LAJMET NGA KOSOVA

  • Stefan Lehne: Nuk jam optimist për planin e BE-së për Kosovën dhe Serbinë

    14 Shkurt, 2023

    StefanStefan Lehne, dhjetor 2018

    Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin e Kosovës, Stefan Lehne, nuk beson se plani i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do t’iu jepte fund mosmarrëveshjeve mes tyre.

    Palët e paraqesin atë plan si “imponim prej jashtë” dhe nuk ka gjasa të jenë konstruktive në zbatimin e tij, thotë Lehne ...

  • Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në Kuvend në kuadër të debatit parlamentar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

    14 Shkurt, 2023

    Kurti ParlamentI nderuar kryetar i Kuvendit, z. Glauk Konjufca,

    Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,
    Të nderuar zëvendëskryeministra dhe ministra të kabinetit qeveritar,
    Të dashur qytetarë,

     

    Qeveria e Republikës së Kosovës e ka ndërtuar qasjen e saj strategjike përballë Dialogut me Serbinë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian mbi bazën e dy qëllimeve fillestare:

    Një, ndërprerjen e praktikës së përfshirjes së çdo ...

  • Chollet: Mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

    11 Shkurt, 2023

    CholletKëshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha të premten se Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

     

    Në një postim në rrjetin Twitter ai tha se ka biseduar për këtë çështje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme ...

  • A po i shmangen Kosova dhe Serbia propozimit të BE-së?

    11 Shkurt, 2023

    Albin VucicQëndrimet kushtëzuese të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë janë për konsum të brendshëm, thonë njohës të çështjeve politike.

     

    Sipas tyre, ata nuk do ta refuzojnë takimin në Bruksel, në rast se ftohen për një të tillë.

    Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep ...

  • Kurti: Këmbëngulja e Serbisë për Asociacionin, e dëmshme dhe e padrejtë

    11 Shkurt, 2023

    KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se këmbëngulja e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është e padrejtë dhe e dëmshme.

     

    Ai i bëri këto komente gjatë shënimit të përvjetorit të gjashtëmbëdhjetë të protestës së lëvizjes Vetëvendosje të dhjetë shkurtit të vitit 2007, kur dy veta humbën jetën gjatë ndërhyrjes së policisë ...

  • Albin Kurti në kuvend:“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është “Zajednicë” e Hashim Thaçit edhe Isa Mustafës.

    10 Shkurt, 2023

    Albini PatriotAlbin Kurti në kuvend: “Asociacioni i komunave me shumicë serbe është “Zajednicë” e Hashim Thaçit edhe Isa Mustafës. Po duke iu falënderu qeverisë me mua kryeministër, nuk po zbatohet. Sa për juve moti ish kry ajo. Unë i kam përmendur këtu gjërë e gjatë 6 kushtet për Asociacionin, Asociacionin të cilin ju e keni sjellë ose më saktë siç ...

  • BE thotë se deklaratat e Kurtit dhe Vuçiqit janë pengesë për caktimin e takimit në Bruksel

    10 Shkurt, 2023

    AlbinZyrtarë të Bashkimit Evropian vlerësojnë se deklaratat publike të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ku ata paraprakisht paraqesin kushte, janë pengesë në organizimin e një takimi të nivelit të lartë në Bruksel.

     

    Një burim evropian i tha Radios Evropa e Lirë në kushte anonimiteti se “është ky lloj qëndrimi publik, i të dy liderëve, që paraprakisht tregojnë kushtet e tyre, ...

  • Borrell: Pres një takim të nivelit të lartë politik Kosovë – Serbi brenda disa javësh

    10 Shkurt, 2023

    BorelShefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të enjten se pret të organizojë së shpejti një takim të nivelit të lartë politikë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre sipas propozimit evropian, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

     

    Ai i bëri këto komente para fillimit të takimit të udhëheqësve ...

  • Në rezidencën e ambasadorit amerikan vazhdon diskutimi për Asociacionin

    9 Shkurt, 2023

    USAAmbasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar se sot do të ketë vazhdim të diskutimit të temës së 31 janarit.

     

    Në një përgjigje për RTK-në, Ambasada thotë se ambasadori Jeff Hovenier sot do t’i mbledhë në një takim joformal palët e interesit.

    Në ambasadën e SHBA-së, më 31 janar u diskutua për themelimin e Asociacionit, ku morën pjesë përfaqësues ...

  • Hill: Kosova në organizatat ndërkombëtare e serbët Asociacionin

    9 Shkurt, 2023

    acham Serbia Amb HillAmbasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë sonte në Beograd se zgjidhja e çështjes së Kosovës është e mundur në bazë të parimit të koncesioneve reciproke. Ai ka porositur Serbisë se është koha për një vendim për sanksione kundër Rusisë.

     

    “SHBA-të po bëhen partneri kryesor ekonomik i Serbisë dhe asgjë nuk do të ndërtonte më shumë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"