LAJMET NGA KOSOVA

  • Rama: Shqipëria qëndron pranë Kosovës nëse do të përdoren armët

    15 Shkurt, 2024

    edi-rama-ushtriaKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se vendi amë do të qëndrojë në mbrojtje të Kosovës nëse shteren opsionet diplomatike dhe fillojnë të përdoren armët.

     

    Rama në një intervistë për ATV-në ka thënë se ai lutet që opsioni i përdorimit të armëve të mos vijë në shprehje, por që, sipas tij, nëse ndodh padyshim se Shqipëria do të qëndrojë ...

  • Profesori në Johns Hopkins: Veprimet e Kurtit bëjnë që të gjithë ta harrojnë Banjskën

    14 Shkurt, 2024

    KurtiDavid Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, thotë se veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po “e ndihmojnë Serbinë” dhe “po bëjnë që të gjithë të harrojnë për Banjskën”.

     

    Kanin i referohet vendimit që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, si dhe atij për vendosjen e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe ...

  • Klingbeil: Kurti një “njeri me arsye të shëndoshë”

    13 Shkurt, 2024

    KlingbeilKryetari i SPD gjermane, Lars Klingbeil qëndroi së fundi në Ballkanin Perëndimor. Kryeministrin e Kosovës Kurti ai e cilëson si “njeri me arsye të shëndoshë”, por që duhet të hedhë hapa të mëtejshëm.

     

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), Lars Klingbeil vizitoi së fundi Ballkanin Perëndimor, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Në udhëtim ai u takua me liderët e partive socialdemokrate ...

  • O’Brien: Qeveria të tërhiqet nga vendimi për dinarin

    13 Shkurt, 2024

    OBrienNdihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

    Në një intervistë për Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës Arben Xhixho, zoti O’Brien thotë se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet ...

  • Policia po heton shpërndarjen e disa fletushkave në veri të Kosovës që bëjnë thirrje për rezistencë

    13 Shkurt, 2024

    MitrovicaPolicia e Kosovës tha se po heton shpërndarjen e disa fletushkave në veri të Kosovës që bëjnë thirrje për rezistencë, një ditë pas protestës së organizuar nga grupe serbësh kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në të gatshme.

     

    Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani i tha Zërit të Amerikës ...

  • Kryeministri Kurti mori pjesë në panelin e diskutimit të organizuar nga instituti ‘’Chatham House’’

    13 Shkurt, 2024

    KurtiDje në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në panelin e diskutimit të organizuar nga instituti ‘’Chatham House’’ në të cilin ishte njëri nga folësit kyçë. Temë e diskutimit ishin sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet rajoni, përkatësisht Ballkani Perëndimor.

     

    Në fjalën e tij hyrëse, ai fillimisht foli për progresin, arritjet ...

  • Fletushkat në veri, hapet rast për `thirrje për rezistencë`

    13 Shkurt, 2024

    VeriuPolicia e Kosovës  ka bërë të ditur se ka hapur rast për thirrje për rezistencë, për fletushkat e shpërndara gjatë ditës së djeshme në veri të vendit, përmes të cilave jepeshin udhëzime se “s’i t’i kundërvihet Policisë së Kosovës dhe administratës komunale”.

     

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani konfirmoi për RTKLive se pas ...

  • Kurti: Kosova nuk e ka ndaluar dinarin serb por futjen e tij me thasë përmes kufirit

    12 Shkurt, 2024

    AlbinKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se rregullorja e Bankës Qendrore nuk e ndalon Serbinë që të ndihmojë financiarisht qytetarët e komunitetit serb në Kosovë dhe sipas tij çdo pohim i të kundërtës është propagandë e rreme që synon krijimin e tensioneve etnike.

     

    Ai i bëri komentet përmes një videomesazhi në gjuhën serbe, ku tha se Kosova nuk ...

  • Ibishi: Plani ishte për atentat ndaj Kurtit dhe një opozitari serb

    11 Shkurt, 2024

    kurtiKryeministri Albin Kurti, pas mbërritjes në Prishtinë, tërthorazi e konfirmoi se ndaj tij ka plane për atentat. Ai tha se këto kërcënime, rrënjët i kanë në Beogradin zyrtar. Ndërkohë, njohës të çështjeve të sigurisë konfirmojnë për RTK-në një kërcënim të tillë, duke shtuar se në shënjestër ishte edhe një opozitar serb, në mënyrë që vëmendja të shpërndahej.

     

    Planin e atentatit ...

  • Detaje të planit serb për atentat ndaj Kurtit në Shkup

    11 Shkurt, 2024

    kurti shkupKryeministri i Kosovës Albin Kurti është kërcënuar me vrasje, për këtë arsye janë vendosur masa të rrepta sigure gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

     

    Burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë, kanë thënë për RTK-në se me të marrë informacionin, institucionet e sigurisë së Kosovës i kanë njoftuar institucionet relevante në Shkup

    “Menjëherë janë bërë grupe të përbashkëta ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"