LAJMET NGA KOSOVA

  • Ta zhvatësh Kosovën është si t’i ushqesh fëmijët me gjakun e të rënëve për lirinë e saj!

    16 Janar, 2024

    kimSot bëhen 25 vite nga Masakra e Reçakut, nga ky krim mizorë që shpërfaq ‘projektin’ shekullorë serbë: spastrimin etnik të Kosovës.

     

    Andaj kurrë nuk duhet harruar ditët e shkuara kur vrasësit serb e kanë përgjakur Kosovën, sepse ai që njëherë t’i vret fëmijët, është i gatshëm atë ta bëjë sa herë që t’i jepet rasti.

    Madje nuk duhet të shtiremi se ...

  • DASH: Shitje e mundshme e raketave Javelin për Kosovën, me vlerë 75 milionë dollarë

    12 Janar, 2024

    JavelinDepartamenti i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.

     

    Në njoftimin e Departamentit të Shtetit, thuhet se Kosova ka kërkuar blerjen e 24 sistemeve dhe 246 raketave Javelin FGM-148F.

    Në këtë shitje do të përfshihen gjithashtu edhe elementët logjistikë të stërvitjes dhe përdorimit të tyre dhe vlera e përgjithshme llogaritet të ...

  • DASH: Vlera e raketave kundërtanke që Kosova dëshiron t’i blejë është 75 milionë dollarë

    12 Janar, 2024

    JaveliniUshtarët ukrainas lëshojnë një raketë Javelin gjatë stërvitjeve ushtarake në rajonin e Donjeckut, 23 dhjetor 2021.

     

    Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

    Bëhet fjalë për 246 raketa kundërtanke të këtij lloji, që prodhohen nga SHBA-ja, sipas një njoftimi të ...

  • Kurti: Serbia me metodat e Putinit përbën rrezik për rajonin e qytetarët e saj

    11 Janar, 2024

    KurtiKryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi të mërkurën Serbinë se po përdorë metodat e presidentit rus Vladimir Putin, duke arrestuar qytetarët e Kosovës dhe frikësuar kundërshtarët e tij politikë. Kjo qasje tha kryeministri Kurti bie ndesh me me detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve e arritur vitin e kaluar në Bruksel dhe në ...

  • Kurti thotë se Asociacioni nuk është prioritet për normalizim raportesh me Serbinë

    11 Janar, 2024

    Albin KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “nuk është top prioriteti për normalizimin” e marrëdhënieve me Serbinë – por Marrëveshja bazë mes dy vendeve.

    Kurti i bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili, teksa po qëndron për vizitë zyrtare ...

  • Rasti i politikanit serb, Sanduloviq: çfarë dimë deri tani?

    11 Janar, 2024

    SandulovicRasti Sanduloviq mund të klasifikohet si një ngatërresë misterioze politike: si u gjend lideri i një partie margjinale në qendër të mosmarrëveshjes serbo-kosovare?

     

    Dyshohet se gjithçka ka nisur më 2 janar, kur Nikola Sanduloviq ka postuar në rrjetin social X një video nga vizita e tij në kompleksin “Adem Jashari” në Kosovë, ku ka vendosur një kurorë me lule te ...

  • Kurti: Serbia paraqet rrezik për stabilitetin në rajon

    10 Janar, 2024

    Albin KurtiKryeministri Albin Kurti ka mbledhur ministrat për të shqyrtuar disa propozim-vendime e kërkesa për ndarje buxhetore.

     

    Në fjalën hyrëse i pari i ekzekutivit përmendi arrestimet e qytetarëve të Kosovës nga ana e shtetit serb. Me këtë rast, kryeministri Kurti, ka thënë se Serbia po paraqet rrezik për qytetarët e vendit e po ashtu stabilitetin në rajon.

    “Javën e kaluar dy ...

  • Sekretari i jashtëm britanik, “Durimi ynë duhet të ketë kufi” në raport me Serbinë

    10 Janar, 2024

    David CameronBritish Foreign Secretary David Cameron visits Kosovo

     

    Sekretari i jashtëm britanik David Cameron deklaroi të martën se qeveria britanike është e pakënaqur me qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës.

     

    Në një raportim para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të parlamentit britanik, zoti Cameron, i cili vizitoi Kosovën javën e kaluar, tha se qeveria e tij është e ...

  • Hovenier: Normalizimi Kosovë – Serbi mbyllet me njohje reciproke

    29 Dhjetor, 2023

    HovenierAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka publikuar një video-adresim në prag të vitit të ri duke thënë se gjatë vitit 2023 ka pasur momente të vështira dhe është arritur shumë përparim, gjë që duhet pranuar dhe festuar.

     

    Hovenier ka thënë se mbi të gjitha, partneriteti dhe miqësia në mes të SHBA-së dhe Kosovës mbetet ...

  • Angili: Mbështetja turke për FSK-në nuk është kundër Serbisë – zgjidhja mes dy vendeve jo ushtarakisht

    29 Dhjetor, 2023

    angil albinAmbasadori i Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunxh Angili, lidhur me tensionet Kosovë-Serbi, tha se “ky problem nuk ka zgjidhje ushtarake, por mund të zgjidhet me dialog”.

     

    Në një intervistë për “Anadolu”, Angili bëri vlerësime për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet tregtare Turqi-Kosovë dhe regjistrimin e popullsisë që pritet të bëhet në Kosovë në muajin prill 2024.

    Angili ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"