LAJMET NGA KOSOVA

  • Lindita Nikolla në Prishtinë: Ta ripërtërijmë procesin e njohjeve për Kosovën

    22 Shtator, 2021

    Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, tha të mërkurën në Prishtinë se Shqipëria dhe Kosova duhet të rrisin angazhimin e përbashkët me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë për të ripërtërirë procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe për ta ribërë të ditur gjenocidin dhe krimet serbe të luftës.

    Ajo i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, ...

  • Lajçak bën thirrje për shtensionim të situatës në veri

    21 Shtator, 2021

    Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, shprehu shqetësim për situatën në veri të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti për automjetet e Serbisë.

    “Jam i shqetësuar dhe bëj thirrje për shtensionim urgjent. Është e rëndësishme të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të ...

  • Kosova ende në dilemë për kyçjen në gazsjellësin TAP

    21 Shtator, 2021

    Termocentrali në Obiliq. Kosova prodhon rreth 95 për qind të energjisë elektrike nga djegia e thëngjillit. Përfaqësues të shoqërisë civile dhe disa parti opozitare i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të pranojë investimin amerikan për ndërtimin e infrastrukturës së gazit natyror.

    Kosova, sipas tyre, ka nevojë për rritje të diversitetit të burimeve të energjisë elektrike dhe investimi në infrastrukturën e gazit duhet të ...

  • Kurti s’heq dorë nga reciprociteti për targat: Ose të dyja do t’i mbajmë, ose të dyja do t’i heqim

    21 Shtator, 2021

    Kurti s’heq dorë nga reciprociteti për targat: Ose të dyja do t’i mbajmë, ose të dyja do t’i heqimKurti s’heq dorë nga reciprociteti për targat: Ose të dyja do t’i mbajmë, ose të dyja do t’i heqim

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk do të heqë dorë nga reciprociteti për targa të përkohshme për veturat që vijnë nga Serbia. Sipas tij, ...
  • OSMANI: RAJONI PO KËRCËNOHET GJITHNJË E MË SHUMË NGA VEPRIMET E SERBISË

    21 Shtator, 2021

    osmaniPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerëson se integrimi i shpejtë i Kosovës dhe shteteve të rajonit në BE dhe NATO është parakusht për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

    Osmani thotë se veprimet e regjimit serb gjithnjë e më shumë po kërcënojnë rajonin. Këto i ka thënë Osmani gjatë takimit me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto në ...

  • PRESIDENTI I KROACISË E QUAN VUÇIQIN NXITËS TË LUFTËS

    21 Shtator, 2021

    hrPresidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq dje, duke iu referuar zgjerimit të Bashkimit Evropian në Forumin Botëror të Liderëve në Nju Jork, vlerësoi se jo të gjitha vendet e Evropës Juglindore e kanë motivimin e nevojshëm për t’u anëtarësuar në BE.

    Milanoviq theksoi se për Serbinë pengesa më e madhe në rrugën e ...

  • Vuçiqi kërkon tërheqjen e të gjitha trupave nga veriu i Kosovës

    21 Shtator, 2021

    Münchner Sicherheitskonferenz - Serbien und Kosovo Aleksandar VucicHow will Serbs react when Aleksandar Vucic accepts the independence of  Kosovo? - QuoraNë Beograd është mbajtur seanca urgjente e Këshillit të Sigurisë, për shkak të gjendjes së tensionuar në veri të Kosovës. Presidenti Vuciq prezantoi qëndrimet serbe.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi ...

  • Gërvalla: Tensioni i krijuar është veprim i njëanshëm i Serbisë

    21 Shtator, 2021

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka thënë homologut të saj slloven, Anze Logar, se tensioni i shkaktuar së fundmi në Jarinjë është veprim i njëanshëm i Serbisë. Ajo ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel nga të dyja palët.

    Këto deklarime Gërvalla i ka bërë në New York, ku po qëndron ...

  • Kosovë-Serbi: Tensione dhe bllokadë rrugësh në veri Vazhdon reciprociteti i targave

    21 Shtator, 2021

    Kosovo Jarinje | Polizeiaufgebot an der Kosovo- serbischen GrenzeBE-ja dhe SHBA-ja i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet. Kurti thotë, se reciprociteti nuk është kundër serbëve. Vuҫiq paralajmëron kundërpërgjigje ndaj Prishtinës zyrtare.

    Serbët në veri të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak në kufirin Kosovë-Sebi, duke ...

  • Serbët në veri “shpallin” Asociacionin e Komunave Serbe

    20 Shtator, 2021

    Banorët serbë në veri të vendit vazhdojnë të protestojnë, duke mbajtur të bllokuara rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak për shkak të vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar më qarkullimin me vetura me targa të Serbisë, njësoj siç vepron Serbia me targat RKS.

    Serbët në afërsi të kufirit kanë ngritur tenda për të kaluar natën, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"