LAJMET NGA KOSOVA

  • Koment: Pavarësia duhet menaxhuar

    17 Shkurt, 2015

    Kosova ka shumё probleme. Megjithatё kosovarёt kanё arsye qё ta festojnё pёrvjetorin e shtatё tё pavarёsisё, mendon Vilma Filaj-BallvoraQë shtatë vjetori i pavarësisë do ta gjente Kosovën “të braktisur” prej shumë qytetareve e qytetarëve këtë pakkush mund ta kishte parashikuar. Largime të qytetarëve në përmasa të tilla Kosova i ka pёrjetuar edhe para e gjatë luftës. Por shteti më i ri europian ka përjetuar edhe migrimin në kah të kundërt ...

  • Joachim Herrmann apel urgjent: Do ktheheni brenda pak javësh në Kosovë

    17 Shkurt, 2015

    Ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë, Joachim Herrmann në intervistë ekskluzive për Deutsche Welle-n i këshillon qytetarët të mos e braktisin Kosovën, nga ana tjetër ai kërkon nga BE ta ndihmojë më shumë këtë vend.Deutsche Welle: Javët e fundit është shtuar së tepërmi vala e refugjatëve nga Kosova që vijnë në Gjermani por përmes Bavarisë. Si e përballon ky land këtë fluks e sfidë të re?
    Joachim Herrmann: Shumica ...

  • Policia gjermane zbarkon në kufirin serbo-hungarez

    13 Shkurt, 2015

    Gjermania ka njoftuar të enjten se do t’i dërgojë njëzet policë në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, për të ndihmuar në kontrollin e kufirit, në kohën kur është rritur numri i azilkërkuesve që ia kanë mësyrë Bashkimit Evropian dhe përfundimisht Gjermanisë, për një mirëqenje më të mirë.Bashkimi Evropian ka parë një numër në rritje të qytetarëve të Kosovës, të cilët janë kontrabanduar drejt vendeve evropiane, e posaçërisht pas lehtësimit të ...

  • Debat në Kuvend për marrëveshjen me Serbinë

    13 Shkurt, 2015

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, lidhur me marrëveshjen e arritur në Bruksel, që ka të bëjë me sistemin e drejtësisë në veri të Kosovës.Zoti Mustafa dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar marrëveshjen në takimin e 9 – 10 shkurtit, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

    Kryeministri Mustafa, duke shpjeguar përmbajtjen e marrëveshjes dhe rëndësinë e saj, ka thënë se marrëveshja e ...

  • Hoyt Yee: Kosova të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar

    13 Shkurt, 2015

    Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, i tha Zërit të Amerikës se Kosovës i duhet luftë më e frytshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionitZëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, i tha Zërit të Amerikës se Kosovës i duhet një luftë më e frytshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që të ndihmohet zhvillimi ekonomik që do të mundësonte edhe pengimin migrimit të paligjshëm. ...

  • Si (do të) trajtohen azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria

    13 Shkurt, 2015

    Ministrat e Brendshëm të landeve gjermane do të diskutojnë të premten për azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria. Kërkohet ndryshimi i ligjit për vendet e sigurta, por kanë nisur që tani masat e para.Shtimi i shpejtë i azilkërkuesve nga Kosova dhe Shqipëria është kthyer në preokupim për politikën gjermane. Një numër i madh përfaqësuesish në qeverinë gjermane e sidomos në lande kanë kërkuar këtë javë marrjen e masave të shpejta. Diskutimet ...

  • Mobilizim ndërkombëtar dhe kosovar kundër migrimit

    13 Shkurt, 2015

    Ministrja për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Rajonale e Landit gjerman të Bavarisë, Beate Merk, tha në Prishtinë se “azilkërkuesit kosovarë në Gjermani do të kthehen pasi Kosova është një vend i sigurt”.Migrimi ilegal i mijëra qytetarëve të Kosovës që destinacion kanë vendet e Evropës Perendimore, kryesisht Gjermaninë dhe Austrinë, tashmë ka mobilizuar edhe zyrtarët e lartë shtetërorë të këtyre vendeve që të vijnë në Kosovë për t’u njohur më afër ...

  • RAPORTI I MUSTAFËS NUK KËNAQ OPOZITËN

    12 Shkurt, 2015

    Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, është përballur sot me deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës, derisa ka raportuar për marrëveshjen për drejtësi e arritur me 10 shkurt në Bruksel.Ndonëse kryeministri arsyetoi të mirat e kësaj marrëveshje, ai nuk ka arritur të bind opozitën.

    Mustafa tha se kjo marrëveshje për të cilën është zhvilluar një dialog i gjatë ruan sistemin unik të drejtësisë në vend, duke numëruar një nga një parimet ...

  • Zbulohen detaje të raportit të Ulrike Lunacek për ikjet masive

    12 Shkurt, 2015

    Megjithë progresin e arritur nga autoritetet e Kosovës, Prishtina duhet patjetër të luftojë më ashpër rrjetin e trafikantëve që po mundësojnë largimin ilegal të kosovarëve drejt vendeve të BE-së, thuhet ndër të tjera në raportin e rregullt të deputetes evropiane, Ulrike Lunacek, e cila është raportuese për Kosovën në parlamentin evropian.I njëjti raport thotë se autoritetet në Prishtinë duhet gjithashtu të sqarojnë në mënyrë të qartë për opinionin në Kosovë ...

  • BAJRAMI: NGA KOSOVA JANË LARGUAR 5130 NXËNËS

    12 Shkurt, 2015

    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka thënë se deri më tani, nga Kosova,nga fenomeni i largimit nga Kosova, janë edhe nxënësit e cikleve parauniversitare në Kosovë.“Procesi i largimit ka përfshirë edhe sektorin e edukimit dhe ne kemi shifra ekzakte të cilat janë të proceduara para një jave – përkatësisht rreth 5130 nxënës të cikleve parauniversitare. Jemi duke tentuar që të flasim me prindër që këta nxënës të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"