Indeksi i korrupsionit, Shqipëria dhe Kosova përmirësohen në renditjen e Transparency International

TIShqipëria është përmirësuar ndjeshëm në renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, publikuar nga Transparency International.

 

Vendi ynë është rritur me 5 pikë për vitin 2024 nga viti i mëparshëm, ndërsa në total numëron 42 nga 100 pikët maksimale, duke u renditur në vendin e 80-të mes 180 shteteve në botë.

Raporti vlerëson se në Shqipëri ka përmirësim në sistemin e drejtësisë lidhur me punën e SPAK-ut dhe Gjykatës së Specializuar Kundër Korrupsionit.

[Ato] kanë fituar besimin e qytetarëve, pasi kanë dënuar ish-ministra, anëtarë të Parlamentit dhe kryetarë të bashkive. SPAK vazhdon të hetojë një ish-president, kryeministër dhe zyrtarë të tjerë publikë të nivelit të lartë”, thuhet në raport.

Në raport theksohet se mekanizmat dhe legjislacioni për luftën kundër korrupsionit duhet të përmirësohen më tej dhe të shkëputen “marrëveshjet e errëta”, siç janë “investimet e huaja me vlerë miliarda dollarë amerikanë, që rrezikojnë shkatërrimin e deltës së çmuar të lumit Vjosa. Qeveritë e vendeve të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore “injorojnë kryesisht interesin publik, duke përdorur legjislacion të veçantë për të shmangur kontrollet mbi investimet strategjike me vlerë të lartë”, thuhet në raport.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit mat perceptimin e korrupsionit të sektorit publik, sipas ekspertëve dhe biznesmenëve. Rezultati i çdo vendi është një kombinim i të paktën 3 burimeve të të dhënave të nxjerra nga 13 sondazhe dhe vlerësime të ndryshme.

 

Kosova përmirëson renditjen, kritika për disa vende të rajonit

 

Për sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor veç Shqipërisë, vetëm Kosova ka arritur ta përmirësojë rezultatin vjetor për sa i përket perceptimit për korrupsionin, duke u ngjitur me 3 pikë në vendin e 73-të.

 

Ndërkohë Maqedonia e Veriut ka rënë me 2 pikë nga viti 2023 në vendin e 88-të.

Raporti e nxjerr Malin e Zi në të njëjtin pozicion, i 65-ti nga 180 vende të botës me 46 pikë më total. “Qasja e painteresuar ndaj reformave nuk ka adresuar kapjen e drejtësisë, që mund të rrezikojë progresin e bërë nga Prokuroria Speciale Shtetërore dhe vazhdimin e pandëshkueshmërisë për zyrtarët e nivelit të lartë,” thekson raporti.

Më kritik, barometri global i korrupsionit tregohet me Serbinë, duke e ulur me 1 pikë në vendin e 35-të në listën botërore. “Serbia vazhdon të bjerë në indeks, pasi dominimi i ekzekutivit dhe dobësitë institucionale ndaj korrupsioni po rriten nën kontrollin e fortë të presidentit Aleksandar Vuçiç,” thuhet në raport.

rtsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>