Numri i emigrantëve të paligjshëm nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian, ka rënë në dy ditët e fundit, ka thënë Millorad Veloviq, drejtor i policisë së Serbisë.Ai është takuar sot me homologun e tij hungarez, Karol Pap, në vendkalimin kufitar Horgosh në mes të Serbisë dhe Hungarisë.
“Kjo rënie nuk është në nivelin e kënaqshëm. Ne kemi angazhuar tashmë xhandarmërinë serbe dhe në këtë zonë do të patrullojnë rreth 50 pjesëtarë të xhandarmerisë”, ka thënë zoti Veloviq, duke paralajmëruar edhe zbarkimin e kolegëve të tyre nga Gjermania, të cilët do të vijnë me pajisje për kontrollin e kufirit, përfshirë këtu edhe kamerat vëzhguese.
Ai tha se në Suboticë ekziston një hotel, të cilin e ka blerë në shtator të vitit të kaluar një “person i kombësisë shqiptare, ku vendosen emigrantët” dhe se në bashkëpunim me inspektoratin e punës, hoteli tash është mbyllur.
Zoti Veloviq gjithashtu tha se kjo çështje nuk është problem vetëm i Serbisë dhe Hungarisë, por është një problem më i gjerë dhe i përbashkët, që kërkon sipas tij, “shtimin e masave të kontrollit dhe hetimin e motiveve që kanë çuar deri te ky numër” i kalimeve të paligjshme të kufirit.
Çështja e migrimit të paligjshëm të qytetarëve nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian, është diskutuar edhe në takimin e mbështetur nga Bashkimi Evropian ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kështu ka thënë sot në Bruksel, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
“Kryeministri Mustafa dhe kryeministri Vuçiq janë pajtuar të punojnë bashkërisht për të adresuar shqetësimet e tyre”, ka thënë Kocijançiq, transmeton REL.
Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionarit Evropian për migrimin, Dimitris Avramopulos, ka thënë se në dhjetor të vitit 2014, qytetarët nga Kosova përbënin 40 për qind të kalimeve të paligjshme të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, duke tejkaluar kështu sirianët dhe afganët.
“Qëndrimi i komisionerit është se Qeveria e Kosovës duhet të forcojë fushatën e informimit për ata që marrin këtë rrugë, të forcojë kufirin në pajtim me të drejtat themelore, të hetojë kompanitë e autobusëve që organizojnë këto udhëtime”, tha zonja Bertaud, duke thënë se këto çështje janë duke u diskutuar me autoritetet e Kosovës, në kuadrin e bisedimeve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Institucionet e Kosovës vazhdojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos e marrin rrugën e migrimit të paligjshëm. Në këtë kuadër, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar sot Podujevën dhe Gjilanin.
“Rruga e ikjes nuk është një rrugë e lehtë, është një rrugë e pagarantuar. Është një rrugë e pasigurtë sidomos tani kur po i dëgjojmë edhe prononcimet dhe deklarimet e fundit të vendeve të Bashkimit Evropian se qytetarët nga Kosova do të kthehen në vendin e tyre”, tha Jahjaga.
Autoritetet në Prishtinë deklarojnë se nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e qytetarëve që kanë migruar paligjshëm në dy muajt e fundit, por flitet për mijëra të tillë që ia kanë mësyrë vendeve të Bashkimit Evropian, në kërkim të një jete më të mirë.
Kontrolle të shtuara përgjatë kufirit Serbi – Hungari
Numri i emigrantëve të paligjshëm nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian, ka rënë në dy ditët e fundit, ka thënë Millorad Veloviq, drejtor i policisë së Serbisë.Ai është takuar sot me homologun e tij hungarez, Karol Pap, në vendkalimin kufitar Horgosh në mes të Serbisë dhe Hungarisë.
“Kjo rënie nuk është në nivelin e kënaqshëm. Ne kemi angazhuar tashmë xhandarmërinë serbe dhe në këtë zonë do të patrullojnë rreth 50 pjesëtarë të xhandarmerisë”, ka thënë zoti Veloviq, duke paralajmëruar edhe zbarkimin e kolegëve të tyre nga Gjermania, të cilët do të vijnë me pajisje për kontrollin e kufirit, përfshirë këtu edhe kamerat vëzhguese.
Ai tha se në Suboticë ekziston një hotel, të cilin e ka blerë në shtator të vitit të kaluar një “person i kombësisë shqiptare, ku vendosen emigrantët” dhe se në bashkëpunim me inspektoratin e punës, hoteli tash është mbyllur.
Zoti Veloviq gjithashtu tha se kjo çështje nuk është problem vetëm i Serbisë dhe Hungarisë, por është një problem më i gjerë dhe i përbashkët, që kërkon sipas tij, “shtimin e masave të kontrollit dhe hetimin e motiveve që kanë çuar deri te ky numër” i kalimeve të paligjshme të kufirit.
Çështja e migrimit të paligjshëm të qytetarëve nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian, është diskutuar edhe në takimin e mbështetur nga Bashkimi Evropian ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kështu ka thënë sot në Bruksel, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
“Kryeministri Mustafa dhe kryeministri Vuçiq janë pajtuar të punojnë bashkërisht për të adresuar shqetësimet e tyre”, ka thënë Kocijançiq.
Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionarit Evropian për migrimin, Dimitris Avramopulos, ka thënë se në dhjetor të vitit 2014, qytetarët nga Kosova përbënin 40 për qind të kalimeve të paligjshme të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, duke tejkaluar kështu sirianët dhe afganët.
“Qëndrimi i komisionerit është se Qeveria e Kosovës duhet të forcojë fushatën e informimit për ata që marrin këtë rrugë, të forcojë kufirin në pajtim me të drejtat themelore, të hetojë kompanitë e autobusëve që organizojnë këto udhëtime”, tha zonja Bertaud, duke thënë se këto çështje janë duke u diskutuar me autoritetet e Kosovës, në kuadrin e bisedimeve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Institucionet e Kosovës vazhdojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos e marrin rrugën e migrimit të paligjshëm. Në këtë kuadër, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar sot Podujevën dhe Gjilanin.
“Rruga e ikjes nuk është një rrugë e lehtë, është një rrugë e pagarantuar. Është një rrugë e pasigurtë sidomos tani kur po i dëgjojmë edhe prononcimet dhe deklarimet e fundit të vendeve të Bashkimit Evropian se qytetarët nga Kosova do të kthehen në vendin e tyre”, tha Jahjaga.
Autoritetet në Prishtinë deklarojnë se nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e qytetarëve që kanë migruar paligjshëm në dy muajt e fundit, por flitet për mijëra të tillë që ia kanë mësyrë vendeve të Bashkimit Evropian, në kërkim të një jete më të mirë. (rel)