Diplomati danez Peter Sorensen do trashëgojë postin e Mirosllav Lajçakut në funksionin e emisarit evropian për dialog, merret vesh nga burimet diplomatike në BE.
Gjithnjë sipas të njëjtave burime, rtk njofton se shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas tashmë ka dërguar emrin e Sorensenit tek shtete anëtare të Bashkimit Evropian.
Propozimi për të dërguarin e ri të BE-së për dialog do shqyrtohet në nivel të ambasadorëve të shteteve anëtare, të martën më 21 janar.
Të gjitha procedurat e emërimit të emisarit të ri do duhej të përfundojnë deri në fund të këtij muaji, në mënyrë që ai të merr postin më 1 shkurt, meqë mandate i Llajçakut skadon më 31 janar.
Peter Sorensen nga Danimarka ka përvojë më të madhe diplomatike në strukturat evropiane se sa në shtetin nga ai cili vjen.
Mes tjerash ka shërbyer si shef i delegacionit të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa në Kosovë ai mes viteve 2002 deri në vitin 2006, Sørensen shërbeu si Zëvendës Shef i Shtyllës IV të BE-së të UNMIK-ut si dhe drejtor i Zyrës Evropiane.
Sorensen do të jetë lehtësuesi i ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi
Nëse gjithçka shkon sipas planit vendet anëtare të BE-së deri në fund të këtij muaji do ta konfirmojnë danezin Peter Sorensen si emisar për dialogun Kosovë – Serbi dhe ai do ta nisë punën nga fillimi i shkurtit
Menjëherë pasi Miroslav Lajçak më 31 janar ta përfundojë mandatin e tij gati pesëvjeçar, BE-ja do të duhej ta ketë të gatshëm pasardhësin e tij.
Siç mëson KOHA nga burimet diplomatike evropiane Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, e ka zgjedhur danezin Peter Sorensen të jetë përfaqësues i posaçëm (EUSR) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas procedurave të BE-së tash duhet që këtë ta konfirmojnë edhe vendet anëtare të BE-së në Këshill. Kjo do të jet në rend dite javën e ardshme, me gjasë të martën më 21 shkurt, në Komitetin për politike dhe siguri e më pas do të dërgohet në konfirmim në nivel ministror. Burimet e KOHËS në Bruksel thonë se e gjithë kjo pritet të jetë vetëm formalitet, pasi asnjë vend anëtar nuk ka asnjë kundështim për Sorensenin.
Nëse gjithçka shkon sipas planit vendet anëtare të BE-së deri në fund të këtij muaji do ta konfirmojnë Sorensenin si EUSR për dialog dhe ai do ta nisë punën nga fillimi i shkurtit.
Peter Sorensen është një diplomat me përvojë të madhe nga rajoni i Ballkanit Perendimor. Ka ushtruar disa detyra, qysh nga periudha e administratës së UNMIK-ut në Kosovë, në shtyllën që e ka udhëhequr BE-ja e deri te roli i Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për Bosnjë e Hercegovinë dhe shef i Zyrës së BE-së në Sarajevë. Ka qenë edhe shefi Zyrës së BE-së në Shkup si dhe i dërguar i posaçëm i Përfaqësuesit të lartë të BE-së për Serbi. Në këtë moment është këshilltar principal në Shërbimin e veprimit të jashtëm të BE-së për diplomaci digjitale. Zgjedhja e tij nga diplomatët shihet si shenjë se Kaja Kallas dëshiron të ketë në atë post një person që e njeh dosjen dhe se edhe ajo personalisht dëshiron të jetë e angazhuar në procesin e dialogut. Kur ishte emëruar Miroslav Lajçak para pesë vjetësh ishte thënë se, përveç përvojës së tij, rëndësi ka edhe fakti se ka qenë ministër i një vendi anëtar që është një nivel më i lartë edhe politik e jo vetëm diplomatik.