LAJMET NGA KOSOVA

  • Kurti: Për t’i normalizuar marrëdhëniet – Serbia duhet të ndryshojë

    19 Maj, 2022

    AlbinKryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara gjatë së cilës deri tani ka zhvilluar takime me biznese amerikane kryesisht të fushës së teknologjisë informatike në Silicon Valley pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara dhe që prej dy ditësh ndodhet në Uashington, ku është takuar me ligjvënës të ndryshëm nga të dy partitë si dhe ...

  • Ish drejtuesit e Veteranëve të UÇK-së dënohen me nga 4 vjet e gjysmë heqje lirie

    19 Maj, 2022

    HagGjykata e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë shpalli fajtorë dy ish drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, dhe i dënoi me nga katër vjet e gjysmë heqje lirie nën akuzat “për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së ...

  • Abraham: Vendimi për Kosovën në KE nuk duhet të lihet në dorë të Beogradit

    18 Maj, 2022

    Deputeti Knut AbrahamDeputeti gjerman, Knut Abraham bën thirrje për mbështetje të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe kërkon një nismë politike franko-gjermane për liberalizimin e vizave.

     

    Deutsche Welle: Zoti Abraham, Kosova dëshiron të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Të premten (20.05.2022) do të mblidhet Komiteti i Ministrave të Jashtëm të KE-së. A do të hyjë Kosova në axhendë? 

    Knut Abraham: Kërkesa është bërë një javë ...

  • Borrell: Lidhjet e ngushta me regjimin e Putinit, nuk janë në përputhje me ndërtimin e së ardhmes në BE

    17 Maj, 2022

    BorrellShefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë që të mbështesë sanksionet evropiane ndaj Rusisë, ndërsa tërhoqi vërejtjen se ruajtja e lidhjeve me presidentin rus nuk përshtatet me ndërtimin e ardhmërisë evropiane.

    Ai i bëri këto komente pas takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, në të cilin morën pjesë edhe ministrat e ...

  • Thirrja e G7-ës për dialog Kosovës dhe Serbisë e reagimi

    17 Maj, 2022

    Bislimi LajcakMegjithë thirrjen e G7 drejtuar Kosovës dhe Serbisë për angazhim konstruktiv në dialog, të dyja vendet dështuan në takimin e fundit në Bruksel që të arrijnë marrëveshje për targat.

    Ministrat e Jashtëm të G7, vendeve më të industrializuara në botë u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të arrijnë marrëveshje për ...

  • A po i rikthehet Kosova opsionit të gazit?

    16 Maj, 2022

    tapQeveria e Kosovës e ka lënë të hapur mundësinë e kyçjes në rrjetin e Gazsjellësit të Trans-Adriatikut (TAP), pasi vitin e kaluar nuk e kishte shtyrë përpara një projekt të tillë, duke u thirrur në koston e lartë të tij.

    Ndërkaq, ekspertët e energjisë dhe organizatat joqeveritare po i bëjnë thirrje Qeverisë, të udhëhequr nga Albin Kurti, që të diversifikojë burimet e ...

  • Deputetët gjermanë: E mbështesim Kosovën në rrugën drejt Këshillit të Evropës

    13 Maj, 2022

    Frank Schwabe

    Frank Schwabe, SPD, është kryetar i grupit parlamentar të Gjermanisë në Këshillin e Evropës

    Frank Schwabe dhe Adis Ahmetoviç, dy deputetë të grupit parlamentar gjerman në Bundestag janë shprehur për anëtarësimin e Kosovës në KE

    Pas deputetit të opozitës gjermane, Michael Brand, CDU, edhe poltikanët e pozitës socialdemokrate, Frank Schwabe dhe Adis Ahmetović, kanë shprehur në një deklaratë të përbashkët për media, publikuar të premten, më ...

  • CDU/CSU kërkon hapa konkrete nga qeveria për mbështetjen e aplikimit të Kosovës në KE

    13 Maj, 2022

    Michael BrandDeputeti i CDU-së, Michael Brand, argumenton se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KE është një hap i logjikshëm dhe se anëtarësimi i Kosovës në KE do të ketë efekt stabilizues edhe për Bosnjë-Hercegovinën.

    Grupi parlamentar më i madh opozitar në Gjermani, CDU/CSU, ka kërkuar nga qeveria  gjermane mbështetje aktive për anëtarësimin e Kosovës në KE. Në një deklaratë për media, të enjten, 12,05. në ...

  • Takime të reja në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

    13 Maj, 2022

    beDialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, do të vazhdojë të premten, 13 maj, në Bruksel.

    Sikur edhe herët tjera, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të kenë së pari takime dypalëshe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak e më pas palët mund të kenë takim të përbashkët.

    Delegacionin e Kosovës e udhëheq, ...

  • Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të Kosovës

    12 Maj, 2022

    VucicPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare më 13 maj, pas vendimit të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Më 12 maj, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar fizikisht aplikacionin e Kosovës në këtë Këshill.

    “Me këtë veprim, Prishtina ka shkelur edhe një marrëveshje që ka nënshkruar, e ajo ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"