Kategoritë: Kosova

Lajmet nga Kosova

Kosova ende në dilemë për kyçjen në gazsjellësin TAP

Termocentrali në Obiliq. Kosova prodhon rreth 95 për qind të energjisë elektrike nga djegia e thëngjillit. Përfaqësues të shoqërisë civile dhe disa parti opozitare i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të pranojë investimin amerikan për ndërtimin e infrastrukturës së gazit natyror.

Kosova, sipas tyre, ka nevojë për rritje të diversitetit të burimeve të energjisë elektrike dhe investimi në infrastrukturën e gazit duhet të fillojë sa më shpejt.

Projekti për zhvillimin e sektorit të gazit natyror po vazhdon të diskutohet mes Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC).

Opsioni që është më i studiuari për këtë projekt është ndërtimi i infrastrukturës së gazit, që do t’i jepte qasje Kosovës – përmes Maqedonisë së Veriut – në tregun e gazit natyror në Azerbajxhan.

MCC-ja ka alokuar një grant deri në 200 milionë dollarë që do të mund të shfrytëzohej për ndërtimin e kësaj infrastrukture.

Dardan Abazi, hulumtues i lartë në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të humbë mundësinë e këtij projekti dhe të njëjtin të bëjë pjesë të strategjisë me cakun kryesor dekarbonizimin ose largimi nga vartësia prej qymyrit.

“Dy gjëra janë të rëndësishme. E para që përkushtimi i marrë me deklaratën e samitit të Sofjes të përkthehet në strategjinë e energjisë si dhe në planin kombëtar për energji dhe klimë. Ky përkushtim është për dekarbonizimi deri në vitin 2050. Elementi i dytë që duhet bërë është koordinimi i veprimeve tona me partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara”, thotë Abazi.

Kosovës, shton Abazi, tani vetëm i duhet një projekt më i detajuar siç është: në cilin vit do të futet gazi dhe në çfarë përqindje do të largohet qymyri si rrjedhojë e kësaj.

Dilemat e qeverisë për linjën e gazit

Përveç konfirmimit që Qeveria e Kosovës e ka bërë për projektin për zhvillimin e sektorit të gazit natyror, për këtë është deklaruar për Zërin e Amerikës edhe një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ai ka thënë se ‘diskutimet janë duke vazhduar nëse Qeveria e Kosovës do ta mbështesë këtë propozim’.

Por, pavarësisht diskutimeve që po bëhen, qeveria ka paraqitur dilema rreth projektit.

“Kostoja kapitale e investimit është njëra prej tyre dilemave”, ka thënë javën e kaluar, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Varësisht prej cilit model dhe cilit opsion, ka thënë Rizvanolli, llogaritjet janë që mund të kushtojë deri 600 milionë ose më shumë.

Një analizë preliminare financiare e investimit, në veçanti qartësimi se cila do të ishte kostoja totale, çfarë implikimesh do të kishte prodhimi i energjisë elektrike nga gazi në tarifat që do t’i paguanin qytetarët dhe bizneset, janë detaje që po kërkon qeveria, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar Qeverinë Kurti se po humb afatet për fillimin e projektit të ndërtimit të infrastrukturës së gazit.

“A është kjo mënyrë për të dështuar këtë projekt në shërbim të ndonjë projekti alternativ që e ceki presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëroi Autostradën e Paqes dhe gazsjellësin rus për Kosovë?”, ka pyetur Haradinaj gjatë një seance parlamentare.

Shumëfishimi i burimeve të energjisë dalin edhe nga zotimet që Kosova i ka dhënë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit në vitin 2020.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë se çështja e depërtimit të gazit të lëngshëm natyror në shtetet e Ballkanit Perëndimor është një nga interesat strategjike të SHBA-së, por përtej këtyre, Kosova vetë ka nevojë për diversifikimi të burimeve të energjisë.

“Kosova me këtë projekt do të harmonizonte interesat e saj me interesat e partnerëve strategjikë, në këtë rast me SHBA-në”, thotë Zeka.

Zeka thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund të flitet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomike as për fuqizim të kapaciteteve industriale të Kosovës, për aq kohë që burimi gati i vetëm i furnizimit me energji elektrike gjenerohet nga burimet fosile, që po ashtu shkaktojnë ndotje të madhe në mjedis.

Kyçja e Kosovës në projektet rajonale të furnizimit me gaz natyror është paraparë edhe në Strategjinë e Energjisë e Republikë së Kosovës 2017-2026.

Në këtë strategji thuhet se projekti i gypit Trans Adriatik (TAP) i ka krijuar Kosovës mundësi të mëdha për t’u kyçur në rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror.

“Në këtë rrafsh, varësisht nga zhvillimet e projekteve rajonale të gazit në Evropën Juglindore, Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për të qenë e përfshirë në projektet e përbashkëta të Komunitetit të Energjisë për gazin natyror”, thuhet në këtë strategji.

Kosova siguron energji elektrike nga thëngjilli

Sasinë më të madhe të energjisë elektrike, Kosova e prodhon nga djegia e qymyrit në termocentralet e Obiliqit. Rreth 95 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga thëngjilli, 2.7 për qind nga hidrocentralet si dhe 2.3 për qind nga era dhe panelet diellore.

Metoda e prodhimit të energjisë elektrike nga thëngjilli konsiderohet e dëmshme për mjedisin si dhe shkakton ndotje të lartë të ajrit.

Vitet e fundit, Kosova ka pasur probleme të vazhdueshme sa i takon ndotjes së mjedisit, nga termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, e po ashtu edhe nga djegia e thëngjillit nga bizneset dhe shtëpitë private.

Në vitin 2020, kompania ContourGlobal ishte tërhequr nga planet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, për arsye se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen.

Kosova edhe më tutje vazhdon të përballet me ndërprerje të kohëpaskohshme të energjisë elektrike.

rel

Kurti s’heq dorë nga reciprociteti për targat: Ose të dyja do t’i mbajmë, ose të dyja do t’i heqim

Kurti s’heq dorë nga reciprociteti për targat: Ose të dyja do t’i mbajmë, ose të dyja do t’i heqimKurti s’heq dorë nga reciprociteti për targat: Ose të dyja do t’i mbajmë, ose të dyja do t’i heqim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk do të heqë dorë nga reciprociteti për targa të përkohshme për veturat që vijnë nga Serbia. Sipas tij, ose të dyja shtetet kanë të drejtë, ose të dyja e kanë gabim. “Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, ka thënë ai në një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it të martën, një ditë pasi Qeveria vendosi të zbatojë reciprocitetin për targat e veturave nga Serbia.

Të hënën, autoritetet nisën me zbatimin e kësaj mase. Si pasojë qytetarë serbë nisën të protestojnë duke bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë në veri të Kosovës. Pas situatës së tensionuar, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë i kanë shkuar Kurtit në zyrë. Në këtë takim, siç ka njoftuar Qeveria, u diskutua për vendimin e djeshëm rreth pajisjes me targa të përkohshme për automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Kryeministri Kurti i informoi ambasadorët se në asnjë vendkalim kufitar dje dhe sot nuk ka pasur incidente. Ai tha se vendimi i djeshëm nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase”, thuhet në njoftim.

“Ligji është zbatuar, trajtimi i barabartë është siguruar”, tha kryeministri, duke theksuar se njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare.

“Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpiejnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cenuar ata”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se liria e lëvizjes është e drejtë dhe vlerë që nuk bën të shkelet.

“Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia, theksoi kryeministri Kurti”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se policët janë në nivel të detyrës dhe po kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Ai ka potencuar se qytetarët serbë s’kanë pse të ndihen të frikësuar.

“Masat e ndërmarra nuk janë kundër atyre dhe as kundër ndokujt tjetër. Policia nuk merret me nacionalitetin e udhëtarëve. Ajo i mbron e respekton të gjithë qytetarët pa dallim”, ka thënë Sveçla.

Në fund, komunikata përfundon me njoftimin se “Ambasadorët dhe kryeministri Kurti u pajtuan që duhet ruajtur paqen dhe qetësinë, stabilitetin dhe sigurinë, dhe se dialogu duhet të vazhdojë e situata duhet të de-eskalojë”.

Të martën, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kërkoi nga Kosova tërheqjen e trupave nga veriu. Ai madje i dha Bashkimit Evropian një muaj që t’i përgjigjet nëse marrëveshjet e Brukselit kanë skaduar apo jo.

koha

OSMANI: RAJONI PO KËRCËNOHET GJITHNJË E MË SHUMË NGA VEPRIMET E SERBISË

osmaniPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerëson se integrimi i shpejtë i Kosovës dhe shteteve të rajonit në BE dhe NATO është parakusht për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Osmani thotë se veprimet e regjimit serb gjithnjë e më shumë po kërcënojnë rajonin. Këto i ka thënë Osmani gjatë takimit me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që po mbahet në New York

“Integrimi i shpejtë i Kosovës dhe i vendeve të tjera të rajonit në BE dhe në NATO është parakusht për ruajtjen e stabilitetit në rajon, i cili, fatkeqësisht po kërcënohet gjithnjë e më shumë nga veprimet e regjimit serb, i cili vazhdon e mentalitetin e viteve ‘90””, ka thënë Osmani.

Osmani ka njoftuar presidentin e Finlandës për dialogun me Serbinë, ku ka thënë se Kosova gjithnjë ka qenë palë konstruktive.

“Presidentja Osmani e njoftoi Presidentin e Finlandës se Kosova gjithnjë ka qenë palë konstruktive në dialog me Serbinë, përkundër faktit që Serbia asnjëherë nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera dhe ende mban peng afër 2000 njerëz të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Presidenti i Finlandës, Niinisto, tha se populli finlandez i kupton sfidat nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe ka vlerësim pozitiv për përpjekjet e vendit tonë për të rritur numrin e njohjeve e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, si dhe për reformat që po ndërmirren për të rritur mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, thuhet nga Presidenca.

rtk

PRESIDENTI I KROACISË E QUAN VUÇIQIN NXITËS TË LUFTËS

hrPresidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq dje, duke iu referuar zgjerimit të Bashkimit Evropian në Forumin Botëror të Liderëve në Nju Jork, vlerësoi se jo të gjitha vendet e Evropës Juglindore e kanë motivimin e nevojshëm për t’u anëtarësuar në BE.

Milanoviq theksoi se për Serbinë pengesa më e madhe në rrugën e anëtarësimit është presidenti Aleksandar Vuçiq, për të cilin tha se “është një nga nxitësit më të shquar të luftës në vitet ’90”, raporton mediumi kroat, Telegram.

Negociatat për pranimin e Serbisë në BE filluan në vitin 2014, ndërsa deri më tani ajo ka hapur 18 kapituj dhe ka mbyllur përkohësisht dy. Milanoviq shprehu bindjen e tij se Serbia “nuk ka qëllim të fortë” për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria tha se “po punojnë shumë dhe po luftojnë”.

Reagimi i Qeverisë në Beograd ndaj kësaj deklarate mbërriti sot. Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin tha se Milanoviq “i përket politikanëve më budallenj kroatë”, raporton N1.

“Në Kroaci, politikanët ndahen në ustashë të hapur dhe të fshehtë. Kur, duke mos ditur se ishte filmuar në një takim me të ashtuquajturit mbrojtës, ai pranoi me krenari rrënjët e tij ustashe, Milanoviq vërtetoi se ai i përkiste pasuesve të fshehtë të lëvizjes ustasha”, tha Vulin në një deklaratë.

Ai tha se Milanoviq u përpoq që ta mbyllte kufirin me Serbinë në vitin 2015.

“I përket politikanëve më budallenj kroatë. Ai e konfirmon këtë çdo ditë kur e sulmon Serbinë dhe Vuçiqin”, theksoi Vulin.

Vuçiqi kërkon tërheqjen e të gjitha trupave nga veriu i Kosovës

Münchner Sicherheitskonferenz - Serbien und Kosovo Aleksandar VucicHow will Serbs react when Aleksandar Vucic accepts the independence of  Kosovo? - QuoraNë Beograd është mbajtur seanca urgjente e Këshillit të Sigurisë, për shkak të gjendjes së tensionuar në veri të Kosovës. Presidenti Vuciq prezantoi qëndrimet serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd se “Serbia kërkon tërheqjen e të gjitha trupave që po qëndrojnë në veri të Kosovës” si dhe “një përgjigje urgjente nga Bashkimit Evropian lidhur me situatën e fundit”, pas vendimit të qeverisë së Kosovës që të mos lejohet futja në këtë vend e makinave me targa KS dhe zëvendësimin e tyre me ato RKS.

Presidenti Vuçiq tha se atij i është dërguar së fundi një propozim për zgjidhjen e situatës së krijuar në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Por ai e ka refuzuar këtë propozim duke e quajtur ate “poshtërues për Serbinë”.

Vuçiq së pari foli për gjendjen në Ushtrinë e Serbisë dhe në Ministrinë e Brendshme të Serbisë, si dhe për armatimet që posedojnë ato. Ndërsa si “aksion kriminal” e quajti pozicionimin e forcave speciale policore të Kosovës në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak, për ta mbikqyrur zbatimin evendimit të fundit të qeverisë për reciprocitet në çështjen e targave të automjeteve.

“Aksioni kriminal”

Presidenti i Serbisë tha se në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ata kanë “diskutuar situatën në Kosovë dhe veçanërisht aksinionin kriminal të Prishtinës, si dhe ndërhyrjen e gjashtë të këtyre forcave në veri të Kosovës dhe Metohisë, me përdorimin e automjeteve të blinduara, armëve të gjata dhe shqetësime të qytetarëve”.

“Zgjidhja e vetme është tërheqja e të gjithë trupave nga atje dhe kthimi në situatën e mëparshme”, tha presidenti serb. “Serbia do të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së plotë për serbët në Kosovë e Metohi. Ne i konsiderojmë të papërshtatshme deklaratat ku barazohen Beogradi dhe Prishtina. Serbia dëshiron ta vazhdojë dialogun, por nuk dëshiron të pranojë marrëveshje nga veprimet kriminale”, theksoi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Biseda me diplomatë të huaj

Vuçiq tha se në mëngjes ka biseduar me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore dhe ambasadorët e Quintit, për një “zgjidhje kompromisi”. Por propozimet e këtyre ambasadorëve për zgjidhjen e situatës i ka quajtur “të papranueshme”.

“Unë i refuzova këto propozime, sepse ato nuk ajnë kompromis por një zgjidhje që do ta poshtëronte Serbinë. Është një zgjidhje me të cilën 70% e asaj që shqiptarët kishin ndërmend të bënin në vijën administrative do të harrohej, ndërsa do të prezantoheshin vetëm 20-30 përqind e masave. Për këtë refuzim kam marrë pëlqimin e Këshillit. Unë jam lodhur nga politika e akteve të kryera, kështu nuk mund të flisni më me Serbinë”, thëksoi Vuçiq. Ai tha se do të pres deri në tetor përgjigjen e Bashkimit Evropian për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dhe më pas do të paraqes qëndrimet e Serbisë.

Në takimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi bëjnë pjesë, përveç presidentit që e kryeson, edhe ministrat e Mbrojtjes dhe Policisë si dhe drejtuesit e ushtrisë dhe shërbimit sekret BIA.

dw

Gërvalla: Tensioni i krijuar është veprim i njëanshëm i Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka thënë homologut të saj slloven, Anze Logar, se tensioni i shkaktuar së fundmi në Jarinjë është veprim i njëanshëm i Serbisë. Ajo ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel nga të dyja palët.

Këto deklarime Gërvalla i ka bërë në New York, ku po qëndron në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Duke qenë se Sllovenia mbanë kryesimin e radhës së Presidencës së Këshillit të BE-së, ministrja Gërvalla ka kërkuar përkrahjen e Sllovenisë për të shtyrë përpara agjendën evropiane të Kosovës. Së bashku diskutuan për raportet dypalëshe, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, dhe folën për mundësinë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy vendeve”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Kryediplomati slloven ka theksuar qëndrimin mbështetës të Sllovenisë për integrimin evropian të Kosovës.

koha

Kosovë-Serbi: Tensione dhe bllokadë rrugësh në veri Vazhdon reciprociteti i targave

Kosovo Jarinje | Polizeiaufgebot an der Kosovo- serbischen GrenzeBE-ja dhe SHBA-ja i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet. Kurti thotë, se reciprociteti nuk është kundër serbëve. Vuҫiq paralajmëron kundërpërgjigje ndaj Prishtinës zyrtare.

Serbët në veri të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak në kufirin Kosovë-Sebi, duke kundërshtuar kështu vendosjen e reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave të Serbisë. Policia e Kosovës disa herë u detyrua të perdorë gazin lotsjellës  në përpjekje për të liruar rrugët, por bllokimi vazhdon duke krijuar një situatë të tensionuar. Autoritetet e larta të Serbisë paralajmëruan kundërpërgjigje, siҫ tha presidenti Aleksandër Vuҫiq  “masa të dhimbshme politike dhe ekonomike”. Që nga mëngjesi i së hënës (20.09), policia e Kosovës nuk po lejon që veturat me targa të Serbisë të hyjnë në territorin e Kosovës. Deri tani, Serbia nuk ka lejuar veturat me targa të Kosovës të hyjnë në Serbi, por u ka vendosur targa të përkohshme.

Të njëjtën gjë po e bën nga edhe Kosova, ku autoritetet po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë. Vendosja e reciprocitetit nga Kosova në targa të veturave me Serbinë, nxiti tensione në veri të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, ku grupe serbësh lokalë po mbajnë të bllokuara rrugët në veri. E kjo situatë ka shqetësuar bashkësinë ndërkombëtare, që po bën thirrje për qetësi dhe ulje tensionesh. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Peter Stano, tha se “tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla”.

Liria e lëvizjes kusht themelor i BE-së

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj, se liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, deklaroi  nga Brukseli Peter Stano. Sipas tij, “Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes”. Edhe ambasada e SHBA-së në Kosovë ju bashkua thirrjes së Bashkimit Evropian që Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëherë. “Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet, menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, bëri të ditur se i ngarkuari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd për ta diskutuar këtë cështje me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuҫiq. E ky i fundit pas vendosjes së reciprocitetit të Kosovës në targat e veturave të Serbisë, tha se do t’i kundërpërgjigjet Prishtinës siҫ tha me “masa të dhimbshme politike dhe ekonomike”, pas një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që e ka thirrur për të martën në Beograd.

Aleksandër Vuçiq, akuzoi Prishtinën për shkelje të marrëveshjeve të Brukselit. “Shpejt do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, sidomos në planin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, tha Vuҫiq. Sipas tij, “Serbia duhet të jetë e gatshme për dialog edhe në kushtet më të vështira”, por tha  se “nuk shoh arsye në këtë moment për dialog”.

Kosova e kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij, tha se “veprimet e ndërmarra për reciprocitet në targa të veturave të Serbisë, nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serb apo të provokojnë ndonjë destabilizim”.

“Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj nuk janë drejtuar kundër qytetarëve serbë, nuk kanë për qëllim të cënojnë lëvizjen e lirë qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarë do destabilizimi. Pres nga të gjithë ta kuptojnë drejt, se sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshjeje, me të cilën është pajtuar edhe Serbia”, tha Kurti në një seancë të parlamentit.

Kosova kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit për targat e veturave të Serbisë, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi që drejton delegacionin  e Kosovës në Bruksel, kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëanshëm. Çështja e targave të veturave ishte e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

dw

Serbët në veri “shpallin” Asociacionin e Komunave Serbe

Banorët serbë në veri të vendit vazhdojnë të protestojnë, duke mbajtur të bllokuara rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak për shkak të vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar më qarkullimin me vetura me targa të Serbisë, njësoj siç vepron Serbia me targat RKS.

Serbët në afërsi të kufirit kanë ngritur tenda për të kaluar natën, e afër tyre kanë shpalosur edhe një transparent të madh ku thuhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”, ka raportuar portali serb “Kosovo Online”.Image

AKS, i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2012 nuk është themeluar, pasi Kushtetuesja ka gjetur se shumë nga pikat e tij bien ndesh me Kushtetutën.

Serbia, e sheh si thelbësore themelimin e këtij asociacioni dhe kërkon që të ketë kompetenca ekzekutive. Për këtë foli sot edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Protestuesit serbë në Jarinjë po vendosin tenda për të qëndruar gjatë natës

Protestuesit në Jarinjë janë duke vendosur tenda për të qëndruar gjatë natës. Ata përmes një kamioni kanë bllokuar pamjen që Policia e Kosovës gjatë tërë ditës e ka pasur ndaj një grupi të serbëve.

Mediave i është kërkuar të largohen mos të jenë afër protestuesve.

Ka pasur fyerje e sharje në drejtim të Policisë së Kosovës.

Për shkak të bllokimit të rrugës atje janë krijuar kolona të gjata në anën e kufirit me Serbinë. Qytetarët është dashur të kalojnë kufirin në këmbë. Ndërsa në Bërnjak, Policia e Kosovës është dashur të hedh lotsjellës në tentim për të liruar rrugën.

koha

 

Vuçiqi: Persekutimin e 2004-s nuk do ta lejojmë, nesër flasim për masat tona

Vuçiqi: Persekutimin e 2004-s nuk do ta lejojmë, nesër flasim për masat tonaVuçiqi: Persekutimin e 2004-s nuk do ta lejojmë, nesër flasim për masat tona

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Kosovën për çdo pikë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, që sipas tij, janë shkelur nga siç ka thënë ai “Prishtina zyrtare”.

Vuçiqi teksa ka folur se dëshiron “vetëm paqe”, ka folur edhe me tonë kërcënuese.

Trazirat e marsit të vitit 2004, ai i quajti persekutim të popullit serb dhe sipas tij, “këtë Serbia më nuk do ta lejojë”.

“Do të dimë të mbrojmë popullin tonë. Persekutimi i 2004-s ndaj popullit serb më nuk do të lejohet”, ka thënë Vuçiqi në një konferencë për media në Beograd.

Ai ka thënë se Serbia do të përgjigjet me masa të saj, e që sipas tij, do t’i shkaktojnë “dhimbje palës tjetër”.

“Nesër do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, sidomos në planin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, ka thënë Vuçiqi, derisa ka paralajmëruar se Serbia do të ftojë KFOR-in e NATO-n të intervenojë bazuar në autoritetet që kanë.

Për dialogun

“Serbia duhet të jetë e gatshme për dialog edhe në kushtet më të vështira. Por nuk shoh arsye në këtë moment për dialog”, tha ai.

Për Marrëveshjen e Brukselit

“Duhet të marrin përgjigje të shpejtë, shumë të shpejtë se a ekziston Marrëveshja e Brukselit apo jo. Duhet të marrim përgjigje, për 3000 e kusur ditë po na tërheqin për hundë, durimit tonë po i vjen fundi. Për ne ekziston ajo marrëveshje, por le të na thonë nëse edhe për ta nuk ekziston dhe merr fund kjo punë. Nuk bën që ata të marrin çfarë ju pëlqen, e çfarë ju pëlqen serbëve, jo”, tha Vuçiqi.

Vuçiqi: Nuk ekziston marrëveshje për targat RKS

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mohuar se vendimi i marrë sot nga Qeveria e Kosovës është i bazuar në marrëveshjet e viteve 2011 e 2016 për lëvizjen e lirë.

Vuçiqi në një konferencë për media, tha se kjo që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës nuk thuhet e as nuk shkruhet askund.

“Thanë se kanë marrë vendim bazuar në marrëveshjet e arritura më herët dhe në konsultim me të gjithë. Kjo marrëveshje është pos në kokën e Kurtit dhe se ndoshta është konsultuar me mentorët e tij”, ka thënë Vuçiqi. “Kjo nuk është e shkruar askund, as nuk do të jetë”.

Vuçiqi teksa ka folur për këto marrëveshje ka thënë se bëhet fjalë vetëm për targat KS, që me vendim të Qeverisë më nuk janë valide në Kosovë.

Sot Qeveria e Kosovës ka vendosur masa reciprociteti me Serbinë, duke mos lejuar veturat me targa të Serbisë në Kosovë, njëjtë siç bën edhe Serbia tash e sa vite me veturat me targa RKS kur futen në Serbi.

Për qarkullim tash duhen targa të përkohshme, njëjtë siç vepron edhe Serbia.

koha

Kurti: Vazhdojnë diskutimet për gazsjellësin

KosovoKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se janë duke vazhduar diskutimet rreth lidhjes me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).

Ai i bëri këto komente në parlamentin e Kosovës i pyetur nga deputetët rreth debateve të ditëve të fundit, nëse qeveria ka hequr dorë nga një projekt i tillë.

Kryeministri Kurti tha se gjatë pesë muajve të fundit janë zhvilluar pesë takime të nivelit të lartë me përfaqësuesit e lartë të MCC-së, dhe po as punëtori në nivelin teknik.

“Gjatë të gjitha këtyre takimeve ne kemi shtruar pyetje dhe kemi diskutuar për analizë preliminare financiare të investimit, në veçanti qartësimin se cila do të ishte kostoja totale, çfarë pjese do të ishte grant e sa do të duhej të marrim kredi si shtet, kush do të ndërtonte dhe operonte me termocentralin dhe me çfarë kushte dhe mbi të gjitha çfarë implikimesh do të kishte prodhimi i energjisë elektrike nga gazi në tarifat që do t’i paguanin qytetarët dhe bizneset sepse atë energji do të duhet ta paguaj dikush në fund”, tha kryeministri Kurti, duke nënvizuar se vendimet e tilla “definojnë sektorin e energjisë për gjeneratat e ardhshme prandaj ne jemi të përkushtuar që t’i marrim dhe analizojmë të gjitha të dhënat, informatat dhe opsionet në mënyrë që ta marrim vendime mirë të informuara e të duhura duke marr parasysh përfitimet dhe koston për taksapaguesit dhe për konsumatorët e energjisë. Për neve kjo nuk është vonesë, kujt i duket vonesë le ta kuptoj që është përgjegjësi dhe seriozitet. Nuk merren kuturu e shpejt e shpejt vendime kaq të mëdha”.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë, i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë duke vazhduar diskutimet me qeverinë e Kosovës nëse ajo do ta mbështesë propozimin e MCC-së.

voa