LAJMET NGA KOSOVA
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit
19 September, 2022 Gjermania, Franca e Polonia, kërkesë për marrëveshje Kosovë-Serbi
16 September, 2022 Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga tri shtetet e Bashkimit Evropian, Franca,Gjermania e Polonia, kërkohet që bisedimet Kosovë-Serbi, të përfundojnë me marrëveshje gjithëpërfshirëse. Këto tri shtete që përbëjnë edhe të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Weimarit”, nxorën sot këtë deklaratë, në të cilën përfshijnë edhe çështje të tjera në Evropë. ...
Lajçak viziton Prishtinën për të nxitur përparim në dialogun me Serbinë
16 September, 2022 I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të enjten në Prishtinë se është duke punuar që të nxis përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve ndërsa shpreson për një takim të shpejtë në nivelin e lartë politikë.
Zoti Lajçak i bëri këto ...
Sarrazin: Kosova të flasë për Asociacionin e Komunave Serbe
15 September, 2022 Kosova përballet me sulme kibernetike
15 September, 2022 Autoritetet në Kosovë thanë të mërkuren se ditëve të fundit janë përballur me sulme kibernetike që kanë pasur në shënjestër institucionet e vendit duke shkaktuar pengesa në qasje të shërbimeve. Për t’u përballur me këto sulme, qeveria e Kosovës miratoi sot projektligjin për themelimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike që synon të luajë rolin kryesor në bashkërendimin ...
Kurti, me urgjencë te Rama! Dy kryeministrat bisedojnë edhe për sulmin kibernetik
14 September, 2022 Kryeministri Kosovës Albin Kurti u largua sot në mënyrë të beftë nga konferenca për shtyp duke mos dhënë detaje.
Mënyra e largimit nga konferenca krijojë jo pak shqetësim e hamendësime në medien e Kosovës.
Vetëm pas më shumë se dy orëve u kuptua arsyeja. Kryeministri Albin Kurti mbërriti në Tiranë.
Ndalesa e parë dhe e vetme e numrit 1 të ...
Procesi i Vettingut në drejtësi, ka filluar rrugën drejt finalizimit
14 September, 2022 Procesi i Vettingut në drejtësi, ka filluar rrugën drejt finalizimit. Që ky proces të përmbyllet me sukses, duhet të amendamentohet Kushtetuta, për çka nevojiten votat e 2/3 e deputetëve, përfshirë edhe 2/3 e votave të komuniteteve. Njohës të drejtësisë thonë se Lëvizja Vetëvendosje, duhet të punojë që t’i bindë deputetët ...
Vuçiq: Serbia në asnjë mënyrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës
14 September, 2022 Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fjalimin e tij të parë para legjislaturës së re të Serbisë, kritikoi perëndimin duke thënë se “nuk dëshirojnë të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1242 të OKB.
“Serbia në asnjë mënyrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës”. Kështu u shpreh presidenti i Serbisë, ...
Gashi: Ja si po e përcjellim përvojën amerikane në Kosovë
14 September, 2022 Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim ose KAEF është një program prestigjioz që ofron bursa në nivel masteri, për të rinjtë nga Kosova për të studiuar në universitetet më të shquara amerikane.
Programi u themelua në vitin 2004, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID-it). Prej themelimit, mbi 113 të rinj kanë ndjekur studimet e tyre të ...
Slloveni: Samiti i Procesit të Bërdo Brionit thirrje BE-së
13 September, 2022 Nga Samiti i Procesit të Bërdo Brionit, BE-së i bëhet thirrje që Kosovës t’i hiqen vizat, ndërsa Bosnje e Hercegovinës t’i japë statusin e shtetit kandidat.
Në Bërdo të Sllovenisë u mbajt Samiti i Procesit të Bërdo Brionit, ku liderët e vendeve të Ballkanit, diskutuan për situatën e përgjithshme në ...