Kategoritë: Histori

ARKIVI I HARRESËS

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa V.

“TURQIA NA NXORI NGA EUROPA…
ENVER HOXHA NA NXORI NGA KENJA NJERI !”
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…■Këte libër me titull “ARKIVI I HARRESËS”, Ua kam kushtue Ejllorëve të Drishtit…
Atyne Paraardhësve të mij që nuk “harruen” me na lanë Formulen e Pavdeksisë së Atdheut, Fesë, Gjuhës, Historisë Kombtare, po, dhe të gjithave bashkë, të vulosuna me Gjakun e Popullit Shqiptar në luftat për Liri dhe Shqipni Europjane, nën drejtimin e Mbrojtësit të qytetnimit Europjan Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, – nën valvitjen e Përjetëshme të Flamurit tonë, me Shqipen Dykrenare, Flamur të cilit, i këndoi për shekuj të shekujve Poeti ynë kombtar At Gjergj Fishta O.F.M., që në vitin 1913…
■Një Popull ndër ma të vjetrit n’ Europë, i sulmuem për me u shfarosë ndër shekuj…
■Një Popull i rrethuem me heshta dhe i gjuejtun me topa ndër shekuj…
■Një Popull i Pathyeshëm me mburojen e Kastriotit nga armët e anmiqëve shekullor, edhe pse pa bukë, pa ujë, dhe pa asnjë ndihmë në Botë, po me Histori Legjendare!
■Një Popull ku, që në Shekullin e Parë mbas Krishtit, Luftoi dhe Fitoi per “Atdhé e Fé”!
■Një Popull që ma shumë ka Kështjella e Kisha, të “rrethueme” dhe të mbytuna në Gjakun e Mbrojtësve të Tyne, se gjithë bota që e rrethon me mëni e pabesi…
■Një Popull që i dhuroi Botës, mija e mija Martirë që me Gjakun e Tyne të Shenjtë, vune thëmelet e Qytetnimit Botnor, në kontinentin Europjan… Lè të flasin Arkivat!
■Një Popull i robnuem nga romakët, bizantinët, turqit, bullgarët, malazezët, serbët, grekët, italianët, holandezët, austro – hungarët, kroatët, gjermanët, jugosllavët, rusët, kinezët, dhe gjithnjë në Shek. e XX, i shitun nga tradhëtarët… Po, asnjëherë i tjetërsuem!
■Të gjithë zaptuesit barbar luftuen për tjetërsimin e Fesë, gjuhës, historisë, zakoneve dhe dokeve Shqiptare, e ma shpesh se kurrë, për shkombtarizimin tonë… Ikën me faqe të zezë, ashtu si erdhën, pa mujtë me ba një “fshat”, me folë me gjuhën e tyne!
■ “Turqit, jo vetëm, na detyruen me ndrrue Fé, po ma e keqja asht se, edhe na nxorën nga Europa.”, kështu, thonte 72 vjetë përpara historiani e gjuhtari i madh Mustafa Kruja.
■Hoti e Gruda i treguen besnikinë e vet “Lidhjes së Prizrenit” me 6 Prill 1911, po, Gjaku i Atyne Burrave të vramë për Atdhé nën drejtimin e Shtatorës Pavarsisë sonë kombtare, Dedë Gjo’ Lulit, a thue brè Burra, me të vërtetë ka shkue “gjakhuptë” ?!
■U shuen Mësuesit e Parë… U shuen Shkollat e Para… U shuen qytete, fshatra, varreza, përmendore e kompanjela… U shue edhe “Lahuta” shekullore… U shue… “gjithshka” !!
■Por jo, Varri i Gjergj Kastriotit…Përkrenaria e Shpata e Tij Heroike… As Mburoja e Tij! ■Janë vllazen Shqiptarë, janë… Se Zoti, kurrë, nuk humbë Kreatyren e Vet Hyjnore!..
***
■E vetëm frika e një “Lidhjes së Ré” në Lezhën e 1468, në vitin 1941 çoi tradhëtarët tanë, në idenë antinjerzore të zhdukjes së Shqipnisë…Këte herë edhe nga harta e Ballkanit…
■Me 8 nandor 1941, tradhëtarët e Atdheut, ua shitën Shqipninë shovenistëve sllavë, bash bolshevikëve të Titos, “besnikut” të kriminelit Stalin, shfarosës i miljona njerzëve që zhduku nga harta “ndjesitë ma të nalta njerzore”, ndër gulagët e paharrueshme të Rusisë sovjetike! E Europa… shikonte me andje në foto “Takimet e Teheranit dhe të Jaltës…”
■Me 29 nandor 1944, Gjaku i Vllazënve të Jugut, vazhdoj rrëkajen edhe në Veri…
■Që në 21 prill 1943, komunistët jugosllavë formuen “Sigurimin e Shtetit” në Shqipni, (Sherbimi Sekret) instrumentin ma kriminal, gjakatarë, tradhëtarë, vrasës, amoral, ku torturat, policët, agjentët e Sigurimit, pushkatimet, shpifjet, terrori, huni, dhuna, krizmat e automatikëve, survejimi, mashtrim, padija, shnderim, përdhunim e poshtnim, pra një GJENOCIT, që jo vetëm sundoi për 50 vjetë një Popull, tue rrafshue përtokë gjithshka të mirë e njerzore por, shka asht ma e keqja që provoi Shqiptari në fundin e Shek.XX, até që nuk e ka njoh as provue asnjë Popull tjetër në Histori moderne kje se: Komunizmi anadollak ishte mjeti me të cilin Enver Hoxha na nxori nga kenja Njeri!
■Një Popull rreth 1 miljon banorë, i mbytun në gjak nga armët e “çlirimtarëve” tanë, me 29 nandor 1944, rreth orës 5 të mengjesit, do të pranojnë robninë komuniste të Titos, që ngriti flamurin e dhunuem me yllin e kuq bolshevik, në kompanjelin e Fretenëve në Shkoder, pikrisht, aty ku At Fishta me 13 Qershor 1913… Vuni Flamurin e Kastriotit…
■Dhe për të festue “çlirimin” e Shqipnisë, ashtu si kudo kanë vue kambën komunistët, perballë Bashkisë qytetit… Qamil Gavoqi, shprazi armët “trofe” mbi kokat e Shqiptarëve që nuk u pajtuen me okupacionin jugosllav të Shqipnisë… Gjithkah gjakderdhje!
■Vrasje e tretje kufomash në Malësi… Vritet Prek Cali e rrethohen Bjeshkët e Nêmuna, me kriminelë sllavë e malazezë…118 Burra të vramë. E poshtë mbas malit Taraboshit, presin tjerët me la në gjak Berdicë e Anën e Malit, ku qendronte ballisti Abaz Ermenji.
■Vrasje në Hot e Grudë… Vrasje në Male… Vrasje nder qytete… E rreshti i pafund i kosovarëve të premë në besë nga tradhëtarët tanë partizanë, nga Kukësi e deri në Tivar lau me gjak Veriun… Pikrisht nga “herojt e popullit” që sot kerkojnë prap gjakderdhje…
■Tradhëtohen Malësi e fusha, Dukagjin e Kosovë, Pukë e Mirditë, Mat e Elbasan… tue pritë zbarkimin e “Aleatëve”, siç thonte Populli ynë dikur: “Prit gomar sa të dal bar…” è
■Përhapet lajmi i “dorëzimit armëve” e fillon shburrnimi i Malëve, për me ua lirue rrugën pushtuesëve jugosllavë e çlirimtarë, “trima të qitun me yll në ballë!”
■Dhunohet Flamuri dhe Hymni i Tij… E kanga vazhdon bash sikur në vitin 1927…
■Dhunohen shkollat e mbi tryezat e Mësuesit hiqet Gjergj Kastrioti, me vue Titon…
■Dhunohen institucionet zyrtare shtetnore, në çdo zyrë ligjin e bajnë specialistët e Titos, ndërsa, ndër hetuesi përballë “druzhe bolshevikut e çlirimtarit”…Dhunohet Atdhetari!
■Gra, burra, fëmijë, pleq’e të rijë, karvan me nga një strajcë plaçka në shpinë nisen për mos me u kthye kurrma ndër Trojet e veta… Me 15 Maji 1945 fillojnë interrnimet…
■Fshatari “kryenaltë” që mori pushtetin, tue pritë “reformen agrare”, fillon me boshatisë kotecat me bereqetin e vet… Për me ua dergue “popujve vëllezër” të Titos, bashkë me mallin e tregëtarëve të Pazarit Vjetër të Shkodres, që ua kanë premtue per “robninë” që na sollën shegertat partizan me yllin e tyne në ballë! Napolonat ar i duhen Enverit!
■E në darkë ndër sofra… përplasen gotat e rakisë: “Të na rrojë Tito, Stalini e Enveri!”
■Stajanicat e shkreta, a me ua çue një strajcë bukë e pak duhan Burrave ndër shpella, apo me ngopë me mish e pije vagabondat e ndjekjes, që përshndetën për vrasjet e Burrave të Tyne në pabesi, vetëm për me ua ba qejfin sllavit vrasës shekullor.
■Çohen gotat me raki e venë: “Tradhëtarëve plumbin ballit”!.. E në ballin e vet, secili rregullon kapelën partizane “Ushtarët e Stalinit jemi né!”…
■Tek Ura e Bregut të Lumit… Partizani “hero” Xhemal Selimi, vazhdon me thye arrat mbi kokat e Burrave të pushkatuem të Maleve të Dukagjinit…
■Ku janë Emnat e Atyne Burrave që tue pritë ndër shpella Aleatët… U vranë!? Ku janë gropat e herojve Prek Cali, e 118 Burra të Kelmendit, Gjergj Vata, Ndoc Jakova, Gjelosh Luli, Ymer Berisha, Marije Shllaku, Gjergj Martini, Kol Parubi, Kolec Deda, Pjeter e Marije Deda, Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Mark e Llesh Gjomarkaj, Rasim Gjyrezi, Fahri Rusi, Pjeter Pali, Bilbil Hajmi, Gaspër Simon Gaspri, Simon Darragjati, Murat Haxhija, Guljelm Suma, Qemal Dreçini, Kol Prela, Paulin Pali, Muzafer Pipa, Zef Kol Prela, Fisi Mirakaj, Alush Leshanaku, Hamid Matjani, e mija të tjerë…të humbun?
■Po, me Nanat, gratë e fëmijët e Tyne shka u ba?
■Po, me sternipat kur u rritën ndër kampe interrnimi si veproi Partia e Enverit?
■Sa vetë u pushkatuen atëherë ndër Male, e prap mbas 20 apo 30 vjetësh ndër hetuesi e burgje, apo reparte ushtarake deri mbas vitit 1988 me akuza fallco…deri në shfarosje fisesh, tue u vazhdue “lufta e kllasave” edhe “me fëmijët në barkun e Nënës, që do ti bejmë me u drillur, kur të dëgjojnë fjalën komunist!”, ka thanë në 1946, në hetuesinë e Kishës së Fretënve kryexhelati i sigurimit Shkodres, krimineli Zoj Thëmeli…
■Po, sa u zhdukën me gjyq e pa gjyq ndër prroska, zallishta e brigje lumejsh… që edhe sot nuk u dihet Varri as vendi i groposjes vetëm, se ishte Atdhetarë?
■Ku janë Varret e të vdekunve ndër burgjet e Burrelit, Gjinokastrës apo Permetit?
Flisni, o vrasës flisni! Flisni o kriminelët e Vllazënve tuej të Pafaj!
■Veglat e komunistëve gjakatarë të mbledhun “grusht çeliku rreth PPSh” pranë Akademisë së Shkencave, me titujt “dr. prof. akademikë…” vazhdojnë porosinë sekrete të “mësuesit tyne” Enver Hoxhës e pasuesit Ramiz Alia, me arkivue dokumenta në Arkivin e Harresës. Sejcili, në mënyren e vet, VETEM punon me zhdukë të Vertetën!
■Vetëm të vramë, të mbytun ndër tortura, të zhdukun, të humbun ndër interrnime…
SOT, NË SHQIPNI, NGA RREGJIMI KOMUNIST I ENVER HOXHËS, SHIFRA ASHT MBI 50.000 VIKTIMA, NDËRSA, SHIFRA E TË BURGOSUNVE DHE TË INTERRNUEMËVE I KALON MBI 500.000 VETË… NJË GJYSË MILJONI… SHQIPTARË… SOT, PRESIN “RILINDJEN” E KOMUNIZMIT !
■Mos e harroni fjalën e vjetër: “Më thuej se i kujt jé, se po të tregoj kush jé!”
***
■I VETMI VEND I KOMUNIZMIT BARBAR NË EUROPË: SHQIPNIA MARTIRE, NUK KA ASNJË KRIMINEL PËR ME DËNUE TASH 70 VJETË KRIME, VRASJE DHE KORRUPSION, NJË VAZHDIMËSI E TURPËSHME DHE KRIMINALE !
■Këta bisha me fëtyrë “njeriu”, me 29 nandor 2014, “festojnë” 70 vjetorin e turpit të TRADHËTISË NDAJ POPULLIT SHQIPTAR DHE ATDHEUT.

■”ARKIVI I HARRESËS” VAZHDON ARSHIVIMIN E DOKUMENTAVE …
■Edhe pse “harresa” po vazhdon me shkatrrue kujtesen e Rinisë Shqiptare…
SOT, në pragun e Festës së Flamurit Kombtar të mbarë Shqiptarëve kudo që janë…
U kujtoj, thanjen e Trimit Hero të Selcës Don Dedë MALAJ, me datën 27 Prill 1959,
para terroristëve komunistë të Enver Hoxhës, në kinema “Republika” në Shkodër:
“E PREMTJA E ZEZË NË SHQIPNI KA FILLUE ME 29 NANDOR 1944,
DHE KA ME VAZHDUE DERISA… TË MBAROJË KOMUNIZMI !”

Melbourne Nandor 2014.

AKADEMIA SHQIPTARE E ARTEVE DHE E SHKENCAVE ROBNINË SLLAVO – KOMUNISTE E VULOSË: “ÇLIRIM”

Nga Fritz RADOVANI: Simpoziumin shkencor
në përkujtim të 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi fashisto-nazist
ditën e mërkurë, më 5 nëntor 2014, ora 10:00-13:30
Salla UNESCO, Muzeu Historik Kombëtar
Tirana Albania

***

Përgjegje nga Fritz RADOVANI:

Jam “akademik”

Gjithshka asht e shkrueme
Po, të gjitha të cungueme;
Per me i mbajtë t’ mblueme
Gjithshka e shtremnume…
Mos t’ them t’ sakatueme
Shkurt, gjithshka e shëmtume.

Aty ku nuk dishmojnë:
Fillojnë e mohojnë …
Kur i thue po rrejnë…
Fillojne e gënjejnë…

Ndonjëni asht ma trim…
Robnisë i thotë “çlirim”:
Unë nuk kam frikë…
Jemi “akademikë”!

Melbourne, 5 Nandor 2014.

13 TETOR 1943: ALEATËT BOMBARDOJNË TIRANËN…

Në 70 vjetorin e përmbytjes komuniste…

Nga Fritz RADOVANI:

503 qytetarë Shqiptarë të vramë në orën 13:13’…me lugë në gojë, dhe asnjë ushtar gjerman! Viti 1943, data 13, ora 13.13′, aeroplanët britanikë qëndruen 13 min., mbi qiellin e Tiranës… Vetëm bombe binin e plasnin nder shtëpijat tona…
E PSE ? ! – Me porosi të kujt u krye ai bombardim mbi qytetarët e thjeshtë? Një detyrë “humane” e plotësueme me paramendim të plotë! E mira e kujt ishin këta varre e shkatërrime masive me mija të vramë të qytetarëve Shqiptarë, të pasueme në Prizren 28-29 Qershor 1944, Pejë 13 Gusht 1944, Mitrovicë 1 e 2 Shtator 1944, me bombardime nga të njëjtët aeroplanë “aleatë” britanikë? Askush nuk e ndjeu veten fajtor!
E PSE ? – Askush nuk foli per këte krim të shemtuem tash 71 vjetë!..
Duhej terrorizue Kryeqyteti i Shqipnisë antikomuniste e antisllave, Tirana!
Anglo – amerikanët, “aleatët” e diktatorit Stalin, vrasin pamëshirë Shqiptarët antishovenistë sllavë, se mbas vitit 1941 pothuej të gjitha Trojet tona Shqiptare, u kishin dalë doret komshijëve barbar shekullor. Duheshin shkelë nga thundrat sllavokomuniste e bolshevike, “aleatë” të kriminelit Stalin. Kjo tragjedi e pashembullt në histori ndaj një Populli rreth 2 miljon banorë, u konsiderue madje edhe me termin “çlirim”, ndonse në të vertetë ata “aleatë” ishin që po na çonin në grykë të vorrit, me luftën civile që kishin organizue në Shqipninë e Jugut me partizanët “trima” të Enver Hoxhës, veglat e shituna dhe tradhëtare tek sllavokomunistët jugosllavë të “druzhe” Titos.
Me 29 Nandor 1944, gjermanët e fundit ikin nga Shkodra dhe Shqipnia pushtohet nga komunistët terroristë, zbatuesit besnikë të qeverisjes së shovenistëve jugosllavë… Një nga krimet ma të shemtueme të Historisë së turpëshme të Luftës së Dytë Botnore. Asht i pari Shtet në Europë, Shqipnia, që pushtohet nga tradhëtarët e shitun tek sllavët… per mos me fitue kurrë Lirinë, per të cilën gënjenin e mashtronin Shqiptarët “aleatët” e Stalinit. Paralitiku Rusvelt, ulun brij Stalinit në Jalta, zgerdhihej kur miljona njerëz të Europës Lindore po robnoheshin nga një diktaturë tjeter edhe ma barbare, shfarosëse dhe shkombtarizuese, nga diktatura sovjetike staliniste!
E PSE ? – Shqipnia kishte edhe një Flamur të Gjergj Kastriotit! Duhej shue ky Shtet që per 25 vjetë u ba mburojë e Europës Perëndimore… Duhej fshij nga harta…
E aq asht e vertetë kjo, sa kur u bisedue në Jalta per Ballkanin, As Rusvelti, as Stalini e as Çërçilli, “nuk e dinin” se po firmonin pushtimin e Shqipnisë nga jugosllavët e Titos, dhe se Shqipnia, nuk do të njihej kurrë si shtet Europjan! E kush prej tyne e zuni me gojë Emnin e nderuem Shqipni?! – Asnjeni! As “këshilltarët” anglezë të Enverit!
E PSE ? – Pa kalue as dy muej nga dita e zezë e kësaj robnije të re, në fillimin e Janarit 1945, mu në Kelmendin e robnuem tē Dedë Gjo’ Lulit, tue i shkue tinzash mbas shpine krimineli Mehmet Shehu, si zakonisht shkonin partizanët “trima”, bashkë me rrebelat jugosllavë të Titos, rrethuen Trimin e Atyne Maleve Prekë Calin, tradhëtisht e prenë në besë…dhe vranë mbi 118 Burra të Malësisë, tue i tretë nder prroje e prroska të gjithë trupat e tyne, i plaçkitën kullat e bagëtitë dhe ua dogjën edhe magjet e bukës…
Me 13 Tetor 1943 mbetëm pa prindë! E kur “hyne këta”…siç thonte Populli, një valë e re vrasjesh filloi në Shkoder… Mbas Don Lazer Shantojës në Tiranë, vritet edhe Don Ndre Zadeja! Vetem në shtëpinë time u arrestuen dy dajat Paulini e Mikel Pjeter Prennushi, dhe na u shtetizue edhe shtëpia. Tre jetimë pa Babë, nuk kishim asnjë burim jetese. Në vitin 1946, në shkurt vdiq edhe gjyshi Pjeter Prennushi. Në nandor u arrestue edhe At Mati Prennushi, axha i Nanës sime, i cili u pushkatue me 11 Mars 1948, në Zallin e Kirit. Në vitin 1947 arrestohet në Tiranë Imzot Vinçenc Prennushi, kushrini i Nanës… Po në vitin 1948 arrestohet edhe vllau i Nanës, Don Kolec Prennushi…e kur vazhdonin mbi trupin e Tij torturat, vdes në Mars të 1949 Imz. Vinçenci, në burgun e Durrësit… E pa kalue një vit, në maji 1950 arrestohet vllau im Alfonsi, kur ishte maturant në gjimnazin e Shkodres. Ndersa në korrik të 1950, vdes nga torturat e katilëve të sigurimit të shtetit edhe kleriku i fundit i Atij fisi Don Kolec Prennushi…Daja im. Nana ime shkonte e vinte me sofratasa në dorë nga një derë burgu në tjetrën, e shpesh, ngjante që nga frika se mos i thonë: “Shko se e ke trupin e Tij…tue u qelbë në Zallin e Kirit…” na çonte né, me marrë strajcat e teshave të mbushuna me morra e danga gjaku nga plagët e torturave…
Po sa familje në gjithë Shkodrën ishin nën terror e frikë si né?
E PSE ? – Se Shkodra Martire duhej të errej në darkë tue ua shperthye dyertë e shtëpijave agjentët e sigurimit… dhe, tue ua vue prangat Shkodranëve antikomunistë…
Ndërsa, në mengjes heret, në orën 4 e deri në 5 pa dalë endè drita, né duhet të zgjoheshim nga krizmat e automatikëve që shprazeshin mbi gjokset e Atyne Atdhetarëve që dhane jeten e vet, vetëm pse deshtën një Shqipni të Lirë e Demokratike Europjane!
Na bombarduen, na vranë… na robnuen, na sollën pushtimin komunist, hapën edhe 26 hetuesi e burgje, i mbushën me Shkodranë e Burra të Maleve e fushave të Veriut, i torturuen dhe i shpërftyruen, i detyruen me firmue procese fallso, i shkatrruen familjet dhe trojet e Tyne, i masakruen nder kampe pune e shfarosje, ua interrnuen edhe njerzit e shtëpisë nder këneta e male pa streh mbi kokë… Plot 47 vjetë robni e terror…
E PSE ? – Urdhnat e kujt u zbatuen atëherë gjatë luftës me krye ata krime?
Ja dhe pllaka fallco e vendosun në Tiranë në 2003 !
Në vitin 2003 për të fsheh prap ato krime, në kryqzmin e rrugëve tek Ministria e Arsimit u vendos një pllakë mermeri sa e pavërtetë po aq fyese mbi të cilën shkruhet: “Mirënjohje të veçantë qytetarëve të Tiranës, që më 13 tetor 1943 humbën jetën në luftën për fitoren mbi fashizmin. – Nga qytetarët e Tiranës në 60 vjetorin e rënies”.
E PSE ? – Sepse vazhdon mashtrimi dhe mosdënimi i krimeve komuniste!
E mbasi nuk mbeti asgja veç kujtimit të Atyne Atdhetarëve që shumica nuk kanë as varre dhe asnjë Shenjë tek koka… Nga komunizmi në Shqipni…
Mësuem se: Terrorin mbi Popullin Shqiptar e filluen me 13 Tetor 1943 “Aleatët”!

Melbourne, Tetor 2014.

BURRAT QË SHPETUEN SHQIPNINË NGA COPTIMI 1919 – 1920

Nga Fritz RADOVANIImzot Luigj Bumçi. (1872 – 1945)
Presidenti W. Wilson. (1856 – 1924)
Papa Benedikti XV. (1854 – 1922)

Historia e shkrueme pa të Vërteten e saj, asht përrallë!..
Lufta e Parë Botnore në fund të vitit 1918, dukej, sikur kishte pushue.
Edhe ata që e filluen Luftën Botnore ishin ma të sigurtë në kenjen e tyne se Shteti Shqiptar. Ndonse Shqiptarët nuk kanë kercënue asnjë shtet fqinjë, të mëdhej e të vegjel u çuen me shkye nga një copë, e sejcili, tue kerkue me pushtue ma të madhen. Italia tue kenë andej detit kerkonte Vlonën. Greqia si gjithmonë, kerkonte Shqipninë e Jugut, ku perfshihej Korça e Gjinokastra. Serbia nuk ngopej vetem me Vermoshin e Shkodren…
Pritej vendimi i Shteteve të Europës, që me 18 Janar 1919, u mblodhën në Paris, ku u hap Konferenca e Paqës. Qeveria e Përkohshme e Durrësit, e kryesueme nga Turhan Pashë Permeti, as nuk u perfill fare nga Lidhja e Kombeve. Në shkurt 1919 një delegacion Shqiptarësh u nis për Paris. Askush nuk ua hapi dyertë e Konferencës.
Deri këtu, edhe sot, dy “Akademitë e Shkencave Shqiptare”, ajo e Tiranës” dhe ajo e Prishtinës, mundohen me krijue “emna të përvetshëm”, të cilët, “arrijtën me një perkushtim të posaçem me shpëtue Shqipninë nga një coptim i sigurtë!” Fatkeqsisht, pothuej, të gjitha tekstet e Historisë së Shqipnisë së këtyne “Akademive”, të formueme nga antishqiptarët edhe sot, nuk e shkruejnë të Verteten e Shpëtimit të Shtetit Shqiptar nga një coptim i sigurt në Konferencën e Paqës në Paris, në vitët 1919 – 1920.
E Verteta asht vetem një! Kujt nuk i pelqen të vazhdojnë me pertypë rrêna!
Në vitin 1999, ishte e para herë që kam ndigjue në Tiranë, nga Prof. Valentina Duka kumtesen “Roli i Klerit Katolik Shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris, 1919 – 1920″, të thanun troç: “Fillimisht Turhan Pasha, me cilësinë e Kryeministrit Shqiptar, në përbërje të delegacionit, krahas vetes, caktoi edhe Mehmet Konicën (Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Durrësit), Mit’hat Frashërin dhe Mihajl Turtullin…”
Kur mërrijtën në Paris këta drejtues, në shkurt 1919 “u këshilluen nga Ministri i Jashtem i Italisë Sonino, “që në delegacion të kishte edhe përfaqësues nga Shqipëria e Veriut dhe e Mesme…” Pra, kishte shkue puna deri aty, që “italianët” me u mësue mend delegatëve tanë, sesi me veprue per mos me na coptue shtetet fqinjë, bash atëherë kur vetë italianët, nuk i lenin asgja mangut komshijëve tjerë!
Ndersa, mosmarrveshjet mes tyne nuk zehen me gojë nga askush as sot gati mbas 100 vjetësh, edhe pse bash atyne përçarësve përditë “u thuret lavdi” për damin e madh që i kanë ba Popullit e Shtetit Shqiptar, që ditën e Shpalljes së Pavarsisë në 1912. Këte e verteton qendrimi i perfaqsuesëve të Shqiptarëve të Amerikës, Turqisë, Kosovës, Rumanisë, etj., që arrijtën deri aty sa me kerkue “edhe rikthimin e Esad Pashë Toptanit në drejtimin e shtetit shqiptar”… Anglia, Franca e Italia ishin per coptimin e Shqipnisë.
Qeveria e Durrësit vendosi të dergojë si Kryetar të Delegacionit Shqiptar, në Konferencën e Paqës në Paris Ipeshkvin e Lezhës Imzot Luigj Bumçin, i cili zgjodhi si sekretar të vetin françeskanin e njohun At Gjergj Fishta. Nga Shqipnia e Mesme shkoi Mustafa Kruja. Në delegacionin e ri u caktue edhe Luigj Gurakuqi, Dr. Mihajl Turtulli, Lef Nosi, Mehdi Frashëri, Mehmet Konica.
Me datën 6 Mars 1919, Imz. Luigj Bumçi dhe At Gjergj Fishta u nisën në Romë, për me u takue me Papën Benedikti XV, një dashamirës i madh i Popullit Shqiptar.
Mbas takimit me Papen, Imz. Bumçi dhe At Fishta u nisën për Paris. Shkelqimi i dy figurave të Klerit Katolik Shqiptar, kje i paimagjinueshem në Konferencën e Paqës. Imzot Luigj Bumçi ishte një përfaqsues i denjë i Atdhetarizmit dhe i çeshtjes sonë aq të randsishme për kenjen e Kombit Shqiptar. Imz. Bumçi takohet me të gjithë delegatët e të gjitha shteteve, dhe me njohjen e disa gjuhëve të hueja, Ai asht në gjendje me bisedue me të gjithë dhe me u paraqitë atyne se, “Shqiptarët sot janë vertetë pjesë e Europës së qytetnueme”. Takimet dhe kambngulja e Tij për zgjidhje të drejtë të çeshtjes Shqiptare, oratoria dhe prezenca e At Gjergj Fishtës përkrah Tij, janë një model i papersëritshëm!
Imz. Luigj Bumçi porsa filloi detyren protestoi tek Presidenti Amerikan Woodrow Wilson, kundër barbarëve serb per krimet e kryeme në Shqipninë Veriore, Plavë Guci e Gjakovë. I kerkoi hymjen e trupave amerikane në zonën e Rugovës.
Protestoi tek Ministri i Jashtem i Italisë Tittoni për marrveshjen me Kryeministrin grek Venizelos, në lidhje me kalimin e zonave të Korçës e Gjinokastres Greqisë.
Në muejn Tetor 1919, Imz. Bumçi u takue me perfaqsuesin e Francës Pichon, dhe krytarët e delegacioneve të Shteteve të Bashkueme dhe Anglisë, të cilëve u kerkoi që të nderhyjnë për zgjidhjen e çeshtjeve në favor të Shtetit Shqiptar.
Ndersa At Gjergj Fishta, udhtoi per këto çeshtje drejtë Anglisë dhe SH.B.A.
Delegacioni Shqiptar tue vrejtë vështirsitë e mëdha per zgjidhjen e drejtë të atyne problemeve aq delikate, kerkoi nga Imz. Bumçi, në mbledhjen e 22 e 23 Dhjetorit 1919 nderhymjen urgjente të Tij tek Vatikani. Imz. Bumçi, si gjithmonë i gatshem per me zgjidhë çeshtjet kombtare, u pajtue me mendimin e Delegacionit dhe bashkë me Mehdi Frashërin, intelektual i njohun, u nis për Romë, dhe arrijti me 28 Dhjetor në Vatikan.
Takimi i Imz. Bumçit me Papen Benedikti XV u zhvillue me datën 1 Janar 1920, vertetë një takim i shkurtë, po me plot fryt për qellimin për të cilin Ai shkoi tek Papa.
Në kujtimet e Tij historike Imz. Bumçi shkruen: “Tesh prá Shêjtni, të gjith misat e Dergatës shqyptare qi janë në Paris e qi shumica asht mysliman, më kan çue ktu perpara Shejtnis S’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqin t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni ndimen t’Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqiptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni – Venizelos.”
Mbasi marova fjalët e mija, Papa Shêjt, si pat ndêjë nji grimë herë pa bâ zâ, u suell e më tha: “Po shka të baj për Ju? Me Itali s’kam shka me bâ, e din gjith bota si jena: me Francë marrdhanjet janë këputë – shka të bâj?”
U pergjegja (Imz. Bumçi): “Un kishe me thanë, Shêjtni, se bota s’ka metë vetun në Itali e në Francë; ka në botë edhe Angli e Shtete të Bashkueme t’ Amerikës!”
Papa bâni buzen në gaz, e me i ‘herë më pergjegji: ké të drejtë. E pra, neser do të piqemi me Ambasadorin e Anglis, masnesrit me até të Shteteve të Bashkueme; e po t’ ap fjalen se me të dy kam me folë e me ja porositë dy provinçet qi kenkan në rrezik e kam me ba shka të mundem per me Ju ndimue. Zoti ka m’e e ba mirë se prei Konferencet të Paris-it mos pritni punë të mira pse Zotin e kan qitë jashtë, e aty ku s’ asht Zoti drejtsija s’ mundet me kênê!” Këtu u mbyll biseda.
Imz. Bumçi në fund i la një memorandum me shkrim per kujtesë, dhe bashkë me Mehdi Frashërin ikën në Paris, ku priteshin nga delegatët tanë. Atë natë u takuen me delegatët Shqiptarë, e mbasi Imz. Bumçi i vuni në dijeni per biseden me Papen, të gjithë u ngritën në kambë plot gëzim tue thirrë: “Rrnoftë Papa! Korça e Gjinokastra shpëtuen!”
Me daten 6 Mars 1920, mbas dy muejsh që Imz. Bumçi u takue në Vatikan me Papen Benedikti XV, në Paris mërrijti një notë e Presidentit të Sh.B.A. Wilson, simbas së cilës “integriteti territorial dhe sovraniteti i Shqipnisë, me kufijtë e vitit 1913, janë të paprekshëm!” Çeshtja Shqiptare u diskutue aty tue iu referue Programit të Presidentit amerikan W. Wilson: “E Drejta e Kombeve per vetvendosje”, që favorizoi Shqipninë.
Shteti i Parë që ka njoh Shtetin Shqiptar ka kenë Vatikani, i cili me 12 Nandor 1920 emnoi Delegatin Apostolik per Shtetin e Ri Shqiptar, Imz. Ernesto Cozzi, që porsa erdhi në Shqipni, i ngarkuem nga Papa vizitoi gjithë krahinat e Shqipnisë dhe në fund, me daten 28 Janar 1921, Imz. Cozzi mërrijti zyrtarisht në Shqipni.
Papa Benedikti XV shkruen: “Tashti që Populli i Juej fisnik ka mujtë me fitue lirinë dhe ka hy në rrugen e përparimit të vërtetë, asht e arsyeshme që nëpërmjet Perfaqsuesit tonë të ripërtrijmë edhe njëherë e ma të forta ato lidhje që përsa shekuj e bashkuen Shqipninë me Kishën e Shejtë”.
Burrat që shpetuen Shqipninë e sotme nga coptimi i fqinjëve në vitin 1919 – 1920 ishin: Imz. Luigj Bumçi, Papa Benedikti XV dhe Presidenti i Sh.B.A. W. Wilson.
Kjo asht e Verteta historike e kenjes së Shtetit Shqiptar.

Melbourne, Shtator 2014.

FESTIVALI I GJINOKASTRES DHE SHEMTUESIT E KOSTUMIT KOMBTAR SHQIPTAR

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e V

Rrëmaji, 11 Nandor 1990…”Liri…Demokraci !”
Vazhdoj me korespondencën:Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
Akademia e Shkencave
Instituti i Folklorit Tiranë, me 16.XI.1978
Shokut Gjon Kamsi Shkodër
Letren tuaj në lidhje me vrejtjet rreth kostumeve të grave shkodrane e mora.
Ju falemnderit. Shënimet tuaja janë interesante, por që ato kanë probleme që duhen studjuar.
Si duket nga shënimet tuaja ju keni njohuri të mira për kostumet e qytetit të Shkodrës.
Do t’ ju sugjeroja që ato ti zhvillonit në një punim më të gjatë, me ilustrime e vizatime me ngjyra.
Nga ana tjetër të mund të gjenit fotografi në banorë të Shkodrës, dhe një kopje t’ ia dergonit sektorit të etnografisë pranë Institutit të Historisë, që ka punonjës që merren me veshjet. Unë si Kryetar i Komisionit për veshjet kombëtare, letrën tuaj do t’ ua kaloj etnografëve të sektorit të etnografisë, të cilët mund t’ u sugjerojnë për metoden e studimit mbi veshjet për të cilat bëni fjalë, si dhe për të dhenat rreth mjeshtrave që kanë prerë, qepur e qendisur kostume të tilla.
Drejtor (Zihni Sako) firma, vula.
Zotni Gjon Kamsi,
Mendoj se: Perderisa ka probleme që duhen studjue, duhet t’ ishte në festival, mbasi nuk besoj se ka ndonjë kostum që s’ ka probleme…
Sugjerimi për një studim ma të gjatë asht i vlefshem per studjuesit e sektorit etnografisë së Institutit të Historisë, të cilëve, do t’ jua kishte anda me e marrë gati, bile edhe me ilustrime, vizatime e materiale fotografike.
Etnografët e sektorit etnografisë, të cilët, mund t’ ju sugjerojnë metodat e studimit, do të bajshin mirë me e lexue nja 3 herë letren Tuej, e mandej me mësue prej saj.
Ju falnderoj per kopjon e dorshkrimit të këtij materiali, të cilin, unë do t’ a studjoj me shumë kujdes, do të punoj vizatime dhe do t’ a ruej shumë, mbasi per kohen e ardhëshme ky asht brilant i kostumit shkodranë.
Me shumë respekt Fritz Radovani.
Shkoder, 30 Maji 1981.
Shenim nga FR: Duhet shenue se n’ aktet Burrnore të Shkodranit nderuem Gjon Kamsi, mbetet në fletët e Historisë së qytetit Martir të Shkodres, letra e Tij, drejtue në maje të kupoles së terrorizmit komunist anadollak, per “shpetimin e shkatrrimit të Vorrezave të Rrëmajit”; një projekt disa herë i menduem dhe i projektuem nga shteti…mbas 1967.
Kenja e atyne Vorrezave sot, i dedikohet guximit të pashoq t’ Atdhetarit Gjon Kamsi.
Melbourne, 2014.

FESTIVALI I GJINOKASTRES

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e III.

Boll me përralla!
Edhe këte sahat që shihni naltë në Kala, e keni zhgulë në Kishat Katolike të Shkodres! Ditë e natë u mendue vetem si me e shkatrrue, plaçkitë e me e qitë faret qytetin e Shkodres!
Po, edhe Rozafa… vazhdonte punen e Saj: “Me u mëkue disa Burrave me qumështin e vet, ata tipare të pavdekshme të Trojeve Ilire, që ruente thellë nder temelet e gurt’ e Saj historikë!
Kostumi kombtar i Shkodres, trashigohej dhe ruhej si rrelike nder shtëpijat tona!
Nëse nuk perdorej… Ai shihej në të gjitha dhomat e pritjes së shtëpijave të vjetra, kjoftë edhe nder fotografi që vareshin në krye të vendit. Stergjyshët tanë vazhdonin me na nderue edhe ne!
Arkat e vjetra të grave ishin të kudondodhuna me thesaret e Etnografisë sonë kombtare.
Kostumi kombtar shkodranë i grave shihej nder disa raste i veshun nga gjyshja ime Ninja e Pjeter Prennushit, Lezja, nana e Gasper Ugashit, Maria e Gjon Mark Shllakut Rusit, Zina e Kolë Dajës, Ninja e Kolë Gurashit, Shaqia e Shan Tarrnakut, Silja e Zef Krajës, Katrina e Gjelosh Shalës, Roza Krroqi e ndonjë grue që koha më ka shlye emnat e tyne. Ndersa, gratë kosovare që kanë jetue në Shkoder, binin në sy per veshjen e tyne kombtare dhe shumë të bukur tue fillue prej të shoqes Zef Batalakut, Luigj Shalës, Mati Thaçit, Pashko Berishës, Tade Shirokës etj…
Kostumi i grave shkodrane e tham pa pikë dyshimi se asht i papersëritshëm edhe nder vendet tjera të qytetnueme. Bukuria e tij tregonte kulturen shekullore që trashigohej nder breza…
Ishte i vetmi kostum kombtar i mbetun në një qytet Martirë, në Shkoder; mbasi nder qytetet tjera të Shqipnisë veshjet e tyne kombtare ishin “asimilue” nga turqit, sllavët dhe grekët… Prandej, dhe ai duhej perçudnue mbas viteve 1967, ashtusi, mendohej me e shpartallue edhe Shkodren!
Këte fakt e verteton “Festivali Folklorik i Gjirokastres”…

Fara e qytetnimit Europjan në Shkoder nuk shqimet kurrë!
Nga familja shumë e vjeter Kamsi njoha në vitin 1978, në moshen 84 vjeçare Burrin e dijtun e trim, mikun e Luigj Gurakuqit, Gjon Kamsin. Një ditë më dha një leter që i kishte shkrue Kryetarit të Institutit Folklorit në Tiranë, shokut Profesor Zihni Sako… Sigurisht, me shpresë se ajo leter, do të shkojë në zyret dhe tavolinat e të gjithë atyne “profesorëve” (ose edhe ma naltë), që mendonin dhe punonin pa pushue me turpnue veshjen e Grave Shkodrane.
I kerkova leje me e kopjue! Ai më dha atë të drejtë, tue shtue që “mbasi t’a lexoj, me i dhanë pershtypjen time per permbajtjen e saj!”
Unë do të botoj letren e plotë, pergjegjen e sh. Zihni Sako, dhe pershtypjen time t’ atëhershme:

“Shokut Profesor Zihni Sako, Drejtuer i Institutit të Folklorit Tiranë.
Shkoder, me 30 Tetuer 1978.
Në Festivalin folklorik të Gjinokastres i zhvilluem sivjet, më ka ra në sy paraqitja e grues shkodrane, e kerkueme, si thonë, në veshjen e saj, pa brenavekë fill në këmishë e tlina.
Nji paraqitje e tillë e kerkueme nuk dihet perse e me ç’ qellim folklorik ka pasë jo pa arsye, nji gjykim të randë nga ata qi kanë ndodhë ta shofin qysh në çfaqjen e parë, qi asht dhanë në nisjen e grupit folklorik të Shkodres per Gjinokaster.
E asht per atë arsye e të botës së pranishme, vendase e të huej në atë çfaqje festivali, qi po due të theksoj gabimin e randë të ndryshimit të veshjes së grues shkodrane, nga me brenavekë në atë me këmishë e tlina me bohçe perpara. Ndryshim qi nuk difton asgja të mirë folklorike e estetike.
Brenaveku nuk asht ashtu si mendohet nji veshje e thjeshtë me kinda por nji veshje mëndafshi të zi a vjollcë, me kambësa gajtani të kuq e qendisje mbi cohë të kuqe, lulesh me tehri të zezë, qi mërrijnë te pulpat e kambës dhe me të perparme, aty ku lidhet në bel me ushkur, nji ermaç të madh në trajtë zemre, edhe ky i qendisun po ashtu mbi cohë të kuqe me tehrina të zeza. Per rreth belit, mbi brenavekë, ka brezin e mëndafshit shumë ngjyrash.
Mandej, brenaveku nuk veshet fill mbas tlinave të ndjeshuna trupit, por mbi të bardhë me kinda, per nji dukje ma të hieshme të brenavekëve mbi trup.
Prandej, brenaveku në punimin e veshjen ndjekë nji kujdes të posaçem të terzis per kambëzat e ermaçin, dhe të grues.
Grueja shkodrane nisë veshjen fillim e mbarim kështu:
a. Ma parë, njiheri me tlinat, nji fanelë të hollë me mangë, e bardhë ose e drandofilltë, të veshuna per mish: Fanela e gershetueme në qafë me nji kordelë, qi lidhet në gushë në trajtën e nji flutres.
b. Të bardhat pambuku me kinda me këmishen harkat siper fanelës, me qafë e me grykë, e punueme me gjylpanë.
c. Jeleku mëndafshi me lule, merthehet në bel me fodulla të qendisuna me ar e lagjyhera, me komçe të punueme nga argjentarët;
d. Brenavekët me brez të mëndafshit si u tha ma naltë;
dh. Mbi krye me flokët të lidhuna bishtalec, ven sallmanin të qendisun me tertil e lagjyhera e inxhi, i merthyem mbi krye me nji lidhcë të gjanë, të qendisun gjithashtu;
ë. Sipri sallmanit degermia e qendisun me lule, fije mëndafshi të bardhe e diku nëpërte edhe fije ari, e cila, merthehet mbi krye rreth lidhcës së sallmanit dhe bije krahëve mbi xhybe.
e. Xhybja – pa mangë, e punueme me cohë të kuqe dhe e qendisun me leheri të zezë, me lule e pikla të kuqe. Asht e punueme e artit të terziut edhe në premjen e saj, dhe sa e ndjeshun per shpinë aq e gjanë mbi brenavekë dhe, në hapjen e saj kah parzma asht e stolisun me sumulla vezake mëndafshi, të zeza me majuca të kuq o të mëndafshta t’ arta.
f. Kambët me çorapë të shkurtë të pambukët a të leshtë, të bardhë simbas stinës, mbështetë mbi pashmangë me shtrijë të qendisunen e artë, si gjithashtu, siprina e gishtave qi maron në majuca o me stivaleti lustrafini të vizatuem e të merthyem anash me sumbulla xhixhë.
g. Marama tisi të bardhë, e hollë dhe e gjatë deri në gju, aty kah fundi ka nji shirit të qendisun me fije mëndafshi ngjyrë të kuqe dhe në mes ari, dhe vihet kur grueja del me shetitë. Ajo mbëlon me nji shestini rreth fëtyrës, me krahët, krejtë të perparmen e trupit.
gj. Japanxha në të kuq të kjartë cohe, pa mangë, mbëlon trupin deri në gjuj dhe ka nji jakë permbrapa që hidhet mbi krye dhe lidhet nen mjekerr me nji fije tertili të artë. E perparmja e hapun asht e qendisun në dy anët e kapakëve me lule të mëndafshta ngjyrë të verdhë, të kuqe e të qielltë, dhe ka në dy anët e supeve xhufka të mëdhaja me po ato ngjyra, të cilat derdhen mbi krahë.
l. Parzma ka per stoli gushoren (gjerdan a kolanë) dhe varsen per dupa, sinxhirin e sahatit me kapakë ari, në veshë ka vathët e vjerruna, në gishta të dorës unazat me gurë dhe, në kyq të dorës bylyzykët. Gjithë stolia xhevahiresh të argjentarëve zanatçi shkodranë.”…
Vazhdon tek Pjesa e IV. Melbourne, 2014.

Të huajt: Vetëm shqiptarët janë pasardhës të ilirëve

Më poshtë janë citime të studiuesve të shquar, por edhe të strategëve të popujve të ndryshëm për shqiptarët dhe origjinën e tyre ilire. Vetë citimet e tyre, tregojnë se origjina e shqiptarëve është nga raca ilire dhe se ky është një fakt i pakundërshtueshëm. Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.
Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.
Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”.
M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.
Gjusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!
Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.
Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.
Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”
Fanulla Papazogllu: “Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.
Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.
Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.

Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.
Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.
Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.
Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”
Johan Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.
Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.
Konstandin Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”.

(o.d/ albeu.com / BalkanWeb)

I PAPËRSËRITËSHMI I SKENËS SË TEATRIT TË SHKODRES

Nga Fritz RADOVANI:

ZEF JUBANI
(1910 – 1958)Artisti i madh i skenës së teatrit të Shkodres, aktori i papërsëritëshem i Shek. XX, Zef Jubani, ka lé në Shkoder në vitin 1910 dhe ka vdekë në vitin 1958.
Aty nga viti 1952, ishe fëmijë kur një shok i imi Nikolin Prendushi na çoji në një shtëpi të vjeter shkodrane, në rrugicen e kinema Verorës, tek Cin Jubani. Pritja e asaj familje bujare na dha shkas me shkue edhe herë të tjera… Shtëpia kishte një oborr të madh dhe me pemë frutore. Kalonim orë tue luejtë n’ atë ambjent të bukur e terheqës.
Një ditë porsa mërrijtëm na doli tek dera axha i Cinit, aktori i teatrit Zef Jubani, dhe na drejtoi nga një pemë e madhe me fiq… Poshtë kishte ndertue Ai vetë disa vija uji, ku kishte vue edhe disa anije të vogla prej druni që dukeshin se po lundronin nder ata vija lumejsh mbi të cilat, me shumë kujdes ishin vendosë edhe dy ura. Nga një cep i atyne vijave Zefi hidhte ujin me një kovë dhe kalimi nder kthesa tue marrë me vete edhe anijet e vogla, krijonte një lojë aq të kandshme per moshat tona, sa Zefi na dukej se edhe Ai tashti, ban pjesë në shoqninë tonë. Ishte knaqësi e madhe kur qeshej me shpirtë!
Gjithnjë mendonte per një tjeter lojë të panjohun prej nesh! I dashtun, i pritun, i palodhun dhe dashamirës tej mase e shpesh, edhe “moshatarë” me né!
Mbas pak vitesh, mërrijta me kuptue se kush ishte në skenen e teatrit Ai Artisti që lonte tre ase kater vjet perpara me ne fëmijët në oborrin e shtëpisë së Tij! Shfaqja e parë që e kam pa në skenë Zef Jubanin, asht kenë “Koprraci” i Molierit… As atëherë, as sot, nuk mund të pershkruej emocionet që u sillte gjatë shfaqjes spektatorëve shkodranë!
Ndoshta, pershtypjet tona që nuk kishim pa shka bahet nder skenat jashta vendit tonë, asnjëherë nuk do të percaktojnë kush ishte aktori Zef Jubani? Ndersa, nga shumë intelektualë të njohun si Profesorët Simon Rrota, Gasper Ugashi, Kolë Ashta, Don Mark Hasi etj., që kanë pa edhe skenat e teatrit t’ Italisë, kam ndigjue pothuej nga të gjithë se: “Po të ishte artisti Zef Jubani nder skenat e tyne, dhe të lonte rolet që ka luejtë si aktor në Shkoder, Ai do të lente gjurmë të Pavdeksisë së Tij edhe nder skenat e tyne atje!”
Vlersimet per rolet dhe interpretimet e Zef Jubanit, pothuej nuk kanë mungue…
Po, nuk besoj, se mund të kishte ngja në një tjeter vend t’ Europës, që dy ditë para se të inaugurohej një teater i ri nder ata qytete, me vdekë në skenën e atij teatri një artist kaq i madh sa Zef Jubani, dhe mbas dy ditësh teatrit të rij me i vue emnin e një prej shkrimtarëve që nuk besoj se ka mendue me kenë ndonjëherë “artist”!?
Migjeni si shkrimtar ka vlerat e veta, dhe as nuk kam nder mend me i analizue ata, po, në skenen e teatrit të qytetit të Shkodres, nder ata “germadha” që kanë mbetë deri nder ditët tona, janë krijue vepra të mëdha, janë interpretue dhe kanë lanë gjurmë aty artistë që nuk i vijnë kurrma Shkodres, janë trashigue brez mbas brezi të gjitha ato vlera që nuk po persëriten asnjëherë, dhe mbi të gjitha edhe pse temelet e artit teatral në Shqipni ishin të vueme mbi Gurët e Rozafës Ilire, prapseprap “antishkodranizmi” i terbuem nuk u denjue me nderue me Emnin e Zef Jubanit, as teatrin e ri… Kjo nuk asht pakujdesi ase imponim, po asht injorancë e shartueme me fanatizem!
Ata ngjarje që po “lulzojnë” në Shkoder, janë shumë tronditëse!
Po Rinia Shkodrane, a do të pajtohet neser me veprat e baballarëve të vet?!
Nuk besoj! Bashkia e Shkodres nuk asht “hotel”…
Zgjohuni! Veni Emnat e Nderuem aty ku duhet!

Melbourne, Korrik 2014.

KURRMË… NUREMBERG !!..

Nga Fritz RADOVANI:
Perdorej një shprehje nga të vjetrit në Shkoder: “Nuk janë do punë si do punë!..” Atëherë, kur i ndigjuem emnin këtij Gjyqi na dukej se në Botë nuk ka ma “padrejtësi”!
Shtetet fituese të Luftës së Dytë Botnore nder këta tavolina do të zhduknin nga fletet e historisë së kohës së mbasluftes perfundimisht perdorimin dhe fjalen renqethëse “Gjenocid”, që deri atëherë kishte endè fjalor që nuk e kishin nder fletët e tyne… Viti 1945 ishte fillimi i Gjyqit.
Bota europjane dhe aziatike u “çlirue” nga ankthi i frikës nazi – fashiste…Sigurisht, u bane edhe ndryshime në perdorimin e terminologjisë juridike në gjithë Boten, deri në Australi, Brazil, Argjentinë e kudo ku mund të kishte vue kamben kjoftë edhe një nazi – fashist. Ndersa, nder shtetet e mëdha europjane fjala “diktaturë nazi – fashiste” u zevendsue me fjalen e re që do të perdorej me kuptimin e “mirë”; “diktatura e proletariatit”, e shpikun dhe e vume në jetë në Rusi “bolshevike”, që njihej me emnin Bashkimi Sovjetik, nga V.I.Lenin në 1917.
Né na i mësuen këto fjalë dy komunista jugosllav që “shoku” Tito” i solli në vitin 1941 tek “profesori” pashkollë i Korçës në Tiranë, “shoku” Enver Hoxha…që, ma vonë u instruktue per zbatimin e saj me “baben e vet” Stalin. Qendrat kryesore në Shqipni ishin nder të gjitha qytetet kinematë e tyne. Në Tiranë mbahet mend kinema “Kosova”, ndersa në Shkoder kinema “Rozafat”…Shumica e Atyne që u konsideruen “bashkpuntorë” të nazi – fashizmit nuk u muer mundimi me i çue nder kinema, mbasi partizanët “çlirimtarë” me “kengën e tyre në gojë” “bijtë e Stalinit jemi ne!” u jepnin nga një breshni automatiku dhe i hudhnin nder prroska, shpella ose lumej…Kështu u zhdukën edhe shumë intelektualë që u lidhën me vetë komunistët por që nuk kishin studjue nder shkolla ku ata kishin perfundue studimet fjalen “diktaturë e proletariatit” …Flitej “mirë” për një grup njerzish që ishin angazhue me disa “brigada ndjekje” që ndiqnin kamba-kambës “armiqt’ e popullit”, që jo, vetem i kapnin ata, po edhe i masakronin aqsa shumica e tyne ishin “mirnjohës” kur “shokët” e brigadave u jepnin plumbin dhe i pushkatonin pa i sjellë në “kinema”…
Ma vonë ky grup u quejt “sigurimi i shtetit komunist”, që kishte disa zyre nder qytete. Nuk mbahet mend kurrë që këta agjentë të këtij “sigurimi të shtetit” të jenë quejtë “sigurimi i popullit”…Të pakten unë nuk e kujtoj, se kur mora mend kam pa me sy kur njerzit ishin tue ecë në rrugen e re në Shkoder, ku ishte dega e punëve të mbrendshme apo “sigurimi i shtetit” për qytetin, aty secili ulej nga trotuari dhe ecte në asfaltin e rrugës së makinave, mbasi kalonte deren e “sigurimit” rreth 10 ml. ma andej hypte prap në trotuar, por ky veprim bahej instinktivisht dhe jo nga kujdesi…kjo do të thotë se “frika” u kishte hy qytetarëve shkodranë per palc, sa edhe ecnin pavetdije në rrugë të automjeteve. Nuk do të zgjatem me até që mund të ngjiste aty!
Shteti ma i vogel në Europen komuniste ishte RPS e Shqipnisë. Në vitin 1974 shifra e të vramëve, të mbytunëve nder hetuesi e burgje apo kampe pune dhe interrnimi, i ka kalue 50.000 vetë ndonse, edhe vetë të “burgosunit politik” flasin per një shifer që nuk dij ku asht gjetë!..
Shifra e popullsisë shqiptare që asht burgosë, dëbue, interrnue dhe asht perfshi në “luften e kllasave” i kalon 500.000 njerëz, kur popullsia nuk ishte gati as 2.000.000 njerëz…
Vetem shifra e Klerikëve Katolik Shqiptar të pushkatuem dhe të mbytun nder burgje e kampe të shfarosjes asht 61 klerikë, ndersa të burgosun me shumë vite i kalon 130 klerikët…kjo ngjante kur shifra e pergjthshme e Klerit Katolik Shqiptar ishte gati 200 klerikë.
Popullsia çifute në gjithë Gjermaninë e vitit 1933, ishte vetem 5% e së pergjithshmes.
Popullsia katolike në Shqipninë e vitit 1946 ishte 12%, kur gjithë popullsia ishte rreth 1.200.000 njerëz, nga rregjistrimi i atij viti. E megjithate tek ne, as ky nuk qyhet Gjenocid!..
Prof. Sami Repishti, ish Antar i Amnesty International në USA, bashkvuejtës i At Çiprian Nikës dhe Klerikëve të të gjitha besimeve të arrestuem, torturuem dhe pushkatuem në vitin 1946 e ma vonë në Shkoder, pak ditë ma parë shkruen: “Me çfarosjen fizike të klerit katolik shqiptar, krimi komunist ka ba edhe nji hap tjeter në zbritjen poshtë drejt ferrit: Gjenocidin! Teorikisht, ky Gjenocid asht planifikimi dhe ekzekutimi qellimisht në zhdukjen fizike të nji pakice të caktueme (këtu kleri katolik shqiptar) vetem sepse kanë qenë kundershtarë të vendosun të sistemit, jo thjeshtësisht si indidividë, por si nji grup shoqënor në vete, i cili kishte pranue vullnetarisht misionin e perhapjes dhe ruejtjes së fesë katolike në Shqipëri.” Dhe rikujton një nga vizitat ma të randsishme të bame në Shqipni, ku: ” Vetë Papa Gjon Pali II, gjatë vizitës së Tij në vitin 1993, deklaroi se ajo që ka ngja në Shqipëri nuk ka ngja në asnji vend të Europes, dhe Europa duhet ta dij këte!”
(Prof. S. Rrepishti, “Nji koment”, korrik 2012).
E Europa, tash 21 vjet shka bani!?..
***
Edhe pse dihet nga të gjithë se veprimtaria Atdhetare, fetare, gjuhsore, letrare artistike, ajo politike dhe shoqnore, per ndertimin e shtetit dhe të së Drejtes, ku nuk ka mungue asnjëherë rruga diplomatike dhe ajo etike mbi bazen e dialogut mes besimeve dhe krahinave, tue shkri dhe sakrifikue edhe jeten per “Atdhé dhe Fé”, e kryesisht, per formimin dhe mbarvajtjen e Shtetit të Pavarun dhe të Lirë Shqiptar, prapseprap në Shqipni, vazhdon me dominue e me dhunue ligjin e Gjenocidit shteti anadollak – komunist, kur edhe shtetet tjera “socialiste” e kanë dënue até.
Jam i sigurt se, sikur në vitin 1945 kur gjithë Bota dënoi Gjenocidin kunder Ebrejëve, të ishin kushtet politike dhe shoqnore të Europës së sotme të islamizueme, kurrë nuk do të dënohej Gjenocidi nazi – fashist, ashtu si sot, nuk dënohet Gjenocidi komunisto –anadollak i kryem tek né në Shqipni nga komunistët e Enver Hoxhes dhe Ramiz Alisë, që janë vetshpallë “vëllezërit e gjakut me turq”, kunder Katoliçizmit Shqiptar… e per ma teper sot, kur Shqipnia “socialiste” dhe “demokratike”, asht edhe tash 20 vjet antare e “Konferencës Islamike”…
Deklarata e Qeverisë Shqiptare sot do t’ishte: “Kurrmë Nuremberg!”
Tashti që u njohëm si vend kandidat i BE… A do të themi: “Kurrmë Nuremberg”! ?

Melbourne 2014.

JO, MENTOR QUKU ! .. BURRA SI TI, NUK VDESIN KURRË !

Nga Fritz RADOVANI:
MENTOR QUKU
(1939 – 2014)Shkodra ka humbë një qytetar dhe intelektual të mirfilltë, ndersa, Shqipnia, ka humbë modelin e një Atdhetari të Persosun! Shokët e Tij numroheshin me gishta…
Familja e vjeter shkodrane asht e vertetë se ka pasë dhe uroj të kenë Pinjollë me të cilët ka mese krenohet, po, Mentor Quku, ishte i rrallë në mjedisin e gjithë Shkodres.
I rij në Shpirtë, i pashëm, i qeshun gjithmonë, qyshë se e njoha në vitin 1953 në oborrin e shkollës Pedagogjike të Shkodres, po, mbi të gjitha i dashtun, joshës, dhe nder të veçantit Shqiptar që trashigoi Fisnikinë, Bujarin, Burrninë pa asnjë thermi fanatizmi, e këta janë një visar i çmueshem që Nana e Tij, i mkoi me qumshtin e vet si biluri…
Kam njohë në jetë Burra të vertetë në Shkoder, por nder moshatarët e mij, jo, per zakon se sot duhen thanë këto fjalë, po Shokët e Mentor Qukut, i vijnë rrallë Shkodres dhe gjithë Shqipnisë! E me plot gojë mund të them se Ajo Familje, 60 vjetë perpara kishte tri lule: Lalin, Mentorin e Lilin… Një nder’ i vertetë i Trojeve tona.
Provoi persekutimin e “heshtun”, tue iu privue e drejta me shkue në shkollen e mesme të gjimnazit bashkë me motrat, po gjithmonë kryenaltë se i perkiste asaj “klasë” që nuk pranonte privilegje me turp e faqe të zezë, gja të cilën, Qukët e kanë pague mjaft shtrenjtë nga persekucioni i pashpirtë komunist 47 vjeçar. Provuen burgjet, transferimet nder skajet ma të vështira të vendit, trajtimin antinjerzor komunist, po gjithmonë, dhe pa ma të voglen frikë krenarë dhe dashamirës ndaj shoqnisë së cilës, ua shperblyen me Besë dhe dashamirsi vuejtjen deri në vetflijim, po kurrë, me i sjellë një të keqe sado të vogël shokut dhe mikut nder të gjitha rrethanat e vështira të jetës. Ky ishte edhe Mentori!
Në vitin 1996 e takova rasësisht në rrugë tek Muzeu Popullor… Si gjithnjë, më foli dhe më tregoi se ishte angazhue per me krijue “Të Djathtën e Bashkueme Shkodrane”… Atyperaty…nuk isha optimist! Po, mbas një takimi me një grup qytetarësh tek shkolla Pyjore, ndryshova mendim dhe mora pjesë me qejfë në atë fushatë zgjedhjesh edhe pse asnjëherë nuk jam angazhue me parti politike, madje, ishte pikrisht Mentori dhe Nik Pavaci, që më propozuen si deputet perfaqsues i të Persekutuemëve Politik të Shkodres. Nuk u realizue kjo dëshirë e tyne, se ministria e mbrendshme më dha tri ditë ma vonë, dokumentin e pastertisë së figurës, atëherë, kur Prefekti i Shkodres z. Iljaz Vrioni, më tha: “Je i vonuar, se dje avioni u nis…”, dhe, unë iu pergjegja po me fjalët e tij, në një artikull në gazeten “Shkodra”… Megjithate, në saje të Mentor Qukut, Nikolin Pavacit, Nikolin Destanishtës, Ndrekë Bazhdarit etj., fitoria e së Djathtës së Bashkueme u arrijtë.
Ajo Fitore e Popullit të Shkodres ishte meritë kryesisht e Mentor Qukut, prandej edhe pothuej “askush” nuk e bani zemren gurë me ba një analizë objektive të saj, sepse Aty, ishte Ideali i Popullit të Shkodres, i Bashkuem si asnjëherë rreth një dashunisë Vllaznore, me të cilen, Ai do ti tregonte mbarë Shqipnisë, se vetem kështu ndertohet Demokracia! Asnjë prej Atyne Burrave që e organizuen dhe e arrijtën Fitoren e së Djathtës së Bashkueme Shkodrane, nuk u angazhuen nder poste shtetnore, dhe kjo ishte dëshmija e ndershmënisë së Tyne, gja që vertetonte një nga cilësitë e Tyne të Mëdha Shpirtnore: “Shkodra Antikomuniste asht e Bashkueme!”
Po, a u mjaftue me kaq “drejtori” i Muzeut Shkodres Prof. Mentor Quku?
Nuk besoj se ka njeri që mund të mohojë vleren e madhe të punës së palodhun të Mentorit, që në fillimet e para të luftës per Demokraci të Vertetë, e Ajo fillon atëherë kur qendra e Muzeut u kthye në Vater Pritje të Burrave të Nderuem Shqiptarë si: Profesorët e Pavdekshem Arshi Pipa, Gjon Sinishta, Zonja Camaj, Abaz Ermenji e madje, edhe nga personalitete të mëdha të Besimeve Fetare apo të kulturës Europjane…Pa zanë me gojë botimet dhe kumtesat e organizueme per Krenarinë e Shkodres Martire.

Këta Burra ishin frymzimi i Mentor Qukut…
Kjo veprimtari e Mentor Qukut e kishte domethanjen e vet!
Brumosja Shpirtnore dhe qytetare e Tij, në gjurmët e Kolosëve të Mëdhej si At Gjergj Fishta, Don Ndre Mjedja apo Luigj Gurakuqi, e thërrisnin dhe, pikrisht ishte Mentor Quku, që U asht pergjegjë me jeten dhe Veprat e veta, që me plot gojë Sot, mund të mbishkruhen mbi aktivitetin e Tij Atdhetar: “Idealist deri në vdekje per një Shkoder Antikomuniste të Bashkueme!”
Nuk e dojshe sot një lajm si ky per moshatarin tim Mentor Quku, edhe pse jam i sigurt se Ai asht pranë me Ata Burra! Jeta e njerzëve të Nderuem si Mentor Quku nuk mbyllet asnjëherë, se Veprat e Tij janë të Pavdekshme, janë udhë e sigurtë Vllaznimi dhe Bashkimi ashtusi, gjithmonë, Shkodra i ka lindë dy herë Ata: Si Kreatyra Njerzore dhe si Atdhetarë të Perkushtuem në rrugen Heroike të “Rozafës”…
***
Para pak kohe, pa dijtë se ishte tue u mjekue në Itali, i drejtova një pyetje per një nga personazhet e historisë sonë, fushë në të cilen kemi komunikue gjithnjë, dhe ashtu U përgjegjë, tue e mbyllë: “…Vllaznisht, Mentori.”
Një ditë do ta publikoj mendimin Tuej, i dashtun shok i vjeter, mik dhe Vlla, siç më ke konsiderue gjithmonë deri pak ditë perpara!…
Jam shumë larg i dashtun Mentor Quku, me dashtë me kenë këta çaste atje…
I therun thellë në zemer nga dhimbja per Ty, çova mendjen tek At Fishta, dhe mu kujtuen vargjet e Tija:
… “Dal në dritsore me kundrue shatorren,
Qi i Lumi t’ kthielltë ia vuni rruzullimit,
E kqyri hyjt, qi thue, se njaq sy Zotit
Flakojn mbi dhé –…
– e atë botë mendoj per ty.
E, ku t’ a shoh ma t’ flakshem tue xhixhillue
Nji hyll, aty selin un tham me vedi,
Ti do t’ a késh, e syt m’ atë hyll pa da
I nguli, e m’ bahet si me t’ pa. Me emen
Un t’ thrras atë botë n’ per terr. Nji vaj bylbylit,
Qi permallshem nder gemba rrin tue kja
Fatin e vet, a ndoshta, zojt e dashtun,
Jehonë m’i bahet t’ grishunit; e m’ duket
Se bisedoj me ty!… Nuk dekka i miri,
Jo kurr…”
“Nji lule vjeshtet” At Gjergj Fishta, Lirika.

Melbourne, 2 Qershor 2014.