LAJMET NGA KOSOVA

  • Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe faktorëve ndërkombëtarë

    20 Janar, 2018

    Kosova ditëve të fundit u përballë me kritika të ashpra nga faktorët ndërkombëtarë pas një nisme për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën e Posaçme. Diplomatët amerikanë dhe evropianë paralajmëruan udhëheqësit dhe deputetët për pasoja të rënda nëse nisma do të kalonte.

    Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për politika thotë për Zërin e Amerikës se tashmë çështja e shfuqizimit të ligjit për Gjykatën e Posaçme ka përfunduar dhe sipas tij duhet ...

  • Kosovë, vazhdojnë hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviç

    17 Janar, 2018

    KrimineliPolicia e Kosovës tha se po vazhdojnë hetimet lidhur me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç, i cili u qëllua një ditë më parë me armë zjarri në veriun e Mitrovicës. Oliver Ivanoviç i cili udhëhiqte nismën qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, u qëllua para zyrës së tij në mëngjesin e së martës.

    Policia tha se është ...

  • Oliver Ivanoviç, varroset të enjten në Beograd

    17 Janar, 2018

    IvanovicGrupe qytetarësh në veriun e Mitrovicës i dhanë nderimet e fundit politikanit lokal serb Oliver Ivanoviç, i cili do të varroset të enjten në Beograd.

    Ai u vra të martën para zyrave të nismës së tij “Liria, Demokracia, Drejtësia”, në Mitrovicën veriore, në rrethana dhe nga autorë ende të panjohur, një vrasje që zgjoi drojën e rritjes së tensioneve ...

  • Sholtes: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale izolon Kosovën

    17 Janar, 2018

    SholtesIntervistë ekskluzive me Igor Sholtes, raportues i posacëm i PE për Kosovën. Ai kërkon që të mos shfuqizohet ligi për Gjykatën Speciale dhe të miratohet marrëveshja për demarkacionin.

    Deutsche Welle: Zoti Sholtes, në Kosovë po debatohet gjithnjë e më shumë për mundësinë e shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale pwr krime lufte. Cilat do të ishin pasojat e shfuqizimit të ...

  • Pasaporta që nuk mundëson udhëtim nëpër botë

    15 Janar, 2018

    Pasaporta ksPasaporta e Kosovës në radhitjen e fundit ndërkombëtare të fuqisë së saj, është renditur në vendin e 96-të, marrë parasysh se qytetarët e saj mund të udhëtojnë në vetëm 38 vende të botës pa viza.

    Vendin e 96-të, Kosova e ndan me Iranin. Pasaporta më e “fuqishme” është cilësuar ajo e Gjermanisë, e cila u ...

  • SHBA-ja kërkon nga qytetarët e saj të jenë të kujdesshëm në Kosovë

    15 Janar, 2018

    StatedepartamentShtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar qytetarët amerikanë që të “shtojnë kujdesin në Kosovë për shkak të terrorizmit”. Në një paralajmërim të Departamentit Amerikan të shtetit që mban datën 10 janar, përmenden komunat veriore të Kosovës të banuara më shumicë serbe si zona ...

  • Kosova kërkon ekstradimin e izraelitit të akuzuar për trafikim organesh

    15 Janar, 2018

    veshketKosova i kërkon Qipros ekstradimin e një shtetasi izraelit që akuzohet si kreu i një rrejti për rekrutimin e dhuruesve dhe identifikimin e marrësve të veshkave.

    Moshe Harel, i cili u arrestua më 5 janar në Qipro, akuzohet për përfshirje në rekrutimin e 20 shtetasve nga Moldavia, Kazakistani, Rusia, Ukraina e Turqia, të cilëve pretendohet se u ishin premtuar ...

  • Kurti paraqet programin, figura të Vetëvendosjes mungojnë

    13 Janar, 2018

    kurtiKandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh themelues i kësaj lëvizjeje, paraqiti para anëtarëve të saj platformën me të cilën ai kandidon për të rimarrë drejtimin e partisë.

     Megjithëse pas dhe paraardhësi i tij Visar Ymeri nuk ishte fare në sallë, Kurti nuk harroi t’i drejtohej atij dhe tha se do të vazhdojë bashkëpunimin me të.

    “Dua ...

  • Mediat serbe citojnë IFIMES-in: Gjykata Speciale është formuar për Thaçin dhe Haradinajn – dhe jo vetëm!

    11 Janar, 2018

    ramush thaciInstituti Ndërkombëtar IFIMES në Lubjanë, siç citojnë mediat serbe ka vlerësuar se “nuk është i befasishëm nervozizmi i udhëheqjes aktuale në Prishtinë dhe iniciativa e nxituar për të shfuqizuar Gjykatën Speciale për krime lufte”.

    Kjo pasi që, siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, “sipas vlerësimeve të analistëve nga ky Institutit edhe për Studime Ballkanike, Gjykata Speciale për Krime Lufte ...

  • Kryeministri i Kosovës – ende pa vizë amerikane

    9 Janar, 2018

    RamushKryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ende nuk i është dhënë viza për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara. Ai kishte bërë kërkesë për të shkuar në Iowa, për të marrë pjesë në një veprimtari më 11 janar.

    Ndonëse zyra e tij ka paraqitur kërkesën për vizë ajo nuk i është dhënë akoma, një rast i pazakontë kur bëhet ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"