LAJMET NGA KOSOVA

  • I dashur Hashim

    18 Mars, 2020

    Daniel ServerPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi ndaj postimit të Shaun Byrnesit në peacefare.net të shtunën, me këto cicërima:

    Zhgënjyese të shohësh miqtë e Kosovës dhe të mitë, Daniel Serwer e Shaun Byrnes, duke u mashtruar nga lajmet e rreme. Nuk ka marrëveshje apo asgjë të tillë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një e tillë mund të arrihet përmes një procesi ...

  • Mustafa: Do të nisim mocionin për rrëzimin e qeverisë

    18 Mars, 2020

    MustafaKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se Lidhja Demokratike do të nisë mocionin e mosbesimit të qeverisë Kurti.

    Ai e bëri këtë paralajmërim vetëm disa orë pasi që kryeministri Albin Kurti shkarkoi ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkak të mospajtimeve rreth shpalljes apo jo të gjendjes së jashtëzakonshme, të ...

  • Kosovë: Qeveria Kurti në rrezik pas shkarkimit të ministrit Veliu

    18 Mars, 2020

    Kurti MustafaKryeministri Albin Kurti ka shkarkuar ministrin e Brendshëm Agim Veliu, nga partia LDK. Kurti tha se Veliu ka përhapur panik për gjendjen me koronavirus. LDK i ka dërguar ultimatum Kurtit. Koalicioni në rrezik.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)  për shkak ...

  • Kosovë – koronavirusi: presidenti kërkon “gjendje të jashtëzakonshme” – qeveria kundër

    18 Mars, 2020

    PrishtinaPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të martën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare se është vendosur që t’i dërgohet për miratim parlamentit, dekreti për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

    Ai tha se propozimi do të hidhet të mërkurën për miratim në parlament, i cili sipas Kushtetutës së Kosovës “jep pëlqimin për dekretin e Presidentit ...

  • Kosovë: shkon në nëntë numri i të prekurve me koronavirus

    15 Mars, 2020

    PrishtinaAutoritetet në Kosovë konfirmuan të dielën edhe katër raste të reja të infektuara me koronavirus, kështu që numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në  nëntë .

    Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, shkroi se tri raste janë nga komuna e Malishevës dhe që të tre janë persona që ishin në kontakt më një paciente që ishte diagnostikuar ...

  • Tre të infektuar me koronavirus në Kosovë

    14 Mars, 2020

    Covid 19Të shtunën ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, konfirmoi se numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në tre. I prekuri është një 39 vjeçar.

    Të premten autoritetet thanë se janë konfirmuar dy raste të infektimit “një 20 vjeçare shtetase italiane dhe tjetri shtetas i Kosovës i moshës 77 vjeçare”.

    Rasti i tretë është një i afërm i ...

  • Kurti: Ka një marrëveshje të fshehtë Thaçi-Vuçiq

    12 Mars, 2020

    AlbinTarifa 100 për qind ndaj importeve nga Serbia, duhet të zëvendësohet gradualisht me vendosjen e masave të reciprocitetit, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke shprehur bindjen e tij se aktualisht ka një marrëveshje të fshehtë ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.

    Këto komente, ai i bëra gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ...

  • Qeveria e Kosovës pezullon procesin mësimor për shkak të koronavirusit

    12 Mars, 2020

    KurtiQeveria e Kosovës vendosi të ndërpresë procesin mësimor në të gjitha nivelit si dhe shtimin e masave tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

    Vendimi i qeverisë pasoi deklarimin e koronavirusit si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti paraqiti në një konferencë për gazetarë, 11 masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

    “Një, ndërprerja e procesit edukativo-mësimor ...

  • Paraburgoset në Budapest një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

    12 Mars, 2020

    hungariaNjë gjykatë në Hungari i shqiptoi masën e paraburgimit prej 40 ditësh një shtetasi serb nën dyshimet për përfshirje në krime lufte në Kosovë.

    Gjykata në Budapset tha se autoritetet e Kosovës, kanë kërkuar ekstradimin e tij nën dyshimet se në qershor të vitit 1999, në fshatin Videjë të komunës së Klinës në Kosovën qendrore ka rrahur dhe përdhunuar ...

  • Kufizimet ndaj medias, korrupsioni, sulmet ndaj pakicave problemet kryesore në Kosovë

    12 Mars, 2020

    Departament of StateNë kapitullin për Kosovën të raportit të Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, thuhet se problemet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut ishin kufizime ndaj medias, përfshirë dhunë apo kërcënime ndaj gazetarëve; korrupsioni qeveritar dhe pandëshkueshmëria; dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike apo komuniteteve të tjera të margjinalizuara, përfshirë nga Policia e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"