Kategoritë: Nga këndi im

Nga këndi im

Shqiptarët jashtë kufijve kanë nevojë për prezencën me politika konsistente dhe largpamëse, të Prishtinës dhe Tiranës.

teutaBilalShqiptarët e ish IRJM, ashtu si gjithë shqiptarët e tjerë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës kanë patur dhe akoma kanë nevojë për prezencën me politika konsistente dhe largpamëse, të Prishtinës dhe Tiranës. Dhe kjo prezencë, në forma të ndryshme, ka qenë vendimtare për ruajtjen e sigurisë, vetëdijes kombëtare, gjuhës, kulturës.

Por a është sot kështu?

 

Idetë dhe ndjenjat liridashëse dhe patriotike me të cilat ishte brumosur Mujdin Aliu, një i ri shqiptar i lindur në fshatin Poroj të Tetovës, bënë që ai të rëmbente armën dhe ndër të parët t’ju bashkohej rradhëve të Ushtirë Çlirimtare të Kosovës, në luftën kundër ushtrisë okupatore serbe. Mujdin Aliu ra dëshmor në vendin e quajtur Maja e Gllavës, Kosharë, gjatë luftimeve të ashpra me ushtrinë serbe, për të thyer kufirin shqiptaro-shqiptar, të cilin serbët përpiqeshin ta mbajnë me çdo kusht. Pikërisht kjo sakrificë e Mujdin Aliut dhe bashkëluftëtarëve të tij, përfaqëson simbolikën më të rëndësishme dhe shumë domethënëse – atë të refuzimit të kufijve në mes të shqiptarëve.

23 vite pas rënies dëshmor të Mujdin Aliut, Glauk Konjufca, kryetar i parlamentit të Kosovës, do të vinte në Tetovë, qytetin e lindjes së Mujdin Aliut, për t’ua kujtuar familjarëve dhe bashkëqytetarëve të tij, kufijtë dhe marrëdhëniet „e shkëlqyera“ mes Kosovës dhe shtetit komb të „maqedonasve“. Për t’i bindur ata, se vrasësit që granatuan dhe vranë bashkëfshatarët dhe bashkëqytetarët e Mujdin Aliut gjatë luftës së 2001, nuk janë aq „të këqinj“ sa vrasësit që vranë Mujdin Aliun në Kosovë. Duke këkuar nga ata, që të bëjnë atë që Glauku, me të drejtë, refuzon ta bëjë në Kosovë – t’i falin vrasësit e tyre pa kërkuar ata falje dhe të bashkëqeverisin me ta. Duke kërkuar ti bindi ata se e drejta për vetëvendosje, që për shqiptarët në Kosovë rrezultoi me pavarësimin e saj, për të cilën Mujdin Aliu dha jetën, nuk vlen për ta!

 

Shqiptarët e ish IRJM, ashtu si gjithë shqiptarët e tjerë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës kanë patur dhe akoma kanë nevojë për prezencën me politika konsistente dhe largpamëse, të Prishtinës dhe Tiranës. Dhe kjo prezencë, në forma të ndryshme, ka qenë vendimtare për ruajtjen e sigurisë, vetëdijes kombëtare, gjuhës, kulturës… Duke filluar me periudhën e artë të rilindjes kombëtare 1941 – 1944, kur në shumicën e qyteteve shqiptare u shtri administrata e shtetit shqiptar të bashkuar, duke hapur për herë të parë, administratën në gjuhën shqipe, shkollat e para shqipe, institucionet e para kulturore shqiptare… Duke vazhduar me kontributin e institucioneve arsimore dhe kulturore të Kosovës (në atë kohë Krahinë Autonome) në arsimimin dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare të studentëve shqiptar nga ish IRJM. Dhe duke përfunduar me mbështetjen që erdhi nga këto dy shtete shqiptare të pavarura, gjatë lufës së vitit 2001.

Por për fat të keq, kohëve të fundit kjo prezencë, që për mision kishte mbrojtjen e interesave kombëtare, ia la vendin ndikimeve të udhëhequra nga politika ditore, me interesa dhe motive krahinore dhe partiake. Institucionet e shtetit shqiptar, tregohen totalisht të painteresuar, përpos nevojës së herëpashershme të kryeministrit për teatër me partitë shqiptare të ish IRJM. Ndërsa prezenca e Vetëvendosjes, partia e vetme nga Kosova që tregoi interesimin për hapsirën politike të shqiptarëve në ish IRJM, para dhe pas ardhjes në pushtet, karakterizohet me mosnjohje të rrethanave politike dhe politikë jokonsistente, shkurtpamëse dhe stihike. Prezencë që filloi me urimet për fitoren e LSDM-se kundër VMRO-së të „korruptuar dhe antishqiptare“ dhe përfundoi me përkrahjen e koalicionit të ASH e më vonë LB me VMRO kundër LSDM-së të „korruptuar dhe antishqiptare“.

 

E painteresuar për nevojën e shqiptarëve për të drejta kolektive përmes ridefinimit të kushtetutes dhe shtetit, por shumë aktive në përkrahjen e partive „opozitare“ të cilësuar si „e keqja më e vogël“, në „luftën“ e tyre kundër BDI-së të cilësuar si „e keqja më e madhe, me „kauzën“ e vetme, për ta zëvendësuar atë në pushtetin unitar të ish IRJM.

Pikërisht kjo politikë ditore solli para pak ditësh Glauk Konjufcën në Tetovë në mbështetje të partisë erdoganiste „Besa“, duke degjeneruar një datë të rëndësishme të 25 vjetorit të rënies së Jasharajve, në një miting propagandistik partiak, ku defilonin të krekosur para kamerave „ministrat e ardhshëm“ të „Besës“ në qeverinë „në ardhje“ të VMRO. Po kjo politikë ditore, prodhoi edhe teatrin e shëmtuar ku partia tjetër erdoganiste, Alternativa, do të luante aktin e parë, “patriotik”, me kërkesën për “Asociacionin e Komunave Shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, me “kompetenca të njëjta me ato që Bashkësia Ndërkombëtare do t’u jepte serbeve në Kosovë”. Ndërsa Glauk Konjufca do të luante aktin e dytë “kritik dhe konstruktiv”, me mesazhin drejtuar shqitparëve, por për veshët e bashkësisë ndërkombëtare, se “nuk ka zgjidhje territorial për probleme etnike”.

Shqiptarët në ish IRJM do të vazhdojnë të përkrahin pa rezerva qëndrimin e drejtë të Vetvendosjes ndaj presioneve të fundit, lidhur me të ashtuquajturin “normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë” e në veçanti lidhur me kërcënimin që përfaqëson “Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë” për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit të Kosovës dhe në përgjithësi të gjithë shqiptarëve. Duke qenë shumë të vetëdishëm se nuk ka një zgjidhje të lehtë për ata që kanë marrë mandatin si përfaqësues të Kosovës, përveçse shtrëngimi i dhëmbëve dhe ngulja këmbë në refuzimin e kërcënimit që “Asociacioni i Komunave Serbe” përfaqëson për sovranitetin dhe integritetin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Por shqiptarët në ish IRJM nuk do të pranojnë në asnjë mënyrë që e drejta e tyre për ridefinimin e shtetit të ish IRJM, në funksion të të drejtave të tyre kolektive si grup etnik që përfaqëson së paku 30% të banorëve në shtet, të keqpërdoret për teatër, duke bërë paralelizma të papranueshëm, me asociacionin e kërkuar për serbët në Kosovë. Sepse, ashtu siç tha edhe Glauk Konjufca në fund të fjalimit të tij në akademinë solemne mbi “Epopene e UÇK-së,”, për sinqeritetin e të cilit na bëri të dyshojmë, edhe për shqiptarët në ish IRJM “pa liri nuk ka jetë”!

Afrim Fanda

Rrugëtim i Lorës me hulumtimin e saj të tanishëm nxitën perspektivën e saj për të kombinuar Inteligjencën Artificiale, Neuroshkencën, dhe Inxhinierinë, në ndihmë të pacientëve me epilepsi apo sëmundje të tjera të trurit.

LoraFanda„Në një bashkëpunim me qendrën neuroinxhinierike Wyss Center në Gjenevë, ata publikuan biografinë time akademike dhe doja ta ndaja me ju sepse shpjegon shkurt dhe qartë punën dhe ambiciet e mia për 2-3 vitet e ardhshme. Shpresoj të ndaj më shumë me ju rreth arritjeve të mia gjatë doktoratës sime, vecanërisht për hulumtimet që kanë aplikim klinik ne epilepsi“, shkruan Lora Fanda në faqen e saj në Facebook dhe e boton përkthimin e faqes në shqip të cilën e botojmë në vijim:

 

„Udhëtimi i saj akademik fillon me Bachelor në Inxhinieri Biomjekësore në Case Western Reserve University (CWRU), me specializim në pajisjet mjekësore dhe inxhinieri sistemesh. Ndërkohë punoi në Philips Healthcare (2017) si “Verification Engineer”. Më pas i bashkohet Qendrës Mjekësore Langone New York University (NYU) si Data Scientist (shkencëtare të dhënash) duke punuar me pacient epileptik dhe duke hulumtuar procesimin e vazhdueshëm te gjuhës natyrale me anë të një projekti ne bashkëpunim me Universitetin e Princeton dhe Google (2019).

 

Lora ka diplomë Masteri në Inteligjencë Artificiale (AI) nga Instituti Kërkimor Idiap (Idiap Research Institute), ku përdori teknika të “Machine Learning” për të interpretuar dhe klasifikuar vetitë e EEG (Elektroencefalografi). Ky rrugëtim i Lorës së bashku me hulumtimin e saj të tanishëm nxitën perspektivën e saj për të kombinuar Inteligjencën Artificiale, Neuroshkencën, dhe Inxhinierinë, në ndihmë të pacientëve me epilepsi apo sëmundje të tjera të trurit.”

Faqja origjinale:

https://wysscenter.ch/team/lora-fanda?fbclid=IwAR3VubxEq1o2Pw-BqiincSsfCU6OJkmAn8uEzC6bl0pMuk7jBFUqBH4YLB4

Athua kaq të mjerë, pa dinjitet, pa vetëdije kombëtare ju dukemi ne shqitparët e ish IRJM?

epopeja - policija

 EPOPEJA – ПОЛИЦИЈА

A thua Glauk Konjufca, Lulzim Jashari dhe Elvis Hoxha, do merrnin pjesë në Kosovë, në ndonjë akademi përkujtimore kushtuar 25 vjetorit të sacrificës heroike të familjes Jashari, të organizuar nga një parti shqiptare, që në pushtetin lokal ka ardhur me ndihmën e votave të çetnikëve të Listës Serbska, që pretendon të vijë në pushtetin qendror përsëri në koalicion me çetnikët e Listës Serbska, që rekruton ithtarë në bazë të islamit politik, që hapur promovon islamin politik, duke nxitur përçarjen ndërfetare tek shqiptarët?

Kasami dhe Epopeja
A thua kaq e fortë është “miqësia ndërpartiake” saqë simboli i luftës, rezistencës dhe sakrificës së shqiptarëve, vihet në shërbim të ndërtimit të imazhit “patriotik” të një partie që pretendon pushtetin qendror në saje të aleancës së Islamit politik me ortodoksizmin politik të VMRO?

Athua kaq të mjerë, pa dinjitet, pa vetëdije kombëtare ju dukemi ne shqitparët e ish IRJM?

AF

A u duhet shqiptarëve në ish-IRJM një “Asociacion i Komunave Shqiptare”?

Maqedonia etnike harta

 

Ishte vetëm çështje kohe kur ndonjëra nga partitë shqiptare në ish-IRJM do të abuzonte me situatën delikate të krijuar me insistimin e Serbisë për “Republikën Serbska” në Kosovë, duke bërë paralelizma mes serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në ish-IRJM.  Dhe ashtu ndodhi.

 

Partia erdoganiste Alternativa, e sapodëbuar nga koalicioni qeverisës me LSDM dhe BDI, doli me “shashkën patriotike” të thirrjes drejtuar partive shqiptare BDI, ASH dhe BESA, të cilat drejtojnë Komuna në RMV, të ngrejnë nismën për themelimin e “Asociacionit të Komunave Shqiptare në RMV”, duke kërkuar që ky Asociacion të ketë po ato kompetenca që bashkësia ndërkombëtare kërkon t’i ketë “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”.

Motivi skajshmërisht abuzues i krerëve të kësaj partie, i bën moskokëçarës për pasojat dhe pikëpyetjet që ngren kjo iniciativë: – Do ishin dakord ata që “Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë” të ketë kompetenca ekzekutive, në mënyrë që në saje të paralelizmit, këto kompetenca t’i ketë edhe “Asociacioni i Komunave shqiptare në ish IRJM”? Cilat janë pasojat nga refuzimi i pritur i kësaj iniciative nga partitë  tjera shqiptare të akomoduara në pushtetin qendror dhe atë lokal? A i jepet mesazhi i gabuar bashkësisë ndërkombëtare se shqiptarët në ish IRJM janë kundër iniciativave për të vetëvendosur dhe për t’u vetëqeverisur?

Padyshim, çdo kërkesë e shqiptarëve të cilët përfaqësojnë së paku 30% të popullsisë në ish-IRJM, për ridefinimin e shtetit dhe sistemit qeverisës, nga ai unitar në federativ/konfederativ është e drejtë dhe e ligjshme.  Është zgjidhja e vetme që atyre do t’u jepte mundësinë për t’u vetëqeverisur në njësitë e tyre shtetërore. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të gëzonin të gjitha të drejtat kolektive si popull autokton dhe shtetformues, jo vetëm që përfaqësuesit e tyre politikë do ju jepnin llogari drejtpërdrejt zgjedhësve në vend të partive sllave, jo vetëm që do të ishin në gjendje të zbatojnë politika kombëtare zhvillimore, arsimore dhe kulturore me buxhetin që ju takon, për të parandaluar egzodin e të rinjve jashtë vendit, por kjo do të shuante edhe konfliktet dhe do të relaksonte njëherë e mirë marrëdhëniet ndëretnike në këtë vend.

Por jo duke imituar më pak se 4% kolonë serbë në Kosovë, të mbledhur rreth grupeve kriminale serbe që zbatojnë urdhërat e Beogradit në Kosovën me mbi 90% shqiptarë! Kërkesa për “Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë” nuk është një kërkesë e ligjshme e banorëve të Kosovës që mund të merret si shembull, por një rrugë e tërthortë, invazive, hegjemoniste e Beogradit, për të formuar “Rebpublikën Serbska” në Kosovë, që do të coptonte dhe Bosnjëzonte Kosovën, për ta shëndruar atë në një shtet jofunksional, dhe në këtë mënyrë, në një pre të lehtë që në një të ardhme të afërt ta kthente përsëri si pjesë të Serbisë.

Shqiptarët në ish IRJM, që edhe sipas Censusit të fundit i cili nuk fitoi besueshmërinë jo vetëm të shqiptarëve, por gjithë popujve të regjionit, përfaqësojnë 30% të popullsisë, nuk kanë nevojë për një rrugë të ndërmjetjme për të realizuar të drejtat e tyre kolektive, aq më pak duke marrë shembullin e serbëve të Kosovës!

Zgjidhja është shumë e vonuar, por një hap larg!

Mjafton që krerët e korruptuar të partive shqiptare të heqin dorë nga shtëpitë milionshe në lagjet ekskluzive të Shkupit, postet, tenderat dhe përfitimet e tjera në shkëmbim të mercenarizmit të tyre politik, dhe të tërhiqen jo vetëm nga pushteti ekzekutiv, por edhe nga ai legjislativ, duke kushtëzuar çdo komunikim me palën tjetër, me ridefinimin e kushtetutës dhe të shtetit,  për të fituar pjesën e shtetit dhe pushtetit që u takon shqiptarëve.

E nëse ata nuk duan ta bëjnë këtë, janë vetë qytetarët shqiptarë ata që duhet t’i detyrojnë, duke mbushur sheshet dhe rrugët e qyteteve të tyre, për të luftuar sot për një të ardhme më të mirë dhe vende pune për fëmijët e tyre, për dallim nga ajo që kanë bërë deri tani, duke kërkuar vende pune për veten e tyre në shkëmbim të nënshtrimit ndaj këtyre partive.

Është kaq e thjeshtë!

 

Afrim Fanda

Shkatrimi i gjurmëve arkeologjike ilirie të shqiptarëve në Shkup. Pse partitë shqiptare heshtin?

dardanet“Ndryshimet kushtetutese për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën maqedonase, si popull shtet-formues duhet të miratohen… shqiptarët do ta mbështesin në tërësi identitetin maqedonas” deklaroi lideri i BDI z. Ali Ahmeti në takimin e kryeministrit shqiptar z. Edi Rama, me krerë të të partive politike shqiptare nga “Maqedonia e Veriut”, më 10 janar 2023.

 

Por z. Ali Ahmeti nuk është kreu i vetëm i partive politike shqiptare që mbështet identitetin “maqedonas” të bashkëqytetarëve të tij sllavë, në dëm të interesave të bashkëqytetarëve të tij shqiptarë, të cilët kushtetuta e vendit i konsideron si pakicë e ardhur!

Kështu, z. Arben Taravari votimin e ndyshimeve kushtetutese, si kusht për hapjen e negociatave me BE, e konsideron si “një mundësi shumë të mirë për afirmimin ndërkombëtar të identitetit maqedonas”. Ndërsa, kërkesën e shqiptarëve për të drejtën e tyre të pamohushme dhe të domosdoshme për “riorganizimin dhe ridefinim të shtetit” e konsideron si “frustracion” i cili mund të paraqitet vetëm në rast të “rezikimit të perspektivës evropiane”.

Ndërkohë qëndrimi i partive Alternativa dhe Besa, tani më dihet qartë – historia e shqiptarëve fillon me Perandorinë Osmane dhe konvertimin në fenë islame. Ndaj nuk janë të interesuar fare për të kaluarën e vjetër, “të pafe” të shqiptarëve!

 

Gjetjet arkeologjike të shumta përfshirë edhe këto të ditëve të fundit, që dëshmojnë për Shkupin kryeqendër të Dardanisë, bien ndesh me projektin sllav të identitetit “maqedonas”, që Shkupin e konsideron kryeqytetin e shtetit komb të “Maqedonisë (së Veriut)” dhe shqiptarët pakicë në këtë shtet. Ndaj keto gjurmë arkeologjike dhe këto site arkeologjike duhet të zhduken nga faqja e dheut dhe te zëvendësohen me pallate moderne dhe asfallt që mbulon historinë e vjetër – të vërtetë dhe tregon vetëm historinë e re – atë të mashtrimit dhe përvetësimit.

 

Lufta për legalizimin e identitetit “maqedonas” të përvetësuar nga sllavët, e maskuar me “perspektivën evropiane të shtetit” është “kauza” politike e partive shqiptare, që sqaron heshtjen e tyre gjatë këtyre ditëve, dhe angazhimin e tyre prej mercenarëve që kanë marrë detyrat nga padroni, në këmbim të privilegjeve që u jep pjesëmarrja e në pushtet.

 

Heshtin edhe institucionet e shtetit shqiptar, të zhytyr në krim dhe korrupsion, në vazhdimësi të sjelljes së pushtetit monist, që në mbrojtje të ideollogjiive internacionaliste, shqiptarët jashtë kufirit i la në mëshirën e sllavëve.

 

E Kosova, shpresojmë që mos të harrojë se kryeqyteti i Dardanisë nuk është në Kosovën e Ahtisarit, por në Shkupin e shqiptarëve të “Maqedonisë”!

Afrim Fanda

 

Ju lumtë juve krerëve trima të ASH, për këtë përkrahje pa rezervë për kushtet e kryeministit Albin Kurtit për Asociacionin njëetnik të Komunave me Shumicë Serbe.

Albin ASHPor na sqaroni pak, kush janë këto „QARQE TË NDRYSHME NACIONALISTE“ në Ballkanin Perëndimor, që do ta shfrytëzonin këtë „precedent të rrezikshëm për stabilitetin rajonal“ të krijuar nga kërkesat shoviniste të Beogradit!?

Kroatët? Malazezët? Bosnjakët? Sllovenët?

Apo mos e keni fjalën për shqiptarët?

Po shqiptarët „gëzojnë të drejta të garantuara sipas standardeve më të larta evropiane” !?

Sqaroni pak shqiptarët, çfarë është qëndrimi i juaj për faktin që 30,8% serbë në Bosnje dhe Hercegoninë kanë njësinë e tyre shtetorëre (Republika Serbska) dhe kroatët me 15,4% janë popull shtetformues dhe kanë kantonet e tyre në Federatën Boshnjake, e gjithe kjo në shtetin konfederal me pesë nivele qeverisëse. Ndërkohë që për shqiptarët, 30% të popullsisë në ish IRJM, mjafton statusi i pakicës në shtetin me regullim unitar?

Jeni dakord me këtë status kushtetues të shqiptarëve?

Apo hyrja në koalicionin bashkëqeverisës me LSDM dhe BDI i sqaron të gjitha?

Sqaroni pak opinionin shqiptar, se çfarë e bën një parti shqiptare, pjesëmarrja në ekzekutivin e shtetit që diskriminon me kushtetutë shqiptarët?

Besoj e dini, sepse e keni sqaruar shumë mirë kur bëhej fjalë për BDI-në!

AF

„Republika Serbe në Kosovë“ nuk kalon!

kurti u zmbrapsCili është mesazhi i vërtetë, psikologjik, që fshihet në prapavijën e fushatës të orkestruar nga LDK, PDK, AAK, kundër Albin Kurtit dhe “zmbrapsjes” së tij, përmes 6 kushteve të pakapërcyeshme për Vuçiçin për “Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë”:

 

“Ja e shihni, edhe Albin Kurti e pranoi Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë”, ashtu siç e pranuam dhe e nënshkruam edhe ne”. Pra “edhe Albin Kurti, Vetvendosja janë të prishur dhe të shitur siç jemi ne”. Pra, rrjedhimisht “të jesh i prishur dhe i shitur nuk është diçka e keqe, sepse kështu jemi të gjithë”

Është e padiskutueshme përkrahja që ka Albin Kurti në qëndresën e tij kundër rrezikut të “Republikës Serbe Në Kosovë” tek çdo shqiptar me vetëdije minimale kombëtare, si brenda, ashtu edhe tek shqiptarët jashtë Kosovës.

Por është shumë e gabuar që e drejta e pamohueshme e shqiptarëve autoktonë në ish IRJM për njësinë e tyre shtetërore përmes federalizimit të ish IRJM si dhe e drejta e shqiptarëve autoktonë në luginën e Preshevës dhe Malin e Zi për autonomi territorialo-politike, të përdoret si kërcënim e jo si e drejtë e pakushtëzueshme dhe e pakrahasueshme me kërkesat e Beogradti në emër të një grushti kolonësh paramilitarë serbë në Kosovë.

Afrim Fanda

Monolog mbi Dinjitetin nga Nderi i kombit Mirush Kabashi

Më falni, çfarë të bëja më thua ti?

Ah të gjeja një të fortë, një të madh…

P.sh një politikan apo pushtetar edhe të mbrohesha nga ai?

Ndërsa unë për turp ta përqafonja? Të varesha pas tij dhe si kacavjerrsa trungut që i lutet atë ta lëpija e kështu tu lartësoja jo më fuqitë e mia?

Jo o tungjatjeta!!!

Apo të bëj siç bën çdo horr, çdo legen. Për të mëdhenjtë bejte, të shndërrohesha në gaztor pa turp por me shpresë se mbase po i qesh nga simpatia ndonjë ministri buza për marrëzitë e mia?

Jo or tungjatjeta!!!

Të përulem, të telendisem dhe për një kothere buke si bolla të zvarrisem?

E duke shkarë të ndotem gjunjë e lëkurë dhe nga përulja shpina të më krruset e të bëhem urë?

Jo or mik, tungjatjeta!!!

Oh më mirë të këndosh, të ëndërrosh e të qeshësh i vetmuar por i lirë…

Të vështrosh sypetrit edhe tja thuash me drithëtirë dhe fesin, fesin të ma vesh mbi sy si ta ka ënda.

Për një po, apo për një jo të luftosh apo të të shkasë penda.

E të punosh pa gajle për pasuri, për lavdi, mor sikur dhe në hënë të të ngjisin, të mbetesh njeri.

Dhe të mos shkruash edhe të mos thuash gjësendi që zemra sta thotë, porse diçka që vetes ti thuash gojëplotë kënaqu miku im…

Se çdo pemë apo frut që mblodhe sti dhanë sadaka, në kopshtin tënd i mblodhe .

E në të dhëntë rasti të fitosh ndonjë çmim kult apo arit të mos kesh pse të thuash në sajë të Çezarit, por vetëm vetes tënde tja njohësh për meritë.

E kështu dukë i përbuzur të gjitha bimët parazite, ndonëse nuk do të rritesh vigan si plep me fletë, nuk ka gjë, mjaft paksa të rritësh por di që je ngritur vetë.

Si më falni? Ç’më ka zënë ky vesi i marrëzisë që dua ti bëj të gjithë armiq?

Më detyroni ju. Po po ju që i zini të gjithë miq.

Dhe u qeshni plot nur e gjithë gaz, me buzët rrudha -rrudha siç kanë pulat pas.

Ndërsa unë miqësinë e sëmurë apo miqësinë mediokre dua ta rralloj dhe them me gaz në zemër –Ja dhë një armik që shtoj.

Ja ky është zakoni im. Dua tju neveritem intrigantëve, atëherë ndjej gëzim.

Oh si më bëhet zemra ta dish të vërtetën mik, kur shikoj që më sulmojnë me ato vështrimet fikse atëherë tu bësh sehirin.

Kur nxjerrin vrer selie, pështymë e jargë nga goja këto kërma fëllishtërsie.

Miqësia e sëmurë që juve ju ka rrethuar, më përngjan me ato kollarot ngrirë-praruar të Italisë ku qafa të rri si qafë pate.

Jo sigurisht që kështu ju vjen mirë miqve, zotërisë tate se balli pa karakter dhe moral që ta pengojë, lehtë-lehtë nga çdo anë mund të anojë.

Ndërsa mua që dinjiteti më shtyp kuptohet qartë me thumb më shpon, që kryet t’i mbaj gjithnjë lart.

Një armik më shumë është një gjemb i ri vërtet, më nxjerr telashe por më shton edhe një stoli.

Sepse siç ishin qaforet që mbanin burrat spanjollë, dinjiteti është një hallkë por edhe një aureolë…

Memoria: Asgjë për të hequr nga ky status, edhe 5 vite më vonë! Për të shtuar sa të duash…!

 

Shoqata e te burgosurve politik ALBJa, ky është dallimi, të jetosh në shtetin tënd, apo i mbajtur peng nga ca shpirt-shitur, në një krijesë artificiale, të huaj për ty siç është IRJM!

 

Shteti shqiptar, edhe përkundër problemeve të shumta, dëmshpërbleu para ca ditësh të përndjekurin e fundit politik, dhe kësaj kategorie që simbolizojnë ndërgjegjen dhe sakrificën e kombit për liri, ju dha zyrë me fonde të shtetit pikërisht në një godinë me një institucion të rëndësishëm siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit (siç shihet dhe nga fotografia e bashkëngjitur).

Ndërsa në IRJM, shteti në duart e sllavo-maqedonasve dëmshpërbleu një me një, vetëm sllavo-maqedonasit bullgarofil. Udhëheqësi i BDI-së, i cili shmangu burgun duke bërë pazare me sigurimin shtetëror të Jugosllavisë së atëhershme dhe duke ikur ne Zvicër, shmangu punën në atë shtet duke siguruar dokumentin se vuan nga sëmundja e Skizofrenisë, kurrë nuk përmendi të burgosurit politik në fjalimet e tija patetike, as në institucionet kur përfaqësonte shqiptarët e as jashtë saj. Grumbulloi rreth vetes të tjerë shpirt-shitur, në mes tyre bile edhe disa ish të burgosur politik, duke u dhënë pozicione dhe vende pune në shtet, të cilët, për një grushtë para, mbyllen gojën dhe injoruan vëllezërit e tyre të një gjaku që sakrifikuan jetën ose vite nga jeta e tyre për të mirën e përgjithshme.

Afrim Fanda

Qeni leh aty ku ha, thotë populli…

BilliQeni leh aty ku ha, thotë populli. Për ata që financojnë dhe mbështesin islamin politik, me të cilin janë brumosur themeluesit e “Lëvizjes Besa”, të gjitha vajzat dhe gratë e pambuluara janë “kurva” që “dëgjojnë muzikë të zhurmshme, pinë alkool dhe bëjnë pornografi”. Ndaj dhe Bilall Kasami, në shenjë besnikërie ndaj vijës politike të “sulltanit”, kryen me zell detyrën e “policisë së moralit”

Por problemi nuk është tek Bilall Kasami, dhe jeniçerët e “Lëvizjes Besa” e as tek “Aleanca për Shqiptarët” që bashkë me VMRO i dhanë Lëvizjes Besa fuqinë e pushtetit lokal për të vënë në zbatim islamin politik të Erdoganit. Problemi është se këta djem dhe këto vajza për të cilët flet Bilall Kasami, zgjedhin rrugën më të lehtë, apolitike, për t’u përballur me realitetin kryekëput politik: veshët në lesh, symbyllur në ndonjë vend pune, më së miri në ndonjë OJQ… dhe të kënaqur në gjumë. Problemi është sa sa here që realiteti i hidhur ua nxjerr gjumin, vazhdojnë e vazhdojnë të habiten me realitetin e hidhur politik që i rrethon!

https://www.youtube.com/watch?v=f9NJSBiMyto…

Afrim Fanda