Kategoritë: Të ndryshme

Turhan Pasha në Konferencën e Paqes në Paris: Kërkojmë kthimin e territoreve shqiptare dhënë Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë pas vendimit të Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Londrës

Shqipëria dhe kërkesat e saj“L’Express de Mulhouse” ka botuar, të hënën e 10 marsit 1919, në ballinë, kërkesën e Turhan Pashës në Konferencën e Paqes në Paris në lidhje me kthimin e territoreve shqiptare dhënë Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë pas vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Londrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëria dhe kërkesat e saj:

 

Shqipëria, gjatë shekujve, ka qenë gjithmonë pre e fqinjëve të saj, më të fuqishëm se ajo, të cilët e lakmuan atë për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike shumë tërheqëse. Dikush do të mendonte se diplomatët modernë, duke kuptuar domosdoshmërinë e vendosjes së rendit në Gadishullin Ballkanik, do t’i kishin kthyer Shqipërisë atë që i takon dhe do ta kishin mbrojtur nga orekset e popujve të tjerë.

Kongresi i Berlinit i vitit 1878, i quajtur “varrimi i Shqipërisë”, ishte i pari që shpërfilli të drejtat e kombit shqiptar, pasi i privoi këtij vendi territoret e Tivarit, Hotit, Grudës, Triepshit (Trieshit), Kuçit, Podgoricës, Plavës dhe Gucisë në dobi të Malit të Zi, dhe një pjesë të Shqipërisë së Jugut, midis Gjirit të Prevezës dhe lumit Kalamas (Kalamait) në dobi të Greqisë. Shqiptarët, natyrisht u revoltuan nga ideja e copëtimit të atdheut të tyre dhe formuan Lidhjen e Prizrenit, e cila bëri një rezistencë energjike ndaj pretendimeve sllave dhe greke.

Në vend që të korrigjonte këto padrejtësi, Konferenca e Londrës e vitit 1913 i përkeqësoi ato. Nuk u mjaftua të vendoste si kufi vijën e Kalamas-it (Kalamait), të refuzuar nga shqiptarët, por i dha Greqisë të gjithë rajonin nga Arta deri në Kepin Satos; ky vend quhet Çamëri; në veri i dha Malit të Zi dhe Serbisë territoret e Krajës, Anës së Malit, fiset e Hotit dhe Grudës, rrethet e Plavës dhe Gucisë, Pejën, pjesën lindore të rrethit të Mitrovicës, rrethet e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Kaçanikut, një pjesë të rrethit të Shkupit, rrethet e Prizrenit, Kalkandelenit (Tetovës), Gostivarit, Kurçovës, Dibrës, Strugës dhe Ohrit. 

Shqipëria dhe kërkesat e saj2Sot, delegacioni shqiptar ka dalë para Konferencës së Dhjetëve për të zhvilluar kërkesa të bazuara vetëm mbi barazinë, pasi ato konsistojnë në kthimin e territoreve në mëmëdhe, të cilat vitet e fundit i janë shkëputur padrejtësisht.

Kërkesat e tij përfshijnë kthimin e territoreve shqiptare të përfshira në Mal të Zi, Serbi dhe Greqi pas vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Londrës. — Kundërshtim ndaj pretendimeve të reja sllave dhe greke.

Të gjitha arsyet historike, gjuhësore dhe etnike militojnë në favor të Shqipërisë. Larg nga dëshira për t’u zgjeruar në kurriz të të tjerëve, Shqipëria kërkon vetëm të riintegrohet në kufijtë e saj të vërtetë, për të parë t’i kthehen grupimet (territoret) që i janë shkëputur nga dhuna në të kaluarën.

Më në fund Shqipëria, e rraskapitur nga grabitjet e njëpasnjëshme të të cilave ka qenë viktimë, shpreson të marrë dëmshpërblime ekonomike nga Konferenca e Paqes për shkatërrimet e bëra si nga grekët në Epirin e Veriut, ashtu edhe nga ushtritë e Perandorive qendrore në të gjithë vendin.

Turhan Pasha

Delegat i parë i Shqipërisë

gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Korrik 2022

 

Por kush ishte Turhan Pashë Përmeti:

Turhan pashë Përmeti

Turhan Pashë PërmetiTurhan pashë Përmeti (Tërhallë1846 – NeuillyFrancë9 shkurt 1927) ka qenë nëpunës e diplomat shqiptar i Perandorisë Osmane dhe më pas tri herë kryeministër i Shqipërisë së pavarur.

Turhan Jusni beu leu në Tërhallë, i biri i Jahja beut, nga familjet e mëdha të qytezës së Përmetit në vilajetin e Janinës. Në medresetë e Janinës nxuri arabisht dhe persisht, kurse te “Zosimea” është diplomuar duke marrë njohuritë themelore të shkencave.

Më pas ka vazhduar Fakultetin e Drejtësisë në Athinë. Nga disa pedagogë privatë ka marrë njohuri mbi të drejtën ndërkombëtaretë drejtën romake, mbi historinë e hartimit dhe të nënshkrimit të të gjitha marrëveshjeve duke filluar nga Paqja e Vestfalisë (1648) e deri në vitin 1815 Kongresi i Vjenës dhe njohuri mbi ekonominë ndërkombëtare.

U bë funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të jashtme të Perandorisë Osmane. Shërbeu si ambasador në Madrid, vali në Gjirit (vilajeti i Kretës) në vitet 1895 dhe 1896, ministër i Punëve të Jashtme, ministër i Vakëfeve. Dërgohej nga Stambolli pothuajse në të gjitha misionet në Europë.

Më 1908-1912 shërbeu si ambasador i Perandorisë Osmane në kryeqytetin e Perandorisë Ruse, Shën Petërsburg.

Turhan Pashë Përmeti ishte kryeministër i Shqipërisë në vitin 1914 nga data 15 mars deri më 3 shtator, si dhe nga 1918 deri në vitin 1920. Më 1919 kryesoi delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes. Pas largimit nga posti i kryeministrit u largua në Romë.

Më 1925 qeveria e Ahmet Zogut i kishte lidhur një pension të mirë.

Turhan Pasha vdiq në NeuillyFrancë më 9 shkurt 1927. Njoftimi për vdekjen e tij u bë nga legata shqiptare e Parisit. Huazuar nga Wikipedia

ndërsa Panorama ka botuar:

Turhan Pashë Përmeti, kryeministri më me ndikim në botë se Ismail Qemali

Tri herë kryetar qeverie i Shqipërisë, deri në vitin 1920 

Dokumenti i arkivave që tregon për lidhjet e fuqishme prej diplomati nga Atlantiku, në Rusi e deri në Orient 

Në vitin 1914, në historinë e Shqipërisë së re shfaqet një personalitet i rëndësishëm politik, Turhan Pashë Përmeti, kryeministri i dytë i shtetit shqiptar dhe i pari i njohur ndërkombëtarisht si i tillë. Deri në vitin 1920, ai ka qenë tri herë kryeministër i shtetit shqiptar. Turhan pasha kohësisht i përket gjeneratës së Ismail Qemalit, gjeneratë shqiptarësh që bënë karrierë të spikatur në burokracinë e lartë osmane. Por, ndryshe nga Ismail Qemali, të cilit zyrtarët më të lartë osmanë i nënvizonin kapacitetin e lartë prej politikani, Turhan Pashës i nënvizonin kapacitetin prej diplomati, dhe më shumë akoma aftësinë e tij menaxheriale për zgjidhjen e situatave të vështira. Duke i shërbyer diplomacisë së Perandorisë Osmane, ku tokat shqiptare de jure bënë pjesë deri në nëntor 1912, Turhan Pasha arriti në pozitën e një personaliteti të njohur nga brigjet e Atlantikut e deri në Rusi, nga Deti i Veriut dhe deri në thellësi të Orientit Islam, në Jemen e Iran. Karriera e tij e gjatë në diplomacinë osmane e bën Turhan Pashë Përmetin të ketë një jetëshkrim profesional mjaft të gjatë (BOA: DH, SAID. regjistri 47/165; regjistri 80/137). Ismail Qemali në Kujtimet e tij shprehet qartë se ishte kjo njohje ndërkombëtare që ai gëzonte dhe, siç e dëshmon edhe ky dokument, personaliteti i tij i fuqishëm si menaxhues situatash të vështira cilësitë e spikatura, që e vendosën Turhan Pashën në qendër të zgjedhjes së tij si kryeministër të një shteti në ri, por problematik që po lindte në zemër të Europës. Si nëpunës i perandorisë ishte i pranuar për Stambollin, i cili ende kishte shumë ndikim në tokat shqiptare; po ashtu, falë shërbimit diplomatik në San Petërsburg kishte njohje personale me carin e Rusisë, madje kishte fituar edhe miqësinë e tij. Si koleg i ministrit të Jashtëm austro-hungarez, Berthold, kur të dy ishin diplomatë të lartë në San Petërsburg, ishte ky i fundit që e rekomandoi pranë  Fuqive të Mëdha që të ishte kryeministër i Principatës Shqiptare të Princ Vidit. Ndërsa Vidi ishte fryt i kompromisit të sallave të konferencave, Turhan Pasha ishte produkt i njohjeve të tij me krerët më të fuqishëm botërorë, veçse jo brenda sallave të diplomacive. Vidi ishte princi i kompromisit të zhurmshëm, kurse Turhan Pasha njeriu i kompromisit të heshtur. Të dy krijonin balancën e duhur mes Lindjes dhe Perëndimit. Ndërsa Vidi ishte me plot kuptimin e fjalës fasada europiane e Shqipërisë së re postosmane, ashtu siç e kërkonin Fuqitë e Mëdha, Turhan Pasha, ndonëse i kaluar në moshë, ishte caktuar që me përvojën e tij të gjatë të ndihmonte sadopak menaxhimin e situatës së vështirë në Shqipëri.

JETËSHKRIMI
Turhan Hysni bej, i biri i Jahja beut, nga familjet e mëdha të qytezës së Përmetit, në vilajetin e Janinës. Ka lindur në qytetin e Tërhallës (sot në Greqi) në vitin 1262 të kalendarit Hixhri [apo] në vitin 1262 sipas kalendarit financiar/ 31.12.1845-19.12.1846. Në medresetë e Janinës mësoi arabisht dhe persisht, kurse në shkollën greke me emrin Zosimea që gjendet në këtë qytet, është diplomuar duke marrë njohuritë themelore të shkencave. Më pas, ka vazhduar Fakultetin e Drejtësisë në Athinë. Nga disa pedagogë privatë ka marrë njohuri mbi të drejtën ndërkombëtare, mbi të Drejtën Romake, mbi historinë e hartimit dhe të nënshkrimit të të gjitha marrëveshjeve duke filluar nga Paqja e Vestfalisë (1648) e deri në vitin 1815 [Kongresi i Vjenës] dhe njohuri mbi ekonominë ndërkombëtare. Shkruan turqisht dhe frëngjisht; di shqip, greqisht, italisht dhe pak spanjisht… Me një pagë prej 2000 groshësh, emërohet sekretar i dytë në Ambasadën Perandorake [Osmane] në San Petërsburg. Më 15.08.1871, me një pagë prej 3300 groshësh, u emërua kryesekretar në ambasadën e lartpërmendur. Nga 22.03.1873 deri më 20.05.1873, me një pagë prej 10.000 groshësh, duke u gjendur në detyrën e të ngarkuarit me punë pranë kësaj ambasade, deri më 25.02.1873, kreu edhe detyrën e sekretarit. Më 23.03.1874, me një pagë prej 3130 groshësh, kaloi si kryesekretar në Ambasadën Perandorake në Berlin. Më 27.12.1876, me një pagë prej 12.000 groshësh, iu shtua edhe detyra e të ngarkuarit me punë pranë kësaj ambasade. Në datën 22.06.1877 iu ndërpre paga e të ngarkuarit me punë [pranë kësaj ambasade]; më 30.08.1877, me një pagë prej 5625 groshësh, u emërua në detyrën e të ngarkuarit me punë në Ambasadën Perandorake në Vjenë. Këtë detyrë e kreu deri në 22.10.1877. Më 8.12.1877, me një pagë prej 20.000 groshësh, kaloi si nëpunës pranë Ambasadës Perandorake në Romë dhe në 9.12.1877 u largua nga kjo detyrë. Më 2.04.1881, me një pagë prej 5.000 groshësh, iu dha posti i guvernatorit të sanxhakut të Tekes [Anadolli Jugor]; më 1.04.1886, me të njëjtën pagë, iu dha posti i guvernatorit të sanxhakut të Urfës [Anadolli Juglindor].
TITUJT
Për merita në detyrat e lartpërmendura, më 11.11.1868 iu akordua grada e tretë [diplomatike]; më 23.08.1871, iu dha grada e dytë, klasi i dytë; më 8.03.1874, grada e dytë, klasi i parë; më 2.05.1877, grada e parë, klasi i dytë; në 11.09.1877, grada e parë, klasi i parë; më 16.09.1893, iu dha grada e lartë [diplomatike]. Më 10.06.1870 iu akordua grada e pestë e Medaljes së Lartë Mexhidije; më 24.08.1871, e katërta; më 6.01.1875, e treta; më 26.11.1877, e dyta; më 1.12.1879, iu akordua grada e parë e kësaj medaljeje të lartë. Sipas kalendarit Gregorian, më 30 prill 1871 shteti rus i dha medaljen Shën Ana, klasi i tretë; Më 1 mars 1874 shteti i lartpërmendur i dha medaljen Shën Stanislas, klasi i dytë. Më 19 nëntor 1877 shteti prusian i dha medaljen Pena e Kuqe, klasi i dytë. Më 6 prill 1881 shteti italian i dha medaljen Morris de Lazar, klasi i parë. Më 7 nëntor 1888, qeveria e Portugalisë i dha medaljen Villa Viskoza, klasi i parë… Me ardhjen në Stamboll me leje, personalitetit të lartpërmendur, ashtu siç ishte praktika, iu dha dieta/shpenzime udhëtimi prej 200 florinjsh osmanë në 3.10.1893, dhe iu akordua urdhri sulltanor për mirënjohje [në shërbim të sulltanit]. Personalitetit të lartpërmendur më 23.12.1893 iu akordua Medalja e Lartë Osmane, klasi i parë.
AMBASADOR NË PARIS
Personaliteti i lartpërmendur, më 10.04.1894, u emërua ambasador me përfaqësim në Paris, ambasadë e cila qysh prej shumë kohësh ishte në varësi të ambasadës perandorake në Madrid. Për shkak të shpenzimeve në rritje gjatë kohës që qëndronte në Paris, paga e personalitetit të lartpërmendur në cilësinë e ambasadorit të perandorisë në Madrid rezultoi e pamjaftueshme; në datë 12.04.1894, u urdhërua që ai të marrë një rrogë përfaqësimi [si ambasador përfaqësues në Paris] prej 15.000 groshësh shtesë mbi pagën që merr në cilësinë e ambasadorit [osman] në Madrid. Kështu, pagës reale të ambasadorit të perandorisë në Madrid iu bë një rritje prej 15.000 groshësh; ndërkohë, ambasadori i lartpërmendur e ka pagën ekskluzivisht prej 10.000 groshësh; kurse, fondi prej 5.000 groshësh nga fondi special prej 10.000 groshësh, si rregull, do t’i jepet personit që do të ushtrojë detyrën e të ngarkuarit me punë pranë kësaj ambasade; pjesa e mbetur prej 15.000 groshësh që iu shtua 15.000 groshëve, iu dhanë vetë ambasadorit [Turhan Pashës] për shpenzime udhëtimesh. Të gjitha këto veprime u kryen me urdhrin perandorak të datës 9. 05.1894, i cili i referohet dokumentit përkatës lëshuar nga Ministria e Jashtme.
VEZIRI I SULLTANIT
Personaliteti i lartpërmendur, ende pa shkuar në Paris për të përmbushur detyrën e ambasadorit përfaqësues në ambasadën perandorake, më 29.07.1894, me një rrogë prej 30.000 groshësh, u emërua në postin e guvernatorit të komanduar të vilajetit të Kretës. Për të shkuar atje iu dhanë si shpenzime udhëtimi posaçërisht 400 florinj osmanë. Për shkak të aftësive dhe të kapacitetit [intelektual] në çështjet administrative dhe politike, personalitetit të lartpërmendur, krahas njoftimit të lartë për emërimin e tij në postin e guvernatorit të komanduar të vilajetit të Kretës, iu dha edhe grada e lartë e vezirit… Shkëlqesisë së tij, personalitetit të lartpërmendur, shteti i Spanjës i ka akorduar medaljen Izabela Katolike, klasi i parë; me pranimin nga ana e tij [Turhan Pashës], siç e kërkon procedura [burokratike osmane], me lejen perandorake lëshuar prej vetë sulltanit, më 17.10.1894, u pa e përshtatshme që ai ta marrë këtë medalje. Shkëlqesia e tij, personaliteti i lartpërmendur, më 3.03.1895, u largua nga kjo detyrë, pasi në postin e guvernatorit të komanduar të Kretës u emërua shkëlqesia e tij, Aleksandër Pasha, ish-guvernatori i ishullit Samos. Shkëlqesia e tij, personaliteti i lartpërmendur, më 11.04.1895 u caktua kryetar i komisionit të nivelit të lartë që u krijua pranë Sarajit Perandorak për të inspektuar dhe verifikuar të ardhurat nga territoret osmane.
Shkëlqesisë së tij, personalitetit të lartpërmendur, më 9.06.1895, me një rrogë prej 30.000 groshësh, iu akordua posti i inistrit të Punëve të Jashtme, por njëkohësisht duke qëndruar në krye të komisionit të lartpërmendur….
Më 10.09.1895, Ministria e Financave i ka lidhur një pagë pritjeje prej 20.000 groshësh personalitetit të lartpërmendur, çka tregohet në një dokument-përgjigje të kësaj Ministrie të datës 1.02.1899. Për kapacitetin dhe fuqinë menaxhuese që e karakterizon, personaliteti i lartpërmendur u emërua guvernator i vilajetit të Kretës, me një pagë prej 30.000 groshësh, me vendim të marrë në një mbledhje të posaçme të Këshillit të Ministrave dhe në përputhje me vullnetin e sulltanit, në cilësinë e kreut të Kalifatit Islam, përmes dokumentit përkatës, lëshuar më 4.03.1896. Pagesa e shpenzimeve të udhëtimit prej 500 lirash për personalitetin e lartpërmendur u urdhërua të kryhej me vullnetin e sulltanit, më 5.03.1896. Për shkak se është bërë domosdoshmëri që posti i guvernatorit dhe i komandantit ushtarak të vilajetit të Kretës të ishte në të njëjtën dorë, personaliteti i lartpërmendur u largua nga detyra [e guvernatorit të Kretës] me vendim të marrë në një mbledhje të posaçme të Këshillit të Ministrave dhe në përputhje me urdhrin e sulltanit, të datës 18.05.1896. Më 25.06.1896, personalitetit të lartpërmendur iu caktua një pagë pritjeje prej 20.000 groshësh. Më 19.01.1897, personaliteti i lartpërmendur u emërua anëtar i Zyrës Administrative, pranë Këshillit të Shtetit. Paga e personalitetit të lartpërmendur, më 13.03.1897, zyrtarisht ra në 18.000 groshë. Për shkak të shërbimeve me kompetencë tepër lart, personalitetit të lartpërmendur më 12.11.1898 iu akordua Medalja e Lavdishme e Krenarisë.

MEDALJET MË TË LARTA
• Personaliteti i lartpërmendur e pranoi medaljen e Luanit dhe Diellit, të akorduar nga shkëlqesia e tij, Shahu i Iranit, dhe siç e kërkon procedura [burokratike osmane], me lejen perandorake lëshuar prej vetë sulltanit më 2.10.1900 u pa e përshtatshme që ai ta marrë këtë medalje.
• Personaliteti i lartpërmendur e pranoi medaljen Daniel Doromani, klasi i parë, të akorduar nga shteti i Rumanisë, dhe siç e kërkon procedura [burokratike], me lejen perandorake lëshuar prej vetë sulltanit më 3.10.1900 u pa e përshtatshme që ai ta marrë këtë medalje.
• Personaliteti i lartpërmendur e pranoi medaljen Aleksandër Fovovski, të akorduar nga shkëlqesia e tij, perandori i madhërishëm i Rusisë, dhe siç e kërkon procedura [burokratike], me lejen perandorake lëshuar prej vetë sulltanit më 13.11.1900, u pa e përshtatshme që ai ta marrë këtë medalje.
• Për shkak se shërbimet perandorake i ka kryer me një klas tepër të lartë, më 14.02.1901, iu akordua Medalja e Lartë Mexhidije.
• Personaliteti i lartpërmendur e pranoi Medaljen e Penës, të akorduar nga shkëlqesia e tij, i madhërishmi perandori i Gjermanisë, dhe siç e kërkon procedura [burokratike], me lejen perandorake lëshuar prej vetë sulltanit më 27.03.1901 u pa e përshtatshme që ai ta marrë këtë medalje.
• Personaliteti i lartpërmendur e pranoi Medaljen e Meritës, klasi i parë, të akorduar nga shkëlqesia e tij, i madhërishmi Duka i Madh i Oldenburgut, Frederik August, dhe siç e kërkon procedura [burokratike], më 6.04.1902, u pa e përshtatshme që ai ta marrë këtë medalje.

DRITAN EGRO

Mid’hat Abdyl Frashëri

Midhat Frasheri

Lindi në Janinë më 25 mars 1880. I ati, Abdyli, ishte në Prizren, në krye të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur lindi Mid’hati. Abdyli, Naimi dhe Samiu u morën direkt me edukimin e tij.  Në vitin 1897 themeloi bibliotekën “Lumo Skëndo” dhe mori pjesë aktive në botimin e “Kalendarit Kombiar” bashkë me Kristo Luarasin. Shkrimet e para me temë rilindëse i botoi qysh në moshën 16 vjeç, madje puna e parë ishte për Skënderbeun. Pas studimeve, punoi në administratëm osmane në Stamboll dhe mandej në Selanik, ku themeloi Klubin shqiptar dhe gazetën “Lirija” (1908).

Mid’hati u zgjodh kryetar i Kongesit të Manastirit, (1908) që hartoi një program kombëtar prej 18 pikash dhe vendosi alfabetin krejtësisht latin të gjuhës shqipe.

Ai qe nismëtar i thirrjes së Kongresit arsimor të Elbasanit( 1909) për çeljen dhe administrimin e shkollave shqipe dhe të Normales për mësues.

Botues i revistës kulturore “Dituria”, një enciklopedi e jetës dhe monument i kulturës shqiptare(1897-1929).

Veprimtar i shquar i Pavarësisë. Pjesëmarrës në tubimin e Shkupit( tetor 1912) ku u vendos te shpallej Pavarësia e Shqipërisë.

Delegat i Pejës dhe Gjakovës, Plavës e Gucisë dhe mandej dhe i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës (1912). Firmëtar i Pavarësisë Kombëtare dhe anëtar i qeverisë së Ismail Qemalit, ministër i Punëve të Përgjithshme.

Në vitin 1914 ministër në qeverinë e Princ Vidit.

Largohet nga Shqipëria, kur nis rebelimi haxhiqamilist, që i dogji edhe shtëpinë me gjithë dokumentet në Elbasan. Emigrant në Zvicër, Sofje, Bukuresht. Në Sofje boton veptat e para: “Letra nga një udhëtim në Zvicër”, “Hi dhe shpuzë”, “Popullsia e Epirit”, “Pritmi i Shqipërisë”, si edhe gazetën në gjuhën frengjisht “L’indipendance Albanaise” ku propagandonte dhe mbronte çështjen shqiptare.

Gjatë Luftës së Parë Botërore u internua në Moldavi, në minierat e naftës dhe të vdekjes. Atje shkroi “Ditarin”, kujtimet nga Rumania.

Ministër pa portofol ne qeverinë e Turhan Pashës (1918). Delegat i qeverisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919), njëherësh delegat i “Vatrës” SHBA në atë konferencë, i  Komitetit “Mbrojtja e Kosovës” dhe i shqiptarëve te Turqisë.

Në Lozanë dhe Gjenevë, qendra të propagandës dhe botimeve të kombeve, Mid’hati botoi në vitin 1919-një sërë veprash të rëndësishme historike në gjuhën frëngjisht si “Rilindja shqiptare”, “Shqiptarë e sllavë”, “Shqiptarët në vend të tyre dhe jashtë atdheut”, “Rivendikimet shqiptare”, “Çështja e Epirit”, si edhe qindra artikuj, promemorie, letra, ese, memorandume drejtuar Konferencës së Paqes, qeverive të Fuqive të Mëdha dhe personaliteteve politike e kulturore të Europës si edhe shkrime botuar ne gazetat dhe revistat më prestigjioze të Europës.

Gjithashtu, i dërgoi Presidentit Uilson të SHBA një mesazh për ta njohur me çështjen shqiptare dhe një aneks-promemorie të shoqëruar me gjashtë harta etnografike, që ndikuan tek Presidenti Uilson për mbrojtjen e çështjes së rrezikuar shqiptare, në prag të coptimit.

Kryetari delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris (1920-1922) dhe në Lidhjen e kombeve, ku mbrojti si askush tjetër çështjen shqiptare.

Në vitin 1923 emërohet Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi, ku u shqua për rregullimin e marëdhënieve shtetërore me Greqinë, mbylljen e Sillogjeve antishqiptare dhe mbrojtjen e çëshjes çame, ndalimin e shkëmbimit të shqiptarëve si turq në Turqi(1923-1925) dhe kundërshtimin e kolonizomit të Çamërisë me kolonë grekë.

Dha dorëheqjen si ambasador në vitin 1925, kur politika e shtetit shqiptar nuk përputhej më me parimet e tij, pikërisht  kur Shën Naumi dhe Vermoshi iu dhanë Jugosllavisë nga Zogu, me protestën “Asgjë të japim nga trupi i mëmëdheut tonë”.

Në vitet 1925-1939 u mor me punë kulturore dhe studimore, themeloi librarinë “Lumo Skendo në Tiranë” dhe botoi një sërë veprash të rëndësishme si “Plagët tona”, “Gruaja”, “Udhëtarët e huaj në Shqipëri”, “Liga e Prizrenit”, “Përshtypjet e udhëtimit” ”, “Bibliografitë”  etj.

Më 8 prill 1939 hodhi themelet e organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar” si një alternativë antifashiste me program “Nacionalizma shqiptare, 1939. Në vitin 1942 publikoi programin e Ballit Kombëtar “Dekalogu”, një program nacionalist për një Shqipëri etnike dhe demokratike dhe socialdemokrat nga pikëpamja sociale.

Gjatë Luftës së Parë Botërore udhëhoqi luftën e nacionalisteve kundër pushtuesve nazifashistë dhe paqen ndërmjet shqiptarëve. Ishte organizatori kryesor i Kuvendit të Mukjes (3-4 gusht 1943) dhe i Marrëveshjes së Mukjes per një luftë të përbashkët kundër okupatorëve, në krah të Aleatëve të mëdhenj Antifashistë. Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes nga komunistët dhe emisarët jugosllavë, ai u përpoq të ndalte Luftën civile (1943-1945) dhe u përball me terrorizmin komunist.

Emigroi nga Shqipëria pas pushtimit komunist te saj (nëntor 1944) për ta vazhduar luftën kundër regjimit komunist me mjete demokratike me ndihmën e vendeve Perëndimore. Në emigracion organizoi qëndresën, por edhe edukimin e shkollimin  emigrantëve politikë shqiptarë (në kampet Gramo, Santa Fara, Regio Emilia, etj) me konferencat, kurset, shkollën “Besnik Çano”, mësimin e gjuhëve të huaja dhe botimin e revistës ”Flamuri”).

Ne vitin 1949 Mid’hat Frashëri në bashkëpunim me Aleatët aglo-amerikanë themeloi ne Francë më 26 gusht 1949 Komitetin “Shqipëria e Lirë”, qeveria shqiptare ne emigracion. Qëllimi i Komitetit “Shqipëria e Lirë” ishte lirimi i Shqipërisë nga diktarura komuniste dhe vendosja atje e një sistemi demokratik sipas modeleve më të përparuara perëndimore. Mid’hat Frashëri u zgjodh kryetar i komitetit dhe nga BBC në Londër shpalli programin e Komitetit, 6.09.1949. Komiteti Shqipëria e Lire” u vendos me seli në Nju York, ku nisi veprimtarinë.

Për fat të keq, vdiq papritur më 3 tetor 1949. Vdekja e tij mbetet e dyshimtë, ndonëse u njoftua një atak kardiak. Mendohet se vdekja e M. Frashërit u shkaktua  nga një ndërhyrje e Sigurimit Rus, nëpërmjet agjentit Kim Filbi, sipas vendit te qeverisë shqiptare për ta zhdukur Mid’hat Frashëtin (dok. arkivi i Ministrisë së Brendshme).

Vdekja e Mid’hat Frashërit ishte një humbje e madhe per Shqipërinë dhe kombin shqiptar, por edhe më gjerë. Ai ishte figura më e madhe e Kombit tonë, njëherësh edhe një nga personalitetet më të shquar të Europës në atë kohë.

Uran Butka

PËRKRENARIA E AT GJERGJ FISHTËS OFM…

Nga Fritz RADOVANI:
Ndoshta, ishte nder rastet e rralla që Populli i Shkodres shihte At Gjergj Fishten, me “përkrenarën” e Françeskanit Shqiptar… Sa kjé gjallë nuk pat nevojë per té!
Askujt nuk i shkonte mendja në Botë se Frati i Gjuhadolit të Shkodres, që pat vue Flamurin e Gjergj Kastriotit në kompanjelin e Kishës me 13 Qershor 1913…Bash me 30 Dhjetor 1940, do të armatosej dhe mbasi vuni edhe “përkrenarën”… do të fillonte atë betejë aq të rrebtë, sa nder pak vende të Botës ka ngja me kenë ndeshja e një Kolosi, që luften e bani me “shpatën” e pakrahasueshme të veten “Hylli i Dritës”… E mbas fitoreve të pasosuna të veta, ulej pranë një blini n’oborr… e këndonte në “Lahutë të Malcis”…
Një Europë “mrrutë”… pat kenë shtangue prej zanit Tij…
E kur e pau me “përkrenare”… nuk iu dha me besue se At Gjergji…u tha: “Paqë”!
Mejtën armët e të gjithë atyne që mateshin me Tarabosh…Ajo “përkrenare” ua nxori kllapinë e sa shekujve perpara, kur nga të kater anët barbarët donin me shue me kenë e mujtun edhe Kështjellat që vazhdonin me i pa nder andrra të hoteleve ma luksoze të kryeqyteteve Europjane…pikrisht, atëherë, kur Gjaku i Shqiptarëve pat ngallnjye!
Dy duer të Shugurueme ngjeshë per parzëm, askujt nuk iu besonte se ishin lidhë per mos me prekë ma me dorë as “heshten” e Tij, me të cilen nuk la anmik pa gjuejtë e rrëzue nder lamije e bregore të lumejve që gjarpnonin nder male e fushat tona!
Heshta e Tij nuk la tradhëtar pa rrëzue perdhé, besa dhe mbasi nuk e perdori ma!
Fëtyra e pashme e gjithmonë e qeshun dukej, sikur ra nder mendime. A thue parandjente doren e hasmit që me thikë i ndej mbas shpine? – Nuk besoj! E cila, nga veprat e Tij nuk ishte kunorë lavdije per Alpet tona e deri poshtë kah Tepelena ynë?
Deri vonë fëmijët e Manastirit, Atij Prijsit Madh mbi kalë, mbasi dielli u zhytej nder strofullat e ujqëve, rrinin tue rravizue mbi dheun e robnuem shkrojlat e Gjergjit…
E bash në Prillin e bukur të Dedë Gjo’ Lulit, Hotnjanët ia thonin Lahutës edhe dy fjalë para se me mbyllë portaret e veta… Edhe pse qejt’ e vazhdonin ulurimen e tyne.
Në pragun e një stuhije të pashoqe që filloi me perkulë edhe kompanjelat, e kur gurtë e tyne filluen me luejtë vendit, një dhimbje ia “këputi Shpirtin”…E Toka, u ça!
Kur të gjithë Shkodranët pritnin me shperthye një ujë i zi si futa që po mbulonte Rozafen, Taraboshin e deri nalt nder Bjeshkët e Nêmuna, veçse, u ndigjue prap një za i mekun që merrte me vete edhe ushtimen e Përkrenarës:

“E n’kjoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mëni,
Që flijë t’ bahet ndo’i Shqiptar n’ therore,
Qé, mue tèk m’ keni, merrni e m’ bani flij
Për Shqiptari, me shue çdo mëni mizore. –
Oh! Edhe pa mue Shqipnia kjoftë e rrnoftë,
E nami i saj përjetë u trashigoftë!…”
***
Kush ishte Ky flij’ i Meshtarisë ?!..
Ky ishte Frati i Sapës së Shqipnisë…
Ky ishte Frati i Flamurit të Lirisë…
Ky ishte Frati i Shkodres së zharitun…
Ky ishte Frati i Kryqit t’ skalitun…
Ky ishte Frati i Derës plot Dashni…
Ky ishte Frati që bekoi çdo shtëpi…
Ky ishte Frati i pajtimit gjaqeve…
Ky ishte Frati i pafundsisë oxhaqeve…
Ky ishte Frati që s’ njohu kurr frikë…
Ky ishte Frati i “Hyllit” plot Dritë…
Ky ishte Frati që s’ iu tremb as shkaut…
Ky ishte Frati i Bukës së Shna Ndout…
Ky ishte Frati i “Lahutës së Malcis”…
Ky ishte Frati i shpatës ‘e i trimnisë…
Ky ishte Frati që i tregoi Parisit…
Ky ishte Frati që daltoi në trung të lisit…
Ky ishte Frati edhe i pikturës…
Ky ishte Frati i arkitekturës…
Ky ishte Frati i kullave të barotit…
Ky ishte Frati i Burrave të Hotit…
Ky ishte Frati i Plav’s e Gucisë…
Ky ishte Frati edhe i Dardanisë…
Ky ishte Frati i lotëve t’ Çamrisë…
Ky ishte Frati i Vorio Epirit…
Ky ishte Frati edhe i Manastirit…
Ky ishte Frati i shpellave t’ Malsisë…
Ky ishte Frati Flam’rit Pavarsisë…
Ky ishte Frati edhe i kangve t’ motit…
Ky ishte Frati i Trojeve t’ Kastriotit…
Ky ishte Frati i një Abetares…
Ky ishte Frati edhe i Përkrenarës…
(Fragment nga dorshkrimi F.R, “Arkivi i Harresës” 2013).

Melbourne, Dhjetor 2013.

Tragjedi e pa fund

nga Bejtullah Sadiku
Krefeld, 24 Dhjetor 2013

Të vrarë në histori
Të vrarë në ekonomi
Të vrarë në politikë
Të vrarë në kulturë
Të vrarë në gjuhë e fjalë
Të vrarë dje, sot e nesër
Të vrarë e të gjunjëzuar
pa ekzistencën e gjallëruar.
Ne gjithmonë:
– të gjykuar;
– të dënuar:
– të shtypur;
– të persekutuar;
– të shfrytëzuar;
– të kolonizuar;
– të robëruar.
A s´flet kjo më tepër se edhe vrasje?!…
Po pra, përsëri të vrarë???!!!…
– në shkolla,
– në histori,
– në kulturë,
– në 35,
– në abetare,
– në alfabet,
– në libra,
– në enciklopedi,
– në pluralizëm,
– në parlamentarizëm,
– në sistem,
– në Kushtetutë,
– në gjithçka.
Pra, asnjëherë kurrë hiç të pa vrarë…?!
Të vrarë:
– në trup,
– në kokë,
– në shpirt,
– në zemër.
Shqiptarë, a ka shqiptarë?
A ndjen kush me ndjenjat shqiptare për këta shqiptarë???!!!
Ju me kompetenca pushtetari e udhëheqësi
bëni një gjiro vizite ekskursioni e shëtitje,
në lëkurën, zemrën dhe shpirtin e kësaj njerëzie,
se ndryshe do u mallkoj haku i gjithë kësaj shqiptarie.

THIRRJE: FALNI GJAKSORËT!..

AT SHTJEFEN GJEÇOVI
NË VITIN 2014 BAN 85 VJETË, QË E VRANË TRADHËTARËT…

Nga Fritz RADOVANI■Vllazen e Motra Shqiptarë !
Në prag të 85 vjetorit të vrasjes së Martirit dhe dijetarit të madh të trojeve tona Shqiptare, të gjithë Bashkatdhetarëve që kanë humbë njerzit e tyne të dashtun e të shtrenjtë, u drejtoj këte
THIRRJE: FALNI GJAKSORËT!..

■KUVENDONI PRANË ATYNE OXHAKËVE TË NDERUEM DHE RRETH SOFRAVE BUJARE SI VLLAZEN…FALNI GJAQET !

■JU LUTEM, DUENI FLAMURIN E GJERGJ KASTRIOTIT !
NDER ATA MALE JANË ÇERDHET E SHQIPEVE !
JEPNI BESEN E BURRAVE SI ASHT KENË ZAKONI !
MOS U NGUJONI BRE BURRA, TË ATYNE BJESHKËVE…
MOS IA BANI QEJFIN HASMIT TUEJ SHEKULLOR !..

■SHQIPNIA E SHUMVUEJTUN KURRË, KURRË, ASNJËHERË NUK MUND TË RINDERTOHET PA FALJEN DHE PAJTIMIN TUEJ !

JA, ÇKA U THA PARA PUSHKATIMIT AT MATI PRENNUSHI, NJË VLLA I AT SHTJEFEN GJEÇOVIT, VRASËSVE TË VET, SLLAVOKOMUNISTË, NË ZALLIN E KIRIT TË SHKODRES:
“JAM I PAFAJSHEM, PO VDES NË KRYE TË DETYRËS S’EME. RRNOFTË KRISHTI MBRET, RRNOFTË PAPA, RRNOFSHIN KATOLIKËT, RRNOFTË SHQIPNIA. UA BAJ HALLALLË GJYQIT DHE ATA QË DO TË SHTIJNË MBI TRUPAT TONË TË PAFAJSHEM.”(Arkivi M. P. Mbrendshme, Tiranë, Dosja 1302)

■KLERIKË SHQIPTARË TË TË GJITHA BESIMEVE !
U prini, drejtoni dhe ndihmoni edhe Ju, shoqatat e grupet atdhetare, që do të punojnë per faljen dhe pajtimin e gjaqeve në vitin 2014 !

■Ju lutem, Nana, Motra e Vajza me futa të zeza…

Hapni rinisë dyertë e ngujueme nder shula !..
Fëmijët kanë nevojë per me mësue dhe me luejtë …
Banje këte veper Atdhetare e fetare në vitin 2014,
Vitin e 85, të vrasjes së MARTIRIT AT SHTJEFEN GJEÇOVI !

■Kujtoni, ju lutem, nga At Fishta:
Prandej, o Zot, prej qiellet
Ti priri sytë mbi né,
E ban që puna t’ kthjellet,
Si asht mirë për Atme e fé,
E gjaku i këtij meshtarit
T’ kjoftë falë per komb t’ Shqiptarit.
1914, (Mbi vorr të At A. Paliq, OFM.)

Me respekt e shpresë…Autori

Melbourne, 24 dhjetor 2013.

KRISHTLINDJA… PRAP NË SHKODER

Rruga per me shkue në Vorrezat e Rrëmajit në Shkoder, mbas dates 4 Nandor të vitit 1990 nuk merrej vesh ma a asht “pjacë shetitje” apo rrugë vorrezash… Vizitorë nga të gjitha anët e vendit drejtimin e kishin nga vorrezat katolike, ata nuk largoheshin pa u ndalue tek Çinarët e Rrëmajit… Edhe muri kufizues nga Zalli i Kirit ishte rrëzue!

Nga Fritz RADOVANI:

Vorrezat vazhdonin deri tek Penda e Kirit, aty ku shenjat e plumbave nder gurë ishin per sa vite mbas 1944, plumba që kishin rrëzue perdhe mija Atdhetarë… Filloi tragjedia e pergjakëshme Shqiptare me 25 Mars 1945, dhe vazhdoi deri në vrasjet mizore të demokratëve Shkodranë me 2 Prillit 1991… E kur, u duheshin shkrepë “gotat” me gjakun e Rinisë Shqiptare, Ramiz Alia i mbushte ato nder piramidat e kufinit…
Me 24 Dhjetor 1990, Naten e Këshndellave drejtë Rrëmajit ishin drejtue prap si me 11 Nandor njerëz nga të kater anët e Shqipnisë. Nuk besoj se mujte kush me tregue se sa mijë vetë mund të ishin atë natë nder Vorre. Vetem ardhja e një Heroi ishte që sillte heshtjen e plotë! Vetem gjurmët e Tij në zhavorin e rrugës mes selvijave ndiheshin kur vinte mes djelmëve trima që e shoqnonin…E kur vazhdonte ecjen burrnore me atë gjoks luani perpara, plasnin duertrokitjet e pershëndetjet pa u kuptue as nga vetë Populli…
Ishte Don Simon Jubani! Kleriku Katolik Shqiptar i Shkodres së Lirë… Bash i asaj Shkoder, që me 11 Nandor 1990, Ai i kishte këputë pergjithmonë vargojt e prangave të robnisë ma të përgjakuna komuniste të anadollakëve terroristë Enver Hoxha e Ramiz Alia, dy nga diktatorët ma barbar që ka provue per 47 vjetë Shkodra e Shqipnia Martire.
Dritat e ndezuna festive nga të kater anët dhe vargjet e tyne të varuna nder të gjitha selvijat, qira e kandila vaji nder të gjitha Vorrezat apo fëtyrat e gzueme dhe të qeshuna të të gjithë të pranishemëve, e banin atë ambjent të bukur, një Natë Feste!
Shumë shumë vite kishte kalue Shkodra pa mujtë me u afrue tek dyertë e Kishës apo, pa ndigjue tingujt e bukur të kumbonëve në mesnatë që lajmonin se ka lé Mesia! Gati ishte harrue kanga tradicionale e Këshndellave: “O e qeta Natë!…” Fëmijët kishte kohë që nuk mendonin me zbukurue Betlemin e vogel që sillte festen në shtëpijat e të gjithë besimtarëve bashkë me buzmin pranë vatres Shkodrane, ku dikur, rreth saj nuk i mungonte as ma fukarasë vargu i fiqëve të thatë, arrat, bukfikja e gota e venës…
Gjithë qyteti i Shkodres dukej si një “Betlem”…dikund, aty brijë Cukalit…
Shkodra e dhunueme në pranga festonte prap Krishtlindjen…
Selvijat e vorreve të zbukurueme me drita ndriçonin rrugen mes tyne, ku grumbuj të rinjshë e pleqësh pothuej kishin harrue se Kryqat perrreth edhe veshtrojnë…e sejcili, pyeste veten: “A thue me të vertetë mori fund terrori komunist edhe në Shqipni?”
O Zot, sa vetë janë nder vorrezat e Shqipnisë, që vdiqën tue pritë këte ditë!
Shikoheshim me sy të perlotun e uronim njenitjetrin… “Per shumë mot!…”
Asht e vertetë që brezi ynë mujti me mbijetue në një nga qendrat ma të egra dhe të pashpresë shpetimi nga kthetrat e diktaturës së mnershme komuniste, po humbjet dhe zhdukjet që nuk mujtën me lanë as gjurmët e veta janë kenë shumë të mëdha.
Humbjen e tregon ma shumë se gjithshka mungesa e theksueme e lirisë fjalës dhe mendimit, dhe kryesisht, tek trashigimtarët e mija e mija të persekutuemëve politik të cilët, nuk kanë mujtë me ruejtë asgja nga kujtimet e paraardhësve të vet. Diktatura tek né ishte e pakrahasueshme me vendet tjera komuniste… Nuk mund të ruhej një foto, një fletore me shenime kujtimesh, dhe as nuk bahet fjalë per dorshkrime librash…
Ajo që e ban Shkodren me mendue ma shumë asht vransina e mbramjes në një kand të largët të malit Taraboshit, që quhet Rumija e Krajës…Aty ku dy rê në darkë, i sjellin Shkoderloces së nesermën shtergaten e rrebeshin që shoqnojnë fortunen…
Qyteti kje i permbytun mbi 47 vjet nen robni e terror…
Janë pikrisht rêtë e zeza shoqnue me rrufé që sivjet u dukën diten e 29 nandorit, nder vorrezat e Deshmorëve të Tiranës,..gati më shkoj goja me thanë Tiranës së “kuqe”!
Fatkeqësi…
***
Don Simon Jubani nuk jeton ma! Kështu, kujtojnë “disa” që nuk perkujtojnë as Veprat e Tija të Mëdha, tue fillue nga Heroizmi e vuejtja në Burgun e Burrelit…
Don Simon Jubani nuk zehet me gojë kur flitet per thyemjen e Perdes së Hekurit në Rrëmaji të Shkodres, me daten 4 e 11 Nandor 1990…
Don Simon Jubani nuk mund të kujtohet vetem se, guxoi me shpreh të Verteten që parashikonte nga larg…se do të ngjasin shumë afer, dhe pikrisht me 29 nandor 2013, diten e vdekjes së Lirisë së Popullit Shqiptar, në vitin fatzi të robnisë sllave të 1944…
Don Simon Jubanit, ashtu si të gjithë Atyne Burra e Gra Shkodrane që dhanë jeten per Liri dhe Demokraci, nuk besoj se i kanë vue as tek dera e Vorrezave të Rrëmajit një pllakë perkujtimore, në shenjë mirnjohje… po, edhe kujtese ndaj vepres së Tij!
Don Simon Jubani solli në Shkoder Lirinë e Fesë!
Kurrë mos harroni, se edhe Gurtë e thëmelit të Asaj Pendë Kirit, janë të zhytun në Gjakun e Martirëve të Shkodres, që dhane jeten per Një Shqipni të Lirë e Demokratike!
E Demokracia, gjithmonë asht fryt i Lirisë dhe i Drejtësisë…
Shkodranë, mos kujtesa sjellë harresen dhe…
Harresa, sjellë edhe “persëritjen” e Historisë…
Jo, Vllazen e Motra Shqiptarë, mbas 47 vjetësh Gjenocid komunist…
Né, nuk e harruem urimin…
Per shumë mot Krishtlindjen!

Melbourne, Dhjetor 2013.

VETEM E VERTETA ASHT KULTURË !

Nga Fritz RADOVANI:
Shqiptari nuk ka nevojë t’i krijojë vetes një histori për me u afirmue. Bota e Lahutës së Malcis asht shfaqja ma e sigurtë e shpirtit të tij heroik e fisnik.
At Viktor Volaj OFM (1910 – 1995)
“Lahuta e Malcis” asht Historia e vertetë e Popullit Shqiptar!
Shqiptarët janë një nder popujt ma të vjeter të Europës! Sikur Populli Shqiptar të mos kishte kulturen e vet, ai do të ishte asimilue dhe zhdukë me kohë nga të tjerët…
Kushdo që na ka pushtue ka kerkue me na skllavnue per me mërrijtë tek qellimi final: Me na plaçkitë, me na robnue, me na shue dhe me na zhdukë nga faqja e dheut.
Pa shkue larg nder shekujt e mesjetës apo të skllavnisë otomane, kur endè né arrijtëm me shpetue çka mund të shpetohej nga një pushtues barbar e shkatrrues, mbas asaj katastrofe shekullore né provuem vetem qeverisje antikombtare. Kështu u arrijtë që mbas Luftës së Dytë Botnore, nga “krushqia” mes Aleatëve, Shqipnia u la nën sundimin sllavokomunist të Titos e Stalinit, vetem per tu shkombtarizue dhe shue si Shtet i Lirë që i perkiste Europës Perëndimore, dhe vetem Asaj Europë, së ciles, Heroi ynë kombtar, dhe i papersëritëshmi në histori Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, i siguroi qytetnimin!
Nipa e sternipa të Trimit Hotit Dedë Gjo’ Luli, do t’ ishin kurbanet e para që do të vazhdonin me la me Gjakun e paster të Fisit tyne… Token Nanë nga armët sllave.
Ajka e kulturës Shqiptare u pushkatue. U mbyllen shkollat e Shkodres prej ku buronte vetem Atdhetarizmi dhe kultura kombtare! U vranë profesorët që guxuen me tregue të vertetën nder bankat e atyne shkollave. U vodhën edhe bibliotekat e muzeumet e tyne. U fallsifikue historia e vertetë e rujtun nder ata muzeume. U ndalue me urdhën qeveritar “Hymni i Flamurit Kombtar” bashkë me “Lahuten e Malcis”… Nuk u lejue ma shfaqja e melodramëve atdhetare të Don Ndrè Zadejës. U pushkatue pa gjyq ma i madhi publicist atdhetar Don Lazer Shantoja…Filloi haptas lufta antikatolike që ka vazhdue derisa ua shkatrruen edhe vorrezat Atyne Burrave, që pa pikë frike guxuen me thirrë: “Jemi mbasardhës të Kastriotit në të gjitha Trojet Shqiptare, të robnueme persëri!”, dhe në trunin e paster të Rinisë Shqiptare, u rrah me çekanin bolshevik vetem gënjeshtra (ideologjia komuniste)! E “drapni” stalinist, vazhdonte me korrë mendjet e ndrituna!
Vorfnia dhe gjurmët e qytetnimit u strukën edhe njëherë nder vatrat Shqiptare!
Robnimi sllavokomunist pushtoi Shkodren Martire me padijen marksiste!
“Liria e Perparimi” u pranguen nder 26 burgjet e terrorit barbar të Enver Hoxhës.
I vetmi stacion ku shprehej lirisht Shkodrani…ishin stomijet e Zallit të Kirit!
Mbuloj me plehun e gropave të zeza “Fjala e vertetë bashkë me Herojt’ e saj”!
E nuk shkoi gjatë, e gjithë Shqipnia u ba varri i Shkrimtarëve të saj…
Ata që guxojnë me thanë të Verteten, në Shqipni… nuk kanë as varr!

SHKRIMTARË TË “VORROSUN” TË LETERSISË SHQIPE MBAS VITIT 1944.

Vasil ALARUPI (Bendo Shapërdani)
Frano ALKAJ
Pashk BABI
At Pashko BARDHI OFM. (OFM, Urdhni Françeskan)
Don Ndue BITYQI
Martin CAMAJ
Kostë A. ÇEKREZI
Nikoll DAKA
Guljelm DEDA
At Benedikt DEMA OFM.
Mark DEMA
Imzot Preng DOÇI (Ipeshkëv – Abat i Mirditës)
Qemal DRAÇINI
At Gjergj FISHTA OFM.
Filip FISHTA
Kristo FLOQI
Mehdi FRASHËRI
Dedë GAJTANI
Don Nikoll GAZULLI (Don, prift shekullar)
At Athanas GEGAJ OFM.
Karl GURAKUQI
At Daniel GJEÇAJ OFM.
Pashko GJEÇI
At Shtjefen GJEÇOV OFM.
At Anton HARAPI OFM.
At Mark HARAPI SJ. (SJ. Urdhni Jezuit)
Zef M. HARAPI
Et’hem HAXHIADEMI
Imz. Gjon Nikollë KAZAZI
Vangjel KOÇA
Ernest KOLIQI
Faik KONICA
At Fulvio KORDIGNANO SJ.
Muzine KOKOLARI
Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI)
Lame KODRA (Sejfullah MALESHOVA)
Konstantin KOTE
At Donat KURTI OFM.
Anton LOGORECI
Mati LOGORECI
Krist MALOKU
At Ambroz MARLASKAJ OFM.
At Luigj MARLEKAJ OFM.
Don Nikoll MAZRREKU
Branko MERXHANI
At Pjeter MËSHKALLA SJ
Hilë MOSI
Zef NDOKILLIJA
Lef NOSI
At Bernardin PALAJ OFM.
Gaspër PALI
Anton PALUCA
Gjergj PEKMEZI
Arshi PIPA
Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI)
Imzot Vinçenc PRENNUSHI OFM.
Don Engjëll RADOJA
Sami REPISHTI
Namik RESSULI
At Justin RROTA OFM.
Zef SCHIRO Jr. (I riu)
Cuk SIMONI
Gjon SINISHTA
Don Aleksandër SIRDANI
At Marin SIRDANI OFM.
Stavro SKENDI
Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI)
Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y…)
Gjush SHELDIJA
Simon SHUTERIQI
Kolë THAÇI
Luigj THAÇI
At Zef VALENTINI SJ.
Ndoc VASIJA
Zoj XOXA
Don Ndrè ZADEJA
At Anton ZANONI S.J. (Urdhni Jezuit)
Pjeter ZARISHI
Tajar ZAVALANI
Zef ZORBA

Shenim: Lè të jetë edhe pse jo e plotë kjo listë (nr. 80), një nxitje per plotsimin e sajë.
Me respekt, Fritz Radovani.

Melbourne, Nandor 2013.

RIN MONAJKA (DUKAGJINI)

Në 60 vjetorin e lindjes… (11 Qershor 1953 – 1 Maji 1997)
NGA FRITZ RADOVANIMuri i Berlinit ra! Ora e Lirisë nuk ndalej!
Në dhjetorin e 1989, Çaushesku jep shembullin e “ruejtjes së parimëve komuniste”…
Shqipnia vazhdonte udhën e martirizimit komunist.
Me 14 Janar 1990, u thye njëherë e përgjithmonë miti i atij sistemi përbindsh!
Demostrata e heshtun në Sheshin e Dëshmorve të Shkodres, njofton Tiranën endè të kuqe, se komunizmit gjakatar i erdhi fundi!.. Mija vetë të grumbulluem në atë Shesh, presin rrëzimin e bustit të diktatorit gjeorgjianokomunist Stalin. Mija vetë drejtue sytë nga toka, presin kur po shprazën mbi kokat e tyne automatikët nga dritaret e hotel Turizmit, Sahatit Inglizit, hetuesisë apo apartamentit mbi PTT e qytetit, që ishin të mbushun me sampistë kriminel të ardhun nga Tirana, vetëm për gjakderdhje e masakra ndaj Rinisë “rebele” shkodrane.
Angazhimi i Ramiz Alisë: “Edhe bar do të hajmë e parimet nuk i shklasim!..”, asht krimi ma i madh kundër Popullit Shqiptar! Po, a u mjaftue me kaq ?
- Jo, sëpse në mbrendsinë e tij ziente krimi. Këte e vërtetojnë kufomat e djelmëve të rijë, të mashtruem ndër kufinjë, të shporuem nga qindra plumba automatiku dhe të lidhun në hunjë me tela me ferra, tue u shetitë ndër pjacat e qyteteve…të të gjithë Shqipnisë.
Rinia Shkodrane ka vendosë me u vetsakrifikue!
Mungonin disa djelmë të cilët një natë maparë ishin tradhëtue e kapë nga forcat speciale të ardhuna për këte qellim nga Tirana, të kryesueme nga krimineli Zylyftar Ramizi…
Mikrobuzët e bardhë të poliklinikës vazhdonin fotografimet dhe gatishmëninë!
Tek sheshi qendror i Deshmorëve mungonte edhe Rini Monajka, djali trim që kishte njoftue Ambasadën Gjermane për aksionin e organizuem me këte rasë. Rini ishte ndër kryesorët e kësaj vepre heroike, me të cilën do ti tregohej Botës mbarë se, në Shkoder gjaku i Martirve të ramë nën shpatën e diktaturës komuniste, po vlonte në damarët e Rinisë, dhe se, Gjaku i Atyne Martirëve nuk kishte shkue huptë…Mungonin edhe kriminelët Shyqyri Qoku me shokë…
Numri i të arrestuemëve i kalon të 120 të rinjë dhe të reja, që torturohen mizorisht nga organet e Sigurimit. Një pjesë përcillen për Tiranë ndër labirintët e zymta të Ministrisë së terrorit. Shumë familje në ankth nuk dijnë as ku i kanë djelmët e vajzat e tyne.
Diktatura komuniste me buzët e saja të gjakosuna, vazhdonte zgerdhimjen sikur të mos kishte ndodhë asgja në vendet e Europës Lindore! Flamurtarët e diktaturës krenoheshin…
Mbas disa muej tortura e vuejtje një grup u dënue me nenët 57 dhe 55 të Kodit Penal të RPSSH, që ishte në fuqi më këte motivacion: “Për krijimin e një organizate kundër revolucionare me karakter antisocialist. Për krime kundër Shtetit dhe për përmbysje të tij me dhunë…”, pra, siç shihët, rruga e hetimëve të çonte drejtë plumbit. Spaçi e Qafë Bari…ndertonin socializmin!
Rin Monajka ishte nder kryesorët organizatorë me Gjergj Livadhin, Dedë Kasnecin dhe djelmë të tjerë që nuk e “njohën” friken e sigurimit katil të shtetit komunist.
Katilëve nuk i mjaftonte fraktura e kafkës së kokës së Rinit në tortura, por duhej të vuente edhe burg nder kampet e shfarosjes. Qendrimi i Tij burrnor asht një model i qendresës kundrejt diktaturës terroriste ma mizore që ka përjetue Shqipnia për 47 vjet. Ndonse, nga kjo, Rini u torturue me mjetet ma të paligjëshme, endè sot askush nga kriminelët nuk ka mbajtë asnjë përgjegjësi, përveç asaj që terroristët janë të penduem për çka nuk kanë mujtë me ba!..
Kampi i Qafë Barit dhe Burgu i Burrelit ishin e ardhmja e Rinit.
Një çudi ndaj kësaj demostrate në Shkoder ishte qendrimi jo dashamirës i të gjitha shtetëve fqinjë. Jugosllavia sigurisht parandjente diçka, e justifikueshme.
Një stacion i radios greke pak muej para kishte transmetue: “Sikur të hapën kufinjtë e Shqipnisë, nuk kanë me mbetë as breshkat aty, edhe ato do të ikin!…”, edhe kjo një e vërtetë.
Italia si gjithnjë përsëriti qendrimin e saj që ka mbajtë përgjatë gjithë Shekullit XX. Ajo u tregue e gatëshme me ndihmue idealet e “socialistëve” të konvertuem në “demokratë”(I vuna nder thojza, mbasi asnjeni emen nuk ka ekzistue kurrë në drejtimin e shtetit që nga 1944).
Me datën 16 Janar 1990, pra dy ditë mbas Demostratës, demokristjani i njohtun Roco Butiglone, jep një deklaratë për shtypin: “Me datën 14 Dhetor unë isha në Shkoder, po gjendja në atë qytet ishte e qetë. Nuk më ka ra në sy ndonjë demostratë….”. Me plot gojë një turp për atë deputet të “demokristjanës” italiane. Ai me të vërtetë ka kenë në Shkoder, madje edhe në Kafe të Madhe, edhe i ulun tek dritaria e tretë pranë xhamit në krahun e djathtë të Kafes, sëpse, e kam pa unë me sytë e mij në ora 11.15′, pikërisht kur në shesh ishin mbi 4000 vetë në Demostratën e heshtun…dhe zotni “demokristjanit” nuk i kishte ra në sy asgja, tue kenë jo ma larg se 20 ml., nga busti i Stalinit. E çka kishin me pritë shkodranët e masakruem nga këta “demokristjanë”..?
Në vitin 1991 Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shkodres, vetë Kryetari Ferdinand Temali kërkoi me forcë lirimin e të dënuemve për rrëzimin e monumentit të diktatorit Stalin. Me pjestarët e grupit u lirue edhe Rini Monajka, ndonse i gjymtuem nga shndeti. Kur e takova mbas lirimit, ndjeva vërtetë një kënaqësi që Ky djalë i kulturuem ishte i lirë, gjithmonë me shpresë se do të përmirësohej edhe me shëndet, mbasi ngjyra e verdhë e ftyrës vazhdonte me e shoqnue… Ishte mirnjohës dhe nuk dinte sesi me u shpreh per ndihmen e madhe të Ferdinandit dhe BSPSh.
Mbas lirimit nga burgu Rini, ashtusi shumë të tjerë që dhanë kontributin e Tyne tue rrezikue jetën për të ardhmën demokratike të Shqipnisë, u harruene…shumë shpejtë!
Kishe shumë dëshirë që ti jepej mundësia e një kurimi të mirë kur mora vesh se iku në Austri…por ndodhi e kundërta…ndoshta,…autoambulanca që me 14 Janar 1990, qendronte para hotel Turizmit në Shkoder…e kishte ndjekë deri në Austri, deri në Villach, ku me 1 Maji 1997, Rini Monajka mbylli sytë pergjithmonë krejtë i vetmuem…si shumë Demokratë Shqiptarë!
Sa pak janë këto rreshta per mirënjohjen që duhet të tregojmë për ditët e Lirisë që na solli Rini dhe Rinia Shkodrane, ndonse sot, Veprave të Tyne, u kanë dalë perzot shumë prej “atyne” që po kerkojnë me i harrue ose ma keq, me rikthye “disa” foto terroristësh..!
Detyrohem me persëritë edhe njëherë një ide që kam shpreh prej sa kohe:
Dikur, në krahun e majtë të monumentit të Stalinit ishte një gur mermeri i daltuem. Ishte mendue mbi Té me u vendosë një Shqipe me krah të hapun, simbol i së ciles ishte ruejtja nën krahët e saj: “Lavdia e Deshmorëve të Lirisë”. Njëditë guri kaloi nga turizmi…
Do të ishte me vlerë për Qytetin e Shkodres, që në Parkun mbas Monumentit të Luigj Gurakuqit, të vëndoseshin disa Gurë të daltuem (25 X 35 cm.) me emnat e Martirëve dhe të Dëshmorëve të Shkodres… ku, në një prej këtyne Gurëve, duhet daltue edhe emni i nderuem i shkodranit Hero i Demokracisë:
RIN MONAJKA (DUKAGJINI) 1953 – 1997.
Rinit! Në 60 vjetorin e Lindjes së Këtij Ylli, që shndritë në qiellin e Demokracisë!
Autori…

Melbourne, 2013.

5 vrasësit më të mirë të sheqerit në gjak nga eksperti i të ushqyerit Sven David Mueller

Nëse ju përdorni ushqime të gabuara, Ju shkaktoni një kaos me nivelin e sheqerit në gjakun tuaj.Mielli i bardhë, sheqeri dhe yndyrat e risin nivelin për disa sekonda. Por shumë shpejt pas kësaj, niveli i sheqerit në gjakun tuaj bie përsëri poshtë – lind përsëri dëshira për të ngrënë dhe ju nuk jeni më në gjendje që të ndaloni: Ju hani shumë, shumë ëmbël, shumë yndyrë. Pak më vonë përsëritet rrethi vicioz! Sven David Mueller ekspert për tu ushqyer dhe diabetin zbulon se si Ju, të keni nën kontroll, sheqerin në gjak dhe me këtë edhe peshën tuaj.

Relaksimi : Stresi rrit nivelet e kortizolit. Për të reduktuar hormonin e stresit, trupi lëshon një nivel të madh të insulinës. Sheqeri në gjak bie me shpejtësi dhe rritet dëshira për tu ushqyer! Kush ka shumë stres, nuk është e pazakonshme që të ketë edhe mbipeshë. Prandaj në rutinën tuaj të përditshme, bëni ushtrime të rregullta për tu relaksuar. Duke përdorur teknikat e relaksimit, siç janë psh. autogeni- Training , ju mund të hiqni stresin dhe ti hiqni disa kilogram.

Kanella: Shumë studime vërtetojnë: Se kjo erëza tradicionale është pothuajse aq efektive sa edhe medikamentet për uljen e sheqerit në gjak! Pini kafen tuaj të mëngjesit me pak kanellë, hidhni pak kanellë në kosin e frutave si dhe përdorni si erëza në gjellë e në gatesa të tjera – si p.sh. Gulash – me kanellë.
Kanellë redukton insulinën, mbipeshën, sheqerin në gjak dhe nivelet e kolesterinës.
Hani çdo ditë të paktën një lugë çaji të erzës orientale.
Ju gjithashtu kanellën mund ta gjeni edhe në farmaci si kapsula.

Molla: Hani tre molla në ditë dhe me këtë figura juaj do të jetë në rregull!
Mollët përmbajnë pektinë, dhe këta fibra sigurojnë që sheqeri që përmban kjo pemë dalëngadalë të merret nga trupi juaj. Nëpërmjet të kësaj sheqeri në gjakun tuaj mbetet i qëndrueshëm. Nëse Ju nuk dëshironi të hani tre molla në ditë, Ju mund të merrni koncentrat të Pektinit në dyqanet për ushqime shëndetësor.

Zinku: Zinku është një nga vrasësit më të rëndësishëm të sheqerit në gjak. Shumë njerëz vuajnë pa e ditur se kanë mangësi të zinkut. Zinku është një përbërës i rëndësishëm i shumë enzimave. Prandaj nuk është për t’u habitur se mangësia e zinkut shkakton edhe shumë pengesa të ndryshme – duke përfshirë edhe prodhimin e insulinës. Në mënyrë që të jetoni shëndetshëm dhe për të mbajtur nivelin e insulinës konstant, ju duhet të merrni më shumë zink. Mënyra më e lehtë është me anë të kapsulave të zinkut nga farmacia.

Gjumi : Gjumi i mjaftueshëm gjithashtu ul nivelin e sheqerit në gjak dhe ka një efekt pozitiv në peshën tuaj! Studimet shkencore tregojnë se mungesa e gjumit rrit “hormonet e stresit” kortizolit dhe shkakton dëshirën për ushqim. Prandaj mjekët rekomandojnë që Ju rregullisht të flini shtatë deri në nëntë orë.

O shqiptar, nëse dëshiron që ëndrra jote të bëhet realitet, atëherë ZGJOHU!

Aurel Dasareti, Sydney, Australia (specialist i shkencave psikologjike dhe ushtarake)Unë më tepër besoj në ndonjë njeri që gabon shpesh, se sa në një tjetër që asnjëherë nuk dyshon.

O shqiptar, ti nuk duhet ta quash veten të varfër nëse ndonjë nga ëndrrat tua nuk është realizuar. Varfanjakët e vërtetë janë ata që kurrë nuk kishin ndonjë ëndërr.

Më e rëndësishmja në një komunikim është të dëgjojmë atë që nuk thuhet.

Njohja që kemi për botën ku jetojmë është vetvetiu e mangët. Situatat që lypsen njohur prej nesh para se të marrim vendimet tona në të vërtetë ndikohen nga këto vendime. Ekziston një dallim i natyrshëm midis shpresave të njerëzve pjesëmarrës në ngjarje dhe rezultatit real të atyre ngjarjeve. Nganjëherë ky dallim është kaq i vogël saqë mund të mos përfillet, por në raste të tjera ai është aq i madh saqë bëhet faktor me rëndësi në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve. Kjo nuk është ide e lehtë për t’ua përcjellë të tjerëve.

Idenë kryesore mund ta quaj shkurtimisht: njohje e mangët. Mangësia ka lidhje jo vetëm me njohjen, por edhe me situatën ku marrim pjesë, me realitetin ku duam të marrim pjesë. Ky realitet është një objektiv i lëvizshëm, sepse ndikohet nga kuptimi ynë i gjërave.

Nga njëra anë, realiteti pasqyrohet në mendimin e njerëzve – ky është funksioni i njohjes. Nga ana tjetër, njerëzit marrin vendime që ndikojnë mbi realitetin dhe këto vendime nuk bazohen në realitetin, por në interpretimin që njerëzit i bëjnë këtij realiteti – dhe këtë unë e quaj funksion pjesëmarrës. Të dy këto funksione veprojnë në drejtime të kundërta, kurse në disa raste mund të ndërthuren me njëri tjetrin. Ndërveprimi tyre merr formën e një mekanizmi reagimi të dyfishtë refleksiv.

Termin “refleksivitet”, në profesionin tim unë e përdorë për të cilësuar atë strukturë ngjarjesh që kanë menduar pjesëmarrësit. E përdorë edhe për të cilësuar rastet e veçanta ku mekanizmi i reagimit të dyfishtë prish edhe kursin e ngjarjeve, edhe perceptimet e pjesëmarrësve në një mënyrë të atillë që sjellë çekuilibër.

E para është një mënyrë vështrimi të sendeve, një teori e përgjithshme me vlerë universale. E dyta është dukuri që ndodh vetëm me ndërprerje e nganjëherë por, kur ndodh, bën histori.

Rolin e mendimit në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve ne duhet ta shohim krejtësisht ndryshe, e jo sikur kemi vepruar këto 20 vitet e fundit me “demokraci” dhe pluralizëm. Rrjedhën e ngjarjeve jemi mësuar ta shohim si një vargan faktesh: një grup faktesh ndjek tjetrin në një zinxhir të pafund. Kur një situatë e dhënë ka pjesëmarrës të vetëdijshëm me mendim, ky zinxhir nuk shpie drejtpërdrejtë nga fakti në fakt. Ai e lidh faktin me mendimin e pjesëmarrësve dhe pastaj lidh mendimin e pjesëmarrësve me grupin pasues të fakteve.

Pjesëmarrësit nuk mund ta mjaftojnë mendimin e tyre vetëm me faktet. Ata duhet të mbajnë parasysh mendimin e të gjithë pjesëmarrësve, ndër ta edhe vetveten. Kjo sjellë një element papërcaktueshmërie në kuptimin se mendimi i pjesëmarrësve nuk përkon me faktet – por ama luan rol në shtjellimin e fakteve. Në vend të përkimit, ka gjithmonë një mospërputhje midis perceptimeve të pjesëmarrësve dhe gjendjes reale të punëve si dhe një dallim midis synimeve të pjesëmarrësve dhe rezultatit real. Ky dallim është çelësi për të kuptuar proceset historike në përgjithësi dhe tragjedinë tonë kombëtare në veçanti. Për mendimin tim, keqkuptimet dhe gabimet luajnë të njëjtin rol në çështjet njerëzore sa edhe mutacioni në biologji.

Ky është thelbi i idesë sime. Natyrisht ajo ka një numër të madh degëzimesh. Mund të mos jetë e rëndësishme për të tjerët, por për mua ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Gjithçka tjetër vjen pas saj. Dhe, kam vënë re se botëkuptimi im për çështjen e pazgjidhur shqiptare është, në shumë anë, shumë i ndryshëm nga botëkuptimet e shumë të tjerëve.

Në atë që mund të quhet situatë normale, mospërputhja midis mendimit dhe realitetit nuk është shumë e madhe, dhe ka forca vepruese që priren t’i afrojnë, pjesërisht sepse ata në realitet i ndryshojnë dhe i krijojnë kushtet shoqërore sipas dëshirave të tyre. Këto janë ato që unë i quaj: kushte afër ekuilibrit.

Por ka rrethana të tjera në të cilat mendimet e shqiptarëve dhe çështja reale e punëve janë shumë larg njëri tjetrit, dhe nuk kanë kurrfarë prirje për t’u afruar. Këto janë ato që unë i quaj: kushte larg ekuilibrit. Ato ndahen në dy kategori. Ka raste çekuilibri dinamik, ku ndikimet mbizotëruese dhe prirja mbizotëruese mbështesin njëra tjetrën derisa hendeku midis tyre bëhet aq i gjerë sa që shkakton një shembje katastrofike. Gjithashtu ka raste çekuilibri statik. Ato karakterizohen nga një mënyrë shumë e ngurtë e dogmatike të të menduarit, dhe nga kushte sociale shumë të rrepta; asnjëri prej tyre nuk ndryshon, dhe dogma e realiteti mbesin tepër larg njëri tjetrit. Madje, kur ndryshon realiteti, sado ngadalë, dhe kur dogma nuk u përshtatet këtyre ndryshimeve, mendimi dhe realiteti ftohen edhe më shumë me njëri tjetrin. Kushte të tilla mund të mbisundojnë për periudha shumë të gjata kohe dhe, si pasojë e këtij çekuilibrit dinamik, ka gjasa të shembet krejt sistemi politik i shoqërisë shqiptare dhe, shkatërrimi i shqiptarizmit.

Kjo është çështja e mbijetesës ose zhdukjes biologjike së shqiptarisë. Kufiri midis tyre është i mjegulluar, i paqartë. Gjithmonë veprojnë forca që do të na tërhiqnin drejtë territorit larg –ekuilibrit. Atyre u bëjnë ballë forca të kundërpeshës. Ajo kundërpeshë jemi ne, patriotët dhe intelektualët që Shqipërinë natyrale e kanë në zemër, pa hile. Zakonisht, forcat kundërpeshë mbizotërojnë, por ka raste kur dështojnë. Unë kam një dëshirë të madhe që shqiptaria të mbijetojë dhe jap kontributin tim modest për këtë, por do t’ju gënjeja po t’u thoja se kam një teori të përpunuar plotësisht për t’i shpjeguar ato raste e për t’i parashikuar. Jam ende në fazë kërkimi – s’bashku me ju.

Arsyeja dhe vullneti i njeriut janë faktorë të fuqishëm në procesin, vetjak apo shoqëror, të zhvillimit të tij. Nuk është historia ajo që bën njeriun, por njeriu që krijon vetveten në rrjedhën e historisë.

Nuk ekziston dhe kurrë nuk ka ekzistuar ndonjë komb multietnik. Askund në rruzullin tokësor. Gjithë ata pseudo-intelektual shqipfolës, që propagandojnë të kundërtën, janë kodosh. Ekzistojnë shoqëri multietnike në BE (nga emigracionet prej kontinenteve tjera), të dështuara.

Njeriu ka rrënjët e veta, ka një gjenealogji, një kujtesë etnike, ose, me një fjalë, nuk është i përcaktuar vetëm nga shpresat dhe nga interesat e tij. Para se t’i futet vullnetarisht një beteje (apo një karriere), ai është përfshirë, dashur pa dashur, në një fat kolektiv; para se të jetë i kultivuar apo i pa-kultivuar, borgjez apo proletar, ai është kulturor: i zhytur, me trup dhe me shpirt, në thelbin e bashkësisë së tij.

Kombi është një bashkësi njerëzore e qëndrueshme, e formuar historikisht, e lindur mbi bazën e bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit shpirtëror që shprehet në bashkësinë e kulturës. Kombet kanë një shpirt të përgjithshëm dhe një unitet moral të vërtetë që i përfton ashtu siç janë. Ky unitet shfaqet sidomos nëpërmjet gjuhës.

Për një komb të caktuar, me një popullsi të dhënë, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeografike, marrëdhëniet politike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.

Shoqëria nuk lind nga njeriu, sado larg të kthehemi në histori, por është njeriu që lind në një shoqëri të dhënë qysh më parë. Ai është i shtrënguar, me të hyrë në lojë, të përfshihet nëpërmjet veprimit, ashtu sikurse me fjalën dhe mendimin e tij vendoset brenda një gjuhe që është formuar pa të dhe që është jashtë fuqive të tij. Me të hyrë në lojë: në të vërtetë, qoftë kur është fjala për kombin, qoftë për gjuhën, njeriu hyn në një lojë rregullat e së cilës nuk i takon t’i përcaktojë, por t’i mësojë e t’i respektojë.

Kombet kanë një shpirt të përgjithshëm dhe një unitet moral të vërtetë që i përfton ashtu siç janë. Ky unitet shfaqet sidomos nëpërmjet GJUHËS. Shqiptari i cili është duke flakur tej gjuhën amtare, zakonet e nderuara…dhe duke shkelur me këmbë DOGMAT KOMBËTARE, ai fyen pikërisht ZOTIN.

Të njohësh vetveten do të thotë të fitosh një kuptim thelbësor në rritje, mendore dhe ndijore, për pjesën tjetër deri më atë kohë të panjohur të psikikës vetjake. Ky proces mund të kërkojë vite e vite me radhë për një të sëmurë që do me të vërtetë të shërohet prej simptomave të tij, dhe një jetë të tërë për një njeri që dëshiron vërtet të jetë vetvetja. Ajo shkakton një shtim të energjisë, që çlirohet prej përgjegjësisë për të mbështetur kapërcimet; kështu pra, sa më tepër shqiptari është në ndërlidhje me realitetin e tij të brendshëm, aq më tepër është i dritësuar dhe i lirë.