LAJMET NGA KOSOVA

  • Vezë edhe për Hajredin Kuçin

    6 Nentor, 2015

    veze hajredin kuqiNuk mund të ketë rehati për një pushtet që e ka sjellë vendin në një gjendje të mjerë. Nuk mund të rrijmë duarkryq përballë kërcënimit për ndarje etnike të vendit tonë dhe përballë faljes së territoreve të Kosovës.

    Nuk mund të bëhemi indiferent karshi sistemit të kapur të drejtësisë, i cili përndjekë deputetët opozitar ndërsa bashkëpunon me krimin ...

  • Marrëveshjet e padrejta nuk do të kalojnë!

    6 Nentor, 2015

    parlament protesta“A është segregacioni etnik vlerë e BE-së?!”

    “Marrëveshjet e padrejta nuk do të kalojnë!”

    Synimet pro-perëndimore dhe integruese të popullit të Kosovës, po dëmtohen nga disa marrëveshje që janë në shpërputhje të plotë me vlerat e Bashkimit Evropian.

    Segregacioni dhe ndarja etnike janë projekte tashmë të tejkaluara dhe të luftuara ashpër nga shtetet perëndimore. Reciprociteti dhe barazia në mes të shteteve ...

  • Serbia kërkon shtyrjen e debatit për pranimin e Kosovës në UNESCO

    4 Nentor, 2015

    uneskoMinistri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq sot në Paris ka apeluar tek anëtarët e Konferencës së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë e Kulturë (UNESCO) që ta shtyjnë debatin për pranimin e Kosovës, siç ka thënë ai, transmetojnë medie të Beogradit, për t’iu dhënë shansi dialogut, sepse, sipas tij, dialogu është mënyra ...

  • Shqipëria kërkon anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE

    4 Nentor, 2015

    Deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, Valentina Leskaj, mori pjesë në debatin e Komitetit Politik te Këshilit të Evropës (KiE) për çështjen e Kosovës, e cila u zhvillua në Paris.

     

    LeskajDeputetja e PS Valentina Leskaj, duke folur gjate nje seance Parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj dhe publikimin e fotos se kryepoliceve me Arben Frrokun, ...

  • Rusia do të ndërtojë sistem të raketave pranë Preshevës

    3 Nentor, 2015

    raketat ruse ne preshevePërfshirja e Rusisë në Ballkan përmes sistemit të raketave tronditi Perëndimin. Sipas marrëveshjes së arritur më 30 tetor në Moskë ndërmjet kryeministrit serb Vuçiç dhe atij rus, Medvedev, Beogradi ka lidhur një marrëveshje prej 2.5 miliardë dollarësh për të blerë armë ruse, të paspecifikuara nga qeveria serbe.

    Por nga media ruse dhe serbe thuhet ...

  • Patriarku i Serbisë: Kosovën do e marrim me hir a me pahir

    3 Nentor, 2015

    Patriarku IrinejKreu i Kishës Ortodokse të Serbisë vazhdon të mbështesë idenë se Kosova duhet të merret me forcë. Patriarku serb Irinej e bëri këtë deklaratë lidhur me objektet e kultit që ndodhen në Kosovë, një javë para se Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s të shpallë vendimin për pranimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.

    Duke folur nga Nishi, Irinej ...

  • Buxheti dhe liberalizmi nuk ruajnë “paqen” mes pushtetit dhe opozitës

    3 Nentor, 2015

    parlamenti lotsjellesMiratimi i Buxhetit të Kosovës për vitin 2016 dhe i disa ligjeve nga procesi i liberalizimit të vizave për zonën Schengen të Bashkimit Evropian, nuk pritet t’i bashkojë në një sallë pushtetin dhe opozitën.

    Mungesa e konsensusit midis pushtetit dhe opozitës rreth këtyre ligjeve të cilësuar të një rëndësie të veçantë, mund të përsëris skenat e seancave të 23 ...

  • Zhbogar: MSA-ja ka privilegje, por edhe obligime

    3 Nentor, 2015

    Zhbogar“MSA sjell obligime të reja, sidomos në kornizën ligjore”, thotë në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Samuel Zhbogar, Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë.

     

    Radio Evropa e Lirë: Zoti Zhbogar, Kosova sapo ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit(MSA) me Bashkimin Evropian (BE), e cila shihet si një hap mjaft i rëndësishëm për integrimin e Kosovës ...

  • Tërheqje, ndreqje, apo stërkeqje?

    3 Nentor, 2015

    Hydajet HyseniLetër e hapur Presidentes Atifete Jahjaga, Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministrit Isa Mustafa, Ministrit të jashtëm Hashim Thaçi dhe Ministres për dialog Edita Tahiri, ose: Disa pyetje hipotetike për një (mos)Marrëveshje hipotekuese

    Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës, ashtu si edhe zëra të tjerë meritorë, me kohë dhe në vijimësi, kanë tërhequr vërejtjen për rreziqet e ...
  • Kuvendi i Kosovës ratifikon MSA-në, pa opozitën

    2 Nentor, 2015

    parlamenti ksKuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) të nënshkruar me Bashkimin Evropian. Ratifikimi i marrëveshjes është bërë pa votat e opozitës, në formën e miratimit të Projektligjit.

    Për miratimin e MSA-së kanë votuar 86 deputetë, ndërkohë që nuk kishte vota kundër dhe as abstenime, pasi që forcat politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"