LAJMET NGA KOSOVA

  • IKSHPK: Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut obligohen të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2

    13 Korrik, 2020

    Maska• Bartja e maskave mbrojtëse është obligative
    • Mbajta e distancës prej 2 m obligative
    • Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme
    • Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri ...

  • Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi intervistohet në Hagë

    13 Korrik, 2020
    HTH
  • Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë

    13 Korrik, 2020

    Hashim ThaçiPresidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një aktakuzë ende të pakonfirmuar akuzohet nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë “për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi udhëtoi për në Hagë ku të hënën me (13.07) ai intervistohet nga Prokuroria Speciale e cila funksionon në kuadër të Dhomave të Specializuara. Presidenti Thaçi, akuzohet nga Prokuroria Speciale për Krime ...

  • COVID-19: 216 RASTE TË REJA, 1 TË VDEKUR DHE 40 TË SHËRUAR

    12 Korrik, 2020

    IKSHPKInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se më sot, më 12 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 216 raste pozitive.

    Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin ...

  • Takimi virtual Hoti-Vuçiq shënon vazhdimin e dialogut

    12 Korrik, 2020

    Joseph BorellShërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) ka organizuar një video-konferencë mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

    Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ka rifilluar sot në Bruksel, me një video-konferencë. Ky është takimi i parë i nivelit të lartë, pas ndërprerjes së dialogut në vitin 2018. Ndërsa takimi i drejtpërdrejt i nivelit të lartë ...

  • Kosova dhe Serbia rifilluan bisedimet me ndërmjetësimin e BE-së

    12 Korrik, 2020

    BE flamujtKryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i dhanë fund një video takimi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me të cilin u shënua edhe rifillimi i bisedimeve të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018.

    Ndonëse ishte planifikuar që sot të uleshin përballë njeri tjetrit në Bruksel, takimi fizik u shty për më vonë, ndërsa në video ...

  • COVID-19: 203 RASTE TË REJA, 4 TË VDEKUR DHE 71 TË SHËRUAR

    11 Korrik, 2020

    Ambulanca per koronavirusInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se më sot, më 11 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 203 raste pozitive.

    Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë ...

  • COVID-19: 205 RASTE TË REJA, 3 TË VDEKUR DHE 61 TË SHËRUAR

    10 Korrik, 2020

    IKSHPKInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se më 10 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive.

    Numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në ...

  • Video-samiti i Parisit përfundoi pa marrëveshje

    10 Korrik, 2020

    MacronSamiti Kosovë-Serbi i organizuar nga presidenti i Francës Macron me pjesëmarrjen e kancelares Merkel përfundoi pa marrëveshje për vazhdimin e dialogut. Video-konferenca do të vazhdojë të dielën.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kumtuan pas video-samitit të sotëm se të dielën nuk do të vazhdojë dialogu i ngrirë para dy vitesh mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Në ...

  • Pas video konferencës së Parisit, Kosova dhe Serbia vazhdojnë bisedimet në Bruksel

    10 Korrik, 2020

    MacronPresidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvilluan sot një video konferencë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Takimi ishte paraparë të mbahej në Paris, por duket se gjerat ndryshuan edhe për shkak të pandemisë së COVID-19-tës.

    Në një komunikatë të përbashkët të të dy udhëheqësve të lartë evropianë thuhet se ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"