Kategoritë: Të ndryshme

O shqiptar, nëse dëshiron që ëndrra jote të bëhet realitet, atëherë ZGJOHU!

Aurel Dasareti, Sydney, Australia (specialist i shkencave psikologjike dhe ushtarake)Unë më tepër besoj në ndonjë njeri që gabon shpesh, se sa në një tjetër që asnjëherë nuk dyshon.

O shqiptar, ti nuk duhet ta quash veten të varfër nëse ndonjë nga ëndrrat tua nuk është realizuar. Varfanjakët e vërtetë janë ata që kurrë nuk kishin ndonjë ëndërr.

Më e rëndësishmja në një komunikim është të dëgjojmë atë që nuk thuhet.

Njohja që kemi për botën ku jetojmë është vetvetiu e mangët. Situatat që lypsen njohur prej nesh para se të marrim vendimet tona në të vërtetë ndikohen nga këto vendime. Ekziston një dallim i natyrshëm midis shpresave të njerëzve pjesëmarrës në ngjarje dhe rezultatit real të atyre ngjarjeve. Nganjëherë ky dallim është kaq i vogël saqë mund të mos përfillet, por në raste të tjera ai është aq i madh saqë bëhet faktor me rëndësi në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve. Kjo nuk është ide e lehtë për t’ua përcjellë të tjerëve.

Idenë kryesore mund ta quaj shkurtimisht: njohje e mangët. Mangësia ka lidhje jo vetëm me njohjen, por edhe me situatën ku marrim pjesë, me realitetin ku duam të marrim pjesë. Ky realitet është një objektiv i lëvizshëm, sepse ndikohet nga kuptimi ynë i gjërave.

Nga njëra anë, realiteti pasqyrohet në mendimin e njerëzve – ky është funksioni i njohjes. Nga ana tjetër, njerëzit marrin vendime që ndikojnë mbi realitetin dhe këto vendime nuk bazohen në realitetin, por në interpretimin që njerëzit i bëjnë këtij realiteti – dhe këtë unë e quaj funksion pjesëmarrës. Të dy këto funksione veprojnë në drejtime të kundërta, kurse në disa raste mund të ndërthuren me njëri tjetrin. Ndërveprimi tyre merr formën e një mekanizmi reagimi të dyfishtë refleksiv.

Termin “refleksivitet”, në profesionin tim unë e përdorë për të cilësuar atë strukturë ngjarjesh që kanë menduar pjesëmarrësit. E përdorë edhe për të cilësuar rastet e veçanta ku mekanizmi i reagimit të dyfishtë prish edhe kursin e ngjarjeve, edhe perceptimet e pjesëmarrësve në një mënyrë të atillë që sjellë çekuilibër.

E para është një mënyrë vështrimi të sendeve, një teori e përgjithshme me vlerë universale. E dyta është dukuri që ndodh vetëm me ndërprerje e nganjëherë por, kur ndodh, bën histori.

Rolin e mendimit në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve ne duhet ta shohim krejtësisht ndryshe, e jo sikur kemi vepruar këto 20 vitet e fundit me “demokraci” dhe pluralizëm. Rrjedhën e ngjarjeve jemi mësuar ta shohim si një vargan faktesh: një grup faktesh ndjek tjetrin në një zinxhir të pafund. Kur një situatë e dhënë ka pjesëmarrës të vetëdijshëm me mendim, ky zinxhir nuk shpie drejtpërdrejtë nga fakti në fakt. Ai e lidh faktin me mendimin e pjesëmarrësve dhe pastaj lidh mendimin e pjesëmarrësve me grupin pasues të fakteve.

Pjesëmarrësit nuk mund ta mjaftojnë mendimin e tyre vetëm me faktet. Ata duhet të mbajnë parasysh mendimin e të gjithë pjesëmarrësve, ndër ta edhe vetveten. Kjo sjellë një element papërcaktueshmërie në kuptimin se mendimi i pjesëmarrësve nuk përkon me faktet – por ama luan rol në shtjellimin e fakteve. Në vend të përkimit, ka gjithmonë një mospërputhje midis perceptimeve të pjesëmarrësve dhe gjendjes reale të punëve si dhe një dallim midis synimeve të pjesëmarrësve dhe rezultatit real. Ky dallim është çelësi për të kuptuar proceset historike në përgjithësi dhe tragjedinë tonë kombëtare në veçanti. Për mendimin tim, keqkuptimet dhe gabimet luajnë të njëjtin rol në çështjet njerëzore sa edhe mutacioni në biologji.

Ky është thelbi i idesë sime. Natyrisht ajo ka një numër të madh degëzimesh. Mund të mos jetë e rëndësishme për të tjerët, por për mua ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Gjithçka tjetër vjen pas saj. Dhe, kam vënë re se botëkuptimi im për çështjen e pazgjidhur shqiptare është, në shumë anë, shumë i ndryshëm nga botëkuptimet e shumë të tjerëve.

Në atë që mund të quhet situatë normale, mospërputhja midis mendimit dhe realitetit nuk është shumë e madhe, dhe ka forca vepruese që priren t’i afrojnë, pjesërisht sepse ata në realitet i ndryshojnë dhe i krijojnë kushtet shoqërore sipas dëshirave të tyre. Këto janë ato që unë i quaj: kushte afër ekuilibrit.

Por ka rrethana të tjera në të cilat mendimet e shqiptarëve dhe çështja reale e punëve janë shumë larg njëri tjetrit, dhe nuk kanë kurrfarë prirje për t’u afruar. Këto janë ato që unë i quaj: kushte larg ekuilibrit. Ato ndahen në dy kategori. Ka raste çekuilibri dinamik, ku ndikimet mbizotëruese dhe prirja mbizotëruese mbështesin njëra tjetrën derisa hendeku midis tyre bëhet aq i gjerë sa që shkakton një shembje katastrofike. Gjithashtu ka raste çekuilibri statik. Ato karakterizohen nga një mënyrë shumë e ngurtë e dogmatike të të menduarit, dhe nga kushte sociale shumë të rrepta; asnjëri prej tyre nuk ndryshon, dhe dogma e realiteti mbesin tepër larg njëri tjetrit. Madje, kur ndryshon realiteti, sado ngadalë, dhe kur dogma nuk u përshtatet këtyre ndryshimeve, mendimi dhe realiteti ftohen edhe më shumë me njëri tjetrin. Kushte të tilla mund të mbisundojnë për periudha shumë të gjata kohe dhe, si pasojë e këtij çekuilibrit dinamik, ka gjasa të shembet krejt sistemi politik i shoqërisë shqiptare dhe, shkatërrimi i shqiptarizmit.

Kjo është çështja e mbijetesës ose zhdukjes biologjike së shqiptarisë. Kufiri midis tyre është i mjegulluar, i paqartë. Gjithmonë veprojnë forca që do të na tërhiqnin drejtë territorit larg –ekuilibrit. Atyre u bëjnë ballë forca të kundërpeshës. Ajo kundërpeshë jemi ne, patriotët dhe intelektualët që Shqipërinë natyrale e kanë në zemër, pa hile. Zakonisht, forcat kundërpeshë mbizotërojnë, por ka raste kur dështojnë. Unë kam një dëshirë të madhe që shqiptaria të mbijetojë dhe jap kontributin tim modest për këtë, por do t’ju gënjeja po t’u thoja se kam një teori të përpunuar plotësisht për t’i shpjeguar ato raste e për t’i parashikuar. Jam ende në fazë kërkimi – s’bashku me ju.

Arsyeja dhe vullneti i njeriut janë faktorë të fuqishëm në procesin, vetjak apo shoqëror, të zhvillimit të tij. Nuk është historia ajo që bën njeriun, por njeriu që krijon vetveten në rrjedhën e historisë.

Nuk ekziston dhe kurrë nuk ka ekzistuar ndonjë komb multietnik. Askund në rruzullin tokësor. Gjithë ata pseudo-intelektual shqipfolës, që propagandojnë të kundërtën, janë kodosh. Ekzistojnë shoqëri multietnike në BE (nga emigracionet prej kontinenteve tjera), të dështuara.

Njeriu ka rrënjët e veta, ka një gjenealogji, një kujtesë etnike, ose, me një fjalë, nuk është i përcaktuar vetëm nga shpresat dhe nga interesat e tij. Para se t’i futet vullnetarisht një beteje (apo një karriere), ai është përfshirë, dashur pa dashur, në një fat kolektiv; para se të jetë i kultivuar apo i pa-kultivuar, borgjez apo proletar, ai është kulturor: i zhytur, me trup dhe me shpirt, në thelbin e bashkësisë së tij.

Kombi është një bashkësi njerëzore e qëndrueshme, e formuar historikisht, e lindur mbi bazën e bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit shpirtëror që shprehet në bashkësinë e kulturës. Kombet kanë një shpirt të përgjithshëm dhe një unitet moral të vërtetë që i përfton ashtu siç janë. Ky unitet shfaqet sidomos nëpërmjet gjuhës.

Për një komb të caktuar, me një popullsi të dhënë, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeografike, marrëdhëniet politike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.

Shoqëria nuk lind nga njeriu, sado larg të kthehemi në histori, por është njeriu që lind në një shoqëri të dhënë qysh më parë. Ai është i shtrënguar, me të hyrë në lojë, të përfshihet nëpërmjet veprimit, ashtu sikurse me fjalën dhe mendimin e tij vendoset brenda një gjuhe që është formuar pa të dhe që është jashtë fuqive të tij. Me të hyrë në lojë: në të vërtetë, qoftë kur është fjala për kombin, qoftë për gjuhën, njeriu hyn në një lojë rregullat e së cilës nuk i takon t’i përcaktojë, por t’i mësojë e t’i respektojë.

Kombet kanë një shpirt të përgjithshëm dhe një unitet moral të vërtetë që i përfton ashtu siç janë. Ky unitet shfaqet sidomos nëpërmjet GJUHËS. Shqiptari i cili është duke flakur tej gjuhën amtare, zakonet e nderuara…dhe duke shkelur me këmbë DOGMAT KOMBËTARE, ai fyen pikërisht ZOTIN.

Të njohësh vetveten do të thotë të fitosh një kuptim thelbësor në rritje, mendore dhe ndijore, për pjesën tjetër deri më atë kohë të panjohur të psikikës vetjake. Ky proces mund të kërkojë vite e vite me radhë për një të sëmurë që do me të vërtetë të shërohet prej simptomave të tij, dhe një jetë të tërë për një njeri që dëshiron vërtet të jetë vetvetja. Ajo shkakton një shtim të energjisë, që çlirohet prej përgjegjësisë për të mbështetur kapërcimet; kështu pra, sa më tepër shqiptari është në ndërlidhje me realitetin e tij të brendshëm, aq më tepër është i dritësuar dhe i lirë.

Nexhmije Hoxha: Arkivi, zhduken ditaret e Enverit

Janë zhdukur nga Arkivi i Shtetit dorrëshkrimet origjinale të ditareve politikë e familjarë të Enver Hoxhës”.Kështu ka deklaruar bashkëshortja e tij Nexhmije Hoxha mes një komunikate për shtyp. Sipas saj, familja e Enverit do të bëj denoncimin në prokurori për zbardhjen e ngjarjes, që sipas familjes është shumë e rëndë. Në deklaratën e Nexhmije Hoxhës thuhet se ka qenë pikërisht një shkresë nga drejtoria e Arkivit, ajo që ka bërë fakt të kryer zhdukjen e ditareve të tij. Ndërkaq ne po botojmë të plotë deklaratën e bashkëshortes së Enver Hoxhës.
Deklarata
Me anë të kësaj deklarate, vë në dijeni 35n dhe opinionin publik të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, kudo ndodhen se:
Në Arkivin e Shtetit të Republikës së Shqipërisë janë zhdukur dorëshkrimet origjinale të Ditareve politike e familjare të Enver Hoxhës, si dhe dorëshkrimet origjinale të Kujtimeve të tij.
Kur ka ngjarë ky akt kriminal i pashembullt, ne nuk e dimë.
Ky fakt u konstatua vetëm kohët e fundit, kur familja e shqetësuar që në disa emisione televizive e në shtyp, po flitej e shkruhej nga ndonjë publicist se dispononte dokumente nga arkivi personal i Enver Hoxhës, dërgoi në AQSH pjesëtaren e saj, Teuta Hoxha, që kërkoi në Fondet e Dosjet përkatëse ku rezultoi se mungonin dorëshkrimet origjinale.
Ky konstatim iu bë me dije Drejtores së Arkivit të Shtetit, e cila pasi bëri verifikimet e saja, na komunikoi zyrtarisht me shkresat Nr. 5336/1 më datë 14-12-2011 dhe Nr.3112/11 më datë 27-12-2011 për mos ekzistencën e këtyre materialeve në Fondet e këtij Arkivi.
Kjo zhdukje, vjedhje a përvetësim qoftë, flet për një gjendje jo normale në Arkivin e Shtetit. Eshtë një shkelje flagrante e ligjeve që përcaktojnë funksionimin rigoroz të Arkivit të Shtetit, ku theksohet qartë: ( Neni 63.)
“Arkivat mbrojnë jetën intime të personit. Ndalohet njohja, shfrytëzimi dhe publikimi i dokumenteve që përmbajnë të dhëna me karakter vetjak dhe cënojnë jetën private të personit. Dokumentet që përmbajnë të dhëna me karakter vetjak dhe cënojnë jetën intime të personit, shërbehen vetëm pasi kanë kaluar, sipas rastit, 50 deri në 150 vjet nga data e krijimit të tyre.”
Përmbajtja e këtij neni është në përputhje me parimin bazë të njohur në gjithë ligjet e shteteve të përparuara mbi arkivat, ku këto trajtohen si tempuj, ku ruhet e mbrohet dokumentimi i historisë së një vendi, të një shteti a personaliteti të shquar, qoftë politik, shoqëror a kulturor.
Enver Hoxha, Ditaret e tij i dorëzonte, vit pas viti, në Arkivin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, me anë të sekretarit të tij personal, Haxhi Kroi. Ne, si familje, kemi në dispozicion kopjet e këtyre Ditareve.
Arkivi i KQ të PPSH kaloi tërësisht në Arkivin e Shtetit pas ndryshimit të sistemit monist me atë pluralist, menjëherë kur PPSH u transformua në Parti Socialiste. Përveç sa u parashtrua më sipër lidhur me zhdukjen e dorëshkrimeve origjinale të Ditareve e shumë shkrimeve të tjera, shohim që nga ndonjë stacion televiziv, transmetohen fragmente filmash dokumentarë nga jeta private e Enver Hoxhës, pa marrë leje nga familja, siç kërkohet në ligjin përkatës për këtë lloj dokumentarësh. Nuk është fjala aspak për dokumentarë që i përkasin jetës zyrtare, politike e shoqërore të Enver Hoxhës.
Para këtyre shkeljeve të ligjeve, me humbje tejet të rënda për mua si bashkëshorte si dhe për fëmijët tanë, rrjedhimisht trashëgimtarë të këtyre dokumenteve të Enverit,unë menjëherë pas këtij njoftimi publik, do t’i drejtohem institucionit përkatës shtetëror, Prokurorisë së Përgjithshme të bëjë punën e saj, të hetojë e të zbulojë çfarë lëshimesh janë bërë nga drejtuesit e AQSH dhe të vihet gisht mbi përgjegjësit, kushdo qofshin këta, direkt a indirekt, të brendshëm e jo më pak të jashtëm, të vjetër apo të rinj.
Denoncimi i këtyre shkeljeve në Prokurorinë e Përgjithshme, do të bëhet nga djali ynë i madh, Ilir Hoxha.
Familja, për këtë humbje të madhe, do të njoftoj edhe Qendrën Ndërkombëtare të Arkivave, anëtare e së cilës është edhe AQSH.
Zbulimi i këtij akti të shëmtuar, tepër i dhimbshëm për familjen tonë, duhet trajtuar jo si një ngjarje e rastit që, lidhet vetëm me një person, kundër të cilit, gjatë këtyre 20 vjetëve të demokracisë, është hedhur një mal me baltë dhe janë kurdisur shpifje e falsifikime të paimagjinueshme.
Akti i zhdukjes së dorëshkrimeve origjinale të Enver Hoxhës, nga Arkivi i Shtetit duhet parë si pjesë e strategjisë antikombëtare e antihistorike të pushtetarëve demokratë, për asgjesimin e çdo gjëje që i përket së kaluarës 50 vjeçare, përfshi Luftën e lavdishme për çlirimin e Atdheut dhe, pas saj, për ndërtimin e një Shqipërie të re, të Pavarur, Sovrane dhe me një shoqëri të emancipuar.
Në këtë vit të 100 vjetorit të Pavarësisë e krijimit të Shtetit shqiptar, Qeveria e Sali Berishës dhe forcat që e mbështesin atë, janë në dilemë të madhe, si të mënjanojnë këtë periudhë historike gjysmë shekullore.
Këta njerëz, për të mbajtur fort majat e pushtetit që kanë kapur, bëjnë marrëzira, por sidomos bëhen të rrezikshëm, jo vetëm për një rast të veçantë a persona të caktuar, ata bëhen gjithnjë e më të rrezikshëm për t’ardhmen e Shqipërisë e të Kombit shqiptar.

Revolucionet enveriste alla R. Qosiste ende prezente në kokat dhe partitë shqiptare

Nga Xhevat Rexhaj

SHQIPTARËT- ARMIQË TË VETVETESTë flitet, shkruhet, këndohet, analizohet, studiohet e çka jo tjetër për pupullinë të cilit i takon nuk ka diç më të vështirë ,dhe njiherit më të rrezikshme ngase mundesh të bëhesh pre dhe cak i sulmit nga anë të ndryshme të po të njejtit popull ë. Këtu edhe nuk do të kishte asgjë të keqe sikur sulmet, sharjet dhe gjërat tjera që do bëheshin të ishin të faktueme dhe të kapshme për trurin dhe për atë se çka ishte tema ose fjala.

Përfaqsuesi i një grupi etnik apo edhe një kombi në momente të caktuara e ka ndoshta edhe obligim njerëzor dhe kombëtarë që në disa raste ti rreket rrahjesë së një qështjeje që ka të bëj edhe me popullin të cilit ai i takon, ngase çdo pjesëtar i atij populli i dinë më së miri të mirat dhe dobësit e asaj shoqërie pra atij kombi të cilit i takon. E vështirë është dhe mbetet që përfaqësues i një populli tjeter të merret me problematikën e një populli tjetër ngase jo vetem se nuk do të jetë real dhe i vërtet por në të njejtën kohë do kuptohet dhe shikohet edhe si subjktiv, ngase do të mund të nxirrte përfundime me prapavij të caktuar dashakeqe ose dashamire për një popull të caktuar duke u nisur nga simpatit apo edhe antipatit e tija personale. Nisur nga kjo besohet, sidomos në shekullin në të cilin jetojmë, se sot nuk duhet fshehur as e keqja po as nuk duhet lënë pa u përmendur e mira dhe të mirat që ka një grup, komunitet, etni apo edhe komb, e që kjo të jetë e kapshme athere të drejten për të thënë diç rreth kombit të vet e ka çdo njeri apo përfaqësues i atij apo këtij kombi.

Kombi ynë, kombi shqiptarë, popull me histori mijëra vjeqare, me traditë dhe resurse të mëdha si në aspektin historikë ashtu edhe në atë gjeografikë, një popull me nji civilizim të hershem me bagati me dhunti por edhe me probleme si pasoja të pushtimeve të ndryshme të gjata nga barbarë të ndryshëm e të egër nepër shekuj, popull që në të njejten kohë pati dhe vazhdon ti ketë edhe dobësitë e veta të brendshme mjerishtë edhe sot e kësaj dite të pariparueshme, dhe e tërë kjo prapë me fajin e vet e kurrsesi të i vishet faji të huajit, ngase sot jemi dy shtete shqiptare me shqiptarët tjerë në trojet etnike që kanë mbërritur një nivel përfaqsimi dhe ngritje kombtare në fusha të ndryshme jetësore.

Me shekuj luftuan shqiptarët për të ardhur në këto ditë që jemi, me mijëra vite shqiptarët mbijetuan dhe u ngriten të fortë edhe athere kur dukej se do na zhbëj Turqia, do na zhbëj sllavizmi me Serbinë dhe Greqinë në krye, por jo mbijetuam, u forcuam , u zhvilluam dhe në fund fituam edhe një shtet atë të Kosovës. Gjithë këto mundë të merren si punë, angazhim, dije, djers, luftë dhe bashkim i mendjeve dhe trupave tanë për të mbërritur këtu ku jemi, po tani më po shtrohet jo vetëm pyetja por edhe dilema; gjerë këtu mbërritem me të gjitha mundimet dhe me ndihmen e madhe të botës demokratike në krye me mikun me¨të madh të kombit shqiptarë SHBAnë, por si dhe kah më tutje?

>Athua po tregohemi të papjekur dhe të papërgatitur, të pavetëdijshëm dhe të pa koshiencë për tardhmen tonë, athua nuk po duam apo nuk po jemi në gjendje të çpihemi nga dehja e madhe e gëzimit që ne u çliruam nga shkau e Shqipëria u çlirue nga diktatura dhe diktatori me emër shqiptari, athua nuk po duam me qëllim të kapemi dhe të udhëtojmë me trenin e zhvillimit ekonomik dhe demokratik europian, athua po e presim degën në të cilën po mbahemi dhe rrëzimin tonë po e duam vet për inat të vetvehtes¨? Po mjerishtë nga të gjitha këto që u shkruan më lartë ka, dhe këtu duhet cekur dhe shkruar se çfarë i bëmë vetes këta 20 vitet e fundit, dhe çfarë jemi duke bërë edhe sot e kësaj dite.

- Shqipëria në vitin 1990 me mund dhe sakrifica, me tortura dhe me vrasje u çlirua nga diktatura dhe pushteti me emra shqiptarësh, pra u çlirua nga vetvetja ngase 50 vite nuk kishin qenë as rusët e as shkiet në Shqipëri që ta torturonin dhe sakatonin kombin shqiptarë, por ishin vetë shqiptarët komunistë shqiptarë që shkatërruan gati në themel dinjitetin dhe qenjën shqiptare, gati e kthyen në nji popull me emër” populli komunist stalinist enveristë” kombin tonë.

-Në të njëjten kohë në trojet shqiptare jashtë kufijve shtetëror si fillim në Kosovë filloi mobilizimi dhe bashkimi i kombit shqiptarë për të fituar atë që i takon, pra pavarësin, dhe si për inat dhe me qëllim po ato ditë regjimi komunist i R. Aliz mbushi anijet me shqiptarë drejt Italis ku u mbyten me qindra njerëz që donin të iknin nga ferri. Në Kosovë populli u vue me vullnet dhe entuziazëm pas vizionit të I. Rugovës dhe LDKsë për arritjen e cakut pavarësin e Kosovës, por mjerisht pak vite më pas njerëz me emra shqiptarësh filluan të kompromitonin këtë lëvizje me shantazhime dhe abuzime të natyrave të ndryshme vetëm e vetëm që të dobsohej fryma e fortë se pavarësia me ndihmen amerikane do jetë e pashmangshme.

-Viti i mbrapshtë në Shqipëri 1997. Që gjërat prapë ta marrin teposhtzen e madhe shqiptare u kujdesen kush tjeter pos soc-komunistet enverist nga Shqipëria dhe bashkëmendimtarët e tyre nga Kosova dhe përmbysen Institucionet e zgjedhura demokratike të Shqipërisë vetëm 7 vite nga çlirimi i zgjedhës diktaoriale enveriste.

Kamishi ultimatum Kurtit: Trego për lidhjet tua me serbët

PRISHTINE-Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, nuk e ka ndërmend të ndalet. Sot në mesditë, ai ka dalë në një konferencë për shtyp, ku kërkoi r nga Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurtit, që të sqarojë, sipas Haxhiut, lidhjen e tij me serbët. Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, ia ka caktuar Albin Kurtit, 8 shkurtin si “afatin e fundit për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij”.

“Kurti ka afat deri më 8 shkurt, ora 24:00, që t’iu përgjigjet tri pyetjeve tona. Nëse nuk e bënë këtë, me 9 shkurt do të dalë publikisht dhe do t’i jap të gjitha faktet për këto që i thashë”, ka thënë Haxhiu.

Më pas, ai i ka përsëritur pyetjet për Kurtit, për të cilat kërkon përgjigje deri më 8 shkurt.

“E ka për detyrim moral ndaj opinionit që t’i përgjigjet pyetjeve. E para, Pse është takuar me serbët në Klinë në vitin 2004? Të tregojë se kush janë ata serbë me të cilët është takuar, a janë kosovarë apo të Serbisë dhe pse ka qenë i mbuluar me batanije kur është takuar me ata? E dyta ka të bëjë me gruan serbe me të cilën është takuar vazhdimisht në Pogradec si dhe është parë edhe në Prishtinë? E treta, duhet të tregojë se çka përmban letra të cilën e ka marrë me 28 shtator të 2011-ës nga vajza e ministrit të Milloshevicit”, iu është drejtuar për të dytën herë Haxhiu liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Haxhiu deklaroi se për të gjitha pyetje që i ka bërë Albin Kurtit, ka fakte dhe dëshmi si nga qytetarët po ashtu edhe nga zyrtarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët siç tha ai e kanë falënderuar ata për demaskimin e fytyrës së vërtetë të Kurtit.

“Nëse zoti Kurti nuk dëshmon në Gjykatë, do të ballafaqohet edhe me dëshmitë dhe dëshmitarët. Vetëm pas prezantimit tim të këtyre fakteve, kam marrë mesazhe dhe thirrje edhe prej aktivistëve dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes, të cilët më kanë falënderuar për demaskimin e fytyrës së vërtetë të Albin Kurtit. Ka mesazhe telefonike dhe me e-mail, të gjitha këto pas 9 shkurtit do t’ia prezantojë zotit Kurti”, tha ai.

Ndërkohë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vendosur që të mos i komentojnë deklaratat e reja të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili edhe të dielën akuzoi Albin Kurtin për lidhje me Serbinë.
Arbnor Behari, zyrtar për shtypin në Lëvizjen Vetëvendosje, i pyetur nga Kosovapress rreth akuzave të bëra sot nga Haxhiu në adresë të kreut të Vetëvendosjes, tha se nuk kanë se s’ka çfarë të komentojë për këtë, pasi në qëndrimet e tyre, lidhur me deklaratat e Haxhiut, mbeten të njëjtat, ato që zyrtarë të kësaj partie, i kanë thënë të shtunën në një konferencë për 35.

Gjatë ditës së shtunë Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut (Kamishi), duke i quajtur ato si të pavërteta dhe të qëllimshme.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, i cili tani më është i njohur për “dialogun” me Kamishin, nuk ka hezituar ta quajë si organizatë ilegale dhe kriminale Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), të cilin ai e quajti edhe organ të PDK-së.
Krasniqi gjithashtu tha se për Lëvizjen Vetëvendosje, dhe për Kosovën në përgjithësi është shqetësues aktiviteti i dendur i SHIK-ut. Sipas Krasniqit, “Kosova është e rrezikuar nga bandat kriminale të SHIK-ut”.

“Përpjekjet e kësaj organizate kriminale që t’i sjellin një pjesë të madhe të anëtarëve të saj në parlamentin e Kosovës ka të bëjnë me faktin, se as një ish-SHIK nuk ka humbur në zgjedhje, tregon se sa e fortë është kjo organizatë kriminale. Për faktin që ata po bëjnë të pamundurën që në riformatizimin e ardhshëm të Qeverisë të bëhen pjesë e Qeverisë, tregon se kjo është metoda e KGB-së, ashtu sikurse Putini që erdhi në pushtet, duke qenë i pari i shërbimit informativ, të njëjtën gjë po tenton ta bëjë edhe Kadri Veseli, që të vijë i pari në pushtet përmes shërbimit të vet informativ. Kjo është e papranueshme për një shoqëri demokratike, kjo është e papranueshme për shoqërinë tanë kosovare”, ka thënë Krasniqi i Vetvendosjes.

(d.b/GazetaExpress/BalkanWeb)

Gjenocidi serb dhe Toplica e dhembjes shqiptare

Njëri nga personazhet e librave të Gurgurit me evenimente të shekullit 19-të, por që ta përkujtojnë kohën e Shën Palit dhe Gjon Buzukut, shprehet: Për ne priftërinjtë është mësimi dhe dashuria e krishterë. Zoti na ka dhënë dy duar për të pastruar trupin, për të punuar dhe për t’u mbrojtur. Duhet të mbrohemi nga bishat, nga ata që na rrezikojnë jetën, familjen, kishën tonë dhe atdheun. Dhe më tej: Turqia bartej nga Shqipëria pas pesë shekujsh robërie e lufte, pesë shekuj vuajtje, pesë shekuj nënçmime, pesë shekujt e me njëmijë të zeza për shqiptarët.

Nga Baki YmeriThonë se shqiptarët, në bazë të inisiativës së një zane të bekuar, janë duke pregaditur projektin për ta hedhur Serbinë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, për gjenocid 500 vjeçar kundër kombit shqiptar. Themi se thonë sa për të zgjuar kureshtjen, edhepse politikanët tanë janë kokëfortë si mushka që s’e përfillin zërin e diasporës, por i prefronin dikurë lekët e saj. Greqinë për gjenocidin antiçam për momentin po e lëmë mënjanë, sepse si pasojë e varfërisë që ende nuk është shuar në Shqipëri, 700 mijë shqiptarë e sigurojnë ekzistencën në atë vend, me gjithë dinakërinë helene për modifikim emrash dhe shkombëtarizim. Fill pas projektit të parë pason projekti i dytë, për ta hedhur Serbinë në GJNP për holokaustin e parë në botë që ka kryer kundër 550 mijë shqiptarëve të Toplicës. Pas Toplicës vjen gjenocidi turk kundër armenëve, holokausti antihebraik dhe etnocidi serb kundër shqiptarëve të Kosovës.
Vlen ta ripërkujtojmë faktin se historia shëmbëllen me një vashë e cila stoliset për hijeshi për t’i shtyrë njerëzit të zbresin në fantazi. Krijimi i miteve është një çështje e pjekurisë kombëtare. Hamit Gurguri demonton mitologjinë serbe duke e përshkruar Betejën e Kosovës (1389), kur Kosova ishte tokë dardane e principatave shqiptare, me manastire e kisha shqiptare, të shndërruara më vonë në faltore serbe, vepër të cilën do ta praktikojnë më vonë edhe osmanllinjtë, duke i rrafshuar për dheu vendbanimet kristiane, dhe duke mbëltuar faltore turke në trojet shqiptare. Në njërin nga librat e tij (Miroshi), Hamit Gurguri përmend Manastirin e Besnikes dhe shqiptarët që i këndonin këngë e lavdi princ Miroshit, sundimtarit të Drenicës: “Mbi varrin e murgeshës Zojë kishin filluar të mbijnë filizat e njoma të barit dhe luleve të reja, sikur nuk çanin kokën për zaptuesit e rinj! Lajme të kobshme u shpërndanë në mbarë Evropën dhe Azinë. Po fillonte një epokë tjetër, nën robërinë turke. Kosova mori nga turku epitetin tokë kaurre. Në radhë ishte Drenica, ku luftën tjetër do ta bënin vashat.”
Ngjarjet lidhen njëra me tjetrën, me një gamë vuajtjesh, dhembjesh, torturash e persekutimesh që s’harrohen kurrë, dhe me një mjeshtri të rrallë të rrëfimit në prozë. Sipas Ali Berishës, “lexuesi shpejt mishërohet me librin e nuk mund të ndahet asnjë çast nga ngjarjet, duke u bërë kështu një vrojtues i tyre dhe duke u solidarizuar me qëndrimin stoik të personazheve, duke ndjerë dhembje e krenari për qëndresën dhe ëndërrat mu ashtu siç i përjetojnë edhe vetë personazhet.” Në librin e tij më të ri (Ah, Toplicë 2, Viprint, Mitrovicë, 2012), autori përmend kishën e Bllacës, “e cila un ngrit nga gurët e kështjellës e të Manastirit të Përbesës.” Ali Berisha përmend në paskopertinë faktin se “personazhet e autorit nuk e harrojnë Toplicën, dhe atje i kthehen për të hequr mallë apo për t’u mbushur pelin, sepse megjithatë kishin mbetur frymë aty-këtu në trevën e Toplicës si në Qyqallë, Prebesë, Trebujë, që edhe më tej të ëndërrohej shqip, të vuhej shqip por pa guxuar të përdorej një fjalë shqip e pa guxuar për t’u treguar shqiptarë. Pas çlirimit të Kosovës nga forcat vetanake shqiptare dhe robërimit të saj nga forcat serboruse, pasojnë të njëjtat vuajtje e krajata jo vetëm nga regjimi kanibalesk serb e pushtuesit bullgarë përmes krimeve, por edhe nga turkomanët që tashti ishin bërë realizues të apetiteve serbe e bullgare dhe qëllimeve të veta.”

Hershmëria jonë e krishterë dhe zullumi serbosman

Në faqet e të njëjtit libër, Hamit Gurguri jep rrëfimin e Canës: “Zotëri, jam muhaxhir i Toplicës, që sërbi më përzuri nga trojet e mia. Por, kam dëgjuar se këtu ka qenë një objekt i moçëm, para Jezu Krishtit… Kam dëgjuar se flitet kësajde se dikur moti, një prift i vetëm i cili kishte shpëtuar nga dergja e mortajës, me një sasi ari që kishte marrë…, atje në mbretërinë tuaj ka ndërtuar një manastir të madh me emrin Shën Albani. Disa herë hajna dhe kusarë kanë provuar të gropojnë, por disa sish janë sëmurë e kanë vdekur, ndërsa disa të tjerë edhe janë tërbuar e çakërdisur krejt! Më shumë nuk di për…” Duke e dëgjuar këtë, Jane Bugari urdhëron të burgosurit të hallakatin terenin, t’i digjnin eshtrat e varreve të të parëve tanë mbi turrën e druve, “ndërsa gurët që kishin çfarëdo shenjë shkrimi i ngarkonin në qerre”, kurse “gjërat e metalta, të mermerit, nga brirët e shtazëve, gjërat e artit nga ari e argjendi i venin nëpër snadekë të vegjël dhe qetë i vendosnin mbi disa qerre me kuaj, të cilat i rruanin ushtarët.” Kështu u degdisën thasët me thesar ndërsa të burgosurit vriteshin që mos ta përhapin më tej lajmin e vandalizmit të vlerave shqiptare te Guri i Shqipeve. “Kolona e radhitur e qerreve me kuaj, të ngarkuar me thasët plot me thesar u nis si me turr teposhtë… Asnjë zog nuk cicëronte, asnjë fyell nuk po dëgjohej, asnjë njeri nuk dukej! Vetëm gjëma e një të plagosur, ende i gjallë, e prishte qetësinë… Cana zbriti nga Guri i Shqipeve dhe ngutej duke ecur teposhtë për te Guri i Pllakës…Guri i Plakës, një vend i tempujve, i adhurimit, i lutjeve e viktimave, si cak i takimeve, i kuvendimeve, si objekt i kulteve të njëpasnjëshme, i ndërtimeve e shkatërrimeve, një kënd i lashtë i lojërave, i festave, i garave…, simbol zërash për këngë, zëdhënës i kushtrimeve, kryengritjeve, por edhe i disfatave dhe tragjedive, prap u përgjak, u plaçkit, u dëmtua dhe u zhvesh nga gjurmët e shumë brezave.
Përndryshe, Hamit Gurguri vjen nga Godanci i Drenicës. U lind më 1 nëntor 1949, është pasardhës i muhaxhirëve nga Krahina e Toplicës dhe të Nishit, të ndjekur nga barbaria serbe ndërmjet viteve 1876-78. Me profesion është jurist, dhe me banim të përkohshëm në Suedi. Është autor i disa veprave të botuara (Kah Guri i Plakës, Flatrat e Lirisë, Kalaja e Pakryer, Miroshi, Burrëreshat, Mësuesja ime, Himni i Shotës, 99 vjet rrugëtim, Kur takohen flamujt, Zëra në Vukovar, Ah Toplicë 1, Dorë e motrës, Shtriga e bardhë, Brezi i djallit, Klithja nga Baltiku, Ah Toplicë 2), duke patur për reçensentë Shefqet Rizën, Sokol Fejzën, Hajdin Abazin dhe Ali Berishën, të cilët bëjnë fjalë “për një stil të gdhendur letrar që ngjall të kaluarën historike përmes fuqisë krijuese individuale të autorit.” Konform kritikës letrare, librat e Gurgurit i përkasin romanit historik, por në formën siç e projekton shkrimtari, ky roman me imagjinatën e krijuesit jep një kuptim të ri njerëzor, duke hapur horizonte të reja të kuptimit të jetës e botës, pa të cilat nuk mund të ketë jetë të vërtetë njerëzore. “Dallimi mes historianit dhe shkrimtarit qëndron në faktin se derisa i pari rrëfen ngjarjet reale që kanë ngjarë, shkrimtari me imagjinatën e tij shprehet si ka ngjarë dhe si mund të ngjajë.”
Në romanet e Hamit Gurgurit, siç thekson një krijues tjetër, “nuk ka ironi dhe urrejtje, nuk ka shovinizëm. Populli shqiptar nuk ishte kurrë shovinist. E trajton ngjarjen, por nuk e fyen as popullin turk, madje as serbët, përkundrazi, autori angazhohet për respektim të ndërsjellë të popujve të Ballkanit, për kontaktet e princërve, për relacionet njerëzore e territoriale mes principatës së Drenicës me principatat tjera serbe, vllehe, hungareze, polake etj. Në kohën e pushtimit të trojeve shqiptare nga Perandoria e Car Dushanit, sundimtar i Drenicës ishte shqiptari Mirosh Kapliku. Askund urrejtje, asnjë shkëndijë e vetme, qoftë kundër serbëve apo osmanlinjve.”
Përkundrazi, njëri nga personazhet e librave të Gurgurit me evenimente të shekullit 19-të, por që ta përkujtojnë kohën e Shën Palit dhe Gjon Buzukut, shprehet: “Për ne priftërinjtë është mësimi dhe dashuria e krishterë. Zoti na ka dhënë dy duar për të pastruar trupin, për të punuar dhe për t’u mbrojtur. Duhet të mbrohemi nga bishat, nga ata që na rrezikojnë jetën, familjen, kishën tonë dhe atdheun. Na ka dhënë dy veshë që të dëgjojmë fjalën e prindërve, të mësuesve, të sundimtarëve tanë dhe të predikuesve tanë. Na ka dhuruar dy sy që të shohim, të dallojmë të bardhën nga e zeza, të mirën nga e keqja, të drejtën nga e padrejta… Zoti na ka dhënë zemrën që të ndjejmë dhimbjen për humbjet, për disfatat, tragjeditë, por ta ndjejmë edhe peshën, ndikimin e vlerën e fjalës së mirë, të butë, lutjen, dashurinë dhe mëshirën. Mbi të gjitha na e ka dhuruar, na e ka falur edhe trurin dhe mendjen, që si krijesat më të përsosura të mund të mendojmë, të mbajmë në mend, të planifikojmë më gjatë e më mirë të gjitha ato që i duam. Merruni vesh, o trima! Paçi bekimin e Jezu Krishtit e të Zotit, o fisnikë!” (Hamit Gurguri, Miroshi, Bokimport-Daja, Ferjestaden, 2006).

Kënga e shqiptarit dhe pabesia e Serbisë

Po i rikthehemi Toplicës. Hamit Gurguri e përshkruan bukurinë dhe besnikërinë e femrës shqiptare që përfiton vendin e parë në botë: “Ishte si një baladë, që foshnja në lulak të cilën Aliu e gjeti dikurë në dëborë, tani ishte bërë nuse e tij, shtathollë, flokëbjonde, sykaltroshe, trupshkurtër, por e shpejtë në punë dhe fjalëpak.” Sipas Ali Berishës, “Jeta në Samadrexhë, Gurec, Bellaqevc, Grabofc e gjetiu është e ashpër, e përballuar me vdekje e në varfëri. Gëzimin e vetëm e shënojnë lindjet dhe shpresat për një të nesërme më të mirë. Në këtë rrafsh autori nuk lë anash intrigat e dhunën që rrejdhin nga pushteti për largim të popullatës për në Turqi, me theks të veçantë të muhaxhirëve, por edhe metoda e futjes së mosbesimit vëllavrasësë.” Dhe më tej po ia japim fjalën autorit, që na i përkujton fjalët e Përparim Demit se Turqia na ka dëmtuar me një dinakëri të pashoqe gjatë historisë: “Kryengritjet për të përzënë perandorinë turke nga Ballkani morën hov. Luftërat merrnin përmasa të mëdha. Edhe Cana shkoi ushtar për të ndjekur turkun në drejtim të Shkupit.” Dhe më tej, duke e përkujtuar popullorçen “halldupi turk”:
“Turqia bartej nga Shqipëria pas pesë shekujsh robërie e lufte, pesë shekuj vuajtje, pesë shekuj nënçmime, pesë shekujt e me njëmijë të zeza për shqiptarët. Flitej se do të qeveriseshin vetë, të ishin ushtarë e t’i ruanin kufijtë e atdheut të vet. Shumë breza ëndërruan dhe ishin flijuar për liri. Gratë kishin brengën për burrat në luftëra.” Dhe ja se si pas zullumit osman fillon dinakëria serbe: “Aliu doli nl Gurec të dëgjonte se a mos kishte ndonjë lajm për luftërat. Qerim Plaku i tregoi se në Vushtri ishin përhapur fjalë se njësitë e ushtrisë së Serbisë, pasi e dinin se djalëria e Shqipërisë ishin nisur të ndiqnin turkun, ata derëzi tinëz, pabesisht kishin sulmuar dhe zaptuar qytete të Peshterrit, ku kishin bërë krime e masakra si në Toplicë. Por, po priteshin luftime të reja. Aliu si në ethe u kujtua se Drenica kishte mbetur në gra dhe në fëmijë. Pak kishte burra të armatosur t’iu kundërviheshin.” Dhe më tej: “Në mesditë u ngrit flamuri shqiptar mbi Gurin e Sokolit, i cili atë ditë e mori emrin Guri i Bajrakut. Atë vepër e kreu burri babaxhan, plaku Feriz Lutani, që ishte caktuar nga Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë…. Gëgjoheshin krisma, këngë, lot dhe hare për liri. Njësitë e ushtrisë serbe sulmuan pas shpine, por në Gurec nuk arritën të hynin. Ato hordhi si të ishin ndonjë rrebesh, bënë dëme, dogjën kulla e vranë ata burra që takuan nëpër Drenicë dhs shkuan në jug.”
Drama e shqiptarëve dhe gjenocidi serb përshkruhet që nga faqet e para, edhe në vëllimin e parë (Toplica 1), edhe në të dytin, nga i cili citojmë: “Afro dymbëdhjetë burra na i preu ushtria e Serbisë në pabesi, pas shpine. Më së keqi pësoi Bujanoci, Kumanova e Shkupi. Ne shqiptarët prapë shtrenjtë e paguam besën. Ne e përzumë turkun, po frytin e gjakut tonë, bile me namin për fitore, po i korrë Serbia. Shqiptarët të flijuar në luftëra me turq, ata që i preu ushtria serbe në pabesi, trupat ua qiti të huajve, (gjoja) si turq të vrarë.”
Toplica me Nishin dhe Pirotin, faktikisht gjenden përballë Luginës rumune të Timokut, ku të dy popujt kanë qenë në një fqinjësi të drejtëpërdrejtë, që nga periudha parasllave e dako/dardanëve dhe ilirëve të lashtë, prej nga burojnë disa emra të përbashkët, prezente edhe në librat e Gurgurit: Lila, Daka, Duka, Bërbati, Nela etj. Bërbati vjen nga rumanishtja “barbat” (burrë) siç vjen nga e njëjta periudhe edhe emri i udhëheqsit të parë të Dakisë, Burebista, të cilin Vehbi Bala e shpjegon përmes shqipes Burrëbisht (Burri në ballë dhe ushtarët pas tij, apo në bisht), apo një udhëheqës tjetër i famshëm i asaj kohe Decebal, që poashtu ndërlidhet me shqipen Dakëballi (Daku në ballë). Demë Duka e Halil Daka, Aliu, Hasimja, Mehmet Daka, Qerim Plaku, Lida e Zaga, Hava, Cufa, Nela, Zyma etj., janë disa nga personazhet e romanit “Toplicë 2″, ku defilojnë edhe disa mikrotoponime si Bllaca, Molla e Kuqe, Gureci, Guri i Sokolit etj. Në roman përshkruhet komandanti rus më Grykën e Jakës me dylbi, frika e serbëve dhe rusëve ndaj këngës shqipe, vrasja në pabesi e Ali Përgurit dhe krimet serbe kundër kombit shqiptar. “Kur dëgjoi këngën shqip që mbisundoi krismat e të dy anëve që shtinin në njëri-tjetrin, u bë si të ishte i çakërdisur. Ai kishte mësuar, po edhe e dinte se kënga ishte një armë për shqiptarët, të cilët ndër shekuj kurrë nuk iu kishin nënshtruar turkut. I kishin treguar, atë ditë që u nis nga Rusia, se ata, arnautët, me këngë shkonin në luftëra, me këngë vriteshin, edhe kur i dënonin me varje, ata binin në litar me këngë.”
Përfundimisht, edhepse mbeten shumë gjëra pa u thënë, vlen të theksojmë atë që e kemi thënë më parë, se Hamit Gurguri gjurmon lashtësinë tonë, ngase ai e di se se të mos e njohësh vetveten, don të thotë se nuk jeton. Dhe vlen të përmendim burrat dhe burrëreshat që s’kanë frikë nga vdekja, 600 lokalitetet e djegura shqiptare, 550 mijë shqiptarët e dëbuar dhe masakruar, madje edhe klithjen e Aliut kur hyri në Toplicë me njëzetekatër ushtarët e tij: “Ah Toplicë! Edhe një herë e shtrenjtë na dole, në flakë e me gjak e lamë një herë kur isha fëmijë…Edhe kësaj here në gjak po e lëmë… Ah Toplicë!