LAJMET NGA KOSOVA
Në pritje të zbatimit të marrëveshjes për krizën në veriun e Kosovës
2 October, 2021 Anëtarë të Partisë Socialdemokrate vendosën në makinat e qeverisë së Kosovës letra ngjitëse me targa që duken si ato të lëshuara nga Serbia për makinat e serbëve të Kosovës në shenjë pakënaqësie me marrëveshjen e një ditë më parë të arritur në Bruksel, për shtensionimin e situatës në veriun e vendit.
Sipas marrëveshjes Kosovë – Serbi që pasoi tensionet rreth vendimit të qeverisë në ...
Bislimi: Priten masa të tjera të reciprocitetit
2 October, 2021 Qeveria e Kosovës ka thënë se më 2 tetor, fillimisht ushtarët e KFOR-it do të vendosen në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë para se të largohen njësitë speciale të Policisë të Kosovës dhe largimi i barrikadave nga serbët lokalë. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shefi i ...
Opozita thotë se tërheqja nga gazi rrezikon partneritetin me SHBA-në
1 October, 2021 Tërheqja e Qeverisë së Kosovës nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC) ka hasur në kundërshtime nga partitë opozitare në Kosovë.
Reagime për këtë kanë ardhur edhe nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, që e ka quajtur vendim të ngutshëm.
Pas disa muaj diskutime me ...
Bruksel: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje
30 September, 2021 Bashkimi Evropian dhe SHBA mirëpritën arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Pas dy ditë diskutimesh në Bruksel, Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur vetë i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Në profilin e tij ...
Kosova tërhiqet nga projekti për gazsjellësin
30 September, 2021 Të enjten ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se qeveria nuk do të çojë përpara projektin për lidhjen me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).
Në një konferencë të shkurtër me gazetarë, ajo tha se Kosova ka nevojë për më shumë informata për të qenë më e sigurt se ndërtimi ...
Arrihet marrëveshja për krizën në veriun e Kosovës
30 September, 2021 Kosova dhe Serbia u morën vesh të enjten për të ulur tensionet në veriun e Kosovës, që pasuan vendimin e qeverisë në Prishtinë, për të vendosur masën e reciprocitetit për përdorimin e targave të makinave.
“E kemi një marrëveshje. Pas dy ditë negociatash intensive, një marrëveshje për shtensionimin e dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e ...
Vazhdojnë bisedimet në Bruksel për situatën në veriun e Kosovës
30 September, 2021 Të enjten vazhdojnë bisedimet e filluara një ditë më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për zgjidhjen e situatës në veriun e Kosovës.
Të mërkurën, negociatorët e të dyja vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, zhvilluan bisedime të ndara me të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të ...
Kriza në veri të Kosovës – Serbia mes Rusisë dhe Perëndimit
30 September, 2021 Kriza në veri të Kosovës ka shkaktuar reagime të shumta në Beograd. Vizita e ambasadorit rus tek njësitë ushtarake nuk ishte e menduar mirë. Serbia do të paguajë faturën.
Tensionet në vendkalimet kufitare (vendkalime administrative, siç i quan pala serbe) Jarinje dhe Bërnjak po vazhdojnë për më shumë se dhjetë ditë me radhë. Ndërkohë po vazhdon ...
Bislimi: Arritëm marrëveshje në parim për çështjen e targave
29 September, 2021 Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është arritur një marrëveshje në parim me palën serbe për zgjidhjen e situatës së krijuar me targat e makinave.
Pas disa orë bisedimesh të ndara me të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, për rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë, ...
Von der Leyen: Dialogu, rruga e vetme për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës
29 September, 2021 Kryetarja e KE, Ursula von der Leyen, tha në Prishtinë se është e shqetësuar për krizën në veri të Kosovës. Në Bruksel faktori ndërkombëtar po ndërmjetëson një takim Kosovë-Serbi pikërisht për situatën në veri.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, tha në Prishtinë se dialogu është rruga e vetme për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës. Ajo tha se është e ...