LAJMET NGA KOSOVA

  • Hovenier: Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit me Kosovën

    28 Dhjetor, 2024

    HovenierAmbasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier tha të premten se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit me Kosovën dhe rrugës së saj drejt përparimit.

     

    Ai i bëri këto komente në takimin e tij të fundit zyrtar si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, vendosi kurora lulesh pranë shtatores së ...

  • IKSHPK konfirmon rastin e parë me linë e majmunëve në Kosovë

    27 Dhjetor, 2024

    IKSHPInstituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës njofton se më 26 dhjetor, Laboratori i Mikrobiologjisë ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si lia e majmunëve.

     

    “Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me ...

  • Kosovë: Debati për certifikimin e Listës Srspka në zgjedhje

    27 Dhjetor, 2024

    pzapVendimi i PZAP-it u mirëprit nga Lista Srpska, që e cilësoi vendimin e mëhershëm të KQZ-së për moscertifikim si përpjekje “për eliminimin e Listës Serbe”.

     

    Pas urdhrit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për certifikimin e listës Srpska për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë vazhdon debati, nëse duhej të certifikohej apo jo lista Srpska.  Më 23 dhjetor, ...

  • Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Kosovës dhe Serbisë

    27 Dhjetor, 2024

    MunterIsh-diplomati amerikan, Cameron Munter, thotë se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, nuk mund të vazhdojnë pa ndryshuar asgjë, “nëse nuk duam t’i kalojmë edhe 15 vjet të tjerë duke pritur”.

     

    Ai beson se rikthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë do të imponojë patjetër ndryshim të strategjisë, pasi, siç thotë, Trump do marrëveshje.

    “Synim i tij ...

  • PZAP-i urdhëron certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje

    26 Dhjetor, 2024

    Lista SerbePaneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) anuloi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e urdhëroi atë ta certifikojë Listën Serbe, partinë kryesore të serbëve të Kosovës për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

     

    Në vendimin e publikuar pasditen e së mërkurës PZAP-i tha se Zyra për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike kishte rekomanduar që Lista ...

  • Kosovë: Reagime të ashpra pas vendimit për Listën Serbe

    24 Dhjetor, 2024

    votimet ksKomisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 9 shkurt 2025. Ky vendim ka shkaktuar reagime nga Beogradi, SHBA-të dhe organizatat që monitorojnë proceset zgjedhore

     

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi partinë më të madhe të serbëve të Kosovës që e ka mbështetjen e Beogradit, Listën Serbe, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare ...

  • KQZ-ja nuk e certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje – reagon ambasada amerikane

    24 Dhjetor, 2024

    kqzKomisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi të hënën Listën Serbe, partinë më të madhe të serbëve në Kosovë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke nxitur reagimin e ambasadës amerikane e cila tha se vendimi është nxitur nga kriteret e motivuara politikisht.

     

    Për certifikimin e saj votuan dy anëtarë të Komisionit, shtatë abstenuan, ndërsa kundër ...

  • KQZ nuk e certifikon Listën Serbe

    24 Dhjetor, 2024

    kqzKomisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

     

    Shkak për moscertifikim janë bërë thirrjet nacionaliste të kryetarit të kësaj  liste, Zllatan Ellek, gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

    Ndërkohë, KQZ vendosi sot për certifikimin edhe të 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Paraprakisht, KQZ-ja më ...

  • Prishtina e vitit 1852

    23 Dhjetor, 2024

    Paraqitja e krerëve shqiptarë në udhëpërshkrimin e Aleksander Fjodoroviç HilferdingParaqitja e krerëve shqiptarë në udhëpërshkrimin e Aleksander Fjodoroviç Hilferding

     “Këtu në Prishtinë, turqit flasin shqip dhe e quajnë veten shqiptarë. Më herët deri sa nuk ra nën Tanzimat, Prishtina e kishte pashain e saj, dhe tani këtu qëndron kajmekami nën pushtetin e të cilit ndodhet nahija e Vushtrrisë, ...

  • Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra

    21 Dhjetor, 2024

    AlbinMe premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të pastra, shumëkush do të priste që Qeveria e Kosovës të mos përmendej fare për këtë dukuri.

     

    Megjithatë, gati në fund të mandatit të saj 4-vjeçar, realiteti nuk është dhe aq frymëzues.

    Vetë kryeministri Albin Kurti u ftua këtë muaj nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar në një rast korrupsioni. ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"