LAJMET NGA KOSOVA

  • Kurti për socialdemokraci dhe Republikën e tretë të Kosovës

    11 Mars, 2015

    Kosovës i duhet një Republikë e tretë që do të ndërtohet mbi socialdemokracinë, ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.Këto komente, ai i ka bërë gjatë një debati të organizuar nga Lëvizja Fol në Prishtinë.

    Sipas Kurtit, dy Republikat e deritashme, ajo e para luftës dhe Republika aktuale nuk kanë sjellë zhvillim, por kanë krijuar vetëm ndarje në mes të qytetarëve dhe komunave.

    Për 15 vjet, ka ...

  • “Millosheviqi” në rishqyrtim, “Mihajlloviqi” klandestin

    11 Mars, 2015

    Tabela me emërtimin ” Sllobodan Millosheviq” për njërën nga rrugët e komunës së Ranillugut, nuk qëndron në rrugën për të cilën ishte miratuar ky emërtim nga Kuvendi i Komunës së Ranillugut. Kjo për faktin se miratimi dhe vendimi i Kuvendit të Komunës së Ranillugut nuk kishte hyrë në fuqi, për shkak se kryetari i kësaj komune, Gradimir Mikiq, listën me emërtimet për rrugët në këtë komunë, e ka kthyer për ...

  • Kosovës i duhet shumë angazhim nga qeveria e re, ide dhe perspektiva të reja

    11 Mars, 2015

    Silke Krebs, ministre e Shtetit në landin Baden-Württemberg flet në intervistë për DW mbi përshtypjet e fituara nga vizita në Kosovë, gjendjen atje dhe situatën e refugjatëve nga Kosova në Gjermani.DW: Zonja Krebs, duke marrë shkas nga fluksi masiv i refugjatëve, ju bëtë një vizitë në Kosovë së bashku me ministrin e landit Baden Württemberg për Evropën, Peter Friedrich. Cili ishte qëllimi i vizitës?
    Silke Krebs: Shtimi i madh i ...

  • Amandamentet për Gjykatën Speciale në Kushtetuese

    9 Mars, 2015

    Amandamentet e propozuara nga Qeveria e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës, i janë proceduar Gjykatës Kushtetuese për interpretim.Sipas procedurave, në rastet kur inicohen ndryshime kushtetuese, “fillimisht, vlerësimin e bën Gjykata Kushtetuese, andaj edhe kësaj radhe kështu është vepruar”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

    Në momentin që Gjykata Kushtetuese e interpreton kushtetutshmërinë e procedimit të ndryshimeve në Kushtetutë, atëherë, sipas kryekuvendarit të Kosovës, ...

  • Po vazhdon spastrimi i heshtur etnik i Luginës

    6 Mars, 2015

    Lëvizja qytetare “Vatra” në Kosovë reagon se spastrimi i trojeve etnike shqiptare nuk ka të ndalur. Ata thonë se politika shqiptare po bën pak që të mbrojë interesat kombëtare.Ko lëvizje që tubon të shpërngulur nga Presheva Medvegja dhe Bujanoci kërkon që urgjentisht të ndërmerren hapa konkret nga deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, kryetarët e komunave, kryetarët e kuvendeve komunale, Këshilli Nacional, partitë e përfaqësuara dhe jo të përfaqësuara në ...

  • Lista Serbe “blen” kohë

    6 Mars, 2015

    Edhe pse përfaqësuesit e Listës Serbe patën paralajmëruar se do të takohen me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qysh në javën e kaluar, për t’u konsultuar lidhur me kthimin ose jo në institucionet e Kosovës, ky takim ende nuk ka ndodhur.Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe thonë se ende nuk e dinë ndonjë datë të saktë se kur do të takohen me Vuçiqin, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e ...

  • Çfarë dihet për Marrëveshjen e Drejtësisë Kosovë-Serbi?

    5 Mars, 2015

    Ka kaluar gati një muaj dhe ende pak dihet për marrëveshjen e drejtësisë së arritur në Bruksel.Këtë marrëveshje deri sot nuk e kishin parë deputetët, kryesisht ata të opozitës, raporton KTV.

    Përveçse është kundër kësaj marrëveshjeje, deputeti Glauk Konjufca thotë se nëpërmjet saj, me Serbinë po diskutohen çështje të brendshme të Kosovës.

    Për qasjen e saj, Qeverinë e kritikon edhe Nisma për Kosovën.

    Por, partitë opozitare deklarojnë se ende nuk e kanë pranuar ...

  • Pa lopë, pa makinë, pa azil, vetëm kthim: Fati i refugjatëve në Gjermani

    5 Mars, 2015

    Dy muajt e fundit kanë ardhur në Gjermani më shumë se 18.000 azilkërkues kosovarë. Bahri Cani vizitoi Qendrën për Vendstrehim në Hemer. Azilkërkuesit rrëfejnë për vuajtjet e shpresat për një jetë më të mirë në Gjermani.Ajo është më pak se 2-vjeç, me kollë dhe hundët që i rrjedhin. Nëna shtatëzënë, Zoja Alijaj e shtrëngon në gji dhe përpiqet ta qetësojë. I ati, Valdet Brahimi mban fytyrën me dorë dhe ofshan ...

  • Hyseni në Berlin: «Kosova është një vend i sigurt»

    4 Mars, 2015

    Dhjetra mijë kosovarë kanë ardhur në Gjermani qysh nga fillimi i vitit. Federata është përpjekur ta ndalë këtë valë në mënyra të ndryshme. Tani numri i azikërkuesve nga Kosova ka filluar të bjerë.Pas valës masive të kosovarëve që vinin drejt Gjermanisë në javët e fundit, numri i azikërkuesve nga ky vend i Ballkanit tani ka nisur të bjerë. Në fillim të shkurtit kanë ardhur çdo ditë rreth 1000 kosovarë në ...

  • Çështje ditësh themelimi i Gjykatës Speciale në Kosovë

    4 Mars, 2015

    Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se nëse dështon votimi në kuvend për themelimin e gjykatës, atëherë do të jetë rrezik, sepse me këtë çështje do të merrej OKB-ja.Përderisa një grup ekspertësh nga Kosova që kryesohet nga ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, po zhvillon negociata me Brukselin se si do të duket infrastruktura ligjore e kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale, në Prishtinë po zhvillohet debat rreth kësaj çështjeje dhe ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"