojnë jo në emër të Kuranit por në emër të traditave. Ky koncept është i ngjashëm me atë të Turqisë. Referenca konstante e AKP-së me epokën e Otomane është një përpjekje për të “civilizuar” diskursin islamist në politikat e brendshme”. Roy gjithashtu thotë se përkrahësit e partive kryesore islamiste në Lindjen e Mesme, posaçërisht në Maghreb, janë në një fazë të sekularizimit të ngadalshëm. Me sekularizim, do të thotë se njerëzit kanë filluar të pranojnë idenë se religjioni është çështje personale.

“Për shembull, kemi një lëvizje në Marok që thotë se nëse dëshiron të agjëron, agjëro, por nëse nuk agjëron, nuk ke nevojë të fshihesh. Në Tunizi, gjate Ramazanit, restorantet mbesin të hapura në rajonet më të shtrenjta dhe ushqimi shërbehet edhe nëpër ballkone. Në Algjeri, lëvizja HIRAK sillet si një parti sekulare. Nuk gjeni asnjë slogan Islamik në repertorin e tyre.

Është mbresëlënëse ngase para 20 viteve, nëse do të kishte lëvizje si HIRAK, do të ishte e dominuar nga islamistët ose nga shpirti apo sloganet islamiste. Sërish kur shikojmë protestat e vitit të kaluar në Algjeri, shohim me qindra e mijëra njerëz nëpër rrugë, por pa asnjë slogan Islamik. Fakti që nuk besojnë në gjeneratën e vjetër të islamistëve, e quaj dështim të Islamit”.

“AKP-ja nuk është lëvizje e Lindjes së Mesme, dhe ky është problemi i Erdoganit”, thotë Roy, “Në këtë kuptim, Ataturku ka ngadhënjyer. Turqia, në pikëpamje më të madhe dhe më të gjerë, është Perëndimore dhe Evropiane, që përfshinë edhe Rusinë. Ky është një problem i madh për Erdoganin sepse e vetmja letër që ka është letra Otomane dhe nuk po funksionon. Arabet nuk duan kthimin e turqve.

Letra otomane është tërësisht e diskredituar në Lindjen e Mesme. Për shembull, qeveria e Libisë u pajtua me Turqinë, edhe atë vetëm pse po e furnizon me armë dhe para. Gjersa Erdogani e prezanton këtë marrëdhënie si patronazh otoman, është një transaksion i thjeshtë në mes dy shteteve dhe i cili nuk është i famshëm në mesin e libianëve.

Qeveria e Tripolit po i shikon mundësitë e veta dhe e sheh se i vetmi aleat i besueshëm është Turqia. Andaj, marrin atë që iu jep Erdogani. Sidoqoftë, narrativi i Erdoganit, ajo Otomane, atë s’e blejnë.

Një tjetër pikë e rëndësishme është se Turqia nuk është një shoqëri Islamike. Andaj, pos Ataturkut, ka ngadhënjyer edhe sekularizmi. Edhe pse shumica e popullatës së Turqisë thotë se janë myslimanë praktikues, ata nuk duan që Islami të jetë drejtuesi kryesor i ligjeve dhe shoqërisë”.

Si i vlerëson Roy këto lidhje të afërta të AKP-së me aktoret islamistë jo shtetërorë në Siri dhe Libi, me Ennahdan në Tunizi apo Vëllazërinë Myslimane Egjiptiane? Ai thotë se beson që “këto marrëdhënie vetëm dëshmojnë se Erdogani ka një ëndërr otomane. Për të përmbushur ëndrrën e tij, ka nevojë për vegla autoktone, dhe këtë ia japin partneritetet me grupet e Tunizisë, Libinë, Sirisë dhe Egjiptit. Sidoqoftë, këto mënyra nuk funksionuan ashtu si kishte dashur Erdogani, sepse për shembull, Ghannouchi është një aktor dhe patriot tunizian. Vetëm pse janë të gatshëm të pranojnë përkrahjen e Turqisë, aktorët Arabë islamistë nuk janë gati të japin sovranitetin kombëtar për ëndrrën otomane të Erdoganit”.

Në hije të njëjtë, Roy e sheh edhe keq llogaritjen e rikonvertimit të Hagia Sofias në xhami, sepse është kishë ortodokse. Politika e Putinit ka qenë mbrojtja e Ortodoksisë. Andaj, konvertimi i Hagia Sofias është goditje e madhe për Rusinë, që duket se është partneri i vetëm i Turqisë ne skenat e luhatshme si Siria dhe Libia. Andaj Erdogani i dha goditje Putinit e jo Papës.

Keq llogaritja tjetër vjen nga mospërfillja e dialogut në mes Myslimanëve dhe të Krishterëve. Përgjatë disa viteve të fundit, ky dialog është udhëhequr nga Arabët, dhe u nis në Abu Dhabi, vend të cilin e vizitoi Papa në vitin 2019. Isha aty dhe pash takimin e dy Princave dhe imamit të Xhamisë Al Azhar me Papën. Atë dit, u hap një Kishë e Krishtere në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Papa udhëhoqi meshën. Është ironike që deri sa shtetet e Gjirit Arab i hapen Krishterimit, Turqia i mbyllet.

Ashtu si dëshmon sërish kjo intervistë, Roy ende përkrahë thënien e tij të vjetër dy dekada e gjysmë, se Islami politik ka dështuar. “Nuk është çudi që ende e përkrahi argumentin tim”, thotë ai. “Ajo që është interesantë është se edhe vetë islamistët kanë pranuar argumentin tim se Islami politik ka dështuar. Tani debati në mes akademikëve është, ashtu si argumentojnë shumica e kolegëve të mi, se islamistët veprojnë thjeshtë nga arsyet pragmatike, por në fakt ende janë islamistë në mendjet e tyre. Pikëpamja ime është se nuk duhet të brengosemi çka është në mendjen e tyre, së pari ngase nuk kemi se si të dimë mirë, në mënyrë shkencore, se çka ka dikush në mendje. E dyta, ngase ajo që është e rëndësishme janë veprat e tyre”.

koha

Serbët, grekët dhe turqit me kontrata sekrete për të asimiluar shqiptarët e Maqedonisë!

SkenderbeuE vërteta mbi shqiptarët e Maqedonisë

Lëvizja Kombëtare Shqiptare, sidomos periudha e njohur në histori me emrin Rilindja Kombëtare Shqiptare, e cila synonte të grumbullonte mbarë trojet shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar, në fillim në nivelin e një vilajeti të bashkuar autonom në kuadrin e Perandorisë Osmane, pastaj të një shteti autonom nën sovranitetin apo suzeranitetin e sulltanit turk, më në fund në një shtet kombëtar krejtësisht të pavarur, përfshiu edhe viset shqiptare, që sot bëjnë pjesë në Republikën e Maqedonisë, shkruante akademiku Kristo Frashëri.

Siç dihet, Lëvizja Kombëtare Rilindëse u zhvillua në disa drejtime – herë si lëvizje e armatosur kundër reformave administrative të Perandorisë Osmane, herë si lëvizje politike për bashkimin e trojeve shqiptare në një njësi të vetme administrative, herë si lëvizje për të fituar të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare shqipe, herë si lëvizje për të sanksionuar në arenën ndërkombëtare njohjen e shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia fetare si një kombësi e vetme dhe herë si lëvizje për të kundërshtuar copëtimin e trojeve shqiptare nga pretendimet e monarkive fqinje.

Faktori kryesor që pengonte realizimin e synimeve të Rilindjes Kombëtare ishte mohimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve nga Perandoria Osmane dhe copëtimi prej saj i trojeve të tyre etnike në disa njësi të mëdha administrative, siç ishin vilajetet, të cilat pengonin jetën e tyre të përbashkët.

Fillimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare u dukën në çerekun e dytë të shekullit XIX.

Ato u dukën në një kohë kur Perandoria Osmane ndërmori zbatimin e reformave administrative, financiare, ushtarake, arsimore të njohura me emrin Tanzimat. Një nga masat kryesore të Tanzimatit ishte reforma administrative e vilajeteve.

Provinca historike e Dardanisë u prek, për sa u përket kufijve administrativë, tepër pak. Ajo u quajt vilajeti i Kosovës, qendrën e pati kryesisht në Shkup, kurse vetë Shkupi u ngrit në nivelin e një sanxhaku.

Për sa u përket viseve të sotme të Maqedonisë, sanxhaku i Shkupit përfshinte kazatë e Shkupit, Kumanovës, Kaçanikut, Shtipit, Radovishtës, Koçanës, Kratovës, Peçevës dhe të Egri-Palankës. Tetova u shkëput nga Shkupi dhe u përfshi në sanxhakun e Prizrenit.

Krahas vilajetit të Kosovës u krijua edhe vilajeti i Manastirit, i cili përfshiu pesë sanxhaqe.

Dy prej tyre kishin vise shqiptare, që sot bëjnë pjesë në Republikën e Maqedonisë – sanxhaku i Manastirit, i cili kishte kazanë e Ohrit (me Strugën) dhe kazanë e Kërçovës; si dhe sanxhaku i Dibrës, i cili përveç viseve që sot bëjnë pjesë në Shqipëri, përfshinte edhe kazanë e Rekës.

Tre sanxhakët e tjerë, ai i Korçës dhe Elbasanit nuk e preknin fare Republikën e sotme të Maqedonisë, kurse sanxhaku i Selfixhesë nuk përfshinte fare vise shqiptare.

Dihet se parimet e Tanzimatit u shpallën në Stamboll më 3 nëntor 1839. Një nga kryengritjet më të mëdha kundër masave tanzimatiste shpërtheu nga shqiptarët e Shkupit, më 21 korrik të vitit 1843.

Nga Shkupi kryengritja, e cila njihet me emrin e udhëheqësit të saj Dervish Carës, u shtri me të shpejtë në viset e tjera shqiptare si në Tetovë, Kaçanik, Kumanovë, Gostivar, pastaj dhe në viset e banuara nga popullsi maqedonas.

Sapo kryengritja e Dervish Carës u shtyp, shpërtheu nga shqiptarët kryengritja në sanxhakun e Dibrës, e cila gjithashtu u shtyp nga ushtritë e rregullta osmane.

Megjithatë, kryengritjet e shqiptarëve vazhduan edhe më vonë. Kështu, për gati 30 vjet kryengritjet pasuan njëra-tjetrën derisa në vitin 1875 Porta e Lartë hoqi dorë nga zbatimi me dhunë i masave tanzimatiste në malësitë shqiptare.

Sapo u ndërprenë kryengritjet antiturke, filluan më 1878-n protestat e shqiptarëve kundër Traktatit të Shën Stefanit dhe kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit.

Meqenëse Kongresi i Berlinit vendosi cedimin e disa viseve shqiptare në favor të monarkive fqinje, Lëvizja Kombëtare Shqiptare nën drejtimin e Lidhjes së Prizrenit mori hov të paparë deri atëherë.

Tri ndër vatrat kryesore të lëvizjes patriotike të Lidhjes së Prizrenit qenë në Shkup, Tetovë, Dibër. Madje, kryetari i parë i saj ishte nga Dibra, Iljaz Pashë Qoku, të cilin e pasoi një personalitet nga Tetova, Sheh Mustafa Tetova.

Shqiptarët e Shkupit i dhanë Lidhjes së Prizrenit disa personalitete tepër të rëndësishme, njëri ndër të cilët, Jashar bej Shkupi, udhëheqësi i tyre kryesor, pësoi internim të rëndë në burgjet e ishujve të Egjeut.

Pasi Lidhja e Prizrenit u shtyp me dhunë nga forcat ushtarake osmane, protestat e shqiptarëve të këtyre viseve vazhduan kundër Portës së Lartë.

Pikërisht në këtë kohë fillon edhe lëvizja politike për krijimin e një vilajeti të bashkuar dhe autonom shqiptar, e cila më 1899-n, një nga qendrat më kryesore të saj e pati në qytetin e Dibrës.

Dora-dorës me lëvizjen për autonomi të Shqipërisë, në viset shqiptare që sot bëjnë pjesë në Republikën e Maqedonisë, mori hov edhe lëvizja kulturore për shkrimin shqip, për shkollat shqipe dhe për kishën shqiptare.

Në vitet e fundit të shekullit XIX, në Lëvizjen Kombëtare morën pjesë jo vetëm shqiptarët myslimanë, por, siç u tha, edhe shqiptarë ortodoksë të viseve të sotme të Maqedonisë.

Gjatë viteve të fundit të sundimit osman, drejtimin kryesor të lëvizjes patriotike shqiptare brenda në Perandorinë Osmane e pati komiteti “Për lirinë e Shqipërisë”, i cili u krijua në qytetin e Manastirit (Bitolj).

Veprimtaria e tij u bë e mundur në sajë të banorëve të shumtë shqiptarë, të cilët mbushnin qytetin. Sjellim me këtë rast si dëshmi statistikën e popullsisë së Vilajetit të Manastirit (Vilayet de Monastir), botuar në frëngjisht nga Instituti Gjeografik i Sofjes, më 1902, në të cilën shënohet se qyteti i Manastirit (Bitolj) atë vit kishte gjithsej 5972 shtëpi, nga të cilat 1775 shtëpi turke (myslimane), 1600 shtëpi bullgare, 1397 shtëpi shqiptare, 700 shtëpi vllehe dhe 500 shtëpi izraelite.

Po të kemi parasysh se përveç 1397 shtëpi të shënuara shqiptare, edhe një pjesë prej 1775 shtëpive të shënuara turke i përkisnin kombësisë shqiptare myslimane – justifikohet vlerësimi që rilindësit shqiptarë kishin për Manastirin e kohës së tyre si qytet kryesisht shqiptar.

Bilanci i punës patriotike që zhvilloi Komiteti i Manastirit ishte shumë i pasur. Komiteti krijoi nëpërmjet degëve të tij lidhje me shumë vise të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë së sotme.

Kryetari i komitetit, Bajo Topulli, profesor në shkollën e mesme të Manastirit, organizoi çetën e parë patriotike, e cila me moton “Ja vdekje! Ja liri!”, përhapi në viset shqiptare programin themelor të Rilindjes Kombëtare në të dy frontet e luftës patriotike – në lëvizjen e armatosur për çlirimin e Shqipërisë dhe në lëvizjen kulturore për hapjen e shkollave shqipe.

Më 1908-n, sapo u krijuan rrethanat politike, në Manastir u mblodh Kongresi i Alfabetit Shqip, i cili caktoi alfabetin që mbarë shqiptarët përdorin edhe sot e kësaj dite.

Gjithashtu, në Manastir filluan botimin organe shqipe, njëra nga të cilat “Bashkim‘i Kombit” nën drejtimin e Fehim Zavalanit, përhapi në mbarë vendin programin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Krahinat shqiptare të Maqedonisë së sotme u shquan edhe në kryengritjen e madhe çlirimtare antiosmane që shpërtheu më 1912-n.

Askush nuk duhet të harrojë se pikën kulmore kryengritja e përgjithshme e vitit 1912 kundër zgjedhës shekullore osmane me përmasa të papara deri atëherë, e pati me hyrjen në 11 gusht të kryengritësve shqiptarë në Shkupin e çliruar prej tyre.

Askush nuk duhet të harrojë entuziazmin e papërshkrueshëm që pushtoi banorët e Shkupit kur hynë në qytet çlirimtarët shqiptarë.

Veç kësaj, askush nuk duhet të harrojë se thirrjes që drejtoi Ismail Qemali tre muaj më vonë për të dërguar delegatët e tyre në Kuvendin historik të Vlorës, iu përgjigjën edhe krahinat shqiptare të Maqedonisë së ditëve tona.

Me gjithë vështirësitë e qarkullimit të krijuara nga Lufta e Parë Ballkanike, në Kuvendin e Vlorës mundën të merrnin pjesë tetë delegatë, të cilët përfaqësonin viset shqiptare, që sot ndodhen në Republikën e Maqedonisë: Dibrën, Tetovën, Gostivarin, Strugën dhe Ohrin (Myfti Vehbi Agolli, Sherif Langu, Mehmet Pashë Dërralla, Hamdi Ohri, Doktor Murtezai, Zyhdi Beu, Nuri Sojliu, Mustafa Baruti).

Dihet gjithashtu se dy prej tyre zunë poste të rëndësishme në organet e larta të shtetit të pavarur shqiptar – Myfti Vehbi Agolli, i cili u zgjodh me vota unanime kryetar i Këshillit Kombëtar (Parlamentit) dhe Mehmet Pashë Dërralla, i cili u zgjodh edhe ministër i Mbrojtjes Kombëtare.

Shkupi, kryeqyteti i sotshëm i Republikës së Maqedonisë, më 1913-n përbëhej për nga popullsia në shumicën dërrmuese nga shqiptarët. L. Jaray, një vëzhgues i paanshëm frëng, i cili e vizitoi më 1913-n Shkupin, shkruante se atë vit qyteti kishte 45000 banorë, nga të cilët rreth 25000 ishin myslimanë (55%), pothuajse të gjithë shqiptarë, kurse bullgarë, pra maqedonët 10000-15000 (22-33%).

Veç këtyre, kishte 3000 serbë dhe 2000 izraelitë (G.L. Jaray, L‘Albanie inconnue, Paris 1913, f. 40).

Që shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë e vërteton, ndonëse me përqindje të tjera, Instituti Gjeografik i Sofjes. Në vëllimin e tij të përmendur, botuar më 1902 mbi sanxhakët e Ballkanit, njoftohet se në fillim të shekullit XX, Shkupi, kryeqendra e vilajetit të Kosovës, kishte 4474 shtëpi apo familje.

Prej tyre, thuhet në këtë vjetar, 2336 shtëpi (52,25%) banoheshin nga familje të cilësuara turke, apelativ, me të cilin nënkuptoheshin banorët myslimanë, por që sikurse u shpjegua më parë, në shumicën e tyre dërrmuese ata qenë shqiptarë.

Sipas atij vjetari, atë vit në Shkup kishte 1687 (37,58%) familje bullgare, kurse tepricën e përbënin ciganët (rreth 200 shtëpi), izraelitët (rreth 100 shtëpi), vllehët (rreth 60 shtëpi), rreth 91 familje shqiptare, sigurisht shqiptarët e ritit katolik.

Ne preferuam njoftimin e personalitetit frëng dhe atë të Buletinit statistikor të Institutit Gjeografik të Bullgarisë për të mos na akuzuar si antisllavë, mbasi njoftimet e tjera që kemi mbi popullsinë që kishte Shkupi në fillim të shekullit XX e ngrenë numrin e shqiptarëve në përmasa më të larta, në bazë të të cilave Shkupi quhej qytet shqiptar.

Siç shihet, Buletini i Sofjes flet si në rastin e Manastirit dhe në atë të Shkupit për bullgarë dhe jo për maqedonë. Ne nuk duam të ndërhyjmë në këtë çështje.

Ana statistikore se kush e përbënte në këto vise shumicën e popullsisë në fillim të shekullit XX, i përket historisë së qytetërimit.

Bota ecën përpara dhe duhet të trajtohet ashtu siç është sot. Stambolli dikur ka qenë qytet grek, sot është qytet turk. E kaluara nuk mund të rivendoset.

Por edhe të mohosh se Stambolli ka qenë prej mijëra vjetësh qytet grek, meqenëse sot është qytet turk, është absurditet. Shkupi ka qenë dikur qytet shqiptar dhe me minoritet maqedon.

Sot është qytet maqedon me minoritet shqiptar. Por ai ka një minoritet dinamik aq të fuqishëm, i cili e detyron Shkupin të jetë kryeqytet jo vetëm i Maqedonisë, por edhe i shqiptarëve të Maqedonisë.

Dihet se ashtu si paralufte Mbretëria Jugosllave e Karagjeoqeviçëve ashtu dhe pasluftës Jugosllavia Socialiste Federative e titistëve kanë ndjekur një politikë dëbimi nëpërmjet emigracionit të shqiptarëve në masë nga trojet e tyre etnike në fillim në drejtim të Turqisë dhe më pas në kontinentin evropian dhe amerikan.

Nuk ka dyshim se shpërngulja e tyre, e cila llogaritet me qindra mijë familje, ka sjellë pakësimin e popullsisë shqiptare edhe në Republikën e sotme të Maqedonisë. Sigurisht që edhe kjo politikë e nacionalizmit të egër i takon historisë.

Duam vetëm të kujtojmë se me gjithë këtë politikë dëbimi që mbulon shekullin XX, masa e shqiptarëve që ka sot Republika e Maqedonisë është përsëri e konsiderueshme.

Sipas statistikave zyrtare të Shkupit, banorët e njohur si shqiptarë, sot përfaqësojnë rreth 25% të popullsisë në shkallë republike. Sipas zërave që qarkullojnë në institucionet shqiptare, ata përfaqësojnë afërsisht 1/3 e popullsisë në shkallë republike.

Është, gjithsesi, një masë e konsiderueshme. Gjithsesi, në të dyja rastet, numri i tyre përfaqëson një masë të konsiderueshme. Përveç peshës së konsiderueshme, ata nuk janë ardhacakë, por autoktonë, janë të zotët e shtëpisë së krahinave ku banojnë.

Si përfundim, mendojmë se qeveritarët e Shkupit duhet të heqin dorë nga ëndrrat nacionaliste e shoviniste dhe ta shohë realitetin me sy hapur për ta parë ashtu siç është.

Të shohë se në gjirin e saj ka një masë të konsiderueshme shqiptarësh, të cilët jetojnë, punojnë, shpresojnë dhe kërkojnë që të thonë fjalën e tyre në atdheun e përbashkët, që nuk u takon vetëm maqedonëve, por edhe shqiptarëve.

shqiptari

Amelika Amelika

“Politikanët shqiptarë kur tashmë kanë devijuar apo tradhtuar, kur janë shitur e korruptuar, kur janë nënshtruar e dorëzuar, flasin se si Amerika vendos, se si historia e popullit, idealet dhe morali në politikë, janë çështje të dorës së dytë a të tretë.

Si ta dëgjoni një politikan shqiptar duke thënë “Amelika, Amelika!”, dijeni që është korruptuar. Ata përpiqen që krimin e korrupsionin e tyre, pasurimin e paligjshëm e të pandershëm, ta mbulojnë kinse me Amerikën.

Ne e kemi aleat të parë e partner të pazëvendësueshëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo, këta për korrupsionin e tyre e keqpërdorin edhe partnerin tonë.”

Albin Kurti

Albin Kurti: Luftëtar i vërtet është ai që nuk merr asgjë pas luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë replikës së tij në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ku po debatohet para votimi të mocionit të mosbesimit për qeverinë aktuale, tha se nuk e vë në dyshim patriotizmin e Daut Haradinajt para, gjatë dhe pas luftës, por jo për demarkacionin pasi nuk ishte qëndrim patriotik.

Sipas tij, u dhanë 82 kilometra katrorë për një çerek metri katrorë. Ai tha se qasja që luftëtari duhet të shpërblehet është e gabuar dhe nuk dua t’ua mësojnë breza të rinj, duke shtuar se kjo është logjikë mercenari.

“U dhanë 82 kilometra katrorë për çerek metri katrorë sa është ulësja këtu, kjo është. U paguat për atë punë. Pra ky është problemi, ky është problemi se patriot nuk mundesh me qenë i kufizuar në kohë, duhet tërë jetën. Ka shumë njerëz që shumë pjesë të jetës kanë qenë patriotë , e mandej jo patriotë e thënë butë. Kushdo që ka luftuar, kushdo që ka rezistuar, kushdo që ka mbajtur burg, kushdo që ka qenë viktimë, ka qenë për këtë vend, nuk ka qenë për një vend të huaj, normalisht me luftu për vendin tënd. Është gjëja më normale. Prandaj, edhe nuk bën me ai tepru shumë me mburrje se për vendin tënd ka qenë se po del diqysh se nuk e ke dashtë vendin tënd e tash po dëshiron njëfarë lloj shpërblimi meqenëse paske luftuar për vendin tënd. Është gabim kjo qasja. Edhe fëmijët me i mësu në këtë qasje është gabim. Edhe brezat e rinj është gabim me i mësu në këtë qasje. Angazhimin për këtë vend e kemi borxh, e kemi obligim. E pikërisht qasja e gabueshme që e keni pasur ju ka sjellë në këtë situatë ku luftëtari duhet të shpërblehet me ndonjë shtëpi në ‘Marigonë’, me ndonjë biznes, me ndonjë terminal doganor, me ndonjë kompani, me ndonjë hektarë bujqësore që i shndërron në motele ose autostradë. E kjo është gabim. Prandaj jemi në këtë pikë ku jemi. Më falni, po kjo është logjikë mercenari. Mercenari shkon në luftë dhe paguhet, por këtu duhet të merret vet se nuk ka kush ta paguajë. Luftëtari i vërtet është ai që nuk merr asgjë pas luftës”, tha Kurti.

Shqiptarët më të varfërit në Maqedoni, paguajnë taksa e s’marrin asgjë

Produkti i brendshem vendorMaqedona vazhdon të përballet me mungesë të kohezionit social dhe ekonomik si dhe dallime në zhvillim në mes të rajoneve të banuara me shqiptarë dhe atyre maqedonase. Sipas të dhënave nga Byroja për zhvillim rajonal, rajoni Jugperëndimor, Verilindor dhe Pollogu të cilët janë kryesisht të banuar me shqiptarë janë më të varfërit. Në rajonin e Pollogut GDP-ja * për kokë banori është vetëm 117284 denarë, ndërkaq në rajonet maqedonase është dyfish apo trefish më e lartë.

Republika e Maqedonisë ndahet në gjithsejtë 8 rajone që përfshijnë në numër të madh të komunave të banuara me qytetarë të përkatësive të ndryshme kombëtare dhe religjioze.
Si pasoj e politikave diskriminuese dhe etnocentrike që nga vitet e 90, e deri më sot ekziston një pabarazi e thellë mes këtyre rajoneve, me boshllëqe të mëdha në zhvillim.
Dallimet në zhvillim vërehen qartazi, duke filluar nga qytetet si Kumanova dhe Likova(Rajoni Verilindor), qytetet Struga, Dibra dhe Kërcova (rajoni Jugperëndimor) dhe Rajoni i Pollogut, i banuar me shumicë shqiptare.Njashtu, rajoni i Shkupit, pjesa ku jetojnë maqedonasit është zona më e pasur dhe prosperuese, ndërkaq pjesa shqiptare është tërësisht e getoizuar.
Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) vlerëson se Qeveria e Maqedonisë, ku pjesëmarrës janë edhe partitë shqiptare nuk ka bërë sa duhet për revitalizimin e zonave dhe rajoneve të varfra në vend.
Sipas kësaj organizate, edhe partitë shqiptare si pjesë e bashkëqeverisjeve deri tani nuk kanë pasur dhe nuk kanë plan strategjie për zhvillimin e këtyre zonave.
OBRIE thekson se partitë shqiptare në platformat e tyre duhet ta përfshijnë edhe modelin evropian të politikave rajonale për zhvillim të barabartë.
“Platformat për një Zhvillim të barbarët duhet të bazohet në modelin evropian të politikave rajonale dhe fondeve strukturore dhe ka për qëllim të krijohen fonde shtetërore për promovimin e një kohezioni ekonomik dhe social për të reduktuar pa barazitë ndërmjet vendbanimeve shqiptare dhe atyre maqedonase.
Fondi do të krijohet nga taksapaguesit shqiptar, gjegjësisht 25 për qind e buxhetit të Maqedonisë të jepen të plota për përmbushjen e qëllimeve të kohezionit ekonomik dhe social.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me transferimin e këtyre parave rajoneve më të varfra, por të hollat jepet për programe apo projekte që ndihmojnë zhvillimin ekonomik, hapin vende të reja pune, përmirësojnë lidhjet e transportit në rajonet e largëta, ndikojnë në rritjen e numrit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat e pa favorizuara duke investuar në një mjedis më të pastër si dhe përmirësimin e arsimit.
E gjithë kjo politikë e re rajonale duhet të realizohet për mes tre fondeve: Fondi i Zhvillimit Rajonal dhe Kohezionit, Fondi Social dhe Fondi i Garancisë Bujqësore”, vlerëson OBRIE.

INA

 

* Prodhimi i Brendshëm Bruto (shkurt: PBB) ( en – Gross domestic product , GDP ) është një tregues ekonomik që paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti në një periudhë të caktuar (zakonisht një vit).

“Perandoria e Erdoganit” dhe politika e jashtme e presidentit të Turqisë

ErdoganAutori i librit të ri “Perandoria e Erdoganit” që sapo ka dalë në treg në Shtetete Bashkuara (më 19 shtator), argumenton se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është udhëheqësi më me peshë i këtij vendi, që pas Mustafa Kemal Ataturkut. Por Soner Cagaptay, drejtor i programit për Turqinë në Institutin e Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Afërme, thotë se përpjekjet intensive të zotit Erdogan për të rritur ndikimin në politikën e jashtme, nuk kanë sjellë shumë sukses. Në një intervistë me kolegen Keida Kostreci, ai thotë se një rajon që bën përjashtim, është “Brezi i Bajramit”, siç e quan ai, ku bën pjesë edhe Ballkani Perëndimor.

Zëri i Amerikës: Zoti Cagaptay, në librin tuaj ju trajtoni synimet e Presidentit Erdogan, për të zgjeruar ndikimin e tij në Lindjen e Mesme, dhe në atë që ju e quani “Brezi i Bajramit”. Sa ia ka arritur libri synimit?

Soner Cagaptay: Libri “Perandoria e Erdoganit” është një analizë e politikës së jashtme turke në dy dekadat e fundit nën drejtimin e udhëheqësit të Turqisë, Erdogan që erdhi në pushtet në 2003 si kryeministër, u bë president në 2014 dhe shtoi kompetencat e tij përmes një ndryshimi kushtetues, duke u bërë një president me fuqi ekzekutive në vitin 2018.

Ai është udhëheqësi më i fuqishëm turk që kur Turqia u bë një demokraci pluraliste në 1950. Unë gjithashtu do të thosha se ai është udhëheqësi turk më me peshë që kur Mustafa Kemal Ataturku themeloi Turqinë mbi rrënojat e Perandorisë Osmane. Ndërsa Ataturku e ngiti Turqinë sipas imazhit të tij, si një republikë laikeevropiano-perëndimore, Erdogani e ka rimodeluar Turqinë sipas vizionit të tij si një shoqëri konservatore, politikisht islamiste dhe të prirur nga Lindja e Mesme.

Ky nuk është një projekt i përfunduar. Presidenti Erdogan përballet me kundërshtime të forta nga brenda. Siç e pamë së fundmi partia e tij humbi zgjedhjet për Stambollin, Ankaranë, Izmirin dhe një numër qytetesh të tjera.

Por duke lënë mënjanë axhendën e brendshme të Erdoganit, libri im i ri “Perandoria e Erdoganit”, analizon politikën e tij të jashtme, nëse Erdogani ka arritur ta shkëpusë Turqinë nga Evropa – atje ku e kishte drejtuar Ataturku – dhe ta çojë drejt Lindjes së Mesme.

Për këtë temë, unë arrij në përfundimin se megjithë përpjekjet intensive të Erdoganit, politika e jashtme e Turqisë nuk ka arriturta bëjë Turqinë një vend dominues në Lindjen e Mesme. Përkundër premtimeve të Erdoganit për të rritur ndikimin e Turqisë në të gjithë Lindjen e Mesme, sot Turqia është më e izoluar në Lindjen e Mesme sesa ishte para se Erdogani të vinte në pushtet. Ajo nuk ka miq, nuk ka aleatë në këtë rajon, vetëm rivalë, konkurrentë dhe kundërshtarë.

Në fakt me përjashtim të Katarit, Turqia nuk ka aleatë të Lindjes së Mesme sot dhe kjo është mjaft ironike. Po ashtu ai ka bërë hapa pas edhe në drejtime të tjera. Ai nuk mund të mbështetet në miqësitë tradicionale të Turqisë mePerëndimin. Lidhjet e Turqisë me Izraelin të cilat ishin të forta para Erdoganit, janë shpërbërë. Lidhjet e Turqisë me BE-në kanë marrëkryesisht natyrë transaksionesh. Askush nuk mendon se Turqia po hedh hapa përpara për t’u afruar ose anëtarësuar në BE. Dhe Turqia as nuk mund t’i ketë shpresat tek mbështetja e pakushtëzuar e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Kështu që Turqia në fakt ironikisht është pa miq në Lindjen e Mesme dhe nuk mund të mbështetet te partnerët e saj tradicionalë në Perëndim.

Por nga ana tjetër unë ia njoh meritën zotit Erdogan aty ku i takon, për zonat ku ai ka pasur sukses në rritjen e ndikimit, në ato rajone që unë i quaj “Brezi i Bajramit”, duke përdorur termin turk për festën më të rëndësishme për myslimanët. Kjo përfshin zonat në veri të Turqisë, që shtrihen nga deti Adriatik përmes Ballkanit, Rusisë dhe Kaukazeve në Azinë Qendrore. Për dallim nga “Brezi e Bajramit” në zonat që përdorin fjalën arabe “Eid” për festën, që unë e quaj “Brezi Eid” dhe përfshin vendet në Jug të Turqisë, në Afrikën Veriorenë Lindjen e Mesme, unë argumentoj se Erdogani nuk ka arritur të krijojë ndikim. Edhe suksesi në vendosjen e ndikimit në Brezin e Bajramitmendoj se nuk është falë Erdoganit, por falë rolit të faktorëve historikë, lidhjeve kulturore, politike dhe ekonomike të turqve me komunitetet muslimane që jetojnë në Ballkan, Rusi, Azinë Qendrore dhe Kaukazet, të cilat mungojnë në aspektin e marrëdhënieve të Turqisë me fqinjët e saj arabë për shembull. Unë shpjegoj në libër se përkundrazi lidhjet e Turqisë me fqinjët e saj arabë, zakonisht janë mjaft të tensionuara dhe për shembull egjiptianët dhe sirianët, nuk e shikojnë Turqinë edhe aq ndryshe nga ç’e shohin grekët dhe serbët.

Ata e shohin përgjithësisht Turqinë si një ish-sundues kolonialist përgjithësisht dhe për këtë arsye unë argumentoj se politika e Erdoganit edhe pse u përpoq të krijonte ndikim në Lindjen e Mesme, nuk ia arriti qëllimit.

Zëri i Amerikës: Por Ballkani po ashtu ka qenë i pushtuar ngaPerandoria Osmane për shekuj. Si e shpjegoni ndikimin e madh të Turqisë atje?

Soner Cagaptay: Mendoj se merita për ndikimin në Brezin e Bajramit nuk i takon zotit Erdogan në vetvete, por edhe udhëheqësve tëTurqisë para Erdoganit, të cilët në fund të Luftës së Ftohtë ndërmorën hapa në Azinë Qendrore, Kaukaze dhe Ballkan për të ngritur misionet diplomatike dhe bizneseve turke që hynë në të njëjtin rajon.

Po ashtu është edhe trashëgimia osmane e cila ka krijuar një ndjenjë familjariteti midis muslimanëve në Ballkan në përgjithësi dhe atyre në Turqi.

Por sigurisht kjo nuk do të thotë që Turqia ka vendosur ndikim të plotë në të gjithë brezin e Bajramit, përfshirë Ballkanin. Unë mendoj se në këtë drejtim vendet e Ballkanit Perëndimor janë veçanërisht interesante, sipas librit tim. Unë e analizoj Ballkanin Perëndimor si një zonë që po përjeton konkurrencën për fuqi mesTurqisë dhe Bashkimit Evropian.

Të kujtojmë që zoti Erdogan nuk është më i dëshiruar, siç u pa kur vendet evropiane nuk e lejuan të bëjë fushatë para zgjedhjeve. Dhe çfarë bëri ai? Shkoi në një tubim në Sarajevë për të treguar se është i mirëpritur në Evropë, edhe pse disa evropianë të tjerë mund të mos e dëshirojnë. Po ashtu shtetet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi janë demografikisht dhe ekonomikisht jo shumë të mëdha.

Kështuqë është më e lehtë për Turqinë të krijojë ndikim në ato vende sesa të themi në disa vende të tjera si Irani ose Siria dhe Iraku.

Mendoj se roli i historisë, dhe faktorët e tjerë që në përgjithësi kanë krijuar të paktën midis myslimanëve (të atyre vendeve) një qëndrim më pozitiv ndaj Turqisë, janëpjesë e arsyes se pse politika e Erdoganit për ndikim në Ballkanin Perëndimor ka funksionuar. Arsyeja tjetër është hendeku që paraqet Ballkani Perëndimor. Janë të vetmet vende evropiane që nuk janë në BE dhe shumë prej tyre as në NATO, përveç Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Por në përgjithësi, ato nuk janë pjesë e një perspektive të afërt të zgjerimit të BE-së, dhe kjo i hap një shteg Turqisë për ndikim. Por unë gjithashtu dua të them se ndikimi turk në Ballkanin Perëndimor do të jetë i pranishëm për sa kohë që ekonomia turke është e fortë.

Nëse ekonomia turke shkon mirë, atëherë Turqia mund të tregojëmuskujt dhe të ndërtojë institucione dhe të kryejë projekte ndihmash në Ballkanin Perëndimor. Nëse ekonomia ngadalësohet,siç edhe ka ndodhur atëherë kjo do të kufizonte ndikimin eTurqisë në Ballkanin Perëndimor.

Zëri i Amerikës: Nëse e shohim nga këndvështrimi i atyre vendeve në mes të këtyre dy ndikimeve, a mund të themi se zoti Erdogan dhe përpjekjet e qeverisë së tij synojnë gjithashtu të nervozojnë Bashkimin Evropian dhe të dërgojnë një sinjal, gjë që mund të thuhet se bie ndesh me interesat e atyre vendeve që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian? A janë synimet e tij thjesht strategjike, apo edhe me qëllime jo të mira, për t’i futur këto vende në sferën e ndikimit turk, dhe jo të BE-së?

Soner Cagaptay: Unë nuk mendoj se Turqia po përpiqet të bllokojë pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Unë mendoj se ashtu siç Turqia inkurajoi dhe mbështeti anëtarësimi e Shqipërisë dhe Malit të Zi në NATO, ashtu dëshiron t’i shohë vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian sepse kjo do t’i bënte ata aleatë të Turqisë brenda Bashkimit Evropian.

Kështu që nuk mendoj se politika turke është që shtetet e Ballkanit Perëndimor të zgjedhin midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian. Mendoj se politika turke ka të bëjë me rritjen e ndikimit, me pritshmërinë se me kalimin e kohës, vendet e Ballkanit Perëndimor do të hyjnë në BE dhe kjo do të ishte pozitive, sepse do të thoshte që Turqia do të kishte ndikim të tërthortë brenda Bashkimit Evropian.

Por sigurisht kjo e gjitha varet nga fakti nëse Turqia mund ta menaxhojë balancën aktuale të pushtetit në Ballkanin Perëndimor.

Siç thashë më parë, shumë nga ndikimi që ka Turqia është nxitur nga rritja e saj ekonomike në dy dekadat e fundit dhe kjo është pjesa më e shndritshme e trashëgimisë së Erdoganit. Ai ka arritur një rritje të jashtëzakonshme, i ka nxjerrë shumë njerëz nga varfëria.

Ekonomia e Turqisë është rritur produktet e saj janë kërkuar në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë botën dhe Lindjen e Mesme në përgjithësi.

Zëri i Amerikës: Por Bashkimi Evropian mund të mos e pëlqejë këtë dhe ka paralajmëruar vendet për afrimin me Turqinë. Nga këndvështrimi juaj, a duhet që vetë këto vende të jenë të kujdesshme në mënyrën se si zgjedhin partnerët dhe aleatët e tyre edhe pse mund të përfitojnë shumë nga fuqia ekonomike e Turqisë?

Soner Cagaptay: Unë mendoj se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor po luajnë nga të dyja anët. Janë të angazhuar seriozisht për pranimin në BE, por janë gjithashtu mjaft seriozë në miqësinë e tyre me Turqinë.

Zoti Erdogan bëri betimin si president me kompetenca ekzekutivenë korrik 2018, pasi ndryshoi kushtetutën në vitin 2017 pas referendumit që i dha kompetenca të zgjeruara.

Ishte një ceremoni mjaft domethënëse në qendër të Ankarasë, në korrik 2018.

Në atë ceremoni, nuk morën pjesë udhëheqës të vendeve të Evropës Perëndimore ose Shteteve të Bashkuara, duke përçuar sinjalin se Turqia nuk mund të mbështetet lehtësisht tek ato vende.

Nuk kishte krerë shtetesh nga Lindja e Mesme, përveç emirit të Katarit, gjë që tregon se Turqia nuk ka me të vërtetë miq në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu mungonin udhëheqës të Rusisë, Kinës dhe Iranit, që të bën të mendosh se Turqia mund të ketë marrëveshje për çështje të ndryshme me Rusinë në lidhje me Sirinë. Mund të ketë marrëveshje financiare me Kinën, që ka ndërtuar linja metroje në Ankara dhe Stamboll.

Mund të ketë ka marrëveshje energjitike me Iranin, por askush nga udhëheqësit e atyre vendeve nuk e konsideron zotit Erdogan mjaftueshëm si mik për të qenë të pranishëm në kulmin e karrierës së Erdoganit.

Ajo që është domethënëse është se udhëheqësit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, në fakt i gjithë rajoni përfaqësohej nga Kroacia deri në Maqedoni, si edhe udhëheqës nga vendet e Azisë Qendrore dhe Kaukazet. Dhe, natyrisht, kishte udhëheqës nga Afrika Lindore dhe Perëndimore.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri është vendosur një memorial i debatueshëm për viktimat e përpjekjes për grusht shteti në Turqi. Shumë thonë se nuk ka pse të ketë një memorial në Tiranë, për një ngjarje që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë. Po ashtu Turqia ushtroi ndikim që Kosova të ekstradonte disa persona për të cilët Ankaraja tha se ishin Gulenistë. A janë këto tregues, se ndikimi ekonomik po përdoret si mjet strategjik për kontroll?

Soner Cagaptay: Grushti i dështuar i shtetit i vitit 2016 ka shndërruar në mënyrë dramatike Turqinë.

Ishte një ngjarje traumatike. Pjesë të ushtrisë sulmuan pjesë të tjera të ushtrisë dhe u përpoqën të rrëzojnë qeverinë. Komplotistët e grushtit të shtetit u përpoqën të vrisnin zotin Erdogan. Ajo ngjarje e ka ndryshuar rrënjësisht shoqërinë turke. Besohet nga shumë njerëz në komunitetin analitik në Uashington që oficerë të afërt me lëvizjen Gulen luajtën një rol të rëndësishëm në këtë grusht shteti dhe sistemi dështoi. Zoti Erdogan ka shkuar pas Gulenistëve brenda Turqisë dhe jashtë Turqisë dhe në fakt është bërë një nga preokupimet kryesore të diplomatëve të Turqisë.

Ata po bëjnë presion në çdo vend ku ka shkolla dhe institucione të lidhura me Gulenin në mënyrë që këto institucione dhe shkolla të mbyllen.

Dhe ekstradimi i qytetarëve të Kosovës që mendohej qe ishin anëtarë të lëvizjes Guleniste në Turqi, janë vetëm një episod i kësaj lëvizjeje.

Mendoj se megjithëse Turqia është e justifikuar në përpjekjet e saj për të gjetur komplotuesit e pretenduar të grushtit të shtetit, një pjesë e problemit këtu është se edhe në vendet ku Turqia shihet tradicionalisht pozitivisht, këto përpjekje mund të japin efektin e kundërt. Shpesherë në marrëdhëniet me vendet e ish-perandorisë Osmane, Ankaraja harron se mënyra se si turqit i shohin këto vende është shumë e ndryshme nga ajo se si këto vende e shohin Turqinë.Historiografia e Turqisë e përshkruan shumë pozitivisht praninë Otomane në ato vende, gjë që nuk ndodh në historiografinë e atyre vendeve, ku historia otomane shihet si më e komplikuar dhe ndonjëherë edhe më negative.

Kështu që, si rrjedhojë mendoj se rreziku për Turqinë në Brezin e Bajramit është se këto përpjekje mund të japin efektin e kundërt, nëse vendet e këtij rajoni, si Shqipëria dhe të tjera kanë ndjesinë se Turqia po ushtron ndikim të tepruar dhe po kthehet përsëri si “sundimtar kolonialist”.

Zëri i Amerikës: Por nëse e sheh nga këndvështrimi i publikut të këtyre vendeve dhe ai perëndimor,duke marrë parasysh natyrën autoritare të regjimit të Erdoganit, shqetësimi është se nëse këto vende afrohen shumë me Turqinë, Turqia mund të ushtrojë kontroll përtej bashkëpunimit ekonomik. Si e shihni ju?

Soner Cagaptay: Nëse Bashkimi Evropian do të ofronte një rrugë më realiste dhe afatshkurtër anëtarësimi për vendet e Ballkanit Perëndimor, unë mendoj se kjo do ta zgjidhte dilemën nëse vendet e Ballkanit Perëndimor po bëhen shumë miqësore ndaj Ankarasë, sepse edhe atyre u duhen partnerë të politikës së jashtme.

Mendoj se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të veprojëdhe nëse me të vërtetë nuk do që këto vende të bien nën ndikimin turk, atëherë sigurisht që duhet t’u ofrojë atyre një rrugë më realiste dhe afatshkurtër anëtarësimi.

Zëri i Amerikës: Dhe a mendoni se ky ndikim do të rritet. Si e parashikoni ecurinë e mëtejshme?

Soner Cagaptay: Unë mendoj se ndikimi turk në Ballkanin Perëndimor është mjaft i qëndrueshëm. Ka faktorë historikë që ndihmojnë praninë e Turqisë atje, ka lidhje etnike, kulturore dhe gjuhësore. Dhe ekziston gjithashtu një politikë shumë e koordinuar turke për të mbushur zbrazëtirën e mungesës së BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Unë mendoj se e gjithë kjo është konstante përsa kohë që ekonomia e Turqisë është e fortë.

Nëse ekonomia e Turqisë dobësohet, unë mendoj se ndikimi i Turqisë në Ballkanin Perëndimor gjithashtu do të vuajë pasojat.

Zëri i Amerikës: Ju e njihni mirë zotin Erdogan nga hulumtimet tuaja. A ju rezulton se ky lloj ndikimi nga ana e zotit Erdogan është për t’u pasur frikë?

Soner Cagaptay: Unë mendoj se politika e zgjerimit të ndikimit në Ballkanin Perëndimor nuk është vetëm vizioni i zotit Erdogan, por edhe më gjerësisht i elitave të politikës së jashtme turke.

Unë mendoj se Turqia e ndjen se është e izoluar në botë. Ka pak miq. Është një forcë që përballet me rivalen e saj historike Rusinë, e cila është shfaqur si konkurruese kryesore e Turqisë në Siri. Turqia po përballet me kundërshtarin e saj tradicional Iranin i cili përsëri po përballet me Turqinë dhe Sirinë. Kështu që unë mendoj se në këtë mjedis të izoluar Turqia po përpiqet të mbajë sa më shumë miqësi dhe sa më shumë vende pranë saj, për këtë arsye unë mendoj që Brezi i Bajramit, duket se është një zonë ku Turqia mund t’i gjejë këto marrëdhënie.

100 vjet më parë: Traktati i Versajës

Traktati i VersajesGeorge (angli), Clemenceau (France), Orlando (Itali) dhe Wilson (ShbA) – Etërit e Traktatit të Versajës

Armët kishin pushuar qysh në nëntorin e vitit 1918, por Lufta e Parë Botërore u mbyll zyrtarisht shtatë muaj më pas. Gjermania i quajti të padrejta vendimet e marra, por i miratoi me protesta të mëdha.

Shpresat e Philipp Scheidemann për rrethana lehtësuese mbetën të paplotësuara. Kancelari i shquar i Gjermanisë, i cili kishte dalë nga revolucini, i konsideronte të papranueshme vendimet e marra në Konferencën e Paqes në Paris. “Cila do të ishte ajo dorë që nuk do të ishte tharë nëse do ta vinte vendin në pranga të tilla?”, thoshte socialdemokrati. Scheidemann, i cili më 9 nëntor 2018 kishte shpallur Republikën e Vajmarit. Ai përshkruante me këto fjalë gjendjen mbisunduese në vendin  e tij.

Traktati i Paqes rezultoi si një hipotekë e rëndë për demokracinë e re. Rajhu gjerman ishte i detyruar të paguante miliarda si reparacione lufte, humbi kolonitë në Afrikë, Azi dhe Oqeanin Paqësor dhe duhej t’u  dorëzonte shteteve të tjera edhe 13 përqind të territorit: Alsace-Lorraine shkoi në Francë, një pjesë e madhe e Prusisë perëndimore iu dhanë Polonisë. E veç kësaj, fuqitë fitimtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, i shpallën Gjermaninë dhe aleatët e saj përgjegjësit e vetëm për luftën. Ata i kishin “detyruar” kundërshtarët e tyre të futeshin në luftë dhe ishin përgjegjës për “të gjitha humbjet dhe dëmet e tyre”.

Gjermania detyrohet të nënshkruajë

Më 28 qershor 1919, u vulos Traktati i Paqes në Pallatin e Versajës, pranë Parisit, pa nënshkrimin e kancelarit gjerman, Scheidemann, i cili sapo kishte dhënë dorëheqjen. Por Gjermania u detyrua më pas ta nënshkruante, edhe pse nuk pajtohej fare me të. Fituesit e luftës e kishin kërcënuar se do ta pushtonin me trupa.

Renania ishte tashmë e pushtuar që nga armëpushimi i 11 nëntorit 1918. Për shkak të kushteve të ashpra të Traktatit të Versajës, në perceptimin gjerman ishte një “paqe e diktuar”. Historiani nga Marburgu, Eckart Conze, thotë se gjermanët nuk u përfshinë fare në bisedimet e paqes dhe nuk kishin fare gisht në hartimin e traktatit.

Protesta Berlin kunder VersajesProtesta kundër Traktatit të Versajës në Berlin, 1919

Edhe pse Gjermanisë iu vunë kushte të vështira, ajo mundi të mbetej një shtet komb i fuqishëm në mes të Evropës. Përveç kësaj, reparacionet e vendosura në fillim u modifikuan për shkak të paaftësisë së Gjermanisë për të paguar. Gjermania arriti ta ulë shumën prej 132 miliardë Markash që vendosën fuqitë fitimtare në vitin 1921 deri në 36 miliardë. Në vitin 1932 pagesat u pezulluan komplet për shkak të Krizës Botërore, kujton Conze, një moment së paku pozitiv ky për Gjermaninë.

Djathtistët dhe Hitleri

Kundërshtarët djathtistë të Republikës e përdorën Traktatin e Versajës si një instrument “për të luftuar demokracinë dhe për ta shkatërruar atë”, thotë Conze. Vrasjet politike nuk ishin të rralla. Viktima më e famshme ishte Ministri i Jashtëm, Walter Rathenau, i cili u qëllua në 1922 nga ekstremistët e krahut të djathtë në Berlin. Për ta  liberaldemokrati ishte një simbol i urryer i të ashtuquajturës “politikë të përmbushjes” kundër fuqive fitimtare të Luftës së Parë Botërore.

Traktati i Versajës nuk e realizoi dot shpresën për paqe të qëndrueshme. Me ardhjen në pushtet të Adolf Hitlerit, koha e vetëpërmbajtjes së gjermanëve mori fund. Nazistët u armatosën, megjithëse nuk u lejohej, dhe krijuan aleanca të reja me vende fashiste si Italia dhe Spanja. Politika paqësuese e Britanisë nuk pati rezultat. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk luanin më një rol aktiv në Evropë. Dhe Lidhja e Kombeve, e themeluar nën Traktatin e Paqes, u tregua shumë e dobët për të parandaluar katastrofën e ardhshme globale.

Conza thotë se së paku, pas Luftës së Dytë Botërore, u nxorën mësime më të mira: nën udhëheqjen e SHBA-ve u krijuan “organizata shumëpalëshe dhe një sistem ndërkombëtar me bazë rregullash”. Ky rend duket se u përhap në të gjithë botën pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 dhe në fund të Luftës së Ftohtë. “Sot, megjithatë, bota përballet me më shumë sfida se kurrë më parë.” Një nacionalizëm i ri dhe unilateralizëm, ushqyer nga populizmi dhe autoritarizmi, kërcënojnë stabilitetin e rendit ndërkombëtar. Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëron për “demonët e vjetër” të periudhës së dy luftërave, të cilët janë zgjuar sërish. “Kjo është një tjetër arsye pse ‘Versaja’ sërish na duket kaq afër” thotë Conze.

dw / Marcel Fürstenau

Konferenca e Paqes, Paris 1919, dhe Shqipëria

Me 18 janar 1919, filloi punimet Konferenca e Paqes e Parisit në një nga sallat luksoze të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Frances. Konferenca e Paqes, e para e këtij lloji për nga formati i pjesëmarrësve dhe problemet që pritej të zgjidhte, u mblodh pas konfliktit të madh botëror 1914-1918. Fituesit e luftës u mblodhën për të vendosur një rregull të ri botëror që katastrofa të tilla mos të ndodhnin më. Për herë të parë mbërriti në Evropë Presidenti amerikan Wilson duke ballafaquar dy këndvështrime të ndryshme për rregullimet e pasluftës, atë amerikan mbështetur në 14 pikat e Willsoni ku spikaste parimi i vetvendosjes, dhe traditën e vjetër evropiane mbështetur në parimin e ruajtjes së ekujlibrave midis fituesve e shmangien e luftës. Në fakt në 20 vite filloi konflikti i dytë botëror duke nxjerrë në pah gabimet e vendimarrjes në Paris 1919. Zyrtarisht Konferenca e Paqes zgjati deri në vitin 1920, por në gjashtë muajt e parë të saj u morën vendimet kyçe dhe u vunë në lëvizje zinxhirët jetikë të ngjarjeve.
Në muajt që kaluan në Paris, në një hapësirë të re gjeopolitike të krijuar pas shembjes së 4 perandorive, paqbërësve iu desh; të vijëzonin kufij të rinj në hartën e Evropës, por edhe të mendonin për Azinë, Afrikën e Lindjen e Mesme, të përballeshin me nacionalizmat që lindën e u zunë vendin perandorive, të hartonin traktat paqeje me Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë e Bullgarinë, por edhe të gjenin mjetet që të shmangnin një konflikt tjetër e të ofronin siguri kolektive. Një i tillë do të ishte krijimi i Lidhjes së Kombeve. Kryetari i Konferencës, kryeministri francez Klemanso, iu ankua një kolegu “ Eshtë shumë më e thjeshtë të bësh luftë se të bësh paqe”.
Shqipëria gjatë Luftës së Parë Botërore ishte kthyer në një shesh betejash midis paleve kundërshtare të cilat në fund të saj u ndanë në fitues e të humbur. Elita politike shqiptare u angazhua që atdheu i tyre të mos humbiste në pazaret e mëdha të Konferencës së Paqes, dhe të gjendej një mbështetës i madh dhe i interesuar për Shqipërinë midis Fuqive fituese të luftes. Më të interesuarat dhe simpatizante të pavarësisë së Shqipërisë ishin Italia dhe SHBA.
Në dhjetor 1918 nën kujdesin e Italisë, një ndër mbeshtetëset e pavarësisë së Shqipërisë në 1913, u krijua Qeveria e Përkohshme e Durrësit e cila do të dërgonte delegacionin e saj zyrtar si përfaqësuese në Paris, të kryesuar nga kryeministri Turhan Pasha. Në Paris mbërriti edhe një delegacion i kryesuar nga Esat Pasha në cilësinë e kryetarit të vetëshpallur të qeverisë shqiptare. Ky dualizëm në përfaqsim nuk i bënte dobi trajtimit të statusit të Shqipërisë i cili pas Luftës së Parë Botërore dhe ndryshimeve të ndodhura ishin vënë përsëri në diskutim. Në kryeqytetin francez, për të mbështetur qeverinë e Durrësit dhe të ardhmen e pavarësisë së Shqipërisë dhe kufijve të saj territorial, mbërritën edhe përfaqësues të kolonive shqiptare në SHBA, Rumani, Turqi, etj, të cilat herë pas here organizonin takime të përbashkëta me delegacionin zyrtar të Shqipërisë.
Në ceremonine e festimeve për Ditën e Pavarësisë së Amerikës, në 4 korrikut 1918, Fan Noli i ftuar si përfaqësues i shqiptarëve në Amerikë, arriti të takonte presidentin Willson dhe ti fliste për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetje nga SHBA në Konferencën e Paqes. Pasi e dëgjoi me vëmendje Nolin, Willson u përgjigj “ Une do të kem një zë në Konferencën e Paqes dhe do ta përdor këtë zë edhe në emër të Shqipërisë”, .
Shqiptarët kudo ndodheshin, mbështetën platformën dhe qëndrimin e delegacionit shqiptar për rinjohjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe paprekshmërinë se saj territoriale duke korrigjuar gabimet e së shkuarës. Ata demostruan kohezion e vitalitet, duke lënë mënjanë përkatësinë fetare e krahinore, duke demostruar në këtë mënyrë vlerat më të mira evropiane në mbrojtje të të drejtave të tyre .
Nga Konferenca e Paqes në Paris, Shqipëria doli pa një zgjidhje finale për çështjen e statusit të saj dhe kufijve tokësorë, por ama shpëtoi nga platformat copëzuese të trungut të saj të diskutuara në këtë Konferencë, e kjo falë mbështetjes së madhe të SHBA. Çështja shqiptare do të ridiskutohej përsëri në Konferencën e Ambasadorëve 1921, ku do të merrej vendimi final për Shqipërinë në kushte të reja pas krijimit të Lidhjes së Kombeve 1920.

punetejashtme.gov.al

Ekspertët amerikanë me qasje të re për Ballkanin: Situata atje si “eshtrat e thyer, të vendosur me ngut dhe shëruar gabimisht”

trump merkelEuropa dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të rregullojnë Ballkanin Perëndimor dhe nuk ka funksionuar. Nevojitet një qasje e re.

Ky mund të jetë konkluzioni i nxjerrë nga një shkrim i tre autorëve, njëri prej të cilëve është edhe ish-përfaqësuesi i presidentit të SHBA-së në negociatat për statusin e Kosovës, diplomati amerikan dhe ambasadori, Frank Wisner.

Përveç tij, autor i shkrimit është edhe Cameron Munter, drejtor ekzekutiv dhe president i Institutit EastWest në Nju Jork. Një diplomat amerikan me karrierë për tre dekada, ai shërbeu edhe si ambasador i SHBA-së në Serbi (2007-2009).

Gjithashtu, bashkautor është edhe Marko Prelec, një specialist për Evropën Jugore dhe Lindore dhe një ekspert për shtetet e ish-Jugosllavisë.

Siç thuhet në shkrimin e tyre, përcjell Telegrafi, siç e tregoi Samiti i fundit i Berlinit, udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë e kuptojnë se ata duhet të përqendrohen në zgjidhjet reale të problemeve të Ballkanit Perëndimor.

“Vizioni i ‘Europës së tërë, të lirë dhe në paqe’ ka një cep të papërfunduar që tani e quajmë Ballkanin Perëndimor, i njohur më parë si Jugosllavia, para se ai vend të shpërbëhej nga luftë, spastrimi etnik dhe gjenocidi”.

“Vendet atje – Bosnja, Kosova, Serbia, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi – janë të qetë tani, por është një qetësi mashtruese”.

“Rajoni është në telashe, të cilat lehtë mund të përhapen në pjesën tjetër të Evropës dhe ndikojnë në interesat dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara”, thuhet ndër tjerash në shkrimin e publikuar nga nationalinterest.org..

Problemet më të vështira, konsiderojnë autorët, janë marrëdhënia midis Serbisë dhe ish-krahinës, tani një republikë e pavarur, Kosovës; dhe konfliktet brenda Bosnje-Hercegovinës mbi identitetin dhe mbijetesën e atij shteti.

Këto probleme, thuhet tutje, “janë si eshtra të thyer që janë vendosur me ngut dhe shëruar gabimisht: ato ndikojnë në gjithçka dhe do të vazhdojnë të shkaktojnë telashe. Në krye të këtyre çështjeve, i gjithë rajoni vuan nga korrupsioni endemik, kapaciteti i ulët i shtetit dhe qeverisja nga patronazhi dhe klientelizmi dhe jo nga ligji”.

Gjithashtu, konsiderojnë Wisner, Munter dhe Prelec, ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor është rritur në vitet e fundit.

“Ndërsa aftësia e saj për të luajtur një rol vendimtar në rajon është i kufizuar, Rusia mund të jetë e padobishme dhe shkatërruese”.

Dhe çfarë duhet të bëhet?

Sipas autorëve, ndonëse Europa dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të rregullojnë Ballkanin Perëndimor, kjo nuk ka funksionuar. Andaj, vlerësojnë ata, nevojitet një qasje e re, e cila pranon seriozitetin e problemit dhe pranon se do të duhet një kohë e gjatë dhe burime të rëndësishme për ta zgjidhur atë.

“Përpjekjet e kaluara kanë qenë të gabuara në dy mënyra: duke injoruar problemet reale dhe duke u përpjekur të zgjidhen shumë shpejt. Për shumë vite, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara i inkurajuan liderët lokalë që ta zhvendosnin vëmendjen nga problemet më të vështira, të cilat i bënë ato në konflikt të ashpër me njëri-tjetrin, në punën teknike dhe apolitike të integrimit me Bashkimin Evropian dhe NATO. Shpresa ishte se në këtë mënyrë ndryshe, konfliktet e padurueshme do të zbuteshin dhe do të bëheshin të tretshme. Tani është e qartë se kjo qasje nuk do të funksionojë”.

“Çdo përpjekje për të krijuar një ‘Big Bang’, qoftë në rifreskimin e kushtetutës së Bosnjës apo në tejkalimin e zbrazëtirave midis Beogradit dhe Prishtinës, ka dështuar. Çdo zgjidhje e pranueshme do të përfshijë kompromise të dhimbshme”.

“Këto probleme nuk mund të zgjidhen brenda natës. Ata kërkojnë vëmendje të vazhdueshme dhe të duruar gjatë shumë viteve, nga shumë njerëz, të udhëhequr nga aktorë lokalë me mbështetje nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara”.

“Kërkimi për zgjidhje duhet të vazhdojë, por në heshtje, mundësisht larg nga shkëlqimi i publicitetit dhe pa shpresa jorealiste për fitore të shpejta. Aktorët e jashtëm mund të ndihmojnë me ndjekjen e diplomacisë 2, jashtë syrit publik dhe jashtë faqeve të para (të mediave). Kuptohet, përparimi mund të marrë një kohë të gjatë…”, shkruhet tutje në shkrimin e tyre.

Ata gjithashtu kërkojnë që, ndërsa bëhet kërkimi i përgjigjeve për pyetjet e mëdha të Ballkanit dhe përparimi drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, Evropa duhet të ndihmojë rajonin të mbështesë veten së bashku dhe të rindërtojnë lidhjet ndërmjet tyre.

“Është një ironi e trishtuar që është më e vështirë sot të udhëtosh nga një pjesë e asaj që dikur ishte Jugosllavia, në një tjetër, sesa të shkosh nga Varshava në Paris. Lëvizja e lirë e njerëzve, ideve, parave, mallrave, shërbimeve brenda Ballkanit dhe midis rajonit dhe Evropës do të kërkojë shumë për të ndërtuar besimin dhe për të krijuar një kërkesë për qeverisje të mirë”.

Integrimi në arkitekturën politike, ekonomike dhe të sigurisë perëndimore, vlerësojnë autorët, është ende një qëllim i denjë, madje thelbësor, por është shumë vite larg.

Megjithatë, konsiderojnë ata, integrimi nuk do të zgjidhë në vetvete problemet politike të rajonit.

“NATO dhe BE mund të pranojnë vetëm shtetet e rregulluara mirë dhe në paqe në vete dhe me fqinjët e tyre. Dy konfliktet e mbetura ballkanike e ndalojnë pikërisht këtë: ato e bëjnë të pamundur formimin e shteteve të qëndrueshme dhe të rregullta. Askush nuk dëshiron një partner për të cilin sundimi i ligjit është një shaka dhe fqinjët e të cilëve janë armiq”.

Ata përmendin edhe një zgjidhje të kohëve të fundit, atë të refuzimit të Greqisë për të pranuar emrin e Maqedonisë, të cilat e zgjidhën këtë çështje me një emër të ri kompromisi.

“Kjo ishte më e lehtë nga problemet e mëdha të Ballkanit. Megjithatë, iu deshën gati tridhjetë vjet, me një kosto të tmerrshme. Maqedonia veriore humbi rreth pesëmbëdhjetë vjet progres në drejtim të anëtarësimit në NATO dhe BE, pasi cilësia e qeverisjes së saj shkoi nga më të mirat në më të keqen në rajon”.

Maqedonia Veriore tani është në rrugë të vështirë, por me shpresë, shkruajnë Wisner, Munter dhe Prelec.

“Nuk ka kohë për të humbur për Bosnjën, Kosovën dhe Serbinë dhe pjesën tjetër të rajonit. Momenti është i pjekur për udhëheqjen e Evropës, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, për t’u rifokusuar në Ballkanin Perëndimor dhe për t’i dhënë rajonit dhe çështjeve të tij vëmendjen që meriton”.

“Dhe kështu, nuk mjafton që ne të mbështetemi në mekanizmat ekzistues për të adresuar këto sfida në Ballkanin Perëndimor. Udhëheqësit evropianë kanë të drejtë të angazhohen dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të gatshme t’i mbështesin këto përpjekje”, përfundohet në shkrimin e Wisner, Munter dhe Prelec.

blic

CIA parashikon që BE do shpërbëhet, Shqipëria bashkohet me Kosovën

Ballkani-PerendimorCIA parashikon që Bashkimi Evropian do të shkatërrohet deri në vitin 2025. Portali i gjeopolitikës analizuese “Stratfor”, më e njohura në Shtetet e Bashkuara, raporton për parashikimin e  CIA-s, se brenda 6 viteve të ardhshme BE-ja do të mund të shpërbëhet.

Agjencia e Inteligjencës Amerikane, CIA, parashikon që Bashkimi Evropian do të shkatërrohet. Ndikim në këtë mes do të kenë feja dhe ekonomia. Ky parashikimi sipas CIA-s, vjen si rezultat i krizës së rëndë ekonomike që ka kapluar Bashkimin Evropian. E gjitha kjo mund të ndodhë brenda disa viteve. Rritja e grupeve populiste brenda Bashkimit Evropian ka bërë që parashikimet pesimiste të CIA-së të marrin një vëmendje të madhe nga ana e organizatave the “Think-Tank-ut” Amerikan “Stratfor”, që është  e lidhur me CIA-n. Ideja e një Evrope të re dhe një Evrope të Vjetër, është marrë në analizë nga shumë studiues të mëparshëm të Bashkimit Evropian. Ndër këta renditen, Timothy Garton Ash, si dhe filozofi i njohur gjerman Jurgen Hubermas. Faktet gjeopolitike të tilla si, forcimi i Polonisë dhe Rumanisë nëpërmjet një partneriteti strategjik me Amerikën, rritja e Turqisë si një forcë rajonale dhe dobësimi i ndikimit gjerman në Evropë, krijon bindjen se CIA, mund të jetë e saktë në parashikimin e saj se, Bashkimi Evropian po shkon drejt një të shkatërrimi të pashmangshëm. Sipas analizës të marrë në shqyrtim nga “Stratfor” duke iu referuar të dhënave të CIA-s, blloku perëndimor, ose “Evropa e vjetër”, do të përbëhej nga Gjermania, Franca, Austria, Britania e Madhe, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda. Grupi “Evropa e Re” do të përfshinte kryesisht vendet që dikur ishin pjesë e Paktit të Varshavës – Letonia, Lituania, Estonia, Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia. Këto janë vendet ku do të vendosen bazat kryesore ushtarake amerikane në Evropë.

Situata e Ballkanit Perëndimor

Gati një dekadë më parë, CIA parashikoi se hyrja e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian nuk do të ishte e mundur për shkak të krizës ekonomike, e cila tashmë po lëkund Bashkimin Evropian. Ishte parashikuar që Serbia, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit, Greqia, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania do të ishin midis grupit të “vendeve ortodokse”, të cilat do të antarësoheshin më shpejt në Bashkimin Evropian, raporton “Stratfor”. Por problemi në këtë mes, thekson “Stratfor”, është Bosnje-Hercegovina. Bosnja duhet të mbijetojë në bazë të marrëveshjes së Dejtonit, sepse në të kundërt do të ndahet në tre pjesë: Republika Serbe (njësia serbe në Federatën Boshnjake) do të bashkohej me Republikën e Serbisë, pjesa kroate do të bashkohej me Kroacinë dhe pjesa myslimane që do të ishte e izoluar dhe e papërshtatshme për të mbijetuar ekonomikisht dhe do të vepronte si protektorat i Turqisë.

Serbia dhe Kosova

Gjithashtu, Serbia kurrë nuk do të pushojë në përpjekjet e saj, për të rikthyer krahinën e Kosovës, e cila njëzëri shpalli pavarësinë në vitin 1999 të monitoruar nga ana e SHBA-së. “Stratfor”, thekson se në bazë të kalkulimeve të CIA-së, ky territor do të ketë përplasje për idenë e shkëputjes së territoreve të Kosovës në dy pjesë: njëra me popullatën serbe do të bashkohej me Serbinë dhe tjetra me popullsi shqiptare që do të bashkohej me Shqipërinë. Në mediat serbe ka shumë bisedime për një shkëmbim të mundshëm territori me qeverinë e Kosovës, sepse ka më shumë rajone në Serbinë Jugore të populluar me shumicën e shqiptarëve myslimanë, të cilët përbëjnë më shumë se 90% të popullatës lokale.

Situata në Shqipëri

Ndonëse ka të krishterë ortodoksë në Shqipëri, është shumë e vështirë që Greqia të formojë ndonjë aleancë me Shqipërinë. Në të vërtetë, tensionet midis dy vendeve nuk kanë qenë kurrë më të larta pasi policia shqiptare vrau një grek, i cili ngriti një flamur grek në fshatin e tij. Afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Evropian shikohet si mundësia e vetme për të rritur ekonominë dhe mirëqenien sociale të popullatës.

Roli i Bashkimit Evropian

“Stratfor” iu referua parashikimit të CIA-s se, do të ishte e vështirë për BE-në që të kthehej në ish-unitetin e saj dhe, edhe nëse mbijeton, do të funksiononte më fragmentarisht dhe jo në unison. “Stratfor”, thekson se “larmia e sistemeve dhe ndryshimeve demografike në Evropë e udhëheq BE-në drejt një gjendje tensioni, e cila jep pak shpresë për mbijetesën e institucioneve të saj, e cila nga ana tjetër është një faktor parandalimi për rritjen e tendencave nacionaliste”.  Rënia ekonomike e Evropës gjithashtu mund t’i atribuohet plakjes së kontinentit të vjetër, i cili, siç parashihet nga CIA, ndikon jo vetëm në humbjen e fuqisë së BE-së si një “lojtar botëror”, por ndikon edhe në fatin e NATO-s, dhe aleancave të tjera ushtarake përgjithësisht të vjetra. Është pranuar prej kohësh se fytyra e Evropës është ndryshuar në mënyrë dramatike nga emigrantët, veçanërisht nga vendet myslimane. Edhe një dekadë më parë, CIA parashikoi që popullsia myslimane në Evropë do të rritet nga 22 në 37 për qind deri në vitin 2025, gjë që mund të rriste më tej tensionet në kontinentin e vjetër. Sipas “Stratfor”, CIA parashikoi gjithashtu se marrëdhëniet e SHBA me Evropën do të “ndryshojnë në mënyrë dramatike” deri në vitin 2020, me sa duket, për shkak të kreut të ri të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Kjo, siç parashikojnë, do të rezultojë në një devijim nga institucionet që ne kemi mësuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Në parashikimin e njëjtë, NATO mund të dobësohej dhe ndoshta të zëvendësohet nga një arkitekturë e ndryshme evropiane në fushën e mbrojtjes. Rusia natyrisht do të forcojë ndikimin e saj tashmë të fortë në Evropën “Ortodokse”.

Gjermania nuk ndryshon politikën për Ballkanin

Tërheqja e Angela Merkelit nga politika do të thotë edhe largim i lideres jo zyrtare të BE-së, ajo e cila zgjidhte kontradiktat e dilemat në Bruksel. Por a mund të ndryshojë politika e BE për Ballkanin Perëndimor? Jo vetëm për BE, edhe për shumë politikanë në vendet e Ballkanit Perëndimor kancelarja, Angela Merkel ishte lidere dhe mentore për politikat e tyre dhe përkrahëse e madhe në procesin e integrimeve në BE. Që nga deklarimi i kancelares Merkel, se ajo nuk do të kandidojë përsëri për postin e kryetares së partisë në CDU, në Evropë u krijua një gjendje pothuajse e jashtëzakonshme dhe pasigurie. Kjo pasiguri u reflektua në të gjithë BE-në por edhe në Ballkanin Perëndimor. Zyrtarë, analistë dhe qytetarë nga rajoni në ditët e fundit diskutojnë për pasojat e mundshme, pas tërheqjes së figurës, e cila ka mbështetur personalisht dhe angazhohej për integrimin e Ballkanin Perëndimor në BE. “Kancelarja Angela Merkel nuk është larguar nga pozita e kancelares, por vetëm ka lajmëruar se do të largohet nga posti i kryetares së CDU-së. Kjo do të thotë se për aq kohë sa është kancelare, unë nuk pres që të ketë ndonjë ndryshim të madh në politikën gjermane drejt Evropës Juglindore dhe politikës së BE për zgjerimin”, thotë për DË drejtori i zyrës së Brukselit të Institutit Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Sigurisë Dushan Reljiq. Analistët nga Brukseli që merren me çështjen e zgjerimit në përgjithësi dhe politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, pajtohen me këtë vlerësim, se ky veprim i kancelares gjermane nuk do të ndryshojë politikën e Gjermanisë për integrimet e rajonit. “Ekziston një vazhdimësi afatgjatë në politikën gjermane drejt Europës Juglindore, e cila është arritur kryesisht përmes politikës së zgjerimit në Bruksel dhe përmes NATO-s. Është e vetmja politikë që përfaqësohet në kontekst ndërkombëtar dhe nuk mund të ketë ndryshime të shpejta në këtë drejtim”, shpjegon Reljiq për DË. Nga Fondi Gjerman Marshall thuhet se politika e Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor është e lidhur me stabilitetin dhe ekonominë dhe se ky interes “nuk do të ndryshojë pavarësisht nga lidershipi në Berlin”. Gjermania e udhëhequr nga Angela Merkel filloi procesin dhe më pas planin “Berlin Plus”, me qëllim për të forcuar rajonin ekonomikisht duke krijuar mundësi bashkëpunimi midis shteteve të Ballkanit dhe përforcimin e lidhjeve me BE-në. “Angela Merkel ka udhëhequr personalisht politikën e zgjerimit të BE-së, në kohën, kur Komisioni Evropian lëshoi dorë nga udhëheqja e këtij procesi”, shpjegon Rosa Balfour nga Fondi Gjerman Marshall.

Por tërheqja e Merkelit nuk është problemi kryesor i Ballkanit

Janë faktorë të tjerë ata që mund sjellin një ngadalësim të ri të procesit të zgjerimit. Sfidat me qeveritë e reja të vendeve anëtare të BE-së dhe dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të ngadalësojnë proceset e zgjerimit. Një faktor tjetër kyç janë zgjedhjet për Komisionin e ri të BE-së, të cilat do mbahen vitin e ardhshëm. “Duhet të theksohet se zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm për Parlamentin Evropian e për formimin e Komisionit të ri të BE-së, si edhe emërimin e Komisionerit të ri për politikën e zgjerimit, janë procese që mund të çojnë në një lloj ngadalësimi dhe ngërçi të proceseve politike që kanë të bëjnë me Brukselin dhe Komisionin Evropian”, thotë Dushan Reljiq, drejtor i zyrës së Brukselit të Institutit Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë. Ai shton se këto janë procese për të cilët mund të flitet në këtë moment, dhe se do të ishte ndoshta edhe e papërgjegjshme për të parashikuar, se çfarë mund të ndodhë deri në vitin 2021, kur Angela Merkel do të mbyllë mandatin e kancelares.

A do ta marr Bosnja Hercegovina statusin kandidat në vitin 2019?

Në disa intervista për “Europe Ëestern Balkans”, ekspertë dhe përfaqësues organizatash, theksojnë problemet me të cilat haset Bosnje-Hercegovina dhe e ardhmja e saj në BE

Marika Djolai, (Grupi Këshillues i Politikave të Ballkanit në Evropë)

Unë nuk mendoj se është realiste. Ne jemi tashmë në fund të vitit 2018, kështu që koha do të vijë shumë shpejt. Ne patëm vetëm zgjedhje në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe, siç e dimë nga përvojat e mëparshme, mund të duhen muaj për të formuar nivele të ndryshme të qeverisjes, që Presidenca të vendosë dhe të fillojë të funksionojë siç duhet. Pra, nuk shoh realisht një mundësi që strukturat përkatëse në Bosnje dhe Hercegovinës të marrin udhëheqjen e nevojshme në dy muajt e ardhshëm, e cila do të jetë në gjendje t’i ndërmarrë ato përmes një procesi shumë të komplikuar të hapave që do të siguronin që Bosnja do të marrë statusin e kandidaturës në 2019.

Alida Vracic, (Drejtor i BIEPAG Sarajevë)

Do të jetë absolutisht e madhe nëse Bosnja mund të fitojë statusin e kandidatit. Sidoqoftë të gjitha këto data kanë shumë pak thelb për reformën e BH-së dhe procesi nuk po ndodh që qytetarët t’i ndiejnë ato. Unë jam duke folur kryesisht për gjyqësorin, unë jam duke folur për të gjitha temat relevante që me të vërtetë kanë rëndësi për të fituar besim prapa në qeverisjen tuaj. Mund të luajmë me datat, mund të shohim nëse kanë kuptim apo jo, çdo gjë që është në mes është ajo që ka rëndësi për qytetarët, të cilët presin që qeveria e re të vendoset në një mënyrë që aktualisht ofron shërbime për qytetarët, që siguron qeverisje në modelin më të mirë të mundshëm për të cilin mund të mendojnë.

Adnan Cerimagic (Analist, Iniciativa Evropiane e Stabilitetit)

Mendoj se ajo që është realiste, është që Bosnja të japë një mendim për aplikimin e saj të anëtarësimit. Mendimi do të jetë shumë analitik, do të tregojë në një mënyrë shumë të qartë dhe të detajuar se sa larg legjislacioni boshnjak, kushtetuta dhe praktikat institucionale janë larg standardeve të BE-së. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme që Bosnja dhe Hercegovina do të marrin. Mendoj se duhet të marrë statusin e kandidatit në 2019, por a do të varet edhe nga vullneti politik në vendet anëtare të BE.

Vedran Dzihic (Hulumtues i Lartë në Institutin Austriak për Çështje Ndërkombëtare dhe Ligjërues i Lartë në Universitetin e Vjenës)

Unë jam shumë skeptik dhe besoj se, 2019 është një moment për të cilin kemi shumë mendime të dëshiruara në lidhje me Bosnjen, por duke pasur parasysh momentin që do të ketë negociata shumë të gjata për të ndërtuar një qeveri, që ne ende kemi një nivel shumë të lartë pavarësisht nga ana e BE-se dhe unë nuk shoh se elitat politike ne Bosnje janë në gjendje të shpëtojnë së shpejti në vitin 2019. Besoj se kjo është mendimi i dëshiruar, edhe pse mendimi i dëshiruar nganjëherë mund të bëhet real në një mënyrë që BE vendos të japë diçka për të nisur disa procese.

(shekulli)