LAJMET NGA KOSOVA

  • Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nervozon Serbinë

    19 Mars, 2025

    3Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, zhvillim që ka nxitur reagime në Serbi, që e cilësoi si “provokim të hapur” drejtuar Beogradit.

     

    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci e nënshkroi këtë deklaratë së bashku me homologun nga Shqipëria, ...

  • Serwer: Për momentin rajoni i Ballkanit në autopilot

    19 Mars, 2025

    SerwerEksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se administrata aktuale e ShBA-së ka të ngjarë që t’ia lë Brukselit drejtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pse në çështjet e tjera SHBA-ja dhe BE-ja janë në trajektore të ndryshme. Sipas tij, përveç mbështetjes së fortë që Administrata Trump i ka dhënë sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës, nuk ...

  • Aleancë e përbashkët ushtarake: Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruajnë deklaratë trilaterale për mbrojtje

    18 Mars, 2025

    aleanca 3Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe Zv. Kryeministrin, njëherit, ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anušić, nënshkruan deklaratë trilaterale në fushën e mbrojtjes.

    Marrëveshja e nënshkruar është e shtrirë në katër pika kyqe:

    1. Promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes;
    2. Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit ...
    3. Kosova mes “çikërrimave politike” dhe rreziqeve të sigurisë

      18 Mars, 2025

      fskDerisa Evropa riarmatoset, NATO-ja është në krizë dhe aleancat nën presion, siguria në Kosovë vihet në diskutim. Autoritetet garantojnë stabilitet, por ekspertët paralajmërojnë për cenueshmërinë e saj dhe u bëjnë thirrje udhëheqësve kosovarë që të jenë sa më të pranishëm në tryezat ku diskutohet fati i sigurisë.

      Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, argumenton se kapacitetet e mbrojtjes dhe ...

    4. Sorensen: Palët vendosin për kompromise potenciale

      18 Mars, 2025

      SorensenI ngarkuari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, i cili viziton për herë të parë Kosovën, e ka cilësuar si “fillim të mirë”, takimin me kryeministrin Albin Kurti.

       

      I ngarkuari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, takoi në Prishtinë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zhvilloi një takim të veçantë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi. ...

    5. Gjykata e Hagës nuk lejon Thaçin të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait! Reagon Rama: E turpshme

      18 Mars, 2025

      Rama ThaciGjykata e Hagës nuk do të lejojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait. 

      Turpërues, e cilësoi kryeministri Edi Rama këtë vendim.

      Një ulje e re nga një gjykatë turpëruese dhe e paturpshme, e cila e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe, dhe vullnetin e Parlamentit të ...

    6. Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri me standarde të NATO-s

      15 Mars, 2025

      MaqedonciTransformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri me kapacitete të plota është duke u bërë më shpejt seç ka qenë e planifikuar, sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

       

      Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ai konfirmon se numri i pjesëtarëve të FSK-së tashmë ka kaluar 4.300 dhe se, brenda vitit të ardhshëm, pritet të arrijë mbi ...

    7. Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën “jofunksionale”

      13 Mars, 2025

      spiunazhiSpiunazhi është një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm se nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm, thonë ekspertët. Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. Institucionet, në anën tjetër, janë kryesisht të heshtura për përmasat e problemit.

       

      Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim ...

    8. Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

      12 Mars, 2025

      Perfaqesues-te-kompanive-BLISS-dhe-KAG-para-ambasades-amerikane-PrishtineZyrtarë të kompanisë amerikane “Bliss Munitions Equipment” (Bliss), së bashku me “Kosova Arsenal Group” (KAG), një organizatë private, kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

       

      Takimi u zhvillua në prag të fillimit të ndërtimit të fabrikës së parë për prodhimin e municioneve në Kosovë, e cila do të mbështetet tërësisht nga linjat e ...

    9. Rutte në Kosovë:Dialogu kërkon fleksibilitet dhe kompromise

      12 Mars, 2025

      rutteSekretari i Përgjithshëm, i NATO-s, Marc Rutte, gjatë vizitës në Prishtinë u takua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Ai bëri thirrje për avancimin e dialogut, që sipas tij, kërkon kompromise dhe dobi afatgjata.

       

      Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha në Prishtinë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise të duhura në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"