Category Archives: Poezi

Poezi të zgjedhura

Për kopilat, që sdinë se çka janë (soj-sus), që flamurin kombëtarë e quajnë leckë dhe shqiponjën laraskë!

“Shqipnia e ka nji flamur të vetin, të vërtetë.

Nëse dyshoni, pyesni eshtnat e stërgjyshave tuej, jo të krahnorit, por të shpinës, se përpara atij flamuri, ma shpesh e kthyen shpinën

se sa i dolën përpara.”

Ky flamur nuk asht vetëm nji copë pëlhurë.

Asht gjaku i të parëve.

Asht shpirti i qëndresës.

Asht shenjë që s’fshihet, edhe kur e ndalojnë.

I kuq – për gjakun që u derdh.

I zi – për shqiponjën që s’u përkul kurrë.

Ai që s’e njeh këtë flamur, nuk e njeh veten.

Ai që e zëvendëson, asht pa kurriz.

Ai që e mohon, ka shkelë mbi gjakun e fisit të vet.

Na nuk po kërkojmë flamur.

Na e kemi.

Veç po kërkojmë me u kthye te vetja.

Ky asht rikthimi.

Te flamuri. Te gjuha. Te kujtesa. Te nderi.

Faik Konica

Ndërroni maskën! Ja VLEN!?

Maska

I kërkova ndihmë Inteligjencës Artificiale, sepse këta “intelektualët” tonë, ka kohë që kanë humbur orientimin …
Prandaj, vazhdoni ndërroni maskat! Tash për tash, ja VLEN!? Po në fund?
Ja tekstin që ma ofroi IA:

Ndërroni maskën

Koha për maskën e re,
atë që qesh edhe kur zemra hesht,
atë që flet kur shpirti nuk ka më fjalë.

Puthni skenën me sy të panjohur,
trupi është i njëjti, por loja ndryshon.
Nata sjell rolin e lodhur të djeshëm,
dita kërkon një akt të ri, më të fortë.

Ndërroni maskën, ju them,
sepse vështrimet s’duan të shohin të vërtetën,
dhe e vërteta, e zhveshur, tremb.
Maska është armë. Është mburojë. Është arratisje.

Në secilën shfaqje — një tjetër unë,
në secilën heshtje — një fjalë e fshehur.
Dhe kur të bjerë perdja,
kush do të mbetet? Maska… apo ti?

IA

Fat i mirë, fat i keq

Fati i mirë fat i keqKjo është historia e një fermeri të vjetër kinez që ka jetuar shumë vite më parë.

Ai kishte një kalë të vjetër që e përdorte për të lëruar arat e tij.

Një ditë, kali iku kodrave.

Të gjithë thanë: “Na vjen shumë keq për fatin tuaj të keq”.

Plaku u përgjigj: “Fat i keq, fat i mirë, kush e di?”

 

Një javë më vonë, kali u kthye me një tufë kuajsh të egër që tani i përkisnin plakut.

Të gjithë thanë: “Jemi shumë të lumtur për fatin tuaj të mirë!”

Plaku u përgjigj: “Fat i mirë, fat i keq, kush e di?”

 

Ndërsa djali i tij i vetëm ishte duke hipur në një nga kuajt e egër, ai u rrëzua dhe theu këmbën.

Të gjithë thanë: “Çfarë fati i keq!”

Plaku u përgjigj: “Fat i keq, fat i mirë, kush e di?”

 

Një ditë, ushtria erdhi në fshat dhe mori të gjithë të rinjtë e fortë ushtarë për perandorin.

Vetëm djali i fermerit të vjetër u kursye sepse nuk mundi të luftonte me këmbën e thyer.

Të gjithë thanë: “Sa fat i mirë!”

Plaku u përgjigj: ” Fat i mirë, fat i keq, kush e di?”

Rudyard Kipling: Në mundsh…

Rodyard Kipling

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh. ..
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë…

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkënd e çmon, por veç sa meriton…
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe BURRË do të jesh, o biri im!

Përkthyer nga Robert Shvarc

Ali Asllani – Hakërrim

Pablo Pikaso Don Kishot

Që nga jugu në veri

mbretëron një errësirë

nëpër fusha nëpër kodra

vërshëllen një egërsirë.

 

Pra, o burra, hani, pini

hani, pini ore e çast

për çakallin nata errët

është rast e deli rast.

 

Hani, pini dhe rrëmbeni

mbushni xhep e mbushni arka

të pa brekë ju gjeti dreka

milioner ju zuri darka.

 

Hani,pini,rrëmbeni

mbushni arka, mbushni xhepe

gjersa populli bujar

tu përgjigjet peqe lepe.

 

Populli rron për zotërinë tuaj

puna e tija, djersa e ballit

është kafshit për gojën tuaj

Rroftë goja e çakallit.

 

Shyqyr Zotit,ska më mirë

ë lumturi dhe bukuri

dhe kur vjen ju qan hallin

varni buzë edhe turinj.

 

Hani,pini dhe rrëmbeni

është koha e çakejve

hani,pini,rrëmbeni

është bota e maskarenjve.

 

Hani,pini,vidhni

mblidhni gjithë aksione e monopole

nënshkrimi i zotërisë suaj

nëpër banka vlen milione.

 

Është pështyma e gjakosur

e Atdheut të vremosur

dhe kolltuku ky ke hipur

duke hequr nderën zvarrë

është trekëmbëshi

që përdita varet kombi në litar.

 

Dhe zotrote kapardise,

diç u bëre pandeh

kundër burrit të vërtet

zë e vjell e zë e leh.

 

E na tunde, na lëkunde

nëpër salla shkon e shkunde

mbasi dora e të ligut

ty me shokë të heq për hunde.

 

Rroftë miku yt i rrallë

që përdita loz e qesh

të gradoi katër shkallë

pse i the dy fjalë në vesh.

 

Koha dridhet e përdridhet

do vij dita që do zgjidhet

dhe nga trasta pema e kalbur

doemos që jashtë do të hidhet.

 

Koha dridhet e përdridhet

prej gradimit katër shkallë

nuk do të mbetet gjë në dorë

veçse vul e zezë në ballë.

 

Mirpo ju që skeni patur

as nevojë, as gjë të keqe

më përpara nga të gjithë

ju i thatë të ligut peqe.

 

Që të zinit një kolltuk

aq u ulët u përkulët

sa në pragun e armikut

vajtët si kopil u ngulët.

 

As ju hahet, as ju pihet

vetëm titullin e doni, dihet

teksa fshati i varfër digjet

krye kurva nis e krihet.

 

Sidomos, ju dredharak

ju me zemra aq të nxira

ju dinak, ju shushunja

ju gjahtarë në errësira.

 

Çna pa syri,çna pa syri

hunda juaj ku nuk hyri

te i miri, te i ligu

te spiuni më i ndyri.

 

Dallavera nëpër zyra,

dallavera në Pazar

dallavera me të huaj,

dallavera me shqiptar.

 

Vetëm, vetëm dallavera

dhe në dëm të këtij vendi

që ju rriti, që ju ngriti

që ju ngopi, që ju dëndi.

 

Dhe kujtoni tash e tutje

me të tilla dallavera

kukuvajka do përtypë

zog e zoga si përpara.

 

Po jo, grushti do të bjerë

përmbi krye të zuzarëve

koha është e maskarenjve

por Atdheu i Shqiptarëve.

 

Gomari i Babatasit

GomariJu rrugaça sallahana
vagabonda shakllabana
rriçna t’ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t’na qelbi fis e atdhe?
Ah! Bre ju.. nuk dij shka u kjoftë,
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m”do i shpat!

Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me’i gjysmë setre t’pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me “i komçë t’njtitme nën grykë:
pantallonat me “gjyslykë”
kto edhe lidhun me nji spagë:
shtatit rreshke e ba saragë,
t’tanë gordec e berbalec
pa ndo’i msim, pa ndonji dije,
me’i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t’gjith njerzisë…
tuj u shite ju për gjithë treg,
sod na mbahi “Skandërbeg”,
e ngërdhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash “n’smoking”, tash në “bon-jour”
ju, qi dje s’kishit as ushkuer
me lidhë brekët me nder me thanë
m’sahan t’huej gjithmonë me ngranë,
rrugën krejt na e keni zanë,
ke na shkoni pash e m’pash,
edhe besa me “gulash”
me “afishe” e me “sultjash”,
me “kjumshtuer” e me “ashurè”,
“kosha gjelash” si kubure,
“tarator”, “pilaf me kos”,
“mish me qepe” e “majdanos”
“shish qebap”, “brizholla viçi”,
“kunguj t’mbushum”, “kuzuici”,
“kabuni”- e “mualebi”.

Barku sod ju rri ju kodër,
kargatisë e bamun lodër:
der sa ata burrat e dheut,
qi për jetë e nderë t’Atdheut
kane ra n’luftë si shqipe t’leta,
kanë shkri gja e shpija t’veta,
kanë tuj dekë rrugave unit,
me iu dhimbë gurit e drunit.
Përse, po, kta matrahulla,
kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,
n’vend qi ju me u vu n’konop,
a se brinjt m’jau zbru me shkop,
a, mos tjetër, me u ngushtue
me xjerrë zhuri kund m’ndo’i prrue
për me shtrue ndo’i rrugë të shtetit
a me dlirë ndo “i skelë detit,
lavjerre buzësh, harru si viça
kqyrin m’ju si t’ishi ogiça,
për me u pri udhës s’qytetnisë
e me i sjellë t’marën Shqipnisë.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
qi “shqiptarë” vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo’i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Përparimi e Qytetnia,
por veç pse ende der më sot
nji tyran s’po e gjeni dot,
nën kambë t’cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e jau njof shpirtin der m’palc,
pleh i ndytë me u bartun n’shalc
e me u qitë jashta Shqipnije.—

Gjergj Fishta (1871-1940)

Shqiptarë, Atdheu mbi të gjitha!

Pak ringjallje ndjenjash me edukim dhe arsimim të karakterit kombëtar:

E thashë një fjalë shqip – Atdhe,
shqiptova një ideal – Komb,
Kujtova një emër – Shekspir,
Lypa penën e tij,
për të përshkruar jetëshkrimin
tragjik të popullit tim.
Të lashtë sa vet Ballkani.
Të ndodhur aty,
Para botës greke,
Pushtimeve Romake,
Dyndjeve sllave,
që mbijeton robërinë
dhe ende frymon për të gjallëruar
Atëhere:
vetes, i thirra veç një emër,
Shqiptar.
Nxjerë nga Libri i Bardhë, fq.2, Prishtinë, 1992

Gomari i Babatasit

Ju rrugaça sallahana
vagabonda shakllabana
rriçna t’ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t’na qelbi fis e atdhe?
Ah! Bre ju.. nuk dij shka u kjoftë,
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m”do i shpat!

Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me’i gjysmë setre t’pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me “i komçë t’njtitme nën grykë:
pantallonat me “gjyslykë”
kto edhe lidhun me nji spagë:
shtatit rreshke e ba saragë,
t’tanë gordec e berbalec
pa ndo’i msim, pa ndonji dije,
me’i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t’gjith njerzisë…
tuj u shite ju për gjithë treg,
sod na mbahi “Skandërbeg”,
e ngërdhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash “n’smoking”, tash në “bon-jour”
ju, qi dje s’kishit as ushkuer
me lidhë brekët me nder me thanë
m’sahan t’huej gjithmonë me ngranë,
rrugën krejt na e keni zanë,
ke na shkoni pash e m’pash,
edhe besa me “gulash”
me “afishe” e me “sultjash”,
me “kjumshtuer” e me “ashurè”,
“kosha gjelash” si kubure,
“tarator”, “pilaf me kos”,
“mish me qepe” e “majdanos”
“shish qebap”, “brizholla viçi”,
“kunguj t’mbushum”, “kuzuici”,
“kabuni”- e “mualebi”.

Barku sod ju rri ju kodër,
kargatisë e bamun lodër:
der sa ata burrat e dheut,
qi për jetë e nderë t’Atdheut
kane ra n’luftë si shqipe t’leta,
kanë shkri gja e shpija t’veta,
kanë tuj dekë rrugave unit,
me iu dhimbë gurit e drunit.
Përse, po, kta matrahulla,
kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,
n’vend qi ju me u vu n’konop,
a se brinjt m’jau zbru me shkop,
a, mos tjetër, me u ngushtue
me xjerrë zhuri kund m’ndo’i prrue
për me shtrue ndo’i rrugë të shtetit
a me dlirë ndo “i skelë detit,
lavjerre buzësh, harru si viça
kqyrin m’ju si t’ishi ogiça,
për me u pri udhës s’qytetnisë
e me i sjellë t’marën Shqipnisë.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
qi “shqiptarë” vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo’i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Përparimi e Qytetnia,
por veç pse ende der më sot
nji tyran s’po e gjeni dot,
nën kambë t’cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e jau njof shpirtin der m’palc,
pleh i ndytë me u bartun n’shalc
e me u qitë jashta Shqipnije.—

Gjergj Fishta (1871-1940)

Historia e Atdheut nga 2001 deri me sot:

kakaka kakakaka krrrrrr krrrrrrrrrrrr,
pau puu pam pum
pppaaauuuuuuuu
ëëëëë ëëëëëë ëëëëëë
vër vër vër vër vër vër vër vër
dang ding dang ding
varavinga varavinga
kau ku kau ku krrrr krrrr
gau gu gau gu gau gu gau gu
gapa gupa gapa gupa gapa gupa
Gup Dup Gup Dup Gup Dup shkllup shkllup
bërt mërt bërt mërt bërt mërt bërt mërt
gau gu gau gu gau gu gau gu
bërt mërt bërt mërt bërt mërt bërt mërt
gau gu gau gu gau gu gau gu
bërt mërt bërt mërt bërt mërt bërt mërt
vap e vup vap e vup vap e vup
bërt mërt bërt mërt bërt mërt bërt tërt

(Hashim Baftiari, 2015)