LAJMET NGA KOSOVA

  • Propozohet që deri më 2030 BE-ja dhe shtetet kandidate të jenë gati për zgjerim

    28 Gusht, 2023

    CharlesPresidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.

    Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, ai përsëriti disa herë se tash e tutje vendeve kandidate duhet referuar si “vende të ardhshme anëtare të BE-së”.

    Në Forumin e Bledit në Slloveni po ...

  • Macroni u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të sillen me përgjegjësi

    28 Gusht, 2023

    MacronPresidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar të hënën se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

     

    Duke folur më 28 gusht në një fjalim vjetor para ambasadorëve francezë në Paris, Macron tha se nga Kosova dhe Serbia pritet ...

  • BE e SHBA: Koordinim për veprime në komunat veriore

    25 Gusht, 2023

    Zëdhënësi i BE Peter StanoBE e SHBA-të shprehen të shqetësuara pas kërkesës së komunës së Mitrovicës së Veriut për lirimin e një ndërtese komunale ku punojnë struktura serbe. Frika lidhet me rritjen e sërishme të tensioneve në veri.

     

    Kryetari shqiptar i komunës së Veriut të Mitrovicës ka kërkuar lirimin e një objekti komunal në këtë pjesë të qytetit në të ...

  • BE-ja i kërkon Kosovës bashkërendim për të gjitha veprimet në komunat veriore

    25 Gusht, 2023

    BEBashkimi Evropian u shpreh të enjten i shqetësuar me kërkesën e komunës së Mitrovicës së Veriut për lirimin e një ndërtese komunale nga punonjësit e strukturave serbe, duke theksuar se një kërkesë e tillë bie ndesh me përpjekjet për uljen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

     

    Autoritetet komunale në Mitrovicën e Veriut, të cilat nuk pranohen nga ...

  • Nervozizëm në Prishtinë për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

    16 Gusht, 2023

    kuvendiNë Kosovë nuk ka mirëkuptim për hezitimin e BE-së në heqjen e masave ndaj Kosovës, kur ky vend i ka pranuar kushtet e unionit. Sipas analistëve, BE duhet pjesërisht të kishte hequr masat kundër Kosovës.

    Prishtina zyrtare vazhdon t’i cilësojë të padrejta masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian i vendosi Kosovës për shkak të siç thuhet “paaftësisë së qeverisë për të vepruar në ...

  • BE-së nuk i mjaftojnë masat e marra nga Kosova

    16 Gusht, 2023

    AlbinBE reagon duke i cilësuar hapat e marra nga qeveria për veriun e Kosovës si zhvillim në drejtimin e duhur, por sipas saj, duhen hapa shtesë. Ndërkohë kryeministri Kurti kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës.

     

    Bashkimi Evropian kërkon nga qeveria e Kosovës veprime shtesë në drejtim të shtensionimit të situatës në veri të Kosovës. Por BE është e gatshme të vendosë masa ndëshkuese ...

  • BE “shton pretendimet” ndaj Kosovës: ‘Ok’ largimi i policisë, por presim hapa të tjerë!

    10 Gusht, 2023

    BEBashkimi Europian e përshëndeti reduktimin e pranisë policore nga objektet në veri si një hap të duhur përpara, por sipas Brukselit nevojiten edhe hapa të tjerë në kuadrin e përpjekjeve për shtensiomin e situatës në veri të Kosovës.

     

    “BE-ja e mirëpret njoftimin e fundit nga Qeveria e Kosovës për një reduktim të mëtejshëm prej 25% të pranisë së policisë brenda ...

  • Kurti: Qeveria e Kosovës e përkushtuar për shtensionimin e situatës në veri

    10 Gusht, 2023

    AlbinKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e vlerësoi letrën që dhjetëra ligjvënës euro-perëndimorë u dërguan zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti nënvizoi faktin se në letër kërkohet një qasje më e rreptë ndaj Serbisë.

     

    “Ky lloj i mbështetjes na e forcon përkushtimin tonë për de-eskalim të plotë ...

  • Senatori Jack Reed vizitë në rajonin e Ballkanit, takime me autoritetet e Kosovës

    9 Gusht, 2023

    Senatori Jack ReedKryetari i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, Jack Reed, po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite në rajonin e Ballkanit, mes tensioneve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit lidhur me situatën në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

     

    Senatori Reed, i cili u takua të martën pasdite me Presidenten e Kosovës, Vjosa Omsani, do ...

  • Deputeti ukrainas Merezhko për VOA: Rusia do ta përdorë përshkallëzimin në Ballkan për të hequr vëmendjen nga agresioni në Ukrainë

    9 Gusht, 2023

    MerezhkoShefi i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Ukrainës Oleksandr Merezhko, një nga nënshkruesit e letrës ku shprehet shqetësimi me politikat aktuale perëndimore ndaj marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thotë se kërcënimi nga përshkallëzimi në Ballkan, ka rëndësi edhe për Ukrainën.

     

    “Pasi Rusia me siguri do ta përdorë këtë përshkallëzim për interesat e saj, duke përfshirë edhe përpjekjet për të ndezur ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"