LAJMET NGA KOSOVA

  • VETËVENDOSJE: VIJË E NGUSHTË NUK DO TË THOTË VIJË E SAKTË

    22 Dhjetor, 2015

    harta demarkacioniLëvizja Vetëvendosje nuk është kundër përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi por se kërkojnë që nga ky proces të mos humbas asnjëra palë .

    Për Lëvizjen Vetëvendosje deklarimet e Departamentit Amerikan të Shtetit se shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është bërë pa gabime dhe se përputhet ngushtë me kufirin e definuar në Kushtetutën e ...

  • ​Qeveria përshëndet deklaratën e DASH-it për Demarkacionin

    22 Dhjetor, 2015

     

    PrishtinaQëndrimi i Departamentit Amerikan të Shtetit dëshmon se procesi i shënimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është kryer në përputhje me të gjitha aktet juridike.

    Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për punën verifikuese dhe përshëndet deklaratën e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me Raportin për Demarkacionin e Kufirit ndërmjet Republikës ...

  • Mali i Zi i gatshëm për rishikimin e kufirit me Kosovën

    21 Dhjetor, 2015

    demarkacioni vjeneQeveria e Malit të Zi serish ka shprehur gatishmëri për rishqyrtimin e kufirit me Kosovën, ndonëse në muajin gusht në Vjenë u nënshkrua demarkacionin.

    Këshilli Ligjvënës i Kuvendit të Malit të Zi mbështeti sot Marrëveshjen për kufirin shtetëror të Malit të Zi me Kosovën, si dhe Marrëveshjen për kufirin me Bosnjë e Hercegovinën (BeH), të cilat janë nënshkruar në ...

  • DASH: Kufiri me Malin e zi – në pajtim me Kushtetutën e Kosovës

    21 Dhjetor, 2015

    Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se kufiri i Kosovës me Malin e Zi i përshkruar që nga viti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë, përputhet me kufirin e propozuar në vitin 2015.

    DASHDepartamenti Amerikan i Shtetit thekson se vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Kosovës për shënimin e kufirit është në pajtim me ...

  • Mbajtja në burg e deputetëve, do të ketë kosto të madhe për qeverinë

    18 Dhjetor, 2015

    Albin KurtiGjykata Themelore e Prishtinës, me një trupë gjykuese të udhëhequr nga gjyqtari Beqir Kalludra ka vendosur që të zgjasë edhe për dy muaj mbajtjen në paraburgim të deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që janë Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli. Po ashtu, është vazhduar edhe për dy muaj arresti i shtëpisë për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e ...

  • Kongresmeni Dana Rohabacher: Kosova ka fituar zero nga marrëveshja

    18 Dhjetor, 2015

    Kongresmeni Dana RohrbacherMe marrëveshjen me Serbinë, Kosova ka hequr dorë nga pjesa veriore e saj, thotë kongresmeni republikan, Dana Rohrabacher. Sipas tij, marrëveshja nuk sjell paqe afatgjate në rajon. Në favor të kësaj do të ishte rregullimi i kufijve, thotë Rohrabacher për Radion Europa e Lirë.

    Zoti Rohrabacher, si e vlerësoni marrëveshjen e fundit midis kryeministrave të Kosovës dhe të ...

  • Shqetësime për krizën politike dhe për liberalizimin e vizave

    18 Dhjetor, 2015

    Atifete kuvendKosova është futur në një krizë të paparë politike e morale ka thënë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në adresimin e saj vjetor para Kuvendit.

    Fjalimi i presidentes para Kuvendit, besohet të jetë i fundit, pasi që ajo ndodhet në përmbyllje të mandatit. Ky fjalim është bojkotuar nga tri partitë opozitare.

    Jahjaga ka ftuar qeverinë dhe opozitën që me ...

  • Opozita nuk do ta kundërshtojë me gaz fjalimin e presidentes

    17 Dhjetor, 2015

    presidentja ne kuvendKuvendi i Kosovës për sot ka paraparë vazhdimin e seancës së kaluar.

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të mbajë sot fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Opozita ka paralajmëruar që do ta kundërshtojë fjalimin e presidentes, mirëpo jo me format klasike siç i kemi parë deri më tani në Kuvend.

    Të paktën kështu ka deklaruar zyrtari për ...

  • Kosovë: Akuzë ndaj katër deputetëve të opozitës

    17 Dhjetor, 2015

    kuvendi i ksProkuroria Themelore në Prishtinë, ngriti të mërkurën aktakuzë, kundër katër deputetëve të parlamentit të Kosovës nën dyshimet për vepra penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

    Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, nga lëvizja Vetëvendosje dhe Donika Kadaj Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  akuzohen ...

  • Pejë, mijëra qytetarë në manifestim

    16 Dhjetor, 2015

    PejaQytetarët e Pejës në mënyrë masive kanë manifestuar për Republikën në manifestimin e organizuar nga Opozita e Bashkuar. Ata kanë dëshmuar se nuk do të lejojnë që Kosovës t’i hiqen mbi 8000 hektarë tokë.

    Në sheshin kryesor të qytetit. mijëra qytetarë të mbledhur, disa me pankarta e disa me thirrje të ndryshme kanë shprehur vullnetin që flet kundër faljes së ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"