Pas më shumë se 20 muajsh në Bruksel vazhdoi dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Temat kryesore ishin të pagjeturit dhe çështjet ekonomike.
“Dialogu ka vazhduar mbi parime të qarta, të saktësuara në samitin e Parisit më 10 korrik dhe video-konferencën e Brukselit, dy ditë më vonë”, theksoi kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas takimi të parë kokë më kokë me ...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas më shumë se shtatë orësh, doli të enjten nga ndërtesa e Prokurorisë së Posaçme në Hagë, që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë, ku është intervistuar për katër ditë me radhë.
Ai tha pasi doli se “tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit të vlerësojnë me paanshmëri dëshminë time”.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i dhanë fund takimit të sotëm në Bruksel, që ishte takimi i parë ballë për ballë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.