Kategoritë: Kulturë

Poezia e poetit Pablo Neruda që frymëzon prej dekadash gjithë botën

Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi çmimin Nobel për letërsi, një çmim ky i kundërshtuar për shkak të aktivitetit të tij politik. Novelisti kolumbian Gabriel Garsia Markez e quajti “Poeti më i madh i shek. XX”.

Kënga Gjithëpërfshirëse e tij (Canto general, 1950), u bë simbol i rreshtimit për letërsinë e popullit kilean.

Ja një nga poezitë më frymëzuese të tij…

 

Dalëngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,

që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,

që nuk ndryshon rrugë,

që nuk rrezikon,

që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,

që nuk i flet atij që nuk e njeh.

 

Dalëngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,

që është i pakënaqur nga puna,

që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,

që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.

Dalëngadalë vdes ai që nuk udhëton,

që nuk lexon,

që nuk dëgjon muzikë,

që nuk zbulon hijeshi te vetja e tij.

 

Dalëngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,

që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,

që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,

që ankohet për shiun që nuk pushon.

 

Dalëngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,

që nuk pyet për gjërat që nuk i di dhe

që nuk përgjigjet për gjërat që di.

 

E shmangim vdekjen me doza të vogla,

duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë

kërkon një përpjekje shumë më të madhe

se thjeshtë fakti që marrim frymë.

 

Vetëm durimi i paepur

do të na bëjë të arrijmë

lumturinë më të madhe.

Edicioni i 63-të, Vera e Ohrit 2024

julian_rachlinMe datë 12.07.2024 në amfiteatrin antik të Ohrit fillon Edicioni i 63-të, Vera e Ohrit 2024 që do të zgjasë deri më 20.08.2024.

Hapja solemne do të bëhet me datë 12.07.2024, në amfiteatrin antik të Ohrit nga violimisti Julian Rachlin dhe Filharmonia e RMV me program: F. Mendelssohn” Koncert për violinë dhe orkestër” dhe P.I. Tchaikovsky – Uverturë-fantazi “Romeo dhe Zhuljeta”.

 

Kush është Julian Rachlin?

Julian Rachlin – drejtor muzikor i Orkestrës Simfonike të Jerusalemit, dirigjent i Orkestrës Simfonike Kristiansand dhe dirigjent i parë i ftuar i Orkestrës Filarmonike ne Turku. Për më shumë se 30 vjet, karriera e tij e ka çuar në të gjithë meridianët e botës si dirigjent, solist, muzikant dhome, mësues dhe drejtor artistik. Regjistrimet e vlerësuara nga kritika lëshohen në bartës të zërit nga shtëpitë botuese prestigjioze Deutsche Grammophon, Sony Classical dhe Warner Classics.

Rachlin është një dirigjent i kërkuar në të gjithë botën. Në sezonet e fundit, ai ka performuar me Orkestrën Simfonike në Çikago, Birmingham, Vjenë, si dhe me Orkestrën Evropiane të Dhomës, Filarmoninë Mbretërore në Londër, Filarmoninë e Izraelit, Orkestrat Filarmonike në Oslo dhe Helsinki, Filarmoninë Mbretërore. në Liverpool dhe Orkestrën Konzerthaus të Berlinit.

 

Si violinist ai ngjitet në skenë me disa nga orkestrat dhe dirigjentët më prestigjiozë të botës dhe së fundmi performoi me Filharmoninë e Oslos dhe Klaus Mäkela, me Orkestrën Filharmonike të Londrës dhe Santo-Mathias Ruvali, me Orkestrën Simfonike Kombëtare të SHBA dhe Gianandrea Noseda. Filarmonia e Mynihut dhe Filarmonia e Los Anxhelosit me Zubin Mehtën, Filarmonia e Shën Petersburgut dhe Yuri Temirkanov, Orkestra Simfonike e Bostonit, Orkestra Filarmonike e Milanos Scala, Orkestra Kombëtare RAI me Andrés Orzoco-Estrada, Orkestra e Radios Bavarez dhe Montre Orkestra Simfonike të Pitsburgut me Manfred Honeck.

 

Festivalet muzikore të Rachlin pasqyrojnë pasionin e tij për të bashkuar interpretuesit dhe audiencën në një festë të përbashkët të muzikës dhe artit. Ai shpesh bashkëpunon me Marta Argerich, Evgenij Kisin, Janin Jensen dhe Misha Majski dhe festivali i tij “Rachlin and Friends” që u mbajt për më shumë se një dekadë në Dubrovnik u njoh në mbarë botën. Nga viti 2021, Rachlin është drejtor artistik i Festivalit Herbstgold që mbahet në Pallatin Esterházy në Eisenstadt, Austri.

 

Rachlin luan në një violinë ish-Liebig të bërë nga Antonio Stradivari në 1704, si dhe një violinë të bërë nga Lorenzo Storioni nga viti 1785, instrumente që i janë dhënë atij nga fondacioni privat Angelica Prokop.

E.I.F.

“Oppenheimer” triumfon në ceremoninë e çmimeve Oskar që u mbajtën nën hijen e luftës

Oskar“Oppenheimer”, drama historike që bëri bujë dhe arriti fitime prej miliarda dollarësh, u shpall filmi më i mirë në edicionin e 96 të çmimeve Oskar, ndërsa regjisori i filmit, Christopher Nolan, u vlerësua si regjisori më i mirë.

Filmi, arriti të fitonte në 7 nga 13 kategoritë për të cilat ishte emëruar, përfshirë atë për aktorin më të mirë Cillian Murphy dhe aktorin më të mirë joprotagonist Robert Downey Jr.

Duke i dhënë çmimin filmit “Oppenheimer”, Akademia Oscars bëri diçka që nuk e kishte bërë në më shumë se një dekadë, i dha trofeun më të rëndësishëm një filmi të përlqyer gjerësisht nga audiencat dhe me buxhet të lartë.

Në një industri ku filmat me superheronj ose me emra si Tom Cruise janë shpesh domosdoshmëri për të siguruar fitime të mëdha, filmi “Oppenheimer”, arriti rekorde shikueshmërie në kinema, për dramën mbi shkencëtarin e Luftës së Dytë Botërore J.Robert Oppenheimer dhe krijimin e bombës atomike.

“Mirë apo keq, po jetojmë në botën e Oppenheimerit”, tha aktori Murphy në fjalimin e tij pasi mori çmimin si aktori më i mirë. “Dua t’ua kushtoj këtë çmim të gjithëve atyre që punojnë për paqen”.

Ceremonia e çmimeve Oskar në teatrin Dolby në Los Anxheles u mbajt në sfondin e luftrave në Gazë dhe Ukrainë dhe me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara në horizont.

Çmimet për dokumentarin më të mirë, “20 ditë në Mariupol ” dhe filmin më të mirë ndërkombëtar, “Zona e interesit”, sollën gjeopolitikën në qendër të vëmendjes së çmimeve Oskar.

Aktorja më e mirë u shpall Emma Stone, për rolin e saj si Bella Baxter në filmin “Poor Things”. Ajo siguroi trofeun në atë që cilësohej si gara më e fortë në të njëjtën kategori, mes saj dhe aktores Lily Gladstone që interpretoi në filmin ““Killers of the Flower Moon”.

Është hera e dytë që Emma Stone vlerësohet me Oskar pasi mori të njëjtin trofe në 2017 për filmin “La La Land”.

“Kjo është e jashtëzakonshme”, tha aktorja, ndërsa gjatë fjalimit shpërtheu në lot.

Por protestat dhe politika ndërhynë në ceremoninë Oskars, që mbahet në një vit zgjedhor. Në orët e vona të ceremonisë, prezantuesi Jimmy Kimmel lexoi një postim kritik në mediat sociale nga ish Presidenti Donald Trump.

“Faleminderit që po na ndjek”, tha zoti Kimmel.

Regjisori Christopher Nolan ka qenë pjesë e Oscars për shumë filma në të shkuarën, përfshirë “Inception”, “Dunkirk” dhe “The Dark Knight”.

Por fitorja e së dielës për regjinë është çmimi i parë Oskar për regjisorin 53 vjeçar.

Aktori Robert Downey Jr. nga filmi “Oppenheimer”, që ishte emëruar dy herë më parë, (për filmat “Chaplin” dhe “Tropic Thunder”), po ashtu mori mori trofeun e parë Oskar.

“Faleminderit fëmijërisë sime të tmerrshme dhe Akademisë”, tha aktori, i biri i regjisorit Robert Downey Sr.

Filmi “Barbie”, që vitin e kaluar arriti ftime prej më shumë se 1.4 miliardë dollarë nga shitja e biletave, mori vetëm një çmim, kënga më e mirë origjinale, për Billie dhe Finneas Eilish “What Was I Made For?”.

Ky është Oskari i dytë për ta.

Protestat mbi luftën e Izraelit në Gazë bllokuan trafikun përreth teatrit Dolby në Los Anxheles, duke vonuar mbërritjen e yjeve në tapetin e kuq dhe duke kthyer vëmendjen tek konflikti.

Disa prej protestueve iur drejtuan të pranishmëve me thirrjet “turp”.

Regjisori Jonathan Glazer, filmi i të cilit “Zona e Interesit”, dramë drithëruese mbi Aushvicin, u shpall filmi më i mirë ndërkombëtar, tërhoqi vëmendjen mbi aspektin çnjerëzor që jetësohet në filmin e tij dhe kohëve të sotme.

“Sot, mblidhemi këtu si njerëz që refuzojmë të pranojmë që të qenit hebre dhe Holokausti të merren peng nga një pushtim që ka përfshirë në konflikt kaq njerëz të pafajshëm, qofshin viktimat e 7 tetorit në Izrael, qofshin viktimat e sulmit në Gazë, të gjithë viktimat, kjo është çnjerëzore, si do t’i bëjmë rezistencë?, tha regjisori Galzer.

Një vit pasi “Navalny” siguroi të njëjtin çmim, dokumentari i regjisorit ukrainas Mstyslav Chernov, “20 ditë në Mariupol”, një pasqyrë pikëlluese mbi ditët e para të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, u shpall si dokumentari më i mirë.

Regjisori dhe gazetari i Associated Press Mstyslav Chernov, qyteti i të cilit u godit ditën kur ai mori vesh se ishte emëruar për çmimin Oskar, foli fuqishëm kundër agresionit rus.

“Ky është çmimi i parë Oskar në historinë e Ukrainës dhe jam i nderuar. Me gjasë, jam regjisori i parë në këtë skenë që do doja të mos e kisha bërë kurrë këtë film”, tha ai.

 

Prezantuesi Kimmel, i cili drejtoi për herë të katërt cermoninë, e çeli atë me një monolog që nënvizonte se Hollivudi ishte “një qytet i bashkuar”, pas grevës së aktorëve dhe skenaristëve në vitin 2023.

Çmimi i parë i mbrëmjes, dihej pak a shumë, shkoi për Da’Vine Joy Randolph, si aktorja më e mirë joprotagoniste për rolin e saj në filmin “The Holdovers”.

Filmi “The Boy and the Heron” u vlerësua si filmi më i mirë artistik vizatimor.

Çmimi për skenarin më të mirë origjinal iu dha filmit “Anatomy of a Fall”, që njësoj si filmi “Barbie” u krijua nga një çift: Justine Triet dhe Arthur Harari. “Ky çmim do më ndihmojë të përballoj krizën e moshës së mesme”, tha regjisorja Triet.

voa

Çfarë pinin ilirët? Birrë, verë dhe ujëmjaltë.

iliretPërveç ujit dhe qumështit, ilirët e lashtë konsumonin edhe disa nga pijet më të vjetra të njerëzimit.

Sipas dëshmive të historianëve, ilirët konsumonin në sasi të mëdha verën, madje e kanë njohur këtë pije shumë kohë përpara kolonizimit të Adriatikut nga fiset greke.

 

Sipas Strabonit, ilirët e Panonisë njoheshin për kultivimin e hardhive dhe prodhimin e verës me cilësi të lartë. Ndërsa Taulantët kanë qenë të njohur për një pije të veçantë me bazë mjaltin që ndoshta ishte përzihej me verën. Të shumtë janë historianët që tregojnë se ilirët kanë konsumuar në masë birrën.

“Ilirët hanë dhe pijnë duke ndenjur; nga ana tjetër, nëpër gosti marrin edhe gratë me vete, për të cilat është një gjë e mirë që të pijnë për shëndetin e cilitdo nga të pranishmit… Kur pijnë, (ilirët) i mbështjellin barqet e tyre me breza të gjerë; dhe këtë gjë në fillim e bëjnë me masë, por sa më tepër që pijnë, aq më tepër e shtrëngojnë brezin”. – Theopompi.

Nuk dihet me saktësi se kur u zbulua birra. Sot, provat më të lashta për ekzistencën e birrës mendohet të jenë rreth më se 6,000 vjet dhe përshkruhen nga qytetërimi i lashtë i sumerëve.

Birra besohet se u shpërnda në Evropë nga gjermanët dhe keltët, duke mbetur pija e preferuar e evropianëve. Birrat e para kishin në përbërjen e tyre: fruta, mjaltë, bimë të ndryshme, erëza, por edhe substanca që tashmë njihen si substanca narkotike. Galët e vjetër e kanë quajtur bukë të lëngët për çka ka shumë arsye.

Popullata e lashtë ilire, përveç kultivimit dhe përpunimit të rrushit, njëkohësisht prodhoi edhe birrën vendase me bazë elbin, të cilën kryesisht e përdornin aristokracia ilire. Kontinuiteti i prodhimit të birrës është ndërprerë me depërtimin dhe pushtimin e Perandorisë Osmane në Ballkan.

historiashqiptare

Fara taze dhe molla me sheqer!

molla me sheqerNë kohën kur shqiptarët ishin të ndarë dhe jetonin në kushte të vështira, të papjekur si komb, mundoheshin të mbijetonin në mënyra të ndryshme, më e preferuara ishte ti shërbeje ndonjë pushtetari ose pasaniku, duke mos e çarë kokën shumë e shumë për vlera dhe rregulla, jo të vetëdijshëm, se mu kjo ishte edhe arsyeja e vuajtjeve dhe varfërisë së tyre kolektive dhe që me këta veprime i detyronin fëmijët e tyre që të ikin sa më larg nga ky vend i kontaminuar, në gjendje më të vështirë prej të gjithave ishin shqiptarët e Maqedonisë, të cilët edhe pse bënë luftë, përsëri nuk ia dolën që me Kushtetutë të jenë të barabartë me maqedonasit, bile edhe ato ligjet që ishin në Kushtetutë, nuk respektoheshin për shqiptarët, sepse shteti ishte i rezervuar ekskluzivisht për Maqedonasit dhe qeverisej nga Maqedonasit natyrisht e merrnin edhe ndonjë shqiptar me vete.

 

Qytetet shqiptare ishin në gjendje mizore, më mirë ishin të rregulluara dhe të organizuara fshatrat, sesa kasabatë.

Shumica e qytetarëve mbijetonin duke punuar punë të ndryshme dhe më e preferuara ishte tregtia, ashtu edhe Kërçovari dhe Strugani mbijetonte duke shitur fara dhe molla me sheqer dhe nuk zgjidhnin prej nga furnizoheshin, ndërsa Tetovari, Shkupjani dhe Gostivarasi shisnin fara dhe kryesisht furnizoheshin nga Turqia, Katari, Irani dhe së fundi filluan edhe nga Kosova.

Kërçovari me Struganin kishin siguruar tregun dhe mollët e tyre shiteshin shumë.

Por zullumi, gjithnjë e më shumë trashej dhe arriti deri në atë pikë, sa që u bë e padurueshme, kjo i detyroi, që Tetovari, Shkupjani dhe Gostivarasi të bashkoheshin dhe të bashkëvepronin. Ata u informuan se do organizohet përsëri një protestë, por këtë herë me mbështetje nga Kosova prandaj vendosën që të marrin pjesë, të provojnë fatin.

U përgatitën mirë dhe shkuan gati ndër të parët, me qëllim që të zënin vend të mirë, sepse kishin frikë që mos ua zënë vendin të tjerët, u ulën në një skaj dhe prej aty e vështronin situatën. Nuk vonoi shumë edhe protestuesit filluan ndalë-ngadalë të mblidhen, disi me një droje, sikur mundoheshin të mos bien haptazi në sy, sepse ishin të pasigurt se a ishin të rreshtuar në anën e duhur, në anën e fituesit të ardhshëm.

Kur u mblodhën rreth 100-200 protestues, Gostivarasi i padurueshëm i tha Tetovarit dhe Shkupjanit: A të hyjmë?

Tetovari më i zgjuar dhe më me përvojë u përgjigj: Prit, prit, mos u ngutni!

U mblodhën rreth 1000 protestues, Gostivarasi përsëri i tha Tetovarit dhe Shkupjanit: A të hyjmë ore?, ndërsa Tetovari, përsëri tha: Prit edhe pak! Nuk dihet si shkon puna, të sigurohemi! U bënë rreth 2000 protestues, tani edhe Shkupjani edhe Gostivarasi njëzëri iu drejtuan Tetovarit: A të hyjmë? Tetovari: Prit!

Kur u mblodhën rreth 5000 protestues dhe panë që erdhi edhe Bekim Qoku me Hysamedin Ferajn, atëherë Tetovari tha: Tani mund të shkojmë dhe Zoti na ndihmoftë, kështu të tre së bashku, Shkupjani, Gostivarasi dhe Tetovari, hynë me grushtin e lartë, duke bërtitur njëzëri, me zë të lartë:

Urdhëroni Fara taze! Urdhëroni molla me sheqer!

George Orwell: “Mënyra më efektive e tyre për të shkatërruar njerëzit është të mohosh dhe të zhdukësh historinë e tyre.”

Georg Orwell

George Orwell ishte novelist, eseist, gazetar dhe kritik anglez. Ai ishte një njeri i fortë i cili shkroi për disa tema kryesore që lidhen me pikëpamjet politike dhe lëvizjet e kohës së tij.

Romanet e tij më të njohura janë Animal Farm dhe Nineteen Eighty-Four. Për fat të keq, ai nuk e mori për të shijuar suksesin e një viti të kaluar.

Puna e Orwell kishte një ndikim të madh në kulturën popullore dhe politike. Orwellian, i cili përshkruan një situatë, ide, apo gjendje shoqërore të identifikuar si destruktive për mirëqenien e një shoqërie të lirë dhe të hapur.

New York Times rendit Owell të dytin në listën e “50 shkrimtarëve më të mëdhenj britanikë që nga viti 1945” dhe në 2016,ndërsa një statujë e tij është vendosur përpara BBC-së në Londër.
Orwell kishte një ndjenjë të lartë morale dhe respekt për drejtësinë, shkruan kultPlus.

 

SkenderbeuNuk janë të rastësishme sulmet ndaj historisë dhe figurave tona kombëtare nga Jeniçerët / Misionerët. 

Ja thëniet më të njohura të George Orwell:

“Mënyra më efektive për të shkatërruar njerëzit, është të mohosh dhe të zhdukësh historinë e tyre.”

“Kush e kontrollon të kaluarën kontrollon të ardhmen. Kush kontrollon të tashmen kontrollon të kaluarën.“

“Fuqia qëndron në grisjen e mendjeve njerëzore në copa copa dhe më pas bashkimin e tyre në forma të reja sipas zgjedhjes suaj.“

“Politikanët, mashtruesit, hajdutët dhe tradhtarët nuk janë viktima, por bashkëpunëtorë.“

“Në një kohë mashtrimi, kur tregohet e vërteta, është një akt revolucionar.”

“Përballë dhimbjes nuk ka heronj.“

“Thelbi i të qënit njerëzor është se njeriu nuk kërkon përsosmëri.“

“Zgjedhja për njerëzimin qëndron midis lirisë dhe lumturisë dhe për shumicën e madhe të njerëzimit, lumturia është më e mirë.“

“Realiteti ekziston në mendjen e njeriut dhe askund tjetër.“

“Njerëzit flenë në mënyrë paqësore në shtretërit e tyre natën vetëm sepse janë të gatshëm ta bëjnë këtë në emër të tyre.“

“Në tërësi qeniet njerëzore duan të jenë të mira, por jo shumë të mira dhe jo mjaft të mira gjatë gjithë kohës.“

“Ne e dimë se askush nuk e merr pushtetin me qëllim të heqjes dorë prej saj.“

“Nëse doni të mbani një sekret, duhet ta fshihni atë nga vetja.“

Historia e këngës ‘Moj e bukura more’, për herë të parë e dokumentuar më 1708

moj e bukura more Kënga “Moj e bukura more” cilësohet si një himn i emigrimeve, i dhimbjes dhe i mallit të të larguarve nga vendi amë dhe është ndër këngët arbëreshe të interpretuara më shpesh.

 

Dokumenti i këngës arbëreshe “Moj e bukura more” për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit, botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866.

Në këtë dokument është publikuar teksti i kësaj kënge shkruar në shqip, por me alfabet grek.

Botim i këtij libri u realizua në Itali në vitin 1866 nga shtëpia botuese “F. ALBERGUETI E.C.”, i cili mban si titull: “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese” (Shtojcë e esesë së gramatikës e blerë në gjuhën shqipe) përgatitur me shumë kujdes nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), duke pasur për bazë dorëshkrimin e Kieutit (1708).

Papa Piu II i shkruante Dukës së Burgonjës, Filipit: “Nuk mund t’i shohë njeriu pa derdhur lot këta refugjatë nëpër limanet e Italisë të uritur e të zhveshur, të shpërngulur nga vatrat e tyre që rrinë anës detit e ngrenë në qiell duart. Qajnë e vajtojnë në një gjuhë që s’ua marrim dot vesh.”

 

Sipas G. Schirò di Maggio, “O e Bukura More, përpara se t’i nënshtrohej ripunimit ideologjik të romantizmit të vonë, ishte pjesë e këngëve të festave të lashta të atdheut” dhe u interpretua, veçanërisht nga Arbereshët e Siçilisë, me rastin e disa festimeve rituale.

Në Palazzo Adriano u këndua në Malin e Trëndafilave në fund të pranverës, çdo vit në qershor, në të njëjtën periudhë në Mezzojuso u këndua në majë të një prej maleve me pamje nga qyteti, në Contessa Entellina u interpretua në majë të malit me pamje nga Santa Maria del Bosco dhe në Horën e Arbëreshëve, më në fund, në ditët e Rrëshajëve, në rrëzë të malit Pizzuta. Për faktin se kënga u interpretua nga maja e një mali përballë Lindjes, në një periudhë e cila nuk shkon para Pashkëve dhe përtej fundit të pranverës, si dhe për faktin se teksti i dedikohet të afërmve më të ngushtë të varrosur në vendlindjen e braktisur.

 

“Moj e bukura More

si të lash e më ngë të pash

Si të lash, si të lash

siç të gjeta ngë të lash

Atje kam unë zotin At

atje kam unë zonjën Mëmë

atje kam dhe tim vëlla

gjithë mbuluar

të gjithë mbuluar

të gjithë mbuluar nën dhe

Ah e bukura More”.

 

diapsorashqiptare

Thëniet më të Bukura Orientale

dyftyrsiaMos bëj padrejtësi sepse përfundimi i saj është pishmanllëku; t’i fle gjumë duke mos e ditur se ai që i ke bërë padrejtësi, vetëm lutet kundër teje, e syri i Zotit nuk fle.

Nuk do të ngrihen ndërtesat e një populli, kur moralet e tyre janë të rrënuara.

Nuk e falënderon Zotin, ai qe nuk falënderon njerëzit.

Nuk ka pasuri më të madhe se mendja, varfëri më të keqe se padija, trashëgimi më të mirë se edukata.

Me zjarr provohet ari, ndërsa me ar provohet burri.

Nëse t’i lodhesh duke bërë mirë, lodhja do të shkojë e bamirësia do të mbetet.

Më thonë: “Kur të shikosh një skllav duke fjetur mos e ngacmo, ndoshta ai është duke parë në ëndërr sikur është i lirë.” Ndërsa unë them: “Nëse do të shikosh një skllav që fle, do ta zgjoj dhe do t’i flas rreth lirisë.”

Midis shpenzimit të tepërt dhe koprracisë ka një skkallë; cilado prej tyre të rritet, të shkatërron.

Mjerë për një popull, i mençuri i të cilit është memec dhe i forti, qorr.

Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij.

 

Mos e falëndero dikë derisa ta provosh, e mos e shaj pa e provuar.

Mos e lavdëro fillimin derisa të shohësh fundin.

Mos e nënvlerëso diçka të vogël sepse ajo mund të zmadhohet, dhe as diçka të pakët sepse mund të shtohet.

Mos e shit atë që nuk e ke.

Mos ji si tymi, i cili rri në ajër kur në vetvete është i pisët.

Mos kërko të jetosh për të ngrënë, por kërko të hash për të jetuar.

Mos ki turp të dhurosh qoftë edhe pak, se nëse nuk jep qoftë edhe pak, ajo është akoma më pak.

Mos premto për atë që nuk je i i fuqishëm ta zbatosh.

Mos rri me armikun e shokut, sepse do të armiqësosh shokun tënd.

Mos shko me dembelin për nevojat e tij; sa njerëz të mirë për shkak të këqijve janë shkatërruar?

 

Mos shpreso diçka që është larg, të mjafton ajo që është afër që të interesohesh për të.

Mos u bëj skllav i dikujt tjetër përderisa zoti të krijoi të lirë.

Mos u tregoni të pakujdesshëm ndaj edukimit të fëmijëve, ata janë krijuar për të jetuar në një kohë tjetër jo si e ajo e juaja.

Është mirë të thuhet “po” pas “jo”-së, por sa e shëmtuar është të thuash “jo” pas “po”-së.

Ndihmoje vëllain tënd, qoftë edhe kur të ka bërë padrejtësi.

Në çastet e sprovës, njeriu nderohet ose poshtërohet.

Në gjerësinë e moraleve, gjenden thesaret e rreziqeve.

Nëse falenderimi dhe durimi janë dy deve, nuk do të më interesonte se cilës prej tyre do t’i hipja.

Nëse fjala është prej argjendi, heshtja është prej floriri.

Nëse hyn në diskutim me injorantin, duhet të durosh fjalën e tij.

Nëse kafshët do t’i përngjasësh me disa njerëz, do të jetë përulje për to.

Nëse konsultohesh me një të mençur, mendja e tij bëhet e jotja.

Nëse nuk je në rregull në vetvete, mos i qorto ata të cilët sillen keq me ty.

Nëse nuk mbjell dhe shikon të tjerët të korrin, bëhesh pishman për ditët të cilat të kaluan.

Nëse për diçka thua “po”… kryeje atë, sepse “po”- ja është borxh të cilin duhet ta kryesh.

 

Nëse vepron një të mirë fshije, e nëse ta bëjnë shfaqe.

Ngrënia e tepërt është armiku i natyrës së njeriut.

Nuk do të ishte krenare fytyra e të urtit, nëse nuk do të vishej me moralet e larta.

Nuk është bukuria tek rrobat që na zbukurojnë, por tek dija dhe morali.

Nuk është drejtësi të gjykohet i drejti për një dyshim.

Nuk është pasuria të kesh shumë para, por pasuria e vërtetë është ajo e shpirtit.

Nuk ka begati më të madhe sesa morali i lartë.

Nuk ka mirësi në shoqërimin e atij që nuk e konsideronin të mirën tënde si për veten e tij.

Nuk ka mirësi tek ai që lëkundet nga fryn era.

Nuk ka përfitim prej premtimit që është gënjeshtër, dhe fjalës që nuk është vepër.

KRISHTI ME KAMXHIKUN

Fan Noli

KRISHTI ME KAMXHIKUN

 

Në kështjellë t’atdheut, në tempull të fesë

Janë shtruar sarafët’) pa shpirt e pa besë,

Tregëtojn’ e gënjejnë, rrëmbejn’ e sfrutojnë,

Thon’ ashtu Israelin e mbrojn’ e shpëtojnë.

 

Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë,

Dhe shkëlqejnë në kish’ e në fron me kurorë,

Vegjëlia për ta batërdisen dhe vriten

Dhe kështu parasitët gjakpirës po rriten.

 

Tradhëtori dinak, hipokrit e kusar

Na u ngrit gjer në kulm, dhe u-bë kryetar;

Nënë zgjedhën besnikët për vdekje lëngojnë,

Se mëkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnë.

 

Çdo i shenjt’ ideal, çdo shtëpi Perëndie

Ishte bërë dyqan dhe pazar tregëtie:

Kush fitonte më tepër, ay ishte usta,

Dhe kush nukë plaçkitte ish krejt budalla.

 

Kur e pa këtë zi dhe këtë erësirë,

Krisht’ i ëmbël u-ndes dhe u-bë i vështirë:

Me kamçik e me fshikull sarafët i dboj,

Dhe nga larot gjakpirës atdhen’ e shpëtoj.

 

Dhe Shën Pjetr’ i gëzuar ahere i tha:

“Ja tani e ke nisur tamam, or usta!

Me kërbaç e me shpatë mi ne mbretëro,

Dhe me forc’ e pahir na çliro, na shpëto.”

 

“Je gabuar, o Krisht, që u ke predikuar,

Se të marrët, të shurdhërit s’kanë dëgjuar;

Ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin.

Se shpirt-robi s’çlirohet askurrë pa drurin.”

 

Jesu Krishti s’ dëgjoj, dhe s’e mori vesh mikun.

Dhe me lot i penduar e hodhi kamçikun,

Dhe i tha: “S’e ka fajin kurrizi, po truri,

Se lirin’ e sjell drita e mëndjes, jo druri.”

 

“Merr-e prapë kamçikun, Shën Pjetri u- përgjeq,

Se përndryshe kjo punë na del mos më keq.

Përkëdhel’ u kurrizin dhe do t’të besojnë,

Vraj-i, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t’adhurojnë”.

 

Jesu Krishti s’dëgjoj, dhe s’e mori vesh mikun.

Dhe s’u-unj përsëri që ta merrte kamçikun:

Dhe e kapnë kamçikun sarafët për fenë,

Dhe e shëmpnë çlironjësin, fen’ e atdhenë.

 

– Poezi nga Fan Noli

Thëniet më të Bukura për Drejtësinë

drejtesiaJo gjithmonë padrejtësia lidhet me ndonjë veprim të caktuar: shpesh herë ajo kryhet pikërisht duke mos vepruar.

 

I drejtë mund të jetë vetëm ai që është njerëzor.

 

Të jesh i mëshirshëm është shumë më e lehtë se sa të jesh i drejtë.

 

Drejtësia pa fuqi dhe fuqia pa drejtësi janë njëlloj të tmerrshme.

 

Ku nuk ka drejtësi nuk ka liri dhe ku nuk ka liri, nuk ka as drejtësi.

 

Drejtësia i nevojitet një populli më tepër mbase edhe se qytetërimi.

 

Të qenët e drejtë është diçka shumë e çmueshme që nuk blihet me para.

 

Drejtësia pa fuqi është e dobët, fuqia pa drejtësi është despotike.

 

Drejtësia duhet të jetë e fortë, forca duhet të jetë e drejtë.

 

Drejtësia – ja virtyti i shpirtrave të mëdhenj.

 

Ji i drejtë dhe do të jesh i lumtur.

 

Egzistojnë dy norma të drejtësisë: të mos dëmtosh asnjeri dhe t’i sjellësh dobi shoqërisë.

 

Të varfërve u duhet të shpresojnë te drejtësia, të pasurit mbarojnë punë me padrejtësinë.

 

Lëvdata e drejtë u duhet fëmijëve si drita e diellit luleve.

 

Fryma e drejtësisë dhe fryma e së vërtetës janë një e pandarë.

 

Njëri e vret derrin egër, tjetri ha mishin e pjekur të tij.

 

Nuk është ar çdo gjë që shkëlqen. Por do të ishte e drejtë të shtonim se jo çdo gjë e artë shkëlqen.

 

Nuk ka të drejtë të ankohet për detin ai që pëson anijethyerje për të dytën herë.

 

Masa të jetë kudo; gjithçka duhet të ketë kufi.

 

Të jesh i mirë nuk është aspak e vështirë, e vështirë është të jesh i drejtë.

 

Në qoftë se në kulmin e qytetërimit, ka njerëz që bien e vdesin nga uria, fajtore nuk është kopracia e natyrës, por padrejtësia njerëzore.

 

Drejtësia është e vërteta në veprim.

 

Të jesh i padrejtë me vetveten është po aq e vështirë sa të jesh i drejtë me të tjerët.

Sipas tenxheres edhe kapakun.

 

Drejtësia do të mbretërojë atëherë kur secili fyerjen e tjetrit ta marrë si të tijën.

 

Nuk është e thënë që një kapele luksoze të mbulojë gjithnjë një kokë të denjë.

 

Është gjithmonë më e lehtë të jesh i drejtë në lumturi se sa në fatkeqësi.

 

Përpara se të jesh shpirtmadh duhet të jesh i drejtë.

 

Secilit i duhet dhënë haku.

 

Drejtësia – virtyti më i lartë.

shs