Kategoritë: Maqedonia

Vazhdon procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut po vazhdon procesi regjistrimit të popullsisë që ka filluar më 5 shtator. Sipas autoriteteve, ka pasur përpjekje për sulme kibernetike por deri tani ato nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit. Njëkohësisht po regjistrohet edhe diaspora përmes aplikacionit në internet. Enti i Statistikave në vend thotë se nga pesë shtatori deri më tani janë regjistruar rreth gjysmë milioni banorë.

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet me një ritëm të kënaqshëm për drejtuesit e Entit Shtetëror të Statistikave, ndërkohë që vetëm para pak ditësh sistemi, përkatësisht aplikacioni mezi funksiononte.

Zëvendës-drejtori i Entit, Ilmi Selami në një bisedë përmes Skype me Zërin e Amerikës thotë se inxhinierët e teknologjisë dhe ekspertët e angazhuar vërejtën se pati sulme kibernetike ndaj sistemit por se hakerët nuk arritën të hyjnë tek të dhënat:

“Kjo ishte arsyeja e cila neve na bëri shumë problem gjatë ditëve të kaluara, ndërkohë ne me ekipin e ekspertëve e tejkaluam atë problem të inxhinierisë digjitale dhe bëmë një mburojë me të cilën hakerët nuk do të mund të bënin sulme kibernetike, dhe kështu që dje ishte gjithashtu një ditë e suksesshme; gjatë vetëm një dite kishim 120,000 regjistrime”, thekson Z. Selami.

Autoritetet përkatëse nuk kanë dhënë shpjegime se prej nga vinin këto sulme kibernetike.

Procesi i filluar më 5 shtator po shkon mbarë, sipas autoriteteve. Opozita maqedonase, e cila në fillim e kundërshtonte censusin për arsye të pandemisë së koronavirusit e më pas nga shqetësimet lidhur me numrat që sipas saj mund të manipuloheshin nga partitë në pushtet, tani nuk ka bërë komente. Maqedonia e Veriut është ndër vendet e rralla në Evropë që nuk ka bërë censusin për 20 vjet.

Zoti Selami, ndërkohë flet me optimizëm për censusin që po zhvillohet.

“Të bësh një operacion statistikor që është më i madhi në vend, është vërtetë një periudhë ku çdo shtet e llogarit si të rëndësishme, si diçka festive, si diçka e mirë që po i ndodh shtetit, vetëm tek ne u paraqit një atmosferë e zymtë para se të fillojë regjistrimi, por kjo atmosferë e zymtë nuk u reflektua në realitet edhe gjatë zbatimit praktik në terren. Të bëhet një regjistrim i suksseshëm duhet të gjithë të jemi pjesë e regjistrimit, edhe qytetarët, edhe institucionet që zbatojnë, edhe njerëzit tanë që janë të autorizuar në terren si regjistrues dhe instuktorët rajonal, dhe nuk ka asnjë arsye pse mos të jetë kështu, sepse me regjistrimin fitojnë të gjithë, me një regjistrim të dështuar dështojnë të gjithë; Dhe si duket qytetarët nuk i kanë dëgjuar thirrjet e partive politike, grupeve të ndryshme të interesit, duke e ditur se ato po e bëjnë vetëm për arritjet e tyre dhe për pikë në politikë”, thotë z. Selami.

Regjistrimi i popullsisë po bëhet edhe në diasporë, ku në të vërtetë ka filluar më 1 mars në aplikacion të internetit dhe deri më tani janë regjistruar rreth 200 mijë shtetas.

Në bazë të censusit të fundit, që ishte ai vitit 2002 shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përbënin 25.1% të popullsisë së përgjithshme. Njohësit thonë se për këto njëzet vjet ka pasur mjaft lëvizje demografike, teksa të dhënat e Bankës Botërore flasin për rreth 400 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut të shpërngulur për një jetë më të mirë në dhjetë vitet e fundit.

voa

Dëshmia/I mbijetuari i tragjedisë së Tetovës që humbi dy familjarë: Po kërcënohem me jetë sepse po e them të vërtetën

Ibin Emshiu humbi babanë dhe vëllanë e tij në tragjedinë në qendrën Covid të Tetovës. Ai është i vendosur të kërkojë drejtësi deri në fund dhe thotë se as kërcënimet me jetë që i mori nuk e trembin, shkruan DW transmeton “Bota sot”.

Ata po më kërcënojnë se do të më vrasin, por unë jam i vendosur ta them të vërtetën për zjarrin në qendrën covid në Tetovë”, tha Ibin Emshiu për DW, i cili humbi babanë dhe vëllanë e tij në aksident. Ai është i zemëruar me punonjësit e qendrës covid, por edhe me politikanët të cilët, siç thotë ai, janë munduar ta fshehin të vërtetën për tragjedinë.

Ai pretendon se duhej të paguante 1.000 denarë në ditë për infermierët në mënyrë që ata të kujdeseshin për vëllanë e tij të palëvizshëm 28-vjeçar, i cili vuante nga paraliza cerebrale.

Unë qëndrova atje për gjashtë ditë. Po kërkoja ndihmë për kujdesin e vëllait tim sepse ai ishte i palëvizshëm. Spitali më tha që ata nuk e kishin një njeri të lirë që mund të më ndihmonte t`ia ndërroja pelenat. Unë kam problemet e mia shëndetësore, por isha në gjendje të paguaja për t’u kujdesur për të, dhe ata e pranuan atë. Kur puna u pagua, ata ranë dakord të ndihmojnë. Kam paguar për të më ndihmuar dy herë në ditë. Shuma që i kërkuan ishte 1.000 denarë në ditë”, pohon Emshiu.

“Çdo pacient kishte një kujdestar”

Ai jetonte në Itali me babanë dhe vëllanë e tij të palëvizshëm. Ata erdhën në shtëpinë në fshatin Siniçane për pushime verore, por u infektuan me koronavirus. Pasi kaloi nëpër një odisejadë të vërtetë madje edhe për t’u pranuar në spital, Ibin Emshiu duhej të shkonte aty për t’u kujdesur për familjarët.

Në spitalin modular ai nuk ishte i vetmi që kujdesej për familjarët e tij. Thotë se çdo pacient e kishte dikë pranë gjatë gjithë kohës.

Nuk e di saktësisht se sa ishim brenda. Ai objekt ishte plot me njerëz që flinin aty, kështu që ne ishim rreth 50 persona së bashku me pacientët. Të gjithë pacientët kishin kujdestarë nga familjet e tyre, që kujdeseshin për ta gjatë gjithë kohës ”.

Në intervistën për DW, Emshiu tha se në mungesë të zjarrfikësve, zjarri është shuar me bombola plastike me ujë.

Sistemi i zjarrfikësve nuk kërkohet të jetë si në Evropë, mirëpo të paktën të kishte një makinë pluhuri për të shuar zjarrin, por aty nuk kishte asgjë. “Ne u përpoqëm ta shuajmë zjarrin me disa shishe plastike që ishin në banjo, por ishte e kotë”, tha Emshiu.

Ai u përpoq të ndihmonte të dashurit e tij, por nuk mund t’i arrinte ata sepse zjarri u përhap egërsisht nëpër spital. Ai vuri re se zjarri filloi nën shtratin e pacientit në dhomën numër 3 dhe u shoqërua me një tym të zi që u përhap shpejt në të gjithë dhomën.

Kur hyra në dhomën numër 3, pashë se kishte një zjarr nën shtrat, pastaj diçka shpërtheu dhe shkaktoi edhe më shumë tym.

Emshiu thotë se dy ditë para aksidentit, një nga mjekët u tha atyre se spitali modular do të mbyllej, por ai nuk e dinte arsyen për këtë.

Kërcënimet me jetë

Ministria e Shëndetësisë i tha DW se ata kurrë nuk kishin marrë informacion në lidhje me mbylljen e mundshme të qendrës covid të Tetovës, as nuk kishin dëgjuar për një plan të tillë. Media shkruan se nuk mund t’i konfirmonte këto informacione nga asnjëri prej autoriteteve të spitalit. Prandaj, deri në publikimin e këtij teksti, ata nuk iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me akuzat e Emshiut: Se punonjësit “ngarkonin” të sëmurët për kujdesin që merrnin dhe se nuk kishte mbrojtje nga zjarri brenda qendrës.

Ndërsa, autoritetet e spitalit heshtin, Emshiu pohon se ai përballet me kërcënime me jetë e tij sepse flet hapur për problemet.

Tre persona më kanë kërcënuar deri më tani: Të mos jap deklarata, të jem i kujdesshëm sepse do të më vrasin! Unë do t’u thosha atyre se unë isha aty. Nëse ka njerëz pa moral që mund të vrasin një njeri të pafajshëm që e solli babanë e tij në spital për mjekim, dhe toka digjet për shkak të gabimit të tyre, unë jam këtu, “tha Emshiu, duke shtuar se, nëse është e nevojshme, drejtësia do të kërkohet dhe në Itali ku jeton.

Babai dhe vëllai im, të cilët i humba, kanë dokumente dhe një adresë në Itali dhe nëse është e nevojshme, ne do të kërkojmë drejtësi edhe atje. Njerëzit që i humbëm nuk do të kthehen, por duhet të ketë ndëshkime për gabimet e bëra në atë spital. Unë do të kërkoj drejtësi deri në fund,” tha ai.

Afrim Fanda kandidati i 5-së shqiptarë në garë për komunën e Tetovës nga LSHD

May be an image of 1 person, ocean and skyKomisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Tetovë deri në afatin e fundit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale ka pranuar shtatë kandidatura për kryetar komune dhe 10 për lista të këshilltarëve.

“Kandidatë për kryetar komune kanë dorëzuar: Lëvizja Besa, PDSH, LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi dhe partia maqedonase Integra”, njoftojnë nga KKZ-Tetovë.

Askush nuk merr përgjegjësi për zjarrin në spitalin e Tetovës

Policë dhe hetues të forenzikës, një ditë pas incidentit në spitalin për COVID-19 në Tetovë, ku vdiqën 14 persona. Shtator 2021.Nga Prokuroria Themelore Publike në Maqedoni të Veriut, kanë bërë të ditur se tashmë janë identifikuar 14 viktimat e zjarrit që shpërtheu në spitalin e përkohshëm në Tetovë, ku po trajtoheshin të infektuarit me koronavirus dhe se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit të mërkurën në mbrëmje, ku humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan.

“Janë dëgjuar një pjesë e dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes dhe një pjesë e personelit mjekësor, i cili ka qenë i pranishëm në spitalin e përkohshëm për COVID-19, gjatë mbrëmjes së shpërthimit të zjarrit. Në ndërkohë, janë dëgjuar dhe vazhdojnë të dëgjohen edhe personat e tjerë, të cilët mund të japin informacione të nevojshme në lidhje me zjarrin e shkaktuar”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë Themelore, ku gjithashtu nënvizohet se po “hetohet dhe dokumentacioni për ndërtimin e këtij spitali, lëshimet eventuale nga ana e personave përgjegjës në raport me respektimin e rregullave të sigurisë në punë”.

Prokuroria të premten ka bërë të ditur se në mesin e viktimave, janë dhe dy persona që nuk ishin pacientë. Por nga spitali i përkohshëm COVID-19 në Tetovë, kanë mohuar të jenë thyer protokollet për trajtimin e të infektuarve dhe se në spital, janë lejuar të kujdesen familjarët në mungesë të stafit mjekësor.

“Nuk kemi të dhëna të tilla, tani kërkojmë dhe do të shohim nëse ka ndodhur kjo”, ka thënë Gëzim Nuredini, koordinator i spitalit të përkohshëm për trajtimin e të sëmurëve nga COVID-19.

Qytetarët kërkojnë përgjegjësi

Ndërkohë, shumë qytetarë nëpër rrjetet sociale, kanë kërkuar me ngulm dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorit të spitalit të Tetovës, Florim Besimi si dhe të gjithë atyre që janë përgjegjës për spitalet e përkohshme për trajtimin e të infektuarve me COVID-19.

Drejtuesit e institucioneve, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendëskryeministri Artan Grubi si dhe drejtori i spitalit të Tetovës, Florim Besimi, kanë thënë se nuk është koha për dorëheqje, megjithëse kanë nënvizuar se nuk do t’i shmangen përgjegjësisë, por njëherë do të presin përfundimin e hetimit.

“Vlerësoj se tash është koha të marrim përgjegjësinë mbi supe dhe ta menaxhojmë situatën, duke qenë të gjithë në ballë të kësaj situate”, ka thënë zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Por partitë politike në opozitë, kanë theksuar se përgjegjësia morale nuk është diçka që konstatohet nga hetimet, por ajo është një çështje që e ndjejnë, siç kanë theksuar, vetëm ata që janë të njerëzishëm.

Mungesa e përgjegjësisë rrit mllefin te qytetarët

Në këtë drejtim Hasan Jashari, ligjërues i sociologjisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, pas kaq shumë viktimash që mori zjarri në spitalin e Tetovës, duhet të ketë sa më parë përgjegjësi morale, përgjegjësi penale dhe përgjegjësi institucionale, në të kundërtën edhe më shumë do të rritet mllefi te qytetarët.

“Ajo që na duhet për momentin, është që qytetarët të ndjehen të sigurt, se ka përgjegjësi morale, se ka përgjegjësi penale dhe ka përgjegjësi institucionale dhe në atë mënyrë qytetarët do të ndjehen të sigurt se jetojnë në një shoqëri të shëndoshë. Për momentin, përderisa nuk ka një përgjegjësi, të paktën morale, një brejtje të ndërgjegjes për ato dobësitë që janë evidentuar, njerëzit do të mendojnë se jetojnë në një shoqëri të egër, shoqëri të pasigurt dhe atë që e shohim në rrjetet sociale, do të bëjnë thirrje të ikin nga vendi si nga Afganistani. Kjo nuk na duhet. Elitat politike kanë përgjegjësi që të reflektojnë dhe të marrin përgjegjësinë e duhur”, thotë Jashari.

Përgjegjësia morale si akt i përgjegjësisë para qytetarëve

Aleksandar Kërzhallovski, drejtor i Qendrës maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, tha për Radion Evropa e Lirë se është humbur ndjesia e përgjegjësisë në shoqërinë maqedonase.

“Më e pakta që mund të bënte ministri (i Shëndetësisë) ose kushdo qoftë tjetër, …të paktën një të dilte dhe të ofronte dorëheqje, madje edhe nëse ajo dorëheqje nuk do t’i pranohej, e dini se kemi parë raste të tilla”, thotë Kërzhallovski.

Hetimet do të realizohen dhe nga ekspertë ndërkombëtarë

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është konfirmuar mbështetja nga NATO-ja, gjegjësisht Gjermania, me çka miratohet vendimi që në vend të arrijnë ekspertë të shkallës më të lartë për ekspertiza dhe hetime gjatë fatkeqësive, që të ndihmojnë në zbulimin dhe vërtetimin e shkaqeve të zjarrit, në spitalin e përkohshëm për trajtimin e të sëmurëve nga COVID-19.

Ndryshe presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, pasi paralajmëroi ardhjen e një ekipi të ekspertëve ndërkombëtarë dhe hetime të shpejta për këtë rast, tha se përpos përgjegjësisë penale, do të kërkojë dhe përgjegjësi morale.

rel

Arrin në 14 numri i viktimave në spitalin e djegur në Tetovë

Prokuroria Publike në Maqedoninë e Veriut, tha të enjten se 14 veta kanë humbur jetën nga pasojat e zjarrit që përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë, ku po trajtoheshin të sëmurë nga COVID-19.

Në një komunikatë të kësaj prokurorie thuhet se “prokurorët kanë lëshuar urdhra autopsie dhe kanë identifikuar trupat e 14 personave të vdekur nga zjarri, ndërsa po hetohet nëse ka viktima të tjera”.

Disa prej trupave, thuhet në njoftim, duhet t’u bëhen analizat e ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre.

Prokuroria tha se sipas të dhënave fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve.

Edhe më tej është e paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në atë spital ku po kuroheshin dhjetëra të sëmurë. Në kohën e shpërthimit të zjarrit në spital kishte edhe familjarë të pacientëve.

Të mërkurën mbrëma në Tetovë qëndroi edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe një pjesë e qeverisë së tij.

“Një tragjedi e madhe ka ndodhur në qendrën për COVID-19 në Tetovë. Një shpërthim shkaktoi një zjarr. Zjarri është shuar, por edhe shumë jetë janë shuar. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e të ndjerëve it dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit”, shkroi në rrjetet sociale, kryeministri Zaev.

Komuna e Tetovës shpalli tre ditë zie në nderim të viktimave.

Maqedonia e Veriut është përballur me rritje të rasteve të viktimave dhe të të infektuarve nga COVID-19, që nga mesi i muajit gusht, duke bërë që autoritetet të vendosin masa shtrënguese për frenimin e zgjerimit të infektimeve.

voa

Digjet spitali modular i qendrës për covid në Tetovë, deri më tani Ministri i shëndetësisë konfirmoi 10 viktima, por numri mund të rritet.

Ministri i shëndetësisë deri më tani konfirmoi 10 viktima, nga shpërthimi tek spitali modular i Tetovës, por ai tha se numri mund të rritet, sepse mjekët janë duke luftuar për jetët e të lënduarve.

Sipas informatave raportohet se viktimat janë si nga pacientët ashtu edhe nga stafi mjekësorë.

Zjarri u raportua në orën 21:00, në orën 21:45 u vu plotësisht nën kontroll, por zjarri u përhap shumë shpejtë sepse spitali modular ishte bërë tërësisht prej plastike.

Ja çka mbeti nga “spitali  modular”

 

 

Kush është Miodrag “Daka” Davidoviç tani pronari i “Shik Jellak” Tetovë

Daka Davidović (cropped).jpgMiodrag “Daka” Davidoviç (Nikshiç, 1957) është një sipërmarrës malazez, politikan, filantrop, bamirës i Kishës Ortodokse Serbe dhe një përfaqësues i shquar i serbëve nga Mali i Zi.

 

Davidović punoi për 12 vjet si ekonomist dhe menaxher financiar në Fabrikën e hekurit “Boris Kidrič” në Nikshiç. Në vitet 1990, ai ishte Shefi i Qendrës së Sigurisë Nikshiq dhe Ministër i Tregtisë në Qeverinë e Rajonit Autonom Serb të Hercegovinës (Rajoni Autonom Serb i Hercegovinës ishte një rajon autonom serb i formuar në Republikën Socialiste të  Bosnjës dhe Hercegovinës, në ish Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë. Në 1991, ajo u shpall me vendimin e Kuvendit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të Hercegovinës Lindore. Më vonë ky rajon u përfshi në Republikën Srpska).

Pas përfundimit të luftës, Davidoviç themeloi kompaninë „Neksan“ në 1992 dhe është i angazhuar në aktivitete sipërmarrëse, tregti me produkte të naftës dhe prodhim të pijeve alkoolike. [4] [5] Davidović dhe kompania e tij drejtuan fabrikën e hekurit Nikšić në dy raste. [6]

 

Ai është themeluesi i manastirit të Shën Savës në Golija, [7] si dhe donatori dhe themeluesi i një numri kishash dhe manastiresh në Mal të Zi, Republika Srpska dhe Serbi. [8] Bashkëfinancuesi është një muze përkujtimor në Stari Brod kushtuar viktimave të masakrave në Stari Brod dhe Millosheviq. [9] [10]

 

Davidović është themeluesi dhe presidenti i partisë konservatore politike Narodni pokret. [11]

 

Ai ishte kandidat për kryetar të Nikshiqit. [12] Me partinë e tij, Lëvizja Popullore garoi përsëri në zgjedhjet lokale në Nikshiq në 2021. Lëvizja Popullore fitoi një vend dhe Davidoviç u zgjodh këshilltar në Asamblenë Komunale të Nikshiqit. [13]

 

Daka Davidović është mbajtës i Medaljes së Meritës për Popullin, [14] Urdhri i Shën Savës, Urdhri i Mbretit të Shenjtë Milutin [15] dhe dekorime të tjera të larta të Kishës Ortodokse Serbe. [16] Ai është i vetmi njeri i gjallë që është mbajtës i 3 njoftimeve të Kishës Ortodokse Serbe.

 

Momir Bulatović dhe Davidović ishin kumbarë.

 

 

https://sr.wikipedia.org/wiki/%D0%94%D0%B0%D0%BA%D0%B0_%D0%94%D0%B0%D0%B2%D0%B8%D0%B4%D0%BE%D0%B2%D0%B8%D1%9B

 

 

Lexo edhe kete:

Nikolloski-VMRO-DPMNE: Kam marrë kërcënime për të mos publikuar aferën për “Shik Jellak” dhe Davidoviç – Daka

 

 

 

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski gjatë vizitës së tij në Jegunovce, në lidhje me aferën prej 200 milion eurosh që ai ia zbuloi publikut për “Shik Jelak” dhe biznesmenin Miodrag Davidovic – Dhaka, tha se krimi mbretëron në Maqedoni dhe se ai mori kërcënim për të mos zbuluar skandalin, i cili tani shihet si një krim me vlerë 200 milion euro i kryer nga zyrtarët e LSDM dhe BDI.

“Nëse shikoj nga një perspektivë personale, kënaqësia është e madhe sepse është e vërtetë që ai ishte i pari që doli në publik për atë që do të ndodhë në Tetovë dhe çfarë krimi po përgatitet, por u mohua atëherë, dhe tani ne shohim se konfirmohet e njëjta gjë “, tha Nikollovski.

Ai theksoi në përgjigje se nëse shikojmë thelbin është një fakt që krimi mbretëron në Maqedoni, si dhe se idealet dhe idetë ndalen aty ku fillojnë paratë, dhe ne me ndershmëri e dëgjojmë BDI-në duke thënë se çfarë mendojnë ata për serbët, çfarë ata mendojnë për ngjarjet në Kosovë, por kur një biznesmen ekstrem vjen në Maqedoni me një thes me para për Teuta Arifin dhe Këshillin e Tetovës, gjithçka mbaron dhe pastaj ata fillojnë të korruptojnë, por e njëjta gjë vlen për LSDM dhe Zoran Zaev.

“Nga njëra anë, goja e Zoran Zaev është e mbushur me interesa gjeostrategjike të Maqedonisë, të cilën ne si VMRO-DPMNE e mbështesim fuqimisht, por nga ana tjetër, një nga ekstremistët më të mëdhenj në Ballkan që përdor paratë e zeza për të financuar ekstremizmin i jepet një afarizëm 200 milion euro ”, tha Nikolloski.

Nikolloski theksoi se kur ai njoftoi skandalin, bëhej fjalë për para të zeza nga ndërmarrjet në Panama, kështu që ata e kuptuan se ata ishin nxjerrë të pastër dhe nuk kishte asnjë pikë fshehjeje dhe kjo ishte arsyeja pse ata kaluan nëpër kompaninë e Daka në Malin e Zi.

“Për herë të parë do t’i tregoj publikut se kam marrë kërcënime për të mos publikuar skandalin dhe aferën sepse ata ishin njerëz të fuqishëm, por unë do të them se kërcënimet nuk kalojnë dhe unë do të vazhdoj të botoj çështje kriminale sa herë që di për ta . “thotë Nikolloski.

telegrami

Covid 19: prej 6425 testeve, kemi 682 raste të reja, 32 viktima dhe 1031 persona të shëruar – rastet aktive: Shkupi 6198, Tetova 1437, Gostivari 912, Kumanova 882, Strumica 642, Kërçova 574, Struga 597, Ohri 518, Manastiri 289, Dibra 233…

E marteMinistria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 6425 teste dhe 682 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:

  • Shkup – 317 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kumanovë – 51 (me 109.228 banorë)
  • Tetovë – 49 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Manastir – 31 (me 91.983 banorë)
  • Kërçovë – 30 (me 56.937 banorë)
  • Kavadarci – 22 (me 38.741 banorë)
  • Gostivar – 19 (111.252 banorë)
  • Strumica – 18 (me 57.175 banorë)
  • Resnje – 15 (me 16.313 banorë)
  • Prilep – 13 (me 75.132 banorë)
  • Strugë – 11 (me 65.801 banorë)
  • Ohër- 11 (51.591 banorë)
  • Delçevë –10 (me 17.713 banorë)
  • Probishtip – 8 (me 15.085 banorë)
  • Vallandovë – 8 (me  11.773 banorë)
  • Kratovë – 7 (me 9.376 banorë)
  • Radovish – 7 (me 29.100 banorë)
  • Kriva Pallanka – 7 (me  20.820 banorë)
  • Shtip – 6 (me 43.625 banorë)
  • Dibër – 6 (me 20.863 banorë)
  • Veles –5 (me  54.384 banorë)
  • Sveti Nikollë – 5 me 17.683 banorë)
  • Negotinë – 5 (me  19.327 banorë)
  • Berovë – 5 (me 12.813 banorë)
  • Koçani – 4 (me 37.758 banorë)
  • Gjevgjeli – 4 (me 22.706 banorë)
  • Vinicë – 2 (me 19.391 banorë)
  • Demir Hisar – 2 (me 8.177 banorë)
  • Makedonska Kamenica – 1(me  7.524 banorë)
  • Bogdanci– 1 (me 8.178 banorë)
  • Pehçevë – 1 (me 5.517 banorë)

Kanë ndërruar jetë 32 persona:  9 persona të vdekur nga Shkupi (88, 78, 71, 69, 68, 66, 61, 53 dhe 42 vjeç), 4 të vdekur nga Kumanova (84, 70, 63, 58 vjeç), nga 3 të vdekur nga Gostivari (71, 71 dhe 41 vjeç ) dhe Tetova (88, 82 dhe 82 vjeç), nga 2 persona të vdekur nga Velesi (80 dhe 72 vjeç), Sveti Nikolla (73 dhe 53 vjeç) dhe Shtipi (56 dhe 33 vjeç) dhe nga një person të vdekur nga Kërçova (75 vjeç) , Ohri (62 vjeç), Struga (80 vjeç), Dibra (83 vjeç), Strumica (70 vjeç), Prilepi (65 vjeç) dhe Makedonski Brodi (61 vjeç).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 1031 pacientë të rikuperuar.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 1.197.339 teste të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID që nga fillimi i epidemisë është 180.919, numri i pacientëve të shëruar është 160.396, numri i vdekjeve është 6.129 dhe numri i rasteve aktive është 14.394.

Covid 19: prej 2558 testeve, kemi 199 raste të reja, 32 viktima dhe 556 persona të shëruar – rastet aktive: Shkupi 6202, Tetova 1786, Gostivari 992, Kumanova 893, Strumica 639, Kërçova 573, Struga 612, Ohri 536, Manastiri 271, Dibra 247…

E hene

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2558 teste dhe 199 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:

  • Shkup – 157(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kumanovë – 6(me 109.228 banorë)
  • Kavadarci – 6(me 38.741 banorë)
  • Prilep – 4(me 75.132 banorë)
  • Gostivar – 4(111.252 banorë)
  • Dibër – 4(me 20.863 banorë)
  • Kërçovë – 4(me 56.937 banorë)
  • Veles –3(me  54.384 banorë)
  • Shtip – 2(me 43.625 banorë)
  • Kriva Pallanka – 2(me  20.820 banorë)
  • Strugë – 2(me 65.801 banorë)
  • Manastir – 2(me 91.983 banorë)
  • Sveti Nikollë – 2(me 17.683 banorë)
  • Bogdanci– 1(me 8.178 banorë)

Kanë ndërruar jetë 32 persona:  13 persona të vdekur nga Shkupi (80, 76, 75, 72, 72, 69, 69, 64, 61, 57, 55, 45, 35 vjeç), 6 persona të vdekur nga Tetova (81, 78, 77, 69, 62, 53 vjeç), 3 persona të vdekur nga Gostivari (83, 74, 68 vjeç), 2 persona të vdekur nga Velesi (72, 64 vjeç) dhe nga 1 person i vdekur nga Prilepi (80 vjeç), Kavadarci (72 vjeç), Ohri (77 vjeç), Strumica (77 vjeç), Struga (79 vjeç), Sveti Nikolla (57 vjeç), Radovishi (49 vjeç) dhe Delçeva (71 vjeç).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 556 pacientë të rikuperuar.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 1.190.914 teste të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID që nga fillimi i epidemisë është 180.243, numri i pacientëve të shëruar është 159.365, numri i vdekjeve është 6.097 dhe numri i rasteve aktive është 14.781.