LAJMET NGA KOSOVA
Nuk ka “paqe” për targat/ Kosovës i është prezantuar një propozim për daljen nga kriza
17 November, 2022 As takimet urgjente të së martës nuk arritën të ulin përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në një tryezë diskutimi.
Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak takoi zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin me disa propozime për të dalë nga situata e krijuar në veri.
Por, dakordimi mungon edhe pse kanë mbetur vetëm pesë ditë deri në fillimin e gjobitjes së qytetarëve që nuk ...
Kosovë: Deputetët e rinj të Listës Serbe bëjnë betimin dhe largohen nga salla
17 November, 2022 Nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe subjektit kryesor të serbëve të Kosovës u betuan të enjten në parlament, duke marrë mandatet e lëna ditë më parë nga bashkëpartiakët e tyre, pas vendimit që punonjësit serbë të largohen nga të gjitha institucionet vendase, për shkak të siç është thënë moszbatimit të marrëveshjeve të Brukselit nga autoritetet ...
“Lufta” në Twitter e Viola von Cramon me Ana Bërnabiq
17 November, 2022 Sarrazin: S`ka plan franko-gjerman, pjesët e publikuara s`janë të sakta
16 November, 2022 (Plotësuar) Për shumë kohë u quajt plani franko-gjerman si një kornizë e re e dialogut Kosovë Serbi. Por, hartues i këtij plani doli të jetë shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell, bashkë me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
E për gjithë këtë kohë sa ky plan që thuhet ...
Borrell: 21 nëntori nuk duhet të na gjejë pa marrëveshje për targat
15 November, 2022 Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, tha se Kosova e Serbia janë në udhëkryq, dhe duhet të vendosin nëse duan t’i kthehen së kaluarës apo të shkojnë drejt BE-së.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, e cilësoi situatën e sigurisë në Kosovë si më ...
Presidentja e Kosovës caktoi 18 dhjetorin ditë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veriun e vendit
15 November, 2022 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën në mbrëmje se zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të katër komunave në pjesën veriore të Kosovës do të mbahen me 18 dhjetor, mes pikëpyetjeve për mbajtjen e tyre për shkak të tensioneve në zonë.
Vendimi u shpall pas takimit konsultativ që presidentja Osmani zhvilloi gjatë ditës me përfaqësuesit e partive politike ...
Të gatshëm për të marrë mandatet e rezervuara parlamentare
15 November, 2022 Përfaqësuesit e subjekteve politike nga radhët e komunitetit serb që morën pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë shprehen të gatshëm për të marrë mandatet parlamentare të rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.
Në prononcime për redaksinë serbe të Radio Kosovës ata shprehen se është e nevojshme që ...
Borrell: Kemi bërë një propozim për tejkalimin e krizës në veriun e Kosovës
14 November, 2022 Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se u ka bërë një propozim Kosovës dhe Serbisë për tejkalimin e situatës në veriun e Kosovës, ku nuk ka më punonjës serbë në institucionet vendase, të cilët u tërhoqën në shenjë kundërshtimi të zbatimit të vendimit të qeverisë në Prishtinë për konvertimin e targave ...
Kurti në Vjenë: Kosova me rritjen ekonomike më të madhe në rajon
14 November, 2022 Në kryeqendrën austriake, ka filluar Forumi Ekonomik i Vjenës, në të cilën po marrin pjesë akterë politikë dhe ekonomik nga rajoni dhe BE-ja.
Në kryeqendrën austriake, ka filluar Forumi Ekonomik i 19 i Vjenës, në të cilën po marrin pjesë akterë politikë dhe ekonomik nga rajoni dhe BE-ja. Në këtë forum ...
Kurti, Vuçiç takime me shefin e politikës së jashtme të BE-së Borrell, por jo me njëri-tjetrin
12 November, 2022 Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira dhe paqësore me Serbinë dhe është e gatshme që të zgjasë dorën e pajtimit përkundër krimeve të kryera në të kaluarën, por nuk do të bëjë lëshime që do të thellonin ndarjet në vija etnike.
Ai i bëri këto komente në Forumin e Paqes të Parisit ...