LAJMET NGA KOSOVA

  • Ambasadori Hill: Mirëpres synimin e Serbisë për të shqyrtuar propozimin për marrëveshje me Kosovën

    25 Janar, 2023

    Chris HillAmbasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill tha sot se e mirëpret synimin e Serbisë për të shqyrtuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke ju referuar qëndrimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç të paraqitur mbrëmë në një konferencë për shtyp në të cilën tha se vendi i tij do të përballej me izolim nëse nuk ...

  • Vuçiq: Pasoja për Serbinë nëse nuk e pranojmë propozimin franko-gjerman

    25 Janar, 2023

    VucicPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media është shprehur, se Serbia do të përballet me pasoja të rënda, nëse nuk bie dakord me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

     

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se pesë diplomatët perëndimorë gjatë vizitës në Beograd, i kanë thënë, se nëse Serbia nuk e pranon planin franko-gjerman, atëherë ...

  • Weber: Fshehtësia e dialogut, burim i krizave

    23 Janar, 2023

    Bodo Weber ekspert BallkaniMosdhënia e detajeve nga takimet e ndërmjetësuesve perëndimorë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, janë sinjal se ende ekziston bllokada në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

     

    Kështu thotë Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin.

    Të premten, më 20 janar, Prishtinën dhe Beogradin e ...

  • Gazeta serbe “Danas” publikon 10 nene të asaj që thotë se shkruhen në propozimin evropian të njohur ndryshe si franko-gjerman.

    22 Janar, 2023

    Vucic me 5“Danasi” shkruan se propozimin e ka siguruar nëpërmjet kanaleve diplomatike,

     

    Sipas gazetës serbe, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk përmendet konkretisht në këtë dokument. Porse në nenin 10 thuhet se “të gjitha palët konfirmojnë detyrimet për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme”.

     

     

    Propozimi evropian i siguruar nga “Danas”:

     

    Neni 1

    Palët do të zhvillojnë marrëdhënie të ndërsjella normale, të ...

  • Kryeministri Kurti priti në takim emisarët ndërkombëtarë Lajčák, Escobar, Plötner, Bonne dhe Talò

    20 Janar, 2023

    Albini me 5Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, u takua sot me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin ...

  • Lajçak: Të shfrytëzohet potenciali që ofron propozimi i BE-së në dialog

    20 Janar, 2023

    Albini me 5Pesë emisarët ndërkombëtarë të kryesuar nga ndërmjetësi Mirosllav Lajçak qëndruan të premten në Prishtinë me qëllim të intensifikimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nga Prishtina ata udhëtuan për në Beograd.

     

    I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit në Prishtinë u shpreh, se ai dhe emisarët e tjerë që e shoqëronin kanë pritur mirëkuptim më ...

  • Lajçak në Prishtinë: Kemi pritur më shumë mirëkuptim për propozimin evropian

    20 Janar, 2023

    Albini me 5I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak tha të premten në Prishtinë se ka pritur më shumë mirëkuptim për mundësitë që i ofron propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

     

    Zoti Lajçak i shoqëruar edhe nga i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ...

  • Pesë diplomatë amerikanë dhe evropianë të premten në Kosovë dhe Serbi

    20 Janar, 2023

    5 emisaretTë dërguarit e posaçëm të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak së bashku me këshilltarët e presidentit francez Emannuel Macron, të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni pritet të qëndrojnë të premten në Kosovë dhe Serbi në përpjekje për të nxitur bisedimet ndërmjet palëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre ...

  • Chollet: Marrëveshja përfundimtare do të kërkojë zgjedhje të vështira dhe guxim politik

    20 Janar, 2023

    CholletKëshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kërkojë “zgjedhje të vështira” dhe “guxim politik”.

     

    “Të dyja qeveritë duhet të jenë në gjendje të tregojnë gatishmëri për kompromis. Ne mendojmë se këto kompromise janë të mundshme. Ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhje ...

  • Dinamizohet dialogu Kosovë-Serbi me vizita të emisarëve

    19 Janar, 2023

    Peter Stano, zëdhënës i KE për politikën e JashtmeDisa përfaqësues të lartë të BE-së dhe SHBA-së do të qëndrojnë në Prishtinë e Beograd ditët e ardhshme. Javët e fundit është shtuar dinamika e politikës botërore për të nxjerrë nga ngecja dialogun Kosovë-Serbi.

     

    I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"