LAJMET NGA KOSOVA

  • Daçiq falënderon Palestinën për mbështetjen rreth Kosovës

    24 Prill, 2018

    dacic palestinaShefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka falënderuar sot ndihmësen e ministrit të Jashtëm i Palestinës për Evropë Amal Jado, për mbështetjen e dhënë për ‘çështjen’ e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve.

    Daçiq është takuar me Jado, e cila udhëheq delegacionin palestinez në bisedimet në kuadër të ...

  • Hapet java e personave të zhdukur në Kosovë

    23 Prill, 2018

    prishtinaMe thirrjet e familjarëve për më shumë trysni mbi Serbinë për ndriçimin e fatit të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë, sot u hap java kushtuar personave të zhdukur. Kosova shënon më 27 prill ditën kombëtare të të zhdukurve ku edhe 19 pas luftës nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave, pjesa më e madhe ...

  • DASH: Kosova përballet me korrupsion e ndërhyrje në drejtësi

    21 Prill, 2018

    State DepartamentDepartamenti amerikan i shtetit thotë se problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2017 ishin sulmet ndaj gazetarëve; dhuna kundër personave të zhvendosur; korrupsioni endemik i qeverisë; mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë dështimet e proceseve zbatimin selektiv të vendimeve dhe dhuna kundër pjesëtarëve të pakicave etnike dhe anëtarëve të komunitetit LGBTI.

  • Daniel Server: Rezoluta 1244 nuk është problem

    20 Prill, 2018

    Daniell SerwerDaniel Server: UNMIK-u nuk është në gjendje të bllokojë asgjë, UNMIK-u ka pak njerëz në Kosovë, që kryejnë punën e një sekretarie.

    DW: Prof. Server, ju sapo organizuat në qendrën tuaj një diskutim lidhur me pyetjen a do të hyjë Kosova në Bashkimin Evropian. Si mendoni ju, si mund të kryhet kjo kur në Kosovë ekzistojnë ende misione ndërkombëtare? ...

  • Serbia – partneri kryesor tregtar i Kosovës

    19 Prill, 2018

    panairi ks

    Në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje protestoi të enjten kundër pjesëmarrjes së shumë kompanive serbe dhe mungesës së kompanive nga Shqipëria, në një panairit të përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2018”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

    Në një veprimtari simbolike në afërsi të objektit ku po mbahet panairi, veprimtarët e kësaj lëvizjeje shpalosën një pankartë në të cilën bëhet thirrje për bojkotimin ...

  • Qeveria e Kosovës harton platformë për dialogun final me Serbinë

    19 Prill, 2018

    thaci mogherini vucicQeveria e Kosovës miratoi një platformë për fazën finale të përmbylljes së dialogut politik me Serbinë. Kjo parashikon që dialogun me Serbinë ta udhëheqë Presidenti i Kosovës. Opozita e kundërshton këtë ide.

    Platforma, siç bënë të ditur qeveria, do t’i procedohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim në formë të rezolutës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha ...

  • Borissov: Pa marrëveshje, Kosova e Serbia nuk hyjnë në BE

    16 Prill, 2018

    Borisov ThaciKryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, tha të hënën që nëse Kosova e Serbia nuk nënshkruajnë marrëveshje normalizimi ndërmjet tyre, asnjëra palë nuk do të integrohet në Bashkimin Evropian. Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ku është takuar me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

    Kryeministri bullgar tha se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një ...

  • Konflikti Kosovë-Serbi – Katër skenarë të mundshëm

    13 Prill, 2018

    hartaEkspertë të shoqërisë civile, institute e analistë si nga Kosova edhe nga Serbia janë mbledhur nga fondacioni gjerman Friedrich-Ebert për të skicuar skenarë të mundshëm të zhvillimeve të konfliktit deri në vitin 2035.

    Gati një dekadë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shtatë vite pas fillimit të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe pesë vjet nga marrëveshja e Brukselit që ...

  • Vuçiçi drekon me Merkelin

    13 Prill, 2018

    Merkel VucicTemë e bisedës ishte dhe Kosova, por as njëri as tjetri nuk dha hollësi. Theksohet roli i Serbisë në rajon.

    Se çfarë mendon Kancelarja gjermane Angela Merkel për një propozim eventual të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për raportet me Kosovën, kjo nuk dihet ende. Të premten Presidenti serb Vuçiç ka biseduar me Kancelaren gjermane për Kosovën, por të ...

  • BB: Rritja ekonomike e Kosovës në vitin 2017 ishte 4.4 për qind

    11 Prill, 2018

    bb ritja ekonomike KosoveBanka Botërore tha se ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2017 u rrit me 4.4 për qind, e nxitur kryesisht nga investimet publike dhe private dhe nga shtimi i eksporteve.

    Ky përfundim është pjesë e një raporti Ekonomik mbi Evropën Juglindore, në të cilin thuhet se rritja ekonomike e Kosovës parashikohet të mbërrijë në 4.8 për qind ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"