Kategoritë: Bota

Lajmet nga Bota

Mysliman alla austriak

Parisi, Kopenhaga. Europa diskuton mbi fenë islame dhe rrezikun islamist. Austria ndërmerr tani një rrugë të re: Një ligj i posaçëm duhet të rregullojë jetën e myslimanëve në Austri.Me një ligj të ri për fenë islame Austria do t’u kundërvihet tendencave fetare ekstremiste. Parlamenti austriak në Vjenë miratoi të ndryshuar një ligj të vitit 1912, me të cilin krijohen rregulla bazë për një fe islame europiane. Edhe vende të tjera kanë treguar interes për ligjin austriak, si Gjermania, Franca e Zvicra.
Në Austrinë me 8,5 milionë banorë jetojnë 560.000 myslimanë. Shumica e myslimanëve në këtë vend kanë rrënjë boshnjake apo turke. Prej më shumë se 100 vitesh një ligj i posaçëm për islamin rregullon bashkëjetesën me pakicën myslimane. Por prej tre vitesh në Republikën e Alpeve është punuar për një ligj të ri, sepse ligji i dikurshëm nuk i përgjigjej më kohës. Promotori i tij ministri i Jashtëm dhe i Integrimit të Austrisë, Sebastian Kurz: “Qëllimi ynë është i qartë. Ne duam sigurinë ligjore për myslimanët që jetojnë këtu, por nga ana tjetër edhe të krijojmë mundësinë që të zhvillohet një fe islame me profil austriak, i çliruar nga ndikimi dhe tutela nga jashtë”.

Ndalim i financimit të imamëve nga jashtë
Për të përmirësuar integrimin sipas ligjit të ri ndalohet financimi i klerikëve myslimanë nga jashtë, dhe kërkon shkollimin e imamëve në Austri, të cilët duhet të njohin gjermanishten. Që në vitin e ardhshëm në Vjenë do të hapet një katedër për teologjinë islame. Përveç kësaj për herë të parë myslimanëve u jepet e drejta për trajtim të fesë së tyre, e trajtim të posaçëm në ushtri, spitale apo burgje.
Ramazan Demir një klerik mysliman në burgun e të rinjve në Vjenë, tregon kujdes për 300 të rinj të burgosur vetëm dy orë në javë: “Ka kaq shumë të rinj që kanë nevojë për ndihmë, që kërkojnë këshillë dhe nuk gjejnë një klerik mysliman, …dhe mund të ndodhë që ata të radikalizohen sepse thonë; ky shtet nuk na jep ne ndihmën që kemi nevojë, dhe ai nuk do që ne të ndjehemi mirë. Në këtë moment punët bëhen të rrezikshme.”

Kritika ndaj ligjit të ri
Pas debateve të gjata komuniteti mysliman ka rënë dakord për ligjin e ri, por ky është vetëm një kompromis me qeverinë dhe përfaqësinë myslimane, thotë presidenti i këtij komuniteti, Fiat Sanac. “Ka ende cepa që mund që lëmohen aty, apo pjesë që duhen riparuar.” Rinia myslimane është më radikale në këtë drejtim dhe e refuzon në mënyrë të plotë ligjin e ri. Shoqata e xhamive, Unioni myslimano-turk ka bërë të ditur se do ta çojë këtë ligj para Gjykatës Kushtetuese.
Për shoqatën turke problem përbën ndalimi i financimit të shkollimit të imamëve nga jashtë. Me këtë risi ligjore nuk do të jetë më e mundur në të ardhmen që zyra turke për fenë të dërgojë imamët e saj në Austri. Unioni vëren një trajtim jo të barabartë me fetë e tjera. Kritikët e ligjit kujtojnë se kishës ortodokse ruse i lejohet financimi nga jashtë. (dw)

Koment: Klima e mungesës së denimeve

Amnesty International (AI) ka paraqitur raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut. Në këto raporte shpesh ka pasur paralajmërime të rënda. Por raporti për vitin 2014 është edhe më i rëndë se të tjerët.Amnesty International (AI) ka paraqitur raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut. Në këto raporte shpesh ka pasur paralajmërime të rënda. Por raporti për vitin 2014 është edhe më i rëndë se të tjerët.
“Viti 2014 – viti më i keq apo viti i kthesës për të mirë?”, pyeti Sekretari i Përgjithshëm i AI, Salil Shetty, në prezantimin e raportit aktual për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë. AI konfirmon se në rajonet e krizave: në Siri, Lindjen e Mesme dhe në shumë vende të Afrikës kemi një rrënim të sistemit të gjyqësisë dhe ikje nga denimet e atyre që kanë shkelur të drejtat e njeriut. “Klima e padënimit”, po përhapet. Reagimet e bashkësisë ndërkombëtare: “të paturpshme dhe të pamjaftueshme”!
Bilanci i tmerrshëm
Bilanci i Amnesty International për vitin 2014 është i tmerrshëm. Prej Damaskut e deri në Kabul, prej Meksikës e deri në Baku, prej Xhuba-s në Sudanin e Jugut e deri në Phenian dhe Kolombo, prej Abuja e deri në Moskë dhe Azinë Qendrore, prej Uashingtonit e deri në Pekin – në të gjitha këto vende dhe rajone ka pasur shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, të mbrojtura me Konventën e Gjenevës. Ndërkohë që ndihma humanitare është pamundësuar në shumë vende. Përfaqësuesit e shoqërisë civile që kanë guximin të zbulojnë këto ngjarje dhe të t’i bëjnë publike ato, denohen dhe përndiqen nga regjimet autoritare. Atë që kanë përjetuar aktivistët e shoqërisë civille në Kinë, Rusi, Sri Lankë dhe në vendet e tjetra, në raportein e AI definohet si: “Një vit shkatërrimtar për të gjithë ata që kanë dalur në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kundër vuajtjeve dhe luftës në rajonet e krizave.”

Ngecje edhe në Evropë

Jo vetëm për shkak të luftimeve të përgjakshme në Lindje të Ukrainës dhe masave të dhunshme të Rusisë, si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ndaj mendimit të lirë dhe përcaktimit seksual, por edhe në vendet e tjera të Evropës janë shënuar ngecje. Edhe në Gjermani ka shkaqe për shqetësim. Diskriminimet kundër minoriteteve dhe vështirësitë gjithnjë e më të mëdha në raport me vlerat njerëzore të refugjatëve dhe migrantëve janë përhapur shumë. Sulmet e partive në pushtet në Britani të Madhe dhe në Zvicër kundër Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nënvizojnë se në të gjitha kontinentet ekziston dëshira e shfuqizimit të institutucioneve për të drejtat e njeriut dhe për sigurinë e njerëzve. Tortura – “mundimi me vetëdije i një njeriu, për ta detyruar që të pohojë diçka”, siç quhet nga juristët – ka pasur edhe nga CIA, dëshmon një raport i Senatit amerikan. Në raport thuhet se ato janë bërë në bashkëpunim me vendet evropiane.

Afrika dhe Lindja e Mesme si vatrat kryesore

20 vjet pas gjenocidit në Ruandë, në këtë kontinent ende kemi konflikte të panumërta. Mjerimi e ka përfshirë Sudanin e Jugut, një vend i cili e ka arritur pavarësinë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Para syve të Kombeve të Bashkuara po bëhen krime të mëdha të trupave të papërgjegjshme qeveritare në konflikt me kryengritësit e grupeve të tjera etnike. Ndërkohë që çmimin më të lartë po e paguajnë të pafajshmit: gratë dhe fëmijët. “Pranvera” e vitit 2011 në siujdhesën arabe, ka kohë që është shndërruar në zhgënjim dimëror: Libia dhe Jemeni janë buzë shkatërrimit të shtetit. Iraku po përballet me hordhitë e një të ashtuquajturi Kalifat. Egjipti po vuan sërish nën diktatin e luftës kundër terrorizmit islamik. Siria me gati më shumë se 200.000 të vrarë – Kombet e Bashkuara kaherë kanë hequr dorë nga numërimi i të vrarëve – është harruar gati në tërësi. Izraeli dhe Gaza kanë numëruar së fundi një bilanc prej 2000 të vrarësh. Ndërkohë që partitë politike janë në qorrsokak, sa i përket zgjidhjeve të mundshme politike. Refuzimi i Izraelit të bashkëpunojë me Këshillin e OKB për të drejtat e njeriut paraqet shkelje të obligimeve të vendeve anëtare të OKB.

Heqja dorë nga veto?

Këshilli i Sigurimit mban përgjegjësi për paqën dhe sigurinë, si dhe për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ndërlidhja e konflikteve dhe jo stabilitetit në njërën anë, si dhe varfëria, pabarazia dhe dështimet kanë rezultuar me raportin shumë të keq të AI për vitin e kaluar. Po a ndihmon nëse pese vendet e përhershme anëtare të KS të OKB heqin dorë nga vetoja kur bëhet fjalë për gjenocid dhe krime, siç kërkon AI? Prej vitit 1993 po diskutohet për reformën e KS – një diskutim i pafund. Dënimi i provokimeve dhe vërejtjen janë marrëveshjet më të shpeshta në KS. Ndërkohë që gjendja është e mjerueshme. Duhet të fillojnë menjëherë hapat e përmirësimit. Gjermania tani e ka shansin, pasi që në vitin 2015 është kryesuese e Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut.

Hanns Schumacher është një diplomat gjerman në pension. Ai ka drejtuar në vitin 2014, si ambasador i Gjermanisë, përfaqësinë e saj të pëhershme të OKB në Gjenevë.. (dw)

Dëshirat dhe realiteti – Premtimet e reja të Greqisë për reforma

Para vetëm kundrejt reformave! Kjo ishte ujdia e fundit mes Greqisë e kreditorëve me këmbënguljen gjermane. Të premten (27.02) Bundestagu vendos për dihmat e reja. Por sa do t’i kushtojnë reformat Alexis Tsipras?Qeveria e re greke nën drejtimin e politikanit të majtë, Alexis Tsipras është e orientuar nga lufta e vendosur kundër evazionit fiskal, korrupsionit dhe politikës së tarafeve. Me këtë ajo shpreson më shumë të ardhura për arkat e shtetit. Që në fushatën zgjedhore strategët e partisë majtë bubullonin kundër biznesmenëve të mëdhenj – të quajtur oligarkë sipas modelit rus -të cilët bëheshin përgjegjës për bllokimin e gjatë të reformave në Greqi, edhe një pjesë e madhe e 35ve është nën kontrollin e tyre. Tsipras do të veprojë kundër këtyre tarafeve.
Po pse duhet të ketë një politikan i majtë më shumë sukses se paraardhësit e tij? “Syriza, partia e majtë greke duket së pari se ka vullnetin politik për të bërë reforma të tilla. Me sa duket ky vullnet nuk ka qenë tek qeveritë e mëparshme”, është i mendimit Jorgos Tsogopulos, eskpert në think-tankun athinas, ELIAMEP i pyetur nga Deutsche Welle.

Partia e majtë ka madje shansin historik të presë rrethin vicioz të bllokimit të reformave dhe austeritetit, politikës së kursimeve, beson politologu. “Për faktin se të gjtha qeveritë e mëparshme nuk ecën shumë përpara me reformat, duhej të merrnin pastaj masa kursimi ku të mundnin, me fjalë të tjera, masat e kursimit nuk u bënë të nevojshme, sepse duhej të viheshin në jetë marrëveshjet me kreditorët, por sepse ato nuk u zbatuan”, ankohet anlisti. Tsipras ka tani shansin të provojë se marrëveshjet me kreditorët nuk kufizohen thjesht në masa të ashpra kursimi.
Program kursimi që zyrtarisht nuk cilësohet si i tillë
Por këtu fillojnë edhe problemet: Partia e majtë as nuk do ta perceptojë së në realitet ajo e ka miratuar programin e kursimeve. Në vend të kësaj ajo flet për “zgjatje të marrëveshjeve të kredive” me kreditorët. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Europiane dhe Bashkimi Europian nuk quhen më trojka, dhe ky emërtim u zhduk papritur nga 35t – tani flitet për “institucionet”, që shoqërojnë përpjekjet e Athinës për reforma.

Gazetat e majta shkruajnë të entuziazmuara mbi një “epokë të re pa trojkën”, dhe se kursimtarëve në Bruksel dhe Berlin iu tregua vendi. Kjo është e kuptueshme, sepse çdo qeveri do t’i paraqesë vendimet saj si të suksesshme, thotë politologu Tsogopulos. Por kjo mbart edhe rreziqe: Në fushatën zgjedhore pritshmëritë u ngjitën shumë lart, dhe opinioni publik nuk ka ndryshuar ende pas zgjedhjeve. Shumë njerëz ende besojnë se qeveria e re nuk ta vazhdojë programin aktual të masave të kursimit.”
Tani po shtohen kritikat edhe nga radhët e të majtëve. Eurodeputeti Manolis Glezos dhe eksperti Kostas Lapavitsas kritikojnë ujdinë me kreditorët e Greqisë. Kritika vijnë edhe nga ministri i Energjisë, Panajotis Lafazanis. Në një seancë maratonë të grupit parlamentar të Syrizas të mërkurën (25.02) kreu i qeverisë Tsipras u përpoq të qetësonte dallgët. Për Aleksis Papahelas, drejtor i gazetës greke, “Kathimerini”, “herët a vonë Tsipras do të konfrontohet me një opozitë të trefishtë, atë brenda kampit të vet që nuk do të jetë dakord me kthesën. E dyta me interesat e grupeve të ndryshme, që do të kundërshtojnë reformat për shkak të interesave të veta, dhe e treta me opozitën e vërtetë, nga e cila nuk dëgjohet shumë tani, sepse ajo merret me analizën e rezultateve zgjedhore.”
Formulime të paqarta në programin e kursimeve
Qeveria e Alexis Tsipras erdhi më në fund në realitet, mendon analisti i TV Skai: “Këtu luajti një rol të madh rreziku që bankat greke do të mbylleshin nëse nuk do të kishte një ujdi brenda kësaj jave.” Kryeministri e ka marrë vendimin e tij, ai do që Greqia të mbetet në eurozonë. Nuk ka qenë vendim i lehtë, mendon Papahelas, por i përgjegjshëm.
Tani planet për reforma duhen mbushur me jetë. Shumë formulime me kreditorët në ujdinë e fundit janë të paqarta dhe lënë hapësirë për interpretime. Për shembull kur bëhet fjalë për “reformën e sistemit të taksave mbi vlerën e shtuar”, që nënkupton rritjen e tvsh-së për hotelierët grekë në të ardhmen. Me këtë hap qeveria e re do të humbasë shumë simpati. “Pyetja kryesore është nëse qeveria e re do të jetë e aftë të realizojë më mirë programin e kursimeve”, paralajmëron Tsogopulos. Por tani bëhet fjalë për rifitimin e besimit në katër muajt e ardhshëm pastaj mund të flitet për një paketë të tretë shpëtimi për Greqinë. (dw)

Grekët kapërcejnë pengesën e parafundit

Planet e reformave greke janë gati, programi i ndihmës i BE-së pritet të zgjerohet deri në qershor. Por tani duhet të zbatohen reformat e vështira. Qeveria greke parashikon reforma drastike dhe gjithëpërfshirëse.Për qeverinë e re greke rruga drejtë zgjatjes së programit aktual të ndihmës, të padëshiruar fillimisht, është një vrapim i vërtetë me pengesa. Pas marrëveshjes bazë me donatorët në Eurogrup të premten e kaluar, këtë të martë përfaqësues të Trojkës dhe ministrat e Financave të Eurogrupit miratuan planin e reformës të dorëzuar në afat. Pengesat ardhshme janë miratimi i vazhdimit të programit të ndihmës deri në fundjavë në parlamentet e disa vendeve të Eurozonës. Bundestagu gjerman do të vendosë të premten. Në qoftë se kalohen edhe pengesat e fundit, atëherë programi i dytë i ndihmës për Greqinë do të zgjatet përsëri për katër muaj të tjerë deri në fund të qershorit.
Programin e reformës, që koalicioni radikal i së majtës dhe i së djathtës greke paraqiti në Bruksel, kreu i Eurogrupit, ministri holandez i financave Jeroen Dijsselbloem e quajti vetëm një hap të parë. “Duhet bërë edhe shumë më tepër”, tha Dijsselbloem. Greqia duhet ta vendosë ekonominë e saj përsëri në rrugën e duhur dhe të rifitojë besimin.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis, që është përgjegjës për euron, e quajti listën vetëm një plotësim të programit ekzistues të shpëtimit, por jo plan të ri të përfunduar. “Kjo tani na jep hapësirë për negociata deri në prill”, tha Dobrovskis për Deutsche Wellen.
Bileta për asgjëkund?
Qeveria greke pak para përfundimit të afatit në mesnatë dorëzoi një plan gjashtë faqesh, i cili ishte miratuar më parë nga Komisioni i BE në Bruksel në formë letërkëmbimi dhe e-mailesh. Në të qeveria pranon reforma drastike dhe gjithëpërfshirëse, vlerësoi shefi i Eurogrupit Dijsselbloem. Të ardhurat do të ngrihen përmes luftimit të evazionit fiskal, kontrabandës dhe korrupsionit. Nga grekët e pasur do të kërkohet të paguajnë më shumë taksa se më parë. Këto masa sipas vlerësimit të ministrit të Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis, do të sjellin pesë miliardë euro. Megjithatë do të zgjasë disa muaj në qoftë se jo vite, derisa këto të ardhura të mund të gjenerohen me të vërtetë, kritikoi eurodeputeti Markus Ferber në DW: “Këto janë rezervime biletash për asgjëkund, sepse dhe qeveritë e mëparshme në Greqi nuk ia kanë dalë të vënë kontrolle mbi tatimin e vlerës së shtuar, kontrabandën e cigareve, kontrabandën e karburantit. Përkundrazi qeveria e re i ka ndërprerë proceset e brendshme kundër zyrtarëve të korruptuar.” Deputeti konservator Ferber thotë se konsideron propozimet si neglizhencë të madhe.

Qeveria greke do që të përmirësojë situatën e njerëzve në nevojë dhe të zbatojë të paktën një pjesë të premtimeve elektorale. Ministri grek i Financave Varoufakis propozon, që të jepet ushqim falas dhe të ulen faturat e energjisë. Deputeti i gjelbër i Parlamentit Evropian Sven Giegold e mirëpret faktin që qeveria greke do të ndryshojë programin e deritanishëm të reformave. “Të bësh sikur programi duhet të mbetet ashtu siç është, është gabim. Sepse programi nuk ka funksionuar deri tani. Mua më duket e äuditshme, që ai gati shenjtërohet nga disa kolegë të CDU/CSU”, tha Giegold për DW. Në listën e miratuar tani bëhet fjalë për herë të parë për synime. Deri në fund të prillit Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, institucionet, të quajtur më parë Troika, duhet të kontrollojnë zbatimin e reformave. Edhe eurodeputeti i gjelbër Sven Giegold paralajmëron grekët: “Ndryshimi i programit është i drejtë, por premtimet e reja për reforma duhet të zbatohen. Për këtë grekët kanë kohë deri në fund të prillit, deri sa të vijnë paratë.”

Që tani preokupime të reja financiare për Greqinë

Vetëm pas një raporti pozitiv përfundimtar të institucioneve (Trojkës), mund të paguhen këstet e fundit të kredisë së programit të ndihmës pas një miratimi të mëtejshëm nga Eurogrupi në maj dhe qershor. Gjithsej janë në dispozicion akoma 7,2 miliardë euro nga burime të ndryshme. Shefi i Eurogrupit, Jeroen Dijisselbloem, shprehu gatishmërinë për një lloj fleksibiliteti në rast të kryerjes së reformave në Greqi. “Ne mund të ndryshojmë të gjitha masat, në qoftë se në fund arrihen të njëjtat rezultate fiskale”, tha Dijsselbloem në Parlamentin Evropian. Deputeti Sven Giegold e përshëndet synimin e qeverisë së re në Athinë për të vepruar kundër evazionit fiskal. “Për mua është e rëndësishme, që më në fund të ndodhë diäka në fushën e mbledhjes së taksave. Eshtë e papranueshme që në njërën anë nevojiten para nga jashtë vendit dhe nga ana tjetër nuk tatohen të pasurit brenda vendit. Këtë askush nuk e kupton.” Eurodeputeti konservator Markus Ferber nga ana tjetër kritikon koalicionin SYRIZA- Anel, se nuk është i gatshëm të reduktojë edhe shpenzimet e shtetit. “Por që mos të duash të bësh asgjë në lidhje me shpenzimet dhe dhe të shtosh programet e shpenzimeve, kjo të äon në mënyrë të pashmangshme në falimentimin e shtetit dhe rrezikun për këtë nuk duhet ta mbajnë evropianët.” Kreu i Eurogrupit Djisselbloem theksoi përsëri se dalja e Greqisë nga bashkësia monetare Euro nuk shtrohet si opcion. “Kjo nuk është në rendin e ditës. Ne do të qëndrojnë së bashku.”

Meqë para fundit të prillit nuk do të jepen para nga programi i zgjatur i ndihmës, mbi ministrin e financave të Greqisë rëndojnë që tani halle financiare. Në fund të marsit është afati për të paguar një këst të kredisë së FMN-së. Të ardhurat nga tatimet kanë rënë me 20 për qind që nga fillimi i viti. Grekët tërheqin paratë e tyre nga bankat. Kjo është arsyeja, pse Greqia ka përsëri nevojë për kredi emergjente (ELA) nga Banka Qendrore Evropiane për bankat greke.

“Ndërhyrje skandaloze”

Përpara se programi i zgjatur i dytë i ndihmës për Greqinë të skadojë më 30 qershor, Greqia dhe donatorët ndërkombëtarë duhet të negociojnë për vazhdimin. Kthimi i Greqisë në tregjet financiare private, siä ishte menduar fillimisht, duket i pamundur nga këndvështrimi i sotëm. Interesi do të jetë shumë i lartë. Këtë e pranoi indirekt edhe Jeroen Dijsselbloem. Qeveria greke në këto negociata me siguri që do të rishtrojë temën e ristrukturimit të borxhit, apo të një konference për borxhin, që vendet e eurozonës deri tani e kanë refuzuar. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, i sheh me rezerva bisedimet e ardhshme me Greqinë. “Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Kemi parë javët e fundit, sa e vështirë ka qenë për të negociuar me grekët”, tha Timmermans në televizionin gjerman ARD. “Problemet vërtet të vështira do të vijnë në verë”, thonë diplomatët e BE pas kapërcimit të “pengesave” të para nga grekët në Bruksel.
Eurodeputetët konservatore akuzojnë Komisionin e BE-së, se mban shumë anën e qeverisë greke. “Unë jam i tmerruar nga roli i Komisionit. Si është e mundur, që një institucion, i cili duhet të kontrollojë, nëse programi është në përputhje me rregullat, ua shkruan si të thuash programin grekëve”, kritikoi Markus Ferber nga CSU-ja bavareze. Komisioneri i BE Pierre Moskovici që javën e kaluar është përzier në favor të grekëve. Kjo është skandaloze, thotë Ferber për DW. Deputeti Sven Giegold nga ana tjetër tha se Komisioni Evropian bën pikërisht atë, që ka për detyrë: bashkërendohet me Greqinë, jep mbështetje dhe mundëson kompromise. (dw)

Ukraina para humnerës ekonomike

Për të shmangur falimentimin shtetëror dhe për të marrë kredi të huaja, Ukraina po rrit çmimet e energjisë për familjet dhe po shkurton përfitimet sociale. Një pjesë e madhe e popullsisë kërcënohet nga varfëria.A mos të ha më vallë? Pensionisti nga Kievi Valeri mundohet të buzëqeshë, por në zë i ndjehet hidhërimi. Pensioni i tij është rreth 30 euro. Por për shkak të inflacionit ai është në gjendje të blejë gjithnjë e më pak nga këto para. Deri tani qeveria në Kiev parashikonte një nivel inflacioni prej rreth 13 përqind. Tani ajo e ka rishikuar prognozën në ngjitje dhe pret një inflacion dyfish më të lartë. “Buxheti aktual, që u miratua në dhjetor të vitit të kaluar, bazohej në të ardhura të caktuara, që konstatohen të kapërcyera”, thotë Robert Kirchner i grupit këshillues gjerman pranë qeverisë ukrainave në bisedë me DW. Krahas inflacionit në rritje në Kiev është shtuar pesimizmi edhe në lidhje me rrudhjen e prodhimit të brendshëm bruto. Prandaj parlamenti ukrainas do ta ndryshojë buxhetin me 3 mars.

Pjesën më të madhe të pensionit të tij, gjithsesi modest, Valeri e jep për të paguar energjinë elektrike, ujin dhe ngrohjen. Për shpenzime të tjera nuk mbeten më para. “Nuk e di se çfarë do të bëj pas rritjes së çmimeve”, thotë ai.
Rritje e çmimit të gazit 280 për qind
Ashtu si miliona ukrainas të tjerë Valeri ndjek me shqetësim lajmin e rritjes së afërt të çmimeve për konsumatorin privat. Energjia elektrike do të shtrenjtohet me 40 për qind nga 1 marsi. Shpenzimet për ngrohje së shpejti do të rriten me 60 për qind. Rritje të madhe do të ketë çmimi i gazit. Kryetarja e Bankës Kombëtare të Ukrainës, Valeria Hontareva, njoftoi se gazi do të shtrenjtohet me 280 për qind.
Arsyeja janë bisedimet për kreditë e reja me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Eshtë fjala për rreth 17,5 miliardë dollarë amerikanë. Ukraina dëshiron të zgjerojë kreditë tashmë të dakorduara dhe të zgjasë afatin prej dy në katër vjet. Një pjesë e madhe e parave këtij vendi evropianolindor i nevojitet për të shlyer kreditë e mëparshme.

Vetëm Rusia do që deri në fund të vitit t’i kthehen tre miliardë dollarë amerikanë. FMN tregohet e gatshme për t’i ardhur në ndihmë Kievit. Por si parakusht Ukraina duhet të kryejë ndër të tjera rritjet e çmimeve për konsumatorin privat. Vendimi i FMN-së pritet në fillim të marsit.
Valuta shtetërore hryvnia në rënie rekord
Që nga fundi i vitit 2013, Ukraina ndodhet gati në prag të bankrotit shtetëror. Atëherë qeveria e presidentit prorus Viktor Janukoviç pranoi se thesari i shtetit ishte bosh. Pas ndryshimit të pushtetit në Kiev dhe shpërthimit të konfliktit të armatosur në Ukrainën lindore, situata u përkeqësua në mënyrë dramatike. “Për shkak të luftës në Ukrainë nuk vijnë investorë”, pohon ekonomisti Kirchner. Edhe valuta shtetërore hryvnia është në rënie rekord.
Në fund të dhjetorit qeveria në Kiev planifikoi në mesataren vjetore një kurs të dollarit amerikan me 17 hryvnia. Dy muaj më vonë ky parashikim duhet rishikuar në ngjitje, në 21 hryvnia. Por edhe kjo tashmë është tejkaluar. Një dollar amerikan kushton në zyrat e këmbimit në Kiev tashmë më shumë se 30 hryvnia.
Të gjitha shtresat e popullsisë kursejnë
Ndërsa nga njëra anë çmimet rriten, qeveria do që të shkurtojë në anën tjetër shpenzimet sociale. Pensioni minimal për shembull nuk do të ngrihet para dhjetorit 2015. “Pas votimit të parlamentit për buxhetin e ri ukrainasve do t’u duhet të shtrëngojnë edhe më shumë rripin”, thotë ekonomisti nga Kievi Andrij Novak në bisedë me DW. “Një pjesë e madhe e popullsisë do të jetojë përtej kufirit të varfërisë.”
Prandaj jo vetëm pensionistët dhe njerëzit me të ardhura të ulëta janë të shqetësuar. Edhe ata që fitojnë më mirë, janë të shqetësuar, si familja Savçuk. Çifti Ihor dhe Maria, të dy nga fundi i të tridhjetave, jetojnë me të tre fëmijët e tyre në një shtëpi pranë kryeqytetit Kiev. Ihor ka një biznes të vogël, gruaja e tij rri në shtëpi me fëmijët. Edhe ata mendojnë të kursejnë. “Ne jemi duke menduar që të instalojnë një kazan për ngrohje me biomasë, por ai është shumë i shtrenjtë”, thotë Ihor. “Ose duhet të reduktojmë në minimun konsumin e gazit.”
Lufta si rrezik i pakalkulueshëm
Vëzhguesit në Kiev pyesin veten, se si mund të ndikojë në frymën në vend gjendja gjithnjë e më e keqe ekonomike. Një e treta e popullsisë është e gatshme të rezistojë edhe një vit – duke supozuar se do të ketë reforma. Në këtë përfundim arriti Qendra Razumkov, një instituti studimor në Kiev, me një sondazh të tijin. Por gati po kaq shumë ukrainas, 29 përqind, nuk duan të durojnë rënie të mëtejshme. Ata mendojnë se situata e tyre është tashmë gjithsesi e padurueshme.
Këtu ekonomistët paralajmërojnë nga lufta si një rrezik i pallogaritshëm. “Nëse konflikti zgjat, qeveria do të duhet që të rillogarisë sërishhpenzimet e saj ushtarake dhe pagesat për kreditorët e huaj”, thotë Andrij Novak. Edhe Robert Kirchner ka mendim të ngjashëm: “Nëse lufta përfundon, paratë do të mjaftojnë.” Se kur do të ndodhë kjo, nuk mund të parashikohet. Deri tani një paqe e qëndrueshme në Ukrainën lindore duket e pamundur. Shumë vëzhgues mendojnë se në pranverë do të ketë luftime të reja ndërmjet separatistëve prorusë dhe ushtrisë ukrainase. (dw)

Fuqia e Gjermanisë – arsye për gjermanishten

Anglishtja po pushton botën. “Përse të mësosh sot akoma gjermanisht?” pyet linguisti nga Essen, Ulrich Ammon, dhe prezanton një libër të trashë, plot përgjigje. “Se përfitojnë si nxënësit e gjuhës, ashtu edhe gjermanët!”Gjermanishtja ishte dikur gjuha botërore për kokat më të shquara të ekonomisë, shkencës dhe politikës. Sot kësaj epokë 250 vjeçare po i afrohet fundi, siç konstaton Ammon: “Sidomos nga dy luftërat botërore gjermanishtja e ka humbur shumë rëndësinë e saj”. Ammon është germanist dhe linguist me sens për historinë dhe sociologjinë. Ai jep mësim në Universitetin Duisburg-Essen. Libri i tij i fundit, i botuar nga shtëpia botuese shkencore De Gruyter në Berlin, përshkruan përhapjen dhe rëndësinë e gjuhës gjermane. Ajo shqyrton arsyet, diskuton për perspektivat dhe nxjerr konkluzione. Konkluzioni paraprak i Ammon-it: Nuk ka arsye për ta fshehur kokën si struci. “Gjermanishtja e ka marrë përsëri disi veten kohët e fundit.
Anglishtja po pushton botën. “Përse të mësosh akoma sot gjermanisht?” pyet linguisti nga Essen, Ulrich Ammon, dhe prezanton një libër shumë të trashë, plot përgjigje. Më e rëndësishmja: “Sepse përfitojnë si nxënësit e gjuhës ashtu edhe gjermanët!”

Ku qendron me të vërtetë gjermanishtja në krahasimin ndërkombëtar? Momentalisht, përllogarit Ammon, në botë ka rreth 104 milionë njerëz, që e kanë gjermanishten gjuhë amtare. Gjermanishtja renditet në vendin e dhjetë. Në raport me performancën ekonomike të komunitetit gjermanofolës, ku bën pjesë edhe Austria dhe Zvicra, gjermanishtja arrin vendin e katërt pas gjuhës angleze, kineze dhe spanjolle. Gjermanishtja eshtë e preferuar edhe ndër ata, që mësojnë gjuhë të huaja, vetëm anglishtja, kinezçja dhe frëngjishtja zgjidhen më shpesh për t’u mësuar si gjuhë e huaj. Gjermanishtja si gjuhë e huaj mësohet kryesisht në Evropën Lindore, por edhe në Indi dhe në Kinë. Vetëm anglishtja, frengjishtja dhe kinezçja zgjidhen më shpesh si gjuhë të huaja.
Fuqia ekonomia motivon për të mësuar gjermanisht
Përse mësojnë të huajt gjermanisht? Çfarë presin ata prej saj? Jo e re, por tani e konstatuar shkencërisht është kjo hipotezë e Ammon-it: “Ka një ndërlidhje të ngushtë mes fuqisë ekonomike të folësve të një gjuhe dhe interesit të të tjerëve për ta mësuar atë.” Kjo do të thotë se meqë Gjermania është e pasur dhe ekonomikisht e fortë, më shumë të huaj mësojnë gjermanisht . “Kush di gjermanisht”, thotë studjuesi i gjuhës, “gjen të hapur rrugën për në vendet, në lulëzim – me shanse të mira profesionale, ekonomike dhe arsimore.” Këto shanse mund të përdoren si për qëndrime të përkohshme, ashtu edhe për emigracion. “E gjithë kjo”, thotë Ammon, “është motiv për të mësuar gjermanisht”.
Gjermania ka vetëm përfitim prej kësaj, mendon germanisti nga Essen. “Eshtë një avantazh, kur gjuha amtare është shumë e përhapur”, thekson ai. “Njerëzit, që e kanë mësuar gjermanishten si gjuhë të huaj, do të përpiqen të bëjnë diçka me njohuritë e gjermanishtes. Ata vijnë më shpesh në Gjermani, ruajnë kontaktet, apo shpenzojnë para si turistë.” # Kështu Gjermania i ka të gjitha arsyet për të bërë më shumë për përhapjen e gjuhës gjermane në botë. Në OKB dhe Komisionin Evropian për fat të keq është lënë pas dore kjo mundësi kjo mundësi”, thotë ai. “Politikanët” sugjeron Ammon, “duhet të reflektojnë lidhur me librin tim, dhe të shohin se çfarë përfitimesh mund të nxjerrin prej tij.”
Në librin e tij prej 1300 faqesh gjuhëtari jep një vështrim ambicioz, të gjerë dhe të mirëdokumentuar të shpërndarjes dhe rangut të gjermanishtes në botë. Ai fokusohet te raporti i gjuhëve me njëra-tjetrën, si dhe te konkurrenca në mes të gjuhëve ndërkombëtare me gjuhën botërore, anglisht. Si funksionojnë gjuhët në biznes, shkencë, diplomaci, turizëm, 35 dhe arsim? Edhe për këtë jep përgjigje Ammon. (dw)

Oscar, triumfon filmi ‘Birdman’

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar është filmi ‘Birdman’ ai që triumfon duke marrë plot 4 statuja të arta: filmi më i mirë, regjisori më i mirë (Alejandro Gonzalez Inarritu), kinematografia më e mirë dhe skenari origjinal më i mirë. Michael Keaton është protagonisti i komedisë së zezë që tregon historinë e një aktori dikur të famshëm për interpretimin e një superheroi, i cili tashmë shpreson të rikthehet në maja duke vënë në jetë një pjesë teatrore në Broadway.

Ndërkohë, çmimin e aktorit më të mirë e fitoi Eddie Redmayne për interpretimin e tij në ‘The Theory of Everything’, ku luan rolin e fizikantit Stephen Hawking, ndërsa aktorja më e mirë u shpall Julianne Moore (‘Still Alice’).

Aktori më i mirë joprotagonist shkoi për JK Simmons në filmin ‘Whiplash’, ndërsa aktorja më e mirë joprotagoniste u shpall Patricia Arquette në filmin ‘Boyhood’.

Ja lista e të gjithë fituesve të çmimeve Oscar:

Filmi më i mirë – Birdman

Regjisori më i mirë – Alejandro G. Iñárritu, Birdman

Aktori më i mirë – Eddie Redmayne (The Theory of Everything)

Aktorja më e mirë – Julianne Moore (Still Alice)

Aktori më i mirë joprotagonist – JK Simmons (Whiplash)

Aktorja më e mirë joprotagoniste – Patricia Arquette (Boyhood)

Kinematografia më e mirë – Birdman (Emmanuel Lubezki)

Filmi i huaj më i mirë – Ida

Skenari më i mirë i përshtatur – The Imitation Game

Skenari më i mirë origjinal – Birdman

Make-Up-i më i mirë – The Grand Budapest Hotel

Kolona zanore më e mirë – ‘Glory’ (Selma)

Filmi i animuar më i mirë – Big Hero 6

Efektet më të mira vizuale – Interstellar

Kostumografia më e mirë – The Grand Budapest Hotel

/ Top Channel

Çmimet “Spirit” për filmat e pavarur

Më pak se 24 orë para ceremonisë së çmimeve Oscar, yjet morën pjesë në një ceremoni më të thjeshtë ku për të 30-in vit me radhë u dhanë vlerësimet për filmat e pavarur, të quajtur çmimet Spirit.Dhe fitues në ceremoninë e djeshme, ishte një film i përfolur si një nga kandidatët kryesorë për Oscar, “Birdman” i regjisorit Alejandro Inarritu, i cili mori çmime në kategoritë e filmit më të mirë, aktorit më të mirë për Michael Keaton dhe kinematografinë më të mirë.

Filmi elegant fitoi ndaj konkurrentit më të fortë “Boyhood”, një film për të cilin u deshën 12 vjet që të realizohej dhe regjisori i të cilit, Richard Linklater, mori çmimin në këtë kategori.

Ceremonia e çmimeve Spirit, e transmetuar këtë vit për herë të parë drejtpërdrejt është vënë gjithnjë e më në qendër të industrisë kinematografike ndërsa Hollivudi u përkushtohet filmave që sjellin fitime në sallat e kinemasë.

Megjithatë po të kesh parasysh përvojën e vitit të kaluar përputhja mes çmimeve Oscars dhe Spirits është bërë pothuajse e plotë, kur “12 years a slave” triumfoi në të dyja ceremonitë.

Gjasat janë që edhe këtë vit do të ketë përputhje në raste si ai i më të përfolurës në kategorinë e aktores më të mirë: Julianne Moore me filmin “Still Alice”. (voa)

Filmat më të këqinj të vitit

Dhe megjithëse është e vështirë ta imagjinosh, ekziston një çmim që askush në Hollivud nuk do të donte ta fitonte. Bëhet fjalë për çmimet Razzie për interpretimet dhe filmat më të këqinj të vitit. Këtë “nder” në thonjëza e meritoi Kirk Cameron për filmin “Kirk Cameron’s saving Christmas”, që fitoi edhe si filmi më i keq, kombinimi më i keq në ekran mes Cameron dhe egos së tij dhe skenari më i keq.

Cameron Diaz u përzgjodh si aktorja më e keqe jo për një, por dy filma: “The other woman” dhe “Sex tape”.

Filmi “Annie”, ku Diaz gjithashtu kishte një rol së bashku me Jamie Fox dhe Quvenzhane (Kuavenzhenei) Wallis, fitoi si riprodhimi më i keq i një filmi të mëparshëm.

Michael Bay, një i preferuar i Razzie fitoi përsëri si regjisori më i keq për “Transformers: Age of Extinction”. (voa)

Koment: Plagë të hapura në Ukrainë

Një vit pas kryengritjes, krimet në Maidan nuk janë sqaruar. Ukrainasit fituan atëherë kundër një regjimi të korruptuar, por dëshira e tyre për një jetë më të mirë deri tani ka mbetur e parealizuar, mendon Bernd Johann.Para një viti, ukrainasit mundën një regjim autokrat dhe të korruptuar. Ata zgjodhën demokracinë dhe duan një perspektivë evropiane për vendin e tyre. Por lufta e tyre për dinjitet dhe vetëvendosje tani ka një kundërshtar shumë më të fuqishëm: Rusinë. Nga frika e një Ukraine demokratike, Kremlini ka cytur një luftë në Evropë. Ai do që të pengojë me çdo kusht, që Ukraina të bëhet një vend evropian, i cili t’u mundësojë qytetarëve të saj një jetë në demokraci, mirëqënie dhe para së gjithash paqe.

Për muaj të tërë demonstruan qindra mijëra vetë në Ukrainë kundër sistemit autoritar të Viktor Janukovicit dhe kundër një pushtet shtetëror, i cili reagonte në mënyrë gjithnjë e më brutale. Dhe kthesa erdhi. Pushtetmbajtësit kapitulluan dhe u arratisën në Rusi, e cila i quan protestat deri më sot gabimisht si grusht shteti. Por në të vërtetë sistemi pësoi kolaps nga brenda. Në fund ishin madje edhe forcat e sigurisë që nuk pranuan ta ndjekin Janukoviçin. I frikësuar autokrati morri arratinë. Me një puç nuk patëm të bënim. Vetëm pasi Janukoviçi kishte kohë që ishte larguar, parlamenti e shpalli atë të rrëzuar.
Zemërim për luftën dhe dhunën
Moska reagoi për ngjarjet në Ukrainë me agresion dhe me dhunë. Kundër rregullave të së drejtës ndërkombëtare ajo aneksoi Krimenë dhe provokoi pastaj një luftë në Ukrainën Lindore. Pas Janukoviçit tani është Rusia ajo që kërkon t’u marrë ukrainasve të drejtën për vetëvendosje dhe për dinjitet. Në këtë kuadër, ukrainasit i kujtuan tani me krenari dhe me pjesëmarrje të madhe personalitetesh ndërkombëtare protestat në Maidan në Kiev para një viti. Atje u hap dera e lirisë, por u hapën edhe plagë të reja. I madh është dëshpërimi para së gjithash për rreth 100 vetët, të cilët u vranë nga protestat në Kiev nga snajperët. Por me dëshpërimin përzihet edhe zemërimi. Dhe ai është i drejtuar në radhë të parë kundër qeverisë ukrainase. Sepse deri sot nuk është sqaruar se kush ka shtirë atëherë kundër demonstruesve dhe policëve. Kush ishin dorasit? Kush ua dha atyre urdhrat për masakrën në Maidan? Të afërmit e viktimave ende presin përgjigje. Drejtësia e Ukrainës ka dështuar deri tani në sqarimin e këtyre krimeve. Plagët janë të hapura.

Lufta për dinjitetin nuk është fituar

Por i madh është ndërkohë hidhërimi për mijëra vetët, të cilët i ka kërkuar deri tani lufta në Ukrainën Lindore. Mbi një milion njerëz janë kthyer në refugjatë në Ukrainë dhe jetojnë sot atje në strehime provizore. Atdheu i tyre është kthyer në një tokë të shkretuar. Qeveria e Ukrainës dhe Presidenti Petro Poroshenko ndodhen nën presionin në rritje të publikut. Në luftën kundër separatistëve të drejtuar nga Moska, ushtria e Ukrainës ka shënuar disfatë pas disfate. Dhe askush nuk e di nëse tani do të ketë vërtet armëpushim dhe tërheqje të armëve të rënda.
Fuqia e Ukrainës konsiston në atë, që njerëzit treguan në Maidan se janë në gjendje të vetëorganizohen dhe të ngrihen kundër gënjeshtrave politike. Është ky guxim i njerëzve ai që duhet t’i fusë frikën Rusisë. Sepse shoqëria civile është një forcë e madhe, e cila një ditë do të veprojë jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Rusi.

Në Ukrainë, shumë kërkesa të Maidanit ende nuk janë vënë në jetë. Krahas reformave në ekonomi, bëhet fjalë para së gjithash për krijimin e një drejtësie të pavarur dhe për t’i dhënë fund korrupsionit në vend. Një vit pas kryengritjes popullore ukrainasit nuk e kanë fituar ende luftën. (dw)