LAJMET NGA KOSOVA

  • Haradinaj shënjestron deputetët për formimin e Qeverisë

    21 Korrik, 2017

    RamushKoalicioni PAN dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka vënë në shënjestër deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, në kuadër të përpjekjeve për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

    Këto përpjekje politike kanë sjellë mbështetjen e parë verbale që i është dhënë Haradinajt për formimin e Qeverisë nga ...

  • Kosovë, katër të akuzuar për vrasjen e dy policëve në 2004

    21 Korrik, 2017

    prokuroria ksProkuroria e Posaçme e Kosovës tha se një prokuror ndërkombëtar ngriti të premten akuzë kundër katër shtetasve të Kosovës, nën dyshimet për përfshirjen në vrasjen e dy zyrtarëve të policisë në vitin 2004.

    Arsim Rustolli, pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës dhe polici nga Gana, Kojo Essuman, që shërbente në policinë e Misionit të Kombeve të Bashkuara, u vranë ...

  • Konstituimi i Kuvendit, në pritje të votave për Qeverinë

    20 Korrik, 2017

    kuvendi i ksPartitë politike po krijojnë vonesa të qëllimshme në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, thonë njohës të zhvillimeve politike.

    Përfaqësues nga shoqëria civile thonë se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, tani u mbetet partive politike që të mendojnë në formimin sa ...

  • Hantke e konsideron katastrofë mungesën e sigurimit shëndetësor në Kosovë

    19 Korrik, 2017

    punimi ksQendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim ka prezantuar sot punimin “Destabiliteti politik në Kosovë – Implikimet për sigurinë humane të popullatës”, nga i cili ka rezultuar se në Kosovë nuk ka qytetarë aktivë për shkak të mungesës së sigurisë njerëzore.

    Drejtoresha e kësaj Qendre, Besa Kabash-Ramaj, tha se pjesërisht demokracia në vend ka dështuar në disa sfera për shkak ...

  • Kurti takon një delegacion amerikan, flet për proceset pas zgjedhore

    18 Korrik, 2017

    KurtiGjatë ditës së sotme, i nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, në selinë qendrore të Lëvizjes në Prishtinë, priti delegacionin ndërkombëtar të organizimit të lutjeve të mëngjesit.

    Delegacioni ndërkombëtar i organizimit të lutjeve të mëngjesit është i përbërë nga Lars Rise, Anthony Cordle, Jennifer Lu dhe Iris Lu.

    “Këta po qëndrojnë për një vizitë në Kosovë për të mësuar më ...

  • Hoyt Yee: Politikanët në Shqipëri, Kosovë të mbajnë premtimet për reformat

    18 Korrik, 2017
    Hoyt YeeHoyt Yee

    Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit thotë se pas zgjedhjeve në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara presin nga qeveria e re të ...

  • Serbia, pengesë e Kosovës drejt INTERPOL-it

    17 Korrik, 2017

    InterpolKosova i ka gjasat mjaft të mira që të pranohet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë – INTERPOL dhe arsyet për të shpresuar se ky proces do të përfundojë me sukses janë mjaft reale, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

    Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e ...

  • Gërxhaliu: Duhet të çlirohemi nga e kaluara

    17 Korrik, 2017

    GerxhaliuKryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu në një intervistë për DW, flet për idenë e një tregu të përbashkët rajonal, përfitimet dhe pasojat e kësaj ideje. Kosova duhet fillimisht ta analizojë propozimin.

    DW: Zoti Gërxhaliu, në Samitin e Triestës është nënshkruar një deklaratë ku thuhet se vendet e Ballkanit Perendimor duhet t’a krijojnë një treg të lirë të ...

  • Haradinaj e ka të vështirë të krijojë koalicion të qëndrueshëm qeverisës

    16 Korrik, 2017

    RamushDy subjektet politike shqiptare, koalicioni LAA dhe Vetëvendosja e refuzuan Ramush Haradinajn, që të bisedojnë për formimin e qeverisë. Alternativa e Haradinajt mbeten pakicat, por numrat nuk mjaftojnë.

    I mandatuari i koalicionit fitues të zgjedhjeve PAN, Ramush Haradinaj, në këtë fazë duket se e ka të vështirë të bindë dy subjektet politike shqiptare, LAA dhe Vetëvendosjen, që të ulen dhe ...

  • Lekaj: PAN-i i ka siguruar votat për qeverinë

    16 Korrik, 2017

    lekaj AKI nominuari për kryeministër nga koalicioni i 12 subjekteve politike, të cilave u prijnë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, tashmë ka siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve, të cilët do ta votojnë krijimin e qeverisë së re të drejtuar ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"