Kategoritë: Bota

Lajmet nga Bota

Dalje nga kriza me borxhe të reja?

Greqia, por edhe Spanja, Portugalia dhe Irlanda, kanë humbur shumë prej fuqisë së tyre ekonomike gjatë krizës dhe në të njëjtën kohë është rritur papunësia. Por a mund të ndikojnë borxhet e reja në rimëkëmbjen ekonomike?

penzioner greqiPara së gjithash: askush nuk dyshon se Greqia ka nevojë për reforma themelore: qeverisje më të mirë, më pak korrupsion, më shumë konkurrencë. Po ashtu është e kuptueshme që donatorët i lidhin kreditë e tyre me kushte.

Pyetja është deri tani në bisedimet e eurogrupit u është kushtuar më tepër rëndësi masave të kursimit dhe shumë pak investimeve. Në Gjermani flitet gjithmonë në këtë pikë për amvisën, e cila përpiqet që t’i ketë kostot nën kontroll dhe nuk shpenzon më shumë se sa ka, sikurse u shpreh në një intervistën “Der Spiegel”, ministri i Financave Wolfgang Schäuble.

Përfundimet e 104 studimeve ndërkombëtare

Por ekonomitë e vendeve në krizë nuk mund të krahasohen me ekonominë e një shtëpie dhe ekonomistët mendojnë se Greqia mund ta kapërcejë krizën vetëm në rast se ekonomia shënon përsëri rritje dhe krijohen vende të reja pune. Dhe për këtë nevojiten investime.

Ekonomistët kanë analizuar në studime të shumta, se si shtetet mund t’i nxisin ekonomitë e tyre. Sebastian Gechert nga Instituti për Hulumtime Makroekonomike (IMK) në Dyseldorf, ka krahasuar rezultatet e 104 studimeve të botuara në periudhën 1992-2012 në revista shkencore ndërkombëtare. Ato trajtojnë të ashtuquajturit shumëzues fiskalë, me të cilët mund të llogaritet se si shpenzimet shtetërore ndikojnë në rritjen ekonomike.

Rezultati: deri tani efektin më të mirë e kanë investimet shtetërore. Çdo euro e investuar nga shteti, sjell një rritje shtesë prej 1,30 deri 1,80 euro. Sipas studimeve efekti është tepër i dobët, në qoftë se paratë përdoren për të punësuar nëpunës të tjerë publike janë vendosur ose në qoftë se shteti konsumon. Në konsumin publik përfshihen shpenzimet për fusha të ndryshme si arsimi, sporti, kultura, sigurimet shoqërore, por edhe për rendin publik ose për mbrojtjen e mjedisit. Shpenzimet për ushtrinë sjellin ekonomikisht më së pakti.

Greqia, por edhe Spanja, Portugalia dhe Irlanda, kanë humbur shumë prej fuqisë së tyre ekonomike gjatë krizës dhe në të njëjtën kohë është rritur papunësia. Politika e kursimit ka “një ndikim negativ në rritjen dhe punësimin,” shkruan Sebastian Gechert, autor i meta-studim të IMK-së. “Në të kundërt, investimet e financuara publikisht sjellin mesatarisht, një stimul relativisht të madh të rritjes ekonomike.”

Borxhe të reja?

Pyetja është se si mund të financohen investimet publike kur shteti nuk ka para. Përmes rritjes së taksave apo shkurtime në vende të tjera, siç është bërë në Greqi, Spanjë dhe vende të tjera. Megjithatë, këto masa kanë një efekt negativ në rritjen ekonomike dhe kështu dobësojnë efektet pozitive të investimeve.

Sipas analizës së Sebastian Gechert në rast se investimet shtetërore financohen vetëm prej borxheve, kjo nuk e rrit patjetër nivelin e borxhit, sepse në rast se investimet bëjne efekt ato nxisin rritjen ekonomike dhe në këtë mënyrë shpezimet për shtetin mbeten të ulëta, deri në 40%. Por për këtë është parakusht dhe domosdoshmëri një sistem fiskal funksionues.

Dështim i ri?

Në diskutimet e fundit në lidhje me një program të ri ndihmash për Greqinë u fol shumë pak për investime të reja. Vërtet Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker u referohet deri në 35 miliardë eurove nga arkat e rregullta të BE-së, por për to Greqia dueht të përdorë paratë e saj si bashkëfinancim – para që shteti nuk i ka.

BE-ja e ka ulur tani kërkesën për bashkëfinancim. Megjithatë ekonomisti dhe Drejtori i IMK-së Gustav Horn rekomandon për të shkuar dhe një hap më tej: “Sugjerimi ynë është që Greqisë t’i mundësohet për një vit një përdorim i kufizuar i këtyre fondeve pa bashkëfinancim, në mënyrë që qeveria të mund të nisë menjëherë një program investimi dhe për shkak të presionit kohor edhe të jetë e detyruar ta bëjë këtë.”

Ekonomikisht Horn sheh nga marrëveshja e arritur deri tani ndërmjet eurogrupit dhe Greqisë “të paktën një shans të vogël të rimëkëmbjes së ekonomisë greke”. Megjithatë vetëm kur edhe të investohet me të vërtetë. “Por në qoftë se strategjia e shpëtimit do të jetë një vazhdimin intensiv i shkurtimeve në buxhetin e shtetit, edhe ky program do të dështojë si dhe paraardhësit e tij.” (dw)

NATO sot në mbledhje urgjente, shkak kërcënimet nga ISIS

NatoTurqia ka thirrur një takim të posaçëm të ambasadorëve të NATO-s për të diskutuar në lidhje me operacionet ushtarake kundër militantëve të ISIS dhe separatistëve kurdë të PKK.

Mësohet se takimi do të mbahet ditën e martë në Bruksel. Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg foli për BBC-në, ku tha se kërkesa e Turqisë është e bazuar në nenin 4 të Traktatit të NATO-s, i cili i lejon anëtarët të kërkojnë takime të tilla në rastet kur integriteti i tyre territorial ose siguria është cenuar.

“Një takim i tillë i kërkuar nga Turqia mendoj se është i drejtë dhe në kohën e duhur për të trajtuar trazirat dhe paqëndrueshmërinë në Siri, Irak dhe në afërsi të kufijve të vendeve anëtare të NATO-s”, tha Stoltenberg.

Ai tha se kishte folur dy ditë më parë me kryeministrin turk, Davutoglu, ku i kishte shprehur ngushëllimet për viktimat e fundit dhe i kishte dhënë mbështetje Turqisë për të kryer sulme ndaj Shtetit Islamik.

Në anën tjetër, SHBA-ja i ka bërë thirrje Turqisë dhe PKK-së për të shmangur dhunën, por tha se Tu rqia ka të drejtën të mbrojë veten kundër sulmeve të rebelëve kurdë.

Pas ngjarjeve të fundit, avionë turq kanë kryer për herë të parë sulme ajrore ndaj bazave të Shtetit Islamik në Siri. Ndërkohë, policia turke ka bastisur mbi 100 banesa në Stamboll, duke arrestuar 251 persona të lidhur me grupin terrorist. (rel)

Euro pa Gjermaninë?

euroPrej muajsh politikanët e Europës shtronin pyetjen, mos do të ishte më mirë që Greqia të dilte nga Euro. Por tani disa ekonomistë thonë: mos vallë është më mirë që Gjermania të dalë nga Euro. Mendimet për këtë ndahen.

Ndërsa muajt e kaluar buçiste grindja për një Grexit (dalja e Greqisë nga Eurozona) të mundshëm, kur mospërputhja e mendimeve për politikën e duhur të shpëtimit dominote artikujt kryesorë, kur ndihej droja për insistimin e Gjermanisë për një politikë rigoroze dhe rritej gjithnjë e më shumë frika e donatorëve, se nuk do t’i merrnin kurrë paratë mbrapsht, disa ekonomistë të njohur fare të patrazuar e si të thuaash nëpërtë skicuan një rrugë të mëtejshme për daljen nga kriza: një dalje të Gjermanisë nga Euroja.

Gjermania, kështu teza e tyre, largohet nga monedha e përbashkët duke hapur kësisoj rrugën për vendet jugore të Euros, që t’i stabilizojnë borxhet e tyre me një monedhë dukshëm të zhvleftësuar dhe si rrjedhojë të venë nën kontroll edhe ekonominë e tyre. Me këto vende është fjala për Greqinë, Italinë, Spanjën dhe varësisht nga rrethanat edhe për Portugalinë.

Së fundi Ashoka Mody nga Universiteti i Princetonit në SHBA e mbrojti këtë model. Në një koment, që u publikua më 17 korrik, ai parashtron, se përse Gerxit (pra një dalje e Gjermanisë, “German Exit”) do të ishte më e preferuar se sa një Grexit (dalja e Greqisë nga Eurozona).

“Një riorganizim i unionit monetar gjatë 25 apo 30 viteve të ardhshëm do të jetë i pashmangshëm “, thotë Mody për Deutsche Welle. “E vetmja çështje është, se cila është rruga e arsyeshme, që shkakton më pak dëm?”

Një kornizë e detyrueshme fiskale

Mody mbron pikëpamjen, se ministri i Financave të Gjermanisë gabohet, kur përzien me njeri-tjetrin problemin e borxheve shtetërore të Greqisë dhe „eksperimentin e Eurozonës“.

“Mendimi i Schäubles është: nëse Grekët largohen nga Euro, Eurozona me anëtarët që mbeten do të funksionojë pa probleme. Schäuble nuk e sheh problemin tek konstrukti i Eurozonës, por tek paaftësia e grekëve, që të ndjekin rregullat europiane të lojës“, thotë Mody.

Mody e pranon gjithësesi, që Greqia ka një problem me borxhet, por ai thekson, se borxhet nuk kanë të bëjnë me problemet e tjera, me të cilat përballet unioni monetar. “Nëse nuk ndodh gjë, veçse Greqia të largohet nga Eurozona, atëherë me siguri shumë shpejt do të shfaqet një tjetër problem „grek“. Problemi, që ekonomi kaq të ndryshme nuk mund të futen në një kornizë të detyrueshme monetare dhe fiskale, do të mbetet edhe më tej.”

Ai si dhe shumë ekonomistë të tjerë dhe kritikë të Eurozonës, konsiderojnë Italinë si një vend të ri problematik të Euros. “Ne nuk e dimë, nëse Italia do të jetë ndonjëherë në gjendje t’i paguajë borxhet e veta”, thotë Mody dhe shton: “Përpjekja për t’i bërë një vendet me mundësi të ndryshme dhe me premisa të ndryshme historike e kulturore nuk funksionon.”

“Një union i pamenduar”

Për Mody është e qartë, që rrugëdalja me më pak dëm nga kriza do të ishte, nëse Gjermania kthehet tek marka gjermane D-Mark: “Gjermania do të vuante më se pakti nga dalja prej Euros.“

Ideja, një „Gerxit“ më mirë se një „Grexit“, nuk është e re. Ajo zë fill së paku qysh nga viti 2012. Asokohe investuesi amerikan George Soros përshkruante në një blog, se si mund të dukej një kthim gjerman tek D-Marka dhe se sa efekt bekues mund të kishte kjo: Gjermania do të kishte monedhën e vet të fortë dhe ekonomitë e dobëta do të mund ta rimerrnin veten me një euro dukshëm të dobësuar. Gjermanët do të pasuroheshin dhe europiano-jugorët do të ishin më pak të varfër.

Në të njëjtën ditë, kur Mody botoi artikullin e tij, edhe Ben Bernanke, ish-shefi i Bankës së Rezervave të SHBA-së, Fed, shkruante një koment për Brookings Institute, një Think-Tank me influencë në Uashington. Në të ai shkruante, se Europa nuk po e jep kontributin e saj për zgjidhjen e krizës greke të borxheve.

Ndërsa në Eurozonë kuota e papunësisë gjatë viteve të shkuara luhatej rreth 11%, në SHBA ajo ra në 5,3% në vlerën më të ulët qysh prej vitesh. Sipas tij në Eurozonë ka dallime të mëdha; në Gjermani papunësia aktualisht është nën pesë përqind, ndërsa në vendet e tjera të hapësirës së Euros ajo është në rreth 13%.

“Premtimi i Euros ishte shtimi i mirëqenies dhe nxitja e integrimit europian”, shkruante Bernanke. Por kjo, sipas tij, nuk po ndodh dhe nuk do të ndodhë, për aq kohë sa vendet e Euros kanë kapacitete të ndryshme ekonomike.

Këto vende, thonë analistët, jo vetëm kanë kapacitete të ndryshme në rendiment, por ato kanë edhe kushte krejt të ndryshme ekonomike. Për këtë arsye, argumenton Mody, mendimi për të farkëtuar një zonë monetare me vende kaq të ndryshme, nuk ka qenë fort i mençur: “Unioni është menduar keq dhe tani po shkakton dhimbje të mëdha.”

Të gjendet një ekuilibër

Pa një vullnet të fortë politik, për ta mbajtur në jetë unionin monetar, shpërbërja e tij është e pashmangshme, paralajmërojnë ekspertët. Vendi, që mund të vuante më pak prej kësaj, për këtë janë në një mendje Mody, Bernanke, Soros dhe shumë të tjerë, do të ishte Gjermania.

“Ky konstatim”, sipas Mody, “tregon, se si mund të gjendet një ekuilibër për vende të ndryshme. Ekuilibri mund të ishte i tillë, që të ketë dy monedha: një Euro në Jug dhe Deutsch Marka në Veri. Por mund të ketë edhe 15 monedha të reja në 30 vitet e ardhëshme.”

Një katastrofë kërcënon

Njëkohësisht ka të tjerë që mendojnë ndryshe si p.sh. dy profesorët Iain Begg dhe John Ryan nga London School of Economics, të cilët një dalje gjermane nga Euro e konsiderojnë si një „katastrofë“. “Pas themelimit të Bashkimit Europian Euro është një ndër arritjet më të mëdha të Gjermanisë në gyjsmën e dytë të shekullit të njëzetë “, i thotë Ryan Deutsche Welle-s. “Në këndvështrimin politik këtu është investuar shumë kapital.”

Përveç kësaj Euro është një arritje gjeopolitike me potencial të fuqishëm. Europa, konstaton ai, është një liman i sigurtë për investime dhe marrëdhënie biznesi. “Dhe një Gjermani, që largohet nga Euro, do të ishte një sinjal shkatërrimtar. Nuk mund të imagjinohet, që Eurozona do ta mbijetonte këtë.”

Nëse Gjermania e lë Euron, atëherë si pasojë e menjëhershme edhe Holanda, Belgjika, Austria dhe shtetet baltike do të nxitonin drejt daljes së emergjencës, thotë Iain Begg. Kontinenti do të coptohej dhe si Veriu edhe Jugu do të vuanin prej kësaj. Ndërsa vendet si Irlanda, Sllovakia dhe Sllovenia do të mbeteshin varur.

Një Gjermani pa Euro, me një pasojë Europën e shpërbërë, do të kishte „pasoja të thella për intergimin europian dhe për Euron gjithsesi. Kjo do të perceptohej në Berlin si katastrofë.”

Rigjallërimi do ta bënte D-Markën, thonë si Ryan ashtu edhe Begg, fare shpejt një monedhë shumë të fortë. Por shtojnë ata, ndonëse kjo tingëllon mirë, në të vërtetë ajo do të ishte një pengesë e madhe për eksportuesit gjermanë, të cilëve do t’u duhej të përballonin një rënie të ndjeshme të aftësisë së konkurrencës. (dw)

Turqia nuk dërgon trupa tokësore në Siri

Me sulmet ajrore kundër pozicioneve të Shtetit Islamik dhe atyre kurde, Turqia është pozicionuar për herë të parë në konfliktin e Sirisë. Por sipas Ankarasë qeveria turke nuk do të shkojë më tej.

davutogluSipas deklaratave të kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, Turqia nuk ka plane për një ofensivë tokësore në Siri. Por sipas Davutoglu do të mbështeten me sulme nga ajri kryengritësit e moderuar që luftojnë kundër milicëve ekstremistë të “Shtetit Islamik”. Kështu shprehet kryeministri turk në një deklaratë për gazetën turke “Hürriyet” duke theksuar se Turqia ka rënë dakord për këtë me SHBA.

Davutoglu citohet të ketë thënë se partia siriane kurde, PYD, e cila ka lidhje me partinë punëtore kurde, PKK mund të ketë vendin e saj në “një Siri të re”. Kusht për këtë është kjo parti të mos angazhohet kundër Turqisë, dhe t’i ndërpresë të gjitha lidhjet me administratën e presidentit sirian, Bashar al Asad, si edhe të bashkëpunojë me trupat e opozitës.

Sulm kundër një fshati kurd në Siri

Ndërkohë ushtria turke kreu një sulm kundër një fshati sirian të kontrolluar nga luftëtarët kurdë. Siç ka bërë të ditur Qendra Siriane për Të Drejtat e Njeriut dhe aktivistë të tjera, pas disa sulmeve ajrore kundër pozicioneve të Shtetit Islamik, natën u sulmua edhe fshati Sor Maghar në afërsi të provincës së Alepos, afër kufirit me Turqinë, ku u plagosën si pasojë katër luftëtarë kurdë.

luftetari kurd ne CizreMë parë aviacioni ushtarak turk kishte sulmuar pozicione të PKK-së në veriun e Irakut. Transmentuesi CNN Turk njoftoi se të dielën në mbrëmje avionët luftarakë të nisur nga baza në juglindje të Turqisë, Diyabakir kishin goditur objektiva në Hakuk. Ndërkohë sulmet ajrore kanë sjellë edhe protesta në Turqi. Në Stamboll, në lagjen Gazi u zhvilluan protesta kundër sulmeve turke ndaj PKK-së. Policia ndërhyri me gaz lotues dhe ujëhedhëse. Partia kurde HDP akuzon presidentin turk, Erdogan se po e nxit qëllimisht konfliktin me kurdët “për ta pasur sërish pushtetin e plotë”. AKP e Erdoganit humbi në zgjedhjet e 7 qershorit për herë të parë shumicën absolute.

Gjermania: Thirrje për vetëpërmbajtje

Qeveria gjermane i ka bërë thirrje Ankarasë për vetëpërmbajtje. Në një telefonatë me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, kancelarja gjermane Angela Merkel apeloi që “Turqia të mos e ndërpresë procesin e paqes me kurdët”. Ndërsa ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen u shpreh se është e rëndësishme që Ankaraja të mos e braktisë “shtegun e nisur të pajtimit” me PKK-në.

Ndërkohë SHBA e ka mbështetur Turqinë në këtë pozicionim. Ankaraja ka të drejtë të veprojë kundër “objektivave terroriste”, tha Ben Rhodes, zëvendëskëshilltari i sigurisë i presidentit amerikan, Barack Obama. Në të njëjtën kohë ai përshëndeti operacionin e “vendosur” të Turqisë kundër Shtetit Islamik. (dw)

Koment: Abuzim me religjonin?

Vala e fundit e dhunёs nё Malin e Tempullit shtron pyetjen mbi karakterin e vёrtetё tё konfliktit nё Lindjen e Mesme. Konflikt kryesisht i natyrёs politike? E vёrteta mund tё jetё mё e zymtё, druan Kersten Knipp.

palestinaEpisodi i fundit nё Malin e Tempullit bёn pjesё nё ato histori, qё kanё mё shumё se sa vetёm njё fillim. Banorёt hebrej sulmuan njё fёmijё palestinez, si rrjedhojё pati pёrleshje, thotё njёra palё. Pushtimi i xhamisё Al-Aksa nga tё rinjtё palestinezё ishte i planifikuar prej kohёsh, thuhet nga pala tjetёr. Nё ҫdo rast, tё dyja palёt sigurojnё, se secila ka reaguar pёr shkak tё agresionit tё palёs tjetёr. Sidoqё qё tё ketё qenё fillimi i kёtij episodi, ai ёshtё njё mёsim politik. Ai bёn tё qartё, ose tё paktёn tё le tё marrёsh me mend, se pёrse pёrpjekjet e shumta – e pikёrisht edhe ato ndёrkombёtare – pёr t’i dhёnё fund konfliktit nё Lindjen e Mesme, kanё dёshtuar. E me sa duket edhe duhej tё dёshtonin. Arsyeja ёshtё fare e qartё: ndёrmjetёsuesit vazhdimisht e kanё nёvleftёsuar dimensionin fetar tё konfliktit. Nё shtetet e socializuara sekulare dhe postreligjoze thjeshtё nuk mund tё imagjinohet, qё zgjidhjet moderne tё konflikteve mund tё dёshtojnё prej verbёrisё fetare. Ato e konsiderojnё konfliktin e vazhdueshёm izraelito-palestinez kryesisht si konflikt interesash territoriale. Ata i kanё bёrё llogaritё pa marrё parasysh marrёzinё fetare – e kjo ekziston tek tё dyja palёt.

Shovinizёm fetar

Banorё radikalё qё duan tё ngjiten nё Malin e Tempullit nё shenjё fetare. Myslimanёt besimtarё, qё i kёrcёnojnё ata duke u tundur Kuranin. Nga rajoni vijnё gjithmonё tё njёjtat imazhe, tё njёjtat forma tё shprehjes. Gjithnjё e mё fort kёto tё bёjnё tё dyshosh nё tezёn, se feja del gjithmonё – e veҫanёrisht – nё pah, kur dёshton politika. Nё kёtё konflikt luhatet diҫka qё del jashtё analizёs racionale. Kjo do tё vazhdojё kёshtu pёr aq kohё, sa kjo analizё nuk do tё jetё e vullnetshme ose nuk do tё jetё nё gjendje, qё tё zerё fill edhe prej ekzistencёs sё motiveve irracionale.

Konflikti religjoz nuk bёhet mё i thjeshtё duke u pёrzier me grindjen politike ose territoriale. E natyrisht qё ёshtё e vёshtirё, t’i ndash tё dyja nga njёra-tjetra. Pёrse, mund tё shtohet pyetja, lejohen hebrejtё (po ashtu si edhe kristianёt) ta vizitojnё Malin e Tempullit – por nuk lejohen tё falen nё tё? Fondacioni islamik Wagf, qё e administron kёtё territor, mund tё tregohet mё zemёrgjerё. Nga ana tjetёr ёshtё e vёshtirё tё pёrfytyrosh, qё hebrejtё dhe myslimanёt tё kryejnё fare pranё njёri-tetrit me urtёsi ritualet e tyre nё Malin e Tempullit, ndёrkohё qё vetёm pak qindra metra mё tutje ata pёrleshen nё rrugё me njёri-tjetrin.

Nga ana tjetёr edhe politika izraelite nё Jordanin Perёndimor ndjek motive fetare. Atje ndodhen qendrat e rёndёsishme historike tё judaizmit. Edhe pёr kёtё arsye izraelitёt ndjekin atje njё politikё brutale pushtimesh. Mite dymijёvjeҫare tё vjetra i gjunjёzojnё format e civilizuara tё komportimit.

Abuzim apo pёrdorim i fesё?

Natyrisht traditat kanё peshёn e tyre. Por po ashtu shtrohet pyetja, a do t’ i jepet epёrsi besimit tё etёrve apo sё ardhmes sё fёmijёve? Tё dyja njёkohёsisht nuk shkon. Pёr aq kohё sa Izraeli u garanton de facto liri kaq tё madhe banorёve radikalё si aktualisht, ёshtё e vёshtirё, qё ky vend ta quajё veten modern dhe pa paragjykime. E pёr aq kohё sa tё rinjve palestinezё nuk u shkon mendja pёr gjё tjetёr veҫse tё tundin Kuranin, edhe shoqёria e tyre ёshtё larg modernes.

Jo vetёm duke iu referuar konfliktit izraelito-palestinez bёhet fjalё pёr abuzim me fenё. Nё sfondin e energjive shkatёrrimtare, qё ndёrkohё kanё pёrfshirё tё gjithё Lindjen e Mesme, shtrohet pyetja, nёse kjo ka shpalosur karakterin e vёrtetё saj, njё forcё qё i pengon tё gjitha zgjidhjet racionale tё konfliktit. (dw)

Shoferi fantazëm në laptop

makina ne rrugePër herë të parë ekspertët e Teknologjisë së Informacionit kanë arritur që si hacker të telekomandojnë tërësisht një makinë nga laptopi: Radioja, impanti i klimatizimit, frenat e motori u vunë nën kontroll.

Andy Greenberg nuk mund ta harrojë lehtë udhëtimin e tij eksperimental me makinë, ndonëse redaktori i revistës teknike amerikane Wired ishte në dijeni për atë që po ndodhte. Dy ekspertët e sigurisë Charlie Miller dhe Chris Valasek përpara udhëtimit e kishin porositur atë që të mos binte në panik për asgjë që do të ndodhte. Por kur gjatë udhëtimit në autostradë me makinën e bardhë Jeep Cherokee papritur nga klimatizatori frynte ajër akull i ftohtë, situata nuk qe fort e këndshme. E ndërsa befas radioja nisi të buçasë me melodi nga emisioni Hip Hop i stacionit lokal, gjendja u bë që të ngrinte nervat. Kur sistemi i larjes së xhamave u vu në veprim duke ia ndërprerë atij herë pas here shikimin, atëherë Greenbergut gradualisht nisi t’i vijë në majë të hundës. Por nuk mjaftoi me kaq, hackerat arritën që t’ia shuajnë motorin atij gjatë udhëtimit, gjë që po i ngjallte vërtetë panik Greenbergut. Në një vend parkimi dy hackerat i demonstruan atij më vonë, se si ata kishin mundur të ndërhynin në sistemin e timonit dhe të frenimit.

470.000 makina të rrezikuara

Greenberg e dinte se çfarë e priste e vullnetarisht e kishte pranuar të vihej në rolin e kavies eksperimentale. Miller dhe Valasek donin në provonin, se ata me një laptop dhe me telefonin celular ishin në gjendje të ndërhynin në sistemet e komandimit të makinës Jeep Cherokee – pa asnjë lidhje me kabëll, por vetëm përmes internetit duke qendruar fare komod në dhomën e tyre të punës. Eksperimenti rezultoi i sukseshëm. E sipas mendimit të dy ekspertëve e njëjta gjë mund mund të funksionojë edhe me thuajse gjysmë milioni makina të tjera. Kuptohet nëse këto makina ashtu si dhe Jeep Cherokee janë të pajisura me sistemin uconnect. Ky sistem i njohur si Infotainment-System bashkon një sërë funksionesh elektronike si p.sh. navigimin apo radion dhe shërben si një pikëtakimi që mundëson aksesin nga makina tek Smart-Phonet dhe kompjuterat Tablet.

Mikko Hypponen nga sipërmarrja finlandeze për sigurinë e Teknologjisë së Informacionit F-Secure ka nxjerrë në pah një problem parimor. Në bisedë për DW Hyponnen thotë, se ndonëse prodhuesit e automobilëve i kushtojnë rëndësi sigurisë, tradicionalisht ato kanë pak përvojë me sigurinë e kompjuterit. Por tani të gjithë prodhuesit e automobilëve duhet t’i kushtojnë vëmendje sigurisë së kompjuterit si një komponente e filozofisë së tyre të sigurisë së përgjithshme, thekson eksperti nga Helsinki.

tastaturaProblematika do të shtohet edhe më shumë, parashikon Ferdinand Dudenhöffer nga Center for Automotiv Research në Universitetin Duisburg-Essen. Në intervistë për DW ai i referohet tendencës drejt udhëtimit të automatizuar të makinave. Në të ardhmen makinat do të komunikojnë shumë më intensivisht me mjedisin rreth tyre përmes teknologjisë së ashtuquajtur Car-to-X-Technologie, thotë Dudenhöffer: “Por komunikimi kalon përmes internetit. Kjo do të thotë: se rreziku rritet. Ne na duhet të mendojmë edhe më shumë, për ta optimalizuar sigurinë e makinave sa u përket hacker-ave, tërheq vëmendjen profesori nga Duisburgu. Këto çështje të sigurisë në të ardhmen do të fitojnë jashtëzakonisht peshë, parashikon Dudenhöffer.

Frigoriferi dërgon spam

E kjo nuk vlen vetëm për makinat. I shumëpërfoluri “interneti i sendeve” ka hyrë prej kohësh në përdorim në jetën tonë të përditshme. Gjithnjë e më shumë aparatura janë të lidhura ndërkohë në rrjet. Prodhuesi i programeve të aksesit në rrjet Cisco përllogarit se ndërkohë në mbarë botën rreth 15 miliard aparatura janë të futura në rrjet. Deri në vitin 2020 Cisco pret që kjo shifër të arrijë në 50 miliardë. Por edhe një frigorifer smart është një objekt i mundshëm sulmi. Në fillim të vitit 2014 u njoftua për një frigorifer, i cili si pjesë e një rrjeti poste ka dërguar spams në masë. “Ky është thelbi i internetit të sendeve, futja në rrjet e sendeve, të cilat nuk kanë të bëjnë me internetin – makina, frigoriferë, smart-homes e shumë të tjera”, shpjegon Christoph Paar. Profesori për sigurinë e Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Ruhr në Bochum e di, se shpesh prodhuesit mjaftohen, kur prodhojnë një produkt të mirë të lidhur me rrjetin duke ofruar kështu funksione shtesë. Por: “shpesh sigurisë as që i kushtohet vëmendje ose ajo vlerësohet pak”, vëren Paar.

jeepJeep Cherokee nën kontrollin e hakerave

Kjo ka të bëjë edhe me arsyen, se për blerjen e të tilla aparaturave, siguria kibernetike nuk luan ndonjë rol, konstaton Mikko Hypponen. Ai sjell një shembull me një thekëse buke: “Kur blen një mall të tillë nuk mendon për siguri kibernetike. Ndaj siguria lihet pasdore e për të nuk investohet. E në treg dominon produkti me çmim të lirë”. Eksperti finlandez i sigurisë tërheq vëmendjen edhe për një problem tjetër: këto aparatura nuk mund të pajisen postum me elementë sigurie. Frigoriferët apo thekëset nuk mund të pajisen me programe kundër viruseve të internetit.

E duke iu kthyer makinës, në rast se siguria në të kompromentohet, kjo jo vetëm që është e bezdisshme, si një spam i dërguar nga frigoriferi, por është edhe mjaft e rrezikshme. Ndaj Miller dhe Valasek prej vitesh tërheqin vëmendjen për pikat e dobëta të makinës së futur në rrjet. Në vitin 2013 ata demonstruan me një Toyota Prius dhe me një Ford Escape se si mund të komandohet makina nga laptopi. Edhe atëherë në timon ishte Andy Greenberg. Por Miller dhe Valasekut atëherë i duhej të uleshin në sediljen e pasme dhe ta lidhnin laptopin me makinën përmes kabllit. Se si funksionon vërtetë komandimi pa kabëll i automjetit këtë Miller dhe Valasek do ta prezantojnë në fillim të gushtit në konferencën “Black-Hat” në Las Vegas. (dw)

Shkrirja e akujve rrezikon zhdukjen e ariut polar

ariu polarPasi kaloi verën për dy vjet në Arktik duke vëzhguar arinjtë polarë, një ekip kërkimor përshkruan mbijetesën në një mjedis të ndryshueshëm ku akulli i detit po shkrin më me shpejtësi nga ç’ishte parashikuar. Studimi në revistën Science paraqet një të ardhme të zymtë për këtë kafshë, nëse nuk bie sasia e çlirimit të gazit në ajër.

Arinjtë polarë e përdorin akullin e detit si platformë për të gjuajtur. Por, ndërsa ky habitat tkurret nga ngrohja, arinjtë nuk kanë qasje tek ushqimi për periudha të gjata kohe.

“Me shkurtimin e sezonit pranveror të gjahut, zgjatjen e sezonit të verës në një kohë kur janë të paushqyer mirë dhe ndërsa hasin vështirësi për të gjetur ushqim në dimër, arinjtë polarë janë të stresuar fiziologjikisht”, thotë Merav Ben David e departamentit të zoologjisë, në Universitetin e Uajoming

Duke udhëtuar në akull, studiuesit e Universitetit të Uajoming kapën mbi 12 arinj, duke iu marrë kampione gjaku dhe duke përdorur sensorë për të matur temperaturën. Ata vëzhguan arinjtë në akull dhe në tokë për dy vjet.

Kërkime të mëparshme linin të kuptohej se arinjtë kompensojnë në një farë mase mungesën e ushqimit në verë duke bërë gjumin e dimrit duke ecur, duke ngadalësuar aktivitetin e metabolizmin në nivelin e asaj që bëjnë arinjtë në dimër.

Ne arritëm në përfundimin se arinjtë polarë, ashtu si kushërinjtë e tyre më të afërt, arinjtë e murrmë, nuk janë në gjendje të ulin ritmin e metabolizmit në nivelin e dimërimit. Prandaj koha që ata mund të përballojnë pa u ushqyer në verë, është e kufizuar,”  thotë zonja David.

Kështu, thotë ajo, ata nuk mund të ruajnë aq shumë energji sa ç’mendohej më parë. Në një artikull në revistën Science, autorët thonë se duhet vepruar.

“Nëse duam të jemi qytetarë të përgjegjshëm të planetit, duhet të bëjmë të pamundurën, që të frenojmë, të kthejmë mbrapsht prirjen për shkrirjen e akullit”.    

Kjo do të thotë që të pakësohet çlirimi i gazeve që po ngrohin planetin dhe po sjellin gradualisht zhdukjen e ariut polar. (voa)

Turqia dhe sulmi i parë ajror kundër IS-it

Politika e gabuar turke ndaj IS-it çoi jo vetëm në sulmet në Suruç, por dhe në përleshjet mes PKK-së dhe IS, që kërcënojnë paqen brenda Turqisë.

helikopterPas sulmit të 20 korrikut në Suruç ku u vranë 32 vetë, zyrtarët turq më në fund vendosën të ndërmarrin një sulm të fortë ushtarak kundër “Shtetit Islamik” (IS). Sulmi i parë ajror turk kundër IS-it, të premten (24.07) në orën 03:40, tregon për një ndryshim në politikën e vendit kundër IS-it.

Arsyeja e sulmit ajror është jo vetëm sulmi mbi Suruç, por edhe rritja e rrezikut përgjatë kufirit të Turqisë dhe brenda vendit. Vetëm pak ditë pas Surucit, militantë hapën zjarr ndaj forcave turke, dhe kjo çoi në përgjigjen ushtarake. Kjo gjithashtu po ndodh pas pothuajse një viti negociatash me Shtetet e Bashkuara dhe rritjen e korrespondencës diplomatike në javët e fundit në lidhje me kontributin e Turqisë në luftën kundër IS-it.

Bashkëpunimi i ngushtë ka çuar edhe në hapjen e bazës ajrore Inçirlik, që është një avantazh i madh për forcat e koalicionit. Deri të premten, baza përdorej për mbështetje logjistike dhe zbulim. Tani forcat e koalicionit do të kenë mundësi të nisin avionë ushtarakë nga kjo bazë. Pra avionët që do të sulmojnë IS-in kanë distanca më të shkurtra për te objektivat e tyre dhe mund të qëndrojnë më gjatë për të zhvilluar aksione luftarake. Kjo përbën një avatazh ushtarak për forcat e koalicionit, por edhe e bën Turqinë një objektiv më të madh në sytë e IS-it.

Dëshira amerikane për të përdorur bazën ajore Inçirlik ka qenë e pranishme që kurse forcat e koalicionit filluan bombardimet ndaj IS-it vitin e kaluar. Megjithatë, kjo nuk u realizua plotësisht sepse presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti Barack Obama nuk arritën në një mendje për shumë çështje. Një nga elementet ishte ndryshimi në lidhje me qëllimin përfundimtar të luftës kundër IS-it. Prioriteti i Obamës ishte për ta degraduar dhe në fund për ta shkatërruar IS-in. Kurse Erdogan besonte se kjo nuk mund të arrihet pa largimin e Bashar al-Asad, i cili për dekada të tëra është i njohur si strehues i luftëtarëve të Partisë Punëtore Kurde (PKK), që Turqia dhe disa prej aleatëve të saj e konsiderojnë si grup terrorist.

Në anën tjetër, kur nisi ofensiva kundër IS-it, Turqia u përball me marrjen peng të dyzet e nëntë e qytetarëve të saj – përfshi edhe konsullin e përgjithshëm – që u kapën në Mosul në qershor 2014. Kjo gjë u zgjidh pa viktima, por çmimi ishte ende i lartë për Turqinë. Edhe pse e kuptonte se rreziku dhe kërcënimi ishin seriozë, qeveria nuk ndërmori hapat e duhura për ta luftuar këtë organizatë terroriste. Politika e gabuar në këtë fushë çoi jo vetëm në sulmet Suruç, por edhe në përleshjet mes PKK-së dhe IS, duke kërcënuar paqen brenda Turqisë.

Goditje ndaj qelizave terroriste

Kjo na sjell në pjesën e dytë të problemit. Procesi i paqes në Turqi për t’i dhënë fund luftës 30-vjeçare me PKK ka ngecur prej kohësh, si dhe përpjekjet për të formuar një qeveri të re pas zgjedhjeve të qershorit. Ditët e fundit ka pasur një rritje të sulmeve të PKK-së ndaj forcave turke të sigurisë dhe kjo tregon se ky problem është i gjallë.

Pothuajse njëkohësisht me sulmet ajrore në kufirin sirian, më shumë se 5.000 policë filluan një goditje ndaj qelizave terroriste në të gjithë Turqinë. Duket se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë arritur në një mirëkuptim për nevojën e luftës kundër të gjitha llojeve të terrorizmit dhe jo vetëm atij të perceptuar si një kërcënim më i madh nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

Aspekti më i rëndësishëm për Turqinë në këtë pikë është synimi për paqe dhe stabilitet në vend. Zyrtarët turq deklaruan haptazi se ky nuk është një sulm i vetëm dhe se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë. Dhe ndërsa vendi ka nevojë që të mbrohet nga terrorizmi, ai duhet të kujdeset që të mos bierë në gjendje kaosi.

Për ta bërë këtë duhet të ndërmerren hapa të shumtë. Para së gjithash duhet t’i jepet fund armiqësisë që është krijuar brenda shoqërisë. Të gjithë aktorët politikë duhet të bëjnë thirrje për unitet brenda vendit, sepse terrori në të gjitha format është armiku më i madh. Së dyti, Turqia duhet të përshpejtojë përpjekjet për të siguruar kufirin. Raportet e trevjeçarit të fundit janë dekurajuese. Dhe po ashtu Turqia duhet të merret me problemet shoqërore brenda vendit dhe duhet të shtrojë pyetjen pse qindra të rinj janë bashkuar me IS-in. Po ashtu vendi duhet të ndërmarrë masa konkrete për të luftuar propagandën e IS-it. (dw)

Turqi – “Një lloj lufte civile”

policia turqiKonfrontimet mes IS dhe Turqisë kanë të bëjnë më shumë me dobësitë e qeverisë, thotë në intervistë për DW ekspertja Gülay Kizilocak.

DW: Znj. Kizilocak, aviacioni turk po sulmon pozicionet e IS në Siri, mos vallë situata ndërkohë po shkallëzon?

Kizilocak: Kjo është një situatë mjaft serioze pikërisht pas zgjedhjeve parlamentare në qershor. Qeveria vazhdon të jetë e preokupuar me krijimin e një koalicioni të mundshëm, dhe shoqëria është e përçarë në dy kampe, në një pro-kurd dhe një anti-kurd. Kësaj i shtohet edhe kërcënimi konstant nga terroristët IS. Pra mund të thuash madje se në Juglindje të Turqisë mbizotëron një lloj lufte civile.

Ju përmendët zgjedhjet, sipas jush ç’influencë kanë ato ndaj situatës aktuale?

Për mua është e qartë, që në këtë situatë të pasigurtë ka shumë provokues, që përpiqen të përfitojnë nga gjendja, sepse qeveria aktualisht është në pushtet vetëm si ushtruese e detyrës. AKP ka pësuar humbje të dukshme, dhe deri më sot pas dy muajsh nuk ka ndërmarrë asnjë hap të arsyeshëm drejt krijimit të qeverisë. Secila parti, që mund të merrej në konsideratë për koalicionin, bllokon krijimin e koalicionit qeveritar dhe këtë pasiguri shumë përpiqen ta shfrytëzojë.

Pra ju ngjarjet aktuale ia referoni faktit që tani qeveria është e dobët?

Padyshim. Kësaj i shtohet edhe fakti, që qeveria turke deri tani i ka toleruar veprimet e IS. Këtë e kemi parë edhe vitin e kaluar, kur kishte luftime në Kobane direkt në kufirin me Turqinë. Ndërsa tani që qeveria është e dobët situata po përshkallëzohet edhe më shumë.

Zgjedhjet i fitoi partia kurde HDP, si e shihni ju rolin e saj në situatën aktuale?

HDP-ja ka tani rolin më të vështirë, sipas mendimit tim, sepse HDP-ja është krijuar si rrjedhojë e të gjitha zhvillimeve politike të viteve të fundit. HDP nuk është më vetëm një zëdhënëse e kurdëve në juglindje, por edhe një bazë grumbullimi për intelektualët e majtë kundër AKP-së konservatore-islamike që qeveris. Shumë zgjedhës të HDP ishin vota të huazuara. E këta zgjedhës tani duan të shohin, nëse HDP vërtetë po ndryshon, pikërisht tani në sfondin e sulmeve aktuale në juglindje.

Le të ndalemi edhe në planin e politikës së jashtme. A shihni një nivel të ri në marrëdhëniet turko-amerikane në qëndrimin e qeverisë turke dhe në sfondin e bashkëveprimit me amerikanët?

Unë mendoj, se marrëdhëniet turko-amerikane kanë qenë gjithmonë në një nivel të mirë, Kohët e fundit ndonëse ka pasur ndonjë mospërputhje, kjo nuk ka çuar në distancim serioz mes Turqisë dhe SHBA-së. Ndaj kjo nuk është as një aleancë “e re”. Por është shumë e rëndësishme që ta kesh SHBA-në një aleate të fortë në krah në luftën kundër IS.

Gülay Kizilocak punon në Qendrën e Studimeve për Turqinë në Esen.

Turqi: Qindra të arrestuar në Stamboll dhe qytete të tjera

policia turqiMë se 500 ushtarë anti-terror të Turqisë, në Stamboll dhe qytete të tjera, i kanë bastisur më se 100 lokacione të grupeve militante të Shtetit Islamik dhe të kurdëve, në një operacion gjatë natës, me përdorim të helikopterëve dhe forcave speciale, kanë raportuar mediat lokale.

Policia ka njoftuar se gjatë këtyre bastisjeve, janë arrestuar 251 vetë.

Nga ana tjetër, aeroplanët luftarakë të Turqisë i kanë goditur katër caqe të militantëve të Shtetit Islamik brenda Sirisë, sot herët në mëngjes, kanë thënë autoritetet e Turqisë.

Zyrtarët e Turqisë thanë se nuk është shkelur hapësira ajrore e Sirisë.

Në këtë operacion ajror janë goditur caqet në fshatin Havar, matanë kufirit afër provincës turke, Kallis. Është qëlluar edhe selia e militanëtve të Shtetit Islamik (IS).

Operacioni ajror u bë një ditë pasi Turqia u pajtua që të lejoj përdorimin e bazës ushtarake ajrore Incirlik, nga Shtetet e Bashkuara, për të lansuar sulme ajrore kundër grupit militant, Shteti Islamik. (rel)