Kategoritë: Maqedonia

Zaev: Pushteti ka përgjuar paligjshëm edhe Radion Evropa e Lirë

Mbi 20 mijë qytetarë të Maqedonisë, janë përgjuar në mënyrë të paligjshme nga strukturat e sigurimit shtetëror, në mesin e të cilëve liderë të opozitës, gazetarë, afaristë, përfaqësues të sektorit civil, e shumë të tjerë, që pushteti i ka llogaritur si njerëz të afërt me opozitën.Kështu ka bërë të ditur, Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Social-Demokrate të opozitës, duke publikuar dëshmitë që pretendon se i posedon për “veprimtaritë kriminale të qeverisë aktuale”, e të cilët i ka qujtuar “bomba“.

Është përgjuar edhe zyra e Radios Evropa e Lirë në Shkup dhe Zoran Zaev publikoi këtë përgjim të parin, në takimin me gazetarët, nga shumë të tjerë që janë kryer nga strukturat e sigurimit shtetëror

“Po, urdhëroni. Mirëmëngjwsi zoti Zaev! Jam Mimi nga Radio Evropa e Lirë. Po, urdhëroni, ju dëgjoj. Ju kërkoj lidhur me vlerësimet që jep Ministria e Arsimit se komunat janë ato të cilat nuk i përmbushin detyrimet ndaj shkollave …..“

Kjo është vetëm një pjesë e bisedës mes kreut të LSDM-së, Zoran Zaev me gazetaren e Radios Evropës së Lirë, Mirjana Spasovska. Lideri i opozitës publikoi edhe shumë audio incizime të përgjuara, madje edhe mes tij dhe anëtarëve të familjes, mes tij dhe njerëzve të partisë.

Është përgjuar edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe shumë politikanë tjerë shqiptarë, por nuk janë lënë anash as njerëzit e vetë Gruevskit, kështu që nga bisedat e publikuara është edhe ajo mes Ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska me Ministrin e financave, Zoran Stavreski.

“LSDM-ja, sot fillon një proces shumë të vështirë për të ardhmen e vendit. Kemi nisur projektin “E vërteta për Maqedoninë“, qëllimi është i thjeshtë, të kthejmë lirinë dhe demokracinë, t’i kthejmë vlerat e humbura evropiane. Kjo do të bëhet simbol i procesit për kthimin e lirisë dhe demokracisë, për të ardhmen e fëmijëve tanë“, ka deklaruar Zoran Zaev.

Ai ka njoftuar ngritjen e padisë ndaj kryeministrit Nikolla Gruevski dhe drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov, të cilët i akuzon për veprimtari antiligjore, përgjim masovik të popullatës, të të gjithë atyre që dyshojnë se punojnë kundër tyre.

Kreu i opozitës ka kërkuar përfshirjen e bashkësisë ndërkombëtare në zbardhjen e plotë të krimit dhe gjykimin e të gjithë aktorëve të këtij akti të tmerrshëm, siç i ka quajtur ai përgjimet e pushtetit.

“I bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që me kujdes të ndjekë gjithçka që jemi duke publikuar dhe presim që në mënyrë aktive të jenë të përfshirë në këtë proces“, ka deklaruar Zaev.

Lideri i opozitës, dëshminë për siç thekson, “punën kriminale të qeverisë”, do ta publikojë edhe në ditët në vazhdim, e të cilat siç u shpreh, do të jenë edhe më të tmershme.

Dëshmitë e sotme të opozitës ende nuk janë komentuar nga qeveria, por në reagimet e deritanishme qeveria është përqëndruar në pretendimin se dëshmitë janë siguruar nga shërbimet sekrete të huaja, andaj edhe Zaev akuzohet për tradhëti kombëtare, por pa komentuar ndërkohë akuzat e e opozitës për veprimtari kriminale. (rel)

Kukan: Situata në Maqedoni drejt përkeqësimit

Evrodeputeti sllovak Eduard Kukan ka shprehur shqetësime se situata në Maqedoni po shkon drejt përkeqësimit.Kukan, si deputet i Partisë Popullore Evropiane, grupit më të madh politik në Parlamentin Evropian ka thyer heshtjen duke shprehur shqetësim për situatën në Maqedoni, pas përplasjeve të ashpra politike midis pushtetit dhe opozitës, lidhur me publikimin e dokumenteve dhe materialeve nga opozita, të quajtura si ‘bomba’ që do të trondisin pushtetin.

“Marrëdhëniet e tensionuara midis partisë në pushtet dhe opozitës kanë marrë një kthesë të re drejt së keqes, kur lideri i opozitës Zoran zaev u akuzua se po rrënon rendin kushtetues në vend”, deklaroi Kukan, i cili konsiderohet si njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan.

Ai kërkoi që partia në pushtet VMRO-DPMNE q është partnere e Partisë Popullore Evropiane të respektojë parimet demokratike, si ndarjen e partisë nga shteti, gjyqësi të pavarur që duhet të ndërmarrë hetime transparente lidhur me situatën e krijuar. (INA)

Provimi shtetëror është shtyrë për në vitin 2018

Zbatimi i provimit shtetëror për studentët shtyhet për një vit, përkatësisht për vitin 2018. Ky është vendimi pas takimit në Qeveri mes përfaqësuesve të universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Plenumit Studentor, Plenumit të Profesorëve dhe Ministrisë së Arsimit. Rektori Velimir Stojkovski theksoi se me këtë vendim është krijuar hapësirë për të shqyrtuar funksionimin e provimit shtetëror.
“Biseduam rreth dispozitave për provimin shtetëror, dispozitave për zgjedhje në tituj, për programe të reja studimore, për implementimin e sistemin e ri të kredive, nga 300 në 360, në përgjithësi për të gjitha ato dispozita për të cilat kishte reagime. Provimi shtetëror do të shtyhet për një vit, ndërsa për dy vite dispozitat e tjera. Gjatë kësaj periudhe do të kemi të gjithë hapësirë t’i përkufizojmë punët dhe të shqyrtojmë se a do të funksionojë në mënyrën e propozuar apo të gjejmë një mënyrë tjetër”, deklaroi Velimir Stojkovski, Rektor i USHKM-së.

Nga Plenumi Studentor paralajmërojnë se gjatë kësaj periudhë do të vazhdojnë të shfaqin argumentet dhe qëndrimet e tyre, kundër provimit shtetëror.
“Gjatë periudhës që është dhënë shtyrja, ne si Plenum Studentor do të vazhdojmë t’i shfaqim argumentet dhe qëndrimet tona, me të cilët konsiderojmë se duhet të tërhiqen dispozitat, së paku ato për provimin shtetëror, si pasojë e të cilave studentët janë më të dëmtuarit”, u shpreh Konstantin Bitrakov, Plenumi Studentor.
Lidhur me paralajmërimet e Plenumit Studentor, për okupim të hapësirave publike, sot përfaqësuesit e tij nuk deshën të komentonin. Mirëpo, pas takimit në faqen zyrtare të Plenumit Studentor në facebook, thuhej se: “Më takimin e sotëm asgjë nuk është vendosur, por vetëm Kryeministri ka dalë me propozim. A do të pranohet apo jo një ofertë e tillë, do të vendosin bashkërisht studentët!” Adrian Kerimi

‘Fokus’: Skandalet e qeverisë Gruevski janë regjistruar nga 5 agjentë

Skandalet e qeverisë Gruevski kanë qenë regjistruar nga 5 agjentë policorë, të cilët pasi kanë vërejtur se përgjimet dhe dëshmitë në to, kanë kaluar kufijtë e parashikuar nga ligji, kanë hequr dorë nga raportimi i përgjimeve. Sipas revistës “Fokus”, që publikon edhe lajmin, 5 agjentët policorë, pas arkivimit të pjesë të madhe të bisedave të përgjuara, ia kanë dorëzuar ato liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
“Agjentët nuk i kanë dorëzuar këto dëshmi tek institucionet kompetente pasi kanë vlerësuar se nuk mund t’u zihet besë, nëse shteti do të niste hetime apo jo, mbi ato dëshmi! Gjithashtu agjentët kanë frikë për jetën e tyre dhe karrierën, pasi në rast të hapjes së dëshmive nga Prokuroria Publike, identiteti i tyre do të zbulohej”.

Sipas lajmit të revistës “Fokus” përgjimet nga këta 5 policë, që tashmë janë pjesë e “bombës” që paralajmëron kreu i opozitës Zaev, përmbajnë dëshmi për krime, korrupsion, falsifikim zgjedhjesh, biseda skandaloze mes Jankullovskës, Stavrevskit dhe Gruevskit. Ndërkaq, edhe vetë lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka pranuar prej ditësh tashmë, se materialet në dispozicion i janë ofruar nga të punësuar në organe shtetërore të Maqedonisë. Valmir Kuçi

Protesta në Tetovë: Stop gjenocidit ekologjik

Mijëra qytetarë sot në Tetovë të përkrahur nga shoqata të ndryshme qytetare protestuan kundër ndotjes së ajrit dhe duke bërë thirrje që menjëherë të ndërpritet helmimi masiv i banorëve të kësaj zone të gjërë të Pollogut. Drejtuesi i EcoGuerilla, Arianit Xhaferi theksoi se masoviteti i protestës është një mesazh për përgjegjësit aktual të kësaj situate, të cilët duhet të ndërmarrin masa urgjente për të tejkaluar situatën e krijuar që po rrezikon jetët e qytetarëve.

Protesta udhëhiqej edhe nga Nënat tetovare, të cilat ditëve të fundit kanë alarmuar situatën për humbjen e dhjetrave fëmijëve si pasojë e ndotjes masive.

Gjatë protestës kanë mbizotëruar dhjetra pankarta me thirrjet për ndalimin e ndotjes dhe ndërmarrjen e masave urgjente nga ana e personave përgjegjës në institucionet e vendit. Ndër to ishte edhe parrulla dominuese: “Stop gjenocidit ekologjik”, “Gruevski vrasës i Tetovës”, “Qeveria po subvencionon vdekjet tona”, “Ministër shkon N’P’9”, etj.

Në protestë kanë dominuar edhe skena tallëse me liderin e BDI, Ali Ahmeti, kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ministrin e Ekologjisë, Nuran Izairi, kryeministrin Nikola Gruevski.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të partive të vogla politike si Lëvizja për reforma e Ziadin Selës, Lëvizja Besa, RDK, PPD dhe shumë shoqata e aktivistë të tjerë.

Tetova konsiderohet si qyteti më i ndotur në vend, por edhe në Evropë. Ndotja po bëhet kryesisht nga kombinati i industrisë së rëndë “Jugohrom” që gjendet në periferi të qytetit, dhe që edhe përkundër rekomandimeve, Qeveria e lejon ate që të vazhdojë me punë dhe të ndotë masivisht tërë zonën. (INA)

Ambasada e SHBA-ve: Autoritetet të sigurojnë shpjegim të qartë ligjor për deklaratën e Prokurorisë

Ambasada e SHBA shpreh shqetësim për deklaratën e Zyrës të Prokurorit Publik më 3 shkurt, në të cilën thuhet se “ndalohet dhe dënohet me ligj publikimi i materialeve që mund të bëhen subjekt i procedurave të mëtejshme penale”.“35t e lira janë bazë e një shoqërie demokratike dhe luajnë rol kritik në prezantimin e informatave që janë në interes të publikut, duke përfshirë edhe informacione për abuzime të mundshme të autoritetit е që mund të rezultojnë me procese penale kundër figurave publike. Jemi të shqetësuar se deklarata e Zyrës të Prokurorit Publik mund të keqinterpretohet nga 35t në Maqedoni si porosi se ato nuk duhet të kryejnë këtë rol të rëndësishëm. Nxisim autoritetet të sigurojnë justifikim të qartë ligjor për deklaratën e 3 shkurtit, ku do të identifikohen rrethanat specifike në të cilat një informatë duhet të trajtohet si sekret zyrtar, dhe të shpjegohet se në ç’mënyrë gazetarët do të dijnë kur vlejnë ato rrethana”, thuhet në kumtesën e ambasadës së SHBA-ve. (lajm)

Maqedoni: Ndalohet publikimi i materialeve në rastin “Puçi”

Prokuroria e Maqedonisë ndaloi publikimin e materialeve lidhur me rastin “Puçi” apo të njohura si “bombat” e opozitës maqedonase.Prokuroria përmes një komunikate theksoi se do të dënohen me ligj të gjitha ata, me theks të veçantë 35t që publikojnë materiale që kanë të bëjnë me paralajmërimet e liderit të partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev për aferat koruptive të qeverisë Gruevski. Prokuroria Publike e Maqedonisë konstaton se publikimi i materialeve që mund të jenë subjekt i procedurave të mëtejshme penale është e ndaluar dhe e dënueshme me ligj.
Gazetarët: ndalimi i publikimit i papranueshëm
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë i dënon ashpër kërcnimet për ndjekje penale të gazetarëve nga prokuroria nëse publikojnë material që mund të jenë objekt i procedurës penale. Këto kërcënime të prokurorisë janë të absurde, sepse në mënyrë të pashembullt kërkojnë të pezullojnë rolin e 35s si korektiv i pushtetit në një shoqëri demokratike. Kërcënimet e prokurorisë cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të gazetarëve dhe të qytetarëve. Prokuroria mund të ftoj të mos publikohet material për ndonjë hetim që është në rrjedhë e sipër, mirëpo të kërkohet të mos botohen materiale që mund të jenë objekt i ndonjë procedure penale është absurde dhe paraqet keqpërdorim të rëndë të institucionit, thuhet ndër të tjera në reagimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).
SHGM i inkurajon gazetarët të mos bien pre e këtyre kërcënimeve boshe që nuk kanë kurrëfarë baze ligjore dhe i fton ata të raportojnë në përpothje me kodin etik të gazetarëve. Nga sindikata e 35ve thonë se një vendim i tillë ndalimi është i papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me të gjitha aktet ndërkombëtare. Madje, nga sindikata tërheqin vërejtjen se 35t e kanë për detyrë të publikojnë çdo informacion që ka të bëjë për përfshirjen e zyrtarëve të veprimtari të rënda kriminale.“Ky është thelbi i parimeve fundamentale të 35ve, që të informojnë në interes të publikut si dhe të respektojnë të drejtën kushtetuese për informimin objektiv. Kurrfarë paralajmërimesh nga ana e prokurorisë nuk duhet të shërbejnë si arsyetime për zbrapsje nga parimet themelore të informimit të drejtë, pasi vetëm në këtë mënyrë opinioni mund të nxjerrë konstatime për atë që po ndodh në shtet”, thotë Tamara Çausidis nga sindikata e 35ve në Maqedoni.
Ekspertët vlersojnë se prokuroria vepron jashtë kompetencave
Vendimi i prokurorisë për të ndaluar publikimin e të gjitha materialeve që mund të shërbejnë si prova në hetimin e liderit të opozitës, vlerësohet si absurd nga ekspertët e çështjeve juridike. Jovan Trpenovski, ish-prokuror publik, thotë se nuk mund të besojë se prokuroria ka dalë me një komunikatë të tillë, pasi kjo bie në kundërshtim të plotë me kompetencat e saj. “Prokuroria publike është organ, i cili ndjek autorët e veprave penale, ndërsa paralajmërimi apo kërcënimet se do të ketë sanksione për çdo person që publikon dokumente, apo materiale që mund të jenë objekt i ndonjë procesi, është në kundërshtim të plotë me të gjitha kompentencat e prokurorisë publike”, thotë Trpenovski.
Analisti politik Naser Ziberi konsideron se në periudhën e ardhshme Maqedonia hyn në një spirale shumë të turbullt politike. “Mënyra se si po udhëhiqet i gjithë ky proces, është vetëm një kundërpërgjigje ndaj paralajmërimeve të kryetarit të opozitës, se do të shpalosë disa afera korruptive, të cilat do ta diskreditojnë qeverinë. Kryeministri tenton të ndërrojë rolin nga sulmues, në person të sulmuar, dhe kryetarin e opozitës e vendos në pozitë të defensivës. E gjithë kjo ka prapavijë politike, e cila mund të lerë njolla të zeza në këtë proces, si dhe do të ketë reflekse negative ndaj faktorit ndërkombëtar”, thekson Ziberi.
Socialdemokratët nuk heqin dorë nga publikimi i dëshmive
Ndërkohë në selinë e LSDM-së ka qëndruar zëvendësi i nënsekretarit shtetëror të Byrosë për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, Tomas Melia. Lideri socialdemokrat Zoran Zaev mësohet të ketë thënë se opozita do të publikojë të gjitha provat që ka dhe se materialet i janë dorëzuar nga njerëz që ato i kanë marrë nga shërbimet sekrete të Maqedonisë. “Ato na janë dorëzuar neve, sepse ata njerëz nuk besojnë në sistemin gjyqësor, i cili është nën kontroll të plotë të pushtetit. Nuk mund të jetë grusht shteti publikimi i provave dhe argumenteve për krimet e pushtetit. Edhe sipas Kushtetutës, edhe sipas ligjit, është detyrim i gjithsecilit t’i publikojë ato prova”, ka thënë Zaev. Duke iu referuar videos së publikuar nga takimi Gruevski-Zaev, kreu i LSDM-së tha se ky është argumenti më i fortë që tregon se lideri i opozitës ndiqet dhe xhirohet fshehurazi dhe se kjo madje bëhet me diktatin e vetë kryeministrit.

Përfaqësues të ndërkombëtarëve në Maqedoni kanë theksuar se po i ndjekin ngjarjet në Shkup me shumë kujdes. Ata kërkojnë hulumtim të pavarur dhe transparent për akuzat e opozitës ndaj pushtetit aktual. (dw)

Diplomatet ndezin alarmin! Seriozisht të brengosur dhe shqetësuar për situatën

Ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni, siç mëson ALSAT M nga burime diplomatike, në takimin e mbrëmshëm kanë shfaqur shqetësimin e tyre serioz për situatën në vend. Takimi është thirrur dhe ka qenë i fokusuar vetëm mbi rastin “Puçi” në të cilin kryeministri Gruevski akuzoi liderin e opozitës Zaev për kërcënim dhe grusht-shtet. Në këtë takim është analizuar situata e re e krijuar në vend dhe janë shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe pasojat që mund të burojnë nga ajo. Sipas burimeve të ALSAT M, diplomatët e huaj kanë ndezur alarmin mbi seriozitetin e situatës në vend. Në reagimet e para zyrtare që patën menjëherë pas konferencës denoncuese të kryeministrit Nikolla Gruevski, ata iu bënë thirrje institucioneve maqedonase që t’i hetojnë akuzat serioze në një proces transparent, në përputhje me standardet ndërkombëtare, ku kuptohet, e rëndësishme është prezumimi i pafajësisë. Shqetësimi tjetër serioz që kanë shprehur diplomatët janë marrëdhëniet ndëretnike në vend, e që në këtë rast dikush mund t’i keqpërdor për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga situata aktuale politike. Nga ana tjetër vazhdon lufta psikologjike mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së. Në selinë opozitare sot heshtje, pas paralajmërimeve të djeshme se të premten do të vendosin për ditën e fillimit të publikimit të “bombave”. Hesht edhe VMRO DPMNE-ja dhe kryeministri Gruevski, i cili nuk ka bërë paraqitje publike që nga e diela e kaluar. Në pritje të zhvillimeve të reja edhe partitë shqiptare, BDI dhe PDSH. Partia e Ahmetit mbetet në reagimin fillestar për procedim transparent të akuzave, ndërsa PDSH-ja ende nuk është prononcuar lidhur me “bombat” dhe akuzat për “puç”. Benjamin Arifi

Fërçkovski: Shqiptarët të papërfaqësuar. Goshev Sistemi krijon pabarazi ekonomike

Njohësit e çështjeve politike parashikojnë skenarë akoma më të zi si dhe përshkallëzim të mundshëm të situatës edhe në planin ndëretnik. Sipas Lubomir Fërçkovsit stabiliteti i Maqedonisë qëndron mbi këmbë të qelqta për faktin se çështjet e sigurisë janë vendosur mbi baza klienteliste, korruptive mes partive në qeveri. Ndërkohë që pjesa më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë, sipas Fërçkovskit janë të papërfaqësuar. “Shqiptarët janë grupacion i papërfaqësuar në Maqedoni, partia monopoliste e cila i bën marrëveshjet kryesore për to bazohet tek 20% i trupit të tyre votues, ndërkohë që trupi votues i shqiptarëve në Maqedoni mbi 52% është e papërfaqësuar, ky është një problem serioz për cilëndo demokraci..është bërthamë e cila mund të shkojë në njërin drejtim apo tjetrin, një element i vogël se si shkoi në një drejtim ishin demonstratat në rastin ‘Monstra’. Aty demonstronin shqiptarë të tjerë, gjykimet e ashpra ndaj këtyre demonstruesve, 3 vjet burg për 10 dritare të thyera, gjykimet e tjera vetëm se kanë marr pjesë në demonstrata të dhunshme pa bërë asgjë, as nuk u komentuan nga BDI, sepse këta janë shqiptarë të tjerë që ata nuk i njohin”, deklaroi Lubomir Fërçkovski.

Nga ana tjetër sipas ish ministrit të financave Petar Goshev,burim i konflikteve të shumta në vend është edhe pabarazia dramatike ekonomike dhe sociale që ka nxitur qeveria e Gruevskit.

“Në Maqedoni rreziku për shoqërinë maqedonase është ndjenja e pabarazisë e cila prodhon më shumë konflikte se sa që duhet të ketë dhe emigrim masiv nga vendi. 26:30 Nuk ekziston shoqëri demokratike me pabarazi aq të theksuara, zëri politik nuk është i njejtë, fuqia nuk është e distribuuar si duhet është e koncentruar në duar e një grupi të ngushtë të njerëzve”, u shpreh Petar Goshev, ish guverner i BP.

Pjesëmarrësit në debatin e sotëm vunë theksin edhe në mungesën e vëmendjes së duhur të Brukselit dhe Uashingtonit, në kohën kur Maqedonia po shndërrohet në një vend totalitar. Madje sipas Fërçkovskit është e pakuptimtë kërkesa e Bashkimit Evropian për gjykim të drejtë dhe transparent në rastin ‘Puç’ në kohën kur vetë ajo në raportin e progresit ka konstatuar drejtësi selektive dhe gjyqësor të politizuar. Semra Jakupi

Sindikata multi-etnike: Marrëveshja mes SASHK-ut dhe Ministrisë së arsimit nuk garanton zgjidhje

Ndërprerja e grevës së mësimdhënësve nga ana e këshillit të SASHK-ut është miratuar pa asnjë konsultim paraprak me anëtarësinë dhe pa plotësimin e asnjë kërkese që kishin mësuesit grevistë. Akuzat në adresë të SASHK-ut i bëri sot Sindikata Multi-Etnike e Arsimit. Kryetarja e kësaj sindikate, Suzana Stefanoviq thotë se Jakim Nedellkov gënjen mësuesit kur thotë se gjobat e testimit ekstern janë hequr dhe gënjen edhe për faktin tjetër se MASH-i do t’i paguaj mësimdhënësit për 11 ditët sa zgjati greva.“Jemi të revoltuar që greva është ndërprerë pa arritur zgjidhje për asnjë nga kërkesat konkrete. Ne përsëri dëgjuam: do të merremi vesh, do të takohemi, do të punojmë në këtë projekt. Gjëja e vetme që dëgjuam është se për një vit janë shtyrë gjobat për mësuesit por edhe kjo nuk është zgjidhje konkrete, thuhet janë shtyrë për një vit dhe më pas do të bisedojmë! Nuk dëgjuam nëse është arritur marrëveshje me Ministrinë, nëse mësuesve grevistë do t’u paguhen mëditjet, por dëgjuam sindikatën se gjoja ministria do të duhet të jap mëditje,’ deklaroi Suzana Stefanoviq, kryetare e Sindikatës Multi-Etnike të Arsimit.

Nga Sindikata Multi-etnike e Arsimit akuzuan SASHK-un edhe për papjekuri dhe prishje të organizimit sindikal në vend.

“Nëse nuk ka ndonjë arsye tjetër pse u ndërpre greva në arsim, atëherë ky është tregues i qartë për diletantizmin e skajshëm të treguar nga ata! Vendimi për ndërprerje të grevës erdhi kur pushteti po përballej me presion të madh me qëllim realizimin e të drejtave të punëtorëve, një ditë para protestave të mësimdhënësve, të cila me siguri do të ishte masive dhe do të ishte forcë shtesë që SASHK-u të realizonte të gjitha kërkesat,” tha Zdravko Savevski, sekretar i SMA-së.

Sindikata Multi-Etnike e Arsimit është nëndegë e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe nuk ka të bëjë aspak me Sindikatën që organizoi deri tani grevën. Valmir Kuçi