Kategoritë: Kosova

Lajmet nga Kosova

Joachim Herrmann apel urgjent: Do ktheheni brenda pak javësh në Kosovë

Ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë, Joachim Herrmann në intervistë ekskluzive për Deutsche Welle-n i këshillon qytetarët të mos e braktisin Kosovën, nga ana tjetër ai kërkon nga BE ta ndihmojë më shumë këtë vend.Deutsche Welle: Javët e fundit është shtuar së tepërmi vala e refugjatëve nga Kosova që vijnë në Gjermani por përmes Bavarisë. Si e përballon ky land këtë fluks e sfidë të re?
Joachim Herrmann: Shumica e këtyre refugjatëve udhëtojnë nga Bavaria për në lande të tjera në Gjermani, prandaj Bavaria dhe qendrat e saj të pritjes për azilantët janë shumë të prekura nga kjo valë refugjatësh. Bëhet fjalë për disa mijëra refugjatë të ardhur nga Kosova vetëm në janar, ndërkohë që dhe në shkurt kjo shifër ka pësuar edhe një rritje tjetër, tani na duhet të flasim për disa qindra vetë në ditë.
Nga ana ekonomike edhe para një viti gjendja në Kosovë nuk ka qenë më e mirë. Çfarë ka ndodhur që pikërisht në këto muaj kemi udhëtime të organizuara me autobusë në drejtim të Gjermanisë apo Austrisë? Keni ju informacione se çfarë rrjeti fshihet pas tyre?
Përshtypja jonë është që në shumë raste pas kësaj fshihen banda kontrabandistësh që bëjnë biznesin e tyre me këta refugjatë duke i motivuar ata që të braktisin Kosovën. Këta refugjatë duket se paguajnë shumë para që të vijnë deri në Gjermani. Këta ofrojnë imazhe komplet të gabuara për Gjermaninë dhe krijojnë përshtypjen e rreme se Gjermania kërkon me urgjencë njerëz, se këtu i presin avantazhe të mëdha: Kjo në një kohë që as nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë, prandaj ne do ta drejtojmë tani më shumë vëmendjen brenda në Kosovë dhe t’u sqarojmë se e drejta gjermane e azilit nuk është aspak rruga e përshtatshme për një imigrim në Gjermani.
Ju përmendët punën që duhet bërë në vend, por sa funksionon realisht bashkëpunimi me autoritetet kosovare për ta ndalur këtë valë refugjatësh?
Ne përpiqemi për të mbajtur kontaktin më të mirë të mundshëm me autoritetet në Kosovë, ministrja bavareze për Çështjet Europiane, Beate Merk ishte ditët e fundit në vend për t’u informuar konkretisht për gjendjen. Nga ana tjetër ne do ta përforcojmë fushatën tonë të informimit publik: Ajo që dihet është se duhet të vetëdijësohet publiku për imazhet e rreme që krijohen. Nga ana tjetër në të njëjtën kohë ne do të forcojmë kontrollet kufitare kryesisht me Hungarinë dhe Serbisë për të reduktuar këtë shtegtim ilegal drejt Gjermanisë.
Jo vetëm ministrja Merk ishte në Kosovë, por edhe autoritete të tjera në Gjermani, sa munden këto fushata informimi të ndihmojnë, në fund të fundit, kush e ndal atë që kërkon të ardhme për familjen e tij?
Një gjë duhet thënë qartë se në Kosovë nuk ekziston asnjë arsye që të bën të kërkosh azil në Gjermani. Aty nuk ka as përndjekje politike, as përndjekje raciste dhe as fetare. Këtu kemi të bëjmë me varfërinë, dhe unë jam i mendimit që Bashkimi Europian duhet të forcojë masat e ndihmës për Kosovën, por e drejta gjermane e azilit nuk duhet shpërdoruar për emigrimin për shkaqe varfërie. Kësaj ne do t’i kundërpërgjigjemi në mënyrë shumë më të angazhuar.
Çfarë mund të bëjë Gjermania më shumë për Kosovën, duket se njerëzit në vend e kanë humbur shpresën tek institucionet, tek e ardhmja në vendin e tyre?
Republika Federale e ka ndihmuar mjaft Kosovën në vitet e fundit. Nuk duhet të harrojmë që në Kosovë është prezent një numër i madh i ushtarëve gjermanë për të garantuar sigurinë e njerëzve në vend. Atje kemi mjaft policë gjermanë, edhe nga Bavaria që ndihmojnë në Kosovë. Sigurisht ka vend ende për ta shtuar ndihmën përmes Bashkimit Europian në Kosovë, por një gjë është e qartë: Problemet e Kosovës nuk zgjidhen kur njerëzit ikin në mënyrë masive në vende të tjera europiane, veçanërisht në Gjermani.
Bavaria ndërmori edhe një iniciativë për ta futur Kosovën por edhe Shqipërinë në vendet e sigurta të origjinës. Si i shikoni shanset për realizimin e saj, dhe a i plotësojnë këto vende kriteret e një vendi të sigurt?
Vende të sigurta origjine janë ato vende që kanë gati një kuotë zero të njohjes së azilit. Për qytetarët nga Kosova kuota e pranimit si azilantë të azilkërkuesve nga Zyra Federale për Refugjatët dhe Migracionin aktualisht është nën 1%. Pra, shansi për të bërë kërkesë për pranimin e azilit në Gjermani është gati zero. Dhe nëse Zyra Federale ka marrë një vendim të tillë në shumë e shumë raste, atëherë edhe Bundestagu mund të konkludojë se këtu kemi të bëjmë dukshëm me një vend të sigurtë origjine.
Ju llogarisni pra që Kosova dhe Shqipëria do të shpallen së shpejti vende të sigurta …
Sidoqoftë ne si palë bavareze angazhohemi fort për këtë.
Kur mund të ndodhë kjo?
Në këtë moment nuk mund të parashikohet një afat.
Mos është Shqipëria më pranë një kategorizimi të tillë se Kosova?
Këtë mbetet ta shohim. Aktualisht mund të thuhet se numri i të ardhurve nga Shqipëria është shumë herë më i vogël se ai nga Kosova.
Serbia, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina u shpallën po ashtu vende të sigurta origjine. Raportimet në 35 thonë se kjo nuk e ka ndryshuar ardhjen e refugjatëve. Cili është mendimi juaj?
Vendimtare në këtë moment është që të kthehen personat që nuk kanë të drejtë të njohjes së azilit në Gjermani. Tani ne do të bëjmë çdo gjë që të kthehen sa më shpejt në Kosovë refugjatët e ardhur.
Një pyetje e fundit: Çfarë do t’i thoni nëse ju lexon një kosovari që sot merr rrugën drejt autobusit për të ardhur në Gjermani ?
Unë do t’i këshilloja me urgjencë kosovarët që marrin rrugën drejt Gjermanisë të mos e bëjnë këtë hap. Nuk ka asnjë shans për azil dhe do të ishte fatale për dikë që dorëzon shtëpinë apo banesën në Kosovë për të kërkuar një të ardhme këtu në Gjermani. Brenda pak javësh ai do të jetë sërish në Kosovë dhe do të duhet të përpiqet të riorganizojë rishtazi jetën e tij. Unë i këshilloj me urgjencë të qëndrojnë në Kosovë. (dw)

Policia gjermane zbarkon në kufirin serbo-hungarez

Gjermania ka njoftuar të enjten se do t’i dërgojë njëzet policë në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, për të ndihmuar në kontrollin e kufirit, në kohën kur është rritur numri i azilkërkuesve që ia kanë mësyrë Bashkimit Evropian dhe përfundimisht Gjermanisë, për një mirëqenje më të mirë.Bashkimi Evropian ka parë një numër në rritje të qytetarëve të Kosovës, të cilët janë kontrabanduar drejt vendeve evropiane, e posaçërisht pas lehtësimit të rregullave të udhëtimit përmes Serbisë.

Rreth 10 mijë kosovarë, vetëm për një muaj, kanë kërkuar azil në Hungari. Ata janë larguar për shkak të varfërisë dhe papunësisë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Numri i madh i migrantëve e ka detyruar Gjermaninë, si një nga ekonomitë më të mëdha të Evropës, që çështjen e azilit ta ketë në agjendën politike. Kjo ngase shumë qytetarë janë zemëruar dhe janë të frikësuar, se numri i madh i emigrantëve dhe refugjatëve do t’ua marrin punën atyre.

“Për ta siguruar dhe garantuar një stabilitet afatgjatë të Kosovës dhe gjithë rajonit, mbrojtje dhe pranim të atyre që në mesin e popullatës janë të përndjekur politikisht, ne kemi marrë një sërë masash”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.

Një nga hapat, sipas ministrisë, është dërgimi i 20 policëve gjermanë në kufirin serbo-hungarez, në mënyrë që të mbështetet menaxhimi afatgjatë i kufijve.

Agjencia për kontrollin kufitar në BE, Frontex, gjithashtu do të forcojë masat dhe Gjermania do të mbështesë masa të tjera për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të bllokut.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë, ka njoftuar se autoritetet përgjegjëse për shqyrtimin e kërkesave të azilantëve, do t’i kenë në prioritet kërkesat e qytetarëve të Kosovës, për të cilat do të vendoset brenda dy javësh dhe kjo sipas tyre, do ta bëjë të qartë se Gjermania nuk është një vend i lehtë për të marrë azil.

Gjatë vitit të kaluar, Gjermania ka refuzuar rreth 99 për qind të kërkesave për azil nga Kosova, ndërsa gjatë janarit, sipas autoriteteve, norma e miratimit është edhe më e ulët, 0.3 për qind.

Për të fituar azil, sipas ministrisë, aplikantët duhet të dëshmojnë se nëse kthehen në vendet e tyre, ata do të përballen me persekutim.

Vetëm gjatë janarit, sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, numri i refugjatëve nga Kosova është rritur për 86 për qind, përkatësisht 3 mijë e 630 refugjatë.

Ministria ka paralajmëruar se është e hapur ndaj ndryshimeve ligjore – ndoshta për ta bërë më të lehtë kthimin e azilkërkuesve nga Kosova duke e cilësuar atë si një vend të sigurtë – por sipas ministrisë, kjo çështje nuk është në prioritet aktual. (rel)

Debat në Kuvend për marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, lidhur me marrëveshjen e arritur në Bruksel, që ka të bëjë me sistemin e drejtësisë në veri të Kosovës.Zoti Mustafa dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar marrëveshjen në takimin e 9 – 10 shkurtit, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Mustafa, duke shpjeguar përmbajtjen e marrëveshjes dhe rëndësinë e saj, ka thënë se marrëveshja e fundit, por edhe të tjerat janë arritur në suaza të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Mustafa ka theksuar se me nënshkrimin e marrëveshjes së fundit, do të shuhen të gjitha gjykatat paralele që kanë funksionuar në Kosovë e Serbi, e që i janë referuar territorit të Republikës së Kosovës.

“Dua të theksoj se rimëkëmbja e sistemit gjyqësor gati të izoluar nga dora e drejtësisë tash e 15 vjet do të jetë një arritur e madhe për ne por edhe një sfidë mjaftë e madhe për ne. Të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë të një rezistence të pashembullt të qytetarëve të pjesës veriore ndaj përpjekjeve të shumta, si të institucioneve të Kosovës, ashtu edhe atyre ndërkombëtare, për të rikthyer drejtësinë në ketë pjesë të vendit”, tha Mustafa.

Sipas tij, me marrëveshjen e arritur nuk ka fitues dhe as humbës.

“Me marrëveshjen për drejtësi nuk ka palë fituese dhe humbëse. Me ketë marrëveshje ka fituar drejtësia, prandaj konsideroj se kanë fituar të gjitha palët. Kanë fituar të gjithë qytetarët. Ka fituar integriteti dhe sovraniteti i vendit tonë”, tha Mustafa.

Sipas marrëveshjes, Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë të jetë i komunitetit serb, ndërsa Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore do të jetë shqiptar.

Deputetët e partive në politike në pushtet, të Partisë Demorkatike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, i kanë dhënë mbështetjen e tyre marrëveshjes së arritur.

Enver Hoxhaj nga PDK, tha se marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Ajo që kemi parë ne në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjatë këtyre viteve është se Serbia shumë më lehtë nënshkruan marrëveshje se sa i zbaton ato marrëveshje”, tha Hoxhaj.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, përkrahe fillimin e krijimit të një rendi dhe futjen e ligjshmërisë në veri.

“Asnjë dialog nuk duhet të bëhetnëse cenon në çfarëdo forme kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendit tonë”, tha Beqiri.

Ligjvënësit nga radhët e opozitës ndërkaq, kishin vërejtje pse nuk u është dorëzuar marrëveshja e plotë para se të mbahej debati i së enjtes.

Kurse, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka kritikuar kryeministrin Mustafa, duke thënë se deputetët nuk janë në dijeni për përmbajtjen e marrëveshjes.

“Teksti i marrëveshjes nuk u është dorëzuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës. A është marrëveshja e nenshkruar a po e parafuar, pra a i keni vendosur inicialet apo nënshkrimet në tekstin e marrëveshjes? “, tha Ymeri.

Vetëvendosje e ka cilësuar marrëveshjen si “tinëzare”.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka theksuar se bisedimet nuk mund të bëhen sa për të thënë, por sipas saj, duhet të ketë korniza dhe metodologji

“Duhet të ketë një metodologji se deri ku duhet të arrijnë bisedimet dhe si të realizohen marrëveshjet”, tha Tërmkolli.

Aleanca kishte shprehur shqetësimin për “nxitimin që të arrihet marrëveshje për drejtësinë, i cili rezultoi me improvizim që paraqitet përmes kuotave të veçanta dhe që komprementon rendin kushtetues të Kosovës”.

Edhe deputeti i partisë politike Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, kishte vërejtje për marrëveshjen e arritur.

“Nga kjo që po ndodh, nuk ka më asnjë dilemë se kjo është rihapje komplet e pakos se Ahtisaarit. Po bisedohen çështje, të cilat i kemi mbyllur. Pakoja e Ahtisaarit ka qenë vija e kuqe, kompromisi më i dëmshëm “, tha Limaj.

Ndryshe, data e takimit të radhës ndërmjet dy kryeministrave nuk është saktësuar ende. Takimi i 9 shkurtit pason një ndërprerje prej dhjetë muajsh, për shkak të zgjedhjeve që u mbajtën vitin e kaluar në Kosovë dhe në Serbi. (rel)

Hoyt Yee: Kosova të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, i tha Zërit të Amerikës se Kosovës i duhet luftë më e frytshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionitZëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, i tha Zërit të Amerikës se Kosovës i duhet një luftë më e frytshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që të ndihmohet zhvillimi ekonomik që do të mundësonte edhe pengimin migrimit të paligjshëm. Në intervistën me korrespondentin tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ai tha se gjykata e posaçme për krime lufte do të ndihmojë Kosovën që të mos ketë re mbi emrin dhe historinë e saj. Ai i cilësoi të rëndësishme bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa vlerësoi edhe angazhimin e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Zëri i Amerikës: Vizita juaj në Kosovë përkon me shtatë vjetorin e pavarësisë së saj. Nga pikëpamja amerikane, ku ndodhet Kosova sot?

Hoyt Yee: Kosova ka bërë progres të madh që kur është bërë pavarur në vitin 2008. Ka pasur një numër zhvillimesh të rëndësishme pozitive, përfshirë njohjen nga mbi 100 vende, pjesëmarrjen e Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare, arritjen e marrëveshjes së stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, përparimin në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Të gjitha këto zhvillime pozitive dëshmojnë se Kosova është në rrugë të duhur. Kosova po ecë drejt vendit të saj të duhur në Evropë dhe në institucionet euroatlantike. Dhe ndonëse kemi ende shumë punë për të bërë së bashku, të gjithë miqtë dhe partnerët e Kosovës së bashku me qeverinë, shoqërinë civile, mediet, të gjithë qytetarët e Kosovës, ne jemi shumë optimist për drejtimin dhe të ardhmen e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Kosova aktualisht po përballet me një shkallë të lartë të pakënaqësive qytetare që çuan në protesta por edhe në një shtim të numrit të migruesve të paligjshëm drejt Bashkimit Evropian. Si i shihni zhvillimet e fundit?

Hoyt Yee: Sa u përket demonstratave, dua të them pikë së pari se ne e mbështesim plotësisht të drejtën e qytetarëve gjithkund, përfshirë edhe Kosovën që të shprehen lirshëm dhe hapur, Ne jemi mbështetës të fortë të lirisë së fjalës, lirisë së tubimit. Sido qoftë, nuk ka vend për dhunë, nuk ka vend për dëmtimin e pronës qoftë publike apo private, në dialogun ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë apo qytetarëve dhe partive politike. E mbështesim lirinë e fjalës, por jo dhunën. Mendoj se demonstratat, shprehja e ndjenjave të forta të palëve të ndryshme në Kosovë pasqyron tranzicionin nëpër të cilin po kalon Kosova në kuptimin e zhvillimit të saj demokratik. Si në gjithë vendet ne tranzicion të këtij rajoni dhe rajoneve të tjera, ka dhimbje dhe sfida të ndryshme që duhet përballur që çojnë në opinione të ndryshme dhe ndonjëherë edhe në dallime të forta. Çfarë është me rëndësi, sic e thashë me herët, që Kosova është në rrugë të duhur, së pari për të normalizuar marrëdhëniet e saj me Serbinë, së dyti për të ecur më afër drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, më afër NATO-s. Çështja që Kosova si shtet dhe qeveria e saj duhet të trajtojnë është para së gjithash ekonomia. Për të pasur mundësi që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, Kosova duhet të ketë ekonomi konkurruese të tregut, duhet të jetë në gjendje të nxisë investuesit e huaj, kompanitë e huaja, por po ashtu duhet të jetë vend ku mund të përparojnë kompanitë e saj në mënyrë që të ketë atë ekonomi të tregut. Duhet të ketë liri të njerëzve që të fillojnë bizneset e tyre, duhet të ketë mundësi për të rinjtë që të punojnë këtu në Kosovë dhe të mos kenë nevojë të lëvizin gjetiu. Dhe për të ndodhur kjo, duhet të ketë luftë më të frytshme kundër korrupsionit. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë faktorët më shkatërrues dhe më të vështirë për t’u zgjidhur, por më të dëmshmit për ekonominë e Kosovës, për mundësinë që bizneset të lulëzojnë, mundësinë që njerëzit të gjejnë punë pa paguar ryshfet, pa u bazuar në lidhjet familjare apo të tjera. Kosova duhet të vazhdojë luftën e saj dhe unë jam takuar me udhëheqësit e qeverisë sot, kryeministrin, zëvendëskryeministrin, presidenten dhe të gjithë më kanë siguruar se pajtohen me nevojën për të bërë më shumë në luftën kundër korrupsionit. Kjo është e rëndësishme që njerëzit e Kosovës kanë nevojë të mësojnë se qeveria është e përkushtuar për këtë luftë, e përkushtuar për të çuar përpara drejt institucioneve euroatlantike.

Zëri i Amerikës: Ndonëse me zemër të thyer autoritetet e Kosovës janë pajtuar me themelimin e Gjykatës së Posaçme për krime lufte. Duke qene i vetmi vend në rajon me një gjykatë të tillë, a nuk e bënë Kosovën të veçantë edhe në trajtimin e saj si viktimë e agresionit, siç thonë udhëheqësit politik në Kosovë?

Hoyt Yee: Përballja me trashëgiminë e së kaluarës dhe të luftës, është dic me të cilën të gjitha vendet e rajonit është dashur të bëjnë dhe të përballen me zgjidhjet dhe ndryshimet që janë të vështira për të gjitha qeveritë e rajonit dhe për qytetarët. Nuk do të thosha se Kosova është e veçantë në këtë aspekt. Gjykata e posaçme është, për nga natyra, gjykatë e veçantë. Është menduar të trajtojë akuza të veçanta në Kosovë. Ato janë akuza shumë shqetësuese që duhet të merren seriozisht. Shtetet e Bashkuara i marrin ato shumë seriozisht sikundër edhe qeveria e Kosovës. Është me rëndësi për Kosovën që të trajtojë këto akuza, këto shqetësime në një mënyrë transparente, profesionale e serioze, në mënyrë që e gjithë bota të dije se nuk ka fshehje, nuk ka përpjekje për të futur nën qilim këto akuza por për t’i trajtuar ato në një mënyrë të pranueshme për gjithë komunitetin ndërkombëtarë, në një mënyrë që sigurojnë sundimin e ligjit, sigurojnë drejtësi dhe se këto çështje janë vërtetë të zgjidhura në mënyrë që të mbyllim këtë kapitull dhe të ecim përpara, asisoj që Kosova të mos ketë re mbi emrin e saj, mbi historinë e saj, në një mënyrë që dëshmon se Kosova e meriton vendin e saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ndonëse e pranojmë se është çështje e vështirë për popullin e Kosovës, mendoj se të gjithë pajtohemi se duam ta lëmë prapa nesh asisoj që të mos vazhdojë të shfaqet e të na ndjekë.

Zëri i Amerikës: Por nuk ka diç të ngjashme në Serbi kur kemi parasysh tërë atë që ka ndodhur në ish Jugosllavinë dhe në Kosovë?

Hoyt Yee: Po ishte gjykata ndërkombëtare për ish Jugosllavinë që trajtoi krimet e luftës në rajon, përfshirë edhe Serbinë, siç e dini. Nuk ka një zgjidhje që përfshinë të gjitha problemet. Akuzat e caktuara që të do të trajtohen nga gjykata e posaçme, nuk mund të trajtohen nga gjykata e Hagës dhe kjo është një nga arsyet pse na duhet gjykata e posaçme. Por, parimet e njëjta ushtrohen sepse është e vështirë në mos e pamundur që një vend ku i akuzuari është aktiv apo ta zëmë anëtar i qeverisë, që të përballet me akuza të tilla brenda sistemit të saj të drejtësisë pa dyshime për njëanshmëri. Prandaj, është shumë më mirë të kemi një zgjidhje të posaçme ndërkombëtare që është e njohur nga Bashkimi Evropian, nga Shtetet e Bashkuara, nga anëtarët tjerë të komunitetit ndërkombëtarë si mjet legjitim për trajtimin e akuzave dhe zgjidhjen e çështjes në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Zëri i Amerikës: Këto ditë Kosovë rifilloi bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Nga ajo që dini, nga po shkojnë këto bisedime? A janë duke i përmbushur synimet për të cilat edhe ishin projektuar?

Hoyt Yee: Mendoj se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po ecin në drejtimin e duhur. Ato kanë ndihmuar tashmë në normalizimin që është zhvillim logjik të marrëdhënieve. Ka shumë punë për të bërë, ka më shumë normalizim që duhet të arrihet, por bisedimet po shkojnë në drejtimin e duhur. Mendoj se është shumë me rëndësi që Bashkimi Evropian po i lehtëson bisedimet sepse kjo dëshmon përkushtimin e Bashkimit Evropian për ardhmërinë evropiane të Kosovës sikurse edhe të Serbisë, dëshmon përkushtimin e vendeve anëtare që të ndihmojnë këto dy vende të zgjidhin sfidat e vështira. Po ashtu bisedimet dëshmojnë mundësitë e Kosovës dhe Serbisë të të përballen me të kaluarën që me gjasë nuk do të ishte e trajtueshme vetëm në kontakte dypalëshe, përveç që do të krijonte më shumë vështirësi. Po ashtu dëshmon aftësinë e të dyja vendeve që të shohin drejt të ardhmes së përbashkët në të cilën ata do të jenë fqinjë që kanë shkëmbime tregtare, lëvizje të lirë, por po ashtu marrëdhëniet normale ndërmjet dy shteteve fqinje do të sjellin qëndrueshmëri, siguri e përparim, jo vetëm për ato dy vende por për rajonin. Pra, do të thosha se ka pasur sukses por ka shumë punë për të bërë. Të gjitha vendet që kujdesen për këtë rajon, të gjithë partnerët e Kosovës, të gjithë partnerët e Serbisë, duhet të trimërojnë të dyja shtetet. Po ashtu nevojitet natyrisht që të dyja qeveritë, ajo e Kosovës dhe Serbisë të qëndrojnë të angazhuara për të gjitha çështjet që janë me rëndësi për të dyja vendet dhe të ecin përpara në procesin që do të merret me nevojat dhe pritjet e qytetarëve të të dyja vendeve dhe synimeve të të dyja vendeve që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian me kohë.

Zëri i Amerikës: Kosova është përmendur si një nga vendet që përballen me kërcënimin e lëvizjeve ekstreme fetare. Si i vlerësoni hapat që po ndërmarrin autoritetet e Kosovës për t’u përballur me këto shqetësime?

Hoyt Yee: Çështja e ekstremizmit të dhunshëm nuk është çështje me të cilën përballet vetëm Kosova. Është një problem që ndikon në të gjitha vendet e këtij rajoni dhe shumë vende në botë përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Ky është një problem global që kërkon përgjigje globale. Kosova po jep ndihmesë të rëndësishme për këtë çështje në vend dhe në rajon. Ne jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin që kemi me Kosovën, me rezultatet që ka arritur Kosovë në arrestimin e personave të dyshuar si ekstremistë të dhunshëm. Ne e vlerësojmë Kosovën që miratoi ligjin që parandalon të ashtuquajturit luftëtarë të huaj, që të shkojnë për të luftuar në konflikte të huaja dhe kur të kthehen të sjellin atë dhunë në Kosovë dhe në rajon. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që qeveria po e merr këtë problem shumë seriozisht. Jemi të gëzuar që Kosova do të marrë pjesë në takimin në Washington më 19 shkurt që i kushtohet shkëmbimit të ideve dhe praktikave më të mira se si vendet që përballen me këtë problem të punojnë në mënyrë më të frytshme së bashku.

Zëri i Amerikës: Të kalojmë pak në pjesën tjetër të rajonit. Si e vlerësoni situatën aktuale në Shqipëri?

Hoy Yee: Mendoj se është shumë me rëndësi që Shqipëria ka shënuar sukses thelbësor në synimet e saj për t’ju bashkuar BE-së. Shqipëria është vend kandidat dhe kjo është dëshmi që vendet që bëjnë reforma të rëndësishme, që janë të përkushtuara për të luftuar korrupsionin, të forcojnë sundimin e ligjit, të forcojnë ekonominë e tregut për të nxitur kompanitë e huaja për investime, janë vende që bëhen kandidate për t’u anëtarësuar në institucionet euroatlantike. Ka shpërblim për reformat e vështira dhe të dhimbshme. Mendoj se ky është një mesazh i rëndësishëm për qytetarët e Shqipërisë që duhet të çojnë përpara reformat, ky është një mesazh për qeverinë se është çështje e përkushtimit politik që përpjekjet e saj për të përmbushur atë që është qëllimi më i rëndësishëm për Shqipërinë dhe vendet tjera aspiruese, se përpjekjet e tyre qoftë të ligjvënësit apo ekzekutivit shpaguhen me përparimin drejt institucioneve evropiane. Mendoj se është me rëndësi që Shqipëria ishte pjesëmarrëse shumë efektive dhe bujare në një numër nismash me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, me pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare përfshirë Afganistanin, sikundër edhe Kosova do të thosha. Sfidat mbesin për Shqipërinë për forcimin e mëtejmë të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Për të qenë në gjendje që të cojë përpara negociatat për anëtarësim me BE-në, duhet të dëshmojë se po merr vendime dhe reformat e domosdoshme për të ecur në atë rrugë.

Zëri i Amerikës: Po sa i përket Maqedonisë? Përveç problemeve të pazgjidhura me Greqinë, ajo po përballet edhe me probleme të brendshme politike?

Hoyt Yee: Unë po ashtu besoj se Maqedonia përket në NATO dhe në BE dhe ka mundësi të kontribuojë në këto dy institucione. Nuk është larg nga kualifikimi për kandidaturën e saj apo anëtarësimin në këto organizata. Ajo duhet natyrisht të përmbushë të gjitha kriteret, që përfshijnë marrëdhëniet e mira fqinjësore, që përfshinë përmbushjen e standardeve demokratike. Mendoj se në Maqedoni një nga sfidat është që t’i dëshmohet BE-së se reformat demokratike, qoftë respekti për mediet, respekti për hapësirën politike, ku të gjitha liritë themelore politike, janë të respektuara nga qeveria siç ka ndodhur në të kaluarën. Mendoj se qeveria e Maqedonisë e ka bërë të qartë se dëshiron të anëtarësohet në BE, së dëshiron të bashkohet në NATO dhe duhet të vazhdojë qoftë edhe me qorrsokakun me të cilin është përballur tash e disa vjet, duhet të vazhdojë dhe të forcojë reformat demokratike. Do të jetë me rëndësi për të gjitha vendet e BE-së dhe aleatët e NATO-s, që të vazhdojnë të kurajojnë Maqedoninë në këtë rrugë dhe për të punuar drejt zgjidhjes së çështjes së emrit, që ndikojnë jo vetëm tek dy vendet e përfshira, por edhe tërë rajonin.

Zëri i Amerikës: Por si të tejkalohet problemi më Greqinë?

Hoyt Yee: Po të kisha zgjidhje, nuk do të isha këtu, do isha diku tjetër. Por, seriozisht mendoj që nëse të dyja vendet mund të gjejnë një hapësirë të drejtë politike, sepse është çështje e ndjeshme për të dyja vendet për shumë vjet, nëse mund të gjejnë një mundësi për rifillimin e bisedimeve intensive për çështjen, është e mundur. Ajo që nevojitet mendoj se është trimërimi nga partnerët, nga aleatët që të kërkojnë zgjidhje dhe që të dyja të kuptojnë se është me rëndësi jo vetëm për këto dy vende por edhe për rajonin dhe gjithë Evropën. (voa)

Si (do të) trajtohen azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria

Ministrat e Brendshëm të landeve gjermane do të diskutojnë të premten për azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria. Kërkohet ndryshimi i ligjit për vendet e sigurta, por kanë nisur që tani masat e para.Shtimi i shpejtë i azilkërkuesve nga Kosova dhe Shqipëria është kthyer në preokupim për politikën gjermane. Një numër i madh përfaqësuesish në qeverinë gjermane e sidomos në lande kanë kërkuar këtë javë marrjen e masave të shpejta. Diskutimet për përfshirjen e Kosovës dhe Shqipërisë në “vendet e sigurta” të origjinës vazhdojnë, por ndërkohë organet gjermane po marrin masa praktike kundër shpërdorimit të kërkesës për azil nga shtetas të këtyre vendeve.
Ministrat e brendshëm gjermanë për Kosovën e Shqipërinë
Në një konferencë telefonike të premten, Ministrat e Brendshëm të landeve gjermane do të diskutojnë për shtimin e numrit të migrantëve nga Kosova dhe Shqipëria. Propozimin për konferencën e bëri të martën Ministri i Brendshëm i Landit të Saksonisë së Poshtme, Pistorius. Agjencia gjermane e lajmeve, dpa citon me këtë rast edhe një zëdhënës të ministrisë së Brendshme të landit të Baden-Vyrttembergut. Ministria në Shtutgart drejtohet nga socialdemokratët. Baden-Vyrttembergu do të paraqesë me këtë rast një dokument, në të cilin do të diskutohet edhe çështja e zgjerimit të rrethit të “shteteve të sigurta”. Rregulli që do të propozohet pritet të përmbajë përshpejtimin e refuzimit në procedurën e azilimit, të pasuar nga kthimi pas në vendet nga kanë ardhur personat. Deri tani, statusin e vendeve të sigurta, në të drejtën e azilit e kanë Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia.
Edhe Ministria Federale e Brendshme theksoi të mërkurën (11.02.2015) nevojën për veprim të përshpejtuar në çështjen e azilkërkuesve nga Kosova. “Ne po e përshpejtojmë në mënyrë masive përpunimin e kërkesave për azil nga Kosova”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme. “Migrimi masiv” nga Kosova i ka çuar në kufijtë e tyre mundësitë për strehimin në Gjermani dhe mund të ketë veç kësaj “pasoja shkatërrimtare” për stabilitetin e Kosovës vetë.
Por Ministria Federale e Brendshme nuk planifikon të ndërmarrë vetë ndonjë inisiativë për zgjerimin e listës së “vendeve të sigurta” edhe me Kosovën dhe Shqipërinë. Një ndryshim i ligjit kërkon shumë kohë, tha zëdhënësi i Ministrisë Federale të Brendshme. Kërkesa e momentit është “marrja e masave të menjëhershme dhe gjetja e përgjigjeve të shpejta”.
Problemi qendron në dhënien e miratimit për ndryshimin e ligjit nga landet gjermane që qeverisen nga socialdemokratët. SPD e ka lënë të hapur nëse do ta mbështesë një zgjerim të listës me vende të reja të sigurta. Por ministri i Brendshëm i landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRW), Ralf Jäger (SPD) tha se njerëzit që vijnë kanë nevojë shpejt për siguri “nëse mund të qendrojnë këtu apo jo”. Ai tha se njerëzit nga Kosova janë viktima të premtimeve të gënjeshtërta nga banda kriminele të trafikantëve të njerëzve.
Trajtim në praktikë i Kosovës e Shqipërisë si “vende të sigurta”
Në këtë situatë, organet gjermane kanë nisur t’i trajtojnë që tani praktikisht Kosovën dhe Shqipërinë sikur të bënin pjesë në listën e “shteteve të sigurta”.
Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët në Nyrnberg deklaroi të mërkurën (11.02.2015) se për kërkesat për azil të kosovarëve ndërkohë vendoset brenda dy javësh. Një zëdhënës bëri të ditur se lutjet e kosovarëve përpunohen njësoj shpejt si lutjet nga vendet e reja të sigurta, Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina. Kuota e pranimit të lutjeve nga Kosova është vetëm 0,3 përqind, u bë e ditur. Pra pjesa dërrmuese e njerëzve duhet të llogarisin kthimin në atdhe.
Bavaria: jo para refugjatëve nga ish-Jugosllavia dhe Shqipëria
Kurse landi i Bavarisë që përballet me dyndjen më të madhe të refugjatëve ka planifikuar të shkojë një hap më tej. Bavaria nuk do t’u japë më para në dorë azilkërkuesve nga ish-Jugosllavia dhe nga Shqipëria. “Për këto vende ne në Bavari do të kalojmë shumë shpejt në parimin e shërbimeve në natyrë”, tha të mërkurën në Mynih Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joahim Herrmann (CSU). “Nuk duam të ofrojmë nxitje (për të ardhur)”, tha Herrmann. Sipas tij, rregulli i ri do të vlejë për Serbinë, Maqedoninë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën dhe Shqipërinë. Bavaria ngul këmbë që veç tri vendeve të para, në vendet e sigurta të përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova. Bavaria ka bërë të ditur se një kërkesë të tillë do ta shtrojë në Dhomën e Landeve, në Bundesrat.
Edhë zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Thomas Strobl tha se është e nevojshme që edhe Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova të shpallen shtete të sigurta të origjinës. Agjencisë së lajmeve Reuters ai i tha se “sistemi i azilimit do të bëhej kështu më i drejtë”. Për këtë duhet të japë mbështetje edhe Dhoma e Landeve.
Në situatën e krijuar, Ministrja për Evropën në Bavari, Beate Merk (CSU) do të qendrojë të enjten (12.02.2015) për bisedime politike në Prishtinë. Synimi i vizitës është frenimi i valës së largimeve nga Kosova.
Zëdhënësi i Ministrisë Federale të Brendshme në Berlin tha se Ministria po e vëzhgon me shqetësim dhe me kujdes zhvillimin aktual. Ai tërhoqi vëmendjen se gati 99 përqind e kërkesave për azil nga Kosova refuzohen në Gjermani. Azilkërkuesit nga Kosova duhet ta dinë, se për “shumicën e tyre, një qendrim i përhershëm në Gjermani nuk është i garantuar.”
Shtim i azilkërkuesve kosovarë në gjithë Gjermaninë
Kosova ka avancuar ndërkohë në vendin e dytë të origjinës së azilkërkuesve në Gjermani, pas Sirisë. Në janar, kërkesë për azil në Gjermani shtruan për herë të parë rreth 3030 njerëz nga Kosova. Ky është dyfishi i numrit të azilkërkuesve kosovarë në dhjetor. Në vitin 2014 u paraqitën gjithsej 6900 kërkesa të tilla.
Sipas një sondazhi të agjencisë gjermane të lajmeve dpa, numri i azilkërkuesve nga Kosova është rritur me vrull gati në të gjitha landet gjermane. Në Baden-Vyrrtemberg në shkurt, një në dy refugjatë erdhi nga Kosova. Në Bavari, në janar 3000 kosovarët përfaqësonin shumicën e azilkërkuesve. Gati shtatë herë më shumë refugjatë nga Kosova se një muaj më parë erdhë në janar në landin e Rheinland-Pfalz-it.
Vitin e kaluar, në Gjermani u paraqitën gjithsej 203.000 lutje për azil. Organizata Pro Asyl kërkoi që shqyrtimi individual i rasteve duhet të mbetet në qendër të procedurës së azilimit në Gjermani. Partia opozitare Të Gjelbrit paralajmëroi që azilkërkuesit kosovarë të mos kthehen në bllok. “Përballë varfërisë dhe vuajtjeve kjo do të ishte në kufirin e refuzimit të pranimit të realitetit”, tha shefja e të Gjelbërve, Simone Peters. (dw)

Mobilizim ndërkombëtar dhe kosovar kundër migrimit

Ministrja për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Rajonale e Landit gjerman të Bavarisë, Beate Merk, tha në Prishtinë se “azilkërkuesit kosovarë në Gjermani do të kthehen pasi Kosova është një vend i sigurt”.Migrimi ilegal i mijëra qytetarëve të Kosovës që destinacion kanë vendet e Evropës Perendimore, kryesisht Gjermaninë dhe Austrinë, tashmë ka mobilizuar edhe zyrtarët e lartë shtetërorë të këtyre vendeve që të vijnë në Kosovë për t’u njohur më afër me gjendjen e krijuar. Të enjten (12.02)në Kosovë, qëndroi Ministrja për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Rajonale e landit gjerman të Bavarisë, Beate Merk, e cila së bashku me ambasadoren gjermane në Kosovë, Angelika Viiets, takuan kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Ministrja Beate Merk, informoi kryeministrin Mustafa “për ndryshimet që janë bërë në legjislacionin e Bavarisë dhe ndalimin e përkrahjes financiare për emigrantët nga Kosova si dhe faktin që kërkesat për azil të kosovarëve do të procedohen brenda dy javësh”, thuhet në një njoftim të kryeministrisë.
“Azilkërkuesit kosovarë do të kthehen pasi Kosova është një vend i sigurt dhe se kosovarëve nuk iu takon e drejta për azil”, citohet të ketë thënë ministrja Beate Merk.
Në këtë takim thuhet se është biseduar edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe landit të Bavarisë, për mundësinë e punësimit sezonal dhe trajtimit e aftësimit profesional të qytetarëve të Kosovës, mirëpo nuk jepen shumë detaje për ndonjë projekt konkret.
Në të njëjtën ditë, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skënder Hyseni, qëndroi në Vjenë të Austrisë për të diskutuar me homologen austriake Johanna Miki-Leitner, pikërisht ҫështjen e migrimit të kosovarëve në shtetin e Austrisë. Edhe ministrja Miki Leitner, ka apeluar te qytetarët e Kosovës që mos të marrin rrugën drejt Austrisë, sepse të gjithë do të kthehen në Kosovë. “Austria është shumë e shqetësuar me numrin në rritje të azilkërkuesëve nga Kosova. Të gjitha kërkesat për azil do të refuzohen dhe migrantët do të kthehen në Kosovë, sepse Austria e cilëson Kosovën si një vend të sigurt”, citon Ministria e Punëve të Brendshme, ministren austriake të Punëve të Brendshme, Johanna Miki-Leitner.
Ndërkohë shefi i misonit i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM )në Kosovë, Jorge Baca Vaughan, pas një takimi që zhvilloi me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, u shpreh i gatshëm që organizata e tij të ndihmojë institucionet e Kosovës në procesin e kthimit të azilkërkuesve nga vendet e BE-së, përmes programeve të ndryshme që kanë të bëjnë me krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, mbështetjen për komunitetet si dhe përmes programit për kthimin vullnetar të të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë azilkërkues në vendet e BE-së.
Autoritetet kosovare tashmë disa herë kanë deklaruar se Kosova është e gatshme për të pritur dhe për të riintegruar qytetarët e vet, që do të kthehen nga vendet ku kanë migruar. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha të enjten pas një mbledhjeje të qeverisë se javën e ardhshme qeveria do ta miratojë planin e punës për katër vitet e ardhshme, plan ky që sipas tij do të krijojë kushte që qytetarët e Kosovës mos ta braktisin vendin. “Programi qeveritar, të cilin do ta aprovojmë javën e ardhshme, si dhe masat të cilat ne jemi përcaktuar t’i marrim në nxitjen e zhvillimit ekonomik, sidomos në fushën e bujqësisë dhe në fushat e tjera, mundësojnë që ne në mënyrë stabile dhe në mënyrë të qëndrueshme, të sigurojmë kushte që njerëzit të jetojnë këtu, të kenë perspektivë këtu dhe me vendet e BE-së të ndërtojmë partneritet afatgjatë”, tha kryeministri Isa Mustafa.
Sidoqoftë, Autoritetet në Prishtinë akoma nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e qytetarëve që kanë migruar jashtligjshëm, sidomos gjatë dy muajve të fundit. (dw)

RAPORTI I MUSTAFËS NUK KËNAQ OPOZITËN

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, është përballur sot me deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës, derisa ka raportuar për marrëveshjen për drejtësi e arritur me 10 shkurt në Bruksel.Ndonëse kryeministri arsyetoi të mirat e kësaj marrëveshje, ai nuk ka arritur të bind opozitën.

Mustafa tha se kjo marrëveshje për të cilën është zhvilluar një dialog i gjatë ruan sistemin unik të drejtësisë në vend, duke numëruar një nga një parimet themelore të dialogut dhe arritjes së marrëveshjes për drejtësi.

“Të gjitha zgjidhjet janë arritur në suaza të kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe asnjë zgjidhje e pranueshme nuk kërkon ndryshimin e ligjeve por vetëm zbatimin e këtyre ligjeve në territorin e Kosovës. Parimet themelore të dialogut për drejtësi kane qenë. Sistemi unik i gjyqësorit , përkatësisht një gjykatë themelore për tërë rajonin e Mitrovicës siç është e paraparë me ligj, respektivisht një prokurori themelore. Gjyqtarët dhe prokurorët punojnë së bashku dhe jo të ndarë mbi baza etnike. Aspekti fizik i gjykatave të rregullohet në mënyrë praktike substancionale, që rastet penale të trajtohen në objektin e gjykatës në veri, ndërsa që rastet civile në objektet e gjykatës themelore në jug”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij në kjo marrëveshje është nënshkruar që kryeprokurori të jetë shqiptarë, ndërsa kryetari i gjykatës të jetë serb, ndërsa numri i stafit tjetër administrativ të jetë i përafërt me numrin e banorëve që përfaqësojnë etnitë e caktuara, dhe se me këtë marrëveshje është kërkuar që të shuhen strukturat tjera paralele në veri të vendit.

Ai ka thënë se me arritjen e kësaj marrëveshje fiton drejtësia në vend.

“Me marrëveshjen e arritur nuk ka palë fituese e humbëse. Ka fituar drejtësia. Prandaj konsideroj se kanë fituar të gjitha palët. Kanë fituar të gjithë qytetarët, ka fituar integriteti dhe sovraniteti i vendit tonë”, ka thënë Mustafa.

Gjatë raportimit të tij në Kuvend, Mustafa ka thënë po ashtu se në fazat e mëvonshme pritet që të diskutohet për çështjen e të pagjeturve, për kompensimin e dëmeve të luftës, për kthimin e dokumenteve të marra në Serbi, etj.

Marrëveshjen për drejtësi të arritur në Bruksel e kanë mbështetur PDK dhe LDK. Mirëpo Enver Hoxhaj nga PDK ka thënë se për shkak të përvojave të kaluar me Beogradin dyshon për atë se këto marrëveshje do të zbatohen nga Beogradi.

Në anën tjetër më e fuqishme në kundërshtim ka qenë Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se me të bëhet ndarje e sistemit të drejtësisë.

Visar Ymeri nga Vetëvendosje ka thënë se vet kryeministri Mustafa nuk po i beson fjalëve të tij për atë se çfarë është arritur në Bruksel, e lëre më që kjo të besohet edhe nga deputetët e kuvendit të Kosovës.

Ai edhe njëherë theksoi faktin se deputetët nuk e dinë se çfarë përmban teksti i marrëveshjes, përderisa ka pyetur Isa Mustafën se: Në këtë marrëveshje a thuhet Isa Mustafa Kryeministri i Kosovës, apo është marrëveshje e arritur personalisht?.

“Flamuri i Kosovës nuk është aty, ai bien kjo tash që Isa Mustafa nuk e pranon flamurin e Kosovës. Nashta. Po dorën në zemër aty Brukseli nuk po e qetë flamurin e Kosovës sepse Brukseli nuk e konsideron Kosovën si shtet, edhe rrjedhimisht Isa Mustafa aty nuk po shkon as si kryeministër i Kosovës po as si kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka thënë Ymeri.

Ai i ka rikujtuar Mustafës marrëveshjen e arritur me 10 shtator mes LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Vetëvendosjes, duke e kritikuar Isa Mustafën se e ka harruar atë marrëveshje dhe pikat e saj, pasi sipas Ymerit dialogu me Serbinë tash po i duket mirë i përgatitur.

Ndërsa kjo marrëveshje e tanishme me palën serbe për gjyqësorin dhe drejtësinë në vend, sipas Ymerit është shkelje e drejtpërdrejtë në shtetësinë e Kosovës, si dhe në kushtetutën e saj.

“Me këtë po shkelet jo vetëm kushtetua por edhe ide e funksionimit të një Republike e në këtë rast të Republikës së Kosovës. Prandaj ju ftoj që këtë marrëveshje ta çkyni ose ta hani siç ka qenë rasti me marrëveshjen e 10 shtatorit dhe ta ktheni, ose parimet e marrëveshjes së dhjetë shtatorit. T’i qëndroni besnik nënshkrimit tuaj që keni vendos me dhjetë shtator zotëri Mustafa”, ka thënë Ymeri.

Edhe Fatmir Limaj nga Nisma, ka ngritur shqetësimet e tij për këtë marrëveshje, duke folur për atë se cilat do të jenë kompetencat që do të kenë gjykatat dhe gjykatësit në veriun e vendit.

“Ajo çka neve na shqetëson janë kompetencat territoriale. Gjykata shikohet mbi bazën e kompetencave territoriale, pjesa veriore e Kosovës po frikohemi që në të ardhmen ta shihni jo kryetari i gjykatës së apelit por askush atje më asgjë nuk mund të bëj përveç atyre që janë atje. Do ta zbatojnë ligjin e Kosovës, po besoj që po . Do të bëj betimin te presidenti. Mu këto nuk më bëjnë përshtypje”, ka thënë Limaj.

Ai mes tjerash ka thënë se me këtë marrëveshje vetëm sa po fillon të behet ndarja brenda shtetit të Kosovës.

“Si zbatohet ai ligj, kush ndiqet, si ndiqet, çka bahet. Prandaj ky është problem për të cilin besoj që do të na shfaqet. Me gjithë këtë përpjekje, bile disa i kam pa në mënyrë ekzaltuese të arsyetimit të kësaj marrëveshje mos u ngutuni, mos u boni euforik sepse po bëni diçka që koha ka me tregu që është gabim. Kjo është rrumbullakim i ndarjes , asaj që ka me na ardh mas katër a pesë muajve nëse shkohet me këtë logjik”, ka thënë Limaj.

Mungesa e flamurit të Kosovës në takimet që u zhvilluan në Bruksel, kundrejt atij të Serbisë dhe Bashkimit Evropian ishte një pikë tjetër e cila nxiti debat në kuvendin e dhe u cilësua si mungesë e madhe dhe si një arsye më shumë për të kontestuar atë që Kosova në këtë dialog nuk po përfaqësohet si shtet. (rtk)

Zbulohen detaje të raportit të Ulrike Lunacek për ikjet masive

Megjithë progresin e arritur nga autoritetet e Kosovës, Prishtina duhet patjetër të luftojë më ashpër rrjetin e trafikantëve që po mundësojnë largimin ilegal të kosovarëve drejt vendeve të BE-së, thuhet ndër të tjera në raportin e rregullt të deputetes evropiane, Ulrike Lunacek, e cila është raportuese për Kosovën në parlamentin evropian.I njëjti raport thotë se autoritetet në Prishtinë duhet gjithashtu të sqarojnë në mënyrë të qartë për opinionin në Kosovë që pothuajse nuk ka fare mundësi për të fituar statusin e azilit në vendet e BE-së.

Këto pjesë të raportit janë zbuluar nga ‘European Western Balkans’, thotë se draft raporti i Lunacekut që do të votohet në parlamentin evropian, ‘nënvizon me shqetësim të lartë papunësinë e lartë, veçanërisht tek të rinjtë’, transmeton Gazeta Blic.

Raporti gjithashtu nënvizon rënien e madhe të investimeve të huaja direkte në çerekun e tretë të vitit të kaluar, ndërsa iu bën thirrje autoriteteve në Kosovë që të përmirësojnë ambientin e të bërit biznes, me theks të veçantë për bizneset e vogla dhe ato të mesme.

Në këtë dokument gjithashtu i bëhet thirrje Komisionit Evropian që të ofrojë asistencë për ndërmarrësit e rinj përmes fondeve të Para Anëtarësimit (IPA), duke përfshirë edhe lidhjet me ndërmarrës të vendeve të Bashkimit Evropian.

Në fund, Lunacek vlerëson: “raporti im gjithashtu do e bëj të qartë se BE duhet të bëj më shumë që t’i jap Kosovës një perspektivë reale të anëtarësimit, si për shembull përmes udhërrëfyesit tejet të vonuar për liberalizim të vizave. Dialogu për vizat ka filluar në nëntor të vitit 2011, një sinjal i rëndësishëm për normalizim dhe stabilizim. Mirëpo, të bëhem e sinqertë dhe reale: qeveria e mëparshme ka arritur të bëj shumë në aspektin teknik, mirëpo ministrat e brendshëm të BE-së duhet të japin aprovimin e tyre për liberalizim të vizave. Rritja e numrit të qytetarëve të Kosovës që po largohen nga Kosova, përfshirë edhe romët, ashkalinjtë dhe shqiptarët, po dërgon sinjal shumë të keq: Sa më shumë kërkues të azilit ka nga Kosova në vendet e BE-së, aq më e vështirë bëhet procesi i liberalizimit të vizave, edhe nëse Kosova të ketë të gjitha kushtet teknike nga Prishtina. Mirëpo, unë ju garantojë se së bashku me shumicën e pjesëtarëve të Parlamentit Evropian do të vazhdojmë të bëjmë presion për liberalizim të vizave dhe dhënien fund të izolimit të papranueshëm të qytetarëve të Kosovës”. (telegrafi)

BAJRAMI: NGA KOSOVA JANË LARGUAR 5130 NXËNËS

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka thënë se deri më tani, nga Kosova,nga fenomeni i largimit nga Kosova, janë edhe nxënësit e cikleve parauniversitare në Kosovë.“Procesi i largimit ka përfshirë edhe sektorin e edukimit dhe ne kemi shifra ekzakte të cilat janë të proceduara para një jave – përkatësisht rreth 5130 nxënës të cikleve parauniversitare. Jemi duke tentuar që të flasim me prindër që këta nxënës të kursehen”, ka theksuar ministri Bajrami. (rtk)

Si (do të) trajtohen azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria

Ministrat e Brendshëm të landeve gjermane do të diskutojnë të premten për azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria. Kërkohet ndryshimi i ligjit për vendet e sigurta, por kanë nisur që tani masat e para.Shtimi i shpejtë i azilkërkuesve nga Kosova dhe Shqipëria është kthyer në preokupim për politikën gjermane. Një numër i madh përfaqësuesish në qeverinë gjermane e sidomos në lande kanë kërkuar këtë javë marrjen e masave të shpejta. Diskutimet për përfshirjen e Kosovës dhe Shqipërisë në “vendet e sigurta” të origjinës vazhdojnë, por ndërkohë organet gjermane po marrin masa praktike kundër shpërdorimit të kërkesës për azil nga shtetas të këtyre vendeve.
Ministrat e brendshëm gjermanë për Kosovën e Shqipërinë
Në një konferencë telefonike të premten, Ministrat e Brendshëm të landeve gjermane do të diskutojnë për shtimin e numrit të migrantëve nga Kosova dhe Shqipëria. Propozimin për konferencën e bëri të martën Ministri i Brendshëm i Landit të Saksonisë së Poshtme, Pistorius. Agjencia gjermane e lajmeve, dpa citon me këtë rast edhe një zëdhënës të ministrisë së Brendshme të landit të Baden-Vyrttembergut. Ministria në Shtutgart drejtohet nga socialdemokratët. Baden-Vyrttembergu do të paraqesë me këtë rast një dokument, në të cilin do të diskutohet edhe çështja e zgjerimit të rrethit të “shteteve të sigurta”. Rregulli që do të propozohet pritet të përmbajë përshpejtimin e refuzimit në procedurën e azilimit, të pasuar nga kthimi pas në vendet nga kanë ardhur personat. Deri tani, statusin e vendeve të sigurta, në të drejtën e azilit e kanë Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia.
Edhe Ministria Federale e Brendshme theksoi të mërkurën (11.02.2015) nevojën për veprim të përshpejtuar në çështjen e azilkërkuesve nga Kosova. “Ne po e përshpejtojmë në mënyrë masive përpunimin e kërkesave për azil nga Kosova”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme. “Migrimi masiv” nga Kosova i ka çuar në kufijtë e tyre mundësitë për strehimin në Gjermani dhe mund të ketë veç kësaj “pasoja shkatërrimtare” për stabilitetin e Kosovës vetë.
Por Ministria Federale e Brendshme nuk planifikon të ndërmarrë vetë ndonjë inisiativë për zgjerimin e listës së “vendeve të sigurta” edhe me Kosovën dhe Shqipërinë. Një ndryshim i ligjit kërkon shumë kohë, tha zëdhënësi i Ministrisë Federale të Brendshme. Kërkesa e momentit është “marrja e masave të menjëhershme dhe gjetja e përgjigjeve të shpejta”.
Problemi qendron në dhënien e miratimit për ndryshimin e ligjit nga landet gjermane që qeverisen nga socialdemokratët. SPD e ka lënë të hapur nëse do ta mbështesë një zgjerim të listës me vende të reja të sigurta. Por ministri i Brendshëm i landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRW), Ralf Jäger (SPD) tha se njerëzit që vijnë kanë nevojë shpejt për siguri “nëse mund të qendrojnë këtu apo jo”. Ai tha se njerëzit nga Kosova janë viktima të premtimeve të gënjeshtërta nga banda kriminele të trafikantëve të njerëzve.

Trajtim në praktikë i Kosovës e Shqipërisë si “vende të sigurta”
Në këtë situatë, organet gjermane kanë nisur t’i trajtojnë që tani praktikisht Kosovën dhe Shqipërinë sikur të bënin pjesë në listën e “shteteve të sigurta”.
Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët në Nyrnberg deklaroi të mërkurën (11.02.2015) se për kërkesat për azil të kosovarëve ndërkohë vendoset brenda dy javësh. Një zëdhënës bëri të ditur se lutjet e kosovarëve përpunohen njësoj shpejt si lutjet nga vendet e reja të sigurta, Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina. Kuota e pranimit të lutjeve nga Kosova është vetëm 0,3 përqind, u bë e ditur. Pra pjesa dërrmuese e njerëzve duhet të llogarisin kthimin në atdhe.
Bavaria: jo para refugjatëve nga ish-Jugosllavia dhe Shqipëria
Kurse landi i Bavarisë që përballet me dyndjen më të madhe të refugjatëve ka planifikuar të shkojë një hap më tej. Bavaria nuk do t’u japë më para në dorë azilkërkuesve nga ish-Jugosllavia dhe nga Shqipëria. “Për këto vende ne në Bavari do të kalojmë shumë shpejt në parimin e shërbimeve në natyrë”, tha të mërkurën në Mynih Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joahim Herrmann (CSU). “Nuk duam të ofrojmë nxitje (për të ardhur)”, tha Herrmann. Sipas tij, rregulli i ri do të vlejë për Serbinë, Maqedoninë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën dhe Shqipërinë. Bavaria ngul këmbë që veç tri vendeve të para, në vendet e sigurta të përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova. Bavaria ka bërë të ditur se një kërkesë të tillë do ta shtrojë në Dhomën e Landeve, në Bundesrat.
Edhë zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Thomas Strobl tha se është e nevojshme që edhe Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova të shpallen shtete të sigurta të origjinës. Agjencisë së lajmeve Reuters ai i tha se “sistemi i azilimit do të bëhej kështu më i drejtë”. Për këtë duhet të japë mbështetje edhe Dhoma e Landeve.
Në situatën e krijuar, Ministrja për Evropën në Bavari, Beate Merk (CSU) do të qendrojë të enjten (12.02.2015) për bisedime politike në Prishtinë. Synimi i vizitës është frenimi i valës së largimeve nga Kosova.
Zëdhënësi i Ministrisë Federale të Brendshme në Berlin tha se Ministria po e vëzhgon me shqetësim dhe me kujdes zhvillimin aktual. Ai tërhoqi vëmendjen se gati 99 përqind e kërkesave për azil nga Kosova refuzohen në Gjermani. Azilkërkuesit nga Kosova duhet ta dinë, se për “shumicën e tyre, një qendrim i përhershëm në Gjermani nuk është i garantuar.”
Shtim i azilkërkuesve kosovarë në gjithë Gjermaninë
Kosova ka avancuar ndërkohë në vendin e dytë të origjinës së azilkërkuesve në Gjermani, pas Sirisë. Në janar, kërkesë për azil në Gjermani shtruan për herë të parë rreth 3030 njerëz nga Kosova. Ky është dyfishi i numrit të azilkërkuesve kosovarë në dhjetor. Në vitin 2014 u paraqitën gjithsej 6900 kërkesa të tilla.
Sipas një sondazhi të agjencisë gjermane të lajmeve dpa, numri i azilkërkuesve nga Kosova është rritur me vrull gati në të gjitha landet gjermane. Në Baden-Vyrrtemberg në shkurt, një në dy refugjatë erdhi nga Kosova. Në Bavari, në janar 3000 kosovarët përfaqësonin shumicën e azilkërkuesve. Gati shtatë herë më shumë refugjatë nga Kosova se një muaj më parë erdhë në janar në landin e Rheinland-Pfalz-it.
Vitin e kaluar, në Gjermani u paraqitën gjithsej 203.000 lutje për azil. Organizata Pro Asyl kërkoi që shqyrtimi individual i rasteve duhet të mbetet në qendër të procedurës së azilimit në Gjermani. Partia opozitare Të Gjelbrit paralajmëroi që azilkërkuesit kosovarë të mos kthehen në bllok. “Përballë varfërisë dhe vuajtjeve kjo do të ishte në kufirin e refuzimit të pranimit të realitetit”, tha shefja e të Gjelbërve, Simone Peters. (dw)